Home Blog Page 8202

“Terroristët” shqiptarë

0

Flamur KuciShkruan: Flamur Kuçi

Po lexoja një artikull në një gazetë të përditshme rreth temës, e cila është aktuale sa herë që në Kosovë sillet e pshtillet diçka (siç pati thënë Adem Grabovci – Pronto) siç po pshtillet diçka rreth formimit të qeverisë së re e barrikadave në veri, e e cila temë është ekstremizimi islamik, ose edhe me emërtime të tjera si radikalizmi islamik e rreziku nga radikalizmi islamik etj. Flitej rreth asaj se kinse një nga restorantet në Kosovë ishte çerdhe e radikalistëve dhe ku bëhej thirrje për të shkuar në Siri, e në anën tjetër nga fotoja e publikuar shihej se ata ishin hoxhallarë të cilët nga fillimi ishin deklaruar kundër shkuarjes atje, e për më tepër fotoja ishte bërë në një seminar të hapur të mbajtur atje e që ishte incizuar bile, kjo gjithçka mund të quhet vetem gazetari jo.

Se jemi popull paragjykues kjo as që do koment, por se paragjykimi mund të e çojë aq larg dikë saqë t’ia dëshiroj dikujt burgimin e përjetshëm, kalbjen në burg apo edhe vdekjen, dhe atë “pa u gjykuar fare” kjo është serioze dhe mjaft e rrezikshme. Lexojmë kudo shkrime apo më mirë të them shkarravina ku bëhet thirrje për linçim të personave të njohur, por nuk kursehen duke kërkuar edhe mbylljen apo shkatërrimin e BIK-ut e të xhamive, që janë të shenjta për komunitetin shumicë në Kosovë e që janë muslimanët. Në pothuajse të gjitha mediat elektronike dhe ato vizive të arrestuarit e para ca ditëve tashmë nuk trajtohen si të dyshuar për terrorizëm por si “terroristë” dhe Islami nuk konsiderohet si fe por si ekstremizëm që qon në luftëra dhe në vrasje. Kërcnime të shumta vërehen në secilin nga portalet tona e gjithashtu edhe në rrjete sociale e që janë shumë serioze, të tilla si: “Këta s’kanë vend në Kosovë dhe duhet të luftojmë për t’i larguar, duhet me i vra krejt e jo veq kta 40, i urrej me shpirt të gjithë këta e sidomos Shefqetin, burgosni të gjithë muslimanët, internoni në Siri a Arabi nëse doni të lulëzoj ky vend, këta po na fëlliqin kombin dhe fenë e vjetër”, e shumë të tjera edhe më të ashpra. Një mendje e shëndoshë dhe jo-paragjykuese do e vërente qartë se kush janë ekstremistët e vërtetë, ata që kanë një identitet të vetin kombëtar apo fetar apo çfardo qoftë, apo ata të cilëve ju pengon pamja e dikujt, mendimi i dikujt apo besimi i dikujt. Vlen të shtrohet në diskutim edhe tema se a ka në Kosovë radikalizëm ateist apo radikalizëm të feve tjera…?!

Të kthehemi te rasti më konkretisht, të gjithë të arrestuarit për momentin janë vetëm të dyshuar për terrorizëm, janë të pafajshëm deri të provohet fajësia e tyre, janë djemtë e këtij vendi, janë rritur e shkolluar në Kosovë, disa prej tyre madje kanë qenë edhe pjestarë të UÇK-së. Shumica e tyre kanë deklaruar se kanë qenë vetëm deri në Turqi e disa as fare nuk kanë qenë jashtë Kosovës, vetëm katër prej tyre kanë qenë në Siri e që, siç thonë janë kthyer me të marrë vesh se atje nuk është siç kanë menduar por shumë më ndryshe. Duke u nisur nga vullneti jo dashakeq i këtyre personave në përpjekje për të ndihmuar një popull në nevojë siç ishim ne para 15 vitesh e që njerëz nga e gjithë bota erdhën të na ndihmojnë, nuk bën që aq shpejtë të i hudhim poshtë sikur të mos jenë fare bashkëkombasit tanë. Trajtimi i tillë i tyre provokon të tjerë persona që në saje të injorancës së tyre, të kalojnë në ekstremizëm dhe radikalizëm, e të shkojnë hapave të tashmë terroristit, Lavdrim Muhaxherit e shokëve të tij, që asgjë tjetër s’po i japin pos hijes së keqe, luftës për çlirim të popullit të përvuajtur sirian. L.M. me veprimet e tij nuk e përfaqëson Islamin si fe dhe as shqipëtarët si popull por vetëm veten e tij, organizatën e tij terroriste dhe atë të cilit i shërben, e që është djalli. Ndërsa mediat tona dhe ne si qytetarë në vend se të e bojkotojmë atë njeri të shitur e terrorist, i bëjmë publicitet ditë dhe natë duke e konsideruar si shqiptar, kur është parë qartë se ai nuk e njeh veten si të tillë pasi e ka djegur pasaportën e shtetit tonë shumë kohë më parë.

