25.9 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025
Home Blog Page 8166

Tamara Ecclestone, me bikini vetëm 7 javë pas lindjes

0

tamara-marok-lajmVetëm 7 javë pas lindjes, Tamara Ecclestone është shfaqur në publik me bikini duke treguar një formë të shkëlqyer fizike.

Modelja 29-vjeçare, e bija e Bernie Ecclestone, po kalon disa ditë pushimesh në Marok dhe tregoi se lindja e vajzës nuk e pengon të shijojë rrezet e diellit.

Eleganca e saj ka bërë që në Twitter të shpërthejë zemërimi pasi shumë përdorues shprehën habinë për fizikun e Tamarës.

“Kjo më acaron nervat! Një nënë e VËRTETË nuk ka kohë për stërvitje dhe për të bërë një trup të tillë vetëm një muaj pas lindjes”, shkroi një grua.

Tamara iu përgjigj: “Stërvitja e vetme që kam bërë ka qenë me fëmijën tim. Nuk po mbaj dietë dhe po e ushqej me gji. Mos u bëj ziliqare!”

Banorët humbasin provën e plehrave

0

koshat-5.5Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë. Vëllai i Madh vendos në sfond gongun që lajmëron banorët se ka ardhur momenti që ata të çohen dhe të realizojnë provën e plehrave. Gongu zgjat për disa çaste, por askush nga banorët nuk zgjohet nga gjumi.

Minutat kalojnë njëra pas tjetrës dhe pas një farë kohe, në sfond dëgjohet përsëri gongu i provës së koshave ekologjik. Këtë herë gongu njofton banorët se afati kohor i përcaktuar nga Vëllai i Madh, për realizimin e kësaj prove ka përfunduar.
Sot askush nuk u zgjua për të hedhur plehrat në koshat ekologjik që ndodhen në oborr. Në këtë mënyrë, banorët e humbasin provën dhe të gjithë flenë
Ka ardhur mëngjesi, por të gjithë janë duke fjetur.

Vllasi: Serbia ta heqë Kosovën nga Kushtetuta e vet

0

Azem-VllasiAnalisti politik Azem Vllasi ka kërkuar nga pala kosovare që në Bruksel të shtrojë si çështje në kuadër të dialogut që Serbia ta heqë nga Kushtetuta e vet Kosovën.

Ai ka thënë se nuk ia vlen të vazhdohet dialogu me Serbinë, e cila synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj.

“Është momenti i fundit kur pala kosovare, qoftë ky kryeministër apo një tjetër, ta shtrojë në Bruksel nevojën që Serbia ta heqë prej Kushtetutës së vet Kosovën. Derisa Kosova të figurojë në Kushtetutën e Serbisë, siç është aktualisht, ajo do ta konsiderojë si pjesë të veten, në anën tjetër dëshiron të integrohet në Unionin Evropian, duke e trajtuar Kosovën si pjesë të saj. Që do të thotë se ajo i mban hapur pretendimet territoriale ndaj Kosovës, prandaj me një Serbi të tillë nuk ia vlen vazhdimi i bisedave”, ka thënë Vllasi për “Epokën e re”.

Vllasi ka thënë se procesi i dialogut ndërmjet dy vendeve në nivel kryeministrash i ka ardhur koha të përfundojë.

“Nëse dikush tjetër pas zgjedhjeve parlamentare formon qeveri, puna më e mençur do të ishte që shumë shpejt ta shpallë përfundimin e dialogut me Serbinë në nivel kryeministrash. Dialog ky që ka pasur për qëllim disa marrëveshje për zgjidhjen e çështjeve kryesore në mes të dy shteteve dhe në vazhdim ky dialog duhet të lëshohet në binar të rëndomtë siç ekzistojnë mes shteteve ndërmjet grupeve të ekspertëve dhe ministrive që të bisedohet për lëmenj të ndryshëm, por jo të vazhdojnë me këtë dinamikë siç ka qenë deri tash”, është shprehur Vllasi, duke shtuar se ashtu siç komunikojnë me Maqedoninë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe shtetet e tjera, në atë mënyrë duhet të vazhdojë dialogu dhe kontaktet me shtetin e Serbisë.

