Home Blog Page 8178

Kushtetuesja i hapi rrugë zgjedhjeve

0

RizaSmaka-profesorEksperti juridik Riza Smaka thotë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Kryeparlamentarit i ka hapur rrugë zgjedhjeve të reja.

Duke folur për Politiko.net, ai pohon se me këtë Aktgjykim mbyllet mundësia për Bllokun Opozitar që ta propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit dhe i hapet rrugë vetëm zgjedhjeve.
“Aktgjykimi edhe si i tillë është i ekzekutueshëm. Por s’është i pakomentueshëm dhe i painterpretueshëm, sepse nuk është Bibël që dikush po përpiqet për ta mitizuar”.

“Nga aspekti i jurispodencës, nuk ishte dashur të jetë një aktgjykim i tillë. Do duhej të ishte në konformitet të plotë me Kushtetutën, e Kushtetuta është e qartë dhe shumë precize, ku thotë që GP më i madh në Kuvend jo në zgjedhje”.
“Kjo nuk ka mundur të ndodhë duke marrë parasysh edhe strukturën e Gjykatës dhe funksionin e saj që ushtron sidomos në kohët e fundit, por së paku është dashur t’i merrte parasysh edhe faktorët edhe rrethanat politike dhe shoqërore në vendin tonë”.

“Do të duhej të ishte kësisoji: Fillimisht dhënia e oportunitetin GP më të madh që do të rezultonte nga koalicioni parazgjedhor. Nëse do të kishte shumicë të nevojshme, do ta zgjidhte Kryetarin pakontestueshëm. Nëse do të dështonte, do të duhej të kalonte tek GP i koalicionit paszgjedhor, edhe do ndiqej procedura e njëjtë. Nëse do t’i kishin votat, do ta zgjidhnin Kryetarin, nëse jo, do të mund të flitej për shpërbërje të Kuvendit dhe shkuarje në zgjedhje të parakohshme, si zgjidhje e pashmangshme”.

“Tani praktikisht mbyllet porta e dytë dhe krijohen kushte shumë të volitshme për shpërndarjen e Kuvendit dhe për shpalljen e zgjedhjeve, që do të jenë të kushtueshme, të mërzitshme, banale dhe krejtësisht të panevojshme”.

“GP që është më i madh nga zgjedhjet, sipas gjasave reale, nuk do t’i ketë numra për shumicë absolute, sepse duhen së paku 61 vota dhe çfarë ndodh? Imponohet një zgjidhje implicite, jo eksplicite. Implicte, sepse në Kushtetutë nuk theksohet se si shpërbëhet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet. Mirëpo, implicite vetvetiu sepse Kuvendi nuk paska kapacitet për t’u vetë konstituuar dhe si i tillë nuk mund të funksionojë, prandaj do të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Riza Smaka për Politiko.net.

“Kjo është po ashtu në kuptimin pragmatik, juridik, nëse nuk ndodhin prapaskena, marrëveshje tjera të karakterit politikë, me koncesion, reciproke etj. Ky është një variant”.
Sipas Riza Smakës, tash pas publikimit të Aktgjykimit të Plotë a mund një Grup tjetër Parlamentar, përveç PDK’së, ta zgjedh Kryeparlamentarit në një formë tjetër?
“Tani më jo. Sepse ne nuk jemi anëtar të KE’së për ta kontestuar këtë aktgjykim sepse ky është i kontestueshëm. Në kushtet tona duhet të përfillet e në rast se përfillet janë zgjedhjet ‘anteportas”
– See more at: http://politiko.net/kushtetuesja-hapi-rruge-zgjedhjeve/#sthash.2woG3FN7.dpuf

Gruaja denoncon burrin për dhunë, shefi i policisë i kërkon favore seksuale, arrestohet

0

ernest-paluku-320x256Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vënë në pranga shefin e Stacionit policor të Velipojës, Ernest Paluku pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”.

