Home Blog Page 8163

Grabovci: PDK-ja nuk heqë dorë nga kryeparlamentari

0

Adem Grabovci14-07Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka demantua lajmin që disa portale kanë shkruar se PDK heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Grabovci ka thënë se nuk është e vërtetë se Partia Demokratike e Kosovës heqë dorë nga kryetari i Kuvendit.

“Nuk është e vërtetë çka është shkruar në portale. Kryeparlamentari dhe Qeveria i takojnë PDK-së”, ka thënë shkurt për ‘Zëri’, Grabovci.

Ndryshe, sot ishte shkruar së , Partia Demokratike është e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetueses të drejtën për këtë pozitë ia jep kësaj partie.

Haradinaj uron si ‘kryeministër’ krerët e ri të BE-së

0

Ramush Haradinaj 1Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka uruar Federica Mogherini’in dhe Donald Tusk për postet e reja. Ai tha se politikat e duhura qeverisëse e dërgojnë shpejt Kosovën në BE.

I nominuari i Bllokut LDK-AAK-NISMA për kryeministër, ka uruar si “kryeministër”. Ai tha se vendet nga vijnë këtë përfaqësues të BE-së, Italia dhe Polonia e kanë përkrahur gjithmonë Kosovën.

Haradinaj ka uruar krerët e BE-së para kryeministrit të Kosovës në detyrë, Hashim Thaçi.

Shkrimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Uroj znj. Federica Mogherini, e zgjedhur në krye të Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian si dhe z. Donald Tusk, i zgjedhur në postin e Presidentit të Këshillit Evropian.

Italia dhe Polonia janë vende përkrahëse dhe mbështetëse të Kosovës përgjatë të gjitha fazave të zhvillimit të vendit tonë përfshirë proceset integruese të Kosovës drejt BE-së.

Kosova me një qeverisje me politika të duhura, shumë shpejt vendin dhe qytetarin tonë do ta bëjnë pjesë të BE-së dhe qytetarë të dinjitetshëm të kësaj familjeje të madhe shtetesh të Evropës.

Përkushtimi i ynë për një të ardhme të sigurt për qytetarët tanë, si qytetarë të Evropës, është dhe mbetet i palëkundur.

VV pret përgjigjen e Bllokut, për të ditur se si do të veprojë!

0

Puhie Demaku-vvDeputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Puhie Demaku, thotë se Flora Brovina e ka keqkuptuar rolin e saj ceremonial.

“Zonja Brovina duhet ta ketë të qartë se ajo pozitë që i është alokuar asaj në seancën e kaluar dhe në këtë seancë është thjeshtë pozitë ceremoniale. Ajo nuk ka të drejtë të bëjë vendime politike”, tha Demaku për RTV21.

Vetëvendosje thotë se po pret përgjigjen e Bllokut LDK-AAK-NISM për të ditur se si do të veprojë në seancën kur pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

“Krejt nga koordinimi që kemi dhe arritja e marrëveshjes apo jo. Ne do të veprojmë siç kemi vepruar në seancën e kaluar, do të marrim qëndrimin tonë dhe do të veprojmë si opozitë në të gjitha rastet nëse nuk kemi marrëveshje me Bllokun”, tha ajo.

PDK ia lë kryeparlamentarin bllokut

0

Blloku 50Partia Demokratike asht e gatshme me heq dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit. Pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetueses, të drejtën për këtë pozitë ia jep kësaj partie, raporton TV Rrokum.

Anëtari i kësaj partie Ardian Arifaj, ka thanë se me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik, PDK, është e gatshme me heqë dorë prej nominimit të kryeparlamentarit.
E përfaqësuesit e partive të bllokut, vazhdojnë me deklaruar se në asnjë rrethanë nuk pranojnë bisedime për bashkëqeverisje me PDK-në.

Donika Kada Bujupi, deputete e AAK-së, theksoi se vijat e kuqe për PDK-në, blloku nuk ka me i heq.

