Home Blog Page 8160

Pranvera, Arbenit: Bëhu burrë e kthema Erionin, sot ai do të shkojë në shkollë

0

pranvera“Sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e III; Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben?”, pyet Pranvera në letrën e hapur për Arbenin.

Në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, Pranvera Abazi Zena ka bërë një thirrje publike burrit të saj Arbenit, që djalin Erinonin ta kthej nga Siria, aty ku e ka vendin tek ajo, tek familja, në shkollë tek shoqet dhe shokët e klasës.

Në një bisedë ekskluzivisht për Radio Kosovën, Pranvera Abazi Zena, risjell çdo minutë ankthin e këtyre ditëve pa djalin në shtëpi.

Që nga 10 korriku, kur Pranvera Abazi Zena, mori një SMS se djali i saj gjendej në Siri bashkë me babanë, ajo ka mbetur të jetoj vetëm me kujtimet që Erioni i ka lënë. Ajo rrëfen çastet që nga ai moment, kur kuptoi për të vërtetën dhe dhimbjen që i kishte shkaktuar burri i saj.

Atë ditë thotë Pranvera, kishte lajmëruar menjëherë në polici por, si duket tanimë ishte vonë. Në pasdite, ajo kishte shkuar në shtëpinë ku për vite me radhë kishe kaluar dhe ndarë momente të paharruara me të birin e saj Erionin.

Nëpërmjet Radio Kosovës, ajo rrëfen emocionet dhe dhimbjen e asaj dite të 10 korrikut, pa të birin në shtëpi.

“Ai moment në shpi pa të, ka qenë shumë i vështirë, çdo gjë dhe kado që shikoja shihja teshat e Jonit, kam pa lodrat një shtëpi dhe ambient që kam qëndruar me të, nuk kam qëndrua shumë sepse çdo gjë ishte e tij, pasditen gjithmonë e kemi kaluar në shtëpi bashkë dhe kjo më ka munguar shumë dhe po më mungon shumë. E kërkoja nëpër shtëpi më dukej se po e shihja, por jo është ëndërr e ankth që po më përcjell kudo”, thekson ajo.

Kanë kaluar pothuajse dy muaj, por sa një shekull për Pranverën e cila çdo ditë zgjohet me shpresën se Erioni është kthyer. Këtë dhimbje e bënë edhe më të madhe sot 1 shtatori, kur Erioni do të duhej të ishte në banka, mes librave, shokëve e shoqeve që i donte shumë. Pranvera me lot në sy, rrëfen përgatitjet që gjithmonë i ka bërë me Erionin për procesin e fillimit të vitit shkollor.

“Vitin e kaluar ja kam ble fletoret kur ka fillu klasën e dytë, e në këtë vit jo se mendoj që vjen kthehet dhe del i zgjedh vet qysh i ka zgjedh gjithmonë. Librat ja kanë dhënë në shkollë, dhe shtatori për mu sot është shumë i vështirë, sepse gjithmonë kemi dal me të dhe pas pushimeve 2 mujore gjithçka i pëlqente po e marrë atë edhe këtë, dhe i zgjidhte me shumë dëshirë krejt fletoret dhe gjithmonë ja kam ble për një vit që t’i ketë rezerva. Dita e parë e shkollës shumë e vështirë, sigurisht që krejt nxënësit shkojnë në shkollë e ai nuk di. Unë mendoj që çdo minutë që vjen, vështirë është krejt shokët e tij nesër shkojnë në shkollë janë përgatit, e ai nuk dihet”, tha ajo.

E lodhur dhe e dërrmuar mundohet të bëjë çdo gjë që të kthej birin e saj aty ku e ka vendin, tek ajo, tek nëna. Sot ajo ka bërë një letër publike drejtuar burrit të saj Arbenit, ku ndër të tjera shkruan:

“Sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e III; të takohej me të gjithë shokët e shoqet që jam e bindur se i kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe e i mungojnë edhe sot. Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben? Në ndonjë shkollë të improvizuar, shkollë të ndonjë kampi refugjatësh, apo nuk do të shkoj fare në shkollë. Si është e mundur që lojërat dhe fotografit mbi tanke të jenë më të mira se lojërat dhe fotografitë në shkollë, pyet ajo duke për të shtuar: në traditën tonë burrëri është edhe pendimi, siç është edhe në fenë islame. Prandaj, bëhu burrë dhe kthema Erionin”, thuhet ndër të tjera në letrën publike drejtuar burrit të saj Arbenit, nga Pranvera.

Letër e hapur Arbenit,

Po të drejtohem ty dhe askujt tjetër me këtë letër të hapur. Arben sot është 1 Shtatori, ditë e Hënë, ora 8 në mëngjes, sot këtu është dita e parë e shkollës. E sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e lll. Të takohej me të gjithë shokët e shoqet që jam e bindur se i kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe e i mungojnë edhe sot.

Me çantën e mbushur plotë me libra e fletore të reja, sot unë apo edhe ti do të duhej ta dërgonim Erionin në Shkollë, duke parë fytyrën e tij të gëzuar dhe plotë hare se do ta takoj shoqërinë e klasës pas disa muajve të pushimit. Në cilën shkollë shkon tash Erioni, Arben?

