Home Blog Page 8199

Zgjedhjet e reja, rikomponim i strukturës parlamentare

0

KuvendiKosoves5-27Janë dy parti që nuk u druhen zgjedhjeve të parakohshme, pavarësisht nga ajo se sa shpejt mund të organizohen ato.

Është Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka fituar zgjedhjet e fundit dhe Lëvizja Vetëvendosje e cila ka pasur rritje të ndjeshme krahasuar me zgjedhjet e parafundit parlamentare, shkruan Tribuna.

Analistët i shohin të arsyeshme ndrojtjet që kanë zyrtarët e partive të koalicionit paszgjedhor LDK-AAK-Nisma për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Megjithatë, mundësia që Kosova të shkojë në zgjedhje të reja nuk shihet si diçka që do të joshte qytetarët për t’ia mërsyer prapë kutive të votimit.

Mbajtja e zgjedhjeve për herë të tretë brenda një viti siç vlerësojnë analistët do të ishte një maltretim i madh për qytetarinë kosovarë, pasi që këta të fundit nuk janë të obliguar për t’iu ndihmuar subjekteve politike në krijimin e numrave për formim të institucioneve shtetërore.

Kjo sipas tyre, do të reflektonte mosrespektim të vullnetit të tyre qytetarë.

“Kjo ndodh pikërisht për shkak të mosrespektimit të vullnetit të këtyre qytetarëve e të cilën nuk e kanë për borxh që sa herë t’u teket politikanëve të dalin në zgjedhje në mënyrë që t’u ndihmonin atyre për të bërë numrat që do të mund të krijonin qeverinë, sipas tekeve dhe interesave të tyre personale partiake”, ka thënë Mushkolaj.

Ndërkombëtarët nuk kërkojnë koalicion me PDK-në

0

AvdullahHoti-LDKLDK-ja është e palëkundur në koalicionin me dy partitë e Bllokut dhe as nuk e paramendon një koalicion të madh me PDK-në.

Kështu thotë gjatë një interviste për “Zërin” anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti.

Ai shprehet i bindur se nuk ka kurrfarë arsye për zgjedhje të parakohshme, pasi që, siç thotë ai, tani gjithçka është zgjidhur sa u përket numrave dhe dilemave se kush duhet ta formojë qeverinë.

ISIS i pret kokën gazetarit amerikan

0

1133333Një gazetar amerikan është ekzekutuar nga rebelët e ISIS, duke i dërguar kështu mesazh Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gazetari James Wright Foley ishte i raportuar si i zhdukur që nga 22 nëntori i vitit 2012 dhe së fundi ishte parë duke raportuar nga Siria.

ISIS – që tashmë ka marrë nën kontroll një pjesë të madhe të Sirisë dhe Irakut – ka postuar fotografi dhe video për ta dëshmuar aktin e tyre barbar.

Ekzekutuesi i maskuar, në videon makabre që është shpëndarë, flet në anglishte me aksent britanik, ku thotë se kjo vrasje ndodh si përgjigje ndaj sulmeve të urdhëruara nga Presidenti i SHBA’ve, Barack Obama, ndaj ISIS, 12 ditë më parë.

Qeverisë së re i kërkohen hapa për ta përmirësuar imazhin e dëmtuar nga ekstremizmi

0

terroristet kosovar ne siriArrestimet e fundit të dhjetëra qytetarëve si të dyshuar për terrorizëm si dhe shkuarja e qytetarëve në luftërat në Siri e Irak e dëmtojnë imazhin e Kosovës në planin e njohjes nga shtetet e tjera, si dhe në procesin e integrimeve evropiane, kanë thënë njohës të zhvillimeve politike.

Sipas tyre, është krijuar një gjendje që Kosova të shihet si një vend ku burojnë ekstremistët fetarë.

Fisnik Korenica nga Grupi i Studimeve Juridike dhe Politike ka thënë se Qeveria e re do të duhej që të merrte masa në krijimin e një perceptimi real të Kosovës në botë.

“Arrestimet e fundi kanë krijuar një imazh për Kosovën sikur vendi të ketë celulë të ISIS-it në territorin e saj dhe një gjë e tillë përbën një dëm jo vetëm për imazhin Kosovës, por gjithashtu edhe për proceset në të cilat vendi gjendet aktualisht”, ka thënë ai…

BE-ja ende pret që vetë kosovarët të zgjidhin lëmshin institucional

0

Peter StanoNëse gjykohet në bazë të deklaratave zyrtare, atëherë mund të konstatohet se asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimet e Bashkimit Evropian rreth problemeve paszgjedhore në Kosovë.

