Home Blog Page 8201

Sonte premiera e filmit `Tri dritare dhe një varje`

0

Filmi-Tri dritare dhe një varjeNë edicionin e 20-të, sonte do të prezantohet premiera botërore e filmit të regjisorit, Isa Qosja “Tri dritare dhe një varje”.

Edhe mediet ndërkombëtare kanë vlerësuar se ky film është favorit për filmin më të mirë drejt triumfit të “Zemra e Sarajevës”.

Se është një ndër filmi favorit të këtij edicioni kanë shkruar edhe mediet ndërkombëtare, të cilët, filmin “Tri dritare dhe një varje”, e shohin si filmin që duhet të fitoj çmimin “Zemra e Sarajevës”, film për të cilin garojnë nëntë filma.

Në anën tjetër, Sarajeva nuk është vend që nuk është vlerësuar puna e regjisorit Qosja, pasi që pikërisht në këtë festival, edhe filmi “Kukumi”, u pat vlerësuar me njërin nga çmimet më me rëndësi të festivalit.

Ndërkohë, jo larg premierës së këtij filmi janë edhe kosovarët, pasi që, pas prezantimit të premierës botërore në Sarajevë, ky film do të zbarkojë në vendin e origjinës, dhe, më 4 shtator do të prezantojë premierën, për të ecur më pas drejt procedurave drejt nominimit të mundshëm për çmimin OSCAR.

Filmi që është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës në kastën e aktorëve ka këtë përbërje: Irena Cahani, Luan Jaha, Donat Qosja, Aurita Agushi, Leonora Mehmetaj, Xhevat Qorraj, të cilët tashmë janë të njohur për karizmën e tyre artistike.Filmi pwr producent ka Shkumbin Istrefin e Mentor Shalën.

Skandaloze: Universiteti i Prizrenit pa asnjë të diplomuar

0

UPZ 45Në mungesë të printerit që shtyp diploma, Universiteti i Prizrenit nuk ka nxjerr asnjë të diplomuar që nga themelimi i tij. Neglizhenca e UPZ-së për ta blerë këtë printer ka dëmtuar studentët. Menaxhmenti i universitetit thotë se po pret derisa Universiteti i Prishtinës të blejë printerin . Por demantohen nga drejtuesit universitar në kryeqendër që thonë se ka kohë që janë të pajisur me printerë.

I themeluar që katër vite, universiteti i dytë publik më i madh në Kosovë, “Ukshin Hoti” në Prizren, ende nuk ka nxjerrë asnjë të diplomuar.

Ndonëse mbi katërqindtë studentë i kanë kryer obligimet e tyre duke plotësuar kushtet për fitimin e diplomës, ky universitet nuk po ia jep mundësinë atyre që të pajisen me të.

Për pasojë studentëve iu kanë dalë probleme për të vazhduar studime master apo edhe të punësohen në vende ku kërkohet diploma.

Një situatë e tillë është krijuar për shkak të neglizhencës së UPZ-së për të blerë një printer me të cilin shtypen diplomat.

Porosia për të blerë një tillë u bë tek në korrik të vitit 2014 katër vite pas themelimit të universitetit.

Ardmen Hulaj, i cili ka përfunduar studimet për Administrim Biznesi vitin e kaluar, tregon se si në mungesë të diplomës ai nuk ka mundur të regjistroj masterin në Universitetin e Prishtinës por as edhe në ndonjë universitet jashtë vendit.

Ai tregon se si jo vetëm që nuk iu lëshua diploma, por as edhe certifikata të notave duke ia pamundësuar vazhdimin e studimeve post diplomike.

“Si pasojë e vonesës së çertifikatave na humbi mundësia që ti vazhdojmë studimet master si në Kosovë ashtu dhe jashtë Kosovës”, thotë Hulaj.

Ndërsa për diploma ai thotë se për çdo muaj kishin marrë premtimin se do të zgjidhej ky problem, por që sipas tij ende nuk ka ndodhur kjo, ndonëse studentët kanë mbetur keq.

Hulaj tregon se ushtruesi i detyrës sërektorit të UPZ-së, Zahadin Shemsidini, i kishte thënë studentëve se është duke pritur nga Universiteti i Prishtinës që të blente printerin dhe në rast se do të funksiononte mirë atëherëedhe UPZ-ja do ta blinte një të tillë në të njëjtin vend.

