Home Blog Page 8203

Blloku kundër zgjedhjeve të reja, PDK dhe “Vetëvendosje” llogarisin edhe këtë opsion

0

partit politike 2Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare mbetet një opsion i mundshëm për Partinë Demokratike të Kosovës dhe lëvizjen “Vetëvendosje”, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo, koalicioni paszgjedhor LDK-AAK- Nisma, janë kundër një procesi të ri zgjedhor, pasi pretendojnë se e kanë shumicën për krijimin e qeverisë.
Për bashkësinë ndërkombëtare është ende e paqartë nëse Kosova do të fitojë qeverinë e re apo qytetarëve do t’u duhet t’u drejtohen sërish kutive të votimit.

Ambasadori Britanik, Ian Cliff, një ditë më parë u ka thënë medieve serbe se zgjedhjet e reja nuk janë në interes të Kosovës. Ndërkaq mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja ai sheh në kundërshtim me interesat e popullit të Kosovës.

Mustafa: Po shkojmë drejt koalicionit me LDK-në

0

RrustemMustafa–RemiAnëtari i Kryesisë së PDK-së, Rrustem Mustafa, ka deklaruar se është shënuar progres rreth idesë së tij për një koalicion ndërmjet LDK-së dhe PDK-së. Ai ka bërë me dije se janë duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese përkitazi me seancën konstituive të Kuvendit, në mënyrë që të funskionalizohet koalicioni PDK-LDK.

“Jemi duke avancuar për ditë me këtë ide për koalicion dhe në takime me zyrtarë dhe intelektualë të LDK-së shohim interesim serioz. Pres që në ditët në vijim të funksionalizohet koalicioni PDK-LDK, i cili do ta përfundojë me sukses mandatin, pasi kemi mundësi dhe do ta bëjmë këtë”, ka thënë Mustafa për “Epokën e Re”.

Ndërkaq duke iu kundërpërgjigjur deklaratave të koalicionit LDK-AAK-Nisma se Kosova do të ketë qeveri të gjerë pa PDK-në, Mustafa ka thënë se ata e dinë se edhe në mandatin e ardhshëm partia e Hashim Thaçit do të udhëheqë Kosovën.

Agron Cane rrezikon deri në 10 vite burg

0

Agron CaneProkuroria e Rrethit të Sarandës ka formuluar akuzat për Agron Canen, sekretarin e deputetit socialist në Sarandë, Koço Kokëdhima.

Ndërsa e vlerëson të ligjshëm arrestimin e Agron Canes, Prokuroria e Rrethit të Sarandës e akuzon atë për “ngacmim seksual” parashikuar nga neni 108, paragrafi 2 i kodit penal dhe “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” parashikuar nga neni 245 i kodit penal.

Sipas ndry shimeve që iu bënë së fundi kodit penal për akuzën e parë Agron Cane rrezikon nga 6 muaj deri në 3 vite burg, ndërsa për akuzën e dytë nga 3 deri në 7 vite burg. Çka do të thotë se në total sekretari i deputetit të PS, Koço Kokëdhima mund të dënohet deri në 10 vite burg.

Në kërkesën e saj prokuroria thekson se “Ekziston dy shimi i arsy eshëm i mbështetur në prova se i dy shuari ka kry er të dy ja këto vepra penale, kjo e vërtetuar me procesverbalet e kqy rjes, e marrjes së provës materiale procesverbalet e kallzimit të veprës penale, procesverbalet e deklarimit të së dëmtuarës dhe akte të tjera të cilat nuk mund të publikohen në këtë fazë të hetimit”.

“Është e vërtetuar se vepra penale ka ndodhur dhe pasoja e rëndë e cilësuar sipas dispozitës materiale ka ndodhur. Ky vërtetim i faktit është provuar botërisht dhe i dokumentuar në fashikullin e procedimit me procesverbalin e kallzimit të krimit, me procesverbalin e kqy rjes se marrjes se provave materiale, me aktet të tjera për të cilat organi i procedimit disponon”, thuhet më tej në aktvlerësimin e organit të akuzës, transmeton Start.

