Home Blog Page 8155

PDK: Duhet të hiqet dorë nga bllokimi i institucioneve

0

Thaci-misioni i ri14Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 2 shtator 2014, shqyrtoi përgatitjet për mbajtjen e suksesshme të Seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe themelimin e institucioneve kushtetuese dhe shtetërore të Republikës së Kosovës.

Kryesia e PDK-së i bën ftesë të gjitha partive politike parlamentare që të marrin pjesë në konsultën e ftuar nga Kryesuesja e Kuvendit, zonja Flora Brovina, në mënyrë që të arrihet marrëveshja për mirëvajtjen e rregullt dhe të suksesshme të Seancës konstituive dhe zgjedhjen e Kryetarit dhe të Nënkryetarëve të Kuvendit në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës dhe vendimin e qartë të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas njoftimit për media, kryesia e PDK-së ripërsërit gatishmërinë e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverisje të përbashkët me partitë politike parlamentare dhe i bën ftesë spektrit politik që të heq dorë nga destruksioni dhe bllokimi i procesit të themelimit të institucioneve shtetërore.

“Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese është sqaruar në tërësi aspekti kushtetues dhe legal i themelimit të institucioneve dhe kjo obligon të gjitha partitë politike që në mënyre të pashtyeshme t’i nënshtrohen këtij vendimi dhe të procedojnë në pajtim me dispozitat kushtetuese dhe ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas PDK-së, themelimi sa më i shpejtë i institucioneve shtetërore mbi bazën e legjitimitetit zgjedhor dhe parimit të legalitetit dhe kushtetutshmërisë, të sqaruar edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është në interes të popullit dhe gjithë qytetareve të saj në rrugën e integrimeve europiane.

LDD-ja i kërkon hisen prej 30 për qind AAK-së nëse merr postin e kryeministrit

0

nexhat daci ramush haradinajJo vetëm akademik Nexhat Daci, njëherit edhe kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, por edhe shumë zyrtarë të kësaj partie që ishin në koalicion me AAK-në presin që kjo parti ti shpërblej me pozita të larta, nëse arrin që Ramush Haradinaj të bëhet kryeministër i vendit.

Shumë zyrtarë e anëtar nga LDD-ja presin emërime në poste të larta qeveritare e të tjera nëse AAK-ja merr drejtimin e Qeverisë së Kosovës. Kjo po thuhet se do të ndodh në bazë të një marrëveshje të nënshkruar më parë nga AAK-ja dhe LDD-ja,e që tridhjetë për qind e hises i takojnë këtij subjekti e pjesa tjetër prej 70 për qind AAK-së.

Akademik Nexhat Daci, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, tha për portalin “toskanapress.info”, se kanë një marrëveshje të shkruar dhe nënshkruar nga dy liderët e AAK-së dhe LDD-së, me të cilën janë ndarë përgjegjësit dhe beneficionet në raport 70 me 30 për qind.

“Marrëveshja është e nënshkruar dhe punuar në atë frymë që në zgjedhjet lokale të shkohet ndryshe e në ato qendrore është shkuar me një listë të përbashkët të AAK-së”, tha akademik Daci

Kryetari i LDD-së, tha se i janë drejtuar edhe me shkrim kryetarit të AAK-së Ramush Haradinaj apo siç thotë ai mikut të tij të vjetër, që obligimet e koalicionit të mbeten në fuqi duke kërkuar edhe realizimin e tyre.

Ai tregoi se nuk ka marr ndonjë përgjigje, pasi që akoma nuk dihet fundi i këtij procesi dhe do të ishte e pavend që të kërkohen premtime.

“Unë pres që obligimet e marrëveshjes, AAK-ja ti respektoi, sepse LDD-ja jo vetëm tash, por nga viti 2001, kur u krijuan institucionet ka bërë tepër veprime me rreziqe për Ramush Haradinajn dhe raportet ishin dhe shpresojmë të jenë korrekte”, tha Daci.