Të njëjtat arsye i ka pranuar edhe vetë ushtruesi i detyrës së rektorit për Gazetën Jeta në Kosovë.

Udhëzimi administrativ që rregullon këtë fushë përcakton se studentëve duhet të iu lëshohet diploma në afat prej katër javësh nga dita e diplomimit, përkatësisht pas plotësimit të kushteve për fitimin e diplomës.

Nga mospërfillja e këtij udhëzimi ngjashëm si Hulaj është dëmtuar edhe studenti Kujtim Hameli.

Edhe ai ka përfunduar vitin e kaluar studimet për Administrim Biznesi në Kontabilitet.

Ai tregon se si për shkak të mungesës së diplomës ka pasur shumë vështirësi për të vazhduar studimet post diplomike në Universitetin e Stambollit në Turqi.

Hameli kishte fituar një bursë studimesh në këtë universitet por që më pas nuk ishte pranuar në mungesë të diplomës. Për të mos mbetur pa studiuar, Universiteti i Prizrenit i kishte lëshuar atij një letër arsyetimi për ta dërguar në universitetin turk e me të cilën sqarohej se universiteti kosovar ka probleme teknike në lëshimin e diplomave, por që kjo letër nuk ishte pranuar.

“Është turp për një universitet publik të gjejë arsye se nuk ka printer për të shtypur diplomat”, thotë Hameli.

Por Hamelit iu njoh e drejta për studime në Turqi tek pasi universiteti i Stambolli kishte dhënë një afat shtesë për kompletimin e dokumentacionit në të cilën UPZ i kishte dhënë atij njëçertifikatë diplomepër pamjen e së cilës Hameli thotë të ishte turpëruar në Turqi.

“Vërtetë, shume poshtëruesenjëletër e thjeshte A4, një format i pa strukturuar me gabime drejtshkrimore, një vule dhe njënënshkrim i dekanit. Me vinte turp t’a prezantoja ne universitet ne Turqi”, thotë ai.

Thotë se e ka dorëzuar në Stamboll por ende nuk e di sigurt a do t’i pranohet.

Ai pranon që disa herë studentët kanë shkuar për tu ankuar në rektorat që problem i diplomave të zgjidhet , por që kjo sipas tij nuk është bërë deri më tash.

“Tani, ka kohë që vizitojmë dyert e universitetit duke kërkuar lëshimin e diplomave, por edhe kësaj radhe krerët e universitet tonë nuk ngurrojnë për të na injoruar pa arsye”, shton më tej Hameli.

UPZ gjuan topin tek Universiteti i Prishtinës

Shemsedin Zahidini, ushtruesi i detyrës së rektorit në Universitetin e Prizrenit, e pranon që në mungesë të një printeri ky universitet nuk është duke lëshuar diploma, por thotë që kjo nuk është bërë për faj të tij.

Ndonëse Universiteti i Prizrenit është hapur në tetor të vitit 2010, porosia për ta blerë printerin për shtypjen e diplomave është bërë tek pas katër viteve.

Sipas Zahidinit, prej nëntorit kur edhe ai kishte marrë këtë pozitë ka tentuar disa herë ta porosis printerin në vendin e njëjtë ku e ka blerë edhe UP-ja por që sipas tij atyre iështë prishur dhe nuk ka dashur “të gjuaj para kot”.

“Prej nëntorit deri më tash, tamam sa kemi dashur ne ta porosisim printerin që e ka Universiteti i Prishtinës, thanë (UP) jo mos e porositni se na u prish i yni”, thotë Zahidini.

Ai thotë se nuk e di në cilin vend i porosit printerët universiteti i Prishtinës.

Universiteti i Prishtinës, sipas tij, e ka bërë një porosit të re të printerit që shtyp diploma dhe po presin deri sa të vije.

Por, UP-ja mohon e këtë. Thotë se ka printer që shtyp diploma e certifikata të notave.

Por megjithatë UP-ja ka një defekt tjetër.

Sipas zyrës për informim në rektoratine UP-së, ky universitet ka problem me aparaturën që vendos fletëzën ndriçuese të sigurisë në diploma mjet ky i cili është porositur për ta blerë po jo edhe printeri ashtu siç deklaron ud i rektorit të UPZ-së, Shemsedin Zahidini.

“Kjo aparaturë ka defekte, riparimi i të cilave është i kushtueshëm dhe se nuk ia vlen të riparohet. Andaj duke u bazuar në këtë, është vendosur të blihet një aparaturë e re për këtë funksion. Për këtë tenderimi është në proces”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të UP-së.