Në ndonjë shkollë të improvizuar, shkollë të ndonjë kampi refugjatësh, apo nuk do të shkoj fare në shkollë. Edhe nëse shkon çka do të mësoj aty, për luftërat, për armët, për tanket si në atë fotografi, për fenë islame, për zotin, për xhihad…….mendon se Erioni do ti kuptoj të gjitha këto! Si është e mundur Arben, lojrat dhe fotografit mbi tanke të jenë më të mira se lojërat dhe fotografitë në Shkollë?

Si është e mundur Arben, mësimet për luftëra, tanke dhe xhihad, të jenë më të mira se mësimet për kafshët, natyrën, për sport e për art, çka do të mësojnë shokët dhe shoqet e Erionit në klasën e lll! Erioni në ditën e parë të shkollës do ti gëzohej shumë edhe teshave të reja që do t’ia blinim. Në bazë të fotografive Erioni kishte veshur një bluzë ushtarake. E din Erioni se kush i vesh bluzat dhe uniformat ushtarake, Arben?

Po, po e dinë, me zgjuarsinë e tij dhe inteligjencën po, por a do ta arrijë ta kuptoj ndonjëherë. E di se jeta e jonë së bashku ka pasur ditë të mira dhe jo aq të mira. Sidomos nga ajo kohë kur ti fillove ta praktikosh fenë dhe u përkushtove në fe. E di se tentimet e tua që të më bindësh të i përkushtohem fesë dhe të mbulohem ishin të panumërta me arsyetimin se kjo është e vetmja rrugë drejt zotit.

Por, ja që unë nuk munda të dal nga kjo që jam, të dua njerëzit, të dua familjen, të punoj pa u ndalur që nga mosha 18 vjeçare, të mundohem mos të bëj keq dhe të besoj në zot, po Arben unë besoj në zot. Unë prapë pas gjithë kësaj nuk hoqa dorë as nga ti. Pas gjithë këtyre unë prapë të besoja, siç të besova edhe atë ditë kur u nise për “Rugovë” me Erionin.

Më gënjeve Arben. Me gënjeve edhe kur më thoje se një mysliman nuk ikën nga kjo jetë me borxhe e me kredi. Më gënjeve Arben edhe kur më the se unë nuk do të iki për Siri pa iu rehatuar mirë ty dhe Erionin, pa i larë kreditë në bankë, si kredinë tënde ashtu edhe timen. Më mashtrove Arben. Më mashtrove keq. E unë nga sinqeriteti i madh të besova, të besova edhe atëherë kur të thirra sa ishe larguar me Erionin dhe më the se nuk ke shumë bateri. Por, nuk do ta besoja dhe mendoja kurrë se do të marrë një SMS nga ty se së bashku me Erionin ke merri në Siri.

Për një moment e tërë bota ishte mbi kokën time dhe çdo lëvizje më dukej se do të ishte fatale. Nuk doja ta besoja dhe i thirrja vetes të qetësohem se kjo mund të jetë vetëm një shaka nga ti. Një shaka e hidhur. Por, ja që ishte e vërtetë. Dhe nuk mund ta kuptoja siç nuk po mundet ta kuptoj as edhe një njeri i vetëm këtu.

Po më fajësojnë se unë nuk kam bërë aq sa duhet të ta ndaloj Erionin, por si ta ndaloj unë kur asnjëherë nuk do ta mendoja se një prind mund ta bëjë këtë kudo në botë e aq më pakë ti. Ti e doje Erionin si gjithë prindërit e tjerë fëmijët e tyre, por asnjëherë nuk do ta arrij ta kuptoj pse u dashtë ta merrje edhe Erionin me vete, në luftë, po po në luftë! Athu a do ta arrij ta kuptoj një ditë edhe Erioni këtë, athu a do të arrij të ta fal……

Po e di se ke folur për të shkuar atje muajve të fundit dhe me ke kërkuar që edhe unë të vijë. Më ke folur për jetën e mirë atje, për shtëpinë që do ta kemi, se atje do të jemi më afër zotit. Por, unë tani nuk po e shoh këtë, po shoh tanke, po shoh fëmijë të leckosur, të palarë, po shoh…….a thu po i sheh edhe ti këto tani Arben!

Nga 7 Korriku janë bërë 7 javë pa e parë Erionin dhe dëgjuar zërin vetëm njëherë për pakë sekonda. Janë këto plotë 7 javë ankth, Arben. Zgjohem në ankth e “flejë” me ankth. Athu si flenë Erioni, Arben. Apo ndoshta ai nuk është fare me ty, se ti je ende në ushtrime ushtarake atje. Me cilën familje shqiptare ndodhet Erioni atje? Kush është ajo nënë që ma ka zënë vendin këto ditë. A mundet ajo të kujdeset më mirë se sa unë për Erionin, Arben?

E pastron dikush Erionin atje? A ka ushqim të mjaftueshëm? A kërkon ndonjëherë Erioni të më dëgjojë zërin, apo të kthehet tek unë. Është vetëm 8 vjeç Erioni, Arben, mos më thuaj se jo! Thonë se tragjeditë janë të vështira, e sidomos kur janë fëmijët në pyetje, por kjo qenka edhe më e vështirë se një tragjedi!