Përdoret pa rreshtur fjala indoktrinim nga ata që se dijnë se as çka është doktrina dhe fyhet besimi i dikujt, i cili është aq i shenjtë e që mbrohet me ligj në tërë botën, përveçse tek ne. Kërkohet arrestim i klerikëve fetarë si të ishin kriminelë, e të shkretët që sikur ta dinin se do t’ua mveshnin edhe këtë, shumë më parë ishin deklaruar edhe zyrtarisht kundër shkuarjes për të luftuar në Siri. Ndjej keqardhje të thellë për atë se për këtë kohë kaq të shkurtë serbët e arritën atë që e kishin për qëllim që nga fillimi i luftës, të i quanin shqiptarët terrorista e UÇK-në ushtri terroriste. Pa u munduar fare arimqtë, ne ua bëmë qejfin, i arrestuam shqiptarët dhe vetë i quajtëm terroristë, e i bëmë aq shumë publicitet sa e mori vesh e tërë bota, në raportimet e mediave më të njohura botërore. U angazhua i tërë aparati shtetëror për t’i treguar të gjithëve se në popullin tonë ka terroristë dhe madje shumë, i kemi arrestuar 40 po ka edhe shumë të tjerë, paralel me këtë do ta çelim edhe gjykatën speciale për krimet e UÇK-së, e do të dënojmë edhe më shumë “terrorista”. Ngarendnin tërë pushteti e opozita për të thënë: kush se dha urdhër për arrestimet, e kush se e përshendet aksionin për t’i treguar botës se shqiptarët janë “terrorista”. Sikur të angazhoheshin me këtë përkushtim për kapjen e kriminelëve të vërtetë, do t’i kishim punët shumë më mirë, kaluan dy muaj nga vrasja e Elvis Pistës dhe ende nuk u gjet krimineli që e vrau atë mizorisht, Gani Geci ende nuk u kap edhe pse e vrau njeriun për pikë qejfi, e në pikë të ditës në qendër të qytetit, e shumë kriminelë të tjerë që sillen vërdallë.

Shumë nga të akuzuarit në arsyetimet e tyre thanë se në fakt indoktrinimin dhe frymëzimin për të shkuar në Siri e morën nga një “burrështetas” siç i pëlqen atij ta quaj veten, Enver Hoxhaj ministër i jashtëm, i cili pas takimit me opozitën siriane iu bëri thirrje gjithë BE-së dhe shteteve tjera që ta ndihmojnë madje edhe ushtarakisht Sirinë për ta rrëzuar diktaturën e Assadit. Po del se terroristi më i madh, e inspiruesi i atyre që shkuan në Siri të jetë ministri i jashtëm në largim, që kur mori vesh se u apostrofua nga të arrestuarit, nga droja tha se është krenar se kur ishte minsitër i arsimit, ua ka ndaluar shkollimin vajzave me shami, (kjo edhe më e rëndë) në shekullin XXI. Ky minstër përveç se bëri thirrje dhe motivim për “terrorizëm”, krenohet se edhe prodhoi analfabetë në vendin tonë aq të dashur. Për ata që se njohin vlen të përmendet se nëna e tij mban shami në kokë dhe gruaja e tij është praktikuese e namazit, por një njeri aq labil si “xhaxhi” ka turp për këtë dhe ndihet i kompleksuar se është përfaqësues i një shteti me shumicën e banorëve të besimit Islam.