Akademiku pret që në një mënyrë të veprohet brenda obligimet e dala nga marrëveshja. Pas përfundimit të zgjedhjeve dhe kur nisen negociatat për koalicion. Ekzistojnë kopjet e marrëveshjes në LDD- e besoj edhe në AAK. “Se çka do ti takoi LDD-së nuk do të spekuloi se do të ishte e tepërt një presion i paarsyeshëm ndaj Ramush Haradinajt, kur ende nuk dihet ende. Besoi fuqishëm se koalicioni pas zgjedhor do ti zgjedh institucionet”, tha akademik Nexhat Daci./standardi.eu

AAK-ja shantazhon Ramadan Mujën

0

ramadan muja 333Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren,e ka gjetur formulën për të shantazhuar kryetarin e Komunës së këtij qyteti, Ramadan Mujën. Zyrtarët e këtij subjekti politik, e kanë kërcënuar Mujën se nuk do të votojnë rishikimin e buxhetit për këtë vit, si dhe buxhetin për vitin 2015-të, nëse nuk do t’i punësojë militantët e partisë së tyre.

Kërcënimet janë shtuar pas hapjes së dy konkurseve nga Drejtoria e Arsimit, për vende të punës nëpër shkolla. AAK dhe PDK bashkëqeverisin në Komunën e Prizrenit. Koalicioni i tyre ishte lidhur gjatë garës së balotazhit të Ramadan Mujës me kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun.

AAK gjatë negocimit të marrëveshjes së koalicionit nga PDK, kishte kërkuar edhe punësimin e militantëve të partisë së tyre.

Burimet e sigurta të ‘PrizrenPress’-it brenda AAK-së në Prizren, tregojnë se kryetari Ramadan Muja nuk e ka mbajtur premtimin e PDK-së për punësimin e anëtarëve të AAK-së.

”PDK-ja po vazhdon me punësimin e militantëve të vet, kurse nga AAK-ja nuk është punësuar askush. Ne kemi kërkuar që të punësohet edhe ndonjë anëtar i AAK-së, por kërkesa jonë deri më tash nuk është marrë parasysh”, tregon me kusht anonimiteti një anëtar i AAK-së në Prizren.

Sipas të njëjtit burim, AAK nuk do të lejojë që kryetari Muja të punësojë vetëm militantët e PDK-së.

“Ne kemi kërkuar nga Muja që të punësohen edhe militantët tanë së paku nëpër shkolla si mësimdhënës. Nëse nuk do të merret parasysh kjo kërkesë atëherë AAK nuk do të votojë buxhetin komunal”, tregon burimi i “PrizrenPress”-it.

AAK në Prizren nuk është hera e parë që ka kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën. Kryetari i Degës së AAK-së, Lulëzim Kabashi në zgjedhjet nacionale pat kërcënuar PDK-në, se do të dalë nga koalicioni nëse vazhdon t’ia marrë nëndegët nëpër fshatra. Ky kërcënim është përsëritur nga Kabashi edhe pas zgjedhjeve nacionale.

Duket se kësaj kërkese të AAK-së i është dorëzuar Muja. Burimet brenda qeverisë së tij, kanë thënë se tashmë disa mësimdhënësve nuk i është vazhduar kontrata, për t’i hapur rrugë punësimit të militatëve të AAK-së. Bëhet e ditur se viktima janë mësimdhënsit që nuk kanë lidhje më ndonjë parti politike.

E një zyrtar i lartë i PDK-së në Prizren, me kusht anonimiteti, tregon se koalicioni me AAK-në është shumë i brisht.

“Është e vërtet se kryetari Ramadan Muja është nën presionin e AAK-së. Anëtarët e këtij subjekti politik po kërkojnë që të punësohen militantët e tyre si mësimdhënës nëpër shkolla, ose në të kundërtën kërcënojnë se do të dalin nga koalicioni”, tha ai.

“ I kemi thënë Mujës mos i merr parasysh kërcënimet e AAK-së. PDK mund të qeverisë edhe pa AAK-në. Qysh po qeverisë NISMA në Malishevë e Vetëvendosje në Prishtinë pa koalicione, mundemi edhe ne”, shprehet ai.
Zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha thotë se nuk ka informacione për kërcënimet e AAK-së.

