Home Blog Page 8161

Gërmonte gurë në mal, rrëzohet dhe humb jetën 40-vjeçari

0

ambulanca transport  viktimaNjë 40-vjeçar ka humbur jetën sot në qytetin e Pogradecit, teksa po punonte në një shpat mali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.40, në fshatin Çerravë. Sipas burimeve të policisë, shtetasi me iniciale N.B., ka qenë gërmuar gurë në një shpat mali, dhe ka rënë aksidentalisht.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, nga ku ka nisur hetimet pët të zbardhur më tej rrethanat e vdekjes së 40-vjeçarit.

Një ditëlindje që kaloi në heshtje

0

At Zef PllumiVetëm dy ditë më parë, një ditëlindje e një shqiptari të rrallë u kalua në heshtje totale! Ishte përvjetori i lindjes së At Zef Pllumit, raporton Dita. Ai lindi në 28 gusht në Shën Gjin të Lezhës. Ishte françeskani i vetëm i mbijetuar nga regjimi komunist.

Pas 26 vitesh burg, At Zef Pllumi lirohet në 1989 pak para rënies së komunizmit në Shqipëri. Ai u arrestua në moshën 22 vjeçare në 14 Dhjetor të 1946 dhe u dënua më 3 vjet burg si sekretar personal i Anton Harapit. Pas lirimit i’u rikthye jetës së tij françeskane dhe shërbeu si prift në Shosh dhe Dukagjin.

Por në 1967 u arrestua sërish duke kaluar 23 vite në burgjet e Spaçit, të Repsit, Vlorës, Ballshit, dhe Tiranës. Pas lirimit nga burgu, rilindi “Hyllin e Dritës” dhe ju dedikua shkrimit të kujtimeve të jetës së tij.

Ishte nga të parët që nuk foli me patetizëm për demokracinë e brishtë të viteve -90. Nëse lexon shënimet e tij, aty gjen zërin e një shqiptari që ka paralajmëruar fatkeqësi të sotme, zërin e një shqiptari që na thotë të vërtetën për disa dritëhije të forta të historisë tonë 100-vjeçare.

Ai sqaron se nuk është historian, por shënimet e tij janë të vërteta sepse nuk u kompromentuan nga asnjë tirani.

Dita shkruan se Sali Berisha nuk e deshi kurrë At Zef Pllumin, pas disa shkrimeve të forta kritike të tij, mes të cilëve me titullin: “Mjeku “specialist” që çoi Shqipërinë në reanimacion”, duke iu referuar pikërisht Berishës.

Vdiq në 25 Shtator të vitit 2007 në spitalin Gemelli në Romë, Itali dhe u varros në 30 Shtator 2007 në Shkodër.

Digjet një shtëpi në Prizren

0

ZjarriiNjë shtëpi është përfshirë nga zjarri në rrugën “Ismajl Kryeziu” në Prizren.Policia njofton se zjarri është lokalizuar pas intervenimit të zjarrfikësve.

“Për shkaqe të panjohura është përfshi nga zjarri një shtëpi në Prizren. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe Njësiti i Zjarrfikësve, të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, njofton Policia e Kosovës.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar./PrizrenPress.com/

Zhduket një person në Prizren

0

Prizreni 18788Një person është zhdukur në Prizren. Policia nuk ka dhënë emrin e të zhdukurit, por ka treguar se ai është i nacionalitetit ashkali.

“Ankuesi ashkali ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, njofton Policia e Kosovës/PrizrenPress.com/.

Hajnat vjedhin ari e para në Korishë të Prizrenit

0

hajniNjë vjedhje e rëndë ka ndodhur në fshatin Korishë të Prizrenit. Policia njofton se tre viktima,dy femëra dhe një mashkull kanë raportuar se në shtëpinë e tyre në Korishë janë vjedhur stoli ari një telefon dhe 3500 euro.

“Tre viktima dy femra dhe një mashkull kanë raportuar se ne shtëpinë tyre dy te dyshuar kane vjedhë stoli ari ,një telefon ‘Galaxy’ dhe para të gatshme 3500 euro”, njoftoi Policia e Kosovës. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në paraburgim./PrizrenPress.com/

Gjithçka gati, mësimi fillon nesër

0

Nxenesit6-16Ministria e Arsimit ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor, kurse ministri në largim, Ramë Buja, u ka uruar të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve sukses.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, u ka shprehur urimet më të përzemërta të gjithë nxënësve, për këtë ditë të rëndësishme, e cila shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

