Home Blog Page 8156

Sallagrazhdë/Suharekë: Arrestohet kultivuesi i marihuanës

0

droge-lazaratNjë person është arrestuar në fshatin Sallagrazhdë të Suharekës. Ai dyshohet për kultivimin e dy bimëve të marihuanës. Policia njofton se pas konfiskimit të maihuanës, i dyshuari është arrestuar.

“Është arrestuar një i dyshuar, pasi që kishte mbjellë dy bimë të dyshuara narkotike të llojit marihuana”, njofton Policia e Kosovës.

“Policia ka bërë konfiskimin e dy bimëve në gjatësi prej 38 dhe 83 cm , ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./PrizrenPress.com/

Liria e fjalës është e drejtë themelore

0

Ali Hertica5Ali Hertica

Liria e fjalës është e drejtë themelore e njeriut dhe një komponent thelbësor i çdo Demokracie. Është kjo liri që u mundëson qytetarëve për të shkëmbyer pikëpamjet dhe informacionin, për të protestuar kundër padrejtësive, për të ndikuar në diskursin publik, dhe për të kritikuar veprimet e Qeverisë. Si e tillë, liria e fjalës paraqet një kusht të nevojshëm për pjesëmarrjen e informuar dhe efektive politike të qytetarëve të një vendi. Kufizimet e të folurit të lirë do të shkaktojë dëm në jetën demokratike dhe qëndron në kundërshtim me parimet themelore të Demokracisë – Qeveria duhet të vendosë jo më shumë se minimumin e nevojshëm të kufizimeve mbi individët, veçanërisht në lidhje me të drejtat e tyre themelore. E drejtë themelore e njeriut është një komponent thelbësor i çdo demokracie te atij shteti .

A është kjo liri që u mundëson qytetarëve për të shkëmbyer pikëpamjet dhe informacionin, për të protestuar kundër padrejtësive siç është ratsti i sindikalistve të RTK-së, për të ndikuar në diskursin publik, dhe për të kritikuar veprimet e qeverisë siq është tani ngerqi politik në Kosovë. Si e tillë, liria e fjalës paraqet një kusht të nevojshëm për pjesëmarrjen e informuar dhe efektive politike të qytetarëve të një vendi. Kufizimet e të folurit të lirë të shkaktojë dëm në jetën demokratike dhe qëndron në kundërshtim me parimet themelore të Demokracisë – Qeveria duhet të vendosë jo më shumë se minimumin e nevojshëm të kufizimeve mbi individët, veçanërisht në lidhje me të drejtat e tyre themelore.

Ruajtja e fjalës së lirë është veçanërisht e rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave të grupeve minoritare. Pakicat shpesh vuajnë nga ndikimi i kufizuar politik dhe qasja e kufizuar në korridoret e pushtetit, dhe kështu arena e shprehjes publike është vendi ku ata janë më të mirë në gjendje për të dhënë zë në pozicionet e tyre, për të protestuar, dhe për të ndikuar opinionin publik. Në vendimet e shumta dhe të rrepta – vendimeve ligjore, Gjykata e lartë duhet te mbrojë lirinë e fjalës se Partive Politike dhe individve, duke e quajtur atë “Litar Shpëtimi i Demokracisë¨.

Në këto vendime parimore, kohë pas kohe edhe gjyqtarët kanë afirmuar se testi i vërtetë i lirisë së fjalës nuk është ,mbrojtja e deklaratave të pranuara zakonisht – të cilin askush nuk kërkon të kufizojë gjithsesi – por e deklaratave që konsiderohen irrituese, ekstreme dhe s’ka asgjë të jashtëzakonshme. Iniciativat legjislative që kërkojnë të kufizojnë lirinë e shprehjes, duke përfshirë: Zgjerimin, ndalimin për nxitjen, ndalimin e bojkotit të imponuar, dhe ate te marrja e fondeve publike për filma për “Besnikërin që deklaron” regjisori ndaj shtetit. Dy iniciativa të tjera legjislative, të cilat do të kufizojnë aktivitetet e grupeve të të drejtave të njeriut, do të diskutohet më vonë në kapitullin.

