Home Blog Page 8172

Hoxhaj: Kosova dhe Ballkani presin më shumë nga BE-ja

0

Enver HoxhajjMinistri Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për radion nacionale gjermane Deutschlandfunk, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga BE.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, gjatë një interviste për radion nacionale gjermane Deutschlandfunk, ka deklaruar se rajoni i Ballkanit Perëndimor ka nevojë për më shumë vëmendje dhe mbështetje nga BE-ja në raport me ndërmjetësimin e disa prej çështjeve të hapura ndërmjet vendeve dhe të ndihmës ekonomike.

Duke folur për Konferencën e Berlinit për Ballkanin dhe rolin e ri të Gjermanisë në këtë drejtim, Hoxhaj ka thënë se kjo përbën një kapitull të ri në historinë e Ballkanit edhe për faktin që rajoni po kalon një periudhë paqeje, pas një kohe të gjatë.

“Ky rajon nuk është më vend i krizave dhe për vendet tona nuk ka alternativa tjera pos Evropës. Kosova dhe vendet e tjera në rajon presin një dinamikë të re dhe drejtim të ri me BE-në. BE-ja dhe shtetet anëtare kanë arritur që t’i transformojnë shtetet dhe shoqëritë në rajon dhe të sigurojnë paqe, dhe në të njëjtën kohë ende ka çështje të hapura ndërmjet vendeve të rajonit. Kemi dialogun dhe përpjekjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, çështjen e emrit ndërmjet Shkupit dhe Athinës dhe ndarjet etnike në Bosnjë. Fatmirësisht, Kosova përbën një lajm të mirë në drejtim dhe dialogu me Serbinë mund të merret edhe si shembull nga dy rastet tjera si duhet të adresuar çështjet e hapura”, tha theksuar ministri Hoxhaj, gjatë intervistës për Deutschlandfunk.

Sa i përket Kosovës dhe raporteve me BE-në, Hoxhaj tha se mos njohja nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, tregon se vendet njohëse duhet të bëjnë më shumë presion për njohje, në mënyrë që BE-ja të jetë më e fuqishme ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

“Jam shumë i sigurt se nuk do të merr kohë që disa nga këto vende të marrin vendimin për njohje. Ne kemi arritur MSA-në si hapi i parë në rrugën drejt integrimit”, tha ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri i Financave, Besim Beqaj, po përfaqësojnë Kosovën në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Berlin, nikoqir i të cilit është kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Mustafa: Ne kemi 70 për qind të Kuvendit

0

isa mustafa 3Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se e gjithë kjo që po ndodhë në spektrin politik të Kosovës është shprehje e demokracisë së brishtë dhe e nevojës për ndërtimin e një demokracie të re.

Ai në profilin e tij në Facebook, duke ju referuar aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ka shkruar ë PDK-ja ka përkrahjen vetëm të 30 për qind të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq koalicioni LDK-AAK-Nisma 70 për qind.

Postimi i plotë i Isa Mustafës në Facebook:

E gjithë kjo që po ndodhë në spektrin politik të Kosovës është shprehje e demokracisë së brishtë dhe e nevojës për ndërtimin e një demokracie të re. Nuk kemi iluzione se institucionet, të cilat i kemi ndërtuar deri më tani janë të pavarura dhe se pavarësisht e interpretojnë Kushtetutën dhe ligjin. Por ne të gjithë duhet të bëjmë përpjekje që këto institucione të pavarësohen, sepse kapja e shtetit nuk cenon vetëm zhvillimin demokratik të vendit por ajo arrin deri te cenimi i të drejtave elementare të individit.

Për herë të parë po organizohemi në mënyrë demokratike për të ofruar opsionin e shpëtimit të shtetit nga kapja e tij. Mekanizëm i këtij organizimi është vota e e fituar nga qytetarët dhe veprimi demokratik brenda institucioneve. Në demokraci, çdo votë është e barabartë, pa marrë parasysh se përmes cilit subjekt kanë garuar deputetët. Askush nuk e mohon se një parti , përkatësisht koalicion, ka dalë e para në zgjedhje.

Dhe jam i bindur se gjithë ne do ta përkrahnim që partia që del e para të formojë institucionet, nëse do të arrinte ta bëjë shumicën në Kuvend, si rregull i demokracisë, pa marrë parasysh se a na pëlqen apo jo. Por rrethanat e krijuara po dëshmojnë se partia që doli e para ka vetëm përkrahjen e 30% të votuesve, ndërsa deputetët që kanë 70% të votave nuk e përkrahin. Kjo flet se rruga jonë është e drejtë.

