10.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Çdo gjë gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Rahovec

Shkolla e parë në KorçëDrejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim Behar Rama, i mblodhi drejtorët e shkollave të komunës së Rahovecit, me të cilët bisedoi rreth përgatitjeve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor. Me këtë rast drejtori Rama tha se sipas të dhënave të deritashme, në shumicën dërmuese të shkollave do të fillojë mësimi më 1 shtator.

Tashmë përgatitjet janë në përfundim dhe në disa shkolla janë duke u bërë ndërhyrjet e fundit për rregullime të vogla. Shkolla e mesme teknike është duke u përgatitur për fillim të mësimit dhe aktualisht janë duke u kryer edhe disa punë të vogla teknike. Pritet që mësimi të fillojë më së largu deri më 15 shtator. Lajm i mirë është se objekti i shkollës fillore “ Skender Kastrati” është gati për fillim të punës dhe tashmë operatori ka njoftuar se është i gatshëm të dorëzojë në përdorim këtë objekt me rreth 2000 m². Ndërsa së shpejti do të nisë ndërtimi i shkollës së re “Isa Bioletini”, që është investim i Komisionit Evropian. Vlera e këtij objekti arrin rreth 1 milion euro. Një pjesë e nxënësve të kësaj shkollore do të shfrytëzojnë objektin e vjetër të gjimnazit, ndërsa pjesa tjetër do të vijojnë mësimet në objektin ekzistues të shkollës. Në shkollën fillore “4 Dëshmorët” në Ratkoc është duke u instaluar rrjeti i ngrohjes qendrore.

Kompania që po i kryen punimet është zotuar se asnjë orë mësimi nuk do të humbet, sepse punimet kryesore tashmë kanë përfunduar, ndërsa instalimi i gypave dhe radiatorëve do të bëhet në fundjavë.

Drejtori i DKA-së Rama, i porositi drejtorët që të kërkojnë nga mësimdhënësit që në javën e parë të paraqesin planet vjetore të punës, në të kundërtën do të merren masa administrative. Po ashtu kërkohet që të njoftohen mësimdhënësit se për mungesat në punë do të ndëshkohen me ndalesë të mëditjeve. Ndër të tjera ai kërkoi që në shkolla të fillojë të aplikohet kodi i veshjes për të gjithë pa përjashtim. Ai tha se në shkolla do të ketë kontrolle të vazhdueshme dhe se për çdo parregullsi përgjegjës do të jenë drejtorët e shkollave.

Drejtorët e shkollave kanë ngritur shqetësimin e tyre rreth harmonizimit të plan-programeve mësimore dhe përdorimit të teksteve mësimore. Ata dhanë vërejtje sepse në të kaluarën ka pasur hamendje se me çfarë tekste do të mësohet, duke ju ofruar nxënësve tekste alternative. Gjithsesi që kjo ka ndikuar edhe në rezultatet e nxënësve në testet e ndryshme.

Në fund drejtori Rama kërkoi që mësimdhënësit të përcjellin me kujdes trajnimet dhe avancimet në lëmi të ndryshme, duke përvetësuar dhe aplikuar metodat bashkëkohore të mësimdhënies. Më pas ai njoftoi se tekstet shkollore falas tashmë janë në depo të DKA- së dhe duhet të bëhet shpërndarja e tyre sa më parë, në mënyrë që të mos ketë humbje të orëve të mësimit.

Disa drejtorë kërkuan që të ndërhyhet në riparimin e dyerve e dritareve, si dhe objekteve përcjellëse të shkollave. Drejtori Rama tha se në këto raste duhet të shfrytëzohet buxheti i shkollave, ngase procedurat e tenderimit janë të komplikuara dhe kërkojnë shumë kohë.

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Lajmet e Fundit