Home Blog Page 8154

Konfirmohet ndërhyrja e presidentes

0

Atifete jahjagaGati tre muaj nga zgjedhjet e 8 qershorit, partitë ende nuk po mund të bien dakord rreth krijimit të institucioneve të reja.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese konkludoi se pati shkelje gjatë seancës konstituive të 17 korrikut, partitë politike nuk ndryshuan qëndrimet rreth saj.

Tash në prag të mbajtjes së kësaj seancë, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të angazhohen për të gjetur zgjidhje për konstituimin e Kuvendit.

Në përgjigje për RTK-në përmes postës elektronike, Arbër Vllahiu, zëdhënës i presidentes Atifete Jahjaga, është shprehur se:

“Presidentja Jahjaga, që prej fillimit të mandatit të saj, ka luajtur rolin e faktorit të unitetit dhe të garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve. Në zbatim të mandatit të saj kushtetues, Presidentja ka lehtësuar edhe takimet e mëhershme të liderëve politikë në Kosovë, në përpjekje për të siguruar funksionimin kushtetues te institucioneve. Në çdo rast, Presidentja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese do të garantojë unitetin e popullit në vend. Në veçanti, në rast të rrezikimit të funksionimit të institucioneve dhe të proceseve nëpër të cilat po kalon vendi, nuk përjashtohet mundësia që Presidentja Jahjaga të lehtësojë diskutimet me forcat politike, gjithnjë duke ruajtur pavarësinë dhe autonominë institucionale”.

Por, a ka afat ligjor brenda të cilit seanca duhet të mbahet? Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, përmes postës elektronike, tha se në Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk është përcaktuar afati për vazhdimin e seancës konstituive.

I pyetur për nënshkrimin e 40 deputetëve me të cilin partitë e Bllokut do të kërkonin seancë, nëse këtë nuk e bën deputetja e PDK-së, Flora Brovina, sekretari i Kuvendit tha se duhet referuar gjithashtu Aktgjykimit te Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkaq përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-NISMA, thonë se nëse PDK-ja nuk i përmbahet afatit, ata njëanshëm përmes 40 nënshkrimeve të deputeteve do ta thërrasin seancën konstituive.

Gjithçka mbetet të shihet në ditën edhe kur do të caktohet vazhdimi i seancës konstituive.

Baki Jashari synon mandatin e tretë

0

Baki Jashari-drejor i filarmonisëDrejtori i deritanishëm i Filarmonisë Opera e Kosovës, Baki Jashari ka thënë për KultPlus se synon mandatin e tretë të drejtorit të këtij institucioni, pozitë që tashmë i është hapur konkursi nga ana e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte. Ai pos planifikimit të vitit kalendarik 2014/2015, ka shpjeguar edhe një planifikim më të thellë, atë të realizimit të dy koncerteve brenda një muaji, që do të bënte kapërcimin e deritanishëm ku janë prezantuar për çdo muaj nga një koncert.

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në përfundimit e mandatit të dytë për drejtorin e deritanishëm të Filarmonisë Opera e Kosovës, Baki Jashari. Mirëpo, përfundimi i mandatit nuk nënkupton që të mos synojë edhe mandatin e tretë në këtë post, pasi që, vetë Jashari ka thënë për KultPlus se e ka ndërmend të konkurrojë sërish për udhëheqjen e këtij institucioni kulturor.

“Përvoja e fituar përgjatë dy mandateve më shtyn që të konkurroj sërish për këtë post”, ka thënë Jashari, i cili përvojën e fituar në menaxhim të këtij institucioni e konsideron tejet të rëndësishëm për të kap timonin edhe njëherë. “Rikandidimin tim në këtë post e mundëson edhe ligji”, ka shpjeguar më pas ai, duke iu referuar aspektit ligjor.

Në anën tjetër, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sporte tashmë ka hapur konkursin për pozitën e drejtorit në këtë institucion, që përzgjedhja e tij, sipas matjeve duhet të bëhet gjatë javës së ardhshme dhe se ende është herët të dihet se kush mund të jenë kundër kandidatët e Jasharit për postin e drejtorit.