Fakti që liria e fjalës është shfaqur në mënyrë të përsëritur në të gjithë kapitujt e këtij raporti tregon si epiqendër e kësaj të drejte themelore të demokracisë, dhe gjithashtu qëllimin e kërcënimeve që aktualisht përballet. Në kapitullin e tanishëm, ne do të trajtojm disa manifestime të tjera shqetësuese të shkeljes mbi lirinë e fjalës, kufizimi i demostrimit të puntorëve në Kosovë dhe ngacmimet e protestuesve, kufizimet e imponuara në demonstrata në territoret e pushtuara, sulmet ndaj lirisë së shtypit. Ngacmimi i aktivistëve politikë dhe atyre që kritikojnë qeverinë. shkelje të lirisë së shprehjes artistëve, dhe de-legjitimimin e organizatave te të drejtave të njeriut.

Parlamenti Studentor i UPZ-së nënshkruan marrëveshje me Kompaninë “ItalKos” të Italisë

0

studentet e UPZParlamenti studentor i UPZ-së “Ukshin Hoti”, ka lidhur një  marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë italiane, ‘ItalKos Investment Group”.

Kryetar i Parlamentit Studentor, Nehat Gashi tha se në bazë të kësaj marrëveshjeje synohet që këto palë të bashkëpunojnë në disa fusha.

” Do të bashkëpubojmë në fushën e publikimit të punimeve shkencore nga ana e studentëve të UPZ-së në revistat e njohura ndërkombëtare të cilat i menaxhon kompania ItalKos”, thotë  Gashi

‘Krijimin e mundësive që studentët e UPz-së të kryejnë praktika profesionale në institucionet italiane’

‘Krijimin e mundësive që studentët e UPz-së të punojnë për kompani të ndryshme italiane që operojnë dhe synojnë të operojnë në Kosovë’.

‘Bashkëpunim për ndërkombëtarizimin e potencialit rinor-studentor në Evropë në përgjithësi dhe me theks të veqantë në Itali në veçanti’

‘Koordinimin e aktiviteteve të ndryshme me interes të ndërsjellë’

‘Qëllimi i kesaj marrëveshjeje është që studentët e UPz-së të kenë mundësi që të shfaqin potencialin e tyre në institucione dhe kompani të ndryshme, të marrin përvojat e nevojshme profesionale si dhe një kohësisht të kenë mundësi punësimi, gjë që është shumë e nevojshme për ne’/PrizrenPress.com

Shtëpia Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, për gjynah(Foto)

0

shtepia Uke butuqi suharekËshtë ndoshta nga objektet që ka një nga muralet më të bukura në fasadën e saj. Ka një valltar autokton shqiptar me mustaqe dhe me veshje kosovare që ngjanë shumë me valltarin e madh shqiptar Rexhep Çeliku.

Shumë nga njerëzit ende e quajnë “Bioskop” duke e imagjinuar kohën kur janë veshur dhe janë përgatitur enkas që të shkojnë e të shikojnë filma, shfaqje e besa dikur edhe trupa akrobatësh të cirkut. Ky është objekti i Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Në fillimet e saj tregohet që ka qenë një hambar drithi ku politikat e atëhershme komuniste e kanë quajtur kooperativa bujqësore. Më vonë është modifikuar dhe ka kryer funksione të ndryshme. Në objektin e sotëm mungon një pjesë që ka qenë e ngjitur me të ku ka funksionuar Biblioteka e Qytetit dhe ca zyre tjera administrative. Në atë pjesë të objektit që sot nuk ekziston është mbajtur edhe mësim ngaqë me hapjen e gjimnazit në Suharekë nuk ka pasur hapsira të mjaftueshme për mbajtjen e mësimit. Ajo pjesë pas luftës është djegur nga persona që ende nuk dihen se kush kanë qenë. Me djegien e asaj pjese e kanë pësuar edhe shumë libra të bibliotekës.

20140827_160947-e1409513142676-768x1024

Tash e më shumë se një vit edhe grevistët e “Ballkan”-it e shfrytëzojnë oborrin e shtëpisë së kulturës për vendosjen e tendave grevore, njashtu përdorin ambientet e hollit të saj për të pirë çaj dhe nxehje gjatë kohës së ftohtë.

