Home Blog Page 8167

Vuçiç konfirmon: Rama në Serbi më 22 tetor

0

Edi Rama-kryeminister i ShqiperiseKryeministri Edi Rama do të vizitojë Serbinë më 22 tetor. Ky lajm u konfirmua nga Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili në një komunikim me mediat deklaroi datën e takimit me kreun e qeverisë shqiptare.

Në fjalën e tij Vuçiç tha se Serbia do të jetë një mikpritëse e mirë. Ai e cilësoi vizitën e Kryeministrit Rama, si një mundësi të mirë për eksportet Serbe, pasi e vlerësoi Shqipërinë, si një treg ideal për vendin e tij.

Sipas tij gjatë takimit me Ramën do të diskutohen çështje serioze.

Pacolli: Politikanët po veprojnë si ‘Dinpaku dhe shokët e tij’

0

Behxhjet pacolliPresidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj qëndrimeve të politikanëve që po mbajnë karshi vedimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, duke i krahasuar ato me një nga librat e tij të preferuar “Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij”.

Madje, përmes një mesazhi të postuar në llogarinë e tij personale në Facebook, Pacolli u ka rrëfyer politikanëve historinë e heroit Dinapk.

“Qëndrimet që po mbahen ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese nga klasa politike e jonë më kujtojnë një episod nga librat e rinisë sime, që titullohej «avanturat e Dinpakut dhe shokëve të tij» . Dinpaku ishte heroi kryesor i shoqërisë së xhuxhave të cilët kishin emrat sipas cilësive të tyre (psh Dinpaku=Din Pak). Dinpaku në jetë provoi të bënte gjithçka: muzikantin, skulptorin, piktorin.

Një ditë kur Dinpaku ndihej piktor, ftoi shokët e tij në një ekspozitë me portretet e tyre: të Dinshumit, të Sigurtit, të Pasigurtit, etj. Të gjithë shokët morën pjesë dhe i thoshin Dinpakut: sa bukur i ke bërë pikturat!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Kujtojmë se ditë më parë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj, kishte rrëzuar votimin e Kuvendit të Kosovës, që kryetari i LDKS-së, Isa Mustafa, të jetë kryetar i këtij institucion.

Vendimi u morr pas ankesës së PDK-së të dërguar në Kushtetuese.

Në shkollat e Luginës protestohet më 1 shtator

0

Lugina e Presheves14Përfaqësuesit e spektrit politik shqiptarë në Luginën e Preshevës, kanë ftuar arsimtarët dhe nxënësit bashkë me prindërit e tyre që në ditën e hënë, më 1 shtator të protestojnë para objekteve shkollore.

Protesta do të mbahet në shenjë paknaqësie ndaj qeverisë serbe, për mos lejimin e përdorimit të teksteve mësimore nga Kosova dhe Shqipëria edhe në Luginë. Vendimi për protestë është marrë unanimisht nga përfaqësuesit e të gjitha subjekteve politike që tubojnë shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, raporton RTK.

Mos lejimi i përdorimit të teksteve mësimore për më se tri dekada është tërësisht i papranueshëm për faktin se të gjitha pakicave kombëtare të tjera në Serbi iu lejohet përdorimi i teksteve mësimore nga shtetet e tyre amë, përveq shqiptarëve, kanë vlerësuar ndër të tjera përfaqësuesit e partive dhe institucioneve politike të Luginës.

Organziatorët e protestës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare, kërkesat e protestës përveq që do t`ia adresojnë qeveritarëve në Beograd, me të njëjtat do të sensibilizojnë edhe përfaqësit diplomatike të shteteve më me ndikim të akredituara në Beograd.

AI: Kosova dhe Serbia të kryejnë hetime për të zhdukurit

0

Amnesty International-logoMe rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, “Amnesty International” u ka bërë thirrje sot Serbisë dhe Kosovës që të kryejnë një hetim të shpejt, të pavarur, efektive dhe të paanshëm në lidhje me të dyshuarit për zhdukje dhe rrëmbime me forcë të njerëzve të kryera para, gjatë dhe pas konfliktit të armatosur në Kosovë, gjatë vitit 1999.

Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Amnesty International”, shkruan në raportin e vetë se, edhe 15 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur, rreth 1,700 njerëz mbeten të zhdukur, transmeton Telegrafi.

