Home Blog Page 8171

Marius Dobresku: Në librat e Kadaresë ndihet zëri i historisë

0

marius3-320x240Rrëfimi i murgut Gjon (nën lëkurën e të cilit fshihet një tjetër personazh, Gjon Buzuku, autori i librit të parë në gjuhën shqipe), është një ndër më të ndjerët në historinë e letërsisë shqipe. Një rrëfim që na shpie në vitin 1378, dy shekuj para Buzukut, për të na treguar një kronikë të kohës, e cila është një lexim i Shqipërisë së atyre viteve. “Ura me tri harqe”, romani i njohur i shkrimtarit Ismail Kadare sapo është përkthyer në gjuhën rumune, duke e çuar numrin e veprave të këtij shkrimtari në këtë gjuhë 26, e duke e bërë Rumaninë, vendin e dytë pas Francës ku librat e Kadaresë janë përkthyer më shumë. Lexuesi rumun u njoh për herë të parë me letërsinë e Kadaresë, me romanin “Gjenerali i Ushtrisë së vdekur”, nën përkthimin e Foqion Micacon. Pak dihet në shqip për kontributin e çmuar të këtij përkthyesi për njohjen e letërsisë shqipe, i cili bashkë me prof. Grigore Brancush ka sjellë në gjuhën rumune përkthime nga letrat shqipe të viteve ‘50. Marius Dobresku do ta lexonte përkthimin e Micacon në fillim të viteve ‘70, një libër e përkthim që do të ndryshonte përgjithmonë raportet e tij me letrat shqipe. I impresionuar nga romani, ai nis të përkthejë në mënyrë të pavarur i pandikuar nga përkthimi i Micacon, këtë roman, për ta botuar pesë vjet më vonë, nga e njëjta shtëpi botuese “Univers” (1983). Kjo ishte ngjizja e tij e parë me letërsinë e Kadaresë, e cila do ta tërhiqte libër pas libri për ta përkthyer në rumanisht. Tashmë Dobresku sapo ka përfunduar romanin më të ri të Kadaresë në gjuhën rumune “Ura me tri harqe”, një roman që ashtu siç shprehet në një intervistë më poshtë e ka futur thellë në histori. Por, çfarë ndodh me laboratorin e një përkthyesi, i cili kthehet në zërin e një shkrimtari të rëndësishëm në një gjuhë tjetër dhe në urën që lidh bashkë dy kultura siç është Shqipëria dhe Rumania…

Pas “Darka e gabuar” sapo keni përfunduar përkthimin e romanit “Ura me tri harqe” nga Kadare. Si e përjetoni kalimin nga një libër te tjetri.. Çfarë gjendjesh krijon te ju?

Unë besoj se kur fillon punën me një libër tjetër fillon një etapë të re në jetën tënde. Ndoshta kjo tingëllon banale, por është diçka shumë serioze dhe aspak e rëndomtë. Në një situatë të tillë ke nevojë për një periudhë më të gjatë a me të shkurtër për t’u mësuar me tekstin e ri. Është si atëherë kur do të zbutësh një qen të egër. Duke kaluar nga Darka tek Ura zbrita në kohë nga Shqipëria komuniste te Shqipëria mesjetare. Kalimi nuk është i lehtë. Duhet ta ndërrosh jo vetëm shekullin, por edhe mënyrën e të menduarit, e të shprehurit sepse unë, në fakt, përpiqem ta rishkruaj tekstin e Kadaresë me fjalët e mia. Me fjalët dhe me mjetet shprehëse të një gjuhe tjetër. Kam ndjesinë se e shkruaj rishtas. Është shumë e rëndësishme që cilësitë e përkthyesit të përkojnë me ato të autorit. Prandaj, siç e thashë në një intervistë tjetër, përkthimi mund të shkatërrojë një autor gjenial apo të bëjë gjenial një autor të dobët. Si konkluzion, duke kaluar nga një libër te tjetri, kam nevojë për 15-20 faqe për t’u akomoduar me librin e ri, qoftë ai edhe i Ismail Kadaresë.

Personazhi kryesor i këtij libri është i frymëzuar nga Gjon Buzuku, autori i librit të parë në shqip, “Mesharit”. Si e shihni murgun Gjon… personazhin e Kadaresë dhe çfarë mendoni se do gjejë lexuesi rumun te ky libër?

marius1Në fakt, “Ura me tri harqe” është kronika e shekullit kur Europa e qytetëruar konfrontohej me një fuqi ushtarake që dukej e papërballueshme: Perandoria Osmane. Që atëherë, për shqiptarët dhe për gjithë Ballkanin do të fillojë një epokë e re, e cila do të zgjasë gati pesëqind vjet. Një periudhë që do të prodhojë transformime rrënjësore, jetësore mund të thuash në psikologjinë dhe kulturën e këtyre popujve. Rumunët kanë njohur vetë shtypjen osmane, prandaj ngjarjet e librit i shkaktojnë lexuesit rumun ndjenja të njohura. Por mënyra se si e trajton autori temën e vet është e shkëlqyer, unikale. Fjalët e murgut Gjon janë, në fakt, zëri i vetë historisë. Dua të besoj se përkthimi rumanisht i përputhet absolutisht tekstit shqip, megjithëse jam përpjekur t’i jap këtij teksti ngjyrën e një poeme në prozë.