Siç i tha të martën “Kohës Ditore” Peter Stano, zëdhënës për Zgjerim në Komisionin Evropian, “krijimi i institucioneve të Kosovës është një çështje të cilën e kanë në duar vetë liderët politikë në Kosovë dhe BE-ja nuk do të përzihet se çfarë duhet apo çfarë nuk duhet bërë”.

Që nga përfundimi i procesit zgjedhor zyrtarisht Bashkimi Evropian ka mbajtur këtë qëndrim, ndërsa vetëm ka porositur parimisht se do të ishte mirë që sa më parë të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të vazhdohet dialogu me Serbinë sikur edhe disa procese të tjera në të cilat Kosova është e përfshirë në raportet me Bashkimin Evropian.

Agron Cane tentoi vetëvrasjen

0

Agron CaneGjykata e Sarandës dha masën e arrestit me burg për Agron Canen, sekretarin e deputetit socialist Koço Kokëdhima, i cili u përfshi në një skandal duke kërkuar favore seksuale nga një e mitur 14- vjeçare në shkëmbim të një vendi pune për nënën e saj.

Prokuroria e Sarandës ka ngritur akuzën ndaj 62-vjeçarit edhe për abuzim e ngacmim seksual ndaj të miturve, gjithashtu për ushtrim të ndikimit të paligjshëm për sigurimin e një vendi pune.

Agron Cane u arrestua më 16 gusht, pasi u publikua videoja ku gjatë një bisede Cane i kërkoi një nëne të ve me 4 fëmijë, që kryente marrëdhënie seksuale me vajzën e saj 14 vjeçe në këmbim të një vendi pune.

I akuzuari tha gjatë seancës gjyqësore të caktimit të masës së sigurisë se është i pafajshëm dhe se situatën do e zgjidhte vetë.

“Jam i pafajshëm. Këto do të vërtetohen me provat e tjera që do të paraqesë mbrojtja. Kjo është një goditje politike për për shkak të aktivizimit tim në zyrat e Partisë Socialiste”, tha Cane.

Cane u mbrojt nga avokati i tij, Gjergji Imeraj, ndërsa prokurore e cështjes ishte Rita Gjati.

Avokati i të akuzuarit u shpreh se klienti i tij në momentin e publikimit të videos kishte tentuar vetëvrasjen, duke shtuar se i kishte kërkuar policisë të ruante Canen në paraburgim.

Gjatë seances, prokurorja Gjati tha se prokuroria ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me kryerjen e veprave penale të “Ngacmimit seksual” dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”.

“Organi i procedimit vlerëson se ky arrestim është në përputhje me kushtet e kriteret që përcakton Ligji Procedural Penal në nenet 251 -259 të K.Pr.Penale për këto arsye:

Është kryer një vepër penale nga ato që përcakton neni 251 i K.Pr.Penale, për të cilin ligji material penal e konkretisht nenet 108/a/2 e 245/1 i K.Penal parashikon dënim me burgim jo më të ulët në max se 2 vjet. Personi I arrestuar dyshohet se ka kryer veprat penale.

Ky fakt vërtetohet me aktet e hetimit paraprak që kanë të bëjnë me procesverbalin e kallëzimit të krimit, date 16.08.2014, me procesverbalin e këqyrjes e marrjes së provës materiale, datë 17.08.2014.

Për këto shkaqe kërkoj caktimin e masës së sigurimit për këtë shtetas “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 I K.Pr.Penale, për veprat penale të “Ngacmimit seksual”, parashikuar nga neni 108/a/2 i Kodit Penal dhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal”, tha prokurorja.

Bashkëqeverisja e Bllokut me PDK-në do të krijonte qeveri të lëkundshme

0

ArmandShkullaku-kolumnistAnalisti politik Armand Shkullaku vlerëson se thelbi i zgjidhjes së ngërçit politik në Kosovë janë negociatat dhe kompromisi në mes të partive politike.

Ai ka deklaruar se përveç zgjidhjes ligjoret këtij ngeci që është krijuar, Kosova ka nevojë edhe për një zgjidhje politike.