Në Serbi, gërmimet në Rashkë po vazhdojnë, ku deri më tani janë gjetur 47 trupa të shqiptarëve të Kosovës, të cilët janë transferuar nga vendi ynë në vitin 1999.

Kanë kaluar më shumë se 12 vjet që kur trupat e më shumë se 900 shqiptarëve të tjerë të Kosovës janë zhvarrosur në vende të tjera në Serbi, por askush nuk është përgjigjur për këto krime, shkruan në raport “Amnesty International”.

Kosova pritet të themeloj një gjykatë të veçantë, ku do të gjykojë anëtarët e akuzuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për “rrëmbimet” e supozuara të serbëve, romëve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët thuhet se janë transportuar për në Shqipëri, ku besohet të jenë vrarë.

“Amnesty International” përmes raportit të saj u ka bërë thirrje edhe vendeve të rajonit Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë, që të kryejnë hetime në lidhje me zhdukjen e mijëra personave.

Kujtojmë se në Bosnje janë të zhdukur rreth 7.800 persona, kurse në shtetin kroat rreth dy mijë.

Rahovec: Jepen 250 mijë euro, por jo edhe pëlqimin për Kompleksin në Gradishë

0

Kompleksi Përkujtimorë Gradishë-Xërxë-RahovecPothuajse kanë përfunduar punimet e Kompleksit Përkujtimorë të dëshmorëve të kombit, në vendin e quajtur Gradishë, në Xërxë të komunës së Rahovecit.

Por, ky kompleks, i cili ishte i ideuar që filloi të ndërtohet në shtator të vitit 2012, nuk ka pëlqim mjedisorë, nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinorë, edhe pse kërkesën e kishte dorëzuar në ministri, ish kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Megjithëse, një pëlqim i tillë nuk është marrë nga ministri Gashi, ky i fundit kishte mbështetur këtë projekt, duke dhuruar 250 mijë euro. Kurse, i gjithë projekti arrin një vlerë prej 475 mijë e 239 euro.

Kështu kanë deklaruar, zyrtarët e komunës së Rahovecit, për KosovaPress, duke shtuar se ky kompleks është i ndërtuar në hapësirë të mbrojtur nga MMPH-ja.

E në anën tjetër, ministri Dardan Gashi, nuk është i informuar për këtë projekt. Ai thotë se as që e kanë financuar ndërtimin e kompleksit përkujtimorë.

“Sa e di, ministria jonë nuk ka financuar asnjë projekt të tillë, në Komunën e Rahovecit. Ne kemi financuar vetëm varrezat në fshatin Krushë e Madhe, ndërsa për këtë kompleksin memorial nuk kemi dhënë asnjë para. Ndërsa sa i përket lejes së pëlqimit, as për këtë kjo komunë nuk ka aplikuar. Ne nuk kemi kërkesë të tillë, për atë kompleks memorial”, ka thënë Gashi për KosovaPress, përmes telefonit.

E Smajl Latifi, ish kryetar i komunës së Rahovecit, i cili thotë se i ka dërguar kërkesë MMPH-së, tha se sipas ligjit, nëse organi kompetent nuk e ka informuar aplikuesin për vendimin e tij brenda afatit 45 ditorë, atëherë do të konsiderohet se pëlqimi është marrë. Sipas tij, për këtë arsye edhe Komuna e Rahovecit, filloi me ndërtimin e këtij kompleksi.

Por, Latifin e habit fakti se si është e mundur që pëlqimi mos të jepet, e ndërsa mjete financuese prej 250 mijë eurove, për ndërtimin e këtij kompleksi janë dhënë.

“250 mijë euro na ka përkrahë. Arben Çitaku është sekretarë permanent i ministrit Dardan Gashi, ka nënshkruar me mua si ish kryetarë i komunës dhe ne 250 mijë euro i kemi marr si mbështetje shtesë financiare për ndërtimin e këtij kompleksi përkujtimorë. Ne kemi bërë shumë mirë, kemi respektuar ligjin, kemi respektuar procedurat dhe kemi bërë një vepër që mendojë se i ka munguar qytetarëve tanë, dhe ne krejt çka kërkojmë është mundësisht ministria nëse ka nevojë për mjete shtesë financiare ta mbështes edhe pak dhe i bëjmë apel edhe kryetarit të ri, Idriz Vehapi, që ta finalizojnë sa më shpejtë që është e mundur me sukses këtë projekt të rëndësishëm edhe përkujtimorë edhe kulturorë edhe rekreativ”, tha Latifi.

