Home Blog Page 8164

Mustafa: Haraqija është i falimentuar

0

isa mustafa 3Astrit Haraqija ka marrë një përgjigje nga niveli më i lartë i LDK-së pas deklaratës së tij se LDK duhet të hyjnë koalicion me PDK-në. Kreu i LDK-së. Isa Mustafa e ka quajtur Haraqinë të falimentuar.
Më poshtë mund të lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Kur mungonin dijet për shkaktarët e tërmeteve, laikët e shpjegonin se tokën e mban një dem i madh dhe kur ai luan veshin, toka dridhet. Edhe Astrit Haraqija me ‘tërmetin’ e tij dhe ëndrrat që të fitojë pozita te Thaçi mbetet demi i të falimentuarve të LDK-së, me një vesh e me dy vesh”, (sic) ka shkruar Mustafa në Facebook.

Krasta ikën nga Agon, bëhet drejtor artistik i Channel One

0

Adi KrastaThashethemet se pas debatit me Edi Ramën, moderator Adi Krasta është përfshirë në një konflikt me televizonin ku punonte, Agon Channel, duket se janë të vërteta.

Mësohet se Krasta nuk e ka rinovuar kontratën me këtë televizion, ndonëse paga që iu ofrua sezonin e kaluar bëri shumë bujë.

Këtë sezon Krastën do ta shohim në televizionin Channel One, ku është konfirmuar si drejtor artistik.

Gjithashtu ai do të jetë i pranishëm me talk show-n e tij një herë në javë.

Arrestohen tre persona në Prizren

0

arrestimi 2Tre persona janë arrestuar në Prizren. Arrestimi i tyre është bërë me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren.

“Në rrugën “William Woker”, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet”, njofton Policia e Kosovës.

”Në fshatin Billushë të Prizrenit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet”.

“Në fshatin Hoqët ë Prizrenit, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata lirohet”/PrizrenPress.com/

Ja çfarë vendimi merr Gjykata në Prizren, ndaj protestuesve kundër Ramadan Mujës!

0

Protesta kunder MujesGjykata Themelore në Prizren, ka qortuar gjashtë protestues, të cilët patën kërkuar largimin e Ramadan Mujës.

Abdulla Thaçi,Taulant Bytyçi,Shkelqim Berisha, Roland Sylejmani, Nexhat e Nehat Ninaj, janë qortuar me kusht se më nuk do të përsëritin të njëjtën vepër të kundërvajtjes,transmeton TVPZ.

Ata janë akuzuar se me 17.03.2014 rreth orës 14,para ‘Shtëpisë së Bardhë’ në Prizren, kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Në mars të këtij viti janë organizuar disa protesta kundër kryetarit Ramadan Muja, i cili ishte shpallur fajtorë nga Gjykata Themelore në Prizre. Përkundër këtyre protestave, Muja nuk pranojë të dorëzojë detyrën me arsyetimin se ka marrë për të tretën herë besimin e qytetarëve. /PrizrenPress.com/

1604950_1461389044122749_5511545763325460406_n55510625022_1461389154122738_7339621537030822943_n

Në Prizren konfiskohet një armë në ahengë familjarë

0

arma ne dasem alltia4Një armë me tetë fishekë është konfiskuar nga policia në Prizren. Konfiskimi është bërë në rrugën “Hysni Morina”, pasi që një person ka gjuajtur në një ahengë familjarë.

“Policia ka konfiskuar armën e llojit ‘HS-9-Kroat’ me tetë fishkë të kalibrit 9 mm, pasi që i njëjti gjatë një ahengu familjar kishte shtënë në ajër”, njofton Policia e Kosovës.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Dalin në dritë fotot e papublikuara më parë, të Adolf Hitlerit

0

hitleri fotot e papublikuarDalin në dritë fotot e papublikuara të Adolf Hitlerit. Për vite të tëra, Bridget Harris kishte dëgjuar me vëmendje tregimet e nënës së saj rreth përvojave të gjyshit të saj të ndjerë në Luftën e Dytë Botërore, por gjatë bisedës së tyre të fundit, ka zbuluar dicka të re.

Pasi kishte mbijetuar sulmit, gjyshi i saj, kishte lënë Evropën me një sasi të fshehtë të suvenirësh, përfshirë këtu imazhe të Adolf Hitlerit.

Harris nuk nguroi të publikonte fotografitë pabotuara kurrë më parë, të cilat i gjeti të fshehura në një kuti me fotot e tjera, harta dhe letra, konkretisht në shtëpinë e prindërve të saj në Kaliforni.