Këtë javë fillon ndërtimi i çerdhes në Malishevë

0

Siri-femijeGjatë kësaj jave edhe zyrtarisht do të fillon ndërtimi i çerdhes në Malishevë. Kështu ka njoftuar drejtori i Urbanizimit Urim Kastrati, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, të mbajtur sot nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku, e ku u bë e ditur se përveç çerdhes janë edhe disa projekteve tjera të cilat fillojnë ose do të realizohen gjatë kësaj jave.

“Përveç çerdhes, gjatë kësaj jave, varësisht prej kushteve atmosferike, pritet të asfaltohet edhe rruga në fshatin Golluboc dhe ndërtimi i kanalizimit në Janqisht, ndërsa jemi në përgatitje të fillimit të disa projekteve, kryesisht në infrastrukturë”, tha drejtori Kastrati./PrizrenPress.com/

 

Gjerat që duhet të dalloni në dashuri

0

cifti martesorGjerat që duhet të dalloni në dashuri, siç thonë disa studime të publikuara së fundmi në media, janë nëse lidhja juaj është e pjekur apo sipërfaqësore, është një lidhje obsesioni apo përkushtimi, si dhe të ofron ose jo siguri…

Dashuria sipërfaqësore dhe e pjekur

‘S’ka dyshim që të rënët në dashuri është sipërfaqësore, sepse është e bazuar në momentin, në tërheqjen momentale dhe në kënaqësi. Nga ana tjetër, dashuria është ndjenjë e pjekur. E kuptoni qartë çfarë është mirë, e çfarë është keq dhe në fund kjo do t’ju bëjë të lumtur’-shkruan Glamour.com.

Obsesioni dhe përkushtimi

Nëse arrihet obsesioni, paraqiten hidhërimi dhe xhelozia. Dashuria është ndjenjë krejtësisht e kundërt. Personi do të jetë i durueshëm dhe i gatshëm që të pranojë çfarëdo sfide. Personi, i cili dashuron do të përpiqet që t’i zgjidhë problemet momentale dhe nuk do të shmanget. Në dashuri gjithmonë ekziston ndjenja e përkatësisë dhe e besnikërisë.

Siguria dhe pasiguria

Në dashuri ekziston siguri e madhe. Ndodh kështu, sepse duket sikur personi i cili ju dashuron nuk do t’ju braktisë. Në dashuri të prishur, gjithmonë ekziston pasiguria që partneri mund t’ju braktisë apo t’ju tradhtojë.

(BalkanWeb)

Ujërat e turbullta të letërsisë së pas ’90-ës

0

letersiaKritikun e njohur Josif Papagjoni lexuesi e ka njohur më së shumti si për-cjellës të zhvillimeve të teatrit dhe kinematografisë shqiptare ndër vite, të dukurive, vlerave dhe individualiteteve të spikatur të këtyre arteve në mbi 20 libra që ai ka botuar. Sakaq, pas vitit 1990 ai është marrë po aq edhe me kritikën letrare, duke botuar mjaft shkrime për letërsinë shqipe. Shtëpia botuese “Toena” botoi tani së fundi librin e tij me shënime kritike “Grishje për/nga letërsia”, ku hasen shqyrtime kritike të mprehta për dhjetëra e dhjetëra libra nga shkrimtarët shqiptarë, romancierë, poetë e dramaturgë. “Bëra një përzgjedhje, – nënvizon autori për shkrimet dhe lëndën që mbush faqet e librit të tij, – shumëçka mbeti jashtë faqeve të tij, jo me patjetër e një steke të ulët, por sepse vëllimi u rrit. Ndoshta në një rast të dytë, nëse fati e sjell mbarë, pse jo të mos mendoj edhe një libër të dytë për letërsinë”.
Letërsia sot
Ku është letërsia sot sipas Papagjonit?