Latifi thotë se projekti i cili është pothuajse në përfundim, është ndër projektet më serioze që mund të ndodhin në Kosovë.

“Mendojë se është njëri nga projektet më serioze, më me interes dhe besoj se realizimi i plotë i këtij projekti, është një satisfaksion moral edhe për familjet e dëshmorëve dhe për gjithë bashkëluftëtarët e dëshmorëve, por edhe duke u ndërtuar në një ambient jashtëzakonisht të përshtatshme. Unë besojë se po plotësohet në një mënyrë ose tjetrën, vullneti, dëshira, aspirate e gjithë atyre qytetarëve të komunës së Rahovecit, që e kanë ditur dhe e dinë se një kompleks i vërtet përkujtimorë, për dëshmorët e kombit, nivel komune, i ka munguar komunës tonë. Projekti është në fazën e tretë pothuajse në fazën përfundimtare, do të duhet të përfundonin sipas planit dinamik, më 14 maj të vitit 2014, të gjitha punimet në realizimin e plotë”, ka thënë Latifi.

Ai ka treguar se hapësira ku është ndërtuar ky kompleks, është e shpallur si zonë e mbrojtur që nga viti 1986, sipas ligjit të kuvendit të atëhershëm të krahinës socialiste autonome të Kosovës. Por thotë se në vitin 2011, kur ai ishte në qeverisje, kanë kërkuar ta ri-fuqizojnë mbrojtjen e kësaj zone, pasi që sipas tij, rreziqet, kërcënimet nga uzurpatorët potencial dhe tjetërsimi i kësaj prone ka qenë i madh dhe është edhe sot evident.

E Fehmi Hoxha, Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, ka thënë për KosovaPress, se deri më tash, vlera totale e paguar për këtë kompleks është 380 mijë euro, ndërsa, borxhi i mbetur është 95 mijë e 239. Përveç 250 mijë euro të paguara nga MMPH-ja, një pjesë tjetër e ka paguar Komuna e Rahovecit. Por, thotë se është absurde që MMPH-ja nuk ka dhënë leje pëlqimi kur ajo ka dhënë paratë.

“Për mua është absurde një vend i cili është në zonë të mbrojtur të shtetit, të mos i ipet pëlqim dhe të financohet. Nëse ipet pëlqim, ipet mbështetje, financohet, përfundohet mbikëqyret, e nuk e di pse është financuar nëse nuk i kanë dhënë pëlqim….. Në procedurat ligjore nuk ka mundësi për tu kërkuar tani pëlqim. Ekziston kërkesa që i është drejtuar ministrisë, është afati 45 ditë, nëse me ligj nëse nuk i kthehet kuruar përgjigje brenda 45 ditëve, atëherë kërkesa shndërrohet në pëlqim”, ka thënë Hoxha.

Ai pajtohet me ndërtimin e këtij kompleksi, mirëpo thotë se do ta kishte ndërtuar në një vend tjetër.

Idriz Blakaj, Drejtorë i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, ka thënë për KosovaPress, se pëlqimi mjedisorë nuk duhet të jetë asnjëherë telashe dhe që në fillim, sipas tij, ish dashur që Komunës së Rahovecit t`iu jepet pëlqimi. Por ai tha se nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë çështje.

Në këtë kompleks është e ndërtuar kulla në të cilën drejtori i urbanizmit të Komunës së Rahovecit, Fehmi Hoxha, tregoi se është planifikuar që gjitha eksponatet e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të eksponohen brenda, ku janë të parapara hapësirat si muze. Gjithashtu, në këtë kompleks është përpara edhe amfiteatri dhe varrezat për të gjithë dëshmorët e Komunës së Rahovecit.

Mirëpo, Hoxha tha se sipas informatave që ka ai, familjarët e dëshmorëve nuk kanë pranuar që t’i bartin dëshmorët nga varrezat e qytetit të Rahovecit dhe nga varrezat e dëshmorëve nëpër fshatrat e Rahovecit. Kështu, në këtë kompleks parashihet që të jenë të punësuar edhe disa persona, ku numrin i tyre do të caktohen në bazë të kornizës dhe limiteve buxhetore të Qeverisë./KP/

Vazhdimi i seancës, të bëhet më së largu deri me 5 shtator

0

kuvendi zbrazenKryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina, nuk e ka ndërmend të thërras seancën e radhës për të vazhduar me përpjekjet për konstituimin e parlamentit, derisa nuk merren vesh partitë politike.