“Unë nuk e kam këtë informacion. Por beso se partitë politike në Prizren nuk do të duhej të bien në këtë nivel që të kushtëzojnë votimin e buxhetit për vende të punës”, thotë Berisha për “PrizrenPress’.

Sipas tij, buxheti komunal nuk duhet të shikohet si interes i individual. ”Buxheti është në të mirën e të gjithë qytetarëve, pavarësisht se cilit subjekt politik i takojnë”,thotë ai./PrizrenPress.com/

Letër e hapur kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi

0

eshrefEsheref Haxhiu

I nderuari kryetar,
Siç mund te jeni informuar edhe ju, shumë nxënës të komunës së Malishevës kanë bojkotuar procesin mësimor këtë fillim-vit, për shkak të padrejtësive që po u bënë pushteti komunal disa mësimdhënësve atje, duke i larguar nga puna padrejtësisht. Mësohet se shumica e të larguarve janë anëtarë apo mbështetës të së njëjtës parti me ju – PDK-së. Çuditërisht, pak kilometra larg Malishevës, në Rahovec, hipokrizi e njëjtë po e karakterizon edhe stafin dhe institucionin që ju drejtoni. Në emër të “reformës”, Drejtoria e Arsimit në Rahovec po largon mësimdhënës nga puna padrejtësisht. Pra, siç mund të shihet, ka vetëm një dallim të vogël në mes të rasteve. Përderisa në Malishevë pushtetarët e NISMAS po diskriminojnë njerëz të PDK-së, në Rahovec pushtetarët e PDK-së po diskriminojnë njerëz të partive tjera. Ndoshta ju mund ta përdorni këtë fakt për të amnistuar vetën moralisht, duke thënë se ky është realiteti në gjithë Kosovën, unë nuk mendoj se krimi mund të arsyetohet duke përdorur si precedent një krim tjetër. Përkundrazi, një gabim i tillë do të mund të cilësohej si krim në vete.

Andaj, për të mos u zhytur edhe më tej në krime, ju ftoj që, në vend të arsyetimeve të pa baza, të merrni seriozisht këtë çështje, dhe të rishqyrtoni vendimet për punësime që ka marrë Drejtoria e Arsimit në ditët që lamë pas. Deri më tani me dhjetëra mësimdhënës janë ankuar në zyrën e Inspektoratit Regjional të Arsimit në Gjakovë. Një nga ata që mendojnë se u është bërë e padrejtë është edhe drejtuesi i kësaj shkrese.

Nga 26 vjet ymër që ka subjekti në fjalë, mbi 20 vjet i ka kaluar në bankat shkollore. Ka qenë bursist i Universitetit të Prishtinës, bursist i Universitetit Amerikan, bursist i Universitetit Anglez të Sheffieldit. Nga ky i fundit është shpallur student i dalluar një muaj më parë. Ka kryer me dhjetëra trajnime, shumicën e tyre jashtë Kosovës. Tani, si është e mundur që një kuadër me kualitete të këtilla të largohet nga puna padrejtësisht, dhe të zëvendësohet me një kandidat tjetër periferik, me më pak përvojë, me më pak shkollë, me më pak trajnime, dhe me notë mesatare më të ulët?
I nderuari kryetar, me lejo të të pyes publikisht, ngaqë me vite punoni si profesor universiteti, a mund të zhvillohet arsimi me ketë logjikë të veprimit? Ngaqë përgjigja e nënkuptueshme është Jo, atëherë pse lejoni veprime të tilla? A jeni të vetëdijshëm se po e bëni Kosovën vend të padëshiruar për rininë dhe të pashpresë për të jetuar normalisht? Siç e dini edhe ju, në kuadër të Qeverisë së Kosovës ekziston një program i veçantë që quhet “brain gain” (kthimi i trurit), misioni i të cilit është kthimi i kuadrove të shkolluara jashtë vendit. Përse ju po e bëni të kundërtën – sabotimin dhe refuzimin e trurit?

