19.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025
Home Blog Page 8162

Arrestohet hajni i mbi 50 biçikletave në Prizren

0

BicikletaaPolicia e Prizrenit ka arrestuar J. Sh. i cili dyshohet se gjatë vitit 2013 ka vjedhur në territorin e komunës së Prizrenit mbi 50 biçikleta të llojeve të ndryshme dhe gjësende tjera të cilat i ka shitur kryesisht në fshatra të Hasit.

“Pas një pune hetimore, policia ka arritur t’i gjejë dhe t’i parkojë në oborrin e stacionit policor 50 biçikleta të cilat ishin shitur dhe presin që qytetarët të paraqiten në polici për t’i identifikuar”, njofton Policia.

“Besohet se numri i biçikletave të vjedhura mund të jetë më i madh por disa qytetarë nuk i kanë kallëzuar rastet në polici”.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor. /PrizrenPress.com/

Rrëfehet Monica Lewinsky për skandalin me Bill Clinton

0

MonicaLewinsky-BillClintonKanë kaluar plot 15 vjet nga skandali seksual i Monica Lewinskyit me ish – presidentin e SHBA, Bill Clinton.

Monica ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë se përse kishte kaq kohë që nuk fliste për marrëdhënien e saj me ish-shefin, Clinton.

Në një letër të gjatë për revistën “Vanity Fair”, Monica Lewinsky ka treguar se heshtja disa vjeçare ka ndodhur për shkak të frikës dhe hedh poshtë akuzat se heshtja e saj ishte blerë nga familja Clinton.

Monica sqaron se marrëdhënia me Bill Clinton ishte një histori e vërtetë dashurie, por nuk përjashton faktin se ajo është ndjerë e shfrytëzuar nga Clinton.

Lewinsky ka theksuar se ndjehet e poshtëruar nga mënyra se si rrodhën ngjarjet madje ka menduar disa herë vetëvrasjen gjatë gjithë këtyre viteve.

Por pse Monica vendosi të flasë pikërisht në këtë moment? Sipas saj, ka ardhur koha që të “varrosë” njëherë e mirë të kaluarën dhe të rimarë në dorë frenat e jetës.

Por arsyet e Monicës nuk kanë bindur të gjithë, pasi ajo akuzohet se u rishfaq në momentin kur Hillary Clinton pritet të zyrtarizojë kandidaturën për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tashmë Hillary-it i ka dalë një tjetër pengesë në rrugën e saj drejt Shtëpisë së Bardhë.

Monica ka rikthesuar edhe njëherë se nuk ka qenë kurrë e interesuar për paratë e Bill Clintonit, as atëherë e as tani, pasi nuk mendon të bëjë gjëra që nuk i ndjen.

Vraniqi: Kasollit, Ramë Vataj i premtoi vend pune

0

Erzen Vraniqit-vvPas dorëheqjes së Afrim Kasollit nga Vetëvendosje, ka ardhur reagimi i zyrtarit të kësaj lëvizje, Erzen Vraniqit. Ai në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Afrim Kasolli ka qenë deputet i Grupit Parlamentar dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në asnjërin nga këto forume nuk i ka ngritur këto çështje, të cilat i përmend në letër”, ka shkruar ai. Poashtu, sipas Vraniqit dita të cilën e ka zgjedhur e bën dorëheqjen e tij të pakuptimtë.

“Prandaj, këto arsye të theksuara në letër nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta. Arsyeja e vërtetë e dorëheqjes do të shihet në të ardhmen nga vendi i tij i premtuar i punësimit, në takimet e tij me Ramë Vatën dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së. Fundja, largimin e tij i pari e përshëndeti Berat Buzhala. Kjo flet shumë!”, ka shkuar Vraniqi.

Ramiz Kelmendi braktis AAK-në

0

Ramiz Kelmendi-aakDeputeti i deritanishëm nga radhët e AAK-së, Ramiz Kelmendi është tërhequr nga të gjitha funksionet në këtë parti. Thotë se këtë po e bënë për arsye subjektive dhe nuk sqaron më shumë.

Ai përmes një letre dërguar kësaj partie thotë se nga sot (7 maj) tërhiqet nga të gjitha funksionet e kësaj partie.

