Home Blog Page 8162

Muzika, shëtitje e ndjenjave nëpër kohë

0

Endrit HyseniQë nga mosha e hershme ka filluar të merret me muzikën, të cilën e konsideron edhe si mikeshë që e shoqëron në çdo moment. Është ky këngëtari më i ri në skenën e muzikës shqipe Endrit Hyseni, i cili në një intervistë për gazetën Tribuna ka folur për ëndrrat e tij si artist, sportin e preferuar dhe shumëçka tjetër.

Ka të realizuara vetëm dy këngë, mirëpo Endrit Hyseni premton që do të krijojë edhe shumë këngë të reja për fansat e tij. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ai ka thënë se është ndjerë shumë i lumtur që zëri i tij është vlerësuar nga një artist siç është këngëtari Alban Skenderaj dhe po ashtu ka theksuar se kjo gjë e motivon atë që të ngjitet drejt shkallëve të konkursit muzikor ‘X- Factor Albania’. Endriti po ashtu ka pranuar që këngët e tij do t’i grumbullojë në album dhe nuk e përjashton mundësinë e pjesëmarrjes në festivale.

Tribuna: Që sa kohë merreni me muzikë?
Hyseni: Me muzikë merrem që nga fëmijëria , thjesht kënga dhe muzika për mua është një relaksim i shpirtit , shëtitje e ndjenjave nëpër kohë të ndryshme që me sjelle nostalgji dhe me kujton ngjarje të kaluara të shoqëruar me kujtime të bukura në faza të ndryshme të jetës, ajo është mikeshë në çastet e gëzimit , dëshpërimit , lëndimit , ndjenjës së dashuruar. Qysh si fëmijë kam kënduar në shkollë kam marrë pjesë në shumë gara të ndryshme që janë zhvilluar në qytetin tim si dhe pas çdo suksesi natyrisht që edhe çmimet vijnë vet.

Tribuna: Kush e ka zbuluar talentin tuaj?
Hyseni: Talentin tim për muzikë së pari e kanë vërejtur prindërit e mi të cilët janë motivi im kryesor për sukseset e mia të mëtutjeshme, pastaj edhe profesori i muzikës i cili më mësonte për hapat e tjerë në lidhje me muzikën.

Tribuna: Cilin zhanër muzikor preferoni të këndoni?
Hyseni: Ka shumë zhanre të muzikës që janë mjaft të mira mirëpo zhanrin në të cilin ndihem më rehat është roku dhe balada.

Tribuna: A jeni duke punuar në ndonjë këngë të re? Nëse po, a do i realizoni klip?
Hyseni: Kam realizuar dy këngë të mia që quhen ‘Shpirti Im’ dhe ‘Eja Më Merr’ me të cilat jam ndjerë shumë i kënaqur, sa i përket këngës së re ajo natyrisht se do të dalë në muajt në vijim, ndërsa me klip nuk e di ende mirëpo shpresoj që shumë shpejtë do vijë edhe ndonjë klip .

Tribuna: Me kë bashkëpunoni për tekstet, muzikën dhe orkestrimin e këngëve?
Hyseni: Shpeshherë kam shkruar tekste vetë dhe melodinë e kam realizuar me anë të kitarës, kurse për të dyja këngët e mia muzikën dhe orkestrimin e këngëve e ka bërë Armend Gjoni.

Tribuna: A mendoni të bëni bashkëpunime me këngëtarët e tjerë? Nëse po, me kë keni dëshirë të bashkëpunoni?
Hyseni: Në të ardhmen shpresoj të bashkëpunoj me ndonjë këngëtar sepse gjithmonë puna në grup është e suksesshme. Dëshira ime më e madhe është të bashkëpunojë me Alban Skenderaj sepse ai është këngëtari im më i preferuari, ai është këngëtar i cili i përmbush të gjitha vetitë e një artisti.

Tribuna: Si jeni ndjerë në momentin kur Alban Skenderaj ka shpërndarë ‘coverin’ e këngës së tij të kënduar nga ju?
Hyseni: Ndjehem mjaft i lumtur dhe i emocionuar që Albani ka vlerësuar zërin tim dhe ka publikuar ‘coverin’ e këngës ‘Ata Sy’ të cilën e kam interpretuar unë. Është diçka e pa përshkueshme, një emocion shumë i rrallë. Kjo gjë më ka nxitur të mendoj që të marrë pjesë edhe në X Factor Albania , sepse dihet që Albani është njëri nga anëtarët e jurisë dhe do më pëlqente shumë që të punojë më të.