Për këto arsy e Prokuroria i kërkon gjykatës masën e sigurisë “arrest me burg” për Agron Canen, i cili të martën pritet të përballet me togat e zeza.

Organi i akuzës sqaron gjithashtu se Agron Cane i ka kërkuar marredhënie seksuale denoncueses me inicialet E.G si dhe vajzës së saj të mitur, duke i premtuar jo vetëm punë, por edhe shtëpi, e duke ja bërë të qartë se ai e kishte në dorë t’ia siguronte ato.

Ndërsa në lidhje me marrjen në py etje të përfaqësuesit të deputetit të PS, Koço Kokëdhima, Prokuroria thekson se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar shtetasen në fjalë, por nuk ka kërkuar në këmbim favore seksuale.

LDK të vlerësojë punën e drejtorëve të saj në ekzekutivin e Rahovecit

0

Labinot Berisha-ldk-rahovecLidhja Demokratike e Kosovës pas dorëheqjes së këshilltarit komunal, Labinot Berisha, ka mbetur pa shef të grupit të asamblistëve në Kuvendin Komunal të Rahovecit, gjithashtu edhe pa një anëtar në Komitetin për Politikë dhe Financa, pasi këto dy funksione i ka ushtruar tashme ish anëtari i Kuvendit, Labinot Berisha.

Në një prononcim për RahovecPress, ish shefi i grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së në Rahovec, Labinot Berisha, është shpresuar se, Lidhja Demokratike e Kosovës, përkatësisht dega e saj në Rahovec, para datës 28 gusht, do të duhej të ftonte anëtarët e kryesisë në mbledhje të rregullt në Rahovec dhe të zgjedh me vota të fshehta shefin e grupit të këshilltarëve të LDK-së.

“Mendoj se shefi i grupit duhet të jetë gjithsesi dhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa nga ky subjekt politik. Kjo procedurë duhet të respektohet ashtu siç ishte vepruar në rastin tim, kur unë jam zgjedhur me vota të fshehta sipas parimit një anëtar një votë. Respektimi i procedurave demokratike rrit unifikimin e anëtarëve dhe do të shërbente parandalimit të pakënaqësive eventuale, mes anëtarëve që kanë ambicie për këto dy funksione të rëndësishme për ta”, është shprehur Berisha.

Gjithashtu, Berisha ka theksuar se, LDK në Rahovec, pas kalimit tanimë të periudhës gjashtëmujore të punës së drejtorëve të saj, që janë duke ushtruar funksione në ekzekutiv në Komunën e Rahovecit, kryesia e LDK-së në Rahovec është mirë të bëjë një vlerësim individual të punës së mirë apo dështimeve eventuale për secilin nga ta, që ushtrojnë funksionin e drejtorit.

“Matës i rezultateve, mendoj duhet të ishte raporti i punës gjashtëmujore të Komunës së Rahovecit dhe njëkohësisht vlerësimi i brendshëm i anëtarëve të LDK-së, bazuar në përformancën që kanë treguar. Këtij vlerësimi të brendshëm nuk duhet t’i ikin as asamblistët e LDK-së dhe bazë e përformancës së tyre duhet të shërbejë raporti gjashtëmujor për monitorimin e punës së Kuvendit të Rahovecit nga ana e Institutit Demokratik të Kosovës KDI”, ka theksuar më tej ish kuvendari Berisha.

“Pavarësisht që opinioni im dhe me sa jam i informuar edhe i Kryetarit të Rahovecit dhe Kryesuesit të Kuvendit është shumë pozitiv për punën e mirë që kanë treguar drejtorët dhe asamblistët e LDK-së, një vlerësim i tillë do të duhet të ishte i pa shmangshëm. LDK për të ecur suksesshëm në Rahovec, duhet të instaloj mekanizmat e saj të dhënies së përgjegjësisë për secilin anëtar të saj që përfaqëson imazhin e LDK-së në institucionet publike ose para qytetarëve”, ka treguar Labinot Berisha.

