Home Blog Page 8166

Deda: Nuk do t’ia bëjmë kuorumin PDK-së për zgjedhjen e kryeparlamentarit

0

IlirDeda-KIPREDDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ilir Deda, ka thënë se partia e tij nuk do të qëndrojë në sallën e Kuvendit në seancën konstituive për t’i bërë kuorumin PDK-së, që ta zgjedh kryeparlamentarin.

Deda në debati televiziv në Argument Plus në RTV 21, tha se Flora Brovina duhet të thërrasë seancën, ndërsa për Vetëvendosjen thotë se duhet të bëjnë një marrëveshje me LDK-AAK-Nisma-n, para seancës së ardhshme, për t’ua dhënë votat.

“Sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, në qoftë se do të kemi autoritet në bllokun LDK-AAK-Nisma duhet të firmoset kjo para seancës. Ka një hap përpara e LDK-së AAK-së dhe Nisma-s dhe ne besojmë se shumë shpejtë do të arrijë kjo marrëveshje”.

“Ne nuk do t’i japim kuorum PDK-së që ta votojë kryetarin e parlamentit. Ata nuk e kanë shumicën dhe duhet të jenë opozitë. Kështu zgjidhet kjo stërzgjatje e një lloj krize politike”.

“Ne në shtator hyjmë në kaos institucional, me institucione jofunksionale gjithandej nëpër vend. Kush po e stimulon dhe po e dëshiron këtë kaos që me çdo mundësi të jetë në pushtet, është PDK-ja”, tha Deda.

Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama, pati kritika për PDK-në. Ajo tha se qeveria e tanishme në detyrë po i shfrytëzon kohët e fundit për t’i mbushur institucionet me punëtorë të rinj.

“PDK në ndërvetëdije e ka pranuar humbjen. Fakti që po i mbushni institucionet me punëtorë të rinj, e vërteton kjo. Në secilën ministri ju keni stërmbushur me punëtorë të rinj”.

Vendimin i Gjykatës Kushtetuese, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, e quajti si ndërhyrje në punën e deputetëve të Kosovës, ndërsa edhe ajo u shpreh kundër qeverisë Thaçi 3.

“Kemi të bëjmë me një ndërhyrje nga dy pushtet e mëdha. Gjykata Kushtetuese nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën e deputetëve të Kosovës.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha veprimet që të mos ndodhë Thaçi 3 në Kosovë.

Në anën tjetër, këshilltari politik i kryeministrit Thaçi, Ardian Arifaj, u përball me akuzat e përfaqësuesve partiak ku tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese s’ka të bëjë më asnjë kapje institucioni apo partie.

“Nuk kemi të bëjmë aspak me kapje të asnjë institucioni dhe asnjë partie politike. Edhe nëse konstatohet një bllokim i institucionet atëherë e gjejmë një rrugëdalje tjetër, zgjedhjet e reja. Mirëpo, ne nuk jemi ata që po dëshirojmë zgjedhje të reja”.

“Më e rëndësishme se krejt kjo është ajo që ka ndodhur më 8 qershor. PDK nuk është pakicë, është partia më e madhe e dalë nga 8 qershori”.

“PDK është e para që do të formojë qeverinë, dhe mos të paragjykojmë a do të formohet ajo qeveri apo jo”, tha Arifaj.

Thaçi i përgjigjet Putinit: Krahasimi i Kosovës me Krimenë është absurd

0

Thaci14-17aI pyetur nga gazeta gjermane Die Welt se si e komenton deklaratën e Presidentit rus, Vladimir Putin, se Kosova dhe Krimena janë raste të ngjashme, Kryeministri Thaçi ka thënë se një deklaratë e tillë është absurde.

Die Welt: Si e vlerësoni deklaratën e Presidentit të Rusisë, Putin, për rastin e Kosovës. Ai e ka krahasuar Krimenë, me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës – disa politikanë gjermanë e pranojnë një krahasim të tillë?

