Home Blog Page 8173

Molliqaj apelon edhe për protesta – në mbrojtje të demokracisë, kundër PDK-së

0

DardanMolliqaj-vvSekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, nuk e ka përjashtuar mundësinë e protestave kundër PDK-së. Tha se të gjithë ata që duan të mbrojnë Republikën dhe demokracinë duhet të dalin në rrugë, me kundërshtu një qeveri të mundshme të PDK-së.

“Bashkëqeverisja me PDK-në në çfarëdo varianti me apo pa Thaçin, me parime të njëjta qeverisje do të dëmtoj interesat e Kosovës dhe për këtë kemi një pozicionim të subjekteve që nuk do të diskutojmë fare me PDK’në dhe tash është reflektimi i PDK-së në këtë situatë që duhet me kuptu, që nuk ka vullnet politik të subjekteve në Kosovë që me kriju qeverinë me të. Nëse ai mendon që nëpërmjet metodave të kushtëzimeve, të kapjeve të institucioneve, blerjeve eventuale të deputetëve, shantazhit, kërcënimit, mendoj se të gjithë ata që kanë interes me e mbrojtë Republikën dhe demokracinë duhet me thirrë në vetëdije qytetare dhe bashkë me qytetarët me dalë në rrugë dhe me kundërshtu, me protestu në rrugë kundër PDK-së”, tha Molliqaj në Interaktiv të KTV-së.

Molliqaj tha se nëse VV nuk arrin marrëveshje me Bllokun, nuk do të marrë pjesë në seancën konstituive.

Optimist për marrëveshje me Bllokun: LDK bëri hapa cilësorë

Dardan Molliqaj, pas takimit të sotëm me zyrtarë të Bllokut u shpreh optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje për ndërtimin e institucioneve. Molliqaj tha se në takimet e sotme siç tha ai, LDK bëri hapa “cilësorë”.

Tha se situata në vend do të ishte më dinamike, sikurse të ishte arritur më herët marrëveshja në mes të VV-së dhe Bllokut.

“Ajo që u diskutu sot, mendoj që një ndryshim, jashtëzakonisht që u vërejt është subjekti i LDK-së brenda Bllokut, qëndrimit të Isa Mustafës dhe Kujtim Shalës në takimin e sotëm për mu kanë qenë jashtëzakonisht korrekte, dhe kanë një ndryshim mund të them, shumë pozitiv, dhe i krahasueshëm, shumë për të mirë me atë që ka qenë më herët”, tha Molliqaj në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai tha se, PDK po tenton me çdo kusht të mbajë shtetin, derisa tha se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj, po i ndihmon PDK’së dhe po bënë puq institucional.

“Krimet e ISIS, përtej imagjinatës njerëzore”

0

OKB per ISISKombet e Bashkuara akuzojnë ISIS-in për krime lufte dhe qeverinë siriane për përdorimin e agjentëve kimikë në të paktën 8 incidente të ndryshme gjatë këtij viti.

Shteti islamik në Irak e Levant kontrollon territore të mëdha në Siri dhe është një prej grupeve kundërshtare të Presidentit Bashar al Assad. Por fushata e skajshme e dhunës dhe terrorit e ka tejkaluar qëllimin fillestar të lëvizjes islamike. Në 6 muaj hetimi, nga janari deri në korrik, ekspertët e OKB-së kanë mbledhur dëshmi e fakte të shkeljeve ekstreme të të drejtave të njeriut në këtë vend e thonë se mizoritë e ISIS-it janë nga më të tmerrshmet.

“Trupat e masakruar të të vrarëve janë lënë në sheshe e vende publike për ditë të tëra në mënyrë që t’i shohin të gjithë, duke terrorizuar kështu popullsinë lokale. Femrat që nuk i janë bindur kodit të veshjes së ISIS-it janë rrahur me kamzhik. Në Raqqa, deri edhe fëmijë 10 vjeç janë rekrutuar e stërviten në kampet e grupit militant”, thuhet në raport, transmeton TCH.

Që prej fillimit të konfliktit në 2011-n, bilanci i vdekjeve në Siri llogaritet në plot 200.000. Periudha kohore e mbuluar nga raporti rastis me hovin e ISIS-it në Siri, ndërsa synimi i grupit është krijimi i një shteti islamik në zona që shtrihen si në këtë vend ashtu dhe në Irak. Për arritjen e këtij objektivi po ndiqet rruga e një fushate frikësimi që përfshin gjymtimin e personave dhe ekzekutimet në publik.