“Dyshohet se punonjësi i policisë Ernest Paluku, duke shfrytëzuar detyrën e tij funksionale, ka kërkuar favore seksuale nga shtetësja R.M, e cila ishte paraqitur në Stacionin e Policisë Velipojë, për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj”, bën me dije përmes një njoftimi Ministria e Brendshme.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se punonjësi i policisë Paluku, pas paraqitjes së shtetases R.M, për të bërë denoncim nuk e ka kryer detyrën funksionale sipas procedurave standarde, por duke shfrytëzuar postin i ka kërkuar asaj favore seksuale.

Këto veprime i ka kryer jashtë dëshirës së shtetases R.M., të cilës i premtonte mbrojtje për shqetësimet që i sillte bashkëshorti i saj.

Materialet hetimore ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime dhe hetime të mëtejshme.

Përgjimi nga Gjermania, Rama: Kur bëhet fjalë për sigurinë, s’ka asgjë të keqe

0

Edi Rama-kryeminister i ShqiperiseKryeministri Edi Rama u tregua mjaft i vendosur për të mos diskutuar çështjen e përgjimit të Shqipërisë nga Gjermania në Berlin, duke e konsideruar atë një ‘të drejtë’ për të garantuar më shumë siguri në Evropë.

I pyetur se a do ta diskutojë çështjen e përgjimit me Kancelaren Merkel në Konferencëne Ballkanit që do të mbahet në Berlin, Rama u shpreh në mënyrë të prerë “Jo”.

Ai e cilësoi Gjermaninë një vend demokratik, vend lider në NATO dhe BE, dhe theksoi se është në të drejtën e saj të luftojë për më shumë siguri.

“Gjermania është një vend thellësisht demokratik dhe në mënyrë themelore i rëndësishëm si një vend lider në Evropë, i cilësisë së parë në NATO, pjesë e saj dhe e familjes së vendeve demokratike që luftojnë për më shumë siguri, dhe kur bëhet fjalë për sigurinë, përpjekja për veprim për të garantuar atë nuk njeh kufi, dhe nuk na shkon ta zmadhojmë një gjë të tillë duke mos i hequr asnjë presje fjalës së kancelares”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se kjo çështje do të sqarohet përmes një rruge diplomatike, ndërsa shtoi se nuk ka asgjë të keqe nëse Gjermania dhe vendet aleate e kryejnë përgjimin në funksion të sigurisë:

“Ne nëpërmjet një rruge normale diplomatike do bëjmë shkëmbim informacioni për të sqaruar këtë gjë. Por, e përsëris asnjë e keqe nuk i vjen Shqipërisë nëse Gjermania apo vendet e tjera aleate në funksion të sigurisë, në këtë fazë ku siguria kërcënohet nga ka faktorë afërsisht të lidhur me terrorizimin, të bëjnë punën e tyre”.

Ndahen çmimet “Emmy Awards”

0

20140826121252863600Çmimin për komedinë më të mirë e ka marre seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” fiton çmimin si komedia më e mirë.

Seriali “Breaking Bad” ka fituar çmimin kryesor gjatë ndarjes së çmimeve Emmy, si seriali më i mirë i zhanrit dramë, për herë të parë. Çmimin për komedinë më të mirë e ka marre seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur. Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” fiton çmimin si komedia më e mirë. Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, derisa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion, që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.

“House of Cards”, seriali i faqes së internetit, Netflix ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë. Jeff Daniels, ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njëjtin zhanër të serialeve. Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.

Aktori më i mirë në zhanrin komedi u shpall, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njëjtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.

Vetëvendosje nuk e pranon vendimin e Kushtetueses

0

albin kurti vv vvPas publkimit të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ka reaguar edhe Lëvizja Vetëvendosje. Sipas kësaj lëvizje, “përmbajtja e plotë e Aktgjykimit të dalë nga shumica e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dëshmon që kapja e shtetit ka marrë formë legjislative të paprecedent”.