Në njërën nga fotot Hitleri duket së bashku me shokët në spital në Berlitz, ku ai kishte kaluar gati dy muaj në spital, pasi u godit nga një predhë në betejën e Somme, në tetor 1916. Ka pasur edhe foto që tregojnë mbështetësit në mitingje dhe marshimi i fëmijëve në rrugë si pjesë e rinisë së Hitlerit.

Ja çfarë i tregoi Vuçiq në hartë kancelares Merkel

0

merkel thaqi vuqiq gjermaniHarta e shumëpërfolur e cila u shpalos në Samitin e Berlinit nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandart Vuçiq në prani të Kancelarës së Gjermanisë, Angela Merkel dhe Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, kishte për qëllim të tregonte për projekte infrastrukturore në rajon.

Ndoshta i pakënaqur me kryesimin e grupit të liderëve nga Ballkani Perëndimor, nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, homologu i tij serb dëshironte që të tërhiqte vëmendjen e kancelares Merkel, duke shpalosur harta.

Me këtë, duket se Vuçiq dëshironte të tregohej se Serbia është vendi që duhet të “kullet” për çështjet e rëndësishme të rajonit.

Sipas mediave serbe, kryeministri serb kishte prezantuar disa harta, ku mundohej t’i paraqiste projekte të infrastrukturës rrugore e hekurudhore, që lidhin Serbinë me vendet tjera, edhe pse për këtë detyrë ishte ngarkuar kryeministri Rama.

Ndër to ishte edhe autostrada Prishtinë-Nish, projekt ky që ishte diskutuar edhe në bisedimet në Bruksel.

Vuçiq gjithashtu kishte paraqitur edhe projektin për rikonstruktimin e hekurudhës Beograd-Sarajevë, si dhe rikonstruktimin e rrugës dhe hekurudhës të korridorit Serbi-Mal të Zi-Shqipëri.

Mirëpo, në një foto të publikuar nga e përditshmja serbe Blic, shihej harta e Serbisë me Kosovën brenda saj, transmeton lajmi.net. Nuk dihet nëse Vuçiq të njëjtën hartë e ka paraqitur edhe në Berlin. Në bazë të një fotografie që është publikuar ditë më parë, shihet se Vuçiq në prani të kryeministrit Thaçit, Rama dhe kancelares Merkel, kishte shpalosur një hartë ku shihej vetëm Kosova. (lajmi.net/.

Kerry: Koalicion global kundër Shtetit Islamik

0

JohnKerry-shbaSekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë thirrje për një “koalicion global” për të luftuar militantët e Shtetit Islamik, të cilët kanë pushtuar sipërfaqe të mëdha të Sirisë dhe Irakut.

Në një editorial të botuar në “New York Times”, Kerry ka kërkuar koalicion të gjerë të vendeve për t’u përballur me “agjendën gjenocidiale” të xhihadistëve.

Komentet e Kerryt vijnë para samitit të NATO-s në Uells, i cili do të zhvillohet më 4 dhe 5 shtator.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se është duke zhvilluar një plan gjithëpërfshirës për të luftuar Shtetin Islamik.

Një rrëfim i gazetës kroate “Ilustrovani List” për Isa Boletinin

0

isa boletiniIsa Boletini është lindur në Mitrovicë (Fushë Kosovë – Kosovë) dhe është rritur në një mjedis konfliktesh të përhershme. Ishte një burrë i hedhur, guximtar, një njeri i gjithanshëm, por mbi të gjitha veçohej për dhuntinë që kishte për të marrë dhe gjetur përkrahjen në rrethin e tij.

Dhe nuk mund të ishte ndryshe që ai të mos përfshihej në ngjarjet dhe kryengritjet e bashkëkombësve të tij, shqiptarëve. Isa Boletini kishte një aftësi, të cilën rrallë ke mundur ta gjesh tek shqiptarët, e ajo ishte, që ai ka ditur ta vërë në rend ushtrinë e rebeluar.
Ai i ka dhënë frymën e shpirtit të tij njerëzve të vet, prandaj edhe pjesa më e madhe u rritën në duart e tij dhe iu bindën fuqishëm. Kur ai dhe njerëzit e tij sulmonin ndonjë fshat serb, që të hakmerret ndaj një padrejtësie, që t’i ndihmojë ndonjë bashkëkombësi të tij, asnjëherë nuk është thënë: “hyjnë (erdhën) 3000 shqiptarë” por të tmerruar nxitonin duke thirrur “ja po vjen Isa Boletini”.
Për një njeri të tillë është dashur ta kthejë shikimin edhe Sulltan Abdul Hamidi. Si pjesëtar i huaj qeveritar ka pasur ndikim ndaj partisë në pushtet, i cili nuk ka guxuar të nënvlerësohet. Sulltani, të cilin Isa e konsideronte një mysliman të fortë e ka adhuruar si kalif të tij, ai i kishte dhuruar kalanë në Mitrovicë, dhe ia kishte dërguar djemtë në shkollat më të mira, dhe atij përgjithmonë ia kishte liruar duart.