Buja ka uruar edhe të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

“Shkolla shqipe ka njohur vite të rënda të punës së saj në të kaluarën dhe ishit Ju mësimdhënësit ata që i dhatë më së shumti, duke e mbajtur gjallë, rimëkëmbur dhe zhvilluar. Andaj, ne do të përkulemi gjithnjë dhe do t’u jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve për kontributin që dhanë në edukimin dhe zhvillimin e shoqërisë”.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor do të jetë i suksesshëm. Me dëshirën që suksesi të mos ju mungojë asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët këtë vit për herë të parë fillojnë rrugën e dijes”, thuhet në urimin e Bujës.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/15,të hënën Buja do të përurojë Shkollën e Mesme të Lartë në Shtime, ndërsa do të bëjë edhe shpërndarjen simbolike të Abetares për nxënësit e klasës së parë në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

Edita Tahiri: Qeveria gjithëpërfshirëse tejkalon krizën politike

0

Edita TahiriNdërrimet në udhëheqjen e Bashkimit Europian do të kenë rol pozitiv në raportet Kosovë-BE. Dialogu me Serbinë do të vazhdojë më 4 shtator për IBM’in, pastaj për energjinë e telekomin. Ngërçin aktual politik në Kosovë mund ta zgjidhin partitë e mëdha. Mirëpo, Qeveria e ardhshme duhet të jetë gjithëpërfshirëse me më shumë se dy parti politike. Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri flet për Express.

Express: Së fundmi kanë ndodhur disa ndërrime në udhëheqjen e BE’së. Si do të ndikojnë këto ndryshime në raportet Kosovë-BE?

E. Tahiri: Ndryshimet në udhëheqjen e BE’së po bëhen në kuadër të rregulloreve që i kanë ata dhe për sa i takon ndryshime, unë mendoj, se përcaktimi i BE’së për ta ndihmuar Ballkanin Perëndimor qoftë për paqen dhe stabilitetin, qoftë për perspektivën e këtyre vendeve drejt BE’së, do të mbetet i njëjtë. Zyrtarët e rinj, përkatësisht pasardhësja e zonjës Ashton, por edhe pasardhësi i z. Roompy, do të vazhdojnë të zbatojnë politikat e jashtë të BE’së. Besoj se në do të përfitojmë nga këto politika duke punuar së paku për reforma në shtetin tonë. Besoj se edhe dialogu do të vazhdojë dhe do të ketë mbështetje dhe do të vijmë në rezultate më të mëdha seç kemi pasur deri më tash.

Express: Është paralajmëruar vazhdimi i dialogut me Serbinë pavarësisht mosformimit të Qeverisë së re. Kur pritet të ndodh takimi i radhës dhe cilat tema do të trajtohen aty?

E. Tahiri: Në fakt, para se të përgjigjem në pyetje, më lejoni të them se edhe gjatë pushimeve verore, pra, periudha korrik-gusht, ka pasur aktivitete të dialogut, por jo aq të shpeshta. Ne si Qeveri e Republikës së Kosovës kemi qenë të gatshëm dhe iu kemi përgjigjur ftesave të Brukselit. Por, Serbia ka refuzuar pjesëmarrjen me arsyetimin se gjoja zyrtarët i kanë në pushime. Takimi që mbahet më shtator ishte paraparë të mbahej nga mesi i gushtit. Ky takim ka të bëjë me Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufijve (IBM). Temë qendrore është çështja e shqyrtimit të planeve për ndërtimin e ndërtesave të përhershme të gjashtë pikave të vendkalimeve kufitare mes dy shteteve. Sigurisht, se do të bëjmë edhe një vlerësim të zbatueshmërisë së IBM. Mirëpo, mund të them se zbatimi i IBM’it, është njëra prej marrëveshjeve që më së miri zbatohet në kuadër të të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dialogun teknik por edhe në kuadër të dialogut për normalizim. Më vonë, diku kah mesi i muajit shtator, pres takime për telekom dhe energji. Kam qenë në Bruksel dy herë gjatë muajit korrik ku kam kërkuar përshpejtimin e zbatimit të marrëveshjes për telekom dhe energji. Siç e dimë, në shtator të vitit të kaluar është arritur marrëveshja dhe ende nuk janë përmbyllur planet për zbatim. BE ka intensifikuar angazhimet, përkundër që Serbia nuk ka qenë fort e interesuar. Mirëpo, tash ka diçka rezultate dhe unë pres takime nga mesi i shtatorit edhe për telekom e energji. Të gjitha janë në kuadër të përshpejtimit të marrjes së kodit telefonik për Republikën e Kosovës….