Ndërsa kërkesat e ndërkombëtare, me u respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese ajo nuk i konsideron presion.

Ndërsa drejtuesi i Lëvizjes ‘Fol’ Petrit Zogaj, thotë se ende ekziston mundësia për një koalicion LDK-PDK.

E plani i ri i PDK-së, me heq dorë nga pozita e të parit të Kuvendit, i ka lehtësuar rrugën bllokut, që këtë pozitë ta siguroj për Isa Mistafën. Ligjërisht kanë mbet edhe 5 ditë afat, për me përfunduar konstituimi i Kuvendit. Por, ende nuk asht caktu data për seancën e re, e cila duhet me u thirr nga kryesuesja, Flora Brovina.

Muja nuk lejon dy vende pune për punëtorët e stafit të tij

0

Ramadan Muja 1Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka marr vendim që të mos lejojë dy vende të punës në të njëtin orar për pune për stafin e tij.

Ai thotë nuk është numër i madh i punëtorëve që mbajnë nga dy vende të punës.

“Kërkoj nga Drejtoria e Arsimit që të mos e lejojë këtë dukuri, sepse ka mjaft kuadro në Prizren që presin punë”, ka thënë Muja./TVO/

Sherr me thika mes të rinjve, plagoset 19-vjeçari

0

Thika5-22Një sherr banal me thikë ditën e sotme në qytetin e Elbasanit ka çuar në plagosjen e një 19-vjeçari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00 në lagjen ‘28 Nëntori’, ku 19-vjeçari, Elton Peqini, u godit me thikë duke marrë tre goditje. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e qytetit, nga ku mësohet se nga goditja i është dëmtuar mushkëria.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në reaminacionin e spitalit. Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit, i cili është Ymer Stari, 20 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e plota të ngjarjes, por nga hetimet paraprake mësohet se konflikti mes të rinjve ka ndodhur për motive të dobëta.

Skandali tjetër i Memli Krasniqit, dallavere në tenderin mbi 200.000 euro

0

Memli KrasniqiMinistri në detyrë, Memli Krasniqi nuk po e keqpërdorë pozitën e tij në krye të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vetëm për punësimet e militantëve të partisë, keqpërdorime po behën edhe me tender të shumtë të cilët po jepen në këtë kohë derisa është krijuar krizë institucionale pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Portali Infokusi ka siguruar dokumentet ku janë vërtetuar dallavere në tenderin me vlerë prej 244,435.34 eurosh.

Behët fjalë për tenderin për “Renovimin e Godinës Kryesore të Muzeut të Kosovës”, të cilin ministria ja ka dhënë kompanisë “Europrojekt” edhe pse kjo kompani kishte ofertuar me çmimin më të lartë se kompania tjetër “NBT – ING” & “As – ING” nga Suhareka.

Siç shihet në dokumentet e këtij tenderi të cilat i ka siguruar portali Infokusi.com, kompania të cilën ministri Krasniqi tentoj ta shpërblej me këtë tender ka ofertuar me çmim mbi 15.000 euro më të lartë sesa kompania tjetër “NBT – ING” & “As – ING”.

Dallaveret e ministrisë në këtë projekt janë bërë duke e eliminuar ofertuesin më të lirë, pra kompaninë “NBT – ING” & “As – ING” për t’i krijuar hapësirë për ta marrë këtë tender kompania “Europrojekt”.

Por këto dallavere nuk i kanë ‘pirë ujë’ kësaj herë vartësve të ministrit Krasniqi, pasi që gjykata e tenderëve – Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik, dje e ka anuluar këtë tenderë.

“Ky tender është anuluar si rezultat i konstatimit se kishte shkelje në procedurat e këtij tenderi ku edhe u vërtetua se kompania më çmimin më të lirë është eliminuar padrejtësisht nga konkurrimi vetëm për t’i dhënë rastin kompanisë tjetër që ta marrë këtë tender i cili peshon hiq më pak se 244,435.34. Kjo për shkak se dikush nga ministria ka lidhje me këtë kompani”, ka thënë një burim i portalit Infokusi.com.

