Home Blog Page 8165

Vetëvendosje ia kthen hakun Bllokut

0

albin kurti vv vvZyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur të mos u besojnë fjalëve të përfaqësuesve të koalicionit LDK-AAK-NISMA. Meqë janë “djegur” njëherë më 17 korrik duke i pritur kot për ta formalizuar marrëveshjen, tash janë përcaktuar që të flasin vetëm me letra.

Në Vetëvendosje kanë thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë marrëveshje me Bllokun dhe se diçka e tillë nuk do të mund të realizohet përderisa ky bllok nuk jep nënshkrimin në marrëveshje me kushtet e përcaktuara nga kjo lëvizje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka thënë se edhe pas takimit të së mërkurës me përfaqësuesit e Bllokut LDK-AAK-Nisma, situata në terren mbetet e njëjtë, dhe se në këtë takim nuk ka pasur diçka më të veçantë për t’u diskuar.

“Siç kemi njoftuar pas takimit me Bllokun ditën e mërkurë, ne jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare për nënshkrimin nga të gjithë palët të Marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, subjekti politik që ajo përfaqëson, me vetë faktin që ka pranuar të bashkërendojë qëndrimet me bllokun LDK-AAK-Nisma tregon për një ndërrim të kursit të politikëbërjes në vendin tonë, ani pse Vetëvendosje ka pasur përplasje të herëpashershme me këto subjekte politike. /Tribuna/

Gaxherri: Kryeministri duhej t’i takonte LDK-së!

0

besa gaxherriDeputetja e LDK-së, Besa Gaxherri edhe njëherë ka shprehur qëndrime te saj rreth koalicionit dhe rreth postit të kryeministrit të vendit. Ajo vazhdo të këmbëngulë se kryeministri i ka takuar LDK-së e jo AAK-së, prandaj pikërisht për këtë çështje vazhdon t’i shpreh rezervat e veta edhe pse nuk e vë në dyshim votën e saj për koalicionin LDK-AAK–Nisma.

“Rezervat e mia rreth koalicionit LDK-AAK-NISMA, ka qenë dhe është, posti i kryeministrit, jo për shkak të emrave siç janë lakuar shpesh në për media se gjoja unë qenkam kundër liderit të AAK-së z. Haradinaj. Kjo nuk është e vërtet si dhe nuk është relevante për mua. Për mua është e rëndësishme që përgjegjësinë e këtij vendi ta marr LDK, sepse unë ende mendoj se ndryshimet në këtë vend mund dhe duhet t’i bëjë LDK-ja. Pra LDK, nuk mund të garantoj sukses në qoftë se nuk e qeveris Kosovën me kryeministër nga LDK-ja. Por, në situatën të cilën kemi qenë pas 8 qershorit unë jam pajtuar me marrëveshjen e 4 subjekteve politike që të mos ketë qeveri ‘Thaçi 3’”, ka thënë Gaxherri për Botapress.

Deputetja e LDK-së, ka thënë se në këso rastesh në politikë bëhen marrëveshje dhe kompromise.

“Unë jam pajtuar me kompromisin, marrë veshjen aktuale dhe nuk kam dyshime në përkushtimin që ka premtuar z. Haradinaj, por nuk është e njëjtë të kërkosh përgjegjësi ose ti sugjerosh një kryeministri të një subjekti tjetër politik, i cili subjekt ka programin, filozofinë dhe strategjinë tjetër nga LDK. Po e ritheksoj, se unë asnjëherë nuk kam qenë dhe nuk jam kundër apo pro individëve të caktuar, në këtë rast kundër z. Haradinaj”, ka thënë Gaxherri.

KS-ja vlerëson luftën e Kosovës kundër ekstremizmit

0

Enver Hoxha-KS14Kosova ka shënuar përparime vitin e fundit në disa sektorë, ndërsa ka organizuar edhe zgjedhje të mira e demokratike të shtrira në gjithë territorin e saj. Këto ishin lëvdatat që Kosova mori të premten mbrëma nga disa shtete të Këshillit të Sigurimit, ku u shqyrtua raporti tremujor i Ban ki Moonit për Kosovën, shkruan Zëri.

Në këtë seancë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ai i Serbisë, Ivica Daciq, kanë prezantuar raportet e tyre lidhur me zhvillimet në Kosovë, duke mos anashkaluar edhe incidentet e fundit që kanë ndodhur në Podujevë dhe Mitrovicë.