“Ne duhet të jemi sa më të përkushtuar, institucionalist dhe përgjegjës për rezultate të mira dhe shërbim të plotë të qytetarëve të Rahovecit. Andaj të zgjedhurit publik të LDK-së në Rahovec duhet t’i përmbahen parimeve mbi të cilat mbështeten veprimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Këto parime tona duhen ti marrin edhe subjektet tjera politike për model dhe të demokratizohen përbrenda tyre”, ka përfunduar Berisha.

Komuna e Suharekës synon marrjen e Damperit

0

SaliAsllanaj-ldkKomuna e Suharekës i ka hyrë seriozisht punës për të marrë objektin shumë hektarësh, që ndryshe në këtë komunë njihet si Damperi, raporton KTV.

Duke parë dështimet e privatizimit që kanë ndodhur dhe numrin e madh të të papunëve, kryetari i saj, Sali Asllanaj, po shpreson shumë se do t’ia arrijë qëllimit që përmes një marrëveshjeje të shkëmbimit të pronave me AKP-në, ta bëjë këtë objekt pronë komunale.

Asllanaj i ka thënë KTV-së se është i vetëdijshëm se do të duhet të presë në arritjen e qëllimit, duke e ditur se në AKP nuk ka kush vendos për këtë kërkesë, për shkak të mungesës së Bordit.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga AKP-ja lidhur me këtë çështje, por nga kjo agjenci nuk i është përgjigjur askush kërkesës së televizionit.

Objekti i quajtur Damper ka hapësirë prej 33 hektarësh, kurse mbi 7 hektarë është hapësirë e mbyllur.

Në kohën kur AKM-ja kishte vendosur të shiste fabrikën e prodhimit të gomës “Ballkan”, dy kompani të njohura botërore i kishin hyrë garës për të blerë ndërmarrjen, me synimin që të merrnin edhe Damperin, mirëpo, ato u larguan nga gara dhe objekti mbeti nën mbikëqyrje të KFOR-it. Sipas të dhënave të fundit, komuna e Suharekës ka më shumë qytetarë të saj që jetojnë në shtetet e jashtme sesa në këtë komunë. Shumica e tyre janë larguar në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës.

Mbi 2 mijë të pickuar nga rriqrat në Malishevë

0

Rriqri8-20Brenda 7 muajve, mbi 2 mijë qytetarë vetëm nga rajoni i Malishevës janë pickuar nga rriqrat, zonë kjo e cila konsiderohet si një ndër vatrat më të prekura nga virusi i etheve hemorragjike, raporton KTV. Megjithatë, për këtë vit vetëm 5 raste janë konfirmuar me ethe hemorragjike.

Drejtori i Klinikës Infektive të QKUK- së, Shemsedin Dreshaj, thotë se në këtë klinikë kanë qenë 5 raste me ethe hemorragjike krime kongo. Mirëpo, kjo klinikë ka pranuar edhe 5 raste të tjera me ethe hemorragjike hantan, të cilat përhapen përmes minjve.

Sa i përket etheve hemorragjike krime kongo, Dreshaj thotë se nuk ka vatra të reja të shtrirjes së tyre, ndërsa virusi i etheve hemorragjike që vijnë nga minjtë është i shpërndarë në gjithë vendin.

Që nga muaji shkurt i këtij viti, vetëm në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës janë trajtuar mbi 2 mijë qytetarë të prekur nga pickimi i rriqrave.

Sipas drejtorit të kësaj qendre, Besim Zogaj, nga ky numër vetëm 4 raste janë konfirmuar të prekur nga ky virus. E zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë, ndonëse pranojnë se numri i të prekurve nga pickimi i rriqrave ka qenë i madh, numri i atyre që janë diagnostikuar me ethe hemorragjike është i vogël.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Lulëzim Uka, ka thënë se sivjet me kohë është kryer dezinfektimi selektiv i zonave të rrezikshme nga toka dhe ajri.

