Home Blog Page 8200

OBSH: 1229 viktima nga virusi Ebola

0

Virusi EbolaOrganizata Botërore e Shëndetësisë, thotë se në Afrikën Perëndimore kanë humbur jetën edhe 84 persona të tjerë, si rezultat i virusit të Ebolës, duke e çuar numrin e vdekjeve nga epidemia në 1229.

Agjencia e OKB-së tha të martën se numri i infeksioneve të konfirmuara, ose të dyshuara si të tilla, ka arritur në 2240, përfshirë 113 raste të reja javën e kaluar, raporton VOA.

Shumica e vdekjeve kanë ndodhur në Liberi, ku autoritetet nuk po arrijnë ta vënë nën kontroll virusin.

Qeveria e Liberisë thotë se i ka gjetur të 37 personat që dyshohet se janë të infektuar nga virusi, të cilët u largua nga një qendër izolimi në kryeqytetin Monrovia, pasi ajo u sulmua dhe plaçkit nga persona të armatosur të djelën.

Ministria e Informacionit e Liberisë bëri të ditur se banorët në zonën ku është qendra e izolimit, që e sulmuan atë, kishin kujtuar se ajo shërbente për të sjellë persona të infektuar nga pjesa tjetër e vendit.

Itali, përplasen dy avionë luftarakë

0

Itali-përplasen dy avionë luftarakëNjë incident në qiejt e Italisë është shënuar gjatë së martës, ku dy avionë “Tornado” të Aeronautikës Ushtarake janë përplasur mbi rajonin Marche, apo mbi komunën Ascoli Piceno.

Në bord ishin 4 ushtarakë, të cilët për momentin rezultojnë të zhdukur, për të cilët është nisur një skuadër ekspertësh për t’i kërkuar.

Dy avionët, sipas raportimeve të ANSA-s nga burime të mirë informuara, ishin duke zhvilluar një aktivitet për qëllime luftarake, por janë përplasur me njëri-tjetrin. Në vendin e ngjarjes, momentalisht janë gjetur vetëm një motor dhe pjesë të tjera të avionëve.

Pilotët e dy “Tornadove” të përplasur besohen të jenë shkëputur nga avionët, por ende nuk është konfirmuar, pasi edhe mund të kenë mbetur viktima. Në zonën e rënies së tyre ka ende skuadra zjarrfikësish.

Gjini: Kushtetuesja po e shkruan Kushtetutën

0

ArdianGjini-aakIsh-kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se në vend që të bëjë një interpretim të Kushtetutës, ajo po e shkruan atë.

Gjini në “InfoMagazine” të Klan Kosova ka thënë se qytetarët duhet të presin edhe pak për të vërejtur menjëherë ndryshimet me qeverinë e re, ndërsa tha se besimi midis partive në bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma është shumë i madh.

Sipas tij, ndërkombëtarët nuk është se e favorizojnë ndonjë koalicion a parti, por interesohen për prioritetet e qeverisë së re.

“Jemi të gjithë në pritje se çfarë do të ndodhë. Por jam i pari që do të dilja të thoja se po fillojmë ta prishim rendin kushtetues, sepse ajo po e shkruan Kushtetutën e jo interpreton”, ka thënë Gjini.

“Nganjëherë po i lexoj portalet, gazetat dhe sinqerisht po ju them, po më del gazi. Për shkak se shumë prej nesh jemi brenda këtij procesi dhe dimë më shumë nga ajo që del në sipërfaqe. Absolutisht, besimi është i madh midis tre palëve. I themi qytetarëve të presin edhe pak, do ta shohin një qeveri të re dhe do ta vërejnë ndryshimin shumë shpejt”, ka thënë Gjini në Klan Kosova.

“Ne kemi takime të vazhdueshme dhe të shpeshta me ndërkombëtarët. Deri më tani ka vetëm interes se cilat do të jenë prioritetet e qeverisë së ardhshme. Nuk ka interesime të tjera. Praktikisht, në Kosovë nuk ka ngërç politik, por abuzim me provizione kushtetuese që nuk janë të qarta”.

Viti 2014, vit i humbur për Kosovën

0

Kosove-Qeveria-KuvendiVit i humbur për Kosovën llogaritet 2014-a. Vendi që në fillim vit doli nga zgjedhjet lokale, e vetëm 6 muaj pas u përball me ato të jashtëzakonshme nacionale, thuhet të jetë e vështirë të marrë veten.