Thaçi: Askush nuk duhet ta harrojë gjenocidin e kryer në Kosovë. Mandej rastin e pavarësimit të vendit, që ishte një proces. Pavarësia jonë nuk ishte produkt i lëvizjeve seperatiste, por e një dëshire historike që kishin qytetarët e vendit. Pra: krahasimi me Krimenë është absurd.

Protestat zëvendësohen me peticion

0

Rasti Monstra-gjykataProtestat në rrugë kundër të ashtuquajturit “Rasti Monstra” do të zëvendësohen me një peticion mbarëkombëtar kundër proceseve të montuara gjyqësore ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Vendimi është marrë nga drejtuesit e Këshillit për Organizimin e Protestave. Ata thonë se konform strategjisë së re, revoltën e tyre kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve me burgim të përjetshëm do ta shprehin në formë të re përmes peticionit që do të shtrihet në të gjithë trojet ku jetojnë shqiptarë.

“Ky peticion do të realizohet nëpërmjet hapjes së pikave të ndryshme nëpër qytetet e Maqedonisë ku qytetarët nëpërmjet nënshkrimit do të japin kontributin e tyre kombëtar dhe njerëzor. Për realizimin sa më të suksesshëm të këtij peticioni si formë e ndërgjegjësimit kombëtar do të hapen pika të ngjashme edhe jashtë Maqedonisë”, deklaron Bedri Ajdari, Kryetari i Këshillit Organizativ të Protestave, transmeton TCH.

Organizatorët ftojnë shoqërinë civile dhe qytetarët shqiptarë kudo që jetojnë të mbështesin peticionin në kërkim të drejtësisë për shqiptarët e pafajshëm që vuajnë dënimet e padrejta nëpër burgjet e Maqedonisë.

“Ftojmë qytetarët shqiptarë si dhe OJQ-të që të përkrahin këtë peticion, që nga organizimi dhe nënshkrimi formal i tij dhe të tregojmë që së bashku jemi kundër proceseve të montuara politike dhe kundër dhunës shtetërore të qeverisë maqedonase kundër shqiptarëve në Maqedoni”, thotë Ajdari.

Peticioni për mbledhjen e nënshkrimeve kundër dënimit të gjashtë shqiptarëve do të nisë të shtunën nga disa qytetet të Zvicrës.

Mbahet takimi i nëntë shkencor-ekonomik

0

Masht-objekti2Një ndër seksionet e kësaj konference është edhe ai i shkencave mjekësore ku do të shkëmbehen ide dhe eksperienca.

Hulumtues shkencorë të vendeve të rajonit janë mbledhur në Prishtinë ku po marrin pjesë në takimin e nëntë vjetor, me temën “Shkenca faktor i rëndësishëm i zhvillimit të qëndrueshëm, shoqëroro-ekonomik”.

Një ndër seksionet e kësaj konference është edhe ai i shkencave mjekësore ku do të shkëmbehen ide dhe eksperienca.

“Ky aktivitet ka qëllim përmbledhjen e të gjithë hulumtuesve shkencorë nga të gjitha vendet kombëtare dhe mbarëkombëtare, që të mblidhen në një takim të veçantë e të vetëm për të shkëmbyer eksperienca dhe përvojat e tyre shkencore të cilat ata i kanë arritur gjatë një viti. Kështu që këtë vit e kemi fatin që këtë eveniment ta organizojmë në Kosovë, pasi që në vitet e kaluara ka qenë në Shqipëri, Maqedoni në një vit ka qenë edhe në Kosovë kështu që shkon cirk”.