Përfaqësuesi i SHBA-ve, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ka përshëndetur përparimin që Kosova ka bërë në shumë fusha dhe distancimin e institucioneve kosovare nga personat që kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe dënimin e tyre.

Blloku s’do kryeministër konsensual

0

Blloku 50As heqja dorë eventuale e Thaçit nga posti i kryeministrit nuk i mjafton koalicionit LAN, që të bëjë çfarëdo marrëveshje kompromisi me PDK-në, më mënyrë që të konsolidohen institucionet e reja.

Blloku i krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, është i vendosur të mos tërhiqet nga intenca e krijimit të institucioneve, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia ka komplikuar gjërat, shkruan Tribuna.

Zyrtarët që vijnë nga ky bllok, ende besojnë se mund ta bëjnë Qeverinë, pa pasur nevojë të bëjnë marrëveshje me PDK-në. Pavarësisht ofertave që mund t’u bëjë PDK-ja, ata janë përcaktuar që institucionet t’i bëjnë pa këtë parti. Në këtë frymë, ata refuzojnë të hyjnë në marrëveshje me PDK-në, edhe sikur kjo parti të heqë dorë nga posti i kryeministrit dhe të ofrojë zgjidhje konsensuale.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se në asnjë formë dhe në asnjë moment blloku nuk pranon të futet në koalicion me PDK-në.

“Absolutisht, jo. Në asnjë formë dhe në asnjë moment Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të jetë partner i koalicionit LAN. Blloku e ka të nominuarin për kryeministër Ramush Haradinajn, sikurse e ka të nominuar edhe kryetarin e Parlamentit Isa Mustafa, i cili veçse është zgjedhur dhe do të rikonfirmohet vullneti i shumicës së deputetëve. Gjithashtu edhe postet tjera të larta janë paraparë sipas marrëveshjes për partnerët e tjerë në këtë koalicion”, ka thënë Bujupi.

Çfarëdo përpjekje e PDK-së, sipas Bujupit, është e kotë dhe e papranueshme për bllokun dhe qysh tani i themi Jo.

Vetëvendosje ia kthen hakun Bllokut

0

VV-logo9-09Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur të mos u besojnë fjalëve të përfaqësuesve të koalicionit LAN. Meqë

Meqe janë “djegur” njëherë më 17 korrik duke i pritur kot për ta formalizuar marrëveshjen, tash janë përcaktuar që të flasin vetëm me letra. Në Vetëvendosje, të premten kanë thënë se aktualisht nuk ka kurrfarë marrëveshje me Bllokun dhe se diçka e tillë nuk do të mund të realizohet përderisa ky bllok nuk jep nënshkrimin në marrëveshje me kushtet e përcaktuara nga kjo lëvizje.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje në një prononcim dhënë gazetës Tribuna, ka thënë se edhe pas takimit të së mërkurës me përfaqësuesit e Bllokut LDK-AAK-Nisma, situata në terren mbetet e njëjtë, dhe se në këtë takim nuk ka pasur diçka më të veçantë për t’u diskuar.

“Siç kemi njoftuar pas takimit me Bllokun ditën e mërkurë, ne jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare për nënshkrimin nga të gjithë palët të Marrëveshjes së përbashkët”, ka thënë Haxhiu.

Sipas saj, subjekti politik që ajo përfaqëson, me vetë faktin që ka pranuar të bashkërendojë qëndrimet me bllokun LDK-AAK-Nisma tregon për një ndërrim të kursit të politikëbërjes në vendin tonë, ani pse Vetëvendosje ka pasur përplasje të herëpashershme me këto subjekte politike.

Beqiri: Kryetar i Kuvendit do të jetë Isa Mustafa

0

IsmetBeqiriIsmet Beqiri, deputet i LDK-së thotë se PDK nuk do të mund ta zgjedh kryeparlamentarin. Ai thotë se kryetar i Kuvendit do të jetë Isa Mustafa.

Ai thotë se PDK nuk i ka numrat dhe si pasojë e kësaj, nuk do të mund të krijoj institucionet.

Ai tha se Flora Brovina nuk do të mund të bllokoj seancën dhe se Isa Mustafa do të bëhet i pari i Kuvendit. Për këtë Beqiri në Interaktiv të KTV’së tha se “do e gjejnë mënyrën”. Tha se Flora Brovina “nuk është mbretëreshë” por vetëm kryesuese e seancës.