Ajo ka thënë se nuk ka logjikë të thirret vazhdimi i seancës së Kuvendi nëse nuk ka marrëveshje, duke shtuar se në të kundërtën kjo e çon vendin drejt zgjedhjeve të reja.

Të drejtë kësaj deklarate i ka dhënë njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, i cili thekson se marrëveshja paraprake është sinjal edhe nga Gjykata Kushtetuese.

“Ka te drejtë deputetja Brovina, sepse vetë gjykata me vendimin e saj ka obliguar partitë politike që paraprakisht të merren vesh për të caktuar një agjendë që mos të ketë pastaj një ngjarje të përsëritur sikur herën e kaluar dhe me marrëveshje të subjekteve politike mund të ketë një rend dite, një agjendë të Kuvendit dhe Kuvendi mund të zhvillohet pa probleme”, tha ai për RTK.

Por, Albert Krasniqi hulumtues në KIPRED këto deklarata i vlerëson si të paqëndrueshme, pasi sipas tij, nuk është në mandatin e kryesueses që të konstatojë nëse ka marrëveshje politike ose jo.

“Nëse ka konsensus apo marrëveshje ajo tregohet me vota të deputeteve në Kuvend. Ai është mekanizmi i vetëm i cili e mat arritjen e marrëveshjes ose jo, por jo edhe deklarimet të cilat mund të bëhen para seancës plenare. Nuk është në mandate të saj dhe nuk guxon Flora Brovina që ajo ta vlerësoj në mënyrë arbitrare nëse ka marrëveshje dhe ta mbajë pezull konstituimin e Kuvendit”, tha ai.

Krasniqi tha se thirrja për vazhdimin e seancës duhet të bëhet nga kryesuesja Brovina e ndihmuar nga sekretaria e Kuvendit, dhe kjo më së largu deri me 5 shtator.

“Tani nga data 4 korrik kur janë certifikuar rezultatet nga KQZ deri me 23 korrik kur është marr vendimi për pezullim të punës së Kuvendit, kanë kaluar rreth 20 ditë, kohën gjatë së cilës Kushtetuesja ka shqyrtuar vendimin dhe ka pezulluar Kuvendin nuk llogaritet dhe tani pas marrjes së vendimit nëse merret parasysh ky afat kohor do të duhej që deri me datën 5 shtator që Kuvendi të vazhdojë seancën konstituive”.

Ndryshe edhe në vitin 2010 seanca konstituive është mbajtur ditën e premte, ku janë betuar deputetet, kurse zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit është bërë tek ditën e hënë.

Këmbësori goditet nga vetura në Xërxë të Rahovecit

0

Aksident shiritatNjë këmbësor është goditur nga  vetura në Xërxë të Rahovecit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

 “I dyshuari duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës.

Me venim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Forumi Transparenca: Ramadan Muja t’i ndalë kërcënimet ndaj gazetarëve

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja vazhdon të përdorë gjuhë disiplinuese dhe kërcënuese ndaj gazetarëve për mënyrën e raportimit sa i përket çështjeve të komunës. Ai ka keqpërdorur debatin publik për buxhetin e komunës për të ngritur akuza ndaj gazetarëve, duke aluduar se ata po përdredhin fjalët e tij.

“Gjatë gjithë kësaj jave, kryetari i Komunës ka mbajtur debate publike për buxhetin në disa zona të komunës. Raportimi i mediave lidhur me diskutimet që kanë ndodhur në debatet në Gjonaj, Reçanë e Korishë me gjasë nuk i kanë pëlqyer kryetarit Muja, pasi që në këto debate janë artikuluar mjaft pakënaqësi nga qytetarët. Në debatin përmbyllës në sallën e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, teksa po i përgjigjej pyetjes së një qytetari, ndonëse fillimisht ka deklaruar se nuk dëshiron të përdorë fjalor konfrontues, fjalën e tij e ka vazhduar me konstatimin se gazetarët zakonisht i përdredhin fjalët e tij”, thuhet në reagimin e Forumit Transparenca.