Nga “Meshari” si… e shihni zhvillimin e librit shqip?

Letërsia shqipe, sipas meje, ka pasur dy periudha shumë të frytshme: ajo e Rilindjes dhe Pavarësisë dhe ajo e viteve ’30. Ishin periudha kur shkrimtarët kanë pasur mjaft liri krijimi dhe si pasojë dolën vepra dhe autorë që kanë mbetur në historinë e letërsisë suaj. Po ta marrim nga pikëpamja sasiore, periudha komuniste ka prodhuar disa herë më shumë letërsi sesa epokat e tjera, por sa për qind syresh kanë qenë vepra të vlefshme? Në periudhën komuniste u mbështetën të shkruajnë njerëz pa pikë talenti… Me disa përjashtime, që i dimë të gjithë. Si çdo letërsi, edhe ajo shqipe u zhvillua me hope, me luhatje, secila periudhë duke pasur majat dhe dështimet e saj.

Si është një proces pune me një libër të Kadaresë, konsultoheni me të gjatë përkthimit?

Jo, lidhem me të për probleme të tjera, jo për punën time. I komunikoj, p.sh., kur del nga shtypi një roman i ri ose me raste të ndryshme, kur e njoftoj mbi evenimente që zhvillohen për librat e tij, promovime, debate, takime etj., në Rumani. Më pëlqen të besoj se marrëdhëniet tona janë më të thella dhe më serioze sesa ato midis një autori dhe një përkthyesi të zakonshëm. E çmoj, në të njëjtën masë, edhe zonjën Helena Kadare, të cilën e konsideroj një shkrimtare të dorës së parë.

Çfarë është e rëndësishme te një përkthyes?

Gjëja më e rëndësishme për një përkthyes është njohja e përkryer, me nuanca intime dhe stërhollësi të gjuhës në të cilën përkthen. Në Rumani ka mjaft shqiptarë që përpiqen t’i ofrojnë lexuesit tonë vepra të shkrimtareve shqiptarë, por shumë pak prej tyre arrijnë në një rezultat të kënaqshëm. Mund të përmend këtu vetëm një përjashtim: kritiku letrar dhe përkthyesi Luan Topçiu.

A e ndiqni letërsinë shqipe… Si e shihni zhvillimin e saj?

Po, e ndjek letërsinë shqipe, por mundësitë e mia për të njohur në tërësinë e tij fenomenin letrar tek ju janë të kufizuara. Besoj se e merrni me mend pse ndodh kjo. Jam i sigurt se vetë lexuesi shqiptar s’është në gjendje të identifikojë tërësisht botimet e një viti, p.sh. Merret me mend se unë, që banoj 1000 km larg Tiranës jam akoma më keq. Falë Zotit se kam miq në Tiranë.

A janë vendet e vogla peng i historive të tyre?

Patjetër, dhe kjo është e qartë sidomos në rastin e vendeve të Ballkanit. Shembulli më i mirë është ai i ish-Jugosllavisë, e cila ka trashëguar nga historia halle të rënda, që lënë gjurmë të thella në memorien e popujve që e përbëjnë. Le të shohim me sa vështirësi përparohet në problemin e Kosovës, sa vullnet dhe sa mundime duhen për të zgjidhur mosmarrëveshjen më të vogël! Dhe duhet të kemi parasysh se në këtë lojë kanë ndërhyrë shtetet më të fuqishme të botës, dhe ja se finalja e lojës, dritëza në fund të tunelit, akoma nuk duket.

Lidhja juaj me letrat shqipe është e gjatë dhe duket që Shqipëria zë një vend të veçantë në jetën tuaj. Kur ktheni kokën pas, si e shihni këtë rrugëtim, duke qenë se ju e njihni Shqipërinë në dy periudhat: komunizmin dhe postkomunizmin?

Kur isha student në Bukuresht, në vitin 1971, u thirra bashkë me shokun tim, Filip Teodoresku, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku na propozuan të vazhdojmë studimet për gjuhën shqipe në Tiranë. Para se të shkojmë, ata të ministrisë kishin nevojë, sipas ligjit, për akordin e tim eti. Babai im nuk bindej assesi. Ai më përsëriste shpesh: Nuk të lë të shkosh në Shqipëri, nuk dua të largohesh nga familja dhe se shqiptarët janë popull i ashpër! Mirëpo, para se të shkojmë në ministri për të dhënë përgjigjen finale, rrugës u takuam me një shok të babait nga qyteti im i lindjes – Braila, i cili, duke dëgjuar për problemin tonë, i tha atij: lëre djalin të shkojë, ky është një tren që vjen vetëm një herë në jetë. Kështu që babai më në fund ra dakord, unë vajta në Tiranë dhe pas 40 e ca vjetësh mund të them se s’jam aspak i zhgënjyer. Gjuha shqipe qe për mua me të vërtetë një tren unikal.

Një student i Çausheskut, në Shqipërinë socialiste… Si e kujtoni atë periudhë?