Shkullaku ka thënë se nëse do të kishim një qeveri të bllokut LDK-AAK-Nisma, prapë do të kishim një qeveri delikate, pasi do ta bënte më të fuqishme opozitën.

Kurse sipas tij, nëse do të kishim një qeveri të drejtuar nga PDK, me disa elemente të peshkuara nga partitë e tjera, prapë do të kishim një qeveri të lëkundshme.

“Mendoj se çdo tentativë për ta përjashtuar plotësisht palën tjetër do ta bëjë mazhorancën e lëkundshme dhe të përkohshme”, ka thënë Shkullaku. /Epoka e Re

Gjermanët kërkojnë nga Blloku të mos lëshojë pe përballë kërkesave të VV-së

0

Albin Kurti dhe ramush haradinajDiplomatët e huaj, sidomos ata gjermanë, ia kanë bërë të qartë koalicionit LDK- AAK-NISMA, se në asnjë mënyrë nuk guxojnë t’i nënshtrohen kërkesave të Vetëvendosjes., aq më pak, që t’i lejojë lëvizjes së Albin Kurtit, t’i prijë bisedimeve me Serbinë, raporton TV Rrokum.
Këtë ia ka thënë televizionit Rrokum, një burim i besueshëm brenda koalicionit. E drejtimi i bisedimeve, është njëra prej kërkesave që ka Lëvizja Vetëvendosje, që t’i bashkohet koalicionit të bllokut.

Sipas këtij burimi, bllokimi i formimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe ndërprerja e privatizimit të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore nuk duhet as të mendohet.

Krejt çka mundet të bëhet te privatizimi, është që të rishikohen rastet që dyshohen se ka pasur keqpërdorime.

I njëjti burim, i ka thanë televizionit se diplomatët gjermanë u kanë kërkuar drejtuesve të partive të koalicionit, të bëjnë për ta bindur lëvizjen e Kurtit që të bëhet demokratike dhe përafërt në kërkesat e tyre si tri partitë e koalicionit LDK, AAK NISMA.

“Ndërkombëtarët, sidomos diplomatët gjermanë, kanë kërkuar mos t’i nënshtrohen Vetëvendosjes, në kërkesat e tyre as me iu pri bisedimeve me Serbinë, e as anulimin e vendimit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ndërsa sa i përket privatizimit, na asht bërë e qartë që nuk guxojmë as të mendojmë me e ndërpre, por munden vetëm të rishikohen ndërmarrjet që dyshohen se ka pasur keqpërdorime. Nëse vërtetohet që ka pas dallavere, atëherë përsëritet privatizimi”, ka thënë ky burim.

I njëjti burim ka treguar edhe se kush ishte shkaktari që nuk u bë nënshkrimi i marrëveshjes ndërmjet koalicionit dhe Vetëvendosjes.

Sipas tij, nuk ka qenë Ramush Haradinaj, por ishte Isa Mustafa ai që ka kundërshtuar t’ia lë drejtimin e bisedimeve Vetëvendosjes.

“I nominuari për kryeministër, RamushHaradinaj nuk ka qenë ai që i ka hëngër fjalët e veta. E vërteta është që ai i ka thënë Vetëvendosjes me iu pri bisedimeve, por ma vonë ka ardhur një reagim nga kryetari i LDK, Isa Musta ku ka thënë që mbas mbledhjes që është zhvilluar me Kryesinë e partisë së tij, kanë dalë shumë pakënaqësi, dhe është marrë vendim të mos pranohen kushtet e Vetëvendosjes, e të cilat i kishte pranuar Haradinaj”, ka theksuar burimi.

Lidhur me kërkesën e PDK për qeveri gjithëpërfshirëse, ky burim ka pohuar se një kërkesë e tillë, në asnjë takim nuk i ka ardhur koalicionit nga ndërkombëtarët. /TV Rrokum/

Serbët duan postin e nënkryetarit të Rahovecit

0

komuna e rahovecitKomuniteti serb i cili jeton në Komunën e Rahovecit ka kërkuar pozitën e nënkryetarit të Komunës për komunitete.

Një kërkesë të tillë në emër të bashkëqytetarëve të saj e ka shtruar dhe arsyetuar Suzana Miliçeviq, kryetare e Komunitetit për Komunitete të Komunës së Rahovecit.