Arben, tani e dinë të gjithë siç po e sheh se Erioni gjendet në luftë, pa dëshirën e tij dhe pa lejen time. Po e sheh se po të fajësojnë për këtë dhe shumë prej tyre të mllefosur edhe po i shprehin ndjenjat e tyre me mllef. Assesi s’po arrijnë ta kuptojnë pse?

Arben, kur dëgjoje hoxhallarët sa ishe këtu për luftën atje, për arsyet pse duhet shkuar, për arsyet se pse duhet me e marrë familjen dhe fëmijët, a i ke pyetur ndonjëherë, ku i kanë fëmijët e tyre këta, ku i kanë nipat e mbesat e tyre, në luftë?

Nuk e besoj…….Po Arben, jam gati të bëjë gjithçka nëse është e nevojshme, për ta kthyer djalin, vetëm më thuaj? Por, nëse vetëm pakë, të kujtohen ato ditët tona të mira, nëse vetëm pakë ia donë të mirën Erionit, që të ketë një të ardhme normale, ti kthehet shkollës, shoqërisë, gjyshit e gjyshes, familjes së ngushtë e të gjerë që po jetojnë edhe këta në ankth sikurse unë, kthema djalin Arben!
Në traditën tonë burrëri është edhe pendimi, siç është edhe në fenë islame.

Prandaj, bëhu burrë Arben, kthema Erionin!

E përlotur, por asnjëherë e dorëzuar! Pranvera. /RTK

Gashi: Zgjedhjet e reja, zhgënjim për popullin dhe ndërkombëtarë

0

IbrahimGashi-rektori UPNjohësi i rrethanave politike, Ibrahim Gashi, ka thënë se liderët e partive politike duhet të konsultohen ndërmjet vete para se të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit.

Ai në një intervistë për Epokën e Re ka thënë se dështimi i dytë eventual i konstituimit të Kuvendit do të ishte një zhgënjim i madh për qytetarët, për miqtë ndërkombëtarë dhe do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të reja për të cilat thotë se nuk janë të nevojshme.

Gashi ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeveri stabile e cila, sipas tij, duhet të ketë fuqi të mjaftueshme vendimmarrëse për të gjitha vendimet e rëndësishme për vendin.

Ai ka treguar se aktualisht është aktiv vetëm në jetën akademike, por ka thënë se është i gatshëm ta japë kontributin nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë në politikë.

Kadri Veselit jep intervistë në një medium anonim amerikan

0

Kadri VeseliPër politikanët kosovar si duket nuk është e rëndësishme për cilin medium dhënë intervista, mjafton të jetë medium evropian apo amerikan.

Një rast i tillë ka ngjarë dje me nënkryetarin e PDK-së, Kadri Veselin, i cili ka dhënë një intervistë për një medium amerikan të quajtur “New York News”, transmeton Veriu.info.

Nuk e mohojmë faktin që është medium, pasi që mund të jetë edhe medium i ndonjë rrugice të New York, se as lagjeje jo, kur kemi parasysh se lagjet atje kanë dhjetra mijëra banorë.
Në këtë intervistë Veseli flet për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, pastaj Samitin e sapo përfunduar të Berlinit, luftimi e korrupsionit, krijimin e qeverisë së re, e për gjëra të tjera.

Në një kërkim të thjeshtë që ka bërë portali Veriu.info, shihet se Veseli është këshilluar keq nga këshilltarët e tij, pasi që ky portal i quajtur “New York News” është aq i pa rëndësishëm në tregun medial amerikan, sa që në Facebook ka vetëm 1133 pëlqime, do të thotë njerëz që e përcjellin përmes Facebook-ut.

Pastaj, nëse kërkojmë në alexa.com shihet se është i ranguar në vendin e 11 milionë e gjashtëqind mijë, që përkthyer në vizita ditore në portal, i bie që nuk ka më shumë se 100-200 vizitor në ditë. Aq i pa rëndësishëm që është shihet edhe nëse kërkojmë në Wikipedia, ku kjo enciklopedi nuk ofron asnjë informacion për të.

Madje ky portal me datën 31.08.2014 (ditë kur u botuar intervista me Kadri Veseli), ka publikuar vetëm dy artikuj./Veriu.info/
Ja linku i intervistës: http://news-new-york-news.com/kadri-veseli-serious-efforts-for-integration-of-kosovo-into-the-european-union/

PDK dhe LDK po takohen, por jo zyrtarisht

0

HashimThaci-IsaMustafaPDK dhe LDK ende nuk janë takuar zyrtarisht për të shqyrtuar mundësinë e një koalicioni. Lutfi Haziri thotë se LDK pret që PDK-ja t’i bëjë ftesë për bisedë LAN-it dhe jo vetëm LDK-së, ndërsa Xhavit Haliti thotë se një koalicion me LDK-në është i mundshëm.