Mund të them se unë dhe Filipi vinim nga një vend ku jeta ekonomike s’e kishte filluar akoma rënien, tregu rumun ishte plot me prodhime ushqimore, Partia Komuniste gëzonte një farë respekti, kulti i Çausheskut ishte në fillim etj., prandaj varfëria e Shqipërisë dhe e shokëve tanë shqiptarë na hutoi që në ditët e para. Kur ktheheshim nga Rumania, pas pushimeve, i ndërronim rrobat në avion për të mos i shkelur parimet e modës komuniste. Qetheshim, gjithashtu, në aeroport dhe kishim kujdes të mos i fyenim kolegët dhe autoritetet, duke krahasuar Rumaninë me Shqipërinë e kështu me radhë. Kemi qenë dëshmitarë të proceseve staliniste të viteve ’70 dhe të dramës së shoqes sonë të kursit, Tatjana Parllaku. Por, nga ana tjetër, u rrethuam me respekt e dashuri nga shokët tanë shqiptarë, midis të cilëve mund të përmend Flamur Shabanin, Engjëll Ndocajn, Spiro Gjonin, Ymer Çirakun, Bahri Myftarin e kështu me radhë. Kemi pasur profesorë të shkëlqyeshëm si Ali Xhiku, Fatmir Agalliu, Shaban Demiraj, Myzafer Xhaxhiu, Nexhip Gami. Midis tyre, Ismail Kadare, që jepte leksione mbi letërsinë europiane bashkëkohore.

Shqipëria dhe Rumania janë dy vende që i bashkon jo vetëm e shkuara komuniste, por edhe historia dhe kultura… Gjurmët shqiptare në Bukuresht ndihen herët… Çfarë mund të na thoni më shumë për të përbashkëtat e dy vendeve…

Ashtu është. Shqiptarët kanë filluar të mbërrijnë në Rumani, masivisht, nga mesi i shekullit XIX. Pse në Rumani? Sepse shumica e tyre ishin të krishterë ortodoksë dhe feja kishte rëndësi të veçantë në atë kohë. Pastaj, shumë prej tyre, duke ardhur nga Korça dhe rrethinat e saj, kishin origjinë arumune, ose kishin jetuar në fqinjësi me arumunët. Ata kanë përfituar nga mikpritja dhe dashamirësia e popullit dhe autoriteteve rumune, cilësi që u panë edhe pas demokratizimit të vendit, në vitet ’90, kur në Rumani erdhën për studime mbi 2000 të rinj shqiptarë. Nuk duhet harruar kontributi i Rumanisë në realizimin e pavarësisë së Shqipërisë, as personalitete si Naum Veqilarxhi, Naim Frashëri, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Asdreni, Nikolla Naço dhe shumë të tjerë që u realizuan si intelektualë dhe patriotë në Bukuresht, Braila, Konstancë, Slatina etj.

Sa i angazhuar jeni me komunitetin shqiptar që jeton në Rumani?

Komuniteti shqiptar i këtushëm është pak a shumë si i ndarë. “Kontributin” më të madh për këtë situatë të padëshirueshme e solli vetë ambasadori shqiptar, Sami Shiba. Nuk dua të flas më shumë nga konsiderata diplomatike, por shteti shqiptar duket se ka harruar traditën e marrëdhënieve diplomatike të shkëlqyeshme midis dy vendeve tona! Nga ana tjetër, dua të them se realizoj çdo muaj revistën kulturore Miku i shqiptarit, me financim të qeverisë rumune, se në kuadër të organizatës ALAR (Lidhja e Shqiptareve të Rumanisë) botojmë libra të autorëve shqiptarë (kohët e fundit Gjekë Marinaj, Ramiz Gjini dhe Ermir Nika p.sh.), se marrim pjesë në shfaqje folklorike me grupin tonë Serenada (këngë dhe valle popullore), se nxjerrim CD me serenata korçare etj. Kjo përveç përkthimeve të mia nga Kadare. (26 romane të Ismail Kadaresë janë përkthyer prej meje. Rumanishtja është gjuha e dytë e huaj, pas frëngjishtes, ku janë përkthyer më shumë vepra të Kadaresë) Patjetër se komuniteti i shqiptarëve gëzohet i pari nga veprimtaria jonë.

Libri i parë në rumanisht i Kadaresë është përkthyer nga Foqion Micaco. Çfarë mund të na tregoni për kontributin e tij, pak të njohur në shqip?

Foqion Micacon nuk e kam njohur personalisht, por nëpërmjet tij kam njohur në gjuhën rumune veprën e Kadaresë. Ishte fundi i viteve ’70, kur lexova Gjeneralin e ushtrisë së vdekur, botuar në shtëpinë botuese Univers. Librin shqip e kisha shfrytëzuar në Tiranë, vitin e fundit të fakultetit, për punimin e diplomës. Përkthimi i Foqionit më la përshtypje të posaçme, ishte shumë rigoroz, gati solemn, duke pasur diçka nga vetë personaliteti i autorit. Duke e përkthyer vetë, pesë vjet më vonë, vendosa të mos e shfrytëzoj fare variantin e Micacos, kësisoj refuzova ta rilexoja. Ky ishte basti im me veprën e Kadaresë. Varianti im doli mjaft i mirë, u botua një herë në vitin 1983, te shtëpia botuese Univers, pastaj, botimi i dytë u bë më 2002 dhe fitoi çmimin e Lidhjes së Shkrimtareve të Rumanisë në vitin 2003. Patjetër se kontributi i Micacos ka qenë shumë i çmuar, sepse ai, bashkë me prof. Grigore Brancush, ka dhënë përkthime të përsosura nga letërsia shqipe në vitet ’50 – ’60.