Tribuna: A mendon që në të ardhmen me marrë pjesë në festival?
Hyseni: Mendoj që po, besoj që do të marrë pjesë në një ndër festivalet me të mëdha që organizohen në trojet shqiptare e që është ‘Kënga Magjike’.

Tribuna: A jeni simpatizues i sportit apo kinematografisë?
Hyseni: Jam simpatizues mjaft i madh i sportit në veçanti futbollit dhe ekipi im i preferuar është Real Madridi, më pëlqen shumë edhe bota e filmit, shikoj filma mirëpo më shumë e dua sportin.

Tribuna: Ku e shihni veten pas 10 viteve?
Hyseni: Veten time në te ardhmen e shoh me shumë obligime, projekte të ndryshme ndoshta edhe me realizimin e një albumi.

Tribuna: A mendon se muzika do të jetë profesioni i juaj në të ardhmen?
Hyseni: Muzikën e kam më shumë si hobi , tash jam duke i ndjekur studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe besoj që ky do të jetë profesioni im për të ardhmen.

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosur

0

te burtgosurit rus dhe ukraineMediat ruse raportojnë se Ukraina ka dorëzuar dhjetë paratrupa të kapura ruse, ndërsa Rusia ka kthyer 63 ushtarë ukrainas, të cilët kanë kaluar në territorin e saj javën e kaluar.

Zëvendëskomandanti i paratrupave ruse, gjenerali Aleksei Ragozin, ka thënë se shkëmbimi i të burgosurve ka ndodhur pas “negociatave të vështira”.

Ukraina ka thënë javën e kaluar se ka kapur dhjetë paratrupa ruse dhe i ka prezantuar ata para mediave si dëshmi se ushtria ruse është duke luftuar së bashku me rebelët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Rusia ka thënë se paratrupat e saj kanë kaluar gabimisht kufirin.

Vetëvendosje! në Malishevë akuzon Ragip Begajn për politizim të arsimit

0

VV ne malisheve 1Lëvizja Vetëvendosje! në Malishevë ka akuzuar kryetarin e Komunës Ragip Begajn se ka përzgjedhur politikisht drejtorët e rinj të shkollave. Sipas VV-së, Begaj po ashtu punësimet në arsim po i bënë me direktiva të partisë.

“Vetëvendosje me kohë ka tërhequr vërejtjen se kryetari Begaj dhe drejtori i Arsimit Blerim Thaçi po i zbatojnë direktivat e partisë për punësim në sektorin e arsimit. Përzgjedhja e shumë drejtorëve të ri mbi baza partiake, largimi i ish-drejtorëve ende pa ju përfunduar kontrata, rekrutimi i stafin mësimor në kundërshtim me procedurat dhe kriteret profesionale, vazhdimi i praktikave të ushtruesve të detyrës në disa shkolla tregon se në Malishevë nuk ka ndryshuar asgjë për mirë, përkundrazi në Malishevë po vazhdohet të stërkeqësohet situata në arsim dhe jo vetëm”, thuhet në reagimin e VV-së në Malishevë.

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Malishevë ka ndjekur me shumë vëmendje tërë procesin e punësimeve në sektorin e Arsimit që nga shpallja e vendeve të punës deri te pranimi i përzgjedhjes së personelit të ri arsimor. Në bazë të gjetjeve që janë lehtë të dokumentueshme ka vërejtur një numër të madh shkeljesh flagrante të cilat fillojnë nga aspekti procedural deri tek shkeljet e së drejtës dhe barazisë në konkurse dhe punë.

“Largimi nga vendet e punës dhe zëvendësimi me militantë partiak i profesorëve e arsimtarëve është shpërfaqja më e saktë e mashtrimit që i është bërë qytetarëve të Malishevës se gjëja do të ketë ndryshim. Qytetarët e Malishevës ende i kanë të freskëta premtimet për arsim të pa partiakizuar e sot me veprimet e tij”

“Kryetari Begaj dhe bashkë partiakët e tij po e shkatërron atë. Sot përmes kësaj komunikate dëshirojmë të informojmë publikun dhe të gjitha organet shtetërore se spastrimi politikë që po ndodhë në Malishevë është i papranueshëm dhe joligjorë. Ne i inkurajojmë të gjithë ata të larguar padrejtësisht nga puna, që të vazhdojnë betejën për drejtësi dhe barazi”.