“Nuk mund të them se nuk ka të reja por mund të them se ne takohemi çdo ditë njëri me tjetrin dhe bisedojmë. Besoj që edhe brenda koalicionit paszgjedhor që është bërë, janë duke biseduar dhe janë duke e shqyrtuar mundësinë e vendimmarrjes në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë Haliti për RTK’ne.

Por, Lutfi Haziri nga LDK thotë se partia e tij tashmë është pjesë e një koalicioni së bashku me AAK-në dhe Nismën për Kosovën, andaj ai thotë se PDK-ja nëse dëshiron që të takohet me ta, ftesa duhet dërguar për të gjithë koalicionin dhe jo vetëm për LDK-në si subjekt politik.

“LDK-ja ka një koalicion dhe vepron ashtu, angazhohet si koalicion dhe vendos si koalicion dhe kjo është një gjë që përfundimisht PDK-ja ta kuptoj. Nuk ka më ftesa individuale, grupore, por ka ftesa të koalicionit. Ky është fakti dhe gjendja në të cilën sot jemi dhe duhet kuptuar realisht”, është shprehur Haziri.
Duke komentuar qëndrimet e deputetëve të Bllokut LDK-AAK-Nisma, Xhavit Haliti ka thënë se në politikë asnjëherë nuk ka jo, andaj ai thotë se një koalicion PDK-LDK është i mundshëm.

“Shumë herë politikanë të caktuar janë deklaruar me një jo të madhe në politikë, por nuk ka jo kurrë. Gjithçka është e mundshme dhe është i mundshëm edhe koalicioni PDK-LDK dhe është i mundshëm edhe koalicioni gjithëpërfshirës”, ka thënë Haliti.

Thaçi: Edhe ky vit shkollor do të shënohet me të arritura

0

Thaci-qeveriaProcesi mësimor do të fillon më një shator në të gjitha shkollat në Kosovë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015.

“Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira”, thuhet në një kumtesë të Zyrës së Kryeministrit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor”.

“Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë në moralin dhe misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri për të qenë konkurrentë në tregun e dijes dhe përgatitjes profesionale”.

“Urime fillimi vitit të ri shkollor”.

Vrasje e dyfishtë në Haraçinë të Shkupit

0

ArmaaaaNjë vrasje e dyfishtë ka ndodhur para pak çastesh në Haraçinë të Shkupit, kurse tashmë ky informacion tragjik është vërtetuar edhe nga disa medie prej organeve policore, raporton portali Almakos.

“Ngjarja e hidhur është lajmëruar nga vetë qytetarët e Haraçinës në polici. Ekipet policore janë nisur menjëherë për në vendgjarje, dhe tashmë i mbledhin dëshmitë. Për më tepër informata do të dalim gjatë orëve në vijim”, – thonë nga Minsitria e Punëve të Brendshme.

Siç merret vesh jozyrtarisht, ngjarja tragjike ka ndodhur kur dy vetura kanë qenë në lëvizje, dhe personat brenda tyre kanë filluar të krisin ndaj njëri-tjetrit, me ç’rast njëri ka mbetur i vdekur, përderisa tjetri ka luftuar për jetën në njërin nga spitalet e Shkupit por në fund ka vdekur.

“Qytetarët Aktiv për Prizrenin” nuk e njohin vendimin e Gjykatës së Prizrenit

0

qytetaret aktiv ne protestaaPërfaqësuesit e Grupit të “Qytetarëve Aktiv për Prizrenin” nuk e pranojnë vendimin qortues të Gjykatës Themelore në Prizren. Lirim Krasniqi, njëri nga organizatorët e protestave, tha se “Grupi i Qytetarëve Aktiv për Prizrenin”, vendimin e gjykatës e quan të papranueshëm, ngase ky vendim sipas qëndrimit të grupit përbën shkelje të të drejtave të njeriut.

“Qytetarët që kanë protestuar për dorëheqjen e Ramadan Mujes asnjëhere nuk e kanë prishur rendin publik dhe nuk kanë shkaktuar asnjë dëm material. Nga logjika e këtij vendimi i bie që qytetarët sa here që dalin për të protestuar kryejnë një vepër në kundërshtim me ligjin”, tha Krasniqi.

Gjykata Themelore e Prizrenit, u ka shqiptuar masën e Qortimit Gjyësor “Qytetarëve Aktiv për Prizrenin”, lidhur me protestat kundër kryetarit të kësaj komunë Ramadan Mujës.
Në aktvendimin e dërguar të premtën gjykata ka shpallur përgjegjës të pandehurit Nexhat e Nehat Nina, Abdullah Thaqi, Taulant Bytyqi, Shkelqim Berishe dhe Roland Sylejmani

“Të pandehurit janë përgjegjës për shkak se më 17 mars 2014, rreth orës 14:00, para residencës së Kuvendit Komunal të Prizrenit- para Shtëpisë së Bardhë, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, në atë mënyre që duke protestuar kanë bllokuar hyrjen kryesore të ndërtesës, duke mbajtur në duar letra të formatit A4 ku shkruhej… KOMUNA ËSHTË E JONA JO E KRIMINELËVE…RAMADAN DIL JASHTË dhe kohë pas kohe bërtisnin..EJANI BASHKOHUNI ME NE..etj”.