Sipas UP-së ka pasur probleme të kohëpaskohëshme me printerë për shtypjen e diplomave. Por megjithatë UP-ja ka lëshuar diploma përgjatë viteve me përjashtim të disa muajve kur janë paraqitur defekte.

“Një printer është blerë gjatë mandatit të Mujë Rugovës (2009-2012). Ky printer është dëmtuar pa mundësi riparimi gjatë mandatit të Ibrahim Gashit (2012-2014) për shkak të vërshimeve që kishin përmbytur hapësirën ku funksionon Zyra për Diploma. Për shkak të kësaj është dashur të blihet edhe një printer (pra i dyti), i cili aktualisht është në funksion.

Ndërkohë Ministria e Arsimit ende nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me problemin në Universitetin e Prizrenit.

Arbër Morina dhe Afërdita Maliqi, këshilltarë të ministrit Buja, nuk kanë dhënë përgjigje duke e arsyetuar se janë në pushim. /GJNK/

Krushqve nga Drenica iu konfiskohen “Kallashnikovët” në Malishevë

0

Armet ne dasemDy arma të llojit “Kallashnikovë” u janë konfiskuar krushqve të një dasme nga Drenica, të cilët kishin ardhur për të marrë nuse në Pagarushë të Malishevës.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Hazir Berisha tha se krushqit pasi që kanë marrë nusen kanë filluar të gjuajnë me armë.

“Krushq nga një fshat i rrafshit të Drenicës pasi kishin marrë nusen në fshatin Pagarushë të Malishevës, me t’u nisur mbrapa, kishin nxjerr nga një veturë e llojit ‘BMË’, dy kallashnikovë dhe ia kishin futur me rafal në hava”, tregoi Berisha.

“Pasi kanë mbaruar punë i kanë vendosur kallashnikovët në bagazhin e veturës, sakaq, e njëjta, pa vullnetin e të dyshuarve mbyllet vetvetiu ndërsa çelësat mbesin në veturë”.

“Të kota kishin qenë përpjekjet e një ustai nga fshati që ta hapë veturën me mjete rrethanore dhe në fund ishte gjetur zgjidhja. Ishte thirr një kaçubet (automjet për bartjen e veturave) dhe ishte ngarkuar. Mirëpo, krismat nga kallashnikovët jehuan larg, u dëgjuan gjerë në Stacionin Policor në Malishevë”.

“ Hetues policorë e sekuestruan veturën ndërkaq sot arritën çelësat rezervë nga Sllovenia dhe u hapë vetura në prezencë të dy krushqve të dyshuar me ç’rast u sekuestruan dy kallashnikovë jugosllav dhe 107 fishekë”.

Rasti do t’i kalojë prokurorisë sipas procedurës së rregullt./PrizrenPress.com/

Iulia Stoian sjell në “DokuFest” filmin për gratë e dhunuara në Kosovë

0

Iulia Stoian regjizore1Regjisorja rumune Iulia Stoian sjell në DokuFest një rrëfim 30 minutash mbi atë sesi gratë kosovare, viktima të dhunës seksuale dhe torturave nga lufta e fundit në Kosovë po fillojnë një jetë të re pikërisht nga oborret e tyre duke u marrë me bletari.

Për një gazetare e cila vite të tëra në Rumani ishte angazhuar në raportimin mbi çështjet sociale si abuzimi me fëmijët, dëgjimi i historive të grave të dhunuara në luftën që shkatërroi Jugosllavinë ishte një arsye më e madhe që ajo të hidhte shikimin drejt kinematografisë që portretizon të vërtetën.

Dhe historia që e kishte prekur më së shumti kishte ndodhur në Kosovë. Në një fshat të vogël të Gjakovës emrin e të cilit nuk e zbulon as regjisorja për arsye të identitetit të personazhit në dokumentarin e saj të titulluar “Honey and Wounds” në të cilin tregohet historia e disa grave kosovare të cilat gjatë luftës së fundit ishin mbajtur peng nga trupat serbe, duke u torturuar dhe detyruar të jenë dëshmitare në ekzekutimin e burrave të tyre.

Në shqip titulli i filmit është “Mjaltë dhe Plagë” dhe për regjisoren Stoan ky titull është një metaforë për atë sesi Ballkani gjithmonë është portretizuar nga dashuria dhe gjakderdhja.