“Vërtetë është privilegj për këto 9 vite zhvillimet e Alb-Shkencës, të arrijnë në një shkallë kaq të lartë, mblidhen krerët e shkencës kombëtare dhe punimet e tyre, hulumtimet e tyre shkencore ia ofrojnë regjionit por edhe Evropës dhe botës në përgjithësi. Ne si Ministri e Arsimit kemi rast të veçantë që zhvillimet e mëtejme ekonomike shoqërore t’i mbështesin në zhvillimet e shkencës dhe në zhvillimin e lirë. Kjo arrihet dhe po zhvillohet edhe më tutje falë bashkëpunimit kaq të ngushtë të udhëheqësve shkencorë në të gjitha fushat. Ne besojmë shumë si Ministri e Arsimit dhe përkrahja jonë do të vazhdojë edhe më tutje me qëllimin e vetëm që rezultatet dhe idetë e shkencorëve të jetësohen dhe këto rezultate të jenë përfituese të secilit qytetar në krejt pjesët e botës”.

Kjo konferencë shkencore organizohet nga instituti Alb shkenca.

Dijetarët Mysliman bëjnë thirrje që të njihet pavarësia e Kosovës

0

Dijetarët IslamUnioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman në një takim të mbajtur në Stamboll, më 20-22, Gusht, 2014, ka zhvilluar aktivitetet dhe diskutimet e saj rreth çështjeve dhe sfidave me të cilat është duke u ballafaquar bota islame dhe myslimanët në përgjithësi.

Ky grup i dijetarëve islamikë ka diskutuar edhe për çështjen e Kosovës, më saktësisht ka shprehur shqetësimin e tij rreth hezitimit të vendeve të ndryshme të botës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Në këtë drejtim, me anë të një komunikate për shtyp ndër të tjera thuhet se: “Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman u bënë thirrje të gjitha vendeve arabe, qeverive myslimane dhe shteteve mike, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që të bëjnë një gjë të tillë dhe të pranojnë pavarësinë e saj dhe atë si një shtet të pavarur”, citon Tribuna.

Po ashtu, Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman i bënë thirrje edhe Kombeve të Bashkuara që të ndajë një ulëse në organizatën e saj.

Zafiri Berisha, këshillon Bllokun

0

Zafir berisha 123Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha ka këshilluar përfaqësuesit e partive politike –Bllokun, se si të dilet nga ngërci politik. Ai në një postim në “Facebook”, kërkon nga deputete e Bllokut që të shfrytëzojnë të drejtën Kushtetuese për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë në Facebook

Nëse dëshirojmë me dalë nga bllokata institucjonale që është kriju nga njerzë e papërgjegjëshëm atëher deputetët e LAN-it duhet të shfrytzojn edhe…
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
……………………………………………………………………………………………….
Neni 69
4. Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Presidentit të
Republikës, të Kryeministrit ose të një të tretës (1/3) të deputetëve.
………………………………………………………………………………………………..
Përndryshe sduhet të harrojmë se përpos obligimit ndaj votusve, kem edhe përgjegjësi ndaj shtetit për të cilin është bë shum sakrific dhe mundë./PrizrenPress.com/

Ardian Kyçyku lexon në LiteraturHausBerlin

0

20140829142057880Leximet e autorit do të bëhen në gjuhën shqipe dhe rumune. Në “Home”, autori tregon eksperiencën e migrimit, kërkimin drejt rrënjëve dhe procesin e ikjes nga një vend një tjetrin, nga një vend i njohur e atdhe drejt një toke të panjohur. Kyçyku ka lindur më 1969 në Shqipëri ndërsa ka kohë që jeton në shtetin rumun. Ka marrë Çmimin Shqiptar Kombëtar në vitin 2012-të ndërsa është redaktor i revistës letrare “Haemus”.
Me datë 4 shtator në LiteraturHausBerlin vjen autori shqiptar Ardian-Christian Kyçyku, në një lexim të radhës të pasazheve nga romani “Home”.

Kyçyku jeton në Bukuresht, dhe do të vij nergut për këtë lexim në Berlin. Kjo mbrëmje pjesërisht do të përkrahet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani. Romani ka për temë migrimin, kështu që përshtatet shumë mirë që edhe të lexohet në diasporë.