Shpreh opinionin tim në lidhje me të arrestuarit, duke mos harruar ta marrim parasysh se të arrestuarit akuzohen edhe se iu bashkangjitën grupit tashmë të shpallur terrorist ISIS e i cili u formua pasi që kosovarët e akuzuar janë kthyer nga Siria ( pra katër prej tyre, së paku kështu ata deklarohen) që bën që kjo akuzë të jetë e pabazë. Mendoj se për të gjithë ata që ka fakte se janë fajtorë, për atë se kanë vrarë civilë të pafajshëm apo se kanë kryer ndonjë krim kinse në emër të Islamit të marrin dënimin e merituar sepse Zoti nuk thërret në vrasje të fëmijëve dhe të grave, të njerëzve të pafajshëm, por thërret madje, që gjatë luftës të mos dëmtohen as pemët. Të përfundoj ky “spektakël” sa më shpejtë, të mos i hudhim ujë në mulli armiqëve tanë kombëtarë e të i thonë botës se shqiptarët gjithmonë kanë qenë terroristë dhe se për atë i kemi luftuar. Nuk ka thënë kot shkrimtari shumë i nderuar Faik Konica se: “Armiqtë e shqiptarëve janë vetë shqipëtarët”. Ju ftoj, të bashkohemi për ta ngritur shtetin tonë aq të brishtë, ta luftojmë korrupsionin, nepotizmin, krimin e organizuar, vëlla-vrasjet dhe papunësinë pasi që shumë njerëz u flijuan, që ne sot ta gëzojmë këtë shtet e që as së paku nuk është siç ata e dëshiruan e ëndërruan.

Mbes me shpresë që populli shqiptarë nuk do t’i gjykojë të tjerët nga pamja e jashtme, e të etiketohen të tjerët veç pse janë fjala bie të mbuluara, me gjithfarë emrash, krejt kjo për shkak të një identiteti të tyre, fundja zhveshja nuk është civilizim dhe s’ka pse të ofendohet dikush që parim e ka mbulimin e jo zbulimin, apo ofendohen të tjerët se kanë mjekërr, pasi që me këtë jo vetëm një pjesë të shoqërisë tonë e fyejmë, por e fyejmë edhe kujtimin tonë për figurat e njohura të kombit, siç ishin Sami Frashëri, Fan Noli, Mihal Grameno, Jeronim De Rada, Ismail Qemali, Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Adem Jashari, Agim Ramadani e shumë e shumë të tjerë. Për ironi mjekërr kanë edhe ata që kryejnë krime të shumta lartë e poshtë por kjo nuk na jep të drejtë të paragjykojmë dikë se është i rruar e është si Milosheviçi, ka mustaqe dhe është si Hitleri, është prift dhe është pedofil, veshja e tij i ngjason një afrikani e t’i themi shko në Afrikë, zhveshja e saj e tepërt të bëjë që ta quajmë të pandershme e shumë paragjykime të tjera të pështira, që nuk kontribuojnë në asgjë tjetër përveçse në nxitjen e urrejtjes në mes të shqiptarëve që kurrë më parë si sot nuk kanë qenë të përçarë, saqë ka ardhur koha që sot si në kohën e komunizmit të frikësohet njeriu se çka flet edhe me shoqërinë e tij. Na mbetet të punojmë shumë, e mbi të gjitha të lexojmë. Paragjykimet thyhen, vetëm me LEXIM!

‘Focus America’ përhapet në kinematë e ‘DokuFestit’

0

dokufest ne prizren1Projektimi i filmave në shoqëri të krijuesve ndërkombëtarë ka vazhduar në ditën e tretë të “DokuFestit”, teksa fokusi i programit ka qenë në paraqitjen e veprave të regjisorëve amerikanë.

Madje për të nderuar praninë e kineastëve të këtij vendi Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka organizuar një ndejë të veçantë ku udhëheqësja e këtij misioni diplomatik ka vlerësuar festivalin e filmit që mbahet në Prizren për mundësimin e shkëmbimit kulturor mes përfaqësuesve globalë të industrisë së filmit dokumentar, shkruan Koha Ditore.

Ambasadorja Tracey Ann Jacobson, të hënën mbrëma, ka qenë nikoqire e edicionit të dytë të Natës amerikane brenda “DokuFestit”, me ç’rast ka rikujtuar se Ambasada e ShBA-së dhe ajo Norvegjeze kanë mbështetur hapjen e “DokuKinos”, respektivisht kinemasë së parë në hapësirë të mbyllur në Prizren që prej përfundimit të luftës. Por ajo ka shtuar se është veçanërisht e kënaqur që në edicionin XIII të “DokuFestit”, ka prani të madhe të filmave dokumentarë të krijuar nga regjisorët amerikanë.