Në demokraci, gjithmonë është e drejtë rruga e atyre që arrijnë të kenë përkrahjen e shumicës. Këtë të drejtë ne do ta konfirmojmë në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës me votën dhe vullnetin jodetyrues të deputetëve, ashtu si ua garanton Kushtetuta.

Shqiptarët nuk lejojnë kthimin e serbëve në Mushtisht, bllokojnë rrugën

0

mushtishtMbi 300 banorë të fshatit Mushtisht kanë bllokuar rrugën në qendër të fshatit dhe kanë ndaluar autobusët e mbushur me serbë që dojnë të kthehen në fshatin Mushtisht. ​

Autobusët kanë ardhur në ora 8:00 dhe ende nuk kanë mundur që të hynë në fshat.

Protestuesit po bllokadën po e shoqërojnë më thirrjet : “UÇK, UÇK…”, “Nuk ka kthim pa transparencë”, “Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit”,”Mushtishti nuk ka vend për kriminela”, transmeton Express.

Përkundër përpjekjes së komandatit të policisë, Arsim Berisha për të biseduar me organizatorët, ata nuk po pranojnë. TherandaPost gjendet në fshatin Mushtisht për të raportuar çdo ndodhi aty.

Malishevë:11 kandidatë për një vend pune si mësimdhënës

0

MalishevaArsimi po bëhet një sektor gjithnjë e më i lakmuar për punësim. Këtë e dëshmon konkurrenca gjithnjë e më e madhe në këtë fushë. Kjo më shumë për shkak të nivelit të lartë të papunësisë në vend. Arsyeja tjetër është edhe fakti se sektori po shihet edhe si mundësi e mirë për të siguruar një vend pune të sigurt, si dhe paga goxha e mirë në krahasim me pagën mesatare apo pagat e punonjësve të tjerë civilë që paguhen nga buxheti i shtetit.

Një gjë të tillë e vërteton edhe aplikimi i një numri shumë të madh të kandidatëve për mësimdhënës në shkollat e komunës së Malishevës. Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, në këtë komunë për një pozitë mësimdhënësi kanë konkurruar mesatarisht 11 kandidatë.

Drejtori Komunal për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi, ka njoftuar se për 147 vende pune, sa janë të lira sivjet në shkollat e Malishevës, kanë aplikuar 1.616 kandidatë. Që mesatarisht i bie diku rreth 11 kandidatë për një vend pune. Ndërsa, vetëm në Qendrën e Kompetencës, për 33 vende kanë aplikuar 412 kandidatë apo 12.6 kandidatë për një vend.

Thaçi në mbledhjen e Komitetit përkatës, që vepron në kuadër të KK-së, ka raportuar rreth konkursit për zgjedhjen e drejtorëve dhe të kuadrit mësimor, si dhe për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2014/15. Sipas tij, Drejtoria është munduar që t’u përmbahet ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, për zgjedhjen e drejtorëve dhe të kuadrit mësimor, derisa janë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e procesit edukativ, që nis më 1 shtator.

Ndërsa, Komiteti Komunal për Arsim ka formuar edhe një Komision Hetimor për hulumtimin e mënyrës së ndarjes së bursave nga ana e Drejtorisë dhe për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Komisioni është i përbërë nga tre anëtarë: Valon Hoti (VV) kryesues dhe anëtarët: Veton Telaku (PDK) dhe Liridona Maloku (IQM).

Çdo gjë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Rahovec

0

Shkolla e parë në KorçëDrejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim Behar Rama, i mblodhi drejtorët e shkollave të komunës së Rahovecit, me të cilët bisedoi rreth përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Me këtë rast drejtori Rama tha se sipas të dhënave të deritashme, në shumicën dërmuese të shkollave do të fillojë mësimi më 1 shtator.