Çfarë ka ndryshuar në letërsinë rumune pas marrjes së Nobel-it nga Herta Muller. Çfarë i jep Nobeli një letërsie?

Sinqerisht, mund të them se s’ka ndryshuar asgjë. Që atëherë, Herta Muller ka vizituar Rumaninë disa herë, ka mbajtur konferenca, librat e saj u përkthyen me shumë sukses, por prapëseprapë letërsia rumune mbeti po ajo. Vepra e saj përshkruan shoqërinë rumune në kohën e Çausheskut dhe mund të jetë më interesante për lexuesin gjerman, d.m.th. perëndimor, sesa për atë rumun. Nga pikëpamja ime kjo situatë është e shpjegueshme. Sido që të jetë, Herta Muller është një shkrimtare e rëndësishme dhe jemi krenarë se ajo ka lindur dhe u formua si intelektuale këtu në Rumani.

Hasjanët çajnë në Europë me bukë

0

furra e bukesPëllumb Peka ka nën pronësi vetëm një nga tri furrat e bukës në këtë komunitet ish-minatorësh prej 8 mijë banorësh ku pothuajse gjithkush e bën bukën në shtëpi. Së fundmi, gjithsesi, ai ka qenë i zënë duke hartuar certifikata mbi aftësitë e vendësve si bukëpjekës pasi shumë prej tyre po kërkojnë punë në BE.

Vetëm në Hungari, njerëzit nga rajoni i Hasit, një zonë me 70 fshatra përreth malit Pashtrik – i ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës – kanë hapur qindra pékségs, ose furra buke. “Një vërshim,” thotë Besim Muhadri, një shkrimtar i zonës.

Shumica vijnë nga ana kosovare e kufirit por së paku 100 njerëz nga Shqipëria kanë shkuar të punojnë për ta.

Bukëpjekësi, pastiçieri dhe argjendari shqiptar janë figura të stereotipizuara në ish-Jugosllavi. Por jo çdo shqiptar e njeh artin e bërjes së bukës.

Tradita në Has vijon së paku që nga koha e Perandorisë Osmane kur vendësit kërkuan punë siekmekcis nëpër qytetet pranë, por edhe në zona të largëta, deri në kryeqytetin perandorak, shpjegon Afërdita Onuzi, një etnologe në Tiranë.

“Një lloj shkathtësie kërkohet në përzjerjen e bukës që duket se e kanë vetëm hasjanët,” thotë Sokol Cahani, i cili drejton një furrë buke në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. “Unë kam parë edhe të tjerë që e bëjnë, por sikur nuk mund t’ja dalin.”

Tradita në Shqipëri pothuajse humbi gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës, kur ekonomia e centralizuar nuk la hapësirë për artizanatin dhe i vuri vendësit të punonin në miniera dhe kooperativa.

Vetë Cahani ka qenë minator dikur, por iu përgjigj kushtrimit të të parëve nga mesi i 90-ave, duke mësuar tregtinë nga kushërinj kosovarë bukëepjekës në Ludbreg në veri të Kroacisë.

Pas luftës së dytë botërore, shumë hasjanë të Kosovës filluan të punojnë në furrat shtetërore të bukës në Kosovë dhe nga vitet 60, kur Jugosllavia komuniste toleroi biznesin e vogël, filluan të lëvizin për Serbi. Nga vitet 1980, ata filluan të eksplorojnë Bosnjën, Kroacinë dhe Slloveninë.

Kjo është rruga që ndoqi Dodë Lekaj, tashmë 84 vjeç, i cili hapi një furrë buke në Obrenovac pranë Beogradit në vitet 1960. Lekaj, gjenerata e tretë bukëpjekësish në familje, vjen nga Zymi, një enklavë katolike në këtë rajon me shumicë myslimane.

Zanatin e mësoi nga familja që punonte në Gjakovë. Kur doli në pension nga fundi i viteve 80, djemtë e vijuan zanatin me furra buke në bregdetin dalmat.

Muhadritët, një fis prej 1,500 vetësh i ndarë mes Shqipërisë dhe Kosovës janë rast i ngjashëm.

Që nga vitet 1980, shumë Muhadër nga Kosova patën krijuar pekare në lagjet e punëtorëve në Zagreb të Kroacisë, në Mostar të Bosnjës, përgjatë bregdetit si dhe në Ljubjanë, Slloveni. Dy Muhadër kanë furra buke në Shqipëri. Një Muhadër madje doli në furrë buke në shtypin australian.

“Dhe ne nuk jemi as nga familjet e vjetra (me këtë zanat),” thotë Besim Muhadri, shkrimtari.

Ai beson se njerëzit nga Hasi kanë nisur mbi 800 biznese bukëpjekësish në ish Jugosllavi. “Ose ndoshta një mijë,” mediton ai. Rreth 7 mijë njerëz janë të punësuar në këto biznese, thotë.

Dy familje Muhadri kanë furra buke në Budapest, të zhvendosur atje nga Kroacia.

Vendasit rikujtojnë ekspansionin e tyre në Kroaci dhe Bosnjë me ndjenja të përzjera për shkak se bizneset e tyre filluan të ngacmoheshin kur ish Jugosllavia filloi të shtypë shqiptarët e Kosovës pas demonstratave nacionaliste të viteve 1980.

