Në luftën e Sirisë e ka humbur jetën edhe një i ri shqiptar nga Kosova.Bëhet fjalë për 25 vjeçarin M. L, nga Skenderaji, kanë bërë të ditur burime të afërta të Zëri.info.
Sipas burimeve thuhet se 25 vjecari është vrarë dje në luftën./Zëri/
Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e saj e ka çmuar punën e kryesues së seancës, Flora Brovina.
“Ne rastin e tanishem, Kryesuesja e seances konstituive, me te drejte ia dha mundesine grupit me te madh parlamentar te propozoje kandidatin per Kryetar te Kuvendit, pasi qe, sipas listes se rezultateve te certifikuara te zgjedhjeve, partia e cila ishte e para ne renditje i kishte 37 deputete. Rrjedhimisht, po t’i ishte dhene mundesia ndonje partie tjeter, ndonje koalicioni tjeter, ndonje iniciative tjeter qytetare dhe kandidateve te tjere te pavarur, do te ishte jokushtetuese”, thuhet në pikën 119 të aktgjykimit.
Forcat e Armatosura të Kosovës(FSK) kanë arrit t’i gjejnë gëzhojat e plumbave me të cilat është vrar duke kositur livadhin Vilson Gjeraj nga Sallagrazhda e Suharekës.
Drejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e Prizrenit,Nexhmi Krasniqi, ka falënderuar FSK-në për bashkëpunimin që kanë treguar për të zbardhur këtë vrasje.
“Falenderoj FSK-në për bashkëpunim dhe në zbulimin e gëzhojave të plumbave që ia morën jetën,Vilson Gjerajt,nga Sallagrazhda e Suharekës”, tha Krasniqi.
Gjetja e këtyre gëzhojave,sipas tij, përforcon dyshimet e bazuara për përfshirjen në këtë krim të katër të arrestuarve nga familja Tunaj po nga Sallagrazhda.
Kapiteni i FSK-së,Sejdi Krasniqi, tha ndërkaq se FSK posedon aparate të sofistikuara për detektimin e metaleve të imta që në këtë rast është përdorë në zbulimin e gëzhojave të plumbave./PrizrenPress.com/
Për dallim nga politikanët vendorë të cilët Kosovën kanë arritur ta vendosin vetëm në hartat e vendeve më të korruptuara, hartat e vendeve me qeverisje gjysmë autoritare, hartat e vendeve më të izoluara, hartat e vendeve më të varfëra; DokuFest ka arritur të vë Kosovën në hartën kulturore botërore.
Si “dhezin” gjërat? Çfarë bën që një ide të jetë e suksesshme dhe të marr dhenë? Kjo është një nga çështjet të cilat preokupon individët, shoqëritë, nismat e ndryshme. Malcolm Gladwell i kushton një libër të tërë trajtimit të kësaj çështje (“The Tipping Point”).
Pika kulminante apo kur gjërat marrin dhenë është një ndërthurje komplekse në mes të idesë, ambientit, njerëzve të cilët e përhapin atë ide, kohës e shumë karakteristikave tjera.
E ngjarja e cila ka arritur pikën më kulmore dhe ka “dhezur” si asgjë tjetër në Kosovë është DokuFest.
Cila është ngjarja e cila ka prodhuar më së shumti lajme pozitive për Kosovën në mediat e huaja?
DokuFest. Jo vetëm shkrimet e “Reuters” dhe “The Guardian”, të cilat raportuan për ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë, por edhe viteve të kaluara DokuFest ka qenë pjesë e mediave më prestigjioze ndërkombëtare. Më 2009, DokuFest është cilësuar si njëri ndër 25 festivalet më të mira të filmit në botë nga kritiku i filmit Aj Schnack. Më 2013, “IndieWire” shkruante për DokuFest si një ndër shtatë festivalet më karakteristike, në të cilin ndodhin gjëra të mrekullueshme.
Cila është ngjarja e cila ka sjellur më së shumti turist të huaj në Kosovë?
DokuFest. Prej një numri konstant prej rreth 10 mijë vizitorëve ne vit që vizitojnë DokuFest, rreth 25% prej tyre janë vizitorë ndërkombëtarë, qoftë në kapacitet të të ftuarve zyrtarë në festival, apo vizitorë të tjerë të cilët kanë dëgjuar për DokuFest dhe vizitojnë këtë festival.
Cila është ngjarja e cila ka arritur që të mobilizoj numrin më të madh të vullnetarëve të rijnë?