Në Kuvend, tha ai, Enver Hasani nuk do të mund t’ia siguroj numrat PDK-së në Kuvend.

“Në demokracinë parlamentare është shumë e qartë, vendosin numrat, vendos shumica, dhe kjo shumicë ekziston dhe e kemi dhe si të tillë, do të sillemi do të veprojmë dhe ne jemi të bindun që kurdo që të mbahet seanca ne besojmë shpejt duhet të mbahet, ne do ta rikonfirmojmë, ose do të rikonfirmohet edhe një herë z. Mustafa kryetar i Parlamentit dhe aty jam i bindur që Enver Hasani s’ka me mujt me ia siguri votat Hashim Thaçit gjegjëssht PDK’së”, ka thënë Beqiri.

Sipas tij, në vendimin e Gjykatës Kushtetuese nuk parashihet të shkohet në zgjedhje, andaj siç tha ai, PDK duhet ta kuptoj se nuk i ka numrat dhe të lejoj krijimin e institucioneve.

Ish shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se ka interferime në gjyqësor dhe se në Kosovën e tanishme, nuk ka asnjë agjenci dhe institucion të pavarur.

Familjarët e të pagjeturve ende jetojnë në ankth

0

Thirrja e nenave-te pagjeturitTrupat e tyre ende nuk janë gjetur dhe familjaret vazhdojnë t’i kërkojnë ata. Me gjithë ankthin në të cilin kanë jetuar tërë këto vite, ata vazhdojnë t’i kërkojnë, duke shpresuar që të paktën eshtrat e tyre të kthehen në vendlindje dhe të dihet varri i tyre, pranë të cilëve mund të vendosin lule, apo të qajnë atëherë kur u mungojnë.
Familjarët të cilët tërë këto vite kanë përjetuar tmerrin, duke i kërkuarme të dashurit e tyre gjallë apo vdekur, thonë se edhe kthimi i eshtrave të tyre në Kosovë, është një lehtësim për ta, pasiqë ua din të paktën varrin. Megjithëse, familjarë nga të gjitha anët e Kosovës, vazhdojnë t’i presin eshtrat e më të dashurve të tyre, të cilët u vranë në luftën e fundit nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, Drenica ishte ajo të cilës së fundit nga Serbia iu kthyen eshtrat e 16 qytetarëve të vrarë, për fatin e të cilëve tash e 15 vite nuk kishin ditur asgjë.

Familja Morina nga Çikatova e vjetër e Drenasit, të cilës ditë më parë iu kthyen në Kosovë, eshtrat e tetë familjarëve të tyre, thonë se kjo sadopak ua ka lehtësuar dhimbjen që ata kanë pasur me vite, pasiqë asgjë nuk kanë ditur për fatin familjarëve të tyre.

Ramiz Morina, i cili si ushtar i UÇK-së, kishte varrosur me duart e tij të 19 trupat e personave të vrarë, të cilët më pas janë zhvarrosur dhe janë zhdukur që nga 1999-ta, kujton tmerrin e përjetuar. E po ashtu për të mbetet e pakuptimit që tash e sa vite, ata kanë qenë të zhdukur dhe s’është ditur asgjë për fatin e tyre. Ndërsa, kthimi i eshtrave të tyre, ai thotë që ua lehtëson pak dhembjen të cilën e kanë tash e 15 vite.

“Njëqind për qind e kemi ditur që janë të vrarë. Por se ku gjenden nuk e kemi ditur. Tash po dihet fati i tyre ku gjinden dhe është një fat i mirë që po na kthehen eshtrat në vendin tonë në Kosovë. Presim me padurim t’i varros”, tha ai.

Megjithëse trupat e tyre u kthyen nga Serbia në Kosovë, Morina thotë se atyre u mungojnë gjymtyrët dhe se vetëm dy trupa të kthyer, i kanë pasur të gjitha gjymtyrët komplet.

“Gjatë pushkatimit kanë qenë të masakruar kogja shumë. Të dëmtuar me plumb, në mënyra të ndryshme të dëmtuar. Ka pasur që se ka pasur një pjesë të dorës, një pjesë të kokës. Edhe për ne ka qenë shumë e vështirë me i identifiku”, ka pohuar ai.