Shkeljet që VV ka arritë t’i evidencojë janë:

– Paneli intervistues është udhëhequr në mënyrë jo profesionale nga shefi i DKA Halim Hoti i cili përveç që ka “rehatuar” fëmijët e tij në sektorin e arsimit ai është kujdesur për injorimin, nënçmimin dhe dekurajimin e të gjithë aplikantëve. Ky panel është udhëhequr nga interesi dhe dirigjimi partiak, dëshmi për këtë është lista e të përzgjedhurve dhe forma e intervistimit duke bërë vetëm turbo-intervista një minutëshe, në kundërshtim me ligjet, udhëzimet administrative dhe procedurat e intervistimit.

– Pranimi i drejtorëve pa diplomë Universitare, duke i përjashtuar drejtorët që kanë pasur kualifikim përkatës.

– Caktimi i ushtruesve të detyrës së drejtorit të personave të pa kualifikuar e deri tek personat që janë nën hetime për vjedhje.

– Pranimi i stafit arsimor në baza tërësisht partiake dhe familjare duke i larguar dhe duke mos i pranuar aplikantët me diploma dhe përvojë përkatëse, ky fenomen është paraqitur në dhjetëra raste ku struktura e Nismës në Malishevë është përfshirë në selektime informale të stafit që në kushte normale do të duhej të ishte profesional e jo partiak.

– Rasti kur është përjashtuar drejtori edhe pse ka kualifikimin, madje është duke ndjekur edhe doktoraturën dhe shumë raste ku konkursi për lëndët e caktuara nuk është shpallur fare me qëllim të ruajtjes së vendeve të punës militantëve partiak.

“Dhe rasti më eklatantë është caktimi për Ushtrues Detyre i drejtorit të Gjimnazit “HAMDI BERISHA” i personit që ka disa lëndë në organet e drejtësisë, nga dyshimet për keqpërdorim të votave, keqpërdorim të pozitës nga falsifikim deri të vjedhjet. Ky është një nga skandalet dhe fyerja më të mëdha që i bëhet stafit të kësaj shkolle që dikur ishte krenaria e Malishevës dhe të gjithë qytetarëve të Malishevës”./PrizrenPress.com/

Nuset nga Shqipëria të martuara në Prizren, bëhen kosovare

0

Prizreni-qendra11 persona, kryesisht femra nga Shqipëria janë bërë kosovare. Ato janë të martuara në Prizren, ndërsa me noterizim kanë fituar shtetësinë e Kosovës, gjatë vitit 2014.

Sipas zyrtarëve 96 prizrenas të tjerë kanë hequr dorë nga shtetësia kosovare, pasi kanë aplikuar në vende tjera, në të cilat ata tashmë punojnë e jetojnë, shkruan Zëri.

Salihaj synon të jetë prapë pjesë e qeverisë

0

Adem Salihaj-ldkIsh-zëvendëskryeministri në qeverinë Haradinaj gjatë vitit 2004, ka shprehur ambiciet e tij për të qenë sërish pjesë e kabinetit të këtij të fundit, nëse arrihet të jetësohet Qeveria e koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma. Adem Salihaj, i cili në zgjedhjet e 8 qershorit u zgjodh deputet nga radhët e LDK-së, ka deklaruar për “Botapress” se me kënaqësi do të pranonte ftesën e partisë që sërish të jetë pjesë e ekzekutivit.

Por, fillimisht ai kërkon që të qartësohen disa gjëra. E para, sipas tij, qeveria do të duhej t’i kishte të qarta synimet e saj. E një nga synimet të jetë luftimi i dukurive negative dhe arrestimi i i gjithë kryesve të krimeve.