DokuFest. Pas vitit 1999, vullnetarizmi i të rinjve kosovarë, i shprehur në masë të madhe gjatë viteve të ’90, u shua duke i lënë vendin ngarendjes ndaj përfitimeve materiale. DokuFest përbën përjashtim. Ky festival ka arritur të mobilizoj numrin më të madh të vullnetarëve të rinjë dhe për këtë vullnetarët të ndjehen krenarë. Vetëm këtë vit së paku 140 vullnetarë kanë qenë të angazhuar për të ndihmuar në mbarëvajtjen e festivalit. DokuFest ka arritur të bëjë për vullnetarizëm atë çfarë nuk ka mundur ta bëjë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me strategji, plane veprimi e mijëra euro të shpenzuara në dokumente si këto.
Cila është ngjarja më e madhe kulturore dhe sociale në Kosovë e cila ka arritur të sjell më shumë përfitime ekonomike se sa buxhet të shpenzuar për organizimin e tij?
DokuFest. Sipas një studimi të bërë nga Instituti GAP, duke u bazuar në të dhënat e grumbulluara nga vizitorët e DokuFest më 2011, del se DokuFest sjell një impakt prej 3.1 milion euro në vit në ekonominë vendore. Ky përfitim ekonomik është 10 herë më i madh se sa buxheti për organizimin e festivalit; 155 herë më i madh se sa buxheti që Komuna e Prizrenit ndanë për DokuFest; apo 206 herë më i madh se sa buxheti që ndanë Ministria e Kulturës për këtë festival.
Cila është ngjarja më e madhe kulturore e sociale e injoruar nga institucionet qeverisëse?
DokuFest. DokuFest është shfrytëzuar nga politikanët e nivelit qendrorë dhe lokal gjatë fushatës zgjedhore, si ngjarje me të cilën mund të fitohen vota. Po ashtu, politikanët nuk kanë lëshuar rastin që të fotografohen në ngjarjet e DokuFest. Por, kur është puna për të mbështetur këtë festival, përfaqësuesit institucional nuk janë edhe aq entuziast. Më 2014, institucionet publike vendore së bashku kanë ndarë 35.000 euro për DokuFest: 20.000 euro Komuna e Prizrenit dhe 15.000 euro Ministria e Kulturës. Shto kësaj shume edhe 8.840 euro nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë, përkrahja e dy qeverive vendore nuk përbën më shumë se 11% të buxhetit total të DokuFest. Sa për krahasim, vetëm Fondi i Visegradit ka kontribuar me 17.000 euro për organizimin e DokuFest.
Cila është ngjarja më e madhe pozitive që i ka ndodhur qytetit të Prizrenit?
DokuFest. Prizreni është qyteti më atraktiv në Kosovë, me Kalanë e tij, Lumëbardhin, rrugët me kalldrëm (ato që kanë mbetur), Hamami, gryka e Marashit, etj. Por, asnjë nga to nuk do të vizitoheshin në masë kaq të madhe po mos të ishte DokuFest. Duke i përdorur këto objekte historike dhe hapësirat publike, DokuFest ka bërë që ato të marrin jetë dhe të vizitohen nga mijëra turist të huaj. Prizreni është njëra ndër komunat më të goditura nga keqqeverisja. Me një kryetarë të dënuar i cili refuzon të lëshoj karrigen e të parit të Komunës dhe më një drejtor të suspenduar pas akuzave për prostitucion me të mitur (me që ra fjala, ky i akuzuar është përgjegjës për ndarjen e atyre 20.000 eurove për DokuFest), qytetarët e Prizrenit gjatë nëntë ditëve të festivalit DokuFest kanë së paku një arsye për tu krenuar me qytetin e tyre.
Pasi që qyteti i Prizrenit është përfituesi më i madh nga DokuFest, Komunës së Prizrenit i takoj që të kontribuoj më së shumti në mbarëvajtjen e festivalit, qoftë me buxhet apo edhe duke u siguruar për pastërtinë e qytetit, furnizimin me ujë dhe shërbimet tjera publike. Se sa e vogël është ndihma financiare e Komunës së Prizrenit për Dokufest po i mar këta dy shembuj: Më 2013, Komuna e Prizrenit ka ndarë 10.000 euro për një festival filmi në Prishtinë, festivali “9/11”, festival i cili nuk i sjell asnjë përfitim Komunës së Prizrenit (përveç Komunës së Prizrenit, edhe tetë komuna tjera kanë ndarë buxhet për festivalin “9/11”). Më 2013, Komuna e Prizrenit ka ndarë 42.900 euro subvencione të paligjshme dhe pa mbulesë për punëtorët e administratës së saj, ashtu siç është konstatuar në raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral.