Mirëpo, edhe pse janë kthyer eshtrat, ata ende nuk janë varrosur, edhe pse tek varrezat e fshatit tash e sa kohë janë vendosur pllakat me emrat e tyre, të cilat prisnin trupat e zhdukur të kthehen dhe të varrosen në atdhe. Evendimi për të mos i varrosur ende, ka qenë i familjarëve, të cilët po presin edhe trupat e personave të tjerë të zhdukur nga ky fshat për t’i varrosur të gjithë bashkë ashtu edhe siç ishin vrarë.

Fetah Morina, të cilit këto ditë i janë kthyer eshtrat e babait të vrarë dhe familjarë të tjerë, thotë për KosovaPress se ata janë njoftuar edhe për gjetjen e 5 trupave të tjerë, përveç atyre 8 sa janë sjellë ditë më parë. Ndërsa, për t’i varrosur thotë se po presin kthimin në Kosovë edhe të 6 trupave të tjerë, të cilët ende mungojnë.

“Me 17 prill i ka vrarë shkau 24. Tash duhet me i lanë prapë kur të tubohen krejt komplet këta 19 të zhdukurit që janë me atë datë që janë varros, që i ka vrarë shkau me atë datë, ne po kemi qejf me i varros na prapë krejt komplet.. Kemi informata sot na kanë ardhur se janë edhe 6 tanët të mahallës sonë Morina. Presim që deri ka 5 shtatori, me u kompletu krejt 19 të zhdukurit të mahallës sonë, besoj që kompletohen dhe tani shohim se si po vendosim”, tha ai.

Ndërsa, thonë se janë zhgënjyer nga institucionet e vendit, të cilët sipas tyre s’kanë bërë pothuajse asgjë për ndriçimin e fatit të pagjeturve.

“S’kanë bërë asgjë hiq, çka është dashur të bëhet për ta, sen s’kanë bërë…Jemi të zhgënjyer shumë bile, jo pak po tepër jemi të zhgënjyer me ta. Edhe prej institucioneve, e sidomos prej komunës sonë“, tha ai.

E për zhgënjimin e familjarëve të personave të zhdukur, sa i përket punës së institucioneve të vendit, flet dhe Haki Kasumi, koordinatori i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjeve të të Zhdukurve të Kosovës, i cili thotë për KosovaPtess se tek familjarët, ekziston bindja se është bërë fare pak dhe se do të mund të bëhej shumë më shumë në mënyrë që të mbyllej kjo faqe e përgjakur e historisë sonë të afërt.

“Institucionet kanë bërë përpjekje por mëqe mungojnë rezultatet dhe ato përpjekje, sipas bindjeve tona profesionale nuk kanë qenë këmbëngulësie dhe nuk kanë qenë të dukura, të ritmit dhe nivelit të duhur. Ngase sigurisht po të bëhej në mënyrë më të vendosur, në mënyrë më profesionale, sigurisht se rezultatet do të ishin më të mëdha. Gjegjësisht do të mbyllej pas 15 viteve, kjo çështje e cila është ndër çështjet dhe plagët e hapura të luftës së fundit në Kosovë. Familjaret e kësaj kategorie, janë qytetarët më të goditur, qytetarët të cilët jetojnë në ankth tash e 15 vite. Vetëm ata dhe njerëz si ata mund ta kuptojnë pozicionin e tyre dhe ne nuk do të ia dëshironim as armikut tonë një gjendje të tillë”, pohoi Kasumi.

Ndërsa, në rrethojat e Kuvendit të Kosovës, ende qëndrojnë fotografitë e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Megjithëse, është premtuar se aty do të ndërtohej një lapidar, një gjë e tillë nuk është bërë ende. E Kasumi në lidhje me këtë thotë se e tërë kjo është një injorim nga ana e institucioneve që po vazhdon të iu bëhet familjarëve të personave të pagjetur.

“Qeveria gjegjësisht komisioni qeveritar e hedh topin te komuna e cila ç’është e vërteta e ka marrë përsipër se do ta ndërtojë lapidarin, është vu gurëthemeli para dy viteve dhe na është premtuar njëherë për 27 prillin, pastaj për 30 gushtin e vitit të kaluar. Tash jemi në 30 gushtin e vitit 2014 dhe ne familjarëve përveç njerëzve, kërkojmë dhe përmbushjen e premtimeve që na i janë dhënë nga qeveritaret tonë, qofshin ata lokal apo qendror…. S’ka ndryshe si të kuptohet mos përmbushja e premtimit, s’ka si të mos kuptohet si injorim. Mos përmbushja e kërkesave të familjarëve, që të punohet më tepër, që ti qaset këtij problemi shumë të dhimbshëm në mënyrë shumë më profesionale dhe me serioze. Por fatkeqësisht kërkesat tona po vazhdojnë të hasin në vesh të shurdhër. Në vesh të pushtetarëve të cilët unë befasohem se si janë në gjendje shumë me premtu e aspak me realizu. Dhe në njëfarë mënyre nuk skuqen fare ata”, theksoi ai.