Express: Si prisni të zgjidhet ngërçi politik pasi ende s’është konstituuar Kuvendi i Kosovës?
E. Tahiri: Për mendimin tim, duke marrë parasysh të gjitha këto vështirësi që u paraqiten pas zgjedhjeve, në kuadër të konstituimittë organeve të reja të dala nga zgjedhjet nacionale, mendoj se kërkohet një unitet i ri në mesin e udhëheqësve, sidomos të udhëheqësve të partive kryesore politike në Kosovë. Këto çështje nuk duhet të mbeten peng dhe as vendi s’duhet të mbetet peng i këtij ngërçi politik. Mendoj, se është çështje e vullnetit politik, por edhe të një vizioni se Shteti jonë është i ri dhe ka nevojë të ecë përpara, të zhvillohet dhe të forcohet edhe në planin e brendshëm, edhe në planin e jashtëm. Pra, pres të ketë një qasje më shtetërore, që interesi shtetëror dhe kombëtar të jenë prioritete për udhëheqjen e partive kryesore politike. Për mendimin tim, një Qeveri stabile, e cila do të përfshinte partitë kryesore, është esenciale. Mendoj se seanca do të duhej të rridhte normalisht, por, me kusht që të ketë një përkushtim të partive të mëdha, në drejtim të kontributeve për shtetin dhe jo për pushtetin.

Express: Mirëpo, PDK s’i ka numrat në Kuvend për të votuar Kryeparlamentarin, ndërsa, kemi LDK-AAK-NISMA që i kanë numrat për votimin e kreut të Kuvendit. Sipas jush, a duhet të heq dorë PDK nga udhëheqja e Kuvendit, apo, partitë e bllokut duhet të pajtohen që PDK të udhëheq me Kuvendin?

E. Tahiri: Të gjitha këto çështje, e edhe zgjedhja e organeve parlamentare apo organeve ekzekutive, janë të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjet e Shtetit. Mirëpo, për mendimin tim, në këtë rast kërkohet më shumë dhe duhet shkuar përtej kësaj. Duhet parë interesin shtetëror dhe interesin nacional për të gjetur formula që janë në shërbim të shtetit dhe të qytetarëve. Nuk dëshiroj të lëshohem në mikroanaliza dhe mikropolitika, ka numra apo nuk ka numra, mendoj se interesi jonë si shtet shkon përtej numrave.Vendi ka nevojë për një unitet të ri, pra ashtu sic e thash, me fjalë tjera, vendi ka nevojë që të jemi më afër njëri-tjetrit, të tejkalojmë, ndoshta, disa interesa që janë më tepër të natyrave partiake dhe të ngitemi mbi to për të vepruar për Shtetin dhe kombin, siç e kemi bërë tradicionalisht, sidomos, në këto dy – tri dekadat e fundit. Kemi qenë në gjendje të tregojmë se në momentin që ka pasur bllokada gjithmonë kemi gjetur forcën që të jemi bashkë. Këtë e pres edhe tash.

Express: Sa janë gjasat që njëra prej partive të Bllokut të bëhet bashkë me PDK’në për të formuar Qeverinë e re?
E. Tahiri: Për mendimi tim, kjo kohë me këtë situatë, që është situatë demokratike, në kuptimin që dihet fituesi, e fitues është PDK’ja me koalicionet. Tashmë kemi një situatë të re që është proces demokratik formimin i dy blloqeve në skenën politike, që përpiqen të formojnë Qeverinë. Në këtë fazë, unë mendoj se duhet të ketë një bashkim, në kuptimin e këtyre dy faktorëve, apo dy blloqeve, një bashkim esencial. Këtë situatë e kanë në dorë partitë e mëdha dhe liderët e tyre. Ata duhet në këtë moment të ngritën mbi çfarëdo pengesa dhe marrin vendime për shtetin.

Express: Rrjedhimisht, sipas jush, një koalicion mes PDK’së dhe LDK’së do të ishte zgjidhja për situatën aktuale?
E. Tahiri: Mendoj se do të duhej të ishte një formulë edhe më gjithëpërfshirëse se kaq. Tani është liderëve të vendosin. Unë jam udhëheqëse e një partie të vogël, pra, po flas nga kjo pozitë, se një formulë gjithëpërfshirëse që këto parti të analizojnë se ku mund të ndërtohet baza e stabilitetit. Pra, mendoj se duhet të jetë më gjithëpërfshirëse se dy parti.

I arrestuari i ISIS’it sillet në Kosovë

0

isisShtetasi kosovar, Mentor Zejnullahu që u arrestua të premten në aeroportin e Rinasit është nisur këtë të diele për në Kosovë.

Nga kontrolli i policisë në telefonin e Zejnullahut u gjetën biseda të kryera me xhihadistët në Siri.