Ju bëjë thirrje kryetar që t’i shmangeni logjikës komuniste të veprimit, që persekutonte njerëzit e fjalës së lirë nën akuzat për propagandë dhe agjitacion. Një mentalitet i tillë e pat lënë Ukshin Hotin me vite pa punë në Krushë të Madhe, por sot përpiqet të përfitoj nga çdo meritë e tij.
Për fund, gaboheni nëse këtë letër e cilësoni reaksion timin emocional pas frustrimit nga humbja e vendit të punës, ngase unë nuk e kam atë hall. Punë mund të gjej shumë lehtë, nëse jo në Rahovec apo Kosovë, në cilin do kontinent të globit që do të ia mësyja. Halli im është se ku po mbetet shteti për të cilin u derdh shumë djersë e gjak. Ju jeni njëri ndër ata që i keni dal zot këtij vendi. Nëse me të vërtetë keni qenë i guximshëm për t’ia kthyer pushkën serbit, tregohu i guximshëm ndaj vetës për të mos u zhytur edhe më tej në padrejtësi.

Esheref Haxhiu
Rahovec, Shtator 2014

Zejnuallahu: Këtë mandat synojmë ta stabilizojmë UP-në

0

Ramadan Zejnullahu

(E plotësuar) Ramadan Zejnullahu, rektori i sapozgjedhur i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka thënë se ky mandat do të jetë një mandat stabilizues për UP-në.

Ai ka thënë në një intervistë për RTK-në se do të analizohet e gjithë gjendja e krijuar në Universitet.

“Do të analizojmë hap pas hapi të gjithë gjendjen e krijuar në Universitet. Ky mandat është mandat stabilizues, nuk paraqet ndonjë vizion zhvillime por do të jetë një mandat stabilizues”, ka thënë Zejnullahu.

Ai ka thënë se Universitetin e kanë degraduar vazhdimisht ndërhyrjet politike dhe ato të grupeve të interesit.

“Universiteti i Prishtinës një kohë të gjatë është menaxhuar jo nga ligji por nga ndërhyrjet politike por edhe nga grupet e interesit. Ajo ka degraduar jetën në Universitet dhe ka shënuar rënie të cilësisë në UP”, ka thënë ai.

 

Ramadan Zejnullahu zgjidhet rektori i UP-së

Kryesuesja e Këshillit Drejtues të UP-së, Shefkije Islamaj ka bërë të ditur se ky Këshill ka vendosur që Ramadan Zejnullahu të jetë rektor i UP-së.

Zejnullahu u përzgjodh ndër pesë kandidatët, që ishin në garës për këtë post: Behxhet Mustafa, Adem Nura, Anton Berishaj dhe Isuf Musliu.

Ai do të ketë mandat dyvjeçar, për periudhën e mbetur të mandatit paraprak të ish-rektorit Ibrahim Gashi, përkatësisht deri më 30 shtator të vitit 2016.

Universiteti i Prishtinës deri në fillim të këtij viti u drejtua nga Ibrahim Gashi, i cili dha dorëheqje, ndërsa që nga muaji prill Këshilli Drejtues pati zgjedhur profesor Anton Berishajn, si ushtrues detyre.

Rektori i ri, Ramadan Zejnullahu, është i lindur më 8 maj të vitit 1957. Është doktor i shkencave matematike.

Sylë Hoxhaj: Do t’i kapim edhe “peshqit e mëdhenj”

0

Syle Hoxhaj, kryeprokurorKryeprokurori Syle ?Hoxhaj, ka bërë të ditur për futjen në funksion të një mekanizmi lidhur me përzgjedhjen dhe shënjestrimin e rasteve më të rënda në Prokurorinë e Shtetit, sidomos ato ekonomike duke përdorur kështu edhe shprehjen e famshme të një ish prokurori të Eulex-it për “peshqit e mëdhenj”.
Në këtë mekanizëm, Sylë Hoxhaj, bëri të ditur se do të jenë nën hetime gjithashtu edhe politikanë të njohur dhe kompanitë e fuqishme ekonomike. Hoxhaj tha se funksionalizimi i këtij mekanizimi është i bazuar në planin strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit mes prokurorit të shtetit si dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë.