Mungesa e institucioneve qysh prej majit kur u shpërbë Kuvendi dhe që pritet të zgjasë së paku edhe për një periudhë, i ka shkaktuar vendit pasoja të mëdha, raporton KTV.

Vonesat në agjendën legjislative do ta lënë Kosovën prapa në integrime, e nga kjo mungesë nga kontrolli legjislativ kanë dalë edhe Qeveria e shumë organe që të vetmin mbikëqyrës e kanë Kuvendin e Kosovës.

Albert Krasniqi nga KIPRED-i ka thënë se përveç të gjitha këtyre, pasoja të jashtëzakonshme mungesa e institucioneve ka shkaktuar në zhvillimin ekonomik të vendit.

Por, për Lorik Bajramin nga organizata Çohu, vonesa e institucioneve edhe mund të mos shkaktonte shumë telashe, sikur vendi të kishte një administratë të përgjegjshme. Ai thotë se në rastin e Kosovës po ndodh një paradoks, transmeton Koha.net.

Derisa gjithçka është në dorën e kushtetueses dhe një vendimi që pritet të japë ajo pas seancës, ku do t’i përballin argumentet të dyja blloqet, koalicioni LDK, AAK e Nisma po presin që një seancë e re e Kuvendit të ndodhë javën që vjen.

Arsim Bajrami përfaqëson PDK-në në Kushtetuese

0

arsim bajramiGjykata Kushtetuese më 21 gusht do të mbajë seancë dëgjimore për rastin e dërguar nga Partia Demokratike e Kosovës, ku kontestohet seanca konstituive e 17 korrikut. PDK si përfaqësues të sajin në këtë përballje ka caktuar profesorin e të Drejtës Kushtetuese, Arsim Bajrami.

Derisa partnerët e bllokut LDK-AAK-Nisma, ditë më parë kanë bërë të ditur se në përballjen në Gjykatën Kushtetuese, në seancën ku do të trajoeht lënda e PDK-së rreth konstituimit të Kuvendit, do të përfaqësohen nga deputetja Vjosa Osmani, lajmi.net, mëson se PDK do të përfaqësohet nga deputeti Arsim Bajrami.

Dy juristët, Arsim Bajrami dhe Vjosa Osmani do të jenë përballë njëri tjetrit, i parë për të mbrojtur lëndën e dërguar në Kushtetuese nga PDK, ku kontestohet konstituimi i organeve të Kuvendit të datës 17 korrik, ndërsa Osmani për të mbrojtur, zgjedhjen e liderit të partisë së saj, Isa Mustafa, si kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pritet të qartësojë situatën dhe të nxjerrë vendin nga ngërçi politik, duke i hapur rrugë formimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit. Por nuk përjashtohet edhe mundësia që vendi të dërgohet në zgjedhje të reja të parakohshme.

OJQ “Thesari” në Dragash, organizon fushatë vetëdijesimi për regjistrimin e mërgimtarëve

0

demir reshitiii1Shoqata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Thesari” është ndër OJQ-të e para nga komuna e Dragashit e cila deri më tani ka realizuar një varg projektesh dhe aktivitetesh kulturore. Projekti më i ri që këto ditë është duke e jetësuar “Thesari”, titullohet “Fushatë vetëdijesimi për regjistrimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit”.

Projekti në fjalë është duke u realizuar me mbështetjen financiare të Ministrisë së Diasporës dhe ka për qëllim vetëdijesimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit për rëndësinë e procesit të regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.

Drejtori i OJQ “Thesari”, Demir Reshiti, i cili njëherësh është edhe koordinator i këtij projekti, ka theksuar për “Prizren Press” se projekti është duke u realizuar në disa faza. Sipas Reshitit, fillimisht është bërë identifikimi i pjesëtarëve nga diaspora, pastaj janë organizuar takime me mërgimtarë me qëllim të vetëdijesimit të tyre për rëndësinë e procesit të regjistrimit të diasporës dhe mërgatës. Janë ndërmarrë gjithashtu hapa në evidentimin e mërgimtarëve të cilët nuk e kanë kryer procesin e regjistrimit dhe në ofrimin e ndihmës konkrete në plotësimin e formularit të regjistrimit.