Shumë më përpara se ajo që u gatua në magjet e shtrembra të socrealizmit, pohon ai. Sot ajo është pah, shpirt. Është ku e ku më e çlirët, ku e ku më europiane! Arkapiat kanë rënë dhe horizonti tjetër që erdhi pas rrëzimit të diktaturës dhe klisheve të vdekura s’kishte më napë. Sipas tij, në fillimet e viteve ’90, sikurse drita e mëngjesit të lëbyr sytë pas natës, jo pak shkrimtarë u gënjyen nga spekulacionet formale dhe stilistike duke humbur “hijet” e shpirtrave të personazheve në mundim e zhgënjim.
Ja që, ca ligje të rrepta që letërsia vetë ka, refuzojnë tepritë dhe manitë. Janë ligjet e hekurta që nga Aristoteli. Luspat diku mbeten përherë: dje luspat e miteve politike, sot luspat e disa shkrimtarëve snobë e mburravecë. Luspat, luspa mbeten, jo tul, – nënvizon kritiku. Ato s’kanë kohë. I përkasin ngaherë syprinës. Për këtë shkak, letërsia edhe sot lufton që dritën e vet ta marrë nga përbrenda, jo ta qisë nga jashtë. Me veprat dhe autorët që janë marrë në shqyrtim, autori u mëshon pikërisht këtyre ideve. Letërsia shqipe, sipas tij, sot është si gjithë simotrat e saj në Europë e botë. Ndryshimet i prek ngado, veç të shkosh për pak në një panair libri dhe të shohësh. Botime pa fund, emra pa fund. Një superprodhim. Afërmendsh, se në këtë numër të madh librash, autorësh, promovimesh, shtëpish botimi, dora e lexuesit ngurron: kë të zgjedh, kë të anashkaloj e kë të braktis?

Kritika
Kritika, jo se mungon, por siç me të drejtë konstaton edhe Papagjoni në një shkrim të tij për gjendjen e kritikës letrare, është tejet e brishtë, gjysmë e institucionalizuar, gjysmë e braktisur në fatin e vet. Vetë kritiku refuzon ta quajë librin e tij pjesë të mendimit të “rëndë” shkencor. Jo, thjesht është fryma e tij…

Ndryshimet më të mëdha në letërsinë e shkruar pas vitit 1990 u shfaqën në poezi, ajo është tjetërfarë sot. Poezia e Lleshanakut, Açkës, Teferiçit, Zeqos, Kacalidhës etj., vjen e ëndshme e plot nerv. Por edhe romani, me Kadarenë që prin, Kongolin, Blushin, Mustafain, Çelën, Açkën, Shehun etj., paçka se në madhështinë dhe zymtimin e tij kështjellor, ka ndryshuar shumëçka nga teknikat e rrëfimit, nga arkitektura e mendimit dhe nga mënyrat e kompozimit, nga suspansa dhe arritja e impaktit emocional. Letërsia e kësaj periudhe është shumë më kritike se dje, shumë më e shpejtë, atletike.

Krenaria e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, ka shkruar pas vitit 1990 një seri romanesh. Sipas Papagjonit, nuk është më nënteksti ai që bën lojën e dyfishtë të receptimit te lexuesi, përkundrazi, shkrimtari vjen më i hapur në pohimet e tij, e megjithatë vesku i misterit, magjikes, zhbirilimit tek e pathëna mbeten po njësoj tërheqëse e tunduese. Romanet e tij të rinj janë një anatomi e vërtetë e diktaturës që shkoi, e gjithë mynxyrës dhe “ububusë” së saj (një fjalë e përdorur nga vetë shkrimtari). Kadare ka sjellë një Shqipëri madhështore, epike dhe tragjike. Pas viteve ’90 drita e romaneve të tij u hodh posaçërisht në mekanizmin e krimit që pillte diktatura, te vuajtja dhe mundimi, te tragjedia dhe shpresa. Kritiku bën me dije përmasën e të madhërishmes, epikes dhe tragjikes në romanet e Kadaresë, e cila barabitet thuajse me kozmiken. Shqipëria e tij është përtej një Shqipërie konkrete, të varfër, të vogël, pa impakt europian apo “perandorake”, ashtu sikurse ajo na vjen shpesh edhe si qesharake, e copëtuar, e rroposur, servile, grindavece, “duartrokitëse”. Gjithsesi, imazhi kadarean është Shqipëria-kockë e asht antropologjik. Shqipëria-shembull.

