Home Blog Page 8198

Arrestohet për mashtrim pronarja e një Agjensioni Turistik në Prizren

0

PoliciaKS-prangatËshtë arrestuar për mashtrim pronarja e një Agjensioni Turistik në Prizren. Policia e Kosovës njofton se ajo ka mashtruar një person duke ia marrë 2200 euro për rezervim të pushimit.

“Është arrestuar një femë, pronare e një Agjensioni Turistik, pasi që e njëjta ka mashtruar një mashkull, duke i marrur 2200 € për një rezervim të pushimit”.

E dyshuara me vendim të prokurorit është dërgohet në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Seminari Albanologjik theu blloqet

0

Seminari AlbanologjikNë ditën e dytë të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhë, Letërsi dhe Kulturë Shqiptare, është shënuar 40-vjetori i këtij institucioni. Me këtë rast të gjithë ish-drejtorët e Seminarit, janë nderuar me mirënjohje nga dekani i Fakultetit Filologjik. Njëri nga ta, akademiku Rexhep Ismajli, ka vlerësuar se Seminari gjatë viteve të ‘70-a dhe ‘80-a, ka thyer blloqet politike e ideologjike, duke mbledhur albanologë nga e gjithë bota

Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studentë e studiues që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e dy sesione. Në vitin 1991 është ndërprerë veprimtaria e tij nga organet e dhunshme serbe.

Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Nga viti 2000 Seminari zhvillohet sërish në Prishtinë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sivjet Seminari është duke u mbajtur për herë të 33-të. Por krejt këto vite, e karakterizojnë këtë ngjarje me histori të ndryshme e vështirësi të shumta. Pikërisht për shkak të tyre, të martën, dekani i Fakultetit Filologjik të UP-së, Sedat Kuqi, ka ndarë mirënjohje për ish-drejtorët e Seminarit, atyre që janë gjallë dhe atyre tashmë që nuk janë në mesin tonë.

“Meritat e profesorëve, por edhe të themeluesve dhe institucioneve tjera, nga i pari deri tek i fundit, kanë kontribuuar për ekzistimin e këtij Seminari”, është shprehur Kuqi. Të parit që ia ka ndarë mirënjohjen, ka qenë akademik Idriz Ajeti, e pas tij është nderuar ish-drejtori Zejnullah Rrahmani, por i cili nuk ishte prezent.

Me mirënjohje është nderuar edhe Bahri Beci, ish-drejtor i Seminarit, derisa ky i fundit është mbajtur në Shqipëri. Mirënjohje postmortum i është ndarë ish-drejtori Fadil Raka, të cilën e ka pranuar djali i tij. Me mirënjohje është nderuar edhe profesor Imri Badallaj, Imri Matoshi e Rexhep Ismajli. Ky i fundit ka folur në emër të të gjithë ish-drejtorëve. Ismajli tha se nuk e kishte menduar asnjëherë historinë kaq të gjatë të Seminarit, pasi para luftës së fundit në Kosovë, jeta sipas tij ka qenë e paqëndrueshme.

Vërmica me objekt të ri shkollor, por me statusin e paraleles së ndarë

0

Shkolla-Klasa-bankaFshati Vërmicë sipas drejtuesve të arsimit në Malishevë do ta ketë gati objektin e ri shkollor më 1 shtator, por jo edhe shkollën e pavarur.

Shkolla do të vazhdojë të funksionojë si paralele e ndarë e shkollës “Gjergj Kastrioti” në Llazicë, shkruan Koha Ditore. Këtë e kanë konfirmuar të martën edhe drejtori i shkollës amë të paraleles së Vërmicës, “Gjergj Kastrioti” nga Llazica, Fadil Javori, edhe ai i Drejtorisë komunale të Arsimit (DA) në Malishevë, Blerim Thaçi.

“Sipas informatave që kam, objekti i ri shkollor në Vërmicë do të jetë i gatshëm më 1 shtator, por shkolla e Vërmicës do të vazhdojë të funksionojë si paralele e ndarë e shkollës së Llazicës pasi bazuar në ligj ende nuk i plotëson kushtet për pavarësim, pengesë kryesore është numri i vogël i nxënësve, ku nga ky fshat janë rreth 200 nxënës apo më pak”, ka thënë drejtori Javori.

24 seanca gjyqësore në Prizren

0

Prizren-GjykataNë Gjykatën Themelore në Prizren do të mbahen sot 24 seanca gjyqësore.