“Forumi Transparenca dënon publikisht fjalorin rëndues të kryetarit Muja mbi përfaqësuesit e mediave. Ky fjalor është dëshmi e përpjekjeve të tij për të ushtruar presion ndaj gazetarëve, të cilët me raste edhe janë kërcënuar nga kryetari vetëm pse e kryejnë punën e tyre dhe refuzojnë t’i nënshtrohen çfarëdo diktati të pushtetit. Ky nuk është rasti i parë që kryetari Muja vepron kësisoj. Për më tepër, kjo sjellje e kryetarit Muja ka ndodhur gjatë debatit publik me qytetarët, rast të cilin ai e ka keqpërdorur për t’i disiplinuar gazetarët që të raportojnë sipas qejfit të tij”

“Liria e të shprehurit dhe pavarësia redaktorialë e mediave janë parime të shenjta të demokracisë. Për këtë arsye, Forumi Transparenca e fton kryetarin Muja që të përmbahet nga fjalori kërcënues ndaj gazetarëve. Në të njëjtën kohë, ne i bëjmë thirrje kryetarit Muja që t’u kërkojë falje publike gazetarëve të Prizrenit. Mbi të gjitha, Forumi Transparenca e udhëzon kryetarin Muja që, në rast se ka ankesa për punën e gazetarëve, t’i shfrytëzojë mekanizmat përkatës institucional që rregullojnë fushën e medieve në Kosovë apo edhe mekanizmat gjyqësorë. Tentimi për t’i paraqitur gazetarët si “e keqja” para qytetarëve, në një debat mbi buxhetin e komunës, është e papranueshme dhe bie ndesh me parimet e qeverisjes demokratike dhe dëmton edhe më shumë transparencën”/PrizrenPress.com/

Arrestohen dy persona në Dragash, shantazhojnë një mashkull në Facebook

0

facebookArrestohen dy persona të gjinisë mashkullore në fshatin Kuk të Dragashit, pasi dyshohen se të njëjtit kanë konsumuar elemente të veprës penale të shantazhit.

Sipas raporteve hetimore, thuhet se njëri nga të dyshuarit i kishte shkruar viktimës të gjinisë mashkullore në Facebook dhe ishte paraqitur si femër, duke tentuar ta joshë seksualisht.

“Pas disa bisedave i dyshuari i kishte kërkuar viktimës 800 euro para në dorë ose në të kundërtën do t’i bënte publike bisedat komprometuese”, thotë zëdhënësi i Policisë Rajonale në Prizren, Hazir Berisha.

Lidhur me këtë, viktima ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët, pasi e kanë njoftuar prokurorin e shtetit, kanë marrë pëlqimin edhe të gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Të dyshuarit pasi janë mbajtur nën vëzhgim, janë arrestuar gjatë marrjes së parave në vendin ku ishte caktuar nga ana e tyre. Policia ka kryer bastisje në dy shtëpi, me ç’rast janë sekuestruar një kompjuter dhe pesë telefon celularë me të cilët dyshohet të jetë kryer vepra penale”. /PrizrenPress.com/

Qeveri me bazë të gjerë thotë Thaçi

0

Thaci-qeveriaKryeministri i Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Hashim Thaçi, ka deklaruar se shteti gjerman e vlerëson punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Ai ka thënë se Kushtetuesja sipas shtetit gjerman është duke bërë punë të pavarur dhe profesionale, pa u ndikuar politikisht.

Lideri i partisë fituese të zgjedhjeve të 8 qershorit ka thënë se do t’i koordinojnë punët me partitë e tjera politike që bashkërisht të punojnë për formimin e një qeverie me bazë të gjerë.

“Ishte vlerësim i shtetit gjerman se Gjykata Kushtuese po bën punë të pavarur profesionale dhe pa ndikime politike. Ne do t’i koordinojmë punët dhe do të punojmë bashkërisht që të ndërtojmë institucione të qëndrueshme me bazë të gjerë”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTK.

Ai ka bërë me dije se PDK-ja si parti fituese do të punojë me vullnetin dhe frymën mirëkuptuese me spektrin politik.

“PDK-ja si parti fituese do të jetë më gjeneroze dhe vullnetmirë t’i japë vendit institucione me qeverisje të mirë”, është shprehur Thaçi.

Ai ka thënë se më 8 qershor Kosova ka organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike që, sipas tij, kanë qenë shembull edhe për rajonin.