“Kam falënderime të mëdha për kryetarin Haradinaj, kolegë dhe anëtarë të kryesisë e mbi të gjitha për votuesit që kanë qenë mbështetja ime kryesore. Unë iu kam qëndruar besnik parimeve të AAK-së dhe me çdo mundësi timen kam punuar në favor të kësaj partie. Sot para jush deklaroj zyrtarisht që tërheqja ime ka të bëjë me çështje subjektive. Edhe njëherë ju falënderoj të gjithëve dhe puna ime për zhvillim dhe në funksion të vendit nuk përfundon këtu pasi që unë çdo herë do të jem mbështetës dhe ideator për shumë projekte të cilat do të jenë në funksion të zhvillimeve ekonomike në vend”, ka shkruar ai.

Jahjaga pritet t’i takojë sot liderët e partive për caktimin e datës së zgjedhjeve

0

Jahjaga me lideretPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga pritet që sot t’i mbledhë liderët e partive politike për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve, thonë burime të lajmi.net në Presidencë.

Pas shpërbërjes së Kuvendit, i cili u votua sot nga deputetët e legjislaturës aktuale, pritet që brenda ditës të arrihet një konsensus në mes të kryetarëve të partive kryesore në Kuvend edhe për datën e zgjedhjeve.

Alternativa më e përafërt për mbajtjen e Zgjedhjeve të Parakohshme Parlamentare, që është dhënë edhe nga shumica e partive parlamentare, është 8 qershori.

Reagon LDK-ja në Prizren, lidhur me konkursin për drejtorë të shkollave

0

LDK-logo5-23Grupi i eksperteve të LDK-së, dega në Prizren, për çështje të arsimit konsideron se qeveria lokale në Prizren në krye, sipas LDK-së, me të dënuarin Muja, nuk ka të drejt ligjore e as morale të marrë vendime, lidhur me konkursin për drejtorë të shkollave. Këto dite qeveria lokale ka përshpejtua procedurat, për zgjedhjen e drejtoreve, krejt në funksion të fushatës parazgjedhore.

“Kjo urgjencë e ndërmarre e qeverisjes në Prizren këto dy ditë thellësisht e motivuar politikisht dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ 8/2014 në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave fillore dhe të mesme të Prizrenit.

Në këtë kontekst grupi i eksperteve për arsim i degës së LDK-së, në Prizren ka vërejtur këto abuzime dhe shkelje Ligji:

1. Përbërja e anëtarëve te Komisioneve intervistuese, një është bartës i funksioneve politike Shukri Quni – anëtar i Asamblesë Komunale, ndërkaq Afrim Topcideri – ish inspektor komunal i arsimit ne vitin 1990 e këndej ne Prizren, në kohen e regjimit te Millosheviqit, i cili në atë kohë ka bëre trysni nëpër shkolla shqipe që të punojnë me ligje te Serbisë.

2. Për te krye ketë kampanje me sukses ,janë formuar dy komisione intervistuese,dhe nuk është bëre Lista e ngushte e kandidateve, dhe për tre ditë intervistohen afër 300 kandidat.

3. Nuk konsultojnë as Këshillat e Shkollës,e as Këshillin e Prindërve që është obligim ligjor.

Bazuar në ketë veprim të radhës kundërligjor, të shkaktuar nga qeveria e të dënuarit Muja, Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren nuk do te njohë ketë përzgjedhje tashme veç të verifikuar politike e të kundërligjshme,dhe si pasoj e kësaj në rast ndërrimi të pushteteve pas zgjedhjeve për kryetar te Komunës se Prizrenit, që tash më priten te përsëriten brenda këtij viti te gjitha këto emërime politike e te kundërligjshme do të anulohen”, thuhet në reagimin e LDK-së dega në Prizren. /PrizrenPress.com/

Filloi spërkatja kundër rriqrave në Senik të Malishevës

0

Malisheve-Sperkatja kunder rriqrave ne SenikOrganizuar nga drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe drejtoria për Shëndetësi, në bashkëpunim me kompaninë e kontraktuar nga Ministria e Bujqësisë, “Truly Nolen”, ka filluar spërkatja kundër rriqrave, në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), masa të cilat janë të planifikuara nga Këshilli Ndërministror për luftimin e EHKK.