“Nëse kjo qeveri e lë krimin dhe korrupsionin të qetë, nëse i lë të qetë ata që kanë kryer krime, janë pasuruar me krime, kontrabandë, korrupsion e hajni dhe bashkëjeton me ta, sikur nuk ka ndodhur asgjë, në stilin ‘hajde të vazhdojmë të qeverisim qetë, pa arrestime, se po i prishet imazhi Kosovës’, atëherë, të them sinqerisht, nuk kam çka kërkoj në një qeveri të tillë, sepse në fakt, nuk do të arrihej asgjë. Kosova nuk mund të ecën përpara me gjithë këtë krim, korrupsion, kontrabandë e hajni të pafund, të cilat i janë varur në qafë dhe po e fundosin atë, me të gjithë ne që jetojmë këtu”, ka thënë Salihaj, duke shtuar se do të ishte një vendosmëri që të bëhej një kthesë serioze dhe të luftohet gjithë kjo e keqe që ka kapluar Kosovën.

“Po qese, në anën tjetër, do të ishte një vendosmëri që të bëhej një kthesë serioze dhe të luftohet gjithë kjo e keqe që ka kapluar Kosovën, atëherë unë jam i gatshëm që të marrë përgjegjësitë e duhura në këtë qeveri dhe besoj se mund të jap kontribut serioz për luftimin e së keqes dhe për ta kthyer më në fund Kosovën për së mbari”, është shprehur Adem Salihaj.

Xhihadistët, brenda një muaji në Evropë

0

Mbreti Abdullah i Arabisë SauditeNëse bota injoron xhihadistët, ata do të mbërrijnë në Evropë brenda një muaji, dhe në Amerikë një muaj më pas, e ka paralajmëruar Perëndimin mbreti saudit, Abdullah.

Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka paralajmëruar se Perëndimi do të jetë caku i ardhshëm i xhihadistëve që po luftojnë në Siri dhe Irak, nëse nuk ndërmerren masa “të shpejta”.

“Nëse ne i injorojmë ata, unë jam i sigurt se ata do të mbërrijnë në Evropë brenda një muaji, dhe në Amerikë një muaj më pas”, ka thënë ai, sipas të përditshmes Asharq al-Awsat dhe televizionit Al-Arabiya. “Terrorizmi nuk njeh kufi dhe rreziku i tij mund të prekë disa vende jashtë Lindjes së Mesme”, ka thënë mbreti, duke folur në një ceremoni mirëpritëse për ambasadorët e rinj në vend, duke përfshirë një emisar të ri nga aleatët e sauditëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Grupi xhihadist Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (ISIS) ka ngjallur shqetësime të gjera teksa ai po avancon në Siri dhe në Irak, duke vrarë disa qindra njerëz, madje edhe me prerje të kokave.

Mungesa e reagimit do të ishte “e papranueshme” përballë këtij fenomeni, ka deklaruar mbreti saudit, Abdullah. “Po shihni se si ata (xhihadistët, v.j.) po presin koka dhe po i detyrojnë fëmijët që t’i ekspozojnë kokat e prera në rrugë”, është shprehur Abdullah, duke dënuar “mizorinë” e veprimeve të tilla. “Ju tashmë e dini se çfarë kanë bërë ata, dhe se çfarë do të bëjnë ata në të ardhmen. Unë po ju kërkoj juve që t’ia transmetoni këtë mesazh udhëheqësve tuaj: ‘Luftojeni terrorizmin me forcë, me arsye dhe me shpejtësi!’”, ka deklaruar mbreti i Arabisë Saudite.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ende nuk ka vendosur nëse vendi i tij duhet të ndërmarrë sulme kundër pozicioneve që mbahen nga ISIS në Siri, pas sulmeve ajrore amerikane ndaj aktiviteteve të grupit xhihadist në Irak. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, të premten ka bërë thirrje për një koalicion global për t’iu kundërvënë “agjendës gjenocidale” të ISIS-it.

Në një shkrim në New York Times, Kerry ka thënë se ai dhe sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel, do të takohen me homologët e tyre evropianë në margjinat e një samiti të NATO-s në Uells, javën e ardhshme, për të ofruar ndihmën e tyre. Më pas, ata do të udhëtojnë drejt Lindjes së Mesme për të siguruar mbështetje “në mesin e vendeve që janë më të rrezikuarat drejtpërdrejt”.

“Me një reagim të përbashkët, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, dhe me koalicionin më të gjerë të mundshëm të vendeve, kanceri i ISIS-it nuk do të lejohet të përhapet në vendet e tjera”, ka thënë Kerry në një kolumne të botuar të premten në të përditshmen prestigjioze amerikane.