Për dallim nga politikanët vendorë të cilët Kosovën kanë arritur ta vendosin vetëm në hartat e vendeve më të korruptuara, hartat e vendeve me qeverisje gjysmë autoritare, hartat e vendeve më të izoluara, hartat e vendeve më të varfëra; DokuFest ka arritur të vë Kosovën në hartën kulturore botërore. Andaj madhështia e DokuFest ka të bëjë edhe me atë se nuk ka asgjë të përbashkët me këto institucione të korruptuara. Përkundrazi: këto institucione i kanë sjelle vetëm pengesë përgjatë këtyre viteve.
DokuFest nuk është iniciuar dhe nuk ka mbijetuar duke shpresuar në ndihmën financiare të institucioneve qeverisëse, ashtu siç themelohen e shuhen shumë festivale në Kosovë. DokuFest ka arritur të mbijetoj dhe të rritet falë përkushtimit të organizatorëve, vullnetarëve dhe mbështetjes shoqërore. Për atë, këto 13 festivale do të jenë vetëm 13 festivalet e para të DokuFest.
P.S. Cila është ngjarja për të cilën kam shkruar më së shumti? Dokufest 🙂
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, sot edhe zyrtarisht ka publikuar vendimin e saj rreth zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të votuar nga 83 deputetë të Kuvendit, më 17 korrik 2014.
Teksti i plotë i Aktgjykimit është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.
Lexojeni vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese në linkun më poshtë:
http://www.gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_119_…
Gjykata Themelore në Prizren, ia ka caktuar një muaj paraburgim A.Kryeziut nga fshati Leshan i Suharekës. Ai dyshimoret se ka kryer veprën penale, lëndim i rëndë trupor.
“A.Kryeziu, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit, data 24.08.2014 në ora 10:30, dhe do të zgjasë deri me datën 23.09.2014”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.
“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , i cili pas një mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarën përkatësisht bashkëshorten e godet në pjesë të ndryshme të trupit duke i shkaktuar lëndim të rëndë trupor,duke e ditur se është shtatzënë, pasojat e të cilave kanë përfunduar me fatalitet humbjen e fëmijët”./PrizrenPress.com/
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi nga Prizreni ka lëshuar një thirrje për partitë opozitare-Bllokun. Ai ka ftuar Bllokun, që të lënë me një anë inatin dhe interesat personale për formimin e Qeverisë.
“Nuk është në interes të askujt për të pasur ngërç politik apo krizë institucionale. Kosova ka nevojë për vazhdimin e qeverisjes së mirë dinamike dhe aktive. Unë zotohen si fitues i zgjedhjeve bashkë me PDK dhe koalicion që kemi dhe spektri politik në interes të shtetit dhe Kosovës, është momenti pa dallim partie t’i mënjanojmë interesat personale dhe të reflektojmë pozivitivisht dhe në bashkëpunim të punojmë për interesin e shtetit tonë”, ka thënë Thaçi për TV ‘Besa’ në Prizren.
Sipas tij, qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare nuk është e gatshme t’i presin interesat e ngushta partiake.
“Unë kam besim se gjërat do të ndryshojnë dhe shumë shpejt do t’i ndërtojmë institucionet. Është koha që mbi interesat partiake të ngrisim interesin e Kosovës”.
“Tani kemi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Na mbetet të gjithëve të ulemi dhe të diskutojmë që të marrim vendime që na takojnë për themelimin e institucioneve që është e mundur në interes të gjithëve me një bazë të gjerë përfshirë edhe komunitetet në mënyrë që mos të vonohemi se tek e fundit qytetarët na kanë votuar për ndërtimin e institucioneve”, ka thënë Thaci/PrizrenPress.com/
Një person ka gjetur vdekjen si pasojë i një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.
Një kamion ka përplasur një motorr pranë fshatit Pajovë, duke bërë që drejtuesi i mjetit të vogël të gjejë vdekjen menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, ndërsa dyshohet se është banor i zonës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa kanë shoqëruar edhe drejtuesin e kamionit.
Edhe pse vullnetarisht ishte dorëzuar te EULEX-i, mision ky te i cili ka besimin e vetëm për një sistem të drejtë të drejtësisë, megjithatë rasti i ish-deputetit Gani Geci nuk është marrë nën hetim nga prokuroria e misionit ndërkombëtar për sundim të ligjit, EULEX.
Pas vrasjes së Ruzhdi Shaqirit, ish-deputeti Geci ishte arratisur, me arsyetimin se nuk ka siguri në burgjet e Kosovës.
