Home Blog Page 8192

Intelektualet shqiptarë sëbashku, dhe tonet për bashkim kombëtar të Shoqatës “Trojet e Arbrit”

0

nr gjakov sesionDisa ditë  me parë, pikërisht me 9 gusht në ambientet e Hotel “Europa” të qytetit hijerënd e heroik Gjakovës u mbajt sesioni  XII shkencor organizuar nga Shoqata “Trojet e Arbrit” me mbi 80 studiues, ku tema qëndrore ishte “Ripushtimi Jugosllav i Kosovës e i viseve të tjera(1944) dhe qëndresa Shqiptare”. Ky sesion shkencor afroi shqiptarët nga mbarë trojet etnike, pa harruar dhe diasporën që ka qënë gjithmonë avangard për çështjen kombëtare dhe ka ngritur zërin në veshin e shurdhër të korridoreve Diplomatike, për padrejtësit që ka bërë pushtuesi në trojet tona si dhe shpesh herë ka kontribuar si nga ana intelektuale por dhe financiare për kulturën, artin e historinë. Prania e kamrave nuk mungonte, si dhe të ftuar subjekte politike apo dhe organizata e shoqata të ndryshme duke lënë të kuptohet se kjo Shoqatë afron rrymat e ndryshme  politike por me frymë demokratike si dhe ka në përparësi unitetin e gjuhën e bashkimit dhe jo të përçarjes e urrejtjes.

Ky sesion filloi me përkujtimin e veprimtarëve të shquar që kanë qënë pjesë e përhershme e shoqatës Trojet e Arbrit si: Mark Avdyli, Hajriz Demaku e Dr.Pjetër Pepa, një ndër ata ishte dhe mjedologu Mentor Quku që u nda nga jeta në fund të majit të këtij viti, që ka qënë organizator i grupit të studiuesve për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Camerinë, një veprimtar i palodhur për kauzën kombëtare por dhe në fushën e letrave, studiues i shumë lamive të ndryshme, ku studimet mbi Mjeden ishin ata që e lartësuan dhe e bën të pavdekshëm e shembull për tu ndjekur, për këtë mbajti një kumtese të veçantë Znj. Fatbardha Saraçi. Por  fjalen në kujtim të tyre e mbajti shkurtimisht Nue Oroshi në cilësinë e nënkryetarit të Shoqatës.

Para fillimit të sesionit u ftua dhe këngetarja shqiptaro-amerikane Ardiana Mrijaj-Gjelaj që përformoi live dhe me çifteli  këngën “Thërret Prizreni mori Shkodër”, vajza e veprimtarit e studiuesit të mirënjohur Tomë Mrijaj-t. Pas duartrokitjeve nga të pranishmit, e morën fjalen përshëndetëse politikanët të ftuar nderit Z. Ramush Haradinaj, Z.Sulejman Gjana dhe Z.Artur Roshi.Fillimi i sesionit u hap nga Prof.dr.Muahmet Shatri që ftoi studiuesit të kumtojnë, pas disa orësh ligjerime u akomoduan në tavolinat e tyre për pauzen dhe pushimin e drekës që shërbeu për shtrëngime duarsh e dhurime librash si dhe diskutime për temat e sesionit, për ti lënë rradhë dhe pjesës së dytë të sesionit.Në sesionin e XII morën pjesë mbi 80 studiues që rrahen çështje të ndryshme dhe me mjaftë interes që do shohin dritën e botimit në vepren me karakter enciklopedik E djathta Shqiptare në Mbrojtje të Shqipërisë Etnike ashtu siç është bërë traditë për çdo sesion.  Ndër temat më të spikatura ishin plagët ende të pambyllura të këtij kombi luftarak që nuk kurseu bijtë e saj më të mirë për të ruajtur atë që i është mohuar me shekuj “lirinë” si: “Masakra e Tivarit”, “Roli i femres shqiptare gjatë dhe pas LDB”, “Veprimtaria e Ipeshkvit të Kosovës Imzot Mark Sopi”,“Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe reflektimi i saj në politikën e shqiptarëve të Kosovës”,“Bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit gjatë viteve 70’ të shek.XX”,“Komiteti Kombëtar Shqipëria e Lirë 1949-1953”,“Mit’hat Frashëri për Kosovën”,“Kosova dhe Mustafa Kruja-nji dyshe e përjetshme”,“Karakteri i veprimtarisë së formacioneve të UNCSH në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare(tetor1944-mars1945)”, “Masakrat dhe krimet e regjimit komunist, ndaj shqiptarve në Maqedonin Perendimore”,“ Vetëflijimet heroike të nacionalisëve mirditorë për të mos rënë të gjallë në duart e komunistëve”,“Vlerat njerëzore të atdhetarit Ndue Përlleshi”, “Burgosja e femrave të para pas ripushtimit (Marie Shllaku dhe Katarina Josipi)”, e shumë tema të tjera që nxjerrin në dritë atë pjesë të historisë që nuk është shkruar ose është shkruar sipas porosive të pushtetit në fuqi dhe e pasaktë. Siç vihet re temat ishin gjithëpërfshirëse por dhe specifike, qëllimi është për të ndriçuar figura historike të përbaltura jo me qëllim që ti bëj heronjë, por për të treguar se ata patën dhe vlera të tjera njerëzore, pasi rrethanat historike ishin disfavorizuese për të punuar më shumë se aq ose u gjendën në kohën dhe vendin e gabuar duke marr mbi vete përgjegjësi më të mëdha se shpatullat. Dhe vetë tema boshtë e sesionit ishte mjaft ngacmuese për studiuesit që janë munduar të sheshojnë dhe ballafaqojnë faktet apo krahasojnë  versionet zyrtare me ato jo zyrtare, të qartësojën vetën përballë atyre dokumentave që janë mbushur nga njerëz të papërgjegjshëm e që vjellin vrer e urrejtje, këta “historian” kanë harruar se gjyqi historisë s’mban anën e asnjëres palë. Shumë material janë të shkruara me gjuhën e urrejtjes, në forma të tilla që ekzistojnë vetem heronjët dhe tradhtarët, ku njëra palë duhej të ngrihej në pjedestal e tjetra të përplasej përtok, të përbaltej e denigrohej në të gjitha format dhe mjetet që pushteti i përdorte mjeshtërisht, kjo është bërë për 45-vite rresht në Shqipërinë politike.