Nuk ka vdekur Lavdrim Muhaxheri

0

Lavdrim MuhaxheriI arrestuari kohë më parë, por që tash ndodhet në Siri duke luftuar Fitim Lladrovci nga fshati Polac i Skenderajt e ka demantuar lajmin për vdekjen e terroristit Lavdrim Muhaxheri.

Ai në një postim të tij në Facebook i ka sqaruar të gjithëve se “luani” nuk ka vdekur dhe se është mirë e po presin që të forcohet nga plagët që ka marrë, raporton Express.

“Selam Alejkum. Krejt ju që mkeni shenu mesazhe ne FB me pytjen a ka ra Shehit Lavrim Muhaxheri. Unë po ju tregoj që Elhamdulilah ai mirë ashtu si Luna. Allahu e rujt dhe e forcoftë”, ka shkruar Lladrovci në Facebook, raporton Express.

Njoftimet e fundit nga televizioni kurd KNNC, thuhet se është konfirmuar vrasja e Lavdim Muhaxheri dhe trupi i tij është paraqitur në ekranet e këtij televizioni. Televizioni kurd KNNC në një njoftim të para disa çasteve ka thënë se Lavdrim Muhaxheri është vrarë.

Sipas këtij televizioni, lajmin e të cilit e transmeton kosovalbaner.com, Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat Mbrojtëse Kurde.

Por, në google dhe në vet faqen e televizionit KNNC, version i shkruar, nuk ka ndonjë konfirmim për vrasjen ose jo të Muhaxherit.

Sipas portalit kosovalbaner.com, trupi i vdekur i terroristit Muhaxheri është publikuar i vdekur në kanalin e KNNC-së.

Po ashtu, një zëdhënës i luftëtarëve kurd thuhet të këtë thënë se të gjithë terroristet pritet të kenë fatin e njëjtë.

Komuna e Prizrenit ia “vodhi” idenë Arbër Rexhajt

0

Arber Rexhaj 23Pak ditë pasi përfaqësues lokalë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kritikuan komunën e Prizrenit, për injorim të mërgimtarëve, duke thënë se ndër tjera këtu mungojnë edhe të dhënat për numrin e tyre, në kuadër të Administratës komunale është hapur një zyrë e posaçme, për të bërë regjistrimin e mërgimtarëve, projekt ky për të cilën zyrtarët thanë se nuk ka shkas kritikat opozitare.

Bashkatdhetarët të cilët jetojnë e punojnë jashtë, por që kthehen për t’i kaluar pushimet në vendlindje mund të regjistrohen në komunë, me qëllim që të dihet numri i tyre. Drejtori komunal për Administratë, Ilir Baldedaj tha se zyra do të punojë në gjashtë muajt e ardhshëm. “Apeloj përfaqësuesit e fshatrave që ta ndihmojnë procesin duke i regjistruar mërgimtarët. Përveç regjistrimit të numrit do të regjistrohet edhe gjendja e tyre ekonomike, ndërsa komuna e Prizrenit parasheh që në të ardhmen t’u ofrojë projekte bashkatdhetarëve të saj”, tha për “Zërin” ai.

Nisja e këtij projekti ndërkaq është bërë pak ditë pas kritikave të bëra nga anëtari i “Vetëvendosjes” në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Arbër Rexhaj. Fillimisht, ai në një debat të organizuar nga Forumi “Transparenca” e më pas edhe një konferencë shtypi ka thënë se komuna nuk disponon numrin e përgjithshëm mërgimtarëve, ashtu siç e kanë disa komuna të Kosovës. “Po ashtu, nuk ka të dhëna të të hyrave, të cilat vijnë si kontribut i tyre. Institucionet në Prizren nuk u kanë kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve tanë, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë për mërgimtarët”, ka thënë ai. Sipas LVV-së, bashkatdhetarët, të cilët vijnë nga Prizreni, trajtohen vetëm si administratë.

Sipas Rexhajt, mungesa e një evidence dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe vë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet prej tyre për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal.

Në anën tjetër, drejtori Baldedaj mohoi që ideja për fillimin e projektit që ka të bëjë me regjistrimin e mërgimtarëve të ketë ardhur nga një subjekt opozitar. “Kjo nuk ka nisur për shkak të kritikave, por ka qenë në planin e punës dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës, pra assesi nuk ka të bëj me VV-në”, ka thënë ai për “Zërin”.