Por, pas gati dy javësh në arrati, ish-deputeti Geci, duke pasur edhe përkrahjen e vëllezërve të
tij ishte dorëzuar tek zyrat e EULEX-i në Prishtinë, për t’u intervistuar nga prokurori ndërkombëtar i EULEX-it.
Por, zyrtarë të misionit ndërkombëtar i kanë deklaruar gazetës “Botapress” se ata nuk janë duke hetuar rastin e ish-deputetit Geci.
“Aktualisht EULEX mund të konfirmoj se javën e kaluar G.G, një i dyshuar për vrasje në një hetim në zhvillim e sipër nga Policia e Kosovës (PK), i është dorëzuar Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK). Policia e Kosovës ka ekzekutuar Urdhrin për arrest të lëshuar nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës. PSRK është duke punuar ngushtë me Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe Policinë e Kosovës”, ka deklaruar për “Botapress” zëdhënësi i EULEX-it, Miguel Carvalho de Faria.
Fshati Lez afër Prizrenit është braktisur nga afër 200 banorët e saj që nga pas lufta e Kosovës. Por, gjallërinë e këtij fshati e mban tyrbeja e saj që tërheq ende vizitorë.
Rruga e vetme që të shpie në fshatin Lez e që përshkuhet e tëra nga malet e thepisura, rreth 13 kilometra larg Prizrenit, të qon drejt e në tyrben e fshatit, apo siç njihet gjerësisht si Tyrbeja e Lezit.
Në afërsi vërehen tri vetura të parkuara të cilat duhen të kalojnë nëpër një pjesë të rrugës së pashtruar ku gurët kanë dalur në sipërfaqe. Rruga e sapo asfaltuar që të qon deri në fshatin Pouskë, ndërpritet në një pjesë kur merr kthesë për Lez dhe është e shtruar në zhavorr.
Fëmijët dëgjohen duke lozur por disa prej tyre shikojnë në brendësi të tyrbes ku një zonjë pret vizitorët dhe iu ndihmon për qëllimet e tyre.
Përreth tyrbes nuk mund të verëhet pjesa tjetër e fshatit pasi që është e rrethuar me lisa të gjatë e të gjërë.
Hanëmshah Berisha, 76 vjeçe, me trup të vogël, del para derës së tyrbes me një buzëqeshje të lehtë dhe kërkon të dijë nëse qëllimi i vizitës është për tu falur apo thjeshtë për ta vizituar.
Ajo shpjegon se janë tre vëllezër në këtë fshat përkujdesen për këtë tyrbe.
Vëllezërit Berisha kanë nga një javë secili që duhen të vijnë në fshat për tu përkujdesur dhe mirëpritur mysafirët.
“Ne do të qëndrojmë këtu deri të mërkurën e ardhshme. Pas nesh, vjen tjetri vëlla dhe kështu me radhë. Ka vizitorë që vinë për çdo ditë”, thotë Hanëmshahi.
Derisa Hanëmshahi shpjegon punën e saj që e bënë me dekada në tyrben e fshatit, e emëruar si tyrbja e Baba Ymerit, djemtë e saj therrin deshët e delet që sjellin vizitorët për kurban.
Atë ditë, Burimi, me profesion mësimdhënës, djali më i vogël i saj ka therrur tri dele. Ai së bashku me dy vëllezërit e tjerë qëndrojnë për një javë së bashku me prindërit për ti shërbyer tyrbes. Tyrbet i përkasin tarikatit Halveti të besimit Islam.
Hanëmshahi shpjegon se ajo së bashku me bashkëshortin dhe tre djemtë e saj rrinë në shtëpinë e tyre, afër tyrbes, e cila është djegur gjatë luftës në Kosovë.
Shtëpia e tyre ka kulmin e ri dhe ata kanë rregulluar një dhomë vetëm për këtë qëllim, ardhjen nga Prizreni në fshat për të mirëpritur mysafirët.
Por, gërmadhat e 33 shtëpive tjera të fshatit kanë mbetur të paprekura që nga djegia e tyre në shtator të vitit 1998 nga ofensiva e madhe e forcave ushtarake serbe.
Në hyrje të fshatit Lez gjendet memoriali në përkujtim të dëshmorëve të fshatit të cilët u vranë më 1 shtator 1998 kur u rrethua nga forca të shumta të ushtrisë serbe.
Aty rrjedh uji i ftohtë që vjen nga bjeshkët gjersa në një pllakë të madhe janë të skalitura emrat e 12 dëshmorëve, ushtarëve të UÇK-së.