Ai thotë se duke e parë këtë gjendje dhe mos punën e institucioneve në këtë drejtim, atëherë familjarëve të personave të zhdukur, u mbetet të mbështeten vetëm tek perëndia, pasi që institucionet deri tani nuk kanë bërë pothuajse asgjë.

Ndërsa, Prenk Gjetaj, kryetar iKomisionit qeveritar për persona të pagjetur, thotë se duhet të bëhet trysni në palën serbe, pasi që me gjetjet e fundit në Rudnicë, dëshmohet se ende ka varreza masive ilegale në Serbi dhe se institucionet serbe, kanë njohuri për vend ndodhjen e tyre.

“Të bëhet trysni në palën serbe, sepse sipas informacioneve tona dhe se kjo dëshmohet dhe me gjetjet e fundit në Rudnicë, ende ka varreza masive ilegale në Serbi, me vet faktin se ende kemi 1700 persona që evidentohen si të zhdukur dhe dyshimet dhe mendimet tona janë se institucionet serbe kanë njohuri për vend ndodhjen e varrezave masive”, pohoi ai.

Dita Ndërkombëtare e personave të zhdukur, do të shënohet më 30 Gusht në Drenas. E vendimi për shënimin e kësaj dite atje, është marrë pasiqë nga ky rajon janë gjetjet mortore të fundit në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës. Në shenjë respekti të atyre familjeve dhe ndaj flijimeve që ishin të shumta në Drenicë, kësaj radhe kjo ditë do të shënohet në Drenas. (Kosovapress)

Arrestohet kosovari që ishte nisur për Siri

0

arrestimi 2Policia arrestoi në mbrëmë në Aeroportin e Rinasit një shtetas kosovar, i cili dyshohet se do të udhëtonte në Siri, raporton Top Channel.

Burimet e policisë thanë se 24 vjeçari Mentor Zejnullahu u arrestua pas informacioneve të autoriteteve të Kosovës.

Për të gjykata kishte dhënë masën e sigurisë nën akuzën e rekrutimit të besimtarëve myslimanë për t’i dërguar në luftën e Sirisë.
Burimet e policisë thanë se nga Rinasi, 24 vjeçari do të udhëtonte në Turqi dhe më pas në Siri.

Ndërkombëtarët jokushtetues

0

GJK-gjyqtaret-300x198Tre gjyqtarëve ndërkombëtarë do t’u vazhdohet mandati në kundërshtim me procedurën që parasheh Kushtetuta, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, do të bëjë emërimet e gjyqtarëve ndërkombëtarë, mbi bazën e të cilave presidentja Atifete Jahjaga do të lëshojë dekretet.

Dhe me kaq procedura do të përfundojë.

Në këtë rast do të shpërfillen nenet 65 dhe 114 të Kushtetutës, të cilat saktësojnë se Kuvendi propozon gjyqtarët e Gjykatës.

Gashi: Nëse LAN-i s’lëshon pe, shkojmë në zgjedhje

0

Latif Gashi PDKDeputeti I PDK-së, Latif Gashi, ka thënë se për tejkalimin e ngërçit politik blloku LDK-AAK-Nisma duhet të lëshojë pe, ose vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai ka thënë se Kushtetuta e Kosovës në asnjë mënyrë nuk lejon që kryetari Kuvendit të zgjidhet nga një subjekt tjetër pa pëlqimin e partisë fituese të zgjedhjeve.

Në këtë drejtim ai ka thënë se partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma gabimisht janë duke e lexuar Kushtetutën dhe për interesa të tyre janë duke e dëmtuar interesin e vendit.

Duke folur për refuzimin që po e bëjnë partitë politike PDK-së për bashkëqeverisje, Gashi ka thënë se kjo nuk ndodh për shkak se PDK-ja nuk ka punuar mirë, por si rezultat i asaj që partitë e bllokut i kanë humbur gjashtë palë zgjedhje. /Epoka e re/.