Isa Boletini ishte një udhëheqës karizmatik, ku thirrjes së tij shqiptarët i braktisnin gratë, fëmijët, shtëpitë, dhe kasollet. Pastaj Abdul Hamid u rrëzua nga froni, dhe atëherë erdhi momenti i duhur që Isa Boletini të tregojë dhe t’i ngrejë lart vlerat dhe personalitetin e shqiptarëve.

Pastaj shpërtheu Lufta Ballkanike, andaj Isa Boletini i informuar nga shtabi qendror shqiptar, e kuptoj menjëherë vrasjet nga serbët dhe malazezët, të cilët për çdo moment mund të hyjnë në Shqipëri, pastaj në Carigrad, për t’i dërguar armë dhe municion, ndërsa ai të përgatitet që ta ketë në dorë dhe që të ndalojë hyrjen e serbëve dhe malazezëve në Fushë Kosovë, derisa të arrijnë trupat e rregullta prej 10.00 ushtarëve.

Mirëpo “Qeveria e Turqve të Rinj” nuk i besonte, andaj dhe nuk ia dërgoi armët, të cilat do të mundë t’i përdorte për ta mbrojtur Kosovën nga pushtimi serb, andaj Isa Boletini me disa qindra të besueshëm u detyrua që të largohet në Shqipërinë perëndimore. Kjo ndodhi në kohën, kur Ismail Qemal Vlora në “Luftën Ballkanike” ngriti flamurin shqiptar në Vlorë dhe shpalli Shqipërinë e pavarur. Rrugës për në Vlorë, Ismail Qemaili u takua me Isa Boletinin në Durrës. Isa iu bashkëngjit një natë para së cilës 3 vjet ishte në Vlorë.

Kur erdhi Princ Wilhelm Wied, dhe vazhduan kundërshtimet ndaj tij, Isa Boletini asnjë natë nuk ka fjetur pa pushkë në dorë. Ai ishte shpresa e të gjithëve. Në të mbështeteshin të gjithë. Kur ai dhe nipi i tij Tafili, i cili ishte i denjë për të, ishin zgjuar, atëherë të tjerët mund të flinin lirshëm. Princi kishte ftuar fisnikët shqiptarë, për t’u këshilluar me ata për ndonjë pozitë inkurajuese.

Aty Isa u ngrit dhe tha:
“Unë ia kisha dhënë besën Sulltanit, sundimtarit tim”. Ndërsa ty ta kam dhënë fjalën time, pasi që e di se ai kurrë me nuk do të jetë sundimtar i Perandorisë Osmane. Unë këtë fjalë nuk e tërheq prapa. Përderisa t’i do të qëndrosh midis nesh, do të luftojmë për ty dhe askush nuk do të guxojë të të afrohet, kush ta do të keqën, mund të kalojë vetëm mbi mua të vdekur dhe mbi shokët e mi të vdekur!

Mund të thuhet, se asnjëherë asnjë pikë alkooli kurrë nuk i kishte prekur buzët e tij, fjalimi i tij ishte i drejtë, me plot ngrohtësi të sinqertë; ai ka mundur që ta godasë vezën në njëqind metra, dhe armikun në njëmijë metra, ka mundur të qëndrojë gjysmën e natës ulur në një stol, pa ngrënë e pa pirë, pa folur asnjë fjalë, dhe asnjë nga shumica e njerëzve duke mos harruar për asnjë sekondë se Isa ishte aty; nuk ka ditur çfarë është gënjeshtra si rrallë kush. Pastaj filloi Lufta e Parë Botërore.

Që nga ai momenti Isa ndryshoi. Mirë e ka ditur, që tani ose kurrë mund të çlirohet Mitrovica dhe e tërë Kosova nga serbët. Mirëpo, qëndroi në Durrës me duar të lidhura, pasi s’ka mundur ta shkelë fjalën që ia dha Princit, dhe u detyrua që të qëndrojë aty.