Kompania në bashkëpunim me organet komunale të Malishevës, ka angazhuar punëtorët dhe makinerinë për spërkatjen selektive të zonave endemike në Malishevë, ndërsa arsye për fillimin e spërkatjes në Senik, ka qenë një rast i regjistruar në Komunën e Malishevës, gjatë këtij viti me EHKK, i cili fatmirësisht është shëruar.

Pas Senikut, spërkatja e zonave endemike, do të vazhdoj sipas planit të hartuar, për spërkatjen, sipas zonave, ku ka më shumë raste të regjistruara të thumbimeve nga rriqrat, gjatë këtij viti.

Fillimin e spërkatjes në Senik, sot e ka përcjell edhe kryetari i Malishevës Ragip Begaj, me drejtorin e shëndetësisë Hajdin Berisha dhe drejtorin për mbrojtje dhe shpëtim Ahmet Morina. Begaj, ka kërkuar nga kompania, seriozitet gjatë spërkatjes në të gjitha zonat, përderisa nga banorët ka kërkuar bashkëpunim të mirë, në mënyrë që rreziku nga thumbimi i rriqrave të zvogëlohet. /PrizrenPress.com/

Ja si votuan deputetët për shpërbërjen e Kuvendit

0

Kuvendi i Kosoves14Me 90 vota pro , 4 kundër dhe 3 apstenime deputetët e kanë shpërbërë Kuvendin e Kosovës për t’i dhënë rrugë zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