OKB-ja paralajmëron për pasoja të rënda në mbarë rajonin duke pohuar se dështimi i komunitetit ndërkombëtar në përmbushjen e detyrimeve me elementare, mbrojtjen e civilëve, ndaljen e masakrave dhe krijimit të një rruge drejt dhënies llogari, i bashkohet një braktisjeje në terren qoftë edhe të thjeshtë pretendimit se po zbatohet ndonje standard i ligjit ndërkombëtar.

TI

0

Skender Berisha

Ti belbëzimi i parë belbëzim

përpjekje e parë për shelbim
kur zdrit e erret pa shtrëngim
pëshpëritje deri në shterrzim

ndjekur përpjekjeve për zgjim
kur zëron ai vëngim deti im
përplasem për ty që në fillim
pastaj gurë më gur si flakërim

ndodhur midis malit ku vetëtin
jo rastësisht po me paramendim
i yshtur heret sa me rregëtimë
flakërimi im pa asnjë shtrëngim

ti përftim i hershëm në rrugëtim
ti e dashur pa dhënë premtim
nuk të zura s’më zure me pahir
e zënë me të mirë deri në delir

/Skender Berisha/

Studiuesi Altimari: Ja pse festa e 7 Marsit nuk ka domethënie për shqiptarët

0

altimari-300x211Rilindjes Kombëtare Shqiptare brenda trojeve etnike i ka paraprirë një rilindje shumë më e hershme. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Shkollën e Parë Shqipe. Sipas studiuesit Francesco Altimari, 7 marsi i vitit 1887 nuk është data kur është hapur shkolla e parë shqipe. Në javën e dytë të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, ai ka shpalosur fakte të reja në lidhje me këto çështje. Altimari ka mbajtur ligjëratën me titull “Jeronim de Rada, rilindjet arbëreshe dhe zanafilla e Rilindjes Kombëtare Shqiptare”.

“Rilindja e parë fillon në Itali me dy seminare kishtare të kishës arbëreshe. Seminari i parë është ai i Kosilit në Kalabri, në vitin 1780, e më vonë vjen seminari i arbëresheve të Palermos”, tha Altimari.

Sipas tij, nuk do të kishte pasur rilindje të dytë pa të parën. Altimari thotë se rilindja arbëreshe para asaj shqiptare kishte ardhur si nevojë e intelektualëve arbëreshë, të cilët në të shumtën e rasteve ishin me formim kishtar, pra ishin priftërinj.

Për Altimarin, arbëreshët kishin nevojë për më shumë njohuri për identitetin e tyre.

“Ata grumbulluan materiale për të parë prejardhjen e tyre. Ky proces filloi në seminarin arbëresh të Sicilisë”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se Atë Gjergj Guxeta kishte rol kyç në këtë seminar e po ai më pas solli një ideologji të mirëfilltë në raport me atë se kush ishin arbëreshet.

“Arbëreshët nuk janë grekë, sado që kanë rite të përbashkëta, por nuk kanë gjuhën e as zakonet e tyre”, tha Altimari të hënën në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Ai shtoi se në këtë rast u zbuluan rrënjët e arbëreshëve dhe për këtë gjë kishin shkruar edhe drejtorët e tjerë të seminarit.

Si rezultat i kësaj rilindjeje, shqipja në vitin 1744 bëhet gjuhë zyrtare në vendbanimet arbëreshe.

“Data e 7 marsit nuk ka asnjë kuptim historik, sepse 7 marsi kupton atë që një sulltan pushtues ia lejon një populli të robëruar të hapë një shkollë në gjuhën e tij”, ka thënë Altimari.

Ai thotë se arbëreshët e kishin bërë një gjë të tillë prej shekullit XVI duke hapur shkollën ku shqipja ishte gjuhë zyrtare.

Për Altimarin, rilindja e parë arbëreshe është tradita e mendimit arbërisht.

Rezultatet e kësaj rilindjeje, si thotë ai, vërehen në fund të shekullit XVII dhe në fillim të atij XVIII.

“Në dokumente të rëndësishme ngjan historiografisht i pambështetur imazhi i sajuar i një rilindjeje kombëtare lindur në Shqipëri në fillim të shekullit XIX, që shkruhet në fjalorin enciklopedik shqiptar”, ka thënë Altimari, teksa shton se epoka e rilindjes i ka fillimet e saj në proceset e reja që u shfaqen në jetën politike e kulturore të Shqipërisë në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit XIX.