Baldedaj këtë e mbështeti duke sqaruar se paraprakisht ka qenë i hapur konkursi për punëtorë, të cilët janë trajnuar, ndërsa “kritikat e VV-së kanë qenë të vonuara.

Papa: Ja pse do të shkoj në Shqipëri

0

Edi Rama me papenPër herë të parë Papa Françesku tregon arsyet se pse zgjodhi të vizitojë Shqipërinë.

I pyetur nga gazetarët gjatë fluturimit të kthimit nga Korea e Jugut, Papa ka vlerësuar harmoninë fetare në Shqipëri. “Shkoj në Shqipëri për dy arsye të rëndësishme. E para sepse kanë arritur të krijojnë një shtet dhe të mendojnë për Ballkanin, unitetin kombëtar mes islamit, ortodoksëve, katolikëve me një këshill ndërfetar që ndihmon shumë në ekuilibrim.

Kjo është gjë shumë e mirë, sepse ka harmoni. Dhe prezenca e Papës është për t’i thënë të gjithë popujve se mund të punohet bashkë dhe unë e kam ndjerë si të ishte një ndihmë për atë popull fisnik”, ka thënë Papa Françesku.

Udhëtimi apostolik i Shenjtërisë së Tij, Papa Françesku, që do të zhvillohet në Tiranë më datën 21 shtator, parashikon një agjendë të ngjeshur, që do të zgjasë plot 11 orë në Shqipëri. Në orën 07:30, Papa Françesku fluturon nga aeroporti i Fiumicino-s drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Tiranë, ku do të zhvillohet një pritje zyrtare nga kryeministri, Edi Rama. Më pas, Papa udhëton drejt Presidencës, ku do të zhvillojë një takim me presidentin Bujar Nishani dhe autoritete të tjera të Shqipërisë.

Në orën 11:00, në sheshin “Nënë Tereza”, Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë para mijëra besimtarëve, që priten të mblidhen atë ditë.
Nga vizita të tjera, ku Papa është parë të udhëtojë me makinën e tij të bardhë, këtë radhë bëhet me dije se, në vizitën e tij në kryeqytetin shqiptar, Papa do të lëvizë me një makinë të thjeshtë dhe të hapur, e vënë në dispozicion nga autoritetet e Shqipërisë.

Në orën 13:30 është planifikuar takim dhe drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë në Nunciaturën Apostolike, e më pas takim me krerët e besimeve të tjera fetare.

Ora 17:00 shënon kremtimin e lutjes së mbrëmësores me meshtarët, seminaristët dhe lëvizjet laike në Katedralen e Tiranës. Në orën 19:45, në Aeroportin “Nënë Tereza” do të zhvillohet një ceremoni për largimin e Papës, ku edhe përmbyllet vizita e tij në Shqipëri.

Shqipërisë s’i interesoi për Albanologjinë

0

seminari i gjuhes shqipePrishtina e Albanologjisë. Për më shumë se 10 ditë, në kryeqytetin e Kosovës do të vijnë albanolog e studiues nga e gjithë bota për të marr pjesë në edicionin e 33-të të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare. Këtë vit seminari do të karakterizohet me shënimin e 200 vjetorit të lindjes së shkrimtarit arbëresh Jeronim De Rada. Me këtë rast do të prezantohet gjuhëtari i madh po ashtu arbëresh, Francesko Altimari.

Ndërkaq, tema e sivjetme e seminarit është “Letërsia shqipe dhe kodet e mëdha”. E historia e këtij seminari është epike. Nëpër të kanë perfomuar studiues të ndryshëm gjatë 40 viteve. Por në kushte të pushtimit, e në rrethana kur Kosova përballej me ekzistencën e saj, nuk ka qenë fare e lehtë organizimi i një ngjarje të tillë,shkruan Tribuna.

Në ceremoninë e hapjes të hënën në Sallën e Kuqe të Fakultetit Filologjik, dikush tha se derisa Shqipërisë as në kohën e komunizmit e as në transiocion nuk i ka rënë ndërmend të zhvillojë shkencën e albanologjisë si dhe të ndihmojë studiuesit e huaj që merren me këtë fushë, është Kosova ajo që nën rrethanat më të rënda, e ka themeluar Seminarin.