Ndërsa marrëdhëniet u tensionuan mes serbëve dhe shqiptarëve, një bukëpjekës shqiptar në Serbi u dërgua në gjyq në 1987 i akuzuar se pati shitur që shterpëzonte qëllimisht gratë serbe.

Pas shpërthimit të luftërave të Jugosllavisë, bukëpjekësit u detyruan të shohin gjetkë. Ndonjë u shfaq brutar në Rumani apo bäcker në Austri.

Kur Shqipëria filloi të hapet, hasjanët ata filluan më shumë se tri dyzina furrash buke, duke marrë në punë kushërinjtë e tyre shqiptarë.

Qe talenti sipërmarrës i Kadri Cekaj, 54 vjeç, i cili mbylli furrat e tij të bukës në Novi Sad në Serbi kur hiperinflacioni goditi Serbinë në vitet 1992-93, që testoi tregun hungarez. Ai hapi dy furra buke në Hungari, por u kthye në Novi Sad kur ekonomia u stabilizua më vonë gjatë atij dhjetëvjeçari.

Hoqi dorë përfundimisht nga Serbia më 2004 për të themeluar furrën e bukës të parë shqiptare në rrafshnaltën e Panonisë me dyqane në Barcs, pranë kufirit me Kroacinë e gjetkë.

“Hungaria është më e sigurtë dhe ka më shumë pare,” thotë ai në Gjakovë në jug të Kosovës, ku është kthyer për pushime. “Serbia nuk qe stabël dhe dukej e pashpresë dhe as tani nuk kam ndër mend të kthehem.”

Disa kushërinjtë e ndoqën në Hungari gjatë viteve që pasuan por numri i hasjanëve u rrit në mënyrë drastike më 2008 kur shqiptarët filluan të hapin furra buke praktikisht në çdo cep të vendit.

Shumë prej të afërmve të tyre nga Shqipëria iu bashkuan. Me fundin e komunizmit në Shqipëri, shumë prej tyre ripërtërinë traditën dhe tashmë kërkonin punë më të mirëpaguara në Hungari.

Shqiptarët u panë si konkurrues për shkak të gadishmërisë së tyre për të punuar me orë të gjata dhe që furnizonin bukë të ngrohtë gjatë gjithë ditës.

Por buka e tyre prodhohet më shpejt, ankohet Cekaj, për shkak se hasjanët, ndryshe nga hungarezët, përdorin maja industriale në vend të brumit të ardhur, duke prodhuar më shpejt bukë që është më pak e shijshme.

Më 2013, sipas të përjavshmes hungareze Heti Valasz, shqiptarët drejtojnë 400 nga 1,400 bizneset e bukës në vend. Shumica e tyre janë prej Hasit, thotë Cekaj.

Numri i madh ka krijuar debate duke shkaktuar protesta nga Shoqata e Bukëpjekësve të Hungarisë dhe ankesa se kanë efekt dumping në tregëtinë e bukës në atë vend siç bën Kina me tregëti. Akuzohen shpesh se nuk përodrin standardet e nevojshme higjenike, se ndihmojnë emigrimin e paligjshëm dhe punësimin e paligjshëm.

“Nuk kalon asnjë ditë pa na nxjerrë nëpër gazeta,” thotë Cekaj. “Nuk kalon asnjë javë pa kontrolle nga autoritetet.

“Disa mund të mos jenë në rregull – por pjesa më e madhe jemi atje për të punuar,” shton ai.

Në Has, shumë i konsiderojnë këto aventura të huaja si të vështira dhe kanë mëdyshme kur vjen puna për të vijuar traditën e bukëpjekjes.

Madridit, djalit 21-vjeçar të Pëllumb Pekës, nuk i intereson të ndjekë gjurmët e të atit. Ai është duke farmaci dhe dëshiron të ikë në Britaninë e Madhe si pjesa më e madhe e gjeneratës së tij.

Shumë pak prej emigrantëve shqiptarë në Britani pjekin bukë. Në vend të kësaj ata kursejnë mjaftueshëm para duke punuar në Britani për të parakaluar me makinat e tyre me timon në të djathtë gjatë pushimeve në shtëpi në këtë rajon të varfër.

“Ata që ikën në Angli qenë më të zgjuar se ne,” thotë Sokol Cahani, bukëpjekësi i Tiranës. “Është jetë e vështirë kjo e jona.”

VV: Të lirohen protestuesit e arrestuar në Therandë

0

V-logoLëvizja Vetëvendosje! Qendra në Therandë kërkon prej Policisë së Kosovës që të marrë menjëherë masa për të liruar protestuesit e arrestuar sot në fshatin Mushtisht të Komunës së Therandës.

“Gjatë ditës së sotme me qindra qytetarë të fshatit Mushtisht në Komunën e Therandës kanë protestuar kundër kthimit pa transparencë të qytetarëve serbë në fshatin Mushtisht. Protestuesit kanë mbajtur në dorë parulla me mbishkrimet “Nuk ka kthim pa transparencë”, “Ku janë të pagjeturit e Mushtishtit?”, “UÇK”, etj. Protestuesit kanë kërkuar që kthimi i serbëve autoktonë në fshatin Mushtisht, qoftë për raste festash qoftë me qëllim rikthimin në pronat e tyre, mos të bëhet duke i mbajtur të fshehta listat e atyre që dëshirojnë të kthehen”.