1,PDK Fatmir Limaj,PDK,Yes

2,PDK Jakup Krasniqi,PDK,Yes

3,PDK Shaip Muja,PDK,Yes

4,PDK Azem Syla,PDK,Yes

5,PDK Elmi Recica,PDK,Yes

6,PDK Latif Gashi,PDK,Yes

7,PDK Bekim Haxhiu,PDK,Yes

8,PDK Zenun Pajaziti,PDK,Yes

9,PDK Behar Selimi,PDK,Yes

10,PDK Xhavit Haliti,PDK,Yes

11,PDK Fadil Demaku,PDK,Yes

12,PDK Haxhi Shala,PDK,Yes

13,PDK Adem Grabovci,PDK,Yes

14,PDK Fatmir Xhelili,PDK,Yes

15,PDK Halit Krasniqi,PDK,Yes

16,PDK Rame Vataj,PDK,Yes

17,PDK Ramiz Ladrovci,PDK,Yes

18,PDK Flora Brovina,PDK,Yes

19,PDK Sala Berisha-Shala,PDK,Yes

20,PDK Blerta Deliu-Kodra,PDK,Yes

21,PDK Hasime Krasniqi,PDK,Yes

22,PDK Justina Pula,PDK,Yes

24,PDK Salihe Mustafa,PDK,Yes

25,PDK Xhevahire Izmaku,PDK,Yes

26,PDK Ganimete Musliu,PDK,Yes

27,PDK Safete Hadergjonaj,PDK,Yes

28,LDK Sabri Hamiti,LDK,Yes

29,LDK Ismet Beqiri,LDK,Yes

30,LDK Arben Gashi,LDK,Yes

31,LDK Kimete Bytyqi,LDK,Yes

32,LDK Hatim Baxhaku,LDK,Yes

33,LDK Naser Osmani,LDK,Yes

34,LDK Anton Quni,LDK,Yes

35,LDK Hashim Deshishku,LDK,Yes

36,LDK Eqrem Kryeziu,LDK,Yes

37,LDK Bahri Thaqi,LDK,Yes

38,LDK Ali Sadriu,LDK,Yes

39,LDK Skender Hyseni,LDK,Yes

40,LDK Vjosa Osmani,LDK,Yes

41,LDK Armend Zemaj,LDK,Yes

42,LDK Xhavit Uka,LDK,Yes

43,LDK Haki Demolli,LDK,Yes

44,LDK Salih Morina,LDK,Yes

45,LDK Nazane Breca,LDK,Yes

46,LDK Sadri Ferati,LDK,Yes

47,LDK Rita Hajzeraj-Beqaj,LDK,Yes

48,LDK Teuta Sahatqija,LDK,Yes

49,LDK Lirije Kajtazi,LDK,Yes

50,LDK Lutfi Zharku,LDK,Yes

51,LDK Hykmete Bajrami,LDK,Yes

52,LDK Xhafer Tahiri,LDK,Yes

53,LDK Aferdita Berisha-Shaqiri,LDK,Yes

54,LDK Vjollca Krasniqi,LDK,Yes

62,Pa GP Agim Kuleta,LB,Yes

65,LDK Alma Lama,LDK,Yes

66,Pa GP Aurora Bakalli,LB,Yes

70,AAK Daut Haradinaj,AAK,Yes

71,AAK Donika Kadaj-Bujupi,AAK,Yes

72,AAK Blerim Shala,AAK,Abstain

73,AAK Ramiz Kelmendi,AAK,Yes

74,AAK Ahmet Isufi,AAK,No

75,AAK Ardian Gjini,AAK,Yes

76,AAK Burim Ramadani,AAK,Yes

77,AAK Kymete Bajraktari,AAK,Yes

78,AAK Time Kadrijaj,AAK,Yes

79,AAK Teuta Haxhiu,AAK,Abstain

80,LDK Muhamet Mustafa,LDK,Yes

82,KKR Myzejene Selmani,AKR,No

83,KKR Sevdije Lama,AKR,No

84,SLS Petar Miletic,SLS,Yes

85,Pa GP Goran Marinkovic,,Yes

86,SLS Jelena Bontic,SLS,Yes

87,SLS Jasmina Zivkovic,SLS,Yes

88,Pa GP Biserka Kostic,,Yes

89,Pa GP Vesna Mikic,,Yes

90,SLS Sasa Milosavljevic,SLS,Yes

91,Pa GP Vesimir Savic,,Yes

92,SLS Sreten IvaNo
vic,SLS,Yes

94,6+ Enis Kervan,KDTP,Yes

95,6+ Mufera Sinik,KDTP,Yes

96,6+ Rasim Demiri,VAKAT,Yes

97,6+ Duda Balje,VAKAT,Yes

99,KKR Danush Ademi,PDAK,Yes

100,Pa GP Etem Arifi,,Yes

102,Pa GP Hamza Balje,,Yes

103,AAK Xhevdet Neziraj,IRDK,Yes

105,6+ Allbert KiNo
lli,PREBK,Yes

107,AAK Nijazi Idrizi,AAK,Abstain

109,PDK Arsim Bajrami,PDK,Yes

110,PDK Berat Buzhala,PDK,Yes

111,PDK Kurtan Kajtazi,PDK,Yes

112,PDK Valbona Dibra,PDK,Yes

115,KKR Suzan No
voberdaliu,AKR,No

116,Pa GP Boban Todorovic,,Yes

117,AAK Bali Muharremaj,AAK,Yes

118,6+ Fikrim Damka,KDTP,Yes

119,Pa GP Milivoje StojaNo
vic,,Yes

Simpatizantët e “Nismës për Kosovën” e pagëzojnë vajzën me emrin Nisma

0

Vajza me emrin NismaSi duket NISMA për Kosovën e udhëhequr nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi, ende pa garuar në zgjedhje ka krijuar simpatizantët e “flaktë” të saj.

Të paktën i këtillë duke veprimi i një qytetari nga Prizreni, i cili fëmijës së ti të porsa lindur ia ka vënë emri “Nisma”, transmeton Veriu.info.

Në disa foto të publikuara në faqet e NISMËS në Facebook, shihet fëmijë dhe certifikata e tij, në të cilën shihet se fëmija ka lindur më datë 13 prill.

Afrim Kasolli largohet nga Lëvizja Vetëvendosje

0

Afrim KasolliKur kësaj legjislature i kanë mbetur vetëm edhe pak minuta për të përfunduar mandatin e saj, një deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka braktisur këtë parti. Ai përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur për dorëheqjen e parevokueshme nga anëtarësia në Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një letre, në disa pika, ai ka treguar arsyet, pse po e merr këtë vendim. Ndër të tjera thotë se arsye është drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj lëvizje.

Më poshtë lexoni të plotë letrën e deputetit Kasolli:

Nga dita e sotme (datë 08.05.2014) jap dorëheqje të parevokueshme nga anëtarësia me Lëvizjen Vetëvendosje! Ky vendim, ashtu sikurse është thënë disa here, është marrë shumë më herët nga ana ime. Realisht, qe një kohë, veprimtaria ime në këtë formacion politik ka qenë krejtësisht sipërfaqësore, për të mos thënë nuk ka ekzistuar fare. Por, pasi nuk kam dashur ta sfidoj funksionimin e grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, ky vendim bëhet publik pikërisht tani kur struktura ekzistuese e Kuvendit të Republikës së Kosovës, po numëron çastet e saj të fundit. Kjo sjellje besoj se është pjesë e korrektësisë minimale politike.