Leximet e autorit do të bëhen në gjuhën shqipe dhe rumune. Në “Home”, autori tregon eksperiencën e migrimit, kërkimin drejt rrënjëve dhe procesin e ikjes nga një vend një tjetrin, nga një vend i njohur e atdhe drejt një toke të panjohur. Kyçyku ka lindur më 1969 në Shqipëri ndërsa ka kohë që jeton në shtetin rumun. Ka marrë Çmimin Shqiptar Kombëtar në vitin 2012-të ndërsa është redaktor i revistës letrare “Haemus”.

Në “Home” vjen Home Çkena, ky larguar nga atdheu në moshën 17 vjeçare dhe në kërkim të rrugëve e personazheve të reja që derivojnë nga një novelë filozofike./ KultPlus.com

Nënkryetari Lulëzim Kabashi, fajëson qytetarët

0

Lulezim KabashiiNënkryetari i Komunës së Prizrenit,Lulzim Kabashi,ka fajësuar qytetarët, se në debatet publike, nuk kanë sjellë propozime për problemet me të cilat ballafaqohen.

“Ata vetëm ankohen. Nuk sjellin propozime në kërkesat e tyer”, ka thënë Kabashi .

OSBE ka mbajtur të premten një debat për buxhetin komunal të Prizrenit.

Zyrtarja e OJQ “Ec ma ndryshe”, Laura Lutfiu, ndërkaq në këtë debat kërkoi nga zyrtarët komunal që të kanë parasysh peticionin elektronik që iu dërgohet atyre në emër të qytetarëve, por edhe të atyre nga shoqëria civile.

Zyrtari i OSBE-së, Aqim Emurli, tha se organizimi dhe interesimi i qytetarëve për debate të tilla ka peshë të rëndësishme për planifikimet e duhura që duhet bërë komuna për tu shërbyer denjësisht interesave të qytetarëve.

”Ne kemi vërejtur një pjesëmarrje të kënaqshme të qytetarëve në debatet e organizuara nga qeveria lokale e Prizrenit,dhe kjo paraqet një tregues se qytetarët kanë nevojë për më shumë mbështetje nga pushteti lokal”.

“Përmes koordinimit të punëve,mund të arrihen shumë rezultate pozitive në përmirësimin e jetës së qytetarëve,karshi prioriteteve që ata paraqesin para institucioneve. Këto të fundit,duhet që të marrin parasysh kërkesat e qytetarëve që përmes planfikimeve buxhetore të mundësojnë realizimin e projekteve konkrete në të mirë të populates”,tha ai. /TV Prizreni/

Ja si e shkeli Enver Hasani me shokë Rregulloren e Punës së Kuvendit!

0

GJK-gjyqtaretVendimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ka dalë edhe mbi Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës.

Edhe pse Rregullorja e Punës së Kuvendit e lejon mungesën e deputetit në seancën konstituive, pra ia mundëson një deputeti që edhe më vonë të bëjë betimin, megjithatë vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk e lejon një gjë të tillë.

Sipas Rregullores së Punës së Kuvendit, tek neni 10, tek betimi i deputetëve, në pikën 2 thuhet decidivishtë: “Deputeti, që mungon në mbledhjen konstituive të legjislaturës, kur bëhet betimi, betimin e bën në mbledhjen e parë të radhës”, raporton Gazeta Blic.

Pra, sipas “Kushtetutës” së Kuvendit, një deputeti edhe në rast se mungon në seancën konstituive, për arsye të ndryshme i mundësohet që më vonë, pra në seancën e radhës ta bëjë betimin.

Mirëpo, gjyqtarët e instancës më të lartë gjyqësore në vend, janë më striktë në këtë çështje.

Ata në aktgjykimin për çështjen e zgjedhjes së Isa Mustafës në krye të Kuvendit, e theksojnë në mënyrë të prerë se në seancën konstituive e kanë të obligueshme që të gjithë deputetët të jenë të pranishëm në seancë.