Ajo këtë kërkesë e ka bazuar në udhëzimin administrativ të Ministrisë së Administratës dhe Pushtetit Lokal, nr 2014/01, për emërimin e nënkryetarit të Komunës për komunitete, që mban firmën e ministrit në largim të kësaj ministrie, Slobodan Petroviq.

“Përzgjedhja e nënkryetarit shtesë nësë pakica nuk arrin të kalojë 10 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë, atëherë kjo mund të bëhet në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal. Nënkryetari shtesë do të na ndihmonte për këshilla, integrimin e komuniteteve në jetën institucionale si dhe në zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballët ky komunitet joshumicë”, ka thënë Miliçeviq, raporton Rahovecpress. Sipas së cilës me punën e tij do të ndihmoje në përfaqësimin e interesave të serbeve, të romëve, egjiptianëve dhe ashkalinjeve, por edhe shqiptarëve.

Por, shefi i Zyrës Komunale për Komunitete, Slavisha Kollashinca, e sheh të pamundur realizimin e kërkesës së bashkëkombëseve të tij.

Ndryshe, Komuna e Rahovecit për herë të fundit ka pasur nënkryetar të Komunës për komunitete prej 2008 e deri në qershor të vitit 2010.

Haliti: Kushtetuesja e ka të formësuar vendimin

0

XhavitHaliti-pdkPartitë parlamentare në Kosovë i kanë bërë të gjitha përgatitjet për ballafaqimin, që do të zhvillojnë këtë të enjte në seancën dëgjimore në Gjykatën Kushtetuese, për zgjedhjen e kontestuar të kryeparlamentarit kosovar.

Në këtë seancë, Kushtetuesja u ka ndarë nga dhjetë minuta kohë secilës forcë parlamentare, përkatësisht PDK-së në njërën anë dhe forcave të tjera politike në anën tjetër.

Meqenëse PDK është palë, e cila ka dërguar rastin e seancës konstituive në Gjykatën Kushtetuese, përfaqësuesi i saj, deputeti Xhavit Haliti, ka thënë për Top Channel se nuk do të kenë nevojë për paraqitje të argumenteve shtesë në seancë dëgjimore. Madje, Haliti beson se tashmë Kushtetuesja e ka të formësuar vendimin, në bazë të të dhënave me shkrim që i kanë dërguar forcat politike.

“Sidoqoftë, ne do të shkojmë dhe do t’ia lëmë Gjykatës Kushtetuese, të analizojë lëndën që kemi dorëzuar. Unë besoj se ata e kanë analizuar dhe e kanë studiuar deri tani, ndoshta mund të kenë edhe vendimin e formësuar. Si pjesën tonë të shkruar, edhe pjesën e dorëzuar nga koalicioni i tri partive politike”, tha Xhavit Haliti, deputet i PDK, transmeton TCH.

Haliti është i bindur se vendimi do të jetë i qartë dhe do t’i japë të drejtë PDK-së, por sipas tij ky vendim i Gjykatës nuk pritet ta zgjidhë ngërçin e krijuar politik. Partitë politike të koalicionit paszgjedhor, që kanë kërkuar seancë dëgjimore, gjithashtu nuk priten të paraqesin argumente jashtë atyre me shkrim, që kanë dorëzuar në Gjykatë.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila do të mbrojë të enjten në Kushtetuese argumentet e koalicionit paszgjedhor, ka thënë se – kur e kanë kërkuar seancën dëgjimore – kanë menduar që Gjykata do ta ftojë aty Sekretarinë e Kuvendit, për të dëshmuar për procedurat gjatë seancës konstituive.

“Nuk është se presim diçka të jashtëzakonshme. Natyrisht që, krejt qëllimi i seancës dëgjimore është që të sqarohet edhe më tutje ndonjë gjë, që mund të ketë mbetur e paqartë për gjyqtarët në materialet që kanë lexuar. Por, qëllimi i kërkesës për seancë dëgjimore, në fakt, ka qenë që të ftohet administrata e Kuvendit apo Sekretariati, si organe që kujdesen për mbarëvajtjen e seancës. Megjithatë, Gjykata ka vendosur që të mos i ftojë ato, por partitë politike”, tha Vjosa Osmani, deputete e LDK-së.

Top Channel e ka parë ftesën, përmes së cilës Kushtetuesja u ka bërë të ditur përfaqësuesve të subjekteve parlamentare, se e kanë të domosdoshme të jenë në enjten në sallën e gjyqit, nga ora 9 e mëngjesit.