“Komuna e Therandës nuk e ka bërë asnjëherë transparente listën e qytetarëve serbë që kanë shprehur dëshirën të vizitojnë Mushtishtin. Duke u nisur nga masakrat që janë zhvilluar gjatë luftës në Komunën e Therandës, Lëvizja Vetëvendosje! e gjykon kërkesën e qytetarëve të Mushtisht për transparencë në lidhje me listat si një kërkesë të drejtë dhe legjitime. Në të njëjtën kohë, e drejta për të protestuar në emër të kësaj transparence është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet asnjë qytetari. Për pasojë, ndërhyrja e policisë me sprej piperi, hedhur ndaj protestuesve, të cilët janë shoqëruar për në spital për shkak të lëndimeve, si dhe arrestimi i gjashtë prej protestuesve është një reagim krejtësisht i pajustifikuar”.

“Lëvizja Vetëvendosje! kërkon prej Policisë së Kosovës që të marrë menjëherë masa për të liruar protestuesit e arrestuar”. /PrizrenPress.com/

Hazir Berisha: Protestuesit në Mushtisht penguan lëvizjen e lirë të serbëve

0

hazir berishaZëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha ka raportuar për protestën që banorët e fshatit Mushtisht kanë organizuar kundër vizitës së sërbëve. Ai tha se protestuesit kanë penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve serb.

“Sot, në orët e paradites, një grup rreth 150 qytetarë serbë, në mesin e tyre rreth 50 fëmijë, kanë ardhur me autobusë në fshatin Mushtisht me qellim të vizitës dhe ushtrimit të ceremonive fetare në kishën “Virgjëresha e Shenjët”.

“Vizita e pelegrinëve serbë ka qenë e paralajmëruar dhe e lejuar nga autoritetet shtetërore, por në numër prej 57 pelegrinësh”.

“Policia e Suharekës në vazhdimësi e ka përcjell situatën dhe ka marrë informacione për një protestë të mundshme të fshatarëve dhe për ketë disa herë, e së fundi edhe dje ka biseduar me organizatorët e protestës të cilëve ua ka bërë me dije se çdo kush ka të drejtë të proteston por nuk do të tolerohet pengimi i lëvizjes së lirë të qytetarëve”.

“Ndërkaq, një grup rreth 300-400 persona e kanë penguar lëvizjen e lirë dhe nuk i kanë respektuar urdhëratë e personave zyrtarë”.

“Me ta parë situatën, pelegrinët serb janë kthyer në përcjellje të policisë në drejtim kishës së fshatit Zoqisht i Rahavecit për të kryer rite fetare dhe pas kësaj janë nisur në drejtim të Serbisë pa ndonjë problem. Lidhur me rastin Policia e Suharekës i ka shoqëruar deri në stacionin policor gjashtë qytetarë në cilësi të organizatorëve të protestës për t’i pyetur për bllokimin e rrugës. Pritet vendimi i prokurorit të shtetit se si do të vendos për rastin”./PrizrenPress.com/

Grabovci: Nuk po blejmë deputetë

0

Adem Grabovci14-07Nënkryetari i PDK’së, Adem Grabovci, mohon se subjekti i tij ka hyrë në pazare me deputetët e Bllokut LDK-AAK-Nisma, për të zgjedhur Kryeparlamentarin e PDK’së dhe për ta formuar Qeverinë Thaçi 3.

Ish shefi i GP të PDK në legjislaturën e kaluar, thotë për Politiko. net se nuk ka asgjë të vërtetë në këto pohime, por nuk mohon kontaktet e tij të përditshme me deputetët e Bllokut, por edhe të Vetëvendosjes.

Reagimi tij pason shkrimet në media se PDK po negocion me deputetë të Bllokut LDK-AAK-Nisma për të arritur marrëveshje për formimin e institucioneve.
“Për herë të parë jam duke e dëgjuar këtë. Nuk ka diçka të vërtetë. Megjithatë, unë takohem çdo ditë me deputetë, jo vetëm të LDK’së, por edhe të gjitha subjekteve politike edhe të AAK’së, edhe të Nismës edhe të Vetëvendosjes”.

“Rrimë, bisedojmë dhe normalisht temë qendrore është gjendja e krijuar. Nuk ka të bëjë diçka me partinë. Është normale që ne të presim të bisedohet dhe të zgjidhet problemi, sepse është rregull i demokracisë. Aty ku nuk ka dialog aty nuk ka demokraci”.

Por, Adem Grabovci thotë se është bindur se deputetët e të gjitha subjekteve në Parlament do të reflektojnë pozitivisht në seancën konstituive, për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Jo vetëm të LDK’së, por kam bindjen se edhe deputetët e subjekteve tjera do të votojnë dhe do të përkrahin implementimin e vullnetit të qytetarëve për Kosovën”.

“Është obligim dhe përgjegjësi e të gjithë deputetëve për ta implementuar vullnetin e qytetarëve dhe të ndërtojmë institucione funksionale dhe stabile për të marrë vendime të duhura në kohën e duhur”.

“Prandaj, unë besoj që në seancën e radhës do të plotësohen të gjitha institucionet, jo vetëm Parlamenti por edhe Qeveria”.