Tashmë përgatitjet janë në përfundim dhe në disa shkolla janë duke u bërë ndërhyrjet e fundit për rregullime të vogla. Shkolla e mesme teknike është duke u përgatitur për fillim të mësimit dhe aktualisht janë duke u kryer edhe disa punë të vogla teknike. Pritet që mësimi të fillojë më së largu deri më 15 shtator. Lajm i mirë është se objekti i shkollës fillore “ Skender Kastrati” është gati për fillim të punës dhe tashmë operatori ka njoftuar se është i gatshëm të dorëzojë në përdorim këtë objekt me rreth 2000 m². Ndërsa së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës së re “Isa Bioletini”, që është investim i Komisionit Evropian. Vlera e këtij objekti arrin rreth 1 milion euro. Një pjesë e nxënësve të kësaj shkollore do të shfrytëzojnë objektin e vjetër të gjimnazit, ndërsa pjesa tjetër do të vijojnë mësimet në objektin ekzistues të shkollës. Në shkollën fillore “4 Dëshmorët” në Ratkoc është duke u instaluar rrjeti i ngrohjes qendrore.

Kompania që po i kryen punimet është zotuar se asnjë orë mësimi nuk do të humbet, sepse punimet kryesore tashmë kanë përfunduar, ndërsa instalimi i gypave dhe radiatorëve do të bëhet në fundjavë.

Drejtori i DKA-së Rama, i porositi drejtorët që të kërkojnë nga mësimdhënësit që në javën e parë të paraqesin planet vjetore të punës, në të kundërtën do të merren masa administrative. Po ashtu kërkohet që të njoftohen mësimdhënësit se për mungesat në punë do të ndëshkohen me ndalesë të mëditjeve. Ndër të tjera ai kërkoi që në shkolla të fillojë të aplikohet kodi i veshjes për të gjithë pa përjashtim. Ai tha se në shkolla do të ketë kontrolle të vazhdueshme dhe se për çdo parregullsi përgjegjës do të jenë drejtorët e shkollave.

Drejtorët e shkollave kanë ngritur shqetësimin e tyre rreth harmonizimit të plan-programeve mësimore dhe përdorimit të teksteve mësimore. Ata dhanë vërejtje sepse në të kaluarën ka pasur hamendje se me çfarë tekste do të mësohet, duke ju ofruar nxënësve tekste alternative. Gjithsesi që kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e nxënësve në testet e ndryshme.

Në fund drejtori Rama kërkoi që mësimdhënësit të përcjellin me kujdes trajnimet dhe avancimet në lëmi të ndryshme, duke përvetësuar dhe aplikuar metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Më pas ai njoftoi se tekstet shkollore falas tashmë janë në depo të DKA- së dhe duhet të bëhet shpërndarja e tyre sa më parë, në mënyrë që të mos ketë humbje të orëve të mësimit.

Disa drejtorë kërkuan që të ndërhyhet në riparimin e dyerve e dritareve, si dhe objekteve përcjellëse të shkollave. Drejtori Rama tha se në këto raste duhet të shfrytëzohet buxheti i shkollave, ngase procedurat e tenderimit janë të komplikuara dhe kërkojnë shumë kohë.

LDK-ja akuzon Begajn për zgjedhjen politike të drejtorëve të shkollave

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesLDK-ja në Malishevë akuzon  kryetarin Ragip Begaj se ka përzgjedh politikisht drejtorët e shkollave.

Drejtoria e Arsimit, ndërkaq ka mohuar akuzat e tilla.

Januz Kastrati nga LDK ka thënë se në fshatin e tij në Turjak, Nisma për Kosovë ua kishte premtuar dy personave postin e drejtorit të shkollës,dhe këtë post si ushtrues detyre e ka marrë njëri prej tyre,transmeton KD.

Po ashtu ai ka pasur  vrejtje edhe në përzgjedhjen e ushtruesit të drejtorit në shkollën “Lasgush Poradeci”/PrizrenPress.com/

Kthesë historike për shqiptarët

0

Adem DemaciVeprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, e ka vlerësuar pozitive për shqiptarët Konferencën për Ballkanin Perëndimor, ku do të marrin pjesë edhe dy kryeministrat shqiptarë, Edi Rama dhe Hashim Thaçi.

Demaçi për “Epokën e re” ka thënë se kjo konferencë është kthesë historike për shqiptarët, pasi sipas tij, për herë të parë shqiptarët po bien në duart e ustallarëve të vërtetë të krijimit të shtetit dhe të përparimit të ekonomisë.