Në histori nuk ka heronjë dhe jo-heronjë, nuk ka bardh dhe zi, historia dhe shkenca duhej bërë duke guxuar të thuash atë të vërtetë siq është lakuriqe. Ndër studiuesit që kumtuan mund të përmendim: Fatbardha Sarçi(Mulleti), Mr.sc.Nue Oroshi, Prof.dr. Muhamet Shatri, Tomë Mrijaj, Gjon Marku, Selman Etemi, Xhemal Meçi, Prof.dr.Bajram Xhafa, Rukije Rama, Leonora Laçi, Arbër Gashi, Avni Bilalli, Prof.dr.Jahja Drançolli. Xhuli Spahiu, Prend Buzhala, Skënder Lutfiu, Pal Canaj, Agon Rrezja, Izber Hoti, Mentor Kaqi, Remzije Zekolli,Reshat Kripa, Besim Morina, Enver Sulaj, Ismet Arifaj e shumë të tjerë duke qënë se numri i tyre arrinte në 84 ligjerues. Kryetari i Shoqatës propozoi që Insitutit të Studimeve Albanologjike të Prishtinës ti vihej emri Insituti Albanologjik Anton Cetta si dhe Instituti i Gjeografisë të emërohet me emrin e gjeografit të parë shqiptar profesor Ahmet Gashi.

Ndërsa nën-Kryetari Nue Oroshi para përfundimit të sesionit lexoi një deklaratë programore ku bëri me dije që do përgatitej një memorandumi drejtuar Fuqive të Mëdha për bashkimin e kombit Shqiptar në një shtet të përbashkët, marrja e një nisme kombëtare për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në trojet etnike shqiptare. Po ashtu vuri theksin, duke folur në emër të  Shoqatës që Shteti i Kosovës të ndal me mekanizmat e tij dhe forcën e ligjit që të pamundësoi veprimtaritë radikale e ekstremiste që nuk i sjellin asnjë dobi shtetit të ri.Fjalen e mbylljes e mbajti publicisti i ardhur posaqërisht nga SHBA-s  Tomë Mrijaj ku në fjalen e tij falenderoi në veçanti veprimtarin Sabri Maxhuni-Novosella për mbështetjen dhe kontributin që ka dhënë si pjesë e Shoqatës “Trojet e Arbrit”, megjithëse nuk ishte i pranishëm në këtë sesion, po ashtu Zoti Mrijaj u ndal tek domosdoshmëria e Bashkimit Kombëtar duke u shprehur se:“Shoqata “Trojet e Arberit”sot, në dekaden e dytë me 11 libra voluminoz s’do të ketë të ndalur deri në realizimin e ëndrres shekullore të çdo shqiptari, BASHKIMIN E TROJEVE”./Shkruan: Leonora Laçi/