Seminari mbyll 40 vjet

0

Seminari per gjuhenNë dy ditët e fundit të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, janë mbajtur sesioni shkencor i letërsisë me temë “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha” dhe sesioni shkencor i gjuhësisë që këtë vit kishte temën “Gjuha shqipe dhe ideologjia”. Në të dy sesione të gjuhës e të letërsisë, që tradicionalisht mbahen në fund të Seminarit dhe e mbyllin atë, studiuesit kanë paraqitur kumtesat mbi temat e caktuara.

Studiuesit me emër, si: Kujtim M. Shala, Basri Çapriqi, Osman Gashi, Bajram Kosumi, Milazim Krasniqi, Adem Jakllari, Eldon Gjikaj, Anton Berishaj, Vjollca Osja, Viola Isufaj, Nysret Krasniqi, Mark Marku, Nerimane Kamberi, Aljda Selimi, Abdulla Rexhepi, Agron Gjekmarkaj dhe të tjetër studiues kanë paraqitur kumtesat e tyre, për këto dy ditë të sesionit shkencor të letërsisë mbi temën “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”.

“Kodi biblik në veprën “Abeli” të Etëhem Haxhiademit”, ka qenë kumtesa e Hamit Xhaferit, shprehet se duke u mbështetur në fushën kryesore të interesimeve tona letrare dhe akustike vetvetiu imponohet pyetja lidhur me traditën letërsisë shqipe dhe kodet e mëdha që kanë të bëjnë me praktikat mbi shpenzimet dhe llojin e traditave në letërsi, por të cilat lidhen me kodet e mëdha.

“Tezat themelore të kodeve të Haxhiademit kanë për qëllim të luftojnë frikën e ndikimit duke e mundësuar aktivitetin e hapësirës së personazheve, siç janë Adami, Eva, Kaini, dhe Abeli”, ka thënë Xhaferit. Ai shprehet se në kohët moderne hierarkia e vlerave në të vërtetë peshon në përfshirje të kodeve të mëdha duke krijuar marrëdhënie të reja në letërsi. “Këtu ka më shumë dinamizëm, përdor një strategji të veçantë rrëfimi nëpërmjet të cilit bëhet gërmimi në rrafshin thelbësor të botës konkrete dhe asaj të brendshme të personazheve duke shpalosur çështje më të fshehta të shpirtit të njeriut”, ka treguar Hamit Xhaferit, teksa ka folur për “Abelin”.

Studiesi Ag Apolloni, përmes kumtesës së tij “Rrëfimet e mëdha të letërsisë së vogël”, ka thënë se letërsia shqipe, nëpër faza të ndryshme të saj, ka luajtur me rrëfime të mëdha, të tilla si ai religjioz, nacional, metarrëfimi i deformuar iluminist e metarrëfimi për komunizmin internacional. Sipas tij, metarrëfimi nacional është kodi më i madh dhe më dominues i letërsisë shqiptare, ndërsa figura kryesore e këtij kodi është Skënderbeu. Kurse, kodi kanunor, këtu nuk shihet veças, sepse ai është pjesë e metarrëfimit nacional.

“Përkundër faktit që letërsia shqipe gjithmonë është marrë me rrëfime të mëdha, prapëseprapë ka mbetur letërsi e vogël, letërsi grindavece, që merr edhe funksione jashtëletrare, vetëm për t’ua nxjerrë sytë fqinjëve. Falë metarrëfimeve, kjo letërsi jo vetëm që s’mund të matet me letërsitë e mëdha evropiane, por as me disa letërsi ballkanike, si ajo greke, kroate dhe serbe”, ka thënë Apolloni.

Besim Rexhaj me anë të kumtesës “Pushteti si kod dominant dhe specifik në dramaturgjinë e Kasëm Trebeshinës”, ka thënë se një nga çelësat kryesorë të dekodimeve dhe të interpretimit të opusit dramaturgjik të Kasëm Trebeshinës në kuadër të planit përmbajtjesor të dramave të tij është fillimi, identifikimi i dominateve tematike, motiveve e filozofike të dramaturgjisë së tij.