Sipas këtij aktvendimi protestuesit kanë kryer kundërvajtje kur nga ata është kërkuar ta debllokojnë hyrjen dhe një urdhër të tillë nuk e kanë përfillur.

Qortimi, është masa më lehtë që jep gjykata, me të cilin e qorton të pandehurin që në të ardhmen mos të kryej vepra të tilla. Në të kundërten nëse i pandehuri përsëritë vepren e njejëe, atehere kjo mund t’i merret si rrethanë rënduese.

Pas dënimit të kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë të akuzuarve tjerë në mars të këtij viti, një grup qytetarësh të organizuar, të cilët e quajtën veten “Grupi i Qytetarëve Aktiv për Prizrenin”, patën organizuar një protestë duke bllokuar hyrjen e Shtëpisë së Bardhë, e cila më vonë u pasua me pjesmarrje të madhe të qytetarëve në marshin protestues, kundër kryetarit Muja.Këtij marshi, përveç qytetarëve, i’ u bashkuan edhe partitë opozitare në Prizren./PrizrenPress.com/

Vorea Ujko për Enver Hoxhën

0

ujkooUjko e ka vizituar Shqipërinë duke ecur në tokat shqiptare, ndryshe nga De Rada i cili e ngriti gjithë letërsinë e tij për Shqipërinë përmes imagjinatës.
Studiuesi arbëresh, Agostino Giardano, thotë se në dorëshkrimet e mbetura nga poeti Vorea Ujko ka gjetur vargje ku i thurte lavde regjimit komunist

Çfarë këngësh/ midis malit dhe fushës/ këndova brenda makinës/ gjatë tërë udhëtimit… Vorea Ujko shkruan kështu në vargjet e fundit të poezisë natyra në Firmo, ku ndau jetën. Domenico Bellizzi zgjodhi pseudonimin Vorea Ujko për ta vënë në fund të poezive të tij të ndjera apo shkrimeve atdhetare përtej Adriatikut.

Sot Ujko radhitet përkrah poetëve më të rëndësishëm italio-shqiptarë të shekullit XIX së bashku me Girolamo De Rada (1814-1903) e Giuseppe Serembe (1844-1901). Vargjet e Voreas janë të lidhura ngushtësisht me eksperiencën e tij si arbëresh edhe pse nuk kanë ngjyrimet nacionaliste që gjenden te poetët e tjerë shqiptarë në Itali. Agostino Giardano është njohur me Ujkon fillimisht përmes vargjeve.

I tërhequr nga stili i tij i ndjerë Giardano i ka kushtuar studime të tëra veprës së arbëreshit. Letërsia arbëreshe dhe personazhe që e bënë këtë letërsi kanë qenë në qendër të kumtesave të mbajtura në Prishtinë gjatë ditëve të Seminarit të Albanologjisë.

Një kumtesë mbi veprat e Vorea Ujkos nga poeti dhe studiuesi Agostino Giardano ka sjellë debate në konferencë. Giardano ka treguar se në dorëshkrimet e Ujkos kishte gjetur shkrime që i thurnin lavde Enver Hoxhës, dhe kishte qenë në mëdyshje në duhet t’i botonte apo jo. “Një kopje të dorëshkrimeve e kishte Lidhja e Shkrimtarëve të Tiranës”, është shprehur Giardano, i cili ka shtuar se në letërsinë e pas Domenico Bellizzi, përveç mallit për Shqipërinë dhe vargjeve për Enver Hoxhën gjen dhe kuptimin e fjalëve liri, demokraci dhe pavarësi. “Shqiptarizmi i tij fillon aty ku përfundon arbëreshizmi i Jeronin de Radës”, – është shprehur studiuesi Giardano. Kumtesa e studiuesit arbëresh ka ngjallur debate mes studiuesve në Konferencën e Albanologjisë, mbi adhurimin që poeti arbëresh ka shprehur për Enver Hoxhën, duke qenë se ka qenë edhe prift dhe dihet qëndrimi që komunizmi në Shqipëri mbajti ndaj fesë. Sipas Giardano-s, Ujko ka qenë gjithnjë në kundërshti mes poetit dhe priftit.

Ujko e ka vizituar Shqipërinë duke ecur në tokat shqiptare, ndryshe nga De Rada i cili e ngriti gjithë letërsinë e tij për Shqipërinë përmes imagjinatës. / KultPlus.com

Vdekja e akademik Demirajt, humbje e madhe për albanologjinë

0

shaban demirajPresidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka thënë se lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Shaban Demiraj është një humbje e madhe për gjuhën dhe albanologjinë shqiptare. Ndësa kryeministri Hashim Thaçipërmes një telegrami ngushëllimi ka theksuar se akademik Demiraj ka qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë

Në varrezat e Sharrës në Tiranë do të prehet përgjithmonë akademiku dhe albanologu i njohur shqiptar , veterani Shaban Demiraj.