‘Monstra’, s’ka aktvendim nga shkalla e parë

0

Rasti Monstra-gjykataAktvendimi përfundimtar për rastin “Mostra” nuk është dorëzuar ende zyrtarisht. Dorëzimi sipas procedurës, bëhet brenda 60 ditëve nga shpallja e tij nga Gjykata. Kjo ka bërë që pala mbrojtëse të mos ngrejë procedurën e apelimit të verdiktit, në shkallën e dytë. Kështu sqaroi avokati mbrojtës Naser Raufi, i cili ritheksoi sot për ALSAT se pret më shumë profesionalizëm nga Gjykata e Apelit.

“sipas ligjit, në rastet më të komplikuara afati është deri në 60 ditë. Që prej shpalljes së aktvendimit, gjykatësi e ka të drejtën që për 60 ditë të shkruaj aktvendimin që është shpallur për rastin në fjalë. Deri tani ne nuk kemi pranuar asgjë, që do të thotë është e pamundur që edhe ta parashtrojmë ankesën. Diku rreth 30 gushtit, mbushen 60 ditët e vendimit dhe presim aktvendimit që të mund të parashtrojmë kërkesën. Kjo do të varet prej vetë aktvendimit se si do ta shpjegoje shkalla e parë, një vendim të tillë gjyqësorë, si do ta arsyetojë. Unë nuk e kuptoj se si mund edhe të shkruhet një aktvendim i tillë. Edhe ankesa jonë varet prej aktvendimit”, deklaroi Naser Raufi, Avokat mbrojtës, transmeton Alsat-M.

Raufi i quan të pabaza dhe jo logjike dëshmitë e prezantuara nga prokurorja Geshkovska. Sipas tij, parregullsitë që kanë hasur si palë mbrojtëse gjatë shqyrtimit të lëndës dhe gjatë marrjes së vendimit nga Gjykata Themelore, janë të shumta, ndaj nëse Gjykata e Apelit vepron me profesionalizëm, ajo do t’i hedhë poshtë ato. Në rast të tillë, Raufi thotë se nuk do të mjaftohet me fitimin e çështjes, por do të ngrejë procedura edhe ndaj Geshkovskës dhe Jankullovskës për shpërdorim të detyrës zyrtare.

“Nga përvoja ime, jamë shumë i sigurt se kjo do të korrigjohet tek Gjykata e Apelit, për arsye se vetë Gjyqi i Apelit është shumë më me eksperiencë dhe që përbën trup gjykues prej pesë gjykatësve që në rastin e parë nuk kanë qenë. Sipas ligjit janë dy gjykatës dhe tre ndihmës gjykatës. Sipas mendimit tim, këtë vendim nuk e ka marrë as Gjyqi, por prokuroria. Llogari do të kërkohet padyshim dhe si parakusht që aktvendimi të jetë i plotfuqishëm, mirëpo kjo është një etapë që vijon më vonë”, u shpreh Naser Raufi, Avokat mbrojtës.

Raufi për herë të parë përmendi edhe një shkelje tjetër gjatë hetimit të çështjes. Sipas tij, Prokuroria fillimisht kishte ndaluar Agim Ismailoviqin, Fejzi Azirin, Haki Azirin dhe Sami Lutën, thjesht si pjesëmarrës në akt, ndërkohë që si autor të saj dyshoheshin vetëm Afrim Ismailoviqin dhe Alil Demirin, por më pas i përfshiu edhe ata si fajtorë për veprën e njëjtë penale. Raufi kujtoi marrjen dëshmive në mungesë të tij, nxjerrjen më vonë të dëshmitarit të mbrojtur, si dhe dëshmi në të cilat pala mbrojtëse nuk ka qenë aspak në dijeni. Verdikti nga Gjykata Themelore u mor më 30 qershor, duke lënë në burg të përjetshëm 6 prej të ndaluarve, dy prej të cilëve në burg për vepër tjetër në Kosovë, ndërsa liroi nga akuza Sejdi Ramiun.

Është vrarë Lavdrim Muhaxheri?

0

Lavdrim MuhaxheriPortali kosovalbaner.com, duke iu referuar Televizionit kurd KNNC, thotë se terroristi shqiptar nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri është vrarë gjatë luftimeve në Irak.

Sipas këtij portali, televizioni kurd KNNC ka njoftuar se Muhaxheri ka vdekur pas plagëve të marra nga Forcat mbrojtëse kurde.