“Në kontekst të observacioneve të tij të identifikimit të dominateve të specifikave artistike në dramaturgjinë e këtij autori si çelës i dekodimit të planit përmbajtjesor po shndërrohet në dy prej dramave më të realizuara të opusit të tij dramaturgjik”, ka thënë Rexhaj, duke iu referuar dramave “Ëndërr e përjetshme” dhe “Frika dhe krimi”.

Sa i takon sesionit të gjuhës, në kumtesën e saj “Studimet fonologjike shqiptare në kornizat e ideologjisë materialiste”, Aljula Jubani-Bengu shprehet se nëse “kodifikimi” i ortografisë është një çështje gjuhëtarësh që zbatojnë një teori fonologjike të caktuar, bindja e qeverive dhe publikut të gjerë për të përdorur një “spelling sistem” është thellësisht një akt politik. “Preskriptivizmi shtyhet deri në atë pikë që në manualin e fonetikës një nga krerët është pikërisht drejtshkrimi. Kjo praktikë duket pak e përdorur në tekstet dhe manualet e fonetikës, aq më shumë për shqipen, e cila nuk kishte një normë drejtshqiptimore të kodifikuar”, ka treguar Aljula Jubani-Bengu, teksa thotë se drejtshkrimi ynë është “morfofonemor”, që do të thotë se ka një bazë fonologjike, por lidhet me format e fjalëve, për të ruajtur trajtën e morfemave.

Milote Sadiku, në kumtesën e saj, “Rreth përdorimit të metaforave në diskursin politik në gazetat e përditshme të Kosovës”, ka thënë në diskursin politik posaçërisht gjatë fushatës elektorale mund të tematizohen aspekte të ndryshme nga jeta e përbashkët sociale dhe prodhuesi i këtij diskursi qëllimisht zgjedh leksemat e caktuara për të arritur efektin e duhur të recipientit, qëndrimet dhe vlerësimet e autorit (gazetarit).

“Me anë të metaforës ‘korrupsioni është kancer’, potencohet fuqia kërcënuese dhe e rrezikut e kësaj dukurie ndaj shoqërisë tonë. Kjo metaforë e sëmundjes haset shpesh në artikujt e hulumtuar të gazetave”, ka thënë Sadiku për të shtuar se në një numër të madh të artikujve në gazetat tona të përditshme është raportuar vazhdimisht për korrupsionin, për shkak se pritet një përfshirje më emocionuese e lexuesit kur dihet që korrupsioni paraqet një kërcënim për shoqërinë tonë.

Xhavit Beqiri, me anë të kumtesën “Arshi Pipa për politikën e gjuhës në Shqipërinë socialiste”, ka paraqitur qëndrimet e Arshi Pipës kundër standardit të shqipes.

“Kritikat ndaj gjuhës së njësuar letrare dhe atyre që ishin në krye të procesit që e prodhoi atë në pikëpamjen e Pipës del të jetë rezultat i vullnetit të klasës sunduese në Shqipërinë socialiste dhe ideologjisë së saj”, ka thënë Beqiri. Toskërishtja u bë gjuhë zyrtare e partisë dhe e shtetit, kur pushtetin e korrën komunistët, thotë Pipa. “Sa i përket pozicionit të studiuesve nga Kosova dhe studiuesve të tjerë shqiptarë në ish-Federatë të cilët në Konferencën e Prishtinës, vendosën të përqafonin gjuhën zyrtare shqipe, Arshi Pipa pohon këtë kosovarët e bënë për të theksuar rëndësinë e tyre shqiptare në formë proteste kundër refuzimit të Federatës Jugosllave për t’i dhënë Kosovës statusin e Republikës”, është shprehur Xhavit Beqiri.

Në dy ditët e sesionit shkencor të gjuhësisë, me temë “Gjuha shqipe dhe ideologjia”, kumtesat e tyre i kanë lexuar Naser Pajaziti, Elda Molla, Matilda Çollaku, Katarzyna Kropiak, Sadije Rexhepi, Rrahman Paçarizi, Giovanni Belluscio, Anila Omari, Teuta Abrashi, Teuta Toska, Lindita Tahiri, Sahadete Limani-Beqa, Sazana Çapriqi, Mimoza Priku, Julie Kolgjini, Mustafa Ibrahimi, Haki Hysenaj, Maklena Çabe e Linditë Sejdiu-Rugova, Anila Kananaj dhe Bardh Rugova, që janë vetëm disa nga pjesëmarrësit në këtë sesion.