Bashkëpunimin me Lëvizjen Vetëvendosje! e kam filluar si rrjedhojë e drejtpërdrejtë e besimit të ndërsjellë për domosdoshmërinë e demokratizimit të shoqërisë kosovare. Para më shumë se tri vitesh Lëvizja Vetëvendsoje u bë pjesë e garës zgjedhore, duke dhënë shpresë që në Kosovë do të ngritet një alternativë e mirëfilltë politike, e mishëruar krejtësisht me shqetësimet e kësaj shoqërie. Por sot, pas kaq vitesh, duket që kjo as nuk mund të vetdemokratizohet, e lëre më të prodhojë demokraci edhe për shoqërinë tonë. Përgjithësisht, kam vendosur të tërhiqem nga ky formacion politik për arsyet në vijim;

1 Drejtimi absolutist antidemokratik i kësaj lëvizjeje duket se është sfidë e pakapërcyeshme për të. Vetëvendosje mbetet i vetmi formacion politik në Kosovë që ruan te institucionalizuar të ashtuquajturin komision displinor, një instancë organizative kjo që ka për qëllim të korrigjojë “sjelljet devijante” të anëtarsisë vullnetare. E në të vërtetë qëllimi i këtij mekanizmi displinor të pushtetit është trysja e vullnetit të lirë dhe individual të anëtarëve të Lëvizjes. Madje edhe prononcimi mediatik i anëtarëve të kësaj partie është i kushtëzuar paraprakisht nga miratimi i shokëve partiakë (Komitetit për Media). Askush më mirë se sa vet mediat nuk e njohin këtë atmosferë, ku fillimisht kërkoni përgjigje nga dy-tre persona, që më vonë u adresojnë tek figurat politike. Gjithë kjo atmosferë nuk duket se i kontribuon mendimit kritik, por përkundrazi kultivimit të dogmave, tashmë pjesë e shpirtit të kësaj lëvizjeje.

2 Po ashtu, asnjë instancë tjetër organizative nuk e kam vërejtur të jetë e pavarur nga diktati qendror. Ajo që Vetevendosje e quan demokraci e drejtepërdrejtë, përbrenda saj është një emër tjetër politikisht për emërimin e drejteperdrejtë. Meqë lista e evidencave është shumë e gjatë, lidhur me këtë çështje po ju rikujtoj vetëm fasadën pseudozgjedhore në zgjedhjet e fundit të kësaj partie, që në çdo qendër u zhvilluan pa kundërkanditatë, me ç’rast kandidatët fitues nominoheshin me 98 për qind të votave. Këto forma te organizimit të brendshëm politik duket se qëndrojnë larg standardeve demokratike, për më tepër ato përbëjnë një model varrmihës për demokracinë. Mos të harrojmë këtu edhe të ashtuquajturin proces të ristrukturimit që nuk është asgjë më shumë se sa një proces i persekutimit politik. Pavarësisht faktit se dikush në aspektin retorik mund të argumentojë ndryshe. Kështu, një formacion që nuk e zhvillon demorkacinë brenda vetes, midis strukturave te saj, e ka të pamundur ta eksportojë atë nëpër institucione publike.

3 Mungesa drastike e transparencës e diferencimi klanor në këtë Lëvizje është segment tjetër që e bën thujase të pamundur funksionimin demokratik të këtij subjekti. Fuqizimi i vazhdueshëm i njerëzve me profil te dyshimtë, për të mos thënë inkriminues, është fenomen në ngritje në Vetëvendosje. Emërimi i njerëzve totalisht jokompetent profesionalisht, jomeritorë organizativisht, vetëm e vetëm sepse manifestojnë besnikëri absolute ndaj kupolës drejtuese të Lëvizjes, nuk besoj se është modeli i duhur që shoqëria kosvare ka nevojë ta ndjekë. Për më tepër, emërimi i drejtorëve për të cilët ekzistojnë dyshime edhe për shpërdorim fondesh, e disa të tjerëve që Lëvizja Vetëvendsoje ua konteston edhe ekzistencën, janë shembull paradigmatik i joprofesionalizmit dhe imoralitetit politik.