Tash e sa vjet janë ndërruar edhe pushtete kryetarësh, drejtorësh e zyrtarësh por objekti i Shtëpisë së Kulturës është ai i moqmi. Tani me shumë vite mbi supe dhe mjaft shumë i lodhur. Gjendja brenda objektit është për të të ardhur keq. Mure të zhveshura, zhveshtore e prapaskenë e rraskapitur, perde që nuk funksionojnë në mekanizmin e moqëm që gjendet në dhomën e suflerit(përkujtuesi i teksteve gjatë shfaqjes) që njashtu ëshë në gjendje katastrofale. Në radhët e fundit të karrikave vërehen disa prej tyre të dëmtuara. WC-të janë të lëna pas dore dhe mund të shihet gjendja e tyre pa ndonjë problem./therandapost/

20140827_160850-1024x768

Haziri për koalicionin PDK-LDK: “Kjo punë e ka pasur, nuk dhezë më”

0

LutfiHaziri5-30Duke mos mundur të gjejë partnerë për koalicion, PDK vazhdon t’i vardiset LDK-së, duke i premtuar partneritet, respektim të ndërsjellë e çka jo tjetër, por LDK që dikur e kishte përjetuar bashkëqeverisjen me PDK-në është betonuar në koalicionin LDK-AAK-NIMSA.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, që është njeri me ndikim në LDK, shpesh është deklaruar për zhvillimet politike në vend, bile
edhe për idenë që po ripërsëritet nga zëra të PDK-së se koalicioni më i mirë, më i qëndrueshëm dhe më me interes për vendin është ai në mes të PDK-së dhe të LDK-së.

Haziri, që ka folur për portalet lokale në Gjilan e ka përjashtuar mundësinë e përafrimit të LDK-së me PDK-në, duke thënë se “kjo punë e ka pasur”.

“PDK-ja përherë e ka parë shpëtimin në LDK. PDK ka qejf me qenë me LDK. Por kësaj here nuk i “dhezë” më. PDK duhet të mësohet me qenë opozitë se aty e ka vendin. Blloku nuk do të thyhet dhe se do të jetë ai që do të qeverisë me vendin, duke e lenë PDK-në në opozitë”, ka thënë Lutfi Haziri, kryetar i Gjilanit.

Durrës, gjenden të lidhura dhe të vdekura dy gra

0

viktimat ne qantDy persona kanë gjetur vdekjen gjatë një grabitje me dhunë në qytetin e Durrësit. Në lagjen nr.11 pranë Postës së Durrësit, në banesën e tyre janë gjetur të masakruara dy të moshuara Gjinovefa Vava 70 vjeç dhe Elsa Vava, 75 vjeç, kunata mes tyre. Nga të dhënat paraprake siç raporton NOA.al, mësohet se dy viktimat janë gjetur të lidhura në duar dhe me qese në kokë, ndërsa dyshohet të kenë vdekur nga asfiksia.

Gratë e moshuara u gjetën të vdekura në katin e dytë të banesës private, nga djali i njërës prej viktimave.

Dyshohet se ekzekutimi i tyre ka ndodhur gjatë grabitjes të banesës private, ndërsa mendohet se kanë qenë më shumë se dy persona. Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve të krimit.

Kievin e pushtoj për dy javë

0

PutinGazeta italiane “Republika” shkruan se Jose Manuel Barroso, i cili po e lë kryesimin e BE-së ka biseduar në telefon me Putinin. Duke mohuar praninë e trupave ruse në Ukrainë, Putin i ka thënë Barrosos se “nëse dua, Kievin e pushtoj për dy javë”.

Megjithë tensionin në rritje në lindje të Ukrainës, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov ka thënë në Minks se për Rusinë është prioritet armpushimi urgjent.
Por, Ukraina dhe BE po e akuzojnë Rusinë se po i mbështet rebelët duke i furnizuar me armë dhe personel. Rusija “de fakto e ka përfunduar partneritetin e saj “ me Europën, deklaroi në Gdansk presidenti gjerman Joakim Gauk.

Kryetari i Ukrainës Petro Poroshenko ka akuzuar Rusinë për “agresion të hapur dhe direkt”. Ministri ukrainas i mbrojtjes ka tërhequr vërejtjen se me Rusinë është një “luftë e madhe në prag” në të cilin mund te vdesin me dhjetëra mijëra vetë,

Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë do t’u vazhdohet mandati

0

GjykataKushtetuese e KosovesShtatori nuk do ta gjejë Gjykatën Kushtetuese pa kuorum.

Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë do t’u vazhdohet mandati në kundërshtim me procedurën që parasheh Kushtetuta dhe pa u vënë emrat e tyre për votim në Kuvend. Kjo është paralajmëruar nga autoritetet e Bashkimit Evropian në Kosovë, por edhe nga Presidenca. Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Samuel Zhbogar, do të bëjë emërimet, mbi bazën e të cilave presidentja Atifete Jahjaga do të lëshojë dekretet.Dhe me kaq procedura do të përfundojë.

Dispozitat kalimtare të Kushtetutës parashihnin se deri në fund të mbikëqyrjes ndërkombëtare të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Gjykata Kushtetuese do të përbëhej si në vijim: Gjashtë nga nëntë gjyqtarët emërohen nga presidenti, me propozimin e Kuvendit; Nga gjashtë gjyqtarët, dy do të shërbejnë për një mandat trevjeçar, pa mundësi të rizgjedhjes, dy do të shërbejnë për një periudhë gjashtëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes, dhe dy do të shërbejnë për një periudhë nëntëvjeçare, pa mundësi të rizgjedhjes; Tre gjyqtarë ndërkombëtarë do të emërohen nga përfaqësuesi ndërkombëtar civil pas konsultimit me kryetarin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /Koha Ditore/

Sot pritet të zgjedhet rektori i UP-së

0

UP-rektoratiKëshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinës”, pritet që sot të vendos për postin e parë të këtij institucioni.

Pesë kandidatët që i kanë hyrë garës për rektorin e UP-së, janë Ramadan Zejnullahu, Behxhet Mustafa, Adem Nura, Anton Berishaj dhe Isuf Musliu.

Rektori që do të zgjidhet me këtë konkurs do të ketë mandat dyvjeçar për periudhën e mbetur të mandatit paraprak, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Universiteti i Prishtinës deri në fillim të këtij viti u udhëheq nga Ibrahim Gashi, i cili dha dorëheqje, ndërsa që nga muaji prill Këshilli Drejtues pati zgjedhur profesor Anton Berishajn, si ushtrues detyre.

Rektorin e zgjedh Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga komisioni prej pesë anëtarëve, të cilin komision e formon Senati.

Këshilli Drejtues ka të drejtë ta refuzojë listën e kandidatëve të propozuar nga komisioni duke e arsyetuar atë.

Rektori i UP-së zgjidhet me shumicën absolute (shumicën e anëtarëve të përgjithshëm) në pajtim me dispozitat e këtij Statuti.

Në rast se asnjë kandidat nuk fiton këtë shumicë në radhën e parë të votimit, atëherë dy kandidatët me numrin më të madh të votave kualifikohen në votimin e dytë.

Nëse asnjëri nga dy kandidatët nuk fiton shumicën absolute tri herë radhazi, procedura e zgjedhjes së rektorit përsëritet nga fillimi, siç është paraparë në Statutin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ndryshe, më 22 gusht është mbyllur edhe konkursi për zgjedhjen e rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtinës”.

Kritikohet ‘’Zambaku i Prizrenit’’

0

zambaku komisioniKonsiderohet si njëri nga festivalet më të njohura dhe më të vjetra në vend, si i tillë festivali i muzikës qytetare ‘’Zambaku i Prizrenit’’, i cili u themelua në vitin 1986 e që ishte thuajse i vetmi organizim që mblidhte çdo vit artistët më të njohur shqiptarë në qytetin e vjetër të Prizrenit këtë vit ai shënoi edicionin e tij të 26-të me radhë. Kjo ngjarje kulturore dhe artistike u mbajt me datën 30 të muajit gusht në qytetin e Prizrenit.

Në atë natë shumë të ftuar dhe qytetarë prizrenas u mblodhën për të përcjellë dhe parë nga afër garën në mes këngëtarëve të ardhur nga vende të ndryshme shqipfolëse. Në këtë mbrëmje fituese doli këngëtarja nga Shqipëria, vlonjatja Rovena Ibrahimi, e cila nga juria profesionale u shpërblye me çmimin ‘’Zambaku i Argjendtë’’.

Pavarësisht asaj që organizatori i këtij edicioni, kompozitori kosovar Valdet Sopjani tha për gazetën Tribuna që ky festival këtë vit ka shkuar më mirë se sa e kishte planifikuar ai, për shkak të kohës, sipas tij, të shkurtë që kishte pasur në dispozicion për përgatitje, janë këngëtarët tanë ata që kritikuan këtë ngjarje dhe shprehen indinjatën e tyre rreth këtij evenimenti, veçmas për kualitetin dhe cilësinë./tribuna/