“Departamenti i Përgjithshëm do t’i procedojë 22 seanca gjyqësore, dhe Departamenti për të Mitur do t’i mbaj 2 seanca gjyqësore”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj. /PrizrenPress.com/

Ramadan Muja filloi të hapet, por nuk mjafton

0

RamadanMuja-makinaPas thirrjeve të vazhdueshme të Forumit Transparenca drejtuar kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që të hapë vendimmarrjen, para disa ditësh ai vendosi t’i hapë takimet e tij me drejtorët për mediat dhe shoqërinë civile. Për Forumin Transparenca, ky veprim paraqet një lëvizje pozitive drejt transparencës dhe llogaridhënies, por në asnjë mënyrë përmbushje të plotë të këtyre parimeve të qeverisjes demokratike. Për këtë arsye, ne i bëjmë thirrje kryetarit të komunës që këtë veprim fillestar ta pasojë me hapa të tjerë të rëndësishëm. Hapja e takimeve ku votohet vetëm formalisht dhe merren vendimet e dakorduara paraprakisht paraqet një manifestim të zbehtë të transparencës dhe llogaridhënies.

Për të vazhduar me veprime të njëmendta drejt qeverisjes demokratike, nga kryetari i komunës kërkojmë publikimin e gjithë materialit (propozimeve) një javë para se të mbahet takimi i tij me drejtorët. Kjo do të mundësonte hapjen e vendimmarrjes dhe do t’u ofronte kohë të mjaftueshme të gjitha palëve të intersuara që të japin komente para se të merren vendimet përfundimtare. Pasi që kryetari i komunës ka krijuar praktikën e takimeve përgatitore me drejtorët (një javë para takimeve të vendimmarrjes), nga ai kërkojmë që edhe ato takime t’i hapë për mediat dhe shoqërinë civile.

Në të njëjtën kohë, duke e vlerësuar rëndësinë që ka në qeverisjen demokratike, Forumi Transparenca kërkon që mediave dhe shoqërisë civile t’u ofrohet qasje në të gjitha fazat e procesit të prokurimit publik. Ne mendojmë që komuna e Prizrenit vazhdon të jetë e mbyllur, duke e kufizuar menaxhimin e parasë publike në disa individë brenda ekzekutivit. Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me parimet e qeverisjes transparente dhe llogaridhënëse. Për këtë arsye, Forumi Transparenca kërkon që mediave dhe shoqërisë civile, e përmes tyre edhe gjithë qytetarëve, t’u ofrohet mundësia e monitorimit të të gjitha proceseve të prokurimit publik, nga vendimet për shpalljen e thirrjeve deri në hapjen dhe vlerësimin e ofertave.

Forumi Transparenca është trup joformal i përbërë nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike dhe misioni i tij është koordinimi i veprimeve të këtyre akterëve për të rritur nivelin e transparencës dhe llogaridhënies së qeverisjes lokale të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

KPF jep disa rekomandime Kuvendit të Malishevës

0

KPF ne Malisheve-mbledhjaKomiteti për Politikë dhe Financa (KPF), i drejtuar nga kryesuesi Enver Hoti, ka mbajtur mbledhjen e shtatë të radhës, ku veç rendit të ditës janë trajtuar disa nga pikat e mbledhjeve të kaluara, janë dhënë disa rekomandime për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Anëtarët e KPF-së kanë miratuar dhe rekomanduar për kuvend kërkesën për marrjen e vendimit për dhënien në shfrytëzim të Hapësirave përmbi objektin e Kullës në Qytezën e Malishevës me qëllim të vendosjes së antenave të telefonisë mobile, si dhe raportin financiar Janar-Dhjetor 2013 nga K.R.M “Ekoregjioni” SH.A, njësia operative në Malishevë, raporti vjetor i punës për vitin 2013, dhe Plani operativ i shërbimit të mbeturinave dhe zgjerimi për vitin 2014, pika këto nga mbledhjet e kaluara.

Ndërsa pika tjera të cilat u shqyrtuan dhe u rekomanduan për kuvend ishte raporti i punës për vitin 2013 i Qendrës për punë sociale dhe plani i punës për 2014, pastaj raporti i punës për vitin 2013 i zyrës së prokurimit dhe plani i punës për 2014, kërkesa këto që vijnë nga LDK.

Rekomandim për kuvend anëtarët e KPF-së dhanë edhe raportin e DKAE-së për fillimin e vitit shkollor për vitin 2014/15, pik tjetër e rekomanduar ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i propozimeve nga komisioni komunal për plotësimin dhe ndryshimin e Statusit të Komunës së Malishevës. /PrizrenPress.com/

Zgjedhjet “djegin” Ramushin

0

Ramush haradinaj ne zgjedhjeRamush Haradinajt do t’i rrezikohet përkrahja e partive të Bllokut, nëse Kosova detyrohet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në vjeshtë, si mundësi e vetme për të dalë nga kriza institucionale në vend, shkruan Zëri.