4 Pushtimi i Komunës së Prishtinës prej militantëve dhe familjarëve të kësaj Lëvizjeje, qoftë edhe nën emrin e “kontratës mbi vepër”, flet qartë për një aparaturë të gjerë partiake, që ka nevojë urgjente të akomodohet institucionalisht e për të shfrytëzuar mekanzimat shtetërorë vetëm si trampolinë për interesa partiake. Të mos flasim këtu edhe për shumë dyshime në emrin e donacioneve që shumë aktivistë varfnjakë i deponojnë si donacione personale. Mjafton që kushdo që lexon me vëmendje raportet e finacimet dhe ato të dorëzuara pranë KQZ-së, të gjykojë vetë se sa mund të jenë ato pasqyra reale. Asnjë organizim modern serioz demokratik nuk mund të kërkojë më shumë se gjysmën e të ardhurave të deputetëve të saj, për të paguar dorë pas dore, në mënyrë informale, militantë e agjentë informativë partiakë. Janë këto rrjete që mbajnë nën kontroll, e diskreditojnë këdo që mendon ndryshe nga preferencat partiake. Politika e kësollojtë militante nuk ka ç’t’i japë asnjë vendi në botë. E, Vetëvendosje! sakaq është e zhytur thellë dhe fort në këto rrjedha. Pothuaj pa shpresë për t’u bërë ndonjëherë ndryshe.

5 Logjika izolacioniste dhe refuzimi i vazhdueshëm për të qenë pjesë e bashëkpunimit me faktorët politikë ndërkomëbtarë, është shenjë serioze e papërgjesisë politike. Strukturat drejtuese vazhdimisht kanë kundërshtuar komunikimin e rregullt me qendrat serioze diplomatike në Kosovë. Unë dhe disa të tjerë kemi besuar që, megjithatë, ky është një qëndrim i përkohshëm, qasje që gradualisht do të korrigjohet. Por lidershipi i Vetëvendsojes me kryeneçësi vazhdon të mendojë se ky bashkëpunim është servilizëm politik, madje rrënoka edhe vetë idenë e sovranitetit. E në të vërtetë është saktësisht e kundërta, sepse pikërisht ky bashkëpunim ka obliguar bashkësinë ndërkombëtare të intervenojë për të shpëtuar popullin e Kosvës nga katastrofa humanitare dhe për të rezultuar më në fund me realizmin e të drejtës për “vetëvendosje zhdëmtuese” për popullin e Kosovës. Ka edhe dicka në këtë drejtim: në alternativën qeverisëse të kësaj Lëvizjeje, besoni apo jo, është planifikuar rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Ky formulim nuk ka lidhje me NATO-n e ushtrive profesionale, e as me vlerat e Perëndimit. Kjo më tepër është vetëm nostalgji enveriste, shkrimet e të cilit i kam gjetur shpeshherë në hapësirat e këtij formacioni.

6 Personalisht mbaj përgjegjësinë e plotë të deputetit për secilin ligj të votuar, për secilin diskutim të mbajtur. Por, në anën tjetër besoj fuqimisht që një Lëvizje diplomatikisht e ekskomunikuar, nuk mund të bëjë asgjë për të materializuar çfarëdo interesi vital kombëtar. Kurse lidershipi i kësaj partie duhet të mbajë vetë përgjegjësinë për këtë izolacion dhe jo ta adresojë atë gjetkë.

7 Në këtë kontekst, konsideroj se brenda kësaj atmosfere është krejtësisht i pamundur ushtrimi i çfarëdo roli konstruktiv në përputhje me idealet demokratike. Ndaj edhe kam vendosur që sot të tërhiqem nga kjo Lëvizje. Por, para se të merreni me interpretime të gjithëfarshme që do t’i servojnë komitetet e këtij subjekti, ju ftoj të reflektoni racionalisht dhe objektivisht mbi elementet e përmendura. Në fund fare dua të sqaroj se nuk do të kandidoj në listën e asnjë formacioni politik në zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen shumë shpejt sepse kjo do të ishte sikurse mesimet morale te njerezve pambulese.

8 Andaj në këtë situatë, më mbetet ta drejtoj kontributin tim publik në dimensionin profesional.

Ju faleminderit për bashkëpunim

I juaji,

Afrim Kasolli