Portali Infokusi.com ka siguruar edhe vendimin e panelit shqyrtues të prokurimit të OSHP-së i cili dje ka konstatuar këto parregullsi dhe ka marrë vendim për anulimin e këtij tenderi.

Këtu mund ta shikoni vendimin e OSHP-së për anulimin e tenderit dhe konstatimet se padrejtësisht është eliminuar nga gara kompania me çmimin më ulët. Dokumenti: Renov-godin-muzeu-ks

Ndërsa, në njoftimin për dhënie të kontratës, të cilin ministria e ka publikuar në ueb-faqen zyrtare të KRRPP-së shkruan se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të ulët është 244,435.34 € dhe fitues është shpallur kompania ”EUROPROJEKT”.

Këtu mund ta shihni njoftimin për dhënie të kontratës: B08 Njoftim per dhenje Renovimi i Godines kryesore te Muzeut

Dje portali Infokusi ka raportuar se si Memli Krasniqi ka punësuar 13 militantë vetëm pas zgjedhjeve…

Memli nis “Misionin e Ri”, pas zgjedhjeve punëson 13 militantë në Ministri (Dokumente)/Infokusi/

Ndërron jetë në moshën 94-vjeçare akademiku e gjuhëtari Shaban Demiraj

0

shaban demirajNdërron jetë në moshën 94 vjeçare, albanologu i shquar profesor Shaban Demiraj. Profesor Shaban Demiraj, lindi në Vlorë, por për shumë vite jetoi dhe punoi në Tiranë.

Ai ka qenë kryetar i akademisë së shkencave në vitin 1992, ndërsa për 30 vjet drejtoi katedrën e Gjuhës Shqipe, ka shkruar mjaft vepra për gjuhën shqipe, ndër të cila edhe 8 monografi, studime për fonetikën, morfologjinë dhe sintaksën historike të gjuhës shqipe. Ai është figurë e njohur për shkencën gjuhësore në Ballkan e Evropë dhe për kontributin e shquar, ka mbajtur titujt “mësues i popullit dhe mjeshtër i madh i punës”.

Kryetarja e këshillit bashkiak të Vlorës Evis Alushi shprehu ngushëllimet në emër të këshillit, duke e cilësuar vdekjen e profesor Demiraj një humbje e madhe për shkencën shqiptare dhe për Gjuhën Shqipe. Alushi bëri të ditur se do propozohet që emri i profesorit, t’i vendoset një rrugë ose një sheshi në qytetin e Vlorës.

Zafir Berisha paralajmëron zgjedhje të reja për Prizrenin

0

Zafir berisha 123Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha ka paralajmëruar se në nëntor do të ketë zgjedhje lokale në Prizren.

Ai në rrjetin social ‘Facebook’,ka shprehur optimizmin e tij se qytetarët e Prizrenit në nëntor të këtij viti, do të përmisojnë gabimin që kanë bërë në zgjedhjet e vitit të kaluar ku rizgjedhën për të tretën herë për kryetar Ramadan Mujën.

Berisha në këtë postim akuzon “Klanin Pronto”, që ndihmuan Ramadan Mujën të rizgjedhet kryetar i Prizrenit.

“Prizrenasit në nëntor do ta kanë mundësinë për ta përmisuar gabimin e vitit të kaluar që e bënë në zgjedhje lokale, ku votuan një “matuf” i cili me ndihmën e ,,klanit pronto,, korruptuan votuesin, për të shëndrruar qytetin tonë në qendër të krimit të organizuar dhe ku janë dëmtuar vlerat qytetare të Prizrenit”, shkruan Berisha ne Facebook/PrizrenPress.com/

Z.B

Blloku s’ka platformë dhe program

0

Blloku 50Gati tre muaj janë bërë nga arritja e marrëveshjes së bllokut LDK-AAK-Nisma me mbështetjen edhe të Vetëvendosjes.Por sipas analistëve,ende nuk ka një platformë të qartë të këtij blloku për qeverisje.