Por, në Google dhe në vetë faqen e televizionit KNNC, version i shkruar, nuk ka ndonjë konfirmim për vrasjen ose jo të Muhaxherit.

Trupi i vdekur i terroristit Muhaxheri është publikuar i vdekur në kanalin e KNNC, transmeton kosovalbaner.com.

Po ashtu, një zëdhënës i luftëtarëve kurdë thuhet të këtë thënë se të gjithë terroristet pritet të kenë fatin e njëjtë.

Ekskluzive/ rrëfehet Elvira Gega: Videon e regjistrova më 14 gusht, Cane ende në detyrë

0

Elvira GegaElvira Gega, gruaja që denoncoi me fakte sekretarin e Koço Kokëdhimës në Sarandë, Agron Cane për kërkesën e favoreve seksuale me vajzën e saj 14-vjeçare në këmbim të një vendi pune, rrëfen ekskluzivisht të gjithë historinë për News 24.

E ndodhur në studion e News 24 në Gjirokastër ajo tregon për gazetarin Artur Cani se si e ka njohur sekretarin e Kokëdhimës, si ka kërkuar ai favore seksuale me të e më pas me të bijën. Elvira thotë se “i erdhi shpirti në majë të hundës” dhe u ndje mjaft e ofenduar, kur ai guxoi të hidhte sytë tek gjëja më e shtrenjtë, vajza e saj.

Gruaja ngul këmbë se Cane ishte në detyrë në momentin që ajo ka regjistruar videon në zyrën e tij, duke hedhur poshtë pretendimet se ky i fundit ka lënë detyrën më 15 korrik.

Ajo më tej shprehet se takimi i Agron Cane me vajzën e saj ka qënë krejt rastësor, një ditë kur kthehej nga mjeku, pasi vajza kishte probleme me shëndetin, mungesë hekuri, siç thotë ajo.

Gruaja tha se videoja është regjistruar në 14 gusht. Elvira u shpreh se, gjithçka e bëri në emër të grave që dhunohen dhe abuzohen ndërsa bëri me dije nje fakt rreth ministrit të Brendshem, Sajmir Tahiri.

Artur Cani: Si ka filluar kjo histori?
Elvira Gega: Po. Pasi kisha biseduar me Koço Kokëdhimën për punë më ka drejtuar tek personi që është, (nuk mund t’ja zë emrin). Kokëdhima i ka thënë atij se, do merresh me ketë çështje se është për ndihmë. Pastaj kam takuar vetëm zotin Cane. U futa në një punë, gjatë kohës që punoja pata probleme, pasi puna ishte shumë e rëndë, bëja një punë që nuk ishte për një grua, mu shkaktuan probleme shëndetësore, shëndeti po përkeqësohej. I shkova në zyrë përsëri zotit Cane dhe i thashë që s’mund ta vazhdoj atë punë pasi është e rëndë. Me tha vazhdo atje sa të të gjej një vend pune tjetër. Hera tjetër që u përballëm sërish në atë zyrë i qava sërish hallin. Zoti Cane nuk mu shpreh që do më gjente punë, por ka shprehur direkt faktin që nëse ti do diçka e arrin vetë, se je grua e zonja…Ka kërkuar marrëdhënie seksuale me mua. I kam thënë do bëj sikur nuk e dëgjoj këtë fjalë. I thashë kjo fjalë ngelet këtu brenda se është zyrë pune… Për një kohë të gjatë nuk i shkova.. me tha a e mendove? Hera e fundit se si ndodhi problemi…