Reshiti ka theksuar se në kuadër të mundësive buxhetore është përgatitur edhe
material propagandistik (pllakate etj.) të nevojshme për vetëdijesimin dhe stimulimin e bashkatdhetarëve për t’u regjistruar.

Përfitues nga ky projekt do të jenë bashkatdhetarët nga Diaspora, Ministria e Diasporës dhe organizatat tjera të angazhuara në procesin e regjistrimit të diasporës dhe mërgatës.

“Duke marrë parasysh se komuna e Dragashit ka një numër t? madh të popullatës që jetojnë jashtë shtetit e që vlerësohet se është rreth 1/3 e banorëve të kësaj komune, ata janë një potencial i madh i pashfrytëzuar si në aspektin njerëzor (profesionist të fushave të ndryshme), poashtu edhe financiar (zhvillim të biznesit). Bazuar në numrin e madh të mërgimtarëve nga komuna e Dragashit, është e domosdoshme që t’ju ndihmohet atyre për ta kryer procesin e regjistrimit”, ka thënë Reshiti, duke shtuar se ideja e këtij projekti është që t’ju afrohet ndihmë konkrete qytetarëve të komunës së Dragashit të cilët jetojnë në diasporë e njëkohësisht edhe Ministrisë së Diasporës së Republikës së Kosovës në mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit.
Sipas Reshitit, efekti kryesor që do të jetë me zbatimin e këtij projekti është se me vetëdijesimin për regjistrimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit, do t’ju shërbejë autoriteteve lokale dhe atyre të nivelit qendror për të ditur numrin e bashkatdhetarëve por edhe kapacitetet e tyre ekonomike dhe mundësitë e tyre eventuale për të investuar në zhvillimin ekonomik të komunës. Me këtë, njëherësh edhe do të rritej besimi i qytetarëve në autoritetet lokale dhe qendrore si dhe bashkatdhetarët do të mbesin të kënaqur me qasjen nga ana e shoqërisë dhe institucioneve.

Për zbatimi e këtij projekti, “Thesari” ka koordinuar aktivitetet me zyrtarin komunal për regjistrimin e Diasporës dhe Mërgatës, Dritan Ramadani.

Projekti “Fushatë vetëdijesimi për regjistrimin e mërgimtarëve nga komuna e Dragashit”, është paraparë të realizohet gjatë muajve korrik dhe gusht 2014, periudhë kjo kur numri më i madh i bashkatdhetarëve vjen në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore.

Shoqata për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore “Thesari” është Organizatë Joqeveritare (OJQ) e themeluar në vitin 2000. “Thesari” është ndër OJQ-të e para nga komuna e Dragashit e themeluar me qëllim të: Mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në komunën e Dragashit dhe më gjerë; Organizimit të aktiviteteve kulturore në regjionin e Opojës dhe Gorës të komunës së Dragashit dhe më gjerë.

Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata ndërmerr: aktivitete kulturore për promovimin e kulturës, botimin e revistës “Thesari”, botimin e librave, seminare, tribuna shkencore, organizmin e orëve letrare e koncerteve, takime pune, fushata të organizuara për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut, përparimin e barazisë gjinore; zhvillimi i materialeve propaganduese për promovimin e kulturës.

OJQ Thesari ka realizuar disa projekte. Projektet më të fundit që ka realizuar kjo shoqatë është: “Fushatë për ngritjen e vetëdijesimit për arsimim të femrave në zonat rurale të komunës së Dragashit”, të cilin e ka mbështetur Agjencia për Barazi Gjinore” që vepron në kuadër të zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës (Tetor-Nëntor 2012) si dhe projektin “Përmirësimi dhe avancimi i shërbimeve administrative për diasporën në komunën e Dragashit”, të mbështetur nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës (Korrik-Gusht 2013)./PrizrenPress.com/

Kushtetuesja përjashton Kadri Kryeziun nga “rastet politike”

0

Kadri KryeziuGjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që publikisht të qortojë gjyqtarin Kadri Kryeziu për shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat.
Sipas një njoftimi të Gjykatës, komisioni i gjyqtarëve, i formuar me vendim të Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, ka dorëzuar raportin përfundimtar me të gjeturat përkitazi me pretendimet e ngritura ndaj gjyqtarit Kadri Kryeziu.