“Me të vërtetë kjo është një datë historike sepse po bëhet një kthesë e madhe në historinë edhe të Evropës ndaj shqiptarëve edhe të shqiptarëve në Evropë, të cilët janë munduar aq shumë për Evropën, e cila nuk dëshironte t’i shpërblejë si duhet shqiptarët gjatë historisë”.
Demaçi ka thënë se Evropa dhe Gjermania më në fund e kanë kuptuar se duhet të faktorizohen shqiptarët në rajon.

“Kësaj herë Evropa, në krye me Gjermaninë, e kanë kuptuar se duhet t’i faktorizojnë shqiptarët, e jo sikur deri më tani që i kanë defaktorizuar për llogari të fqinjëve tanë, të cilët na kanë marrë toka dhe na kanë pushtuar. Kështu që, në këtë drejtim është një hap i madh që është duke e bërë zonja Merkel, të cilën unë e quaj engjëllushja e Evropës, e cila është duke dëshiruar ta qetësojë Ballkanin njëherë e përgjithmonë”.

“Moszgjidhja e problemit të shqiptarëve në mënyrë të drejtë, faktikisht e ka mbajtur Ballkanin në një padrejtësi. Prandaj, janë bërë edhe lufta të padrejta dhe bota është detyruar të intervenojë”.

Ai ka vlerësuar se me këtë faktorizim që Gjermania i ka bërë shtetit shqiptar, janë duke u krijuar kushtet që shqiptarët të barazohen me shtetet fqinje.

“Tash e tutje, me faktorizimin e shqiptarëve, me qëndrimin e drejtë të Gjermanisë në radhë të parë ndaj shqiptarëve, po krijohen kushtet që shqiptarët të barazohen me fqinjët e vet dhe të marrë fund gjithmonë ajo ligësia e shqiptarëve, e cila ka qenë shkak për lakminë e këtyre rreth e rrotull nesh. Në momentin kur shqiptarët të forcohen sa duhet, kjo lakmi do të largohet dhe do të krijohet paqja që e dëshiron Evropa, natyrisht edhe ne” .

Sipas Demaçit, nga kjo konferencë Kosova dhe Shqipëria mund të përfitojnë shumë për shkak të fuqisë ekonomike dhe politike që ka Gjermania.

“Gjermania ka para, ka dije dhe ka besnikëri, sepse kur t’i merr gjërat në dorë i çon deri në fund. Natyrisht se i zhvillon edhe si duhet. Kështu që, për herë të parë shqiptarët po bien në duart e ustallarëve të vërtetë të krijimit të shtetit, institucioneve shtetërore, të mbajtjes së shtetit dhe të përparimit të ekonomisë”, ka thënë Demaçi, duke shtuar se kësaj radhe shqiptarët e kanë shansin të ecin përpara.

“Shqiptarët për të parën herë, nëse dëshirojnë të punojnë, e kanë shansin. Natyrisht, gjermanët kanë përvojë të mirë me shqiptarët, një numër shumë i madh jetojnë dhe punojnë në Gjermani. Prandaj, shqiptarëve po i jepet shansi të dalin njëherë e përgjithmonë nga prapambetja dhe të barazohen me shtetet përreth, në mënyrë që të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane”, është shprehur Demaçi.

Haradinaj: Ngërçi politik zgjidhet në seancën e ardhshme

0

Ramush Haradinaj 1Koalicionin paszgjedhor LDK-AAK-Nisma ka finalizuar skenarin se si të veprojë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në rast se kandidati i PDK-së nuk do të mund të marrë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur kryeparlamentar. Do të përpiqet ta jetësojë në pikën që e quajnë momenti 126.

Pika 126 e aktgjykimit, nëpërmjet të cilit është shpallur jokushtetuese zgjedhja e Isa Mustafës kryeparlamentar, vetëm saktëson se askund në Kushtetutë nuk parashihet që dështimi në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të shkaktojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare. Por pika pasuese thekson se “është e drejtë dhe detyrë e të gjithë deputetëve të Kuvendit që të gjejnë mënyrën për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit, në pajtim me dispozitat kushtetuese në lidhje me Rregulloren relevante të Kuvendit dhe të bëjnë Kuvendin funksional”.

Ramush Haradinaj, i nominuar për kryeministër nga koalicioni LDK-AAK-Nisma, ka thënë që pikërisht kjo pikë i lë të hapur mundësinë e zgjidhjes së ngërçit politik. Në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ai ka thënë se në seancën konstituive, sapo të dështojë zgjedhja e kandidatit të PDK-së, deputetët e koalicionit do të vihen në veprim.