Dokumentari 30 minutash i realizuar vitin e kaluar në Kosovë është një rrëfim mbi gratë të cilat pasi kanë mbetur të veja nga vrasja e burrave të tyre, me ligjet e Kanunit ose duhet të rimartohen apo të punojnë e jetojnë një jetë të pavarur jashtë shtëpive të tyre.

Për Stoan, realizimi i këtij dokumentari që në DokuFest është pjesë e garës ballkanike të dokumentarëve, ka qenë i vështirë sepse i është dashur shumë punë për t’i bindur gratë që të tregojnë historinë e tyre dhe mënyrën sesi ato po përballen me traumat e asaj çfarë ka ndodhur.

“Kur kam dëgjuar për këto gra kam menduar se do të jetë e pamundur që t’i bind të flasin. Është dashur t’ua sqaroj se nuk jam gazetare dhe se vetëm dua që të mësoj historinë e tyre”, thotë Stoan.

Më pas ajo do të binte në kontakt me një organizatë lokale në Kosovë që merret me problemin e grave të torturuara gjatë luftës duke i këshilluar ato sesi mund të nisin shërimin e plagëve që nga oborret e shtëpive të tyre dhe se gjithçka që ju duhet është një kuti druri dhe një bletë mbretëreshë.

Stoan e cilëson si një eksperiencë fenomenale procesin e njohjes së këtyre grave dhe realizmin e dokumentarit me të cilin ka diplomuar në film.

“Kam kaluar më shumë se një muaj me këto gra. Kemi folur së bashku, kemi shkuar në vende të ndryshme, edhe në Stamboll ku kemi dalë edhe natën dhe kemi kërcyer dhe kësisoj jam lidhur me to. E kjo më ka ndihmuar që ato gra të kenë besim tek dokumentari im”, thotë Stoan.

Premiera e këtij dokumentari është dhënë në Londër më herët gjatë këtij viti dhe regjisorja Stoan e pranon se gratë e përfshira në dokumentar ende nuk e kanë parë atë.

“Por e di se ato janë shumë në rregull me atë çfarë ka dalë në dokumentar”, thotë Stoan.

Stoan thotë se gjatë periudhës një mujore sa ka qëndruar me këto gra ka dëgjuar historinë e së cilës dhe në dokumentar e ka futur vetëm një histori sepse sipas saj ajo i tregon të gjitha.

“Mjaltë dhe Plagë” shpërfaq historinë e një gruaje kosovare nga rrethi i Gjakovës e cila gjatë luftës është torturuar dhe ia kanë vrarë bashkëshortin dhe sesi 15 vite pas kësaj historie ajo ka nisur t’i shërojë plagët e në të njëjtën kohë të mbaj familjen duke kultivuar bletarinë.

Për Stoan, kjo histori ia ka ndryshuar mendimin mbi kufijtë e ekzistencializmit të njeriut përballë traumës por edhe e ka bërë më të fortë që të përballet me problemet e jetës.

“Prej se e kam xhiruar këtë dokumentar, problemet që dikur më janë dukur shumë të rënda dhe të pazgjidhshme tani janë të lehta. Duke parë fuqinë e këtyre grave sesi po tejkalojnë dhunën sistematike dhe traumën nga vrasjet në familjet e tyre është thjesht inspiruese për të qenë e fortë”, thotë Stoan.

Dokumentari i saj shfaqet të hënën e 18 gushtit dhe më 23 gusht në Shtëpinë e Kulturës./Gazeta Jeta në Kosovë/

Vëllai i denoncueses: Dyshoj te motra, Agronin e kemi kushëri të afërt

0

elvira-300x224Ndërsa opinioni publik vazhdon të jetë i shokuar nga ngjarja e Sarandës, vëllai i denoncueses E.G ka dyshimet e tij për këtë histori.

Ai thotë se ka dyshime tek motra, pasi Agronin e kanë kushëri të afërt.
“Më gjetët mua si vëllain e madh të asaj zonjës, që besoj atë që thotë ajo, gjë që unë vetë personalisht e kam në dyshim.

Pse e kam në dyshim?
Që prej shkurtit që është futur te ajo zyrë motra ime, më ka thënë që do më ndihmojnë.
E kam takuar dhe personalisht, më tha dhe do më ndihmojnë për shtëpi e për shumë halle.
Mora vesh më vonë se ai i kishte ofruar punë kësaj në një hotel, pastruese.
Shkoi tek ai hoteli, jo lodhem shumë, jo është punë e rëndë, ankohej, iku nga ajo punë.