Tahiri: Dialogu vazhdon me 4 shtator

0

Edita TahiriZëvendëskryeministrja Edita Tahiri ka konfirmuar se më 4 shtator në Bruksel do të mbahet takimi për marrëveshjen e menaxhimit të integruar të kufirit, ku do të diskutohet për ndërtesat e përkohshme në gjashtë pikëkalimet kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Tahiri ka thënë se vonesa e krijimit të institucione të reja nuk ka pasur ndikim në zhvillimet e marrëveshjeve të Brukselit, por, sipas saj, ka qenë Serbia që ka shënuar ngecje në këtë proces.

Tahiri ka thënë se Serbia, për shkak të dështimit që ka pasur në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, ende nuk ka arritur t’i hapë negociatat me Bashkimin Evropian.

Pavarësisht ngecjeve të palës serbe, zëvendëskryeministrja Tahiri ka thënë se nuk do te ketë kthim të dialogut në pikën zero meqë, sipas saj, ky proces ka sjell mjaft rezultate. /Epoka e Re/.

Përfaqësues ndërkombëtarë nuk i shohin zgjedhjet e reja si opsion

0

IanCliff6-12Përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë kanë thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të ofrojë qartësi me vendimin e saj në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme, shkruan sot Koha Ditore.

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në rast se Gjykata Kushtetuese nuk ofron qartësi në vendimin e saj, do të ishte humbje e madhe për Kosovën, kanë thënë përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.

Ata kanë shprehur frikën se mbajtja e zgjedhjeve në një atmosferë të tillë nuk do të prodhonte rezultate të pranueshme.

Përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë kanë thënë se presin që Gjykata Kushtetuese të ofrojë qartësi me vendimin e saj në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Madje ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, ka ngritur dyshime nëse do të mund të përsëritej suksesi i kaluar zgjedhor, që u vlerësua lart nga të gjithë. Ai pret nga partitë politike ta gjejnë mënyrën për krijimin e qeverisë së re.

“Mbajtja e zgjedhjeve është një nga mundësitë, por unë personalisht dhe qeveria ime mendojmë se nuk është mirë të ndodhë kjo, sepse do të merrte shumë kohë. Kosova ka shumë punë për të bërë, siç është dialogu me Serbinë, pastaj do të humbej kohë në raport me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit e shumë procese të tjera”, ka thënë Cliff për Kohën Ditore.

F.S. ishte bashkëpunëtor i AKI-së, i vrarë në Siri

0

Bashkim SmakajAKI-ja përpiqet ta demantojë lajmin për vrasjen e bashkëpunëtorit të saj.Por, F.S., rreth 42 vjeç ishte rekrutuar si informator dhe bashkëpunëtor nga AKI-ja për të dhënë informata rreth shkuarjes së kosovarëve në Siri, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ishte identifikuar nga Agjencia inteligjente që drejtohet nga Bashkim Smakaj dhe ishte rekrutuar, pas shkuarjes së parë në Siri si njëri prej vullnetarëve të parë.

F.S. ishte zgjedhur edhe për shkak të lidhjeve familjare dhe besueshmërisë që kishte në mesin e drejtuesve të lëvizjes islame “Bashkohu”.

Familja e tij nuk ka qenë e informuar për angazhimin e tij si bashkëpunëtor i AKI-së.
Burime të ndryshme zyrtare kanë thënë për gazetën se F.S. ka bashkëpunuar për muaj të tërë me AKI-në.

Edi Rama e Hashim Thaçi, me ‘selfie’ në plazh!

0

Thaçi e Rama-selfie në plazhKryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka postuar një selfie në profilin e tij në rrjetin social Twitter, ku shihet me homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi. Fotoja është bërë në plazh.

Rama ka shkruar se fotoja është bërë sot, ndërsa bashkë janë takuar për t’u marrë vesh në lidhje me prezantimin që do ta kenë në Berlin, më 28 gusht.

“Sot me @HashimThaciPM per tu dakordesuar per linjat e prezantimit ne Berlin. Te henen me km kroat,malazez e boshnjak”, ka shkruar Rama.