Ndryshe, Seminari XXXIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka filluar më 18 gusht, ndërsa dje (e shtunë) ka qenë dita e fundit e Seminarit.

Mbrëmja e fundit ndërkaq, i ka përcjellë mysafirët nga vende të ndryshme të botës me darkë dhe muzikë shqipe./Zëri/

Rriten pensionet për policët, 2345 vetë përfitojnë pension maksimal

0

policia e shqiperis“Gazeta Shqiptare” botoi menjëherë pas miratimit nga Komisioni i Ligjeve, ndryshimet në ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ndërsa sot do të zbardhim pjesë nga relacioni i Këshillit të Ministrave, ku tregohen përfituesit realë të kredive, formulën e përllogaritjes së pensionit dhe masat e shpërblimit, ku secili nga uniformat blu mund të orientohet për përfitimet personale.

Më poshtë po japin pjesë të relacionit, që sqaron pikërisht trajtimin financiar të policisë. 3200 policë që do të dalin në pension të parakohshëm ose suplementar, do të përfitojnë një rritje pensioni prej 17319 lekësh më shumë se me ligjin e vjetër, ndërkohë që, 640 punonjësit e policisë që kanë mbi 30 vjet pune, përfitojnë një pension i cili përllogaritet të jetë 40.411 lekë në muaj.

Relacion
Për trajtimet e përshkruara në nenin 63, “Trajtimi financiar gjatë qëndrimit në punë”, vlerëson: Sipas shkronjës “a”, shtesa e pagesës për vjetërsi shërbimi nuk do të shoqërohet me efekte shtesë financiare, pasi projekti është që të bëhet një rishikim i strukturës së pagave në Policinë e Shtetit duke i riformuluar ato.

Shpërblimi
Sipas shkronjës “e”, shpërblimi në fund të vitit në masën e një page mujore ka kosto shtesë në masën 778 563 mijë lekë. Këtu është përfshirë paga mujore për strukturën aktuale të Policisë së Shtetit, si dhe pagat mujore për punonjësit shtesë, që vjen si rezultat i krijimi të strukturës së ruajtjes së personaliteteve të larta shtetërore. Sipas shkronjës “f”, shpërblimi nga drejtori i Policisë së Shtetit deri në masën e gjashtë pagave mujore, përllogaritet të ketë afërsisht një efekt financiar rreth 204 145 mijë lekë. Mesatarisht, të jenë rreth 5% e punonjësve ose 448 veta në vit të shpërblyer me pagën mesatare, që përllogaritet të jetë 76 032 lekë, dhe efekti për vitin është 204 145 mijë lekë.

Sigurimi shëndeti
Lidhur me të drejtën për sigurim shëndetësor të veçantë (neni 64), “E drejta për sigurim shëndetësor të veçantë”, nuk mund të përcaktohet efekt financiar, pasi nuk janë evidentuar modalitetet e përfitimit të sigurimit shëndetësor.

Kredia
Lidhur me të drejtën për përfitim kredie me interesa të buta, sipas nenit 65, “E drejta për përfitim kredie me interesa të buta”, për buxhetin që duhet të planifikojë çdo vit Drejtoria e Policisë së Shtetit, për pagesën e rimbursimit të interesave prej 3% për kreditë e buta që do të përfitojnë punonjësit e policisë, kemi përllogaritur që, nëse përfitues do të jenë 5% e e tyre ose 448 persona, për një kredi mesatare prej 3 000 000 lekësh, në vit përllogariten 12 096 mijë lekë efekt financiar nga pagesa e interesave (interesi vjetor për një kredi 27 000 lekë).

Sigurim jete
Për efektet në zbatim të nenit 67, “Sigurimi i jetës”, për sigurimin e jetës së punonjësve të policisë, kemi përllogaritur që për sigurim jete deri në 3 000 000 lekë, primi që paguhet është 7 000 lekë në vit, me një efekt financiar prej 62 699 mijë lekë. Ndërsa sigurim jete deri në 300 000 lekë, primi që paguhet është 1 000 lekë në vit, me një efekt financiar prej 8 957 mijë lekë.