S’kemi pasur lidhje, flisnim ndonjëherë në telefon.
Para dy ditësh me merr në telefon dhe me tregon historinë me Agron Canen.
E pyeta si ndodhi kjo histori, ne jemi dhe kushërinj me Agronin, mos të ka shtyrë njeri?
Nuk jemi kushërinj të largët me Canen, por të afërt, babai im me gjyshen e Agronit ishin kushërinj të parë.

Po, jemi shumë të afërt, jo të largët, prandaj më vjen çudi dhe tronditem shumë,” tregon ai për A1Report.
Në fund, Durim G. shprehet se gjithçka që kërkon është vërtetësia e videos në fjalë, verdikt ky që do të jepet pas hetimeve të prokurorisë.
“Të vërtetën e videos dua unë, kaq. Nëse është siç thotë ajo, i puth dorën, pa manipulime pa gjë tjetër”.

“EC Ma Ndryshe”: Trotuarët e bllokuar, shqetësim i madh për prizrenasit

0

hajrullah cekuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” sot prezantoi rezultatet e hulumtimit të fundit mbi perceptimet e qytetarëve për urbanizmin në qytetin e Prizrenit. Ky është anketimi i tretë me mostër të gjerë në qytetin e Prizrenit brenda dy viteve, që ka për qëllim konstatimin e shqetësimeve kryesore dhe matjen e kënaqshmërisë së qytetarëve të Prizrenit rreth urbanizmit. Hulumtimi është pjesë e metodologjisë së projektit “Qyteti Gjithëpërfshirës…”, i cili nga janari i vitit 2013 i përkthen nevojat e qytetarëve të Prizrenit në plane të zbatueshme urbane të komunës. Anketa ishte e ndarë në dy pjesë, me popullatën e përgjithshme ku kanë marrë pjesë 300 respondentë (55% të gjinisë femërore dhe 45% të gjinisë mashkullore) dhe me organizata e grupe të komunitetit ku janë zhvilluar 100 intervista.

“Rezultatet e hulumtimit tregojnë që afro gjysma e qytetarëve të Prizrenit nuk kanë njohuri nëse komuna ka plane urbane. Shqetësuese është edhe e gjetura tjetër se rreth 60% e qytetarëve nuk janë të informuar se ata kanë të drejtë të marrin pjesë në hartimin e planeve urbane dhe rregulloreve komunale. Një e gjetur që konfirmohet për të tretën herë rradhazi nga viti i kaluar është përqindja skajshmërisht e ulët e qytetarëve që kanë marrë pjesë në diskutimet publike që janë organizuar nga Komuna. Vetëm 11% e qytetarëve kanë deklaruar se janë ftuar nga komuna në debate publike, derisa afro 20% e tyre thonë të jenë ftuar nga shoqëria civile (OJQ-të)”, tha Hajrulla Çeku, drejtor ekzekutiv
OJQ “EC Ma Ndryshe”

Sipas tij, sikurse në vitin 2013 edhe sivjet hulumtimi nxjerr në pah se shqetësimi kryesor i qytetarëve të Prizrenit është bllokimi i trotuarëve, që paraqet cenim të së drejtës për lëvizje të lirë.

“Në listën e shqetësimeve, përveç bllokimit të trotuarëve me përqindje të lartë qëndrojnë dhe ndërtimet pa leje dhe mungesa e hapësirave të gjelbëra. Dy shqetësimet kryesore të të moshuarve të qytetit janë mungesa e vendtakimeve për pensionistë dhe bllokimi i trotuarëve me makina, derisa për gratë e qytetit përveç bllokimit të trotuarëve, shqetësim i lartë mbetet siguria në rrugë”.

Sipas hulumtimit niveli më i lartë i kënaqshmërisë së qytetarëve është me transportin publik, kanalizimin dhe ndriçimin publik, ndërsa ata janë më së paku të kënaqur me mirëmbajtjen e trotuarëve, ndërtimet pa leje dhe qarkullimin për personat me nevoja të veçanta.