Lexojeni pjesën tjetër të reagimit të Vetëvendosjes.

Tentimi i Gjykatës që me “shumicën e votave” ta arsyetojë anshmërinë faktike ndaj një krahu partiak, paraqet vetëm një nga metodat, qëllimi i të cilave është bërë publik shumë më herët. Ky Aktgjykim nuk ka sjellë zgjidhje kushtetuese, por vetëm sa e ka kristalizuar dirigjimin politik i cili fillon nga zyra e Kryeministrit në ikje e deri në sallën e gjykimeve ku do të duhej të ndahet drejtësia.
Interpretimi në Aktgjykim, për grupin më të madh parlamentar, duke marrë për bazë Nenin 64(1), të Kushtetutës, e vërteton më së miri se cila është pikënisja e shumicës në Gjykatë, karshi mbrojtjes së legjitimitetit demokratik dhe institucioneve.
Ky nen, 64(1), së bashku me pikën 2 ka për qëllim vetëm sqarimin e strukturës së Kuvendit, pra vetëm rregullin e përgjithshëm të ndarjes së vendeve që do të shprehë rezultatin e dalë nga zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.

I gjithë neni 64 synon të rregullojë/garantojë përfaqësimin e “komuniteteve” jo shumicë në Kuvend, e shprehur kjo në “Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, Aneksi I (Dispozitat Kushtetuese) Neni 3”. Neni 64 nuk mund të bëhej detyrues për përcaktimin e grupeve parlamentare.

Gjithashtu është shqetësues fakti që shumica e Gjykatës ka shmangur trajtimin e të gjitha pikave në kërkesën e deputetëve të PDK-së, edhe pse është taksative për ta përgjigja në secilën pikë. Kjo, sidomos kur bëhet fjalë për kompetencat e kryesisë së Kuvendit të Kosovës nga legjislatura e mëparshme. Praktikisht Aktgjykimi le të kuptojë se Kryetari jep vetëm ndihmën proceduriale.

Fakt i debalancimit të autorizimeve, që i derivojnë Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës, është krijimi i një mandati detyrues nga kjo Gjykatë. Në pikën 123, të Aktgjykimit, është interpretuar detyrimi që të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë në mënyrë që të konsiderohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Kjo kërkesë shkakton disa kundërthënie lidhur me mandatin e deputetëve.

E kundërta e kësaj që e thotë Gjykata qëndron në Nenin 70, paragrafi 3 dhe 4 të Kushtetutës si dhe Nenit 10, paragrafit 2, të Rregullores së Kuvendit, ku parashikohen edhe veprimet e deputetit, pra dhënia e dorëheqjes dhe mundësia e dhënies së betimit në rast të mungesës në seancë konstituive. Me këtë Gjykata ka bërë një obligim material i cili ndërhyn drejtpërdrejtë në mandatin e lirë të deputetit, autorizim të cilin nuk e ka.

Në këto kushte, praktikisht gjyqtarët shumicë në Kushtetuese kanë vendosur arbitrarisht të bëjnë një kthesë në përkufizimin e Kuvendit dhe njësisë së tij thelbësore, grupit parlamentar. Po ashtu, arbitrarisht kanë nxjerrë nga funksioni kryesinë e legjislaturës së mëhershme, duke i hapur rrugë një arbitrariteti të ri për sa herë që në të ardhmen fillon nga puna legjislatura e re.
Po ashtu, zbatimi i plotë i këtij Aktgjykimi do të hapte rrugë për deformim të Kuvendit dhe si rrjedhim të përfaqësimit politik.

Ne besojmë se ky Aktgjykim ka cenuar rëndë thelbin e demokracisë e shprehur në aktivitetin e Kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës dhe deputetëve si trupi politik përfaqësues.

Bajrami,Bllokut: Lexojeni rregulloren!