Nga Dritëro Agolli kritiku ka sjellë vetëm romanin “Arka e djallit”. Poezinë e tij plot trishtim e zhgënjim, me atë dashurinë kozmike për njeriun, nuk e ka prekur. Nga letërsia e Fatos Kongolit janë zgjedhur për analizë pesë romane “Lëkura e qenit”, “Sidorela”, “Iluzione në sirtar”, “Bolero në vilën e pleqve”. Romanet e tij janë produkt fatmadh i kohës së re. Shkrimtari s’ka poza, por është fare-fare i përkorë në çka na rrëfen, i thjeshtë, i drejtpërdrejtë, duke manipuluar estetikisht me të “rëndomtën” e duke bujtur te ne sikur të pinte një filxhan kafe. Romanet e tij janë si grafikat: linja të qarta, ide të qarta. Në romanet e Ben Blushit sipas kritikut ka ardhur modeli rrëfimor që ka si pretekst historinë, por që në fakt projekton shoqërinë e sotme me trazimet, keqkuptimet, përçudnimet dhe zvetënimet e saj. Proza e tij në dukje ekstensive ka brenda një bulb: përsiatjen. Është pikërisht shkrimtari që lidh dy farë në një fryt: mendimin që zgjon dhe rrëfimin që tundon. Meditimi filozofik i rri fjalës së tij si e kuqja onufriane, e kudogjendshme dhe çliruese në romanet e shumëpritur “Të jetosh në ishull”, “Otello, arapi i Vlorës” dhe “Shqipëria”. I veçantë është me romanet e tij Besnik Mustafai. I veçantë, sepse thur ëndrrën me të njëmendtën duke i njësuar në një strukturë rrëfimtare ato, ku kohët përzihen e ngatërrohen enkas, edhe mjediset, hapësira, të gjallët dhe të vdekurit, siç ngjet me romanet “Verë pa kthim”, “Boshi”, “Daullja prej letre”. Është përvoja onirike më elegante që ka sjellë letërsia jonë këto kohë. Moikom Zeqoja, shkrimtari më prodhues, sjell një letërsi tjetërfarë. Alfred Uçi e ka quajtur “postmoderniste”. Metaforat e tij janë pa fund në 7 vëllimet poetike “Miscellaneo”, por edhe dija të huton. Ai krijon amalgama paradoksale mes rrëfimit dhe informacionit (historik, mitologjik, arkeologjik, estetik). Është një poet që shkruan “me një frymë” dhe një eseist, më saktë një diturak ku caqe zhanresh s’ka. Më tutje në palitrën e vlerësimeve të kritikut Papagjoni vjen shkrimtarja Flutura Açka, e cila u imponua në letrat tona pak nga pak, fillimisht me poezinë e saj që s’del përtej paradigmës së sprovuar të poezisë le ta quajmë shkurt “klasike” dhe më pas me romanet që mëtojnë të hedhin dritë në personazhet e dala nga bota e femrës: femra e dashuruar, e zhgënjyer, e shpërdorur. Dhe një erotikë jo aq që tundon se sa të gazmon (romanet “Hiri”, “Ku je?”, “Kukullat nuk kanë atdhe” etj.).