Në këtë shtator, bëhen 16 vite që kur shtëpitë në këtë fshat të Malësisë së Vërrinit u shkatërruan dhe që nga atëherë nuk ka ndryshuar thuajase asgjë. Shumë shtëpi ende janë të shkatërruara dhe të djegura nga forcat e ushtrisë serbe.
Pas përfundimit të luftës, komuna e Prizrenit pati vendosur që të rindërtoj këtë fshat por së pari fshati duhej të zhvendosej për shkak të rrëshqitjes së dheut, ku edhe sot vërehen mure të krisura dhe gërmadha të shtrembëruara si pasojë e rrëshqitjes.
Komuna e Prizrenit filloi një plan për të zhvendosur fshatin në një vend tjetër, jo shumë larg fshatit, duke sjellur ujin deri në afërsi të lokacionit të ri.
Mirëpo, fshatarët kishin kundërshtuar lokacionin e ri të propozuar nga komuna duke kërkuar që shtëpitë të ndërtoheshin në anën e kundërt ku kishte propozuar komuna.
“Ne donim që shtëpitë tona të ndërtoheshin në këtë kodër ku i bie dielli dhe aty afër janë edhe varrezat e fshatit. Kanë hargjuar disa mijëra marka dhe në fund asgjë”, thotë Muhamet Berisha, babai i dëshmorit Alejdin Berisha.
Muhameti është njëri nga vëllezerit Berisha që kishte radhën për tu kujdesur për tyrben e fshatit.
Muhameti shpjegon se një nga arsyet që banorët janë larguar nga fshati është për shkak të vështirësisë që jetohet aty.
Ai thotë se mungesa e rrugës me asfalt është njëri nga shkaktarët për largim dhe që të gjithë kanë gjetur vend në qytet.
“Në fshat është një çift i vjetër. Kanë dele, një kali dhe disa qenë. Ata jetojnë këtu verë e dimrit”, tha Muhameti.
Tyrbeja e Kujtimit dhe së Ardhmes
Vizitat nëpër tyrbe bëhen me rastin e festës së Shëngjergjit që fillon me 6 maj, festë me karakter pagan.
Para lufte, njerëzit i ngjiteshin bjeshkës në këmbë për të arritur pas disa orëve në Lez, ku edhe bëhej një festë e madhe.
Afrim Shala nga fshati Rogovë së bashku me familjen e tij e kishin sjellur një dash me vete ne fshatin Lez. Ata janë për herë të parë në këtë fshat.
Familja Shala dëgjonin me kujdes këshillat e kujdestarëve të tyrbes se si duheshin të vepronin me dashin i cili kishte ardhur për tu sakrifikuar atë ditë.
Brenda tyrbes së Lezit, Afrimi së bashku me disa anëtarë të tjerë të familjes, me dashin së bashku, u sillën tri herë rreth varrit të Baba Ymerit, në emër të cilit është ngritur edhe Tyrbeja dhe luteshin.
Afrimi tha se kanë bërë ‘në jetë’ që të sakrifikojnë një dash në emër të shëndetit të familjes.
“Është hera e parë që jemi këtu. Kemi dëgjuar se kjo tyrbe është e fortë”, tha Shala duke nënkuptuar se dëshirat e njerëzve plotësohen nëse luten në këtë tyrbe.
Më pas, njëri anëtar i familjes Berisha që përkujdeset për tyrben, u mor me dashin duke e therrur dhe në fund u jep një copë mish të dashit familjes Shala të cilët largohen nga ky vend menjëherë.
Para disa viteve, Hekuran Hoda nga Gjakova kishte dhënë një donacion për të renovuar tyrben e Lezit.
Ndërsa, Adem Kamberi nga Gjakova kishte ardhur në Lez me familjen e tij të enjten që të kalojnë ditën në këtë fshat. Ata kishin ndezur zgarën dhe drekuan në një hije të një lisi të madh.
Ademi, 62 vjeç thotë se e kishin ‘bërë në jetë’ që një ditë ta kalojnë me familjen në fshatin Lez. Ai mban në mend ndryshe këtë fshat.
Ademi thotë se para 30 viteve kishte vizituar këtë fshat për herë të fundit dhe shumëçka ka ndryshuar.
“Atëherë, ka pasur më shumë gjallëri, më shumë njerëz. Në fshat ka qenë edhe një odë për mysafirë të cilët kalonin natën”, tha Ademi.
Fshati Lez është në Malësinë e Vrrinit, që kufizohet në veri me Prizrenin dhe në jug me regjionin e Opojës./Jeta ne Kosove/