“Objektivi i procedurës standarde të veprimit është që të parandalojë, zbulojë, hetojë dhe të ndjekë veprat më të rënda përmes koordinimit të harmonizuar të veprimit të autoriteteve kompetente. Personat kyç që do të sigurojnë zbatimin e këtij mekanizmi janë prokurori Shqipdon Fazliu, koordinator kombëtar për luftimin e krimit ekonomik dhe prokurori Elez Blakaj i cili përfaqëson zyrën e kryeprokurorit të shtetit. Prej këtij momenti e kemi formuar këtë ekip e cila do t’i evidentojë këto 50 raste më të rëndat por sigurisht që edhe në këto raste do të jenë edhe ‘peshqit e mëdhenj’. Fokusi ynë për momentin është në këtë numër, mirëpo do të shohim gjatë punës dhe aktivitetit”, theksoi Hoxhaj.

Prokurori, Shqipdon Fazliu, duke folur për këtë mekanizëm, tha se ai është marrë nga praktikat më të mira të shteteve të BE-së, nga udhërrëfyesi i BE-së për liberalizimin e vizave dhe nga një dokument të strategjisë kombëtare për luftimin e terrorizmit e krimeve financiare.
“Kjo kompani është themeluar në bazë të një rasti nga kompania “HIB Petrol” dhe me këtë rast theksojmë se fakti i themelimi i këtij mekanizmi në asnjë rast nuk paragjykon rrjedhën përfundimtare të hetimit. Tabela me 50 raste ku do të bartet tash e tutje në një databazë e ku do të jetë i kyçur edhe personi i deleguar nga ana e kryeprokurorit të shtetit, që është fjala për Elez Blakajn, përbën raste ku përfshihen edhe figura të njohura politike ku përfshihen por kompani të fuqishme”, tha Fazliu.

Elez Blakaj, përfaqësues i caktuar nga U.D. i Kryeprokurorit të Shtetit për shenjëstrimin e veprave penale, njoftoi themelimin për herë të parë të ekipit hetimorë në Kosovë në bazë të dokumentit strategjik i cili është marrë nga praktikat më të mira evropiane dhe nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave.

Funksionalizimi i këtij mekanizmi është i bazuar në Planin Strategjik për bashkëpunim ndërinstitucional në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit mes Prokurorit të Shtetit dhe agjencive që zbatojnë ligjin në Kosovë dhe Procedurave Standarde të Veprimit për përzgjedhjen e shënjestrave të krimeve të rënda dhe bashkëpunimi ndërinstitucional (PSV).

Familja e Elvis Pistës thotë se po i injoron Kryeministri Hashim Thaçi

0

Elvis Pista-ThaciJanë bërë më shuam se dy muaj nga vrasja e politikanit Elvis Pista, por autorët e vrasjes së tij nuk janë gjendur ende. Bile deri tash nuk ka as të intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, pos që janë intervistuar mbi 40 dëshmitarë

Por, dështimi i deritanishëm i Prokurorisë së Shtetit për familjen e Pistës bëhet edhe më i rëndë nga injorimi që po i bëjnë kësaj familje pjesa politike, sidomos shefat e PDK’së, parti me të cilën hyri në garë për deputet Elvis Pista.Janë bërë mbi tri javë që kur kjo familje i shkroi një letër Kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, si dhe zëvendësit të tij të parë, Kadri veselit, por të dy as që kanë marrë mundin që t’ia kthejnë letrën familjes.

Beatrisë Pista, motra e Elvis Pistës, në një prononcim për Express e ka konfirmuar këtë.

“Nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga personat që u kem shkruar letër. Për neve ky është një injorim”, thotë Beatrisa për Express.

Elvis Pista ishte vrarë afro tre muaj më parë në qytetin tij të lindjes, në Rahovec, duke dalë nga një aheng ku festoi ditëlindjen e gruas së tij që pret të lind fëmijën e tyre. Vrasja ishte kryer nga afër me armë me zhurmë-mbytës dhe autori i krimit kishte ikur në drejtim të panjohur.