0

arsim bajramiDeputeti i PDK-së, Arsim Bajrami ia ka sqaruar koalicionit LDK-AAK-Nisma vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se para se koalicioni paszgjedhor të shpreson, duhet ta lexojmë mirë rregulloren e Kuvendit të Kosovës.

Ja postimi i plotë i Bajramit në Facebook:

 Para se të shpresohet, është edhe më mirë të lexohet Rregullorja e Kuvendit të Kosovës:

Neni 14 – Mandati i Kryesisë (faqe 6)
3. Kryetari i Kuvendit mund t’ia paraqesë dorëheqjen Kuvendit. Aktin e dorëheqjes me shkrim ia dorëzon paraprakisht Kryesisë së Kuvendit. Pas miratimit të dorëheqjes, partia politike ose koalicioni, që e ka emëruar Kryetarin e mëparshëm të Kuvendit propozon kandidat të ri për kryetar.
4. E njëjta procedurë zbatohet edhe në rast të dorëheqjes së ndonjërit nga anëtarët e Kryesisë.
5. Shkarkimi i Kryetarit ose i anëtarit të Kryesisë së Kuvendit, me propozim të partisë politike ose të grupit, që e ka propozuar, bëhet sipas procedurës së zgjedhjes së tyre.

I dyshuari për vrasjen në Gjakovë, arrestohet në Malishevë

0

arrestimi 2Autori i dyshuar i vrasjes në Gjakovë është arrestuar në fshatin Tërpezë e Malishevës. Arrestimi i tij është bërë mbrëmë rreth orës 22:30 minuta.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se i dyshuari është nga Lipjani.
“Mbrëmë rreth orës 22:30 minuta, Policia e Malishevës , pasi kishte siguruar përmes rrugëve operative një informatë e cila bënte me dije se një i arratisur nga fshati Shalë e Lipjanit i cili dyshohet të jetë autori i vrasjes së një qytetari nga Gjakova që pati ndodhur me datë 24 qershor 2014, kishte gjetur strehim dhe po rrinte i fshehur në fshatin Tërpezë e Malishevës”,njoftoi Berisha.

“Pas informacionit policia ka vepruar dhe e ka arrestuar të dyshuarin i cili nuk ka bërë fare rezistencë. I njëjti pritet t’u dorëzohet autoriteteve policore të Gjakovës”/PrizrenPress.com/

MASHT: Shpërndarja e teksteve ka filluar

0

Libra-kongresit te manastiritMë 1 shtator do të fillojë mësimi pothuajse në te gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, me përjashtim të gjashtë shkollave, të cilat janë duke u rinovuar.

Ministria e Arsimit, tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2014-2015. Sikurse edhe vitet e kaluara, edhe këtë vit, tekstet shkollore do jepen falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-rë deri në të 9-tën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Arsimit, Arbër Morina, tha për Radio Kosovën, se mësimi do të fillojë më 1 shtator, ndërsa tekstet kanë filluar të shpërndahen sipas planit dinamik. “Ministria e Arsimit, ka marrë shumicën e raporteve nga Drejtoritë Komunale të Arsimit, dhe pothuajse tashmë në të gjitha shkollat mësimi do të fillojë me 1 shtator, me përjashtim të gjashtë shkollave të cilat janë në rinovim.

Shpërndarja e librave tashmë ka filluar dhe po bëhet sipas planit dinamik me Drejtoritë Komunale te Arsimit”, tha Morina përmes telefonit. Ndërkohë, Osman Vitia, drejtori i shkollës fillore, “Elena Gjika” në Prishtinë, tha për Radio Kosovën, se kjo shkollë ka bërë të gjitha përgatitjet për të filluar vitin shkollor.

“Të gjitha punët kanë përfunduar, është bërë pastrimi gjeneral i shkollës, nga 20 gushti arsimtarët janë lajmëruar në punë dhe kanë bërë përgatitjet e tyre pedagogjike, ditarët kanë filluar të sigurohen nëpër shkolla, ndërsa tekstet shkollore i presim këto ditë, në mënyre që në javën e parë t’i furnizojmë nxënësit me tekste shkollore”, tha ai.