Ai vdiq të shtunën në moshën 94 vjeçare. Në nderim të jetës,veprës dhe figurës së akademikut Shaban Demiraj sot paradite janë organizuar homazhe në sallën “Aleks BUDA” në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë. Ndërkohë që mesazhe ngushëllimi për familjen Demiraj kanë arritur nga të dy anët e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut dhe gjuhëtarit të shquar, Shaban Demiraj. Ai ka thënë se lajmi i ndarjes nga jeta i Profesor Shaban Demiraj e ka prekur jashtëzakonisht thellë dhe është një humbje e madhe për gjuhën dhe albanologjinë shqiptare.

Profesor Shabani e vuri të gjithë jetën e tij në shërbim të shkencës shqiptare, duke u bërë një nga figurat më të shquara të saj dhe duke lartësuar me veprën e tij emrin e gjuhës shqipe. Për afro gjysmë shekulli emri i tij u radhit me dinjitet krahas emrave të Eqerem Çabej, Aleks Budës, etj., në çdo skaj të botës shqiptare dhe më gjerë, ku filologjia shqiptare u paraqit me dinjitetin e saj shkencor. Duke ndarë me ju, të dashurit e tij, dhimbjen time më të thellë, jam i bindur se kujtimi dhe vepra e tij monumentale në fushën e gramatikës historike të gjuhës shqipe dhe historisë së saj do të mbeten një pasuri e përjetshme për të gjithë kombin shqiptar” ka theksuar presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani

Edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi,i ka shprehur ngushëllime familjes me rastin e vdekjes së akademikut Shaban Demiraj duke theksuar se vdekja e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt është humbje e madhe për familjen Demiraj, për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe për botën intelektuale shqiptare përgjithësisht.

“Akademik Shaban Demiraj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e studimeve gjuhësore, duke qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë” , ka thënë Thaçi duke shtuar se akademik Demiraj ka lënë pas një trashëgimi të çmuar shkencore si autor librash dhe studimesh shumë të vlefshme për shkencën e albanologjisë./KultPlus.com

Mbreti Zog shpenzoi 20 mijë napolona ari për dasmën dhe për 10-vjetorin e monarkisë

0

Dasma e ahmet zogutNë Parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 31 marsit 1991, është ngritur një komision i posaçëm për të verifikuar Thesarin e Shtetit nga viti 1938-1990. Komisioni i Verifikimit të Thesarit përbëhej nga nëntë anëtarë. Blerim Çela, kryetar, si dhe anëtarët me deputetë të forcave të ndryshme parlamentare, si: Shkëlqim Cani, sot ministër i Financave në qeverinë Rama; Gëzim Luli, Thoma Miço, Vehbi Gruda, Qemal Disha, Teodor Keko, Sami Kushta dhe Behadir Bakalli. Në raportin final të gjetur ekskluzivisht nga gazeta “Shqip”, bëhet e ditur se si kanë vepruar regjimet e ndryshme në Shqipëri, ai i monarkisë dhe komunist mbi Thesarin e Shtetit për gjatë 52 viteve. “Shqip” po boton dokumentin e firmosur nga të gjithë anëtarët.

Raporti i komisionit

Detyra tepër e rëndësishme që na u ngarkua për verifikimin e Thesarit të Shtetit, nuk mund të realizohej pa u kthyer prapa në verifikimin e dokumentacionit të viteve ‘30. Materiali, pasi u pa në komision, u konsultua me Drejtorinë e Përgjithshme të Bankës së Shtetit, si dhe me Ministrinë e Rendit Publik.

Gjatë punës sonë patëm disa vështirësi si: 1. Dokumentacioni i arkivit të MPM nuk u kontrollua plotësisht, pasi u ra dakord midis dy palëve që të mos shihej gjithçka, për shkak të ruajtjes së sekretit të punës operative të MPM. Pasi u lexua në MRP i gjithë materiali dhe u panë mospërputhje shifrash për arin e dorëzuar në Thesar, u ra dakord që të jepej i gjithë dokumentacioni për verifikimin e komisionit dhe personave që do të ngarkojë ky komision me vendim të Parlamentit. Procesverbalet që na u vunë në dispozicion nga MRP-ja ishin me komision të njëanshëm, meqë nuk kishin firmën e të sekuestruarit, por vetëm firmën e oficerëve ose policëve të ish-MPM, çka nuk mund të pasqyrojë realitetin, sepse procesverbalet e njëanshme janë të kundërligjshme, ndërsa ato të dyanshmet janë të sakta dhe të ligjshme. Këto që përmendëm janë tepër të rëndësishme për të nxjerrë në dukje enigmën e arit shqiptar e që me dokumentacionin që grumbulluam e përpunuam, do t’i argumentojmë më poshtë; që sasitë e arit të sekuestruara e të stolive e metaleve të çmuara nuk janë pasqyruar realisht dhe nuk janë derdhur në Thesarin e Shtetit.

Por nuk jemi në gjendje të argumentojmë se sa ar nuk është futur në thesar dhe se ku ka vajtur ai.

2. Dokumentacioni i Arkivit të Shtetit u kontrollua nga revizorët e Ministrisë së Ndërtimit, të cilët kanë përballuar një volum pune tepër të madh prej mijëra faqesh e sidomos të koklavitur, për të cilin ndihmuan shumë dhe punonjësit e Arkivit të Shtetit.