Ndaj 24-vjecarit rëndon akuza se dërgonte besimtare myslimane drejt luftës se Sirisë, per t’iu bashkuar grupit terrorist ISIS. Gjithashtu ky shtetas dyshohet se duke përdorur aeroportin e Shqipërisë do te mbërrinte ne Turqi, e per te shkuar me pas ne Siri

I hakmerret Ragip Begaj

0

Jakup Gashi1Pothuajse u bën një vit qe Nisma për Kosovën fitojë zgjedhjet lokale në Malishevë dhe ajo se çfarë premtoj kjo parti kryesisht ishte edhe departizimi i arsimit por ndodhi e kundërta, ndodhi politika spastruese e Nismës për Kosovë në Komunën e Malishevës.

Më poshtë mund te lexoni reagimin e Jakup Gashit:

Kryetari i Nismës për Kosovën garantojë edhe një gjë qe nuk e kanë harruar qytetarët e Malishevës dhe ajo garanci ishte se nuk do të largohen njerëzit nga puna për bindje politike, ky ishte vetëm fillimi i ‘okupimit’ të pushtetit dhe ata të cilët u thirren në vlerat demokratike filluan të shantazhojn dhe kërcënojnë shërbyesit civil, mësimdhënësit, mjeket me largim nga puna për shkak të bindjeve politike.

Tani jemi në prag të fillimit të vitit shkollor dhe qeverisja lokale e udhëhequr nga Ragip Begaj në vend se të bën përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ajo po bën kerdin, duke përdorur politiken e spastrimit partiak në shkollat e Malishevës dhe atë kryesisht në Shkollën e Mesme Profesionale ‘Lasgush Poradeci’ në Kijevë.

Qeverisja lokale e Malishevës në SHMP ‘Lasgush Poradeci’ brenda 3 muajve ndërroj dy ushtrues detyre të drejtorit, ajo çfarë po ndodh tani në ketë shkollë nuk është as me pak as më shumë se largimi nga puna të 11 profesorëve të lamive të ndryshme dhe atë për bindje politike dhe tani kulmi i kësaj marrie ndodhi qe kryetari Haxhi Ragip Begaj largon nga puna edhe Profesorin Jakup Gashi, përkatësisht Hoxhën e vetëm të punësuar në Administratën komunale në Malishevë konkretisht në Shkollën Profesionale Ekonomiko Juridike ‘Lasgush Poradeci’ në Kijevë.

Pushteti i instaluar nga Nisma në Malishevë nuk mori parasysh as përvojën 6 vjeçare dhe kualifikimin e hoxhës së nderuar sepse hoxha në fjalë ishte profesor i lëndëve juridike dhe përveç drejtimit Teologjik është edhe jurist i diplomuar si dhe ka përfunduar provimet postdiplomike në drejtimin Penal dhe i licencuar nga ana e ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Andaj qeverisja lokale në Malishevë pa ia shpallur vendin e lirë të punës e largojë nga puna pa informimin paraprak, duke ia dhënë orët e tij të tjerëve të cilët janë pa meritor në raport me hoxhën dhe pa përgatitje adekuate profesionale, por vetëm pse janë militantë të Nismes.

Një pjesë e orëve të tij i janë dhënë një profesori të Historisë vetëm pse hoxha, profesori në fjalë nuk e kishte pranuar ftesën të jetë i radhitur në anën e Nismës për Kosovë, ftesë e cila iu ishte bërë nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj.

Hoxha në fjalë paraprakisht ishte imam ne Komunën e Drenasit i punësuar me vendim të përhershëm ndërsa në vitin e kaluar ai dha dorëheqje të pa revokueshme pas 5 vite e gjysmë pune për të vazhduar dhe duke iu përkushtuar punës në arsim si profesor, ndërsa edhe nga këtu mesa duket HAXHIA në cilësinë e Kryetarit largon nga puna hoxhën i cili është anëtarë dhe sinpatzant i PDK-së.

Thaçi vlerëson lart lidershpin e ri evropian

0

Thaci-Donald TuskLidershipi i ri evropian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan, kështu vlerëson kryeministri në largim Hashim Thaçi, i cili pret që të arrijnë së bashku ta avancojnë agjendën e dialogut dhe integrimit.

“Dërgova urime Donald Tusk për përzgjedhjen në krye të Këshillit Europian si dhe Federica Mogherini për shefe të diplomacisë së BE”, ka shkrua Thaçi në Facebook.

“Me Tusk së fundi kam pasur kënaqësinë të bisedoj gjatë Samitit të Dubrovnikut ndërsa Mogherini takova në zyrat e mija para ca javëve”.

“Lidershipi i ri europian ka njohje të mirë të situatës në Ballkan dhe do të arrijmë së bashku ta avansojmë agjendën e dialogut dhe integrimit”.

“Pas raportit pozitiv per viza dhe parafimit të MSA, kosovarët presin që viti i ardhshëm të jetë vit i integrimit të thellë dhe lëvizjes së lirë në familjen europiane. Tusk dhe Mogherini do të jenë shtylla mbështetëse në këtë proces”. /PrizrenPress.com/