Sipas raporteve të Drejtorive Komunale të Arsimit, shkollat të cilat janë duke u rinovuar dhe mund të fillojnë mësimin me vonesë janë: në Komunën e Podujevës, Shkolla Fillore “Kongresi i Manastirit” paralelja e ndarë në Sekiraqë dhe Shkolla Fillore “Ilir Konushevci” në Lluga, do të fillojnë mësimin një javë me vonesë, ndërsa nxënësit e Shkollës Fillore “Ali Hadri” paralelja e ndarë në Katunishtë, do të barten në shkollën amë derisa të përfundojë rinovimi; në Komunën e Ferizajt, në Shkollën Fillore “Astrit Bytyqi” do të fillojë mësimi më 15 shtator, ndërsa nxënësit do të barten në një shkollë tjetër; në Komunën e Pejës janë dy shkolla në rinovim “8 Marsi” dhe “Ramiz Sadiku”, për të cilat nuk dihet se kur përfundojnë rinovimet.

Blloku: Kushtetuesja na mundëson krijimin e Qeverisë

0

blloku opozitarKoalicioni LDK-AAK-Nisma vlerëson se me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të publikuar sot, hapet rruga për krijimin e institucioneve nga blloku LDK-AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

“Aktgjykimi, në veçanti në pikat 126 dhe 127, saktëson të drejtën dhe detyrimin kushtetues të deputetëve për të gjetur mënyrën për të zgjedhur Kryetarin e Kuvendit, i cili zgjidhet me shumicën e votave.

Koalicioni LDK-AAK-Nisma, bashkë me partnerët, do të vijojë punë për të finalizuar ndërtimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, në përputhje me vullnetin e të zgjedhurve të popullit të Kosovës.

Koalicioni dhe partnerët janë të përkushtuar që institucionet të ndërtohen sa më parë, me qëllim që të jenë në funksion të interesave të qytetarëve te Kosovës”, thuhet në kumtesë.

Gjyqtari Robert Carolan: Zgjedhja e Mustafës është kushtetuese

0

Robert CarolanKy është mendimi mospajtues i Gjyqtarit Robert Carolan: “Vendimi i Kuvendit për të zgjedhur z. Mustafa Kryetar të Kuvendit ishte në përputhje me Kushtetutën”.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pas publikimit të Aktgjykimit lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, me të cilin shpall jo kushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës Krye parlamentar, ka publikuar edhe mendimin mospajtues të Gjyqtarit Robert Carolan.

Gjyqtarit Robert Carlon thotë se meqë Agim Aliu i PDK’së nuk mori votat e shumicës së deputetëve, atëherë shumica zgjodhi, sipas tij, në përputhje me Kushtetutën Isa Mustafën Kryetar të Kuvendit.

“Ne lidhje me faktet e kësaj kërkese, është e pakontestueshme se z. Agim Aliu ishte propozuar nga ana e partisë me te madhe politike ne Kuvendin e Kosovës për t’u bere Kryetar, por zgjedhja e tij për atë post dështoi, sepse ai kurrë nuk mori votat e shumicës se (61) deputeteve te Kuvendit”.

“Prandaj, meqë z. Isa Mustafa ishte propozuar nga grupi me i madh parlamentar ne Kuvend, i cili përbehej prej 47 deputeteve, për t’u zgjedhur Kryetar i Kuvendit, pasi kandidati tjetër nuk ishte zgjedhur nga Kuvendi dhe për shkak se ai, me 17 korrik 2014, u zgjodh nga me shume se shumica e deputeteve te Kuvendit, vendimi i Kuvendit për te zgjedhur z. Mustafa Kryetar te Kuvendit ishte ne përputhje me Kushtetutën”, thuhet në mendimin mospajtues të gjyqtarit Robert Carlon.