Sipas tij, do të jetë Isa Mustafa ai që do të vihet në krye të Kuvendit. Dhe, nëse këtë do të përpiqet ta pengojë kryesuesja e Kuvendit, që është deputete e PDK-së, atëherë ajo do të ndërrohet me anë të një mocioni.

Sipas tij, ditën e vazhdimit të seancës konstituive do t’i jepet fund ngërçit për konstituimin e institucioneve të reja.

Ai ka kritikuar aktgjykimin e Kushtetueses dhe ka thënë t’i jetë dukur i lezetshëm opinioni i vëllait të tij, Dautit…

Ka folur edhe për koalicionin LDK-AAK-Nisma, dhe për atë nëse marrëveshja do të mund të ridizajnohet. Ka shprehur edhe një vendosmëri në raport me ndërkombëtarët.

PDK pret plasaritjen e LDK-së

0

PDK LDK logoBlerja e kohës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit pritet të jetë një nga tentativat politike të Partisë Demokratike të Kosovës në përpjekje të thyerjes së koalicionit, LDK, AAK dhe Nisma. Burime nga PDK-ja, të cilat pranojnë të flasin në kushte anonimiteti, besojnë se LDK-ja është në plasaritje e sipër dhe se një pjesë e deputetëve, kryesisë dhe degëve të saj nuk janë të kënaqur me koalicionin që Isa Mustafa ka lidhur me AAK-në, duke e sakrifikuar postin e kryeministrit.

Ndërkaq, shpallja e pavlefshme e zgjedhjes së Isa Mustafës në postin e kryekuvendarit, sipas këtyre burimeve, vetëm sa i ka thelluar hendeqet te kjo parti politike. Po ashtu në LDK, sipas këtyre burimeve, janë shtuar dyshime e polemika nëse Isa Mustafa duhet edhe njëherë të dalë në kandidaturë për kryetar Kuvendi pas dështimit të PDK-së, pasi që PDK-ja sërish mund ta sfidojë pozitën e tij në kreun e Kuvendit përmes padisë në Kushtetuese.

Këto burime besojnë fuqishëm se çdo kryetar i Kuvendit gjatë këtij mandati të institucioneve që do të zgjidhet nga një parti tjetër pa nominimin e PDK-së do të detyrohet të largohet si shkelës i kushtetutës. “Askush në LDK nuk do të mund të pranonte i qetë që lideri i saj sërish të lëshonte zyrën si shkelës i Kushtetutës”, ka thënë ky burim, duke u thirrur në deklaratat dhe kontaktet që i ka me përfaqësues e miq nga LDK-ja./tribuna/

Mustafës i shtohen faturat e humbjeve

0

isa mustafa 3Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i cili i ka dhënë të drejtë ekskluzive PDK-së për ta propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit, ka bërë që LDK-ja të kthehet në defensivë gjatë luftës për krijim të Qeverisë së re dhe funksionalizim të Kuvendit të Kosovës. Kthimin në këtë gjendje, analistët e arsyetojnë në dy mënyra. Të parët e shohin si respektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa të dytët e përkufizojnë si gjest të njohur pas çdo humbjeje që ka pësuar LDK-ja.

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se LDK-ja, pas humbjeve që i ka pësuar, nuk duhet ta rizgjedhë Mustafën në krye të saj, por, sipas tij, këtij subjekti i duhet ‘gjak’ i ri, një lider bindës, karizmatik dhe ide të reja. “Prej zgjedhjeve lokale Isa Mustafës mund t’i faturohen katër humbje. E para humbja e Prishtinës, e dyta zgjedhjet e përgjithshme, se treti ai tradhtoi vullnetin e votuesve të vet kur e lëshoi postin e kryeministrit me marrëveshjen me opozitën dhe së katërti kur zgjedhja si kryetar i kuvendit doli të jetë jokushtetuese”, ka thënë Mushkolaj.

Ajo çka i mbetet Isa Mustafës, sipas tij, është dorëheqja me nder, nëse mund të quhet e tillë, pas katër humbjeve. “Përpjekja e fundit ishte marrëveshje me AAK-në dhe me Nismën, që të bëhet kryetar i Kuvendit, por duket se edhe kjo është përfundimisht e pamundur.