Një kujtim nga “DokuFesti”

0

DokuFest-shitesi ambolantKrahas filmave dhe dokumentarëve që mund t’i shikosh në “DokuFest” dhe t’i marrësh me vete mbresat që të lënë ata, nga Prizreni i bukur, mund të keni edhe ndonjë kujtim si çantë, gotë apo bluza që mbajnë moton e “DokuFestit”.

“Kemi gjëra duke filluar nga pesë deri në gjashtë lloje të maicave, çantat, gota, stempa për çanta, që në përgjithësi shiten shumë”, ka thënë për “Zërin” Gent Reshtani, pjesë e stafit të “DokuFestit”. Ai thotë se në “DokuShop” merren me shitjen e të gjitha paisjeve që e vetëfinancojnë “DokuFestin”.

“Presim që në ditët në vazhdim të shesim edhe më shumë duke e marrë parasysh se në ditët e fundit programi është më intenziv, si në filma ashtu edhe në muzikë”, ka thënë Reshtani, për të shtuar se janë të kënaqur me shitjet që janë bërë bërë deri më tani.

Bluzat për të rritur, për të dy gjinitë kanë çmimin prej 8 eurove, ato për fëmijë kanë çmimin prej 6 eurove, ndërsa bluzat me mbishkrimin “DokuTech” kushtojnë 7 euro. Në “DokuShop” janë të ekspozuara e në shitje edhe bluzat e edicioneve të viteve të shkuara, që kanë çmimin prej gjashtë eurosh. Gotat, çantat dhe katalogu i edicionit të sivjemë të “DokuFest” kanë çmimin prej pesë eurove, ndërsa butoni kushton një euro.

Vjedhja në BSH, Rama: duhen veprime të kujdesshme

0

Edi Rama-kryeminister i ShqiperiseNë Shqipëri kryeministri Edi Rama tha sot për rastin e vjedhjes disa milionëshe në Bankën e Shqipërisë, qeveria dhe parlamenti do të marrë në analizë cështjen së bashku me institucionet ndërkombëtare dhe bazuar në hetimet e prokurorisë. Në një konferencë të gjatë shtypi, ai deklaroi se Banka është një institucion i pavarur me të cilin qeveria nuk mund të hyjë në një luftë politike, raporton VOA.

Përvec disa zërave të izoluar të cilët kanë folur publikisht, dhe një pjesë tjetër që ka preferuar rrjetet sociale për të shprehur qëndrimet e veta personale, politika shqiptare e të gjithë krahëve, ka qenë tepër e matur në reagimet e saj për skandalin në Bankën e Shqipërisë. Një pozicion që në opinion është perceptuar si një mbrojtje e heshtur ndaj guvernatorit Ardian Fullani.

Qeveria u shpreh për këtë cështje dy javë pasi u bë publike vjedhja përmes një deklarate me tone të kujdesshme. Kësaj deklarate ju përmbajt sot edhe kryeministri Edi Rama ndërsa u pyet gjatë një konference për shtyp. Ai tha se ajo cfarë ka ndodhur përbën një sfidë të trefishtë. Një sfidë për prokurorinë që t’i shkojë deri në fund hetimeve “por jo në rrugën tradicionale të atyre hetimeve që nuk përfundojnë asnjëherë por në mënyrë intensive, gjithpërfshirëse dhe shteruese dhe të nxjerrë nga pikëpamja e vet cdo përgjegjësi.”

Sipas kryeministrit është një sfidë edhe për vetë Bankën por edhe për Qeverinë dhe parlamentin që duhet ta analizojnë ngjarjen: “Cështja e parë është të konkludojmë në mënyrë objektive dhe në mënyrë konstruktive bashkë me institucionet financiare ndërkombëtare dhe bazuar dhe në hetimet e prokurorisë e sigurisht dhe në praktikat më të mira të administrimit të Bankave qendrore se ku qëndrojnë problemet në sistem.”

Vetëm pas kësaj tha kryeministri mund të ndërhyhet “në mënyrë që sistemi të na japë garanci se njerëzit janë nën kontroll dhe pastaj nëse në këtë proces o të jetë e nevojshme të bëhen ndërhyrje të mëtejshme ne nuk kemi asnjë arsye të ngurojmë”.