Një kandidaturë të mundshme për kryeministër, edhe nëse LDK, AAK dhe Nisma do të arrinin koalicion parazgjedhor, do ta synonte LDK-ja, si partia më e madhe në koalicion.

Arsim Gërxhaliu tërhiqet nga gërmimet: Nuk duroj ma

0

Arsim GerxhaliuUdhëheqësi i gërmimeve në Rashke dhe në vendet e tjera Serbe për gjetjen e trupave, Arsim Gërxhaliu, duket se është tërhequr nga ky proces.

Ai ka shkuar në rrjtin social Facebook se nuk mundet më ta vazhdojë këtë punë.

“15 vjet vullnetar …durova…por me tu perzi edhe ne profesion …nuk duroj ma….Boll Ma”.

Gërxhaliu është është doktor i mjëksisë ligjore edhe më herët është ankuar për pengesat që po i bënë shteti serb për ti idetifikuar trupat atje.

Politikë apo rektor?

0

RektoriatiEdhe tri ditë kanë mbetur për t’u përmbyllur konkursi për rektor të Universitetit të Prishtinës. Mirëpo që nga 8 gushti e deri në ditën e martë, në ndërtesën e Rektoratit vetëm një kandidat ka dërguar formularin e tij për aplikim.

Ky konkurs për zgjedhje të rektorit ka ardhur si pasojë e shkarkimit të ish-rektorit të UP-së, Ibrahim Gashi. Përderisa dorëheqja e rektorit Gashi tashmë është arritur, zgjedhjet për rektorin e ri kanë filluar.

Mirëpo ekspertët e arsimit shprehen në mëdyshje se në zgjedhjen e rektorit nuk do të ketë ndërhyrje politike. Sipas tyre, është e pamundur që Universiteti i Prishtinës të shkëputet nga politika, sepse brenda vetë Universitetit të Prishtinës ka njerëz që janë të kyçur në politikë.

Eksperti për çështje arsimore, Dukagjin Popovci, thotë se duhet të krijohen parakushtet që rektori i ardhshëm të jetë jashtë ndikimit të politikës ditore. Sipas tij, ngjarjet e para gjashtë muajve kanë lënë mesazh se deri ku do të mund ta sillte gjendjen në Universitetin e Prishtinës ndërhyrja e politikës.

“Nga ngjarjet e para gjashtë muajve në Universitet e kemi parë se deri ku mund ta sjellë UP-në ndërhyrja e politikës . Prandaj shpresoj që këtë radhë nuk do të ketë ndërhyrje politike. Mirëpo, nëse eventualisht do të ketë ndërhyrje të tilla, atëherë me siguri që gjendja në UP nuk do të mund të përmirësohej”, ka thënë Popovci, shkruan Tribuna.

Punonjësit e administratës së Prizrenit pa pushime verore

0

Administrata e prizrenitAdministrata komunale e Prizrenit ka anuluar pushimet verore të stafit për shkak të fluksit të madh të qytetarëve për tu pajisur me dokumente.

Drejtori i Administratës, Ilir Baldedaj thotë se punonjësit mund ti shfrytëzojnë ato pas përfundimit të sezonit veror kur edhe bie numri i kërkesave për tu pajisur me dokumente të ndryshme administrative, transmeton RTK.

Mbi 30 punëtorë të administratës në Prizren po punojnë pa ndërprerë për tu ofruar shërbimet e duhura qytetarëve me theks të veçantë mërgimtarëve që shfrytëzojnë pushimet për tu pajisur me dokumente personale. Baldedaj thotë se gjatë kësaj vere ka qenë një punë e lodhshme për stafin administrative për shkak të kërkesave të shumta.

Shefi i administratës në Prizren, thotë se edhe përkundër fluksit të madh të qytetarëve në hollin e komunës, nuk ka pas tollovi e as pritje të gjata pas aplikimit të drejtpërdrejtë përmes internetit nga ana e qytetarëve, por edhe lehtësimit të shërbimeve.

Mirëpo, edhe kryerja e shërbimeve qytetarëve në një sportel u ka lehtësuar bukur shumë punën edhe qytetarëve të cilët për tu pajisur me një certifikatë është dashur të presin në radhë viteve paraprake thotë Baldedaj i cili premton se administrata në Prizren do të jetë gjithmonë e gatshme tu dal në ndihmë qytetarëve.