3. Si në Thesarin e Shtetit, ashtu dhe në arkivin e MPMBr mungojnë respektivisht dokumentet kontabile e procesverbale të viteve 1946-1952 dhe 1945-1946, kur dihet që këto kanë qenë ndër vitet më të rëndësishme të sekuestrimeve. Për këto vite jepet një shifër totale që nuk dokumentohet se nga vjen e në ç’sasi.

4. Për të sqaruar problemin e sekuestrimeve, meqë procesverbalet kanë qenë të njëanshme, u dha njoftim në datë 03.07.1991 në radio, TV e shtyp, që personat e sekuestruar të sjellin një dëshmi, dokumente e deklarata për arin që iu mor forcërisht nga pushteti komunist. Në fakt, kanë ardhur rreth 90 vetë në një kohë që janë sekuestruar 1700.

5. Në datën 11.07.1991, i kërkuam Ministrisë së Rendit Publik dhe Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, që të na vihen në dispozicion dokumentet e nxjerra nga dosjet gjyqësore për sekuestrimet e arit. Gjykata e lartë na u përgjigj se nuk disponon dosje të tilla, ndërsa Ministria e Rendit Publik, na i vuri në dispozicion (aq sa pa ajo të arsyeshme për mosnxjerrje sekreti dhe me shkresën nr. 196/2, datë 5.XI.1991 na dha disa dhjetëra dosje me qindra mijë fletë e procesverbale të njëanshme, siç e përcaktuam më lart.

6. Në muajin shtator të vitit 1991, përfundoi akt-kontrolli i dokumentacionit të Thesarit, nga i cili rezultojnë kalime ari nga Thesari për ministritë e ndryshme pa përcaktuar qëllimin e kalimit të këtyre sasive. Me shkresën nr. 1353, datë 19.9.1991, u kemi kërkuar ministrive të na jepnin përgjigje me dokumente se për ç’arsye është përdorur ari prej tyre. Asnjë ministri nuk na u përgjigj, përveç Ministrisë së Rendit Publik dhe SHIK-ut në datën 10.10.1991, ku thonë, se në dokumentet që janë njohur edhe nga Komisioni i Thesarit, nuk gjenden dokumente që bëjnë fjalë për tërheqje ari. Për tërheqjet që Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë në Thesarin e Shtetit, thuhet në shkresën e tyre, se nuk jemi në gjendje të bëjmë verifikimin e shpenzimeve, pasi afati i ruajtjes së dokumenteve financiare ka qenë 10 vjet.

7. Ne si komision (pamë me sytë tanë) Thesarin e Shtetit në Tiranë. Në vendet e tjera, ku ky thesar ruhet nga organet e Punëve të Brendshme, nuk shkuam. Në Drejtorinë e Thesarit na u tha që dokumentacioni për sasitë e thesarit të vendeve të tjera të fshehta ndodhet pranë asaj drejtorie, e cila na dha vetëm shifrën totale në ton të arit e argjendit më 31.12.1990. Pra, siç shihet, vështirësitë e zgjidhjes së enigmës së arit janë të mëdha, por ne me ato dokumente që na u vunë në dispozicion dhe duke përdorur deduksione logjike e ekonomike, do të pasqyrojmë gjithçka mundëm të evidentojmë për sqarimin sadopak të këtij problemi madhor. Në vitin 1922, u ngarkua nga Lidhja e Kombeve të Bashkuara profesori Kalmes për t’i paraqitur një raport të hollësishëm Komisionit Financiar të Lidhjes, ku, midis të tjerave, thuhej: “Shqipëria posedon një stok të rëndësishëm metalesh të çmuara të vlerësuara nga 50 milionë deri në 100 milionë franga ari, pa marrë parasysh arin e investuar në stoli. (Dosja nr. 2 e fondit të Bankës së Shtetit).