Në pikën 123 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese thuhet: “Gjykata rithekson se zgjedhja e KIyetarit te Kuvendit dhe e deputeteve eshte parakusht qe Kuvendi te filloje te funksionoje si organ legjislativ. Kjo kerkon nga te gjithe deputetet qe te jene te pranishem dhe te votojne, ne menyre qe te konstituojne Kuvendin. Ne rastin K029/n, Gjykata vendosi qe “[. ..j’Deputetet e Kuvenditjane perfaqesues te popullit […]“. Per me teper, lidhur me obligimin e tyre si deputete, neni 74 {Ushtrimi i JunksionitJ i Kushtetutes siguron: “deputetet e Kuvendit te Kosoves do te ushtrojne Junksionin e tyre ne interesin me te mire te Republikes se Kosoves dhe sipas Kushtetutes, ligjeve dhe Rregullores se punes se Kuvendit.” (Shih, Rasti K029/n, Sabri Hamiti dhe deputete te tjere ne kerkesen per Vleresim te kushtetutshmel’ise te Vendimit te Kuvendit te Republikes se Kosoves, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit te Republikes se Kosoves, te dates 22 shkurt 2011, Aktgjykim i 30 marsit 2011)”.

Ndërkaq, vetëm një pikë më vonë, Gjykata Kushtetuese jep edhe mënyrën e fshehtë të votimit, vetëm e vetëm që të zgjidhet kryeparlamentari. Më saktësisht në pikën 124 të aktgjykimit thuhet kështu: “Per me teper, Gjykata rikujton se votimi ne Kuvend mund te behet ne menyra te ndryshme: duke votuar “per”, “kunder” ose duke abstenuar; me votim te hapur ose me votim te fshehte; apo ne c;faredo menyre tjeter (Shih paragrafin 4 te nenit 51 [Kuorumi dhe votimi ne mbledhjet e Kuvendit], te Rregullores se punes te Kuvendit)”. /Blic/

Petrovic: Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës

0

Cedomir Petrovic-aktor serbAktori dhe regjisori Cedomir Petrovic, i biri i aktorit të njohur serb Miodrag Petrovic i njohur si “Ckalja”, në një tekst autorial, ka kërkuar nga Serbia që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Sipas tij Beogradi duhet “vrapojë” drejt BE’së duke ia “futur thikën pas shpine Rusisë”.

Në shkrimin e tij, Petrovic ka thënë se Serbia nuk duhet të lejojë që BE t’i ndërpresë kontaktet me Serbinë.

“Ne kemi kërkuar që të na pranojnë. Ata na duhen neve si buka. Ne jo atyre. Qeveria e Serbisë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Integritetin territorial të saj dhe sovranitetin. Të mos kundërshtohet marrja e karriges së Kosovës në OKB. Të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovës dhe të shkëmbehen ambasadorët me Kosovën” ka shkruar ai, citon Express.

“Ne gjithmonë numërojnë se cili shtet e ka njohur pavarësinë e Kosovës e kush jo. Aty shihen se kush janë miqtë, e cilët jo. Një budallallëk i papërshkrueshëm. Me këtë shihet se kush është pragmatik dhe kush i mençur dhe kush i mbron interesat e popullit të vet” ka shkruar ai.

Më pas Petrovic shkruan se “ po të kishim pasur trimëri dhe mençuri, që të parët ta kishim njohur Kosovën dhe ta kishim bërë krejt atë që kërkon Bashkimi Europian nga ne, tani me muaj apo edhe me vite do të ishim më afër përshtatjes së kapitujve të cilët duhet ti aprovojmë ashtu siç janë”.

“Kometa e Halley’t në qiell shfaqet pas 76 viteve. Janë të rrallë fatlumët që mund ta shohin dy herë në jetë. Nëse lëshojmë rastin e hyrjes në Bashkimin Europian, të cilin tash e kemi, tjetrin do ta përjetojnë vetëm gjeneratat e ardhshme. Nëse e presin atë”, ka shkruar Petrovic.