Formula e pensionit të parakohshëm dhe suplementar
Lidhur me nenin 71, janë përllogaritur efektet financiare mbi pagën mesatare për punonjësin e policisë, prej 76 032 lekësh. Sipas ligjit aktual, një punonjës policie me 20 vjet vjetërsi shërbimi përfiton: 76 032 lekë – (tatimin) 5984 lekë – (sigurime shoqërore) 12317 lekë = =57 730 lekë paga neto x 20 vjet x 1.5/100= 17319 lekë. Sipas projektligjit ky punonjës do të përfitojë 57 730 x 60% (50%+2% x 5 vjet mbi 15 vjet) = 34 638 lekë ose 17 319 lekë më shumë se sipas ligjit aktual. E përllogaritur kjo për 3200 përfitues, nga të cilët 2200 ekzistues dhe 1000 që pritet të dalin nga hyrja në fuqi e ligjit = 3200 x 17319 x 12 = 665 050 mijë lekë në vit.

Arsimi problematik fillor

0

Shkolla-nxenesitNjë shkollë parauniversitare pa klasën e 13-të, me reforma të cilat po synohet që të fusin mësimin e gjuhës angleze që nga klasa e parë, në klasa ende të ngarkuara me numër të madh nxënësish, sidomos në disa shkolla të arsimit të ulët dhe të mesëm të ulët (klasat 1 deri në 9) me një kurrikulë që nënkupton vlerësim ndryshe për nxënësit, si dhe një sërë ndryshimet të tjera – do të nisë fillimi i vitit të ri shkollor 2014/2015, në shkollat publike të Kosovës.

Përderisa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit deklarojnë se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor, ekspertë të arsimit parauniversitar, sidomos të atij të detyrueshëm, thonë se në këtë nivel të arsimit shumëçka nuk po shkon mire, shkruan Koha Ditore.

Dukagjin Pupovci, ekspert i arsimit, ka nisur nga e para. Ai ka thënë se kushtet infrastrukturore në arsimin e obligueshëm janë përmirësuar dukshëm. Në 15 vitet e kaluara janë ndërtuar dhe rinovuar qindra objekte shkollore, ndërkohë që në zonat rurale dhe semiurbane një numër i konsiderueshëm punojnë vetëm në një ndërresë, pra kanë kushte për mësim tërëditor. Shumica e shkollave në zonat urbane punojnë në dy ndërresa, gjë që ndodh edhe në vendet e tjera të rajonit, ndërkaq një numër simbolik i tyre vazhdojnë të punojnë në tri ndërresa, ka thënë ai.

Por, ka shtuar se megjithëkëtë, nuk mund të thuhet se çdo gjë ka shkuar si duhet.

Sipas tij, së pari, ka pasur lëshime të shumta në planifikim, kështu që në zonat rurale ka dhjetëra shkolla të reja, të cilat nuk shfrytëzohen sa duhet, pasi ka numër të vogël të nxënësve.

E dyta, cilësia e punëve nuk ka qenë gjithnjë në nivelin e duhur, prandaj edhe ndodh që objektet e reja të jenë në gjendje jo të mirë pas vetëm disa vitesh. E treta, mirëmbajtja e objekteve është jocilësore, pra lejohet që ato të shkatërrohen shpejt dhe të mos ofrojnë kushte optimale për punë.

Dhe, e katërta, në shumicën e shkollave mungojnë mjetet e konkretizimit dhe nuk përdoret sa duhet teknologjia e informacionit, duke e përfshirë edhe internetin.

BE e do Qeverinë sa më shpejt

0

QeveriaKosoves-NdertesaSiç duket Bashkimi Evropian nuk e ka në plan që të involvohet për ndërmjetësim në procesin e tejkalimit të krizës politike për zgjedhjen e nyjës për postin e kryetarit të Kuvendit, për arsye se këtë e konsideron si problem të brendshëm të Kosovës.

BE pret që vendorët të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë, në mënyrë që Qeveria e ardhshme të adresojë sfida të shumta si reformat ekonomike, sundimin e ligjit dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Syzana Bytyqi-Jagxhiu nga zyra për komunikim me media i ka thënë Kosovës Sot se Bashkimi Evropian është duke i përcjellë me interes zhvillimet e fundit në Kosovë, mirëpo sipas saj nuk pritet të ketë involvim të tyre në zgjidhjen e ngërçit politik.