Prokuroria deri tash nuk ka as të dyshuar e as motiv mbi të cilin mund të jetë kryer ky krim.

Kërkesa për zgjedhje të reja, shantazh i Thaçit

0

IsmetBeqiriSekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, kërkesën e shprehur nga një këshilltari i Kryeministrit në largim, Hashim Thaçi, për shkuarje në zgjedhje të reja e sheh si shantazh ndaj partive të Bllokut.

Beqiri thotë për Politiko.net se haçi me këtë logjikë po tenton ta frikësojë njërën nga tri partitë që kanë krijuar Bllokun paszgjedhor, i cili sipas tij, ka dëshmuar se ka votat e nevojshme në Parlament për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryeparlametnarit dhe për Formimin e Qeverisë.

“Nëse ai mendon se e frikëson dikë me këtë, atëherë ne mendojmë se ky është një lloj shantazhi për dikë nga partitë e koalicionit paszgjedhor”.

“Ne i themi atij se e ka shumë gabim dhe shkuarja në zgjedhje të reja nuk është asnjëherë frikë e Bllokut. Por, nuk ka as arsye a as nevojë që Kosova të shkojë në zgjedhje kur ekziston mundësia për formimin e institucioneve kur dihet se Blloku i ka votat”.

“Seanca e fundit ka dëshmuar se 83 deputetë janë në njërën anë dhe 37 në anën tjetër. Nuk di çka duhet t’i thuhet më shumë PDK’së dhe z. Thaçi që ta kuptojnë se askush nuk dëshiron të qeveris me ta”.

“Ata duhet ta pyesin veten pse e kanë sjellë vetën në këtë gjendje, që s’do askush të qeveris me ta. Përgjigja është shumë e qartë: për shkak të gjitha asaj që i kanë bërë vend dhe po ashtu është shumë e qartë se dëmet që i kanë bërë vendim janë të tilla që askush nuk do me qeveris me ta”, deklaroi Beqiri për Politiko.net.

Ndryshe sot në një intervistë për RTK1, Adri Nullerari, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se “pushtetin e jep kutia, jo tavolina, jo dallaveret”, duke rekomandon që debatet të bëhen brenda parlamentit për situatën politike në vend dhe të diskutohet jo vetëm legjitimiteti, por të freskohet marrëdhënia me popullin, përmes zgjedhjeve të reja.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së thotë se Kosova nuk kane nevojë të shkojë në zgjedhje të reja përderisa ka zgjidhje situata në të cilën gjendemi.

“Arsyeja është e thjesht: Ne kemi shumicën e deputetëve të nevojshëm për t’i krijuar institucionet, për ta konfirmuar Kryetarin e Parlamentit z. Mustafa por edhe për ta formuar Qeverinë”.

“Përndryshe kjo logjikë e të menduarit, ose e sjelljes së z.Thaçi që me çdo kusht ‘O unë O zgjedhje’, është logjikë që i bie se s’ka institucione, se s’ka as Kosovë pa Hashim Thaçin”.
“Kjo është logjikë e mbrapsht e të menduarit dhe kjo nuk i kontribuon ndërtimit të institucioneve të mirëfillta të vendit dhe kjo dëshmon më tepër se ne kemi arsye të plotë, përveç asaj që kemi shumicën, që z. Thaçi dhe PDK’ja s’duhet dhe s’do të mund ta bëjnë Qeverinë, sepse mentaliteti dhe sjelljet e tyre nuk kanë asgjë të bëjnë me një shtet demokratik, me një shtet parlamentar”.

“Në shtete demokratike e parlamentare, demokracia nënkupton shumicën e votave në Parlament. Prandaj, sa më shpejt që ata e kuptojnë këtë punë është më mirë për ta, për shëndetin politik të PDK’së dhe të z. Thaçi dhe në të mirë të qytetarëve të vendit”.