Mirëpo, pavarësisht procedurave të zgjedhjes së drejtorit, Baki Jashari ka shpjeguar se puna në këtë institucion është duke u zhvilluar ashtu sikur ka punuar edhe gjatë viteve të shkuara. “Më 1 shtator Filarmonia Opera e Kosovës ka filluar punën me agjendën e sezonës 2014/2015, ku do të kemi një agjentë mjaftë të ngjeshur”, ka thënë Jashari, duke specifikuar se ngarkesat me program do të jenë pikërisht në fund të muajit shtator dhe përgjatë muajit tetor.

Koncerti i parë sipas tij do të jetë më 28 shtator, në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, Dega e Muzikës në Prishtinë, një bashkëpunim tashmë tradicional të cilin e kanë pagëzuar “Skena e të rinjve”.

Në anën tjetër, agjentën e ngjeshur të muajit tetor, ai e shpjegon në hollësi. Sipas tij, edhe pse përkundër faktit se viteve të shkuara Filarmonia Opera e Kosovës është prezantuar me nga një koncert për çdo muaj, tetori do të ngërthejë gjithsejtë tre koncerte.
“Koncerti i parë vjen në bashkëpunim me Parlamentin Evropian. Pastaj vjen një koncert i madh që njëherësh është edhe koncert për partnerët japonez e që do të mbahet më 12 tetor, si shenjë falënderimi për donacionin e bërë për institucionin tonë, me dhënien e instrumenteve, si dhe koncerti i tretë i muajit tetor është në Festivalin e Muzikës kamertrale “Kamer fest”, që do të mbahet më 25 tetor”, ka thënë Jashari.

“Më pas nëntori vjen me bashkëpunim me festivalin “Ditët e muzikës kosovare”, i organizuar nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës ku do të interpretohen veprat e kompozitorëve shqiptarë me theks të veçantë kosovar, pastaj viti kalendarik i Filarmonisë së Kosovës përmbyllet me festimet e Vitit të Ri që poashtu edhe këto janë tradicionale”, ka thënë më pas Jashari.
Mirëpo, planifikimet për të ardhmen për drejtorin e deritanishëm Jashari shkojnë përtej mbajtjes së një koncerti për një muaj.

“Ne po synojmë që të realizojmë nga dy koncerte në muaj, dhe për këtë do të bisedojmë edhe në Ministrinë e Kulturës. Në vitin 2015 ne edhe do të shënojmë 15 vjetorin e themelimit të Filarmonisë dhe për këtë fakt dëshirojmë që të kemi një program më të ngjeshur”, ka thënë Jashari.

Duke pas parasysh se planifikimet e këtij institucioni bëhen një vit më herët, ai ka thënë se pavarësisht faktit se kush vjen në krye të Filarmonisë duhet të zbatojë programin, në përjashtim të disa ndryshimeve. “Kushdo që do zgjidhet drejtor në Filarmoninë Opera e Kosovës, ky institucion duhet të barazohet me institucionet simotra në rajon”, ka thënë ai.

Krasniqi: Vendimi i Kushtetueses nuk vlen

0

GjykataKushtetuese e KosovesHulumtuesi në institutin KIPRED, Albert Krasniqi ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ku kërkon nga deputetët që të qëndrojnë në sallë gjatë konstituimit të Kuvendit, nuk mund të vlejë, pasi sipas tij askush nuk mund t’i detyroj deputetët të qëndrojnë në sallë.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që kërkon nga të gjithë deputetët të qëndrojnë në sallë në momentin e konstituimit të Kuvendit nuk mund të vlejë për deputetët, pasi të paktën në këtë pikë Kushtetuta është e qartë dhe parasheh situatat kur deputetët mund të mungojnë në seancën konstituive dhe betimin ta bëjnë në seancën e radhës kur të jenë të pranishëm”, ka vlerësuar Krasniqi, për Zërin.

Brovina i kundërpërgjigjet Bllokut: Nëse nuk vini në konsultime, s’ka seancë

0

Brovina-RugovaKoalicioni paszgjedhor, LDK-AAK-Nisma, menjëherë ka bërë me dije se nuk do t’i shkojnë në takim, kryesueses së seancës konstituive, deputetes së PDK-së, Flora Brovina.

Por, kjo e fundit në një prononcim për Indeksonline ka bërë të qartë se ajo nuk e ka në plan që ta thërras vazhdimin e seancës konstituive pa marrëveshje të liderëve partikë.