faksimile-1E njëjta gjë konfirmohet në librin e financës dhe kreditit të RPSH-së, ku thuhet se në atë kohë (vitet 1922-1925) në Shqipëri, pa përfshirë stolitë, kishte në qarkullim e në Thesar 100 milionë franga ar, përveç që nga të mërguarit dërgoheshin 6 milionë dollarë në vit. Po të konvertojmë minimumin e këtyre monedhave, që janë 50 milionë copë me peshën në gram të çdo cope, del se në Shqipëri ka pasur 320 tonë ar. Më 31.12.1933, sipas dokumenteve të Arkivit të Shtetit, në Shqipëri kishte në thesar 12 165 000 franga ar kartëmonedhë që mbulohej nga 7225 mijë franga ar ose 361 mijë napolona flori, baras me 2,3 tonë ar, që do të thotë se çdo frang ar kartëmonedhë mbulohej me 59% ar metalik. Banka Kombëtare shqiptare, mbajti një sasi më të vogël monedhe në qarkullim sesa e kërkonin nevojat e vendit, duke e justifikuar me pretekstin e sigurimit të monedhës. Si pasojë e kësaj politike deflacioniste, u ndie vazhdimisht mungesa e parave në qarkullim dhe u rrit artificialisht fuqia blerëse e frangut letër. Kjo vërtetohet me bilancin e vitit 1938, ku nga 12 165 mijë franga ar kartëmonedhë në vitin 1933, më 31.12.1938 kishte në qarkullim 10 529 mijë franga ar letër që mbulohej nga 7 574 mijë franga ar të konvertuara me kursin 1 napolon me 20 franga ar, del 378 mijë napolona flori ose 2,4 tonë thesar ose 71% mbulim. Si pasojë e kësaj politike, u nxit dalja në qarkullim e në treg e arit dhe argjendit, i cili u tërhoq nga Banka Kombëtare dhe u vendos në Itali. Gjithashtu në atë periudhë u ndoq një politikë e kufizuar krediti nga Banka Kombëtare, e cila lejoi që kreditori kryesor në Shqipëri të mbetej fajdexhiu, që shfrytëzonte popullin duke dhënë kredi (ose para me fajde) me interesa tepër të larta. Në atë periudhë fshatarësia u diskriminua e u varfërua nëpërmjet një politike çmimesh tepër të ulëta për produkte bujqësore e blegtorale që nuk stimuluan rritjen e tyre e të zhvillimit të bujqësisë në tërësi. I njëjti fenomen u vërtetua edhe gjatë viteve të pushtetit komunist e për fat të keq edhe tani, ç’ka pengon zhvillimin e bujqësisë dhe nuk ndalon eksportin e paligjshëm të prodhimeve bujqësore e blegtorale veçanërisht në Greqi, ku çmimi i blerjes së tyre është shumë më i lartë se në Shqipëri. Liberalizimi i çmimeve të këtyre prodhimeve sipas kërkesës së tregut dhe rritja e pagave të punonjësve në proporcion të drejtë me rritjen e indeksit të çmimeve bujqësore do të nxisë prodhimin në fshat, të mbushë tregun pa prekur nivelin e jetesës së qytetarëve.

Përveç 2.443 kg ar që mbulonte 12 165 000 franga ar kartëmonedha në Shqipëri e që kjo sasi ari ndodhej në Itali, në duar të popullatës kishte sasi të konsiderueshme ari, një pjesë e të cilit u thith nga mbreti Zog me uljen e fuqisë blerëse të lekut shqiptar. Kështu, 20 franga ar letër ishte e barabartë me 100 lekë, ndërsa një napolon ar ishte i barabartë me 99 lekë. Populli dhe tregtarët kishin më tepër leverdi në atë kohë kthenin napolonin ar në franga ar letër.

Me aktin nr. 7866/2, datë 23.10.1937, ishte çelur pranë Bankës Kombëtare lokale, për llogari të oborrit mbretëror të mbretit Zog: “Llogari relative e pafrytshme metal-ar në roje”, në të cilin herë pas here futeshin dërgesa ari prej të ardhurave doganore nga kursi më i ulët i këmbimit me kartëmonedhë. E gjithë sasia e arit e depozituar në këtë llogari që nga 23.10.1937 e deri më 05.02.1939, zë shumën 643 535 franga ari e barabartë me 32 426 napolona ari, ose 209,2 kg ar. Prej këtyre janë përdorur 200 mijë franga ari ose 20 000 napolona ari që u shpenzuan nga mbreti Zog me rastin e martesës së tij dhe me kremtimin e 10-vjetorit të monarkisë. Mbetja prej 448 535 franga ari sipas deklarimeve të ish-ministrit të Financave, Kol Thaçi, ishin për llogari të mbretit Zog. Me autorizimet, 2031/65 dhe 2031/79, përkatësisht të datave 31.03.1939 dhe 03.04.1939 të ish-ministrit të Financave, Kol Thaçi, u tërhoqën nga Banka monedhat në depozitë prej 448 535 frangash ari, me urdhër që të mbaheshin të gatshme kundrejt një kërkesë të papritur që mund të bëhej nga mbreti Zog. Në mbrëmjen e datës 6 dhe përfundimisht në mëngjesin e datës 7 prill 1939, me urdhër të ish-ministrit Kol Thaçi, e gjithë sasia prej 448 535 frangash ari t’i dorëzohej në dorë vetë mbretit Zog. Ja si e përshkruan drejtori i Thesarit, z. Kel Naraçi, në relacionin nr. 73/1, Prot. datë 05.06.1939 grabitjen e arit nga mbreti Zog: I nënshkruari (Kel Naraçi) dhe arkëtari i përgjithshëm, z. Ramadan Berberolli, pritshin në zyrë sipas telefonatës së ish-kryeministrit. Mbas pak minutave arriti në bankë një automobil i pallatit i shoqëruar nga dy ushtarë e një toger i gardës i quajtur Selim Gjoçi, i cili me një sjellje të ngutur e prepotente ftoi nënshkruesin (Kol Naraçi) dhe arkëtarin e përgjithshëm, z. Ramadan Berberolli, që ta shoqëronin deri te mbreti Zog me të gjithë gjendjen e monedhave të arit që u nxor nga arka nën vrojtimin e togerit Selim Gjoçi e u fut në çanta në sasinë e treguese më sipër (448 535 franga ari)…