Sot betohet Erdogani si president

0

Erdogan fiton ne TurqiRexhep Tajip Erdogan do ta bëjë gjatë ditës së sotme betimin si president i Turqisë, pasi u shpall fitues në zgjedhjet e para popullore për kreun e shtetit.

Në ceremoninë e së enjtes pritet të marrin pjesë disa krerë shtetesh, por SHBA do të mjaftohen vetëm me dërgimin e një përfaqësuesi të ambasadës së saj, ndërsa nuk do të jetë asnjë nga liderët perëndimorë.

Erdogan, i cili shërbeu në tri mandate si kryeministër i Turqisë, është shprehur se do t’i japë më shumë pushtet postit të presidentit. Kritikët janë shprehur se masat e mara do ta bëjnë atë gjithnjë e më autoritarë.

Ministri i Jashtëm, Ahmet Davutoglu do të jetë kryeministri i ri i vendit.

Erdogan, i cili dorëzoi të gjitha funksionet e tij në partinë AK, mbajti fjalimin e tij të fundit në kongresin e partisë, duke thënë: “Ajo që ndryshon sot është forma, jo thelbi i misionit që partia jonë ka marrë përsipër, qëllimet dhe idealet e saj nuk ndryshojnë”.

Ahmet Davutoglu, i cili ishte i vetmi kandidat për ta zëvendësuar Erdogan, në fjalën e tij ai ka thënë se Turqia kishte nevojë për një kushtetutë të re.

Shtohen presionet ndaj Moskës

0

Ukraina-treniPerëndimi çdo herë e më shumë po bën presion ndaj Moskës që të sqarojë atë që zyrtarët amerikan e kanë përshkruar si intervenim direkt të ushtrisë ruse në Ukrainën lindore, raporton REL.

Përmes një postimi në profilin personal në “Twitter”, ambasadori amerikan në Ukrainë, Geoffrey Pyatt, ka thënë se “një numër në rritje i ushtarëve rusë janë duke intervenuar drejtpërdrejt në territorin e Ukrainës”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin përmes një bisede telefonike se duhet të sqarohen raportet për trupat ruse që janë futur në Ukrainë.

Kievi e ka akuzuar Rusinë për nisjen e sulmit ushtarak në kufinjët e saj lindor. Moska i ka hedhur poshtë akuzat se po furnizon rebelët prorusë apo po dërgon ushtarë në Ukrainë.

Zenun Pajaziti: Nuk jam kandidat për Kryeministër, në asnjë variant

0

ZenunPajazitiFjalët që po qarkullojnë se nëse arrihet të realizohet kërkesa e PDK’së për Qeveri Gjithëpërfshirëse, Zenun Pajaziti do të jetë i nominuar për kryeministër, i ka mohuar vetë Pajaziti, në një prononcim për Express.
“Partia Demokratike e ka kandidatin e vet për kryeministër, që është Hashim Thaçi. Ai është më meritori i Partisë Demokratikë për këtë pozitë dhe ashtu do të mbetet”, ka thënë për Express, Pajaziti.
Ai e konsideron të gjatë rrugën për të ardhur deri te Qeveria Gjithëpërfshirëse, ndërsa thekson se nominimi i Hashim Thaçit për kryeministër qëndron dhe nuk do të ketë të nominuar tjetër.

PDK kërkon qeveri gjithëpërfshirëse me kryeministër Zenun Pajazitin

–Partia Demokratike e Kosovës ka disa ditë që po kërkon edhe zyrtarisht një Qeveri gjithëpërfshirëse.

Burime të sigurta brenda PDK-së i kanë than ORAinfo.com se PDK këtë po e sheh si mundësi për të dalë nga ngeci dhe për të tejkaluar sfidat që e presin Kosovën. E për këtë mundësi, duke se PDK po e sakrifikon edhe kreun e saj, Hashim Thaçin.

“Ne e kemi diskutuar në disa nivele në parti dhe për ne ky është një opsion më i miri deri tash dhe që i duhet Kosovës. Kur kemi biseduar se kush do ë mund të ishte kryeministër konsensual, atëherë një prej emrave që do të ishte më i pranueshëm është ai i Zenun Pajazitit”, ka thënë një zyrtar i lartë në PDK.

Sipas tij, Pajaziti është i ri në moshë dhe ka respekt edhe nga partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma.

“Ai ka qenë dikur edhe në LDK, deputet dhe ministër dhe ka raporte korrekte me të gjithë dhe do të ishte i pranueshëm për secilën palë”, ka thënë ky zyrtar.

Sipas tij, qeveria me bazë të gjerë nuk do ta kishte vetëm VV-në, por vetëm PDK-në, LDK-në, AAK-në dhe Nismën eventualisht.

Një formë e tillë ka funksionuar edhe në vitin 2001, kur Bajram Rexhepi u bë kryeministër e Ibrahim Rugova president.