“Kjo rilindje nuk lind në Shqipëri, por në Itali. Qyteti i Napolit u kthye në një laborator të veçantë për komunitetin arbëresh”, ka shtuar ai./KD

Krasniqi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte politik dhe i korruptuar

0

JakupKrasniqi10-29Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, dhe kryetari i këshillit të NISMA-së-, Jakup Krasniqi ka thënë se vendimi i Kushtetuese është politik dhe i korruptuar. Ai ka thënë se GJK-ja nuk meriton as respekt, pasi sipas tij respekti fitohet nga vendimet e drejta, e këtë sipas Krasniqit nuk e ka bërë Gjykata.

Ky është postimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

Në mediet tona sot u shkrua se: Ernst Reichel, i deleguari gjerman për Ballkanin “ka thënë se ky institucion i Kosovës ( e ka fjalën për Gjykatën Kushtetuese, nënvizimi im- J.K) meriton respekt”. Ndoshta duhet pajtuar, por vetëm atëherë kur vendimet e institucionit janë të drejta dhe në rolin e tyre Kushtetues. Edhe në jetën politike dhe ekonomike, suksesi e respekti varen prej vendimeve të drejta, Vendimi në fjalë i GJK nuk e plotëson ketë kusht të domosdoshëm.

Në rastin tonë, zoti Ernst Reichel, respektin e kërkon për të vetmen arsye, se gjyqtari raportues na qenka jo shqiptar, ndonëse fillimisht raportues ishte caktuar një gjyqtar tjetër i cili në dy rastet e fundit e ka ndarë mendimin e tij. Ai sugjeron: “Gjykata Kushtetuese meriton respekt edhe nga ata që mund të mos pajtohen me vendimin e saj. Meqë ra fjala, gjyqtari raportues ka qenë një portugez dhe jo PDK-ja”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. K jo do të thotë se nëse raportuesi do të ishte shqiptar, ky institucion nuk do të meritonte respekt! (sic!) Mendoj se, kushdo që të ketë qenë raportuesi, vendimi nuk meriton respekt.

Pse? Së pari, vendimi është politik, së dyti, është I korruptuar, së treti, është diktues me nota detyruese për deputetet. Këto fakte janë të mjaftueshme për të konfirmuar se vendimi nuk është aspak profesional, është antikushtetues.

Gani Geci kërcënohet në burg

0

Gani Geci-ish deputetTri ditë pasi që është vetëdorëzuar tek organet e rendit për shkak të vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, Gani Geci e ka pranuar një letër kërcënuese në burgun e Lipjanit.

Burime të gazetës Zëri brenda shërbimit korrektues, kanë bërë me dije se Gecit i ka arritur një letër e shkruar me shkrim dhe atë në adresë të tij në burg.

“Nëse nuk e largoni Gani Gecin prej Burgut të Lipjanit, kam me shpu me shpjsë e kam me ja nxjerrë gabzherrin”, shkruan mes të tjerash në letrën kërcënuese.

Kjo letër siç mëson gazeta, në adresë të Gecit është dërguar të hënën derisa Gani Geci është dorëzuar tek organet e rendit, të premten e javës së kaluar.

Hetuesia e cila është duke u marrë me këtë rast, nuk ka dhënë detaje rreth kësaj letre por siç ka mësuar Zëri një kopje e kësaj letre i është dërguar prokurorisë e një tjetër gjyqtarit përkatës.

Nuk frikësohemi nga hajnat

0

Nexhmi Krasniqi PKDrejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi thotë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nuk frikësohen nga hajnat, pavarësisht sulmeve fizike që kanë pësuar ditët e fundit.

Sipas tij, policia është e përkushtuar për t’i zënë hajnat.”Ne i dënojmë këto akte të qytetarëve të pandërgjegjshëm”, thotë Krasniqi,transmeton TVPZ

Javën e fundit pjesëtarët e Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit, janë bërë cak i sulmeve fizike nga hajnat. Krasniqi thotë se rastet e tilla nuk do të dekurajojnë për të vazhduar luftimin e dukurive negative./PrizrenPress.com/

Mustafa: Asnjë deputet nga blloku nuk do ta votojë kandidatin e PDK-së

0

Blloku 50

(E plotësuar) Lideri i LDK’së Isa Mustafa pas takimit ka thënë se asnjë deputet i bllokut nuk do të votojë për kandidatin e PDK’së.
“Blloku është unik në qëndrimin e vet. Ndonëse jemi befasuar shumë nga vendimi i kushtetueses, qëndrimet tona janë unike”, ka thënë Mustafa

“Ajo që Adem Grabovci dhe PDK’ja po bëjnë është vetëm propagandë”, ka shtuar ai.