“Hulumtimi ka shikuar edhe përceptimet e organizatave kulturore dhe mjedisore në Prizren dhe ka konstatuar se pesë shqetësimet kryesore të këtyre grupeve janë: ndotja e mjedisit, shkatërrimi i Qendrës Historike, mungesa e planit për zhvillim të qëndrueshëm mjedisor, bllokimi i trotuarëve dhe mungesa e hapësirave kulturore”./PrizrenPress.com/

I raportojnë Begajt

0

Begaj14-25Këshilli i drejtorëve i ka raportuar  kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begajt, për aktivitetet e tyre javore. Në këtë mbledhje është bërë e ditur që në shtator të këtij viti objekti i ri shkollor në Vërmicës,  do të hapet zyrtarisht.

Ndër projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Komunën e Malishevës, si në shkolla, rrugë, kanalizime, ujësjellës etj, drejtori për Urbanizëm, Urim Kastrati bëri të ditur në këtë mbledhje që shkolla në Vërmicë pritët të finalizohet së shpejti dhe në shtator nxënësit e këtij fshati do ti vijon mësimet në objektin e ri shkollor.

Nga ana tjetër drejtori për Shëndetësi, Hajdin Bersisha tha “sa i përket situatës me ethet hemorragjike kemi lajme të mira gjithsesi, dhe qysh tash mund të flasim për rezultatet e para të një punë të madhe që është bërë nga shumë faktor nga shumë segmente, ngase në tri ditët e fundit kemi vetëm një rast nga Malisheva që është lajmëruar me rriqër në QKMF, dhe nuk kemi asnjë të dyshuar apo të infektuar. Krahasuar me vitin e kaluar kemi rënje të numrit të përgjithshëm të të pickuarve, të infektuarve, të atyre që kanë rezultuar me virus pozitiv, dhe ajo më kryesorja është që kemi zero persona që kanë përfunduar me fatalitet që është dallim i madh me vitin e kaluar ku kemi pasur gjashtë persona të vdekur”,  tha drejtoi Berisha.

Në këtë mbledhje, janë diskutuar edhe çështje tjera që lidhen me punët ë përditshme të drejtorive komunale dhe angazhimet e drejtorive në realizimin e projekteve të ndryshme, që kanë të bëjnë me rritjen e mirëqenies për qytetarët e Komunës së Malishevës./PrizrenPress.com/

Zbulohet përgjimi i dytë i pedofilit Agron Cane

0

Agron CaneZbulohet përgjimi I dytë në mes nënës së 4 fëmijëve Elvira Gega dhe Agron Canes, sekretarit të deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima.

Regjistrimi ka ndodhur me 15 gusht, pra një ditë pas realizimit të kamerës së fshehtë, ku gruaja 40 vje?5are, vejushë prej 15 vjetësh, I çori maskën 60 vjeçarit, I cili në zyrën e PS-së në Sarandë, I ofroi punë në këmbim të orgjisë me të dhe vajzës 14 vjeçare.

Videoskandali u bë publik dy ditë më parë nga gazetari I njohur Artur Çani, në televizionin “Neës 24”. Nuk dihet se s, por Agron Cane ka arritur ta kuptojë apo t’I ketë thënë dikush që Elvira gega e ka filmuar takimin e zyrës, ku I kërkonte favoret seksuale. Të nesërmen e takimit, ai I ka telefonuar me mëngjes Elvirës, duke I kërkuar patjetër takim për diçka që nuk mund ta konsumonte në telefon, me merakun se mund të përgjiheshin. Duke qënë se gruaja e refuzonte, sekretari Cane, ka vijuar ta telefonojë gjatë gjithë ditës, pa pushum, derisa Elvira gega ka pranuar të shihet më të në mbrëmje.

Transkripti I bisedës nga takimi i 15 Gushtit
Elvira Gega: Kujt t’I them mo? Pa nëma ta marr pak me tëndin.
Agron Cane: Ja, mere numrin direct.
Elvira Gega: Nuk e hapin dot.. 069.. (po I bie nr të vajzës)
Agron Cane: Duhet ta fshijmë numrin, mora frikë nga juve.
Elvira Gega: Jo, jo, nuk e hap ajo numrin…Kush? Vajza ime?? Pse more frikë nga neve?
Agron Cane: Ja, do thuash më morën në telefon këta.
Elvira Gega: Pse more frikë nga vajza ime? Ja, nuk e hap telefonin ajo, e ka fik fare. Dhe nuk të merr, se nuk ka lekë në telefon.
Agron Cane: Dëgjomë mua një çikë, dëgjomë. Ti nuk e di, ti kishe bërë një plan.
Elvira Gega: Jo, nuk kasha asnjë plan…
Agron Cane: Të më bëje dëm mua..
Elvira Gega: E ke shumë gabim Agron.
Agron Cane: Nuk ka asnjë spjegim tjetër. Nuk ka asnjë spjegim dhe unë e di pse më erdhi keq, them se kush të ka nxitur që të më bëje një veprim të tillë se unë..
Elvira Gega: Asnjë, për kokë të fëmijëve, asnjë. Bile para një muaji më ke indinjuar shumë kjo gjë… (biseda e plotë në gazetën Panorama)