Kryeministri vuri theksin disa herë te fakti që Banka është një institucion i pavarur. Por në Shqipëri ka dhe shumë institucione të tjera të pavarura, e kjo nuk e ka penguar as qeverinë dhe as zotin Rama që të shprehin hapur pakënaqësitë e tyre dhe të pozicionohen qartë ndaj këtyre institucioneve, sic ishte edhe sot reagimi kundërshtues ndaj presidentit Bujar Nishani i cili ka kthyer së fundi disa ligje në parlament: “Presidenti ka të drejtën e tij të kthejë ligjet, por duhet ta dijë se do ti kthehet mbrapsht cdo dekret, menjëherë, pa humbur kohë se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur më, me argumentat e PD që vijnë nga goja e presidentit”, deklaroi kryeministri.

Reuters: DokuFest fut Kosovën në hartën kulturore

0

DokuFest14-pllatoMe një përshkrim tipik të atmosferës në qytetin e Prizrenit gjatë festivalit ndërkombëtar dokumentar dhe të filmit të shkurtër “DokuFest”, ka filluar shkrimi i Fatos Bytyqit për agjencinë e lajmeve Reuters.

Ky shkrim hedh fokusin në reflektimin e madh të festivalit për të ndryshuar imazhin e Kosovës në botë.

Më tutje thuhet se festivali po rritet gjithnjë e më shumë, deri ne 40 për qind të vizitorëve të sivjetmë janë të huaj, të cilët siç i ka përshkruar drejtori i festivalit për Reuters, Veton Nurkollori, presin në rend për qebap, bukë dhe shishe të birrës vendore.

Prizreni, një vend me traditë shekullore të tregtisë, gjatë festivalit është një udhëkryq kulturor.

Ndër tjerash, autori ka përmendur se si Kosova ende njihet vetëm për luftën e saj dhe si një vend jo shumë i sigurt dhe në këtë drejtim “DokuFesti” është duke bërë punë të shkëlqyer, po e vendos Kosovën në hartën kulturore të botës.

“Bajram Curri” zhgënjehet me mashtrimet e Ramadan Mujës

0

Tubimi ne Bajram Curr 222Banorët e rrugës “Liman Shala” në lagjen “Bajram Curri” në Prizrenit, janë të zhgënyer me mashtrimin që kryetari i Komunës, Ramadan Muja ua kishte bërë gjatë fushatës zgjedhore në nëntor të vitit të kaluar.

Ata thonë se Muja kishte premtuar rregullimin e kanalizimit, mirëpo një premtim i tillë nuk është realizuar.

“Gjatë fushatës zgjedhore vitin e kaluar Ramadan Muja na ka uruar rregullimin e kanalizimit, mirëpo një premtim i tillë nuk është realizuar”, thotë Haxhi Rexhep Shala, banorë i kësaj lagjeje, transmeton TV Prizreni.

Ai tregon se që disa vite me radhë banorët e kësaj rruge kanë kërkuar nga Komuna e Prizrenit, që të intervenojnë në rregullimin e kanalizimit dhe të rrugëve me kubëza për rreth 1000 shtëpi të kësaj lagjeje.

Shala thotë se banorët e kësaj lagjeje i kanë kryer të gjitha detyrimet ndaj Komunës së Prizrenit.

Koordinatori i kësaj Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Fejsal Hoti tha se janë të njoftuar për shqetësimin e banorëve të kësaj lagjeje.

“Në lagjen “Bajram Curri” janë realizuar një mori projektesh,dhe se një gjë e tillë do të bëhet edhe në rrugën “Liman Shala””, tha Hoti. Ai nuk ka saktësuar se kur do të ndodh një gjë e tillë./PrizrenPress.com/

Zafir Berisha, rreth 700 mijë euro pasuri

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka deklaruar pasuri hiq më pak se 690 mijë euro. Ai në formularin e deklarimit të pasurisë e ka deklaruar shtëpinë në vlerë 80 mijë euro, dhe hotelin “Kështjella” në vlerë 600 mijë euro.

Ndërkaq, si pasuri të luajtshme e ka deklaruar një veturë në vlerë 10 mijë euro.

Ai ka deklaruar se ka dy kredi, njërën në vlerë 80 mijë euro e tjetrën në vlerë 60 mijë euro. Poashtu ka deklaruar se i ka marrë edhe dikujt hua në vlerë 100 mijë euro.

Berisha ka deklaruar si të hyra 17 mijë e 856 euro pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, si dhe 6 mijë euro pagë vjetore nga ana e Hotelit Kështjella./blic/