Te libri “Grishje për/nga letërsia” e Josif Papagjonit janë parapëlqyer edhe ca të vdekur-të gjallë: Lasgushi i jashtëzakonshëm që vargun e ka muzikë, mistika e Beqir Musliut dhe modernizmi i tij tejet i shprehur e agresiv, më pastaj dramaturgu i shquar Teki Dervishi që na dha një model të ri të dramës, atë të imazheve apokaliptike, groteskut dhe parabolave mitike-biblike. Po kështu, me dashuri është folur për dramaturgun arbëresh Zef Skiro Di Maxhio. Nga autorët e tjerë me emër në letërsinë e pas vitit 1990 Papagjoni ka sjellë në vëmendje libra të shkrimtarëve Niko Kacalidha, Bashkim Shehu, Luljeta Lleshanaku, Arbër Ahmetaj, Mirela Sulo, Vojsava Nelo, Shpëtim Kelmendi, Robert Martiko, Viktor Cenosinaj etj… Një kapitull më vete u është kushtuar edhe librave që vijnë nga fusha e mendimit estetik e kritik për letërsinë, si ato të Alfred Uçit, Përparim Kabos, Jakup Matos, Primo Shllakut, Korrab Hoxhës etj.

Liderët, s’merren vesh as pas takimit te ambasadorja amerikane

0

Thaci, mustafa,pacolli

(E plotësuar) Përfundon pa ndonjë marrëveshje edhe takimi i sotshëm i liderëve politikë të Kosovës me ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobsson.

Burime të Koha.net pohojnë të mos jetë arritur asnjë marrëveshje midis liderëve shqiptarë. Mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me vazhdimin e mandateve të rezervuara për serbët, të cilët me këtë kushtëzojnë votimin për FAK-un, por edhe me shpërndarjen ose jo të Kuvendit, apo mocionin për kryeministrin.

Merret vesh se deputetët serbë në Kuvendin e sotshëm, kur duhet të merren vendime të rëndësishme – për formimin e FAK-ut dhe zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nuk do të jenë të pranishëm në seancën, që duhet të fillojë së shpejti.

Fillon takimi i liderëve me ambasadoren e SHBA-së

Liderët e partive politike kanë filluar takimin me ambasadoren e SHBA-së, Tracey Ann Jacobsson në rezidencën e kësaj të fundit ku temë diskutimi është transformimi i FSK-së në FAK.

Siç mëson Indeksonline, në takim prezentë janë, kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi, si dhe krerët e partive politike në vend, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj si dhe Behxhet Pacolli.

Sipas të njëjtave burime ambasadorja amerikane nuk ka kurrfarë qëndrimi sa i përket votimit sot për FAK-un e pastaj shpërbërjen e Kuvendit. Liderët duhet vetë të gjejnë daljen nga kriza institucionale.Liderët e partive politike kanë filluar takimin me ambasadoren e SHBA-së, Tracey Ann Jacobsson në rezidencën e kësaj të fundit ku temë diskutimi është transformimi i FSK-së në FAK.

Siç mëson Indeksonline, në takim prezentë janë, kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi, si dhe krerët e partive politike në vend, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj si dhe Behxhet Pacolli.

Sipas të njëjtave burime ambasadorja amerikane nuk ka kurrfarë qëndrimi sa i përket votimit sot për FAK-un e pastaj shpërbërjen e Kuvendit. Liderët duhet vetë të gjejnë daljen nga kriza institucionale.

Edhe ky na duhej…!

0

Taulant selmaniTaulant SELMANI

Në turbulencen e mendimeve tona, në prag të zgjedhjeve nacionale, me hutitë e krijuara nga zhvillimet e fundit, qytetarët e Kosovës duhet të pajtohen edhe me një fakt tjetër, një imponim nga jashtë, ndoshta një boomerang qe do të na bie mbi kokat tona si një re e zezë e e pashmangshme. E mundimshme dhe e papranueshme një situatë, ku pritet që të gjykojmë luftën tonë, çlirimtarët tonë, mbi të gjitha popullin tonë! Si duket ja bëmë gropen vetës, duke e ç’rrënjosur luftën tonë çlirimtare nga vlerat e mëdha që ajo ka dhe nga dëshira e madhe që kishte për çlirimin e vendit dhe bashkimin kombëtar.