Artur Cani: Të ka kërkuar marrëdhënie seksuale…për vajzën por a e njeh ai vajzën, e ka takuar, e ka pare? Nga e di ai si janë hormonet?
Elvira Gega: Mua mu sëmur vajza para një muaji, kishte probleme me hekurin në trup, i binte të fikët. Ikja nga puna orë pa orë dhe pronarja që unë punoja më thotë Elvira ti ke hallet e tua, por mua më duhet një punëtore këtu. Unë u largova se kisha fëmijë të sëmurë, pasi i bëra. Shkova tek ai për problemin e vajzës, i thashë kjo është arsyeja pse e lashë punën e parë…Ai dëgjon zërin e vajzës në korridor, më thotë pse nuk e more brenda, thirre brenda unë e thërras ajo vjen brenda e përshëndeti i foli për shkollën, goca del jashtë cohem edhe unë për të ikur me vajzën. Ai më thotë lëre vajzën dhe hajde prapë. Më thotë ti kot vuan paske një thesar, e di që do ta besh, me thotë mbushi mendjen ose të vijë këtu ose të vijë unë në shtëpi të kryej marrëdhënie seksuale me të. Këtë gjë nuk po e kapërdija nga brenda, flas me zotin Telnis Skuqi në rrjete sociale. I them që asnjë nuk më kupton nëse nuk bëj dicka. Më thotë kudo që të dalësh? I them më duhet një kamer e fshehtë do ta kap në flagrancë dike që është në zyrat e shtetit dhe me kërkon vajzën, i thashë që nuk ia kam çuar vajzën. Përse nuk shkon në polici më thotë? I thashë dua fakte. Gazetari ka folur me shefin dhe ishte dakord të bënim…më ndihmoi.

Artur Cani: Videoja është e plotë pasi dikush thotë që është e manipuluar?
Elvira Gega: Videoja është mëse direkte, nuk është ai i kërcënuar të thotë dicka, as unë. I vete në zyrë se më mori në telefon, më thotë do vish në zyrën time. Ngjarja ka ndodhur në 14 gusht. Atë ditë e regjistrova në zyrën e tij, ishte në punë.

Artur Cani: Thuhet që ky ka dhënë dorëheqjen në 15 korrik…
Elvira Gega: E dëgjova edhe unë këtë, por Absolutisht jo.., Askush s’mund të hedhë baltë mbi atë që meriton ai person. Ai mendoi se do i shkoja në zyrë me vajzën, unë e lashë vajzën jashtë…

Artur Cani: Ju morët regjistrimin dhe u larguat, Çfarë ndodhi më pas?
Elvira Gega: Atë ditë nuk më telefonoi, të nesërmen në mëngjes në orën 09:20 më mori në tel dhe më thotë ku je, më thotë dua të të takoj patjetër. Unë i thashë që deri dje për hallet e mia të merrja unë në cel, me thotë sot kam unë një hall, ti më ke bërë gropën. Më thotë se cel mund të më përgjohet..dua të takohemi. Hajde se më kë bërë gropën. I thashë në telefon, gropën ia bëre vetë vetes…Atë ditë insistoi disa herë në telefon. I thashë mos i bjer me telefonit se kasetën do ia çoj gruas tende në shtëpi. Pasdite isha në shtëpi, më mori në cel nuk ia hapa.

Artur Cani: Besoni që është e plotë?
Elvira Gega: Po është e plotë.

Artur Cani: Ne cilin lokal e takuat Agron Canen? Cfarë ju kërkoi Cane?
Elvira Gega: Pata takim me z Agron Cane në një lokal publik në qendër të Sarandës. Ai më kërkoi ti kthej mbrapa videon. Më pyeti me këtë telefon që ke në duar e bëre videon. Po i thashë. Më tha mos më turpëro para shoqërisë, para familjes. Më tha që ‘më bëre gropën me këtë video’.
I thashë që ti me ke turpëruar duke me kërkuar gjënë më të shtrenjtë. Po je prind do çuditesh dhe vetë se cfarë ke thënë. Por ti nuk je prind, por ti nuk je, ata fëmijë nuk të meritojnë ty.

Artur Cani: Ju keni bërë një denoncim në polici?
Elvira Gega: Pasi policia mësoi për videon, më ka ardhur në shtëpi në orën 10 e gjysëm. Pas denoncimit jam takuar me z Cane në dyert e policisë. Me prokuroren e lamë që të na merrte të dyve në pyetje dhe në momentin që ajo po fliste në telefon, dli jashte, ai më kërkoi ti kthej videon dhe i unë i kam thënë që nuk do flas më me ty dhe kjo ka marre fund. Ai më tha se gjërat do te permiresohen nëse nuk e bën bujë.