Madje, mosprezencën e partive në këtë takim, Brovina e llogarit si të pakuptimtë dhe të palogjikshme.

“Unë i kam ftuar për të enjten. Pres deri të enjten. Ndoshta mund të jenë gabim ata. Nuk do të thërras seancën pa një marrëveshje me ata. Duhet te merremi vesh. Është e palogjikshme kjo. Ne po bisedojmë me serbët që deri dje na vranë, dhe jo me këta shqiptarë. Kjo s’ka kuptim. Ne po flasim vetëm për një vazhdim të asaj seance, jo për tjetër”, tha Brovina për Indeksonline

Brovina i ka kujtuar bllokut, LDK-AAK-Nisma, se për thirrjen e seancës, e ka pas vete edhe Gjykatën Kushtetuese, që ka vërtetu që ajo nuk ka shkel kushtetutshmërinë.

Maqedonia, jashtë agjendës për anëtarësim

0

Maqedonia-flamuri14Samiti i NATO-së në Kardif, jo vetëm që nuk do të sjell asnjë zhvillim pozitiv sa i përket Maqedonisë, por vendet anëtare të aleancës do të kërkojnë përmbushjen edhe të kritereve tjera ku vendi ka shënuar ngecje, thonë njohësit e çështjeve të integrimit euroatlantik.

Ish ambasadori në NATO, Nano Ruzhin, thotë se samiti kryesisht do ti përkushtohet çështjeve brenda aleancës, si dhe zhvillimeve tjera, siç janë ato në Ukrainë dhe në Irak, ndërsa sa i përket zgjerimit të saj, do të përsëriten qëndrimet tashmë të njohura, ndërsa në rastin e Maqedonisë, përveç çështjes së emrit, do të kërkohen edhe kritere tjera.

“Maqedonia sigurisht se do të përmendet në një nga dokumentet që pritet të miratohen, se duhet të vazhdoj me reformat, se përveç emrit duhet të zgjidh edhe probleme tjera, të vendos dialogun politik, të vazhdojë me luftimin korrupsionit, të garantoj gjyqësi të pavarur e kështu me radhë. Pra, do të kërkohen edhe kritere tjera ndërsa çështja e zgjerimit nuk do të jetë kurrsesi temë e debatit të aleancës“, thotë Ruzhin.

Edhe Albert Musliu, analist, nuk përjashton mundësinë që kriza politike në vend, mungesa e dialogut, ngecjet në reformat, të zënë vendin kryesor përskaj kontestit të pazgjidhur të emrit me Greqinë.

“Unë nuk pres diçka të re nga ky samit, madje është e mundur që Maqedonia të merr edhe vërejtje për ngecjen e proceseve pasi nga samiti i Bukureshtit në këtu kemi pasur vetëm se procese retrograde. Dmth, nuk është në pyetje vetëm çështja e emrit pasi për të vetëm se është bërë thirrje publike, por në pyetje janë edhe çështje tjera, të cilat kanë ngecur dhe që duhet të kapërcehen“, thotë ai.

Musliu dhe Ruzhin, ndërkohë kanë qëndrime të ndryshme nëse mbetja e Maqedonisë jashtë NATO-së do të ketë pasoja në skenën politike brenda vendit.

Kryetar i BDI-së, Ali Ahmeti në një prononcim për mediat e vendit para shtatë muajve kishte deklaruar se në rast se Maqedonia në shtator nuk anëtarësohet në NATO, atëherë mund të ndodhë që të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, duke lënë për të kuptuar se partia e tij mund të largohet nga koalicioni qeverisës.

Analisti Albert Musliu, nuk përkashton mundësinë që një gjë e tillë edhe të ndodhë.

“Mos anëtarësimi në NATO dhe problemet tjera që janë në skenën politike, si mungesa e dialogut politik dhe e reformave mund ta tensionojnë skenën politike dhe tani varësisht nga vlerësimet që do ti bëjnë partitë politike, në veçanti ato në pushtet, kjo mund të përfundon edhe me zgjedhje të parakohshme“, thotë Musliu.