Hakmerret policia serbe, vritet një shqiptar në kufirin Kosovë-Serbi

0

Policia serbeNjë shqiptar është vrarë dhe një tjetër është plagosur sot në orët e hershme të mëngjesit në kufirin Serbi-Kosovë (merdare) I vdekuri është Fatmir Mehmeti nga fshati Dumnicë e Epërme, ndërkaq i plagosuri është N.K. 37 vjeçar nga fshati Llaushë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Në shkëmbim zjarri, pas vrasjes së polcisit serbë këtë mëngjes është vrarë një shqiptar nga xhandermeria serbe, trupi i të cilit është ende në një vend të perleshjes së xhandermerisë sebe me nje grup të aramtosur të shqipatreve në kufi mes Kosovës dhe Serbisë (Merdare)

Natën e fundit ishte fillimi i një përleshje tgë përgjakshme mes xhandarmërisë serbe dhe disa shiptarve në kuif mes Kosovës deh Serbisë, ku pasoi mevitkima dhe të plaghosur. Desri tash janë vrarr dy persona një xhandar serb dhe një shqiptar , kurse të plagosur janë katë r persona nga radhet e policise serbe dhe nga radhet e pales shqiptare nga këto perleshje armësh.

Zëdhënësja e spiatalit Maria Despotovic tha se xhandari (30) u plagos sot në mëngjes për rreth tre orë, dhe pas orës shtatë ishte sjellë në spital ku edhe vdic.

“Ai ka një plagë në kokë, të shtënat. Menjëherë kryer CPR dhe pastaj në një pozitë shumë të vështirë me helikopter në Beograd,” tha Maria Despotovic.

Helikopter xhandar policia arriti në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd, ku çdo gjë është e gatshme për ndihmë.

“Vlerësimi i parë i gjendjes së tij do të jetë në gjendje për të dhënë vetëm pas një analize të plotë,” thanë ata të shërbimin për informimin e VMA-së./Prseva Jonë/

Vjosa Osmani mbron burrin, sulmon ata që po e kritikojnë

0

VjosaOsmani-LDKVjosa Osmani i është përgjigjur kritikave dhe siç e quan ajo ‘propagandës së orkestruar’ që po bëhet në adresë të saj dhe familjes së saj.

Përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ajo u ka sqaruar të gjithë atyre që kanë adresuar kritika në emër të saj, dhe të të shoqit Prindon Sadriu, se pastërtinë e familjes së saj nuk do të mund ta mposhtë askush.

Lexoni të plotë shkrimin e saj:

Avni Zogiani, sikur ta lexosh biografinë e Prindon Sadriut, të cilën lehtë mund ta gjesh online, nuk do të bëheshe pjesë e propagandës së orkestruar që po bëhet së fundi kundër meje dhe familjes sime, për qëllime që qytetarët shumë mirë i kanë kuptuar.

Por meqë ke shprehur interesim, ja ku i ke përgjigjet:

1. Se si ka shkuar Prindon Sadriu në Australi, mundesh lehtë ta marrësh vesh nga Departamenti i Imigracionit në këtë shtet ose nga Ambasada e Australisë në Vjenë, e cila e mbulon Kosovën.

2. Se si është pranuar Prindon Sadriu në ushtrinë australiane, ku ka shërbyer për pesë vite (Australian Defense Forces) – detaj që ti qëllimisht e kishe lënë anash, mund ta marrësh vesh nga Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes , Robert Hill.

3. Se si është pranuar Prindon Sadriu në Kongresin amerikan (detaj që ti poashtu qëllimisht e ke lënë anash) dhe si i ka kaluar filtrat e sigurisë së këtij kongresi, mund ta kuptosh nga zyra e Kongresmenit Rochrabacher (anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve), ku Prindoni ka qenë i angazhuar. Pse Kogresisti takohet me Prindonin sa herë vjen në Kosovë, poashtu mund t’a konfirmoni me zyren e tij.

4. Se si është pranuar në zyren e Kryeparlamentares Jozefina Topalli, mund t’a pyesni direkt Znj. Topalli.

5. Se si është angazhuar në FSK me gradën Nënkolonel, mund t’i pyesni Komisionin e KFOR-it (NATO-s) filtrat e të cilëve Prindoni i ka kaluar, e poashtu mund të pyesni edhe për nivelin e sigurisë të konfirmuar nga institucionet e sigurisë në Kosovë.

6. Se si është angazhuar në MPJ, mund t’a pyesni komisionin që e ka intervistuar, meqë edhe sot mbetet zyrtari me më së shumti përvojë në politikën e jashtme brenda asaj ministrie. Për informatën tuaj dhe të tjerëve (dhe për t’a sqaruar për qytetarët të cilët ju po provoni t’i mashtroni, por do të dështoni), unë dhe Prindoni as nuk kemi qenë në lidhje e as në kontakt në atë kohë, e lëre më të fejuar apo martuar sic po shpifet. Prandaj, jo vetëm këtë pozitë, por edhe të gjitha të tjerat që i përmenda më lartë, i ka fituar me meritë dhe me punë, nocion ky që për PDK-në dhe shërbëtorët e saj është tërësisht i panjohur.

Tani, për të gjithë ju që jeni bërë pjesë e fushatës së egër të orkestruar kundër meje dhe familjes sime: NUK DO TË MË MPOSHTNI, e as nuk do të arrini të më dekoncentroni nga punë shumë më të rëndësishme.

Gënjeshtrat, shpifjet e fabrikimet që po i publikoni së fundi me direktiva të qarta, nuk do të mposhtin të vërtetën dhe pastërtinë e familjes sime. Por, mbi të gjitha, nuk do të arrini asnjëherë t’i mashtroni qytetarët e ndershëm, të cilët në zgjedhjet e fundit treguan se e vlerësuan punën time e jo gënjeshtrat tuaja.