“Nuk shohim arsye që të shkohet zgjedhje kur ka zgjidhje. Po të mos kishte mundësi askush që ta ketë shumicën e votave dhe mundësi për t’i krijuar institucionet ka pasur kuptim shkuarja në zgjedhje”, deklaroi për Politiko.net Ismet Beqiri i LDK’së.

Ban Ki Moon thotë s’ka zgjidhje ushtarake për Ukrainën

0

ban kimunSekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, paralajmëroi perëndimorët mbi mungesën e zgjidhjeve ushtarake në Ukrainë, ndërkohë që NATO-ja përgatitet të përforcojë praninë në lindje të Evropës dhe që Kievi akuzon Moskën se po fillon një “luftë të madhe”.

“Bashkimi Evropian, Amerikanët dhe shumica e vendeve perëndimore bisedojnë shumë seriozisht mes tyre mbi mënyrën se si duhet vepruar përball implikimit rus në Ukrainë, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
“Ata duhet të kuptojnë se nuk ka zgjidhje ushtarake. Një dialog politik për një zgjidhje politike është rruga me e sigurt”, duke kritikuar një situatë kaotike dhe të rrezikshme me pasoja rajonale dhe botërore.

Këto kritika i drejtohen 28 krerëve të shteteve të Aleancës së Atlantikut që do të miratojë gjatë një mbledhje të enjten dhe të premten një plan të reagimit të shpejtë, si përgjigje ndaj sjelljes së Rusisë në krizën ukrainase që shihet si një kërcënim nga aleatët që janë kufitar me këtë vend (shtetet baltike, Polonia, Rumania dhe Bullgaria)

Në Rahovec e Zoqishtë 41 shtëpi për serbët rrinë bosh

0

shtepiaTri shtëpi të reja të ndërtuara për serbët në kuadër të kthimit në Rahovec vazhdojnë të mbesin bosh.

Përfituesit as pas 3 vjetësh nuk kthehen. Shtëpitë janë investim i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian (ZNKE), ndërsa implementues ishte Këshilli Danez për Refugjatët (DRC).
Kthimin e serbëve lokalë nuk e kanë kundërshtuar banorët shqiptarë.

Neki Hajda ishte i vetmi banor shqiptar i kësaj lagjeje që nuk ngurroi të fliste për ish-fqinjët serbë, të cilët deri para lufte jetonin në këtë pjesë të qytetit. E pas ndërtimit të shtëpive të reja vazhdojnë të jetojnë në Serbi.

Sipas tij, ata jetojnë në Serbi. ”Dy shtëpi janë dykatëshe, kurse njëra njëkatëshe, por askush nuk jeton aty. Ato janë ndërtuar para disa vjetësh në themelet e shtëpive të rrënuara gjatë luftës dhe kanë mbetur pa përkujdesjen e askujt. Në të vërtetë pronarët e tyre serbë vijnë në të rrallë i vizitojnë dhe kthehen në Serbi”, ka thënë Hajda.

Shefi i Zyrës komunale për komunitete, Slavisha Kollashinac, ka pranuar së në këto 3 shtëpi aktualisht nuk jeton askush. ”Pronarët e tyre kanë premtuar se pas ndërtimit të shtëpive do të ktheheshin, por që kaluan 3 vjet e ato kanë mbetur të zbrazëta. Nuk e di arsyet pse nuk vijnë të jetojnë këtu. Por me rëndësi është se asnjëra prej këtyre 3 shtëpive nuk është shitur”, ka thënë Kollashinac.

Ai ka theksuar se bëhen përpjekje që projekte të ngjashme të realizohen edhe në të ardhmen jo vetëm për serbët, por edhe romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët. Kollashinac ka bërë me dije se varësisht prej numrit të anëtarëve të familjes, ndërtimi i një shtëpie prej 55 m katrorë investitorit ZNKE-së i ka kushtuar 28 mijë euro.

Edhe në fshatin Zaqisht 38 shtëpi që nga 2006-a rrinë të zbrazëta. Qeveria e Kosovës për këto shtëpi pati investuar atëkohë 1.8 milion euro./Koha Ditore/