Por, ndryshe nga ai, vlerëson ish ambasadori në NATO, Ruzhin. Ai thotë se tensione mund të ketë por kurrsesi prishje të koalicionit, pasi situata të këtilla ka pasur shumë vite me radhë, sikur edhe kërcënime që asnjëherë nuk janë realizuar.

“Janë të mundshme reagime të caktuara, akuza të ndërsjella e kështu me radhë, por vlerësoj se koalicioni nuk do të rrezikohet, apo se partneri shqiptarë do të bëj ndonjë kthesë revolucionare. Kjo nuk do të ndodhë dhe dy partitë do të vazhdojnë me bashkëqeverisjen ashtu si edhe deri më tani“, thotë Ruzhin.

Delegacionin e Maqedonisë në samitin e Kardifit që do të mbahet të enjten dhe të premten do ta udhëheqës ministri i jashtëm, Nikolla Poposki ndërsa në kuadër të delegacionit nuk do të ketë asnjë zyrtarë shqiptar.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim janë arsyetuar se resorët ministror që udhëheqë kjo parti nuk kanë lidhshmëri direkte me aleancën veri-atlantike.

Prioritet kryesor i kësaj partia është anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE dhe me qëllim realizimin e tyre, kjo parti kishte hequr dorë nga disa çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët, gjatë marrjes së vendimit për të bashkë-qeverisur me VMRO-DPMNE-së, e kryeministrit Nikolla Gruevski./Rel/

Blloku refuzon ftesën e Flora Brovinës

0

Bilall SherifiKryesuesja e seancës konstitutive të Kuvendit, Flora Brovina, ka ftuar për të enjten në takim konsultativ liderët e partive politike parlamentare për të diskutuar rreth vazhdimit të seancës së 17 korrikut.

Por, Blloku Opozitar nuk do t’i përgjigjet ftesës së saj. Bilall Sherifi nga NISMA për Kosovën, në një prononcim për Politiko.net, ka thënë se nuk është kompetencë e Brovinës që t’i ftojë liderët në takim.

“Flora Brovina e ka vetëm një detyrë: ta thërrasë seancën konstituive në vazhdim. E para, nuk ka kompetencë, as kushtetuese, as në bazë të Rregullores së Punës, që t’i ftojë liderët në konsulta. E dyta, ne si Bllok e kemi marrëveshjen. Blloku pret që ajo t’i ushtrojë përgjegjësitë e saj për ta ftuar seancën”, ka thënë Sherifi.

Ai ka bërë me dije se blloku tash e dy muaj ka pasur konsulta dhe kanë arritur një marrëveshje për të formuar institucionet e reja.

“Konsultat ne i kemi bërë tash e dy muaj dhe marrëveshja është arritur. Ne presim që këtë marrëveshje ta jetësojmë në seancën konstituive, me gjasa shumë të mëdha që kësaj marrëveshjeje t’i bashkohet edhe Vetëvendosje”, ka deklaruar Bilall Sherifi.

Preshevë, shkolla fillon pa tekste në shqip

0

Shkolla-presheveNdryshe nga vendet e tjera në Serbi, në Luginën e Preshevës dita e parë e shkollës ka nisur me protesta për shkak të mungesës së librave në gjuhën shqipe.

Me sloganin “Mos ma prek gjuhën”, shumë nxënës shqiptarë kanë zgjedhur të kërkojnë të drejtat e ty re dhe jo të gëzojnë si bashkëmoshatarët e ty re.

Megjithatë, në Bujanoc, shkollen fillore “Naim Frashëri” e ka vizituar ministri serb i Arsimit, Srdjan Vrbiç i cili ka premtuar se do të kujdeset për një shkollim më cilësorë për të gjithë nxënësit.

“Qëllimi ynë është që çdo fëmijë që është i rrezikuar ose pamundësi për të blerë libra, të ketë libra. Në nivel shteti duam që këto libra të jenë sa më të mira për nxënësit”, tha Vrbiç, shkruan gazeta Start.

Ministria e Arsimit e Serbisë dhuroi për nxënësit e klasës sa parë çanta, libra e fletore.

Ndërsa në Preshevë, nxënësit e shkollave fillore dhe aty re të gjimnazeve kanë protestuar para shkollave.

Problem i mungesës së librave në shqip është kthyer në një çështje politike, zgjidhja e së cilës varet nga qëndrimet e krerëve shqiptarë të kësaj komune.