Po të shikojmë nga aspekti i të njerzishmes, me të vërtetë, ku do të duhej të themelohej ky tribunal?! Çfarë njerëz do të duhej të gjykonte?! Kush me të vërtetë do të duhej t’i friksohej themelimit të një tribunali të tillë?! Përgjigjet i kemi të thjeshta dhe të pasqyruara, nëse jo të shkruara, atëherë i kemi të ngulitura mirë në kokat tona. Gjithmonë, si duket na shkelën! Një herë turku, pastaj serbi, e tani bota perendimore, por me një sundim pak sa më të sofistikuar, me gjëra të tilla, që na e cënojnë edhe lirinë për të luftuar për atdhe e vatan. A nuk është edhe ky një sundim?! A nuk është edhe kjo një robëri, ku edhe në shtëpinë tënde nuk të lenë rehat?! Po mjaft u gjykua lufta jone, mjaft! E si mund të kalitet kjo çështje, kur as Haga nuk kishte ç’na bënte?! Ju, a heronjtë doni të na përulni a?! Kush e duron këtë?!

Nuk paskam parë e dëgjuar kurrë, të dënohen njerëzit, të cilët dalin në mbrojtje të atdheut, në mbrojtje të familjeve të pambrojtura, të cilat dolën të mbrojnë shqiptarët nga gjenocidi serbo-sllav, të cilët u betuan për çlirimin e atdheut mbi një flamur të ruajtur me shekuj, të bashkuar rreth një bese shekullore, e që e kishin po atë ideal shekullor, bashkimin e të gjithë shqiptarëve, siç neve na ka hije e siç do na e kishte lakmi bota, ndoshta edhe frikën! Ai tribunal e ka vendin diku tjetër, jo tek çlirimtarët!

Nuk e di nese në Kosovë, një tribunal i tillë do të kishtë punë! Nuk jemi kriminelë ne jo! Ky tribunal, më bukur do t’i shkonte Beogradit! Atje e ka vendin, po po, mu në zemër të Beogradit! Atje janë kriminelët, atje janë ata që na lanë shumë jetimë, të rritën në këtë Kosovë, ata janë që na bënë shumë varre, ata janë që na torturuan dhe ata janë që kanë frikë edhe nga kufomat tona dhe nuk na i kthejnë të pagjeturit. Një mendje e shëndoshë, do të dijë t’i ndajë këto gjëra dhe do të dijë të bëjë dallimin ndërmjet kriminelëve e çlirimtarëve.

Këtë nuk e deshëm, ky nuk na duhej! Ky tribunal na erdhi i servuar nga kuzhinat sërbe, që fatkeqësisht, deshëm apo jo u bë! U bë dhe vështirë se do zhbëhet! Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për neve shqiptarët është e shenjtë, dëshmorët tonë janë kurbanë, që u flijuan për këtë liri që ne e gëzojmë, apo mos ndoshta përmes këtij tribunali do të gjykohet edhe gjaku i dëshmorëve?!

 

A duhet të friksohet çdo ushtar për luftën e lavdishme dhe rezistencën që bëri?! Sepse ndoshta do të gjykohet e dënohet edhe pëe lirinë që e solli?! Këtë nuk e merituam ne populli i përvuajtur i Kosovës, nuk e merituan baballarët tonë dhe nuk e meritojnë gjeneratat e reja, sepse do të jenë plot dyshime në luftën për liri. Ky tribunal na ndërhyri në shkruajtjen e historisë, na e njollosi atë. Asnjëherë ne shqiptarët nuk jemi shquar për krime, vrasje e mashtrime. Të përvuajtur gjithmonë, mbrojtëm idealin tonë, mbrojtëm vlerat tona, të trashëguara ndër gjenerata e gjenerata. Ne asnjëherë nuk jemi munduar të përvetësojmë atë çfarë nuk është e jona, ne as atë që e merituam nuk e patëm kurrë! A mos ndoshta duhet të gjykohemi për këtë?!