Artur Cani: Ju ka thënë që do kandidonte për kryetar bashkie?
Elvira Gega: Ai e nxorri kur unë po e incizoja. Atë ditë e pyeta, përse më kërkon gjënë më të shtrenjtë, mirë mua se mund të poshtërohem nga të gjithë, por me mua mund të bëje cfarë të doje dhe mund të mbetej brenda për brenda, por nga një fëmijë 14 vjec cfarë do. Ai më thotë që do zoti bëhem kryetar bashkie dhe vajzës tënde do i pjellë kokoshi.

Artur Cani: Përse vendose të bëje këtë denoncim?
Elvira Gega: E para që më poshtëroi për fëmijën, më kërkoi gjënë më të shtrenjtë e tregoi hapur pedofolifin dhe e bera që shumë njerëz që janë në nevojë të mos poshtërohen më. Unë si nënë e mora një inciativë të tillë, që fëmija ime të mos vuante. Kam dëgjuar poshtërimet më të mëdha, por tek vajza nuk duroja. Dua tu jap një mësim të gjtihëve që aty ku preken e shtrenjte tyre të denoncojnë. Madje kanë thënë se e kam shitur videon, por jo e bëra për vajzën.

Artur Cani: Po tek policia?
Elvira Gega: Më ka ikur besimi. E kisha humbur komplet shpresën por pasi është kontaktuar policia për këtë dhe më ka ofruar mbështetjen e duhur, them e bënë një punë të mirë.

Artur Cani: Ju ka kontaktuar njeri?
Elvira Gega: Më është dërguar policia cdo 5 minuta, cdo 10 minuta. Sot më ka kontaktuar vetë ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri më ka telefonuar dhe më ka thënë që ‘policia është me ty. Ke gjithë mbështetjen e duhur të policisë, më falenderoi për guximin që tregova, më tha që ke gjithë shtetin me vete’.

Artur Cani: Kur keni qenë në punë? Cfarë pune keni bërë?
Elvira Gega: Kam qenë në shkurt deri me 15 korrik. Unë tek pronari që më ofroi punën ai kishte bahce, duheshe pastruar bahcja dhe duhet të ngrehja thase me pleh për t’ju hedhur pemëve. Por unë vuaj nga shtylla kurrizore dhe doktori më këshilloi të mos ngre më shumë se 5 kg në duar.

Artur Cani: Prej sa kohësh e njihnit z Cane?
Elvira Gega: E njihja pasi z. Kokëdhima më tha që kam një sekretar në zyrë dhe bëj ankesat e tua. E njihja nga tetori, nëntori, vitin e kaluar. Cane më ngacmoi që kur më futi në punë tek ai person në kodër. Dhe unë i thoja që nuk mund të punoja më sepse isha e sëmurë dhe duhet të më gjente një punë tjetër.

Artur Cani: Të ardhurat tuaja familjare sa janë?
Elvira Gega: Marr 120 mijë lekë të vjetra asistencë nga shteti, banoj me qera, 100 mijë lekë në muaj i paguaj dhe kam disa muaj pa i paguar. Deri në fund të gushtit kam një kontratë pune, pastroj 4 garsoniere dhe merrja 140 mijë lekë në muaj, por kjo në fund të muajit përfundon si punë. Fëmijët marrin 80 mijë lekë në muaj nga vdekja e babait. Jemi 5 veta në familje.

Përgjaken rrugët, 71 të vdekur në aksidente

0

Aksident shiritatNga aksidentet e gjashtë muajve të fundit në Maqedoini, kanë humbur jetën 71 persona.

Ministrja e Brendshme, Jankulovska e ka deklaruar një shifer të tillë.

Vetëm në territorin e Shkupit janë evidentuar 20 viktima.

Jankulovska theksoi se MPB ka shtuar kontrollet, por edhe gjobat ndaj shoferëve të papërgjegjshëm.

Ajo sqaroi se janë marrë masat që te shmangen sa më tepër aksidentet.