Policia serbe vitin e kaluar konfiskoi librat shqip që ishin dërguar nga Kosova. Shqipëria është angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi, por shqiptarët e kësaj zone ende ankohen. Nxënësit në shkollë shkojnë pa abetare.

Beqiri: Nuk shkojmë në konsultime te Brovina

0

IsmetBeqiriSekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK nuk do të shkojë në konsultime te Flora Brovina.

Beqiri ka thënë se Brovina s’ka kompetencë të takohet me liderët e parive por detyra e saj është vetëm të thërras vazhdimin e seancës konstituive.

“Nuk është kompetencë e Flora Brovinës t’i thërras në konsultime liderët e partive politike. Nuk kemi çka të konsultohemi sepse rregullat janë të qarta. Brovina duhet të thërras seancës sepse e vetmja punë e saj është kjo, nëse nuk e thërret ajo, atëherë, ne e thërrasim”, ka thënë Beqiri, për Gazetën Express.

“S’kemi asnjë arsye të shkojmë në një konsultim të tillë sepse s’kemi për cka të konsultohemi”, ka shtuar ai.

Beqiri ka thënë se kërkesa e sotme e PDK’së për një marrëveshje është e palogjikshme pasi marrëveshja ekziston mes partive kryesore politike për ndërtimin e institucioneve.

“S’kemi arsye të shkojmë sepse s’kemi për cka të konsultohemi dhe as të merremi vesh ashtu qysh po kërkon PDK. Kjo është përgjigja e LDK’së se PDK s’mund të na tregojë se ku duhet të shkojmë për konsultime”, ka thënë ai.

Deda: Strategjia e PDK-së, bllokimi i institucioneve

0

IlirDeda-KIPREDDeputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka thënë se më së miri do të ishte që PDK të lejojë konstituimin e Kuvendit nga shumica parlamentare. Ai ka thënë se strategjia e PDK-së është bllokimi i institucioneve dhe moslejimin e partive tjera të formojnë Qeverinë.

Deda ka thënë se PDK s’i ka numrat dhe nuk ka shumicën në Kuvend.

“PDK duhet të lëshojë rrugë. S’duhet të bllokojnë sepse kjo bllokadë nuk është e mirë për funksionim të Kosovës”, ka thënë Deda në Info Magazinë të Klan Kosovës.

Sa i përket koalicionit me PDK-në, Ilir Deda ka thënë se s’ka asnjë formë të bashkëpunimit me PDK-në.

“Jo” është përgjigjur kur është pyetur lidhur me deklaratat e Xhavit Halitit se PDK mund të bëjë koalicion me VV-në.

Deda ka komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke thënë se është një vendim i pazbatueshëm.

Sipas tij, Gjykata ka ndërhyrë në punët e Kuvendit duke thënë se s’duhet të ketë zgjedhje të reja.

Gjini: Nuk shkojmë në takim, Brovina nuk është kryetare e Kuvendit

0

Ardian Gjini14Edhe pse kryesuesja e seancës konstituive, Flora Brovina u ka bërë ftesë të gjitha partive që të takohen me të, në mënyrë që të merren vesh për hapat e mëtutjeshëm të organizimit të seancës konstituive dhe për tejkalimin e situatës. Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini i ka thënë Gazetës Blic se ata nuk do t’i shkojnë në takim Flora Brovinës.

Gjini ka thënë se Brovina nuk është kryetare e Kuvendit dhe nuk ka të drejtë që të bëjë ftesa të tilla.

“Ajo nuk është kryetare e Kuvendit. Ajo nuk ka asnjë kompetencë që të bëjë një gjë të tillë. Ajo po i tejkalon autorizimet e veta, ajo është thjeshtë vetëm një kryesuese e Kuvendit dhe asgjë më shumë”, ka thënë Gjini.

Sipas tij, krejt çka pret Blloku prej Flora Brovinës është caktimi i seancës. Madje, ai i ka dhënë ultimatum Brovinës që ta caktojë seancën deri në fund të javës.

“E presim që deri në fund të kësaj jave ajo ta caktoj datën e mbajtjes së seancës konstituive. Në të kundërtën do ta bëjmë ne vetë një gjë të tillë”, ka thënë Gjini.