Gjyqtari Kryeziu ka prezantuar gjithashtu rastin e tij para Gjykatës, duke pranuar se ka pasur gjykim të gabuar të situatës në të cilën është gjetur ai.

“Në përputhje me propozimin e vetë gjyqtarit Kryeziu dhe me raportin e Komisionit të gjyqtarëve, Gjykata vendosi që publikisht të qortojë gjyqtarin Kryeziu për këtë shkelje dhe ta përjashtojë atë nga pjesëmarrja si gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese në çdo rast tjetër që mund të ketë kontekst politik, e ku, ndër të tjera, si palë para Gjykatës mund të paraqiten: Presidenti i Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit dhe komunat”, thuhet në njoftim.

Kadri Kryeziu, gjykatës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, është akuzuar të jetë parë në një takim parazgjedhor të PDK-së, Hashim Thaçi. /Telegrafi/

“Ballkoni”, nga Venediku në “DokuFest”

0

201408191712111466005Nga viti 2013 filmi “Ballkoni” i regjisores Lendita Zeqiraj, ku pati premierën botërore në Venedik, e deri më sot, numëron 65 festivale ndërkombëtare të filmit,në të cilat tashmë ka qenë pjesëmarrëse, dhe 30 përqind prej tyre janë festivale të kategorisë A dhe B, sikurse edhe në festivale që janë kualifikuese për çmimin “Oscar”. Disa nga festivalet më të rëndësishme ku filmi ishte pjesëmarrës janë: Varshava, Venediku, EFA, Palma Springs, Busan, Selanik, Triesta…,mirëpo, qershia mbi tortë duket të mbetet festivali ku e nisi rrugëtimin ky film, që konsiderohet të jetë më i suksesshmi në kinematografinë kosovare, pasi që, festivali i Venedikut në regjistrin e tij do të mbaj si filmin e vetëm shqiptar që është shfaqur ndonjëherë në këtë festival, deri sa të thyej akullin ndonjë film tjetër në vitet e ardhshme.

Lendita Zeqiraj: Filmi është cilësuar si një arritje shumë e madhe kinematografike

Lendita Zeqiraj, regjisorja e filmit, për KultPlus tha se gjithë këtë sukses të filmit nuk e kishte menduar asnjëherë.
“Nga 65 festivale, 20 prej tyre janë të kategorisë A. Është një sukses që nuk e kemi pritur, një sukses kaq të madh por, si duket është veçantia e filmit, duke filluar nga tema që është e trajtuar në mënyrën tragjiko-komike, temë aktuale e ditëve të sotme, pastaj filmi nuk ka të bëjë me luftën dhe për luftën, filma që kanë parë deri më tashti nga Kosova. Dhe, veçantia tjetër është edhe trajtimi në aspektin teknik që ka pas filmi, është me një plan sekuencë”, ka thënë Zeqiri, sipas të cilës, filmi në të gjitha pjesëmarrjet kishte marr komente pozitive.

“Filmi është cilësuar si një arritje shumë e madhe kinematografike, me një origjinalitet dhe me një mënyrë shumë të veçantë të trajtimit origjinal të gjithë asaj që është paraqitur në film. Është cilësuar si arritura më e madhe e filmit të shkurtër me një plan sekuencë. Tërë kohën jam befasuar dhe jam kënaqur, ky ka qenë një konfirmim shumë i madh i punës dhe është sigurisht një shtytje që pikërisht këtë lloj stili ta përvetësoj dhe ta mbaj edhe për punët e së ardhmes”, u shpreh Zeqiraj.

Bujar Kabashi: “Ballkoni”, e promovoi edhe Kosovën nëpër Botë

Por jo me më pak emocion është duke e pritur prezantimin e këtij filmi në edicionin e XIII të Festivalit të Filmit Dokumentarë dhe atij të Shkurtë “DokuFest”, ku filmi “Ballkoni”, do të shfaqet të enjten, në kategorinë e filmave ballkanik.

“DokuFesti për mua është një kënaqësi shumë e madhe, shumë i veçantë. Filmi “Ballkoni”, është xhiruar në Suharekë, është përkrahur nga komuna e Suharekës, nga kryetari i atëhershëm Blerim Kuqi. Shumë prej ekipit kanë qenë vendas, dhe tani “Ballkoni” po i kthehet vendlindjes. Pas tërë këtij udhëtimi, mbi 65 festivale pjesëmarrëse, tani “Ballkoni” do të mund të shihet edhe nga vendasit”, tha në fund, regjisorja e filmit “Ballkoni”, Lendita Zeqiraj.