Agron Cane: Nuk kërkova seks me vajzën

0

Agron Cane“Unë nuk i kam kërkuar marrëdhënie seksuale as kallëzueses dhe as vajzës së saj. Ajo më telefononte shpesh dhe kërkonte me insistim të më takonte, por që prej datës 15 korrik, nuk e kam takuar më, pasi jam shkëputur nga puna, megjithëse shkoja në zyrë për të ndihmuar kolegen”. Kjo është një pjesë e dëshmisë së Agron Canes, ish-punonjës i zyrës së deputetit socialist Koço Kokëdhima, i cili ka dhënë dëshminë e tij për Prokurorinë e Sarandës, që tashmë ka nisur procedimin penal edhe për ngacmime seksuale. Agron Cane, i cili në dokument zyrtar rezulton me emrin Andon Cane, ka mohuar në mënyrë kategorike të ketë kërkuar marrëdhënie seksuale me vajzën 14 vjeçe, megjithëse pas kallëzimit të kryer nga E. G., prokuroria ka siguruar edhe disa përgjime telefonike të personit të arrestuar me kallëzuesen, që vërtetojnë të kundërtën.

Dëshmia e Canes

Në deklaratën e dhënë në cilësinë e personit nën hetim, Agron (Andon) Cane ka shpjeguar funksionin e tij dhe njohjen me E. G. “Unë kam punuar si përfaqësues i zyrës së deputetit të Sarandës deri më datë 15 korrik të vitit 2014 dhe pas kësaj date figuroj i papunë. Detyra ime ishte të kontaktoja qytetarët, t’i dëgjoja dhe ankesat e tyre t’i përcillja te deputeti. Unë për detyrën që kryeja si përfaqësues i zyrës së deputetit të zonës merrja pagën prej 49 000 lekësh dhe i tërhiqja te dy banka”, ka deklaruar ai. Lidhur me E. G., ai ka sqaruar se e njihte prej janarit të vitit 2014, pasi ajo ishte paraqitur te zyra ku ai punonte dhe ka paraqitur një kërkesë për t’u punësuar. “Unë e kam dëgjuar dhe më pas e kam kontaktuar me deputetin e Sarandës. Në sajë të interesimit të deputetit, ajo është sistemuar si punonjëse te biznesi i K.L. Ajo ka punuar pranë biznesit të tij deri para një muaji. Edhe gjatë kohës që ajo ishte në marrëdhënie pune, vinte dhe më takonte, duke më kërkuar ndihmë për të gjetur punë më të lehtë, apo për të përfituar ilaçe për veten apo dhe për fëmijët”, ka deklaruar Cane. Sipas tij, herë pas here ajo është ndihmuar prej tij në cilësinë e përfaqësuesit të deputetit të Sarandës. Personi nën hetim ka sqaruar se edhe pas datës 15 korrik, megjithëse ishte larguar nga puna, përsëri shkonte herë pas here për të ndihmuar punonjësen tjetër të zyrës. “Gjatë kësaj kohe E. G. më telefononte dhe kërkonte me insistim të më takonte. Unë nuk kam kërkuar marrëdhënie seksuale me kallëzuesen dhe vajzën e saj”, – thuhet në deponim.

Përgjimet

Por, prokuroria thotë se dyshon të kundërtën, pasi disponon disa përgjime dhe tabulate telefonatash, të cilat janë siguruar pas kallëzimit të E. G. Më 15 gusht, rreth orës 9:30, i dyshuari ka telefonuar kallëzuesen, duke i thënë “hajde në zyrë urgjentisht, se më ke bërë hatanë”, por ajo i ka thënë se “nuk e di për çfarë flisni, se unë nuk ju kam bërë asgjë”. “Hajde se të dua të flasim nga afër”, ka insistuar i dyshuari, por ajo nuk ka pranuar të shkojë në këtë takim, ndërsa ai ka këmbëngulur edhe duke e telefonuar në celular.