Visar Imeri: Nuk do t’i bëjmë kuorum PDK’së

Ka përfunduar takimi ndërmjet Koalicionit LDK –AAK-NISMA me Lëvizjen Vetëvendosje. Visar Imeri ka thënë se VV nuk do t’ia bëjë kuorumin PDK’së, pasi sipas tij, kjo parti ka ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Imeri ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i shkruar në zyret e PDK’së dhe si i tillë është antikushtetues dhe i papranueshem për VV’në dhe bllokun po ashtu.

“Një vendim i tillë që shkruhet në zyrët e PDK’së, dhe prezantohet në emër të Gjykatës Kushtetuese dëshmon kapjen e shtetit, dhe nuk i lë vend demokracisë. Sa i përket votimit për kryetar të Kuvendit, LVV nuk do t’i bëjë kuorum, nuk do ta votojë dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë marrëveshje politike me PDK’në”, ka thënë Imeri

Ndersa, blloku në takimin e sotëm ka kërkuar një afat kohor për të marre në konsideratë parimet të cilat do te mund të çonin drejt një marrëveshje.

“Pa u nënshkruar kjo marrëveshje, VV nuk do ta votojë as kandidatin nga Blloku. Është mëkat që është humbur tërë kjo kohë dhe nuk është arritur marrëveshje, sepse po t’i kishte pasur Isa Mustafa edhe votat tona, besojmë qe edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të ishte më ndryshe”, ka thënë Imeri.

LDK-AAK-NISMA në takim me Vetëvendosjen

–Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë filluar takimin e përbashkët që po mbahet në një nga sallat e Parlamentit të Kosovës.

Liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA fillimisht kanë mbajtur një takim të ndarë ndërmjet tyre ndërsa një orë më pas atyre u janë bashkuar edhe përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje.

Takimi i tyre zhvillohet një ditë pasi Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e plotë të saj me të cilën shpallet e pavlefshme zgjedhja e Isa Mustafës për Kryetarit të Parlamentarit derisa procedura për zgjedhjen e tij u cilësua antikushtetuese.

Në Prizren filloi trajnimi për rehabilitimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore

0

samiri-620x330Në Prizren ka filluar sot trajnimi “Rehabilitimi dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore”.

Ky projekt realizohet me iniciativën e QRTK-së, në Prizren e mbështetur nga MKRS.

Drejtori i QRTK-së në Prizren, Samir Hoxha tha se në këtë trajnim janë duke marrë pjesë nga shumë institucione kulturore nga të gjitha qytetet e Kosovës.

“Pjesëmarrësit po i shkëmbejnë përvojat dhe eksperiencat e tyre në shumë çështje me interes për menaxhimin e integruar të Trashëgimisë Kulturore në vendin tone”, tha Hoxha.

Ligjëruesit nga Shqipëria janë: M.A. Olsi Lafe dhe M. Arch. Rrezarta Pilafi, prezantoi vështrimet e tyre mbi Prizrenin dhe Ulpianën, si dhe procesin e restaurimit, konservimit dhe administrimit të qyteteve me karakter të veçan historik, si të Beratit por edhe të Prizrenit.

Seminari do të zgjasë tri ditë, ku me prezantimet e tyre do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga institucionet shkencore dhe kulturore të Republikës së Kosovës. /PrizrenPress.com/

Pogradec, policia zbulon një varkë bosh në liqen, dyshohet se 2 të rinj janë mbytur

0

pogrdec aniaPolicia e Pogradecit dyshon se dy persona janë mbytur në liqenin e Ohrit. Gjetja e një varke bosh në ujërat e liqenit, brenda të cilës ndodheshin sendet personale të 2 personave ka vënë në lëvizje policinë që ka nisur menjëherë kërkimet.

Nga verifikimet e deritanishme dyshohet se personat e mbytur janë 2 të rinj nga fshati Libonik i Korçës, 18-vjeçari Ardian Kosturi dhe 14 vjeçari me inicialet A.Kula. Varka e boshatisur është konstatuar rreth mesditës ndërkohë që ende nuk ka informacion për fatin e personave të zhdukur edhe pse kërkimet e polumbareve vazhdojne.