Analistët thonë se blloku dhe Vetëvendosje duhet të ofrojnë ide konkrete, ngase vetëm kundërshtimi i Qeverisë Thaçi 3 nuk është i mjaftueshëm. Përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma përsërisin se ajo që nuk i duhet Kosovës tani është Thaçi 3, ndërsa shtojnë se këtë do ta pamundësojnë edhe me votë.

Përveç qëllimit që mos të lejohet Qeveria Thaçi 3 nga PDK-ja si parti fituese e zgjedhjeve, analistët politik thonë se blloku LDK-AAK-Nisma nuk ka ofruar kurrfarë platforme qeverisëse. Analisti Artan Muhaxhiri thotë se deri tash ka pasur vetëm deklarata të ashpra politike dhe retorikë, por jo plane dhe ide konkrete.

“Bllokun dhe Vetëvendosjen i bashkon qëllimi dhe vullneti që ta pamundësojnë Thaçin dhe PDK-në në krijimin e Qeverisë, mirëpo vetëm kjo nuk është e mjaftueshme. Blloku dhe Vetëvendosje duhet të ofrojnë ide konkrete politike dhe ekonomike në mënyrë që të jenë më premtues për një ndryshim kualitativ në krahasim me mënyrën e deritashme të qeverisjes”, tha Muhaxhiri për Radio Kosovën.
Përfaqësuesit e bllokut LDK-AAK-Nisma, në vazhdimësi më tepër kanë folur për atë se çka nuk i duhet vendit sesa që kanë paraqitur një platformë qeverisëse. Edhe Donika Kadaj-Bujupi nga AAK-ja, këtë e thotë.

“Unë e di atë se çfarë nuk i duhet Kosovës, e ajo është një Qeveri Thaçi 3, ose çfarëdo përfshirje e PDK-së në Qeveri”, tha Kadaj-Bujupi për Radio Kosovën.

Gjithsesi, Kadaj-Bujupi thotë se vendit i duhet një Qeveri ndyshe nga kjo e deritashmja, ndërsa thekson se me Vetëvendosjen do të vazhdojnë bisedimet për të arritur marrëveshje, në mënyrë që edhe me votë të pamundësohet Qeveria Thaçi 3 dhe të legjitimohet marrëveshja e bllokut LDK-AAK-Nisma.

Jakup Krasniqi nga Nisma për Kosovën thotë se marrëveshja e bllokut është edhe konform vendimit të Gjykatës Kushtetuese.“Ata thonë që deputetët duhet ta gjejnë marrëveshjen, unë mendoj që deputetët e kanë gjetë marrëveshjen”, tha Krasniqi për Radio Kosovën.
Për ta realizuar marrëveshjen, blloku ka problem me arritjen e mbështetjes nga Vetëvendosje, ngase kjo e fundit kërkon marrëveshje për kriteret që i ka caktuar. Analisti Artan Muhaxhiri e arsyeton hezitimin e Vetëvendosjes që të arrijë marrëveshje me bllokun LDK-AAK-Nisma.

“Është ndoshta edhe i natyrshëm ky hezitimi i Vetëvendosjes që mos të nënshkruaj asgjë me Bllokun, sepse mund të ketë shumë improvizime në të ardhmen si pasojë e mospasjes së një dokumenti konkret mbi të cilën do të bazoheshin edhe veprimet politike dhe ekonomike në të ardhmen”, tha Muhaxhiri.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj ka përcaktuar që posti i kryeparlamentarit i takon PDK-së që e ka grupin më të madh parlamentar. Mirëpo blloku LDK-AAK-Nisma, ka paralajmëruar se, duke iu referuar pikës 127 të aktgjykimit, që saktëson të drejtën e deputetëve për të gjetur mënyrën për zgjedhjen e kryatarit të Kuvendit, do ta zgjedhin kryeparlamentarin nga radhët e tyre.