Kallëzimi

Në kallëzimin e saj, E. G. pretendon se Cane, fillimisht ka kërkuar marrëdhënie seksuale me të, por kur ka parë vajzën e saj, ka kërkuar marrëdhënie me të bijën. Takimi është bërë rreth një muaj para regjistrimit, kur ajo ka lënë punën e parë. Ajo ka shkuar të takojë Canen në zyrën e deputetit, bashkë me vajzën. Aty, ai ka pyetur vajzën për moshën, shkollën dhe si shkonte me mësimet. Vajza, pas pak minutash nga kjo bisedë, ka dalë jashtë, ndërsa kallëzuesja sërish i ka kërkuar atij t’i gjente një punë më të përshtatshme. Ai i ka thënë se “ti paske një shans më të madh për të fituar një vend pune dhe për të marrë shtëpi nga shteti, gjë të cilat i kam unë në dorë”. Në këmbim të punës dhe shtëpisë që do t’i siguronte, kallëzuesja duhet të përgatiste vajzën për ta bërë ai grua. Sipas prokurorisë, pas këtij takimi, ai ka këmbëngulur për vajzën.

Krimi seksual

Në këto kushte, akuza ka regjistruar procedimin penal, fillimisht për “ushtrim të ndikimit të paligjshëm”, por tashmë edhe për “ngacmim seksual”. Prokuroria thotë se është vërtetuar se vepra penale ka ndodhur dhe pasoja e rëndë ka ndodhur. “Ky vërtetim është provuar dhe dokumentuar në fashikullin e procedimit, me procesverbalin e kallëzimit, me procesverbalin e këqyrjes së provave materiale dhe me akte të tjera, për të cilat organi i procedimit ka vendosur të jenë sekrete”, deklaron prokuroria, e cila sot do të kërkojë caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për këtë të dyshuar. Re. Rre.

Kokëdhima zëvendëson Canen

Deputeti Koço Kokëdhima ka njoftuar dje zyrtarisht se personi i arrestuar është zëvendësuar nga një tjetër person. “Zyra ime e pritjes së ankesave në Sarandë vazhdon punën normalisht me dy persona, ashtu siç ka funksionuar edhe më parë. Në zyrë shërbejnë zonjusha Meralda Golemi dhe Vangjel Koka, i emëruar rishtazi”, thotë Kokëdhima.

Opozita

Basha për skandalin: E keqja po mbërthen vendin

Skandali seksual ka vijuar edhe dje të shkaktojë reagime dhe deklarata nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, në një koment në “Facebook”, u shpreh se vendi është mbërthyer nga e keqja dhe se kjo nuk është Shqipëria që ëndërrojmë. “Këto janë fakte, jo fjalë. E keqja ka mbërthyer parti politike dhe vetë pushtetin. Jemi të vetmit në Europë, ku të dënuar për krime e prostitucion janë deputetë në Kuvend. Të vetmit në Europë ku rrëmbyes fëmijësh emërohen kryetarë këshilli qarku nga Kryeministri. Ky nuk është përfaqësimi që meritojmë”, shkruan Basha. Ndërsa deputeti Berisha është ndalur te publikimi i emrit të gruas që denoncoi skandalin seksual me punonjësin e zyrës së deputetit Kokëdhima në Sarandë, të cilin e ka konsideruar si një akt tjetër kriminal për t’u hakmarrë ndaj denoncueses. Për rastin kanë reaguar edhe deputetët Jozefina Topalli e Oerd Bylykbashi.

Në Sarandë shkatërrohet banda e prostitucionit

0

Prostitucioni-shqiptarjaPolicia e Sarandës ka shkatërruar një bandë prostitucioni në një hotel në Sarandë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Shëndija” u bë i mundur arrestimi i Kostaq Gjinit, 38 vjeç nga Saranda, bashkëpronar i hotelit “Korali”, Lulzime Tahiri, 29 vjeç me banim në Sarandë, Brunilda Novaku, 20 vjeç, po me banim në Sarandë, si dhe Nazike Sulejmanit, 49 vjeç, lindur në Skrapar dhe banuese në Sarandë, e cila ka qenë edhe më parë e dënuar për ushtrim prostitucioni.

Bëhet e ditur se në gjendje të lirë po procedohet edhe shtetasja me iniciale K.Gj. 68 vjeç, bashkëpronare e hotelit.