Kosova i mbledh oficerët policorë të rajonit

0

policia e kosovesNë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), ka filluar trajnimi dhjetë javor “Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës”. Këtë trajnim përveç përfaqësuesve të lartë të Policisë së Kosovës, do ta ndjekin edhe përfaqësues nga Policia e Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në trajnimin e organizuar nga ICITAP-i amerikan do të trajnohen 42 udhëheqës të lartë të policisë nga të gjitha vendet e rajonit.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, tha se trajnimi i përbashkët i oficerëve policorë nga vendet e rajonit do të mundësojë thellimin e bashkëpunimit me qëllim të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt.“Ky model i trajnimeve duhet të jetë edhe model i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit”, tha Rexhepi.

Ministri në detyrë falënderoi ICITAP-in dhe qeverinë amerikane për përkrahjen e vazhdueshme që po i japin Kosovës në të gjitha fushat. Përveç Rexhepit, mirënjohës të ICITAP-it amerikan është edhe Shpend Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, dhe Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail./tribuna/

Zbatimi i marrëveshjeve, pastaj Brukseli 2

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselImplementimi i marrëveshjeve të arritura më herët mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit do të duhej të ishte kusht nga pala kosovare për vazhdimin e dialogut me palën serbe. Këtë e thonë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare. Për ta është i pakuptimtë zhvillimi i çfarëdo formati të dialogut nëse praktikisht nuk ndihen efektet e marrëveshjeve që janë nënshkruar deri tani në Bruksel.

Profesori universitar Emrush Ujkani, ka deklaruar se institucionet e Kosovës do të duhej që domosdoshmërisht me qenë pjesë e dialogut dhe se nuk ka alternativë tjetër, por sipas tij paraprakisht do të duhej të bëhej vlerësimi i zbatimit të marrëveshjeve paraprake.

“Ajo që mendoj se mund të bëhet tani për tani është vlerësimi i përgjithshëm dhe atë bashkë më Bashkimin Evropian për të vlerësuar se sa janë implementuar marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel para se të kalohej në negociata të mëtutjeshme.

Natyrisht se nuk jemi kundër dialogut në asnjë moment, por unë mendoj se është shumë e nevojshme të krijohet një mekanizëm matës rreth asaj se si janë implementuar marrëveshjet deri me tani, ku kemi ngecur dhe sa i ka mbetur njërës ose tjetrës palë të veprojë tutje”, ka thënë Ujkani./tribuna/

Legjitimiteti i Gjykatës Kushtetuese, i rrezikuar

0

GjykataKushtetuese e KosovesNëse deri me 31 gusht nuk nxirret vendimi për çështjen e kryeparlamentarit atëherë kriza politike mund të thellohet edhe më shumë.

Kjo për faktin, se nga 1 shtatori pritet të kontestohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, për shkak të votës së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.

Vazhdimi i mandatit të tyre pretendohet të jetë bërë pa kaluar në procedurat e rregullta ligjore, duke u mbështetur vetëm në ratifikimin e letërkëmbimit në mes të presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherhine Ashton.

Eksperti i çështjeve kushtetuese Riza Smaka, ka deklaruar se është dashur të krijoheshin kushtet juridike paraprakisht për vazhdimin e mandatit këtyre gjyqtareve dhe jo në mënyrë arbitrare t’u vazhdohet mandati dhe sipas tij akti i tillë është ilegal dhe në kundërshtim më ligjin…/tribuna/

BIK-u pranon se katër “xhami” nuk i ka nën ombrellë

0

NaimTernava-BIKNë Kosovë janë të identifikuara katër “xhami” të cilat nuk janë nën ombrellën e Bashkësisë Islame (BIK), dy prej të cilave tashmë janë mbyllur

Së paku këto janë të dhënat që i ka prezantuar BIK-u, përfaqësuesit e së cilës thonë se ato duhet të mbyllen pasi që nuk kanë asnjë informatë se çfarë aktiviteti zhvillohet në to, kush i drejton dhe për çfarë arsye funksionojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Resul Rexhepi (në foto), sekretari i BIK-ut, ka shpjeguar se posedojnë informata që në Kosovë janë katërt vend-falje të ashtuquajtura xhami, dy prej të cilave janë funksionale dhe ndodhen në Dragash. Ndërkaq dy të tjera që janë mbyllur dhe ka thënë se ndodheshin në Deçan dhe tjetra në Prishtinë e cila u mbyll ditë më parë në kuadër të një operacioni që rezultoi me arrestimin e 40 personave të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale që lidhen me terrorizëm.