Ndërsa producenti i filmit, Bujar Kabashi tha se filmi përveç që është prezantuar në shumë vende të botës, ky film edhe e ka promovuar shtetin e Kosovës.
“Puna e punëtorëve të filmit nuk është vetëm të bëjnë gjëra të bukura, por edhe ta promovojnë filmin dhe shtetin. Ne kemi filluar nga Venediku, dhe kemi bërë një rrugë shumë të gjatë, dhe ka qenë mënyra më e mirë e promovimit, jo vetëm e filmit por edhe e shtetit, dhe kjo duhet të jetë qëllimi kryesor i produksionit dhe i tërë filmit”, tha Kabashi./KultPlus.com

VV me kushte për qeverisje

0

VV-logo9-09Lëvizja Vetëvendosje është e interesuar që të jap kontributin për ndryshim të qeverisjes në Kosovë.

Kështu deklarojnë zyrtarë të kësaj lëvizje, duke shtuar se ata do të jenë pjesë e qeverijes me koalicionin LDK-AAK-Nisma vetëm në rast se pranohen kushtet e tyre për dialog dhe privatizim.

Përderisa blloku LDK-AAK-Nisma paralajmëron qeverisje gjithëpërfshirëse, por pa Partinë Demokratike, përfaqësues të Vetevendosjes theksojnë se një gjë e tillë do të jetë e mundur vetëm nëse pranohen kushtet e tyre. Zgjim Hyseni anëtarë i Këshillit të përgjithshëm të Vetëvendosjes tha për Radio Kosovën, se nuk janë për pushtet me cdo kusht

“Levizja Vetevendosje e ka gjithë vullnetin që të bëhet pjesë dhe që të jap kontributin e saj në koalicionin eventual të ardhshëm, mirëpo VV nuk e ka qëllim pushtetin për hir të pushtetit dhe me cdo kusht”.

Ai thekson rendësinë e formimit të institucioneve të Kosovës, të cilat do të sillnin ndryshimin e qeverisjes në vend, mirëpo për të qenë pjesë e këtyre institucioneve nuk tejkalohen kushtet e Vetëvendojes për udheheqje të dialogut dhe privatizimit.

“Në këtë drejtim koalicioni LDK, AAK dhe Nisma gjendet në pozitën e zjgedhjes pak a shumë mes dy opcioneve , e para është zjgedhja e qeverisjes thjeshtë me Listen serbe dhe minoritetet ku në këtë rast qeverisja e ardhshme do të jetë edhe peng i politikave të Beogradit, sepse ne e dijmë që lista serbe është në një farë mënyre e kontrolluar nga Beogradi dhe në anën tjetër e ka edhe opcionin e LVV, i icli opsion është për mirëqeverisje dhe për zhvillim dhe që ka për qëllim që Kosovën me vendos në disa binar tjerë që janë binar të zhvillimit”.

Ndërkohë blloku LDK, AAK, Nisma beson se javën e ardhshme do të mbahet nëj seancë e Kuvendit dhe menjëherë pas kësaj do të ripërtrihet komunikimi me lëvizjen Vetëvendosje.

Begaj priti kapitenin Rust Gaudenz të KFOR-it zviceran

0

Begaj-Rust GaudenzKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësuesin e KFOR-it zviceran (LMT), kapitenin Rust Gaudenz, me të cilin biseduan rreth bashkëpunimit të ndërsjelltë në fushën e sigurisë, si dhe aspekte tjera të përgjithshme rreth fushës së sigurisë në Malishevë.

Begaj falënderoi kapitenin Rust dhe KFOR-in zviceran (LMT) në përgjithsi, për bashkëpunimin të mirë që kanë me Komunën e Malishevës në çështjet e sigurisë së përgjithshme, dhe u shpreh i gatshem për bashkëpunim të më tejshem dhe të ndërsjelltë me KFOR-in (LMT).

Gjendja sigurisë së përgjithshme, si nga ana e KFOR-it (LMT), po ashtu edhe nga  Begaj u vlerësua e qetë në komunë dhe pa incidente të cilat mund ta prishin sigurinë e përgjithshme në Komunën e Malishevë. /PrizrenPress.com/