Luftën tonë të drejtë e të lavdishme, do të mund ta gjykojë vetëm Zoti! Dështuan disa herë në dënimin e heronjëve tanë, do të dështojnë sërish, pa dyshim! Jemi të bindur për këtë, sepse besojmë në luftën e drejtë të UÇK-së, besojmë në çlirimtarët tonë, besojmë në pastërtinë e tyre, besojmë në luftën e tyre të ndershme. Këta nuk vranë civilë, nuk vranë gra e fëmijë, nuk dogjën, nuk dëbuan, nuk dhunuan, nuk shkaktuan dëme, nuk vranë të pafajshëm. Kështu e ka shqiptari! Kështu na mësuan traditat! Ne nderin dhe moralin e ruajtëm si në luftë, si në paqe dhe do ta ruajmë gjithmonë. Ne e ruajtëm besën dhe kjo na bëri të jemi fitimtarë dhe do të fitojmë edhe kësaj here, kundër kësaj gjuetie shtrigash që bëhet kundrejt trimave tonë.

Zoti është në anën tonë, Zotin e kemi dëshmitar dhe vetëm Ai mund të na gjykojë për bëmat tona. E derisa nuk na frikësoi Serbia me gjithë atë armatim të rëndë, s’ka se si mund të na frikësojë një tribunal, aq më pak i imponuar. Në fund të fundit ne më përpara pranojmë të vuajmë, në Kosovën tonë të lirë e të të pavarur, se të vuanim nën robërinë serbe. E ashtu siç I përzumë serbët, ashtu do të duhet të bëjmë edhe me këtë tribunal të mallkuar. Nuk lejojmë të përulemi e t’I humbim vlerat tona. Vlerat i ruajtëm në rreziqe më të mëdha, kështuqë nuk do ta kemi problem t’i ruajmë këto vlera në liri e pavarësi.

Ashtu siç na dolën në ndihmë heronjtë tonë, kur ne ishim në rrezik, ashtu do t’u dalim në ndihmë ne atyre në këto kohë, kur gjykohen vlerat dhe akuzohen meritat, sepse shqiptarët dijnë të ruajnë dhe mbrojnë të shenjtat dhe ju për neve jeni të shenjtë dhe të tillë do të mbetni gjithmonë, në zemrat tona dhe në historinë tonë.

Shqiptarët nuk ua falin kurrë këtë! Për këtë do të ju dënojë gjaku i dëshmorëve, do të ju dënojë flamuri dhe ideali ynë, do të ju zëjë mallkimi i shqiptarëve ndër shekuj.

 

Heqja e klasës së 13-të dyfishon numrin e maturantëve

0

Nxenesit6-11Me heqjen e klasës së 13-të, sivjet është dyfishuar numri i maturantëve që pritet të konkurrojnë në institucionet e arsimit të lartë. Universitetet publike dhe kolegjet private ende nuk kanë caktuar kuotat se sa studentë të rinj do të pranojnë, por ai që do të ketë fluksin më të madh është Universiteti i Prishtinës. Drejtues të Universitetit dhe të Ministrisë së Arsimit thonë se caktimi i kuotave do të bëhet në bazë të kapaciteteve që kanë institucionet e arsimit të lartë.

Universiteti i Prishtinës është institucioni që sivjet do të ketë një fluks më të madh të kandidatëve për të filluar studimet. Kjo për arsye sepse është dyfishuar numri i maturantëve me heqjen e klasës së 13-të. Megjithatë, Universiteti i Prishtinës ende nuk ka caktuar kuotat se sa studentë do të pranojë për këtë vit akademik. Këshilltari për media në UP, Ardian Gola, tha për Radio Kosovën se njësitë akademike nuk kanë bërë ende propozimet për numrin e studentëve që do t’i pranojnë.

“Ato propozime bëhen gjithmonë duke pasur në konsideratë, sidomos këtë vit, numrin e madh të maturantëve që do të vërshojnë universitetet në Kosovë. Por, gjithmonë këto propozime bëhen edhe konform kapaciteteve pedagogjike, kapaciteteve administrative, infrastrukturore me të cilat disponon UP-ja. Më pas këto propozime do të miratohen në Senat dhe më pas shkojnë në Ministrinë e Arsimit për t’u aprovuar”, tha Ardian Gola.