Kur Princi Wilhelm Wied u largua nga Shqipëria, kërkoi nga Italia që me një barkë ta sillnin atë dhe njerëzit e tij të besueshëm në lumin Buna, në Shqipërinë veriore, afër Shkodrës, sepse do të ishte mëkat të lihej Shkodra të bjerë në duart e serbëve. Prej Shkodrës Isa, u nis maleve deri në Gjakovë, mblodhi qindra njerëz dhe i sulmoi serbët, mirëpo u tradhtua nga një dezertor. Pasi njësiti i tij i vogël sa nuk u shkatërrua, u kthye në Shkodër dhe aty ra në duart e malazezëve.
Isa Boletini dyqind herë ishte në flakë, dhe duke lënë shpirtin e tij në luftën të përgjakshme kundër malaziasve, duke i pritur njësitet Austro-Hungareze. Tani përfundimisht po përgatitej çlirimi i Shqipërisë, për të cilën kishte luftuar Isa Boletini, por këtë nuk mundi ta presë kurrë.

Haraqija i kërkon Isës koalicion me PDK-në

0

Astrit HaraqijaIsh ministri i Kulturës nga radhët e LDK-së dhe një nga themeluesit e Listës “Dr. Ibrahim Rugova”, Astrit Haraqija, i kërkon Isa Mustafës koalicion me PDK-në ose largim të tij nga posti i të parit të kësaj partie. “Pavarësisht deklaratave refuzuese se kurrë me PDK-në, është më mirë që të negociohet edhe 100 ditë me PDK po të ketë nevojë dhe të arrihet një

Haraqija thotë se filozofia rugoviste në prej karakteristikave kryesore e ka institucionalizimin dhe respektin për institucionet e shtetit.

Më poshtë lexojeni të plotë postimin e Astrit Haraqisë në Facebook:

“z.Mustafa , qe kjo eshte rruga e dyte…..
Rugovizmi nje prej karakteristikave kryesore e ka institucionalizmin dhe respektin per institucionet e shtetit. Eshte e habitshme se si zyrtar te larte te LDK-se, tentojne qe te anashkalojne vendimet e Gjykates Kushtetuese duke provuar me cdo kusht jetesimin e endrrave te LAN-it.

Dua t’ju rikujtoj se vet presidenti Rugova per respekt ndaj Kornizes Kushtetutes , gjate procedures te perzgjedhjes se tij si president, kishte dhene doreheqje nga kreu i LDK-se. LDK-ja nuk guxon qe te bie pre e interesave te nje apo dy individeve, qe per lakmine ne poste te larta shtetetore, jo vetem qe po e shkaterrojne nga brenda LDK-ne por po e rrezikojne shkaterrimin e institucioneve te shtetit.

Per me shume, eshte koha e fundit qe LDK-ja te mos vazhdoj te leshoj pe, duke emeruar kryeministra te cilet as perafersisht nuk i kane votat per t’i emeruar ne kete post, edhe mos te harrojmë se ne kohen e Presidentit RUGOVA , LDK ja ka pasur 47 deputet dhe ju z.Mustafa keni rezultat krejt tjeter me PRESDENTIN , por te marr vet timonin e shtetit.

LDK-ja dy here si parti me e madhe ne ate kohe, ka pranuar kryeministra nga partite tjera dhe njehere si parti e dyte, kryeminister nga rradhet e PDK-se. Ne situaten e krijuar, LDK-ja e ka per detyre ndaj votesve te vet dhe qytetareve te Kosoves qe te marr drejtimin e shtetit, duke kerkuar postin e kryeministrit, qofte brenda bllokut, qofte ne negociata me PDK-ne.

Marreveshja e ngutshme me bllokun nuk mund te jete me “e shenjte” se ardhmeria e LDK-se dhe e shtetit te Kosoves.

Pavaresisht deklaratave refuzuese se kurre me PDK-ne, eshte me mire qe te negociohet edhe 100 dite me PDK po te kete nevoje dhe te arrihet nje marreveshje me LDK-ne ne udheheqje te shtetit, se sa qofte edhe nje dite te negociohet me Listen Srpska e cila detyre primare e ka shkaterrimin e shtetit tone nga brenda.

Dhe te kerkoj publikishte o merre pergjegjesi ose lesho rruge se ka mjafte njerze brenda LDK se , qe e kryjine kete detyre. Me sinqeritet Astrit Haraqija”, (sic), ka shkruar Haraqija në Facebook. /Telegrafi/