Ndërkohë, pritet që edhe këtë vit akademik, fakultetet më të preferuara për të rinj të jenë: Ekonomiku, Juridiku dhe Edukimi. Prodekani për çështje mësimore në Fakultetin e Edukimit, Zeqir Veselaj, tha se nuk e kanë ndërmend t’i rrisin kuotat për pranimin e studentëve të rinj.

“Ky fluks i madh nuk do të ndikojë që ne të rrisim kuotat, sepse tashmë janë hapur fakultetet e Edukimit edhe nëpër universitetet e tjera. Raportet e akreditimit dhe projekti ‘Tempus’ që bëjnë vlerësimin, tregojnë që puna me grupe të mëdha të studentëve në Fakultetin e Edukimit nuk është efektive. Nuk mund të bëhet punë serioze me një mësimdhënës të ardhshëm nëse në një grup janë më shumë se 200 studentë”, tha Zeqir Veselaj

Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, theksoi se edhe pse është rritur numri i maturantëve, secili që konkurron do t’i jepet mundësia për të studiuar, pasi, siç tha ai, janë hapur edhe universitete të tjera publike.

“Duke pasur parasysh që tashmë kemi 6 universitete publike në Kosovë dhe kemi 23 kolegje private, mund të themi që çdo maturanti do t’i krijohet mundësia që të jetë pjesë e këtyre universiteteve. Ne duhet të dimë që jo të gjithë që e përfundojnë shkollën e mesme të lartë i drejtohen universiteteve, për arsye se, sidomos numri i maturantëve që vijnë nga shkollat profesionale – një numër i vogël i tyre drejtohet në arsimin e lartë, pasi ata i drejtohen tregut të punës”, tha Nehat Mustafa.

Menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës dhe Ministria e Arsimit janë të angazhuar që të vendosin numrin e kuotave për studentë të rinj, duke pasur në konsideratë nevojën e tregut dhe kërkesat e maturantëve. Vitin e kaluar Universiteti i Prishtinës ka pranuar rreth 12 mijë studentë të rinj.

Mustafa u frikësohet zgjedhjeve brendapartiake

0

Isa Mustafa LDKMbajtja eventuale e zgjedhjeve në vjeshtë, gjë që nuk e dëshiron as kreu i PDK-së Hashim Thaçi, do ta dëmtojë më së shumti kreun e LDK-së, Isa Mustafa, i cili po ngutet që të mbajë zgjedhje parlamentare në qershor, për të shmangur humbjen e pozitës së të parit në parti pas zgjedhjeve të brendshme në LDK
Përmbyllja e suksesshme e agjendës që Kuvendi i Kosovës e ka sot në rend pune, miratimi i amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës, kërkesës së minoriteteve për një mandat plus të vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës dhe i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me FAK-un, do të krijonin parakushtet reale që të arrihet edhe pajtimi i shpërbërjes së Kuvendit, për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme deri më datën 8 qershor.

Një zyrtar i lartë brenda PDK-së deklaroi për gazetën “Kosova Sot” se sot nuk pritet fare marrëveshje rreth datës së zgjedhjeve nga liderët politikë, të cilët do të takohen në rezistencën amerikane në Prishtinë, ku nikoqire e takimit do të jetë ambasadorja amerikane, Jacobson.

Mbajtja eventuale e zgjedhjeve në vjeshtë, sipas analistëve të cilën gjë nuk e dëshiron as kreu i PDK-së Hashim Thaçi, i cili disa muaj rresht po zhvillon fushatë intensive, do ta dëmtojë më së shumti kreun e LDK-së, Isa Mustafa, i cili po ngutet që të mbajë zgjedhje parlamentare në qershor, për të shmangur humbjen e pozitës së të parit në parti pas zgjedhjeve të brendshme në LDK.

/Kosova sot/