Home Blog Page 8204

Kryeziu kundër përfshirjes të të gjitha subjekteve politike në pushtet

0

IsmetKryeziu-KDIDrejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu është deklaruar kundër idesë së dalë ditëve të fundit për një qeverisje gjithëpërfshirëse në Kosovë, duke e quajtur këtë ide si një kushtëzim që individ apo subjekte politike po dëshirojnë ti bëjnë rendit ligjor në Kosovë.

Më poshtë deklarata e plotë e Kryeziut:
Bashkëqeverisje apo qeverisje gjithëpërfaqësuese!?
Agjenda dhe sfidat që e presin qeverinë e Kosovës, janë: sundimi i ligjit, gjykata speciale, bisedimet me Serbinë, reformat ekomomike etj. Duhet të udhëhiqemi nga institucione, të cilat udhëheqin politika gjithëpërfshirëse dhe gjithë përfaqësuese. Por, formimi i institucioneve dhe udhëheqja me to kanë nevojë për një qeveri me numra të mjaftueshëm dhe jo një qeveri të tipit bashkëqeverisje dhe përfshirje të të gjitha subjekteve politike në pushtet. Argumenti për një qeveri me përfshirjen e të gjitha subjekteve politike në pushtet, është indikator se sundimi i ligjit dhe stabiliteti i institucioneve është i kushtëzuar nga individë dhe subjekte politike që janë më të forta se institucionet dhe shoqëria. Stabiliteti politik e shoqëror, duhet të varet nga institucione transparente të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, e jo nga mentaliteti, sipas të cilit fuqia e institucioneve varet nga fuqia e individëve apo përfshirja e të gjitha subjekteve në pushtet. Ky mentalitet dhe kjo formë e qeverisjes stabile, përmes formës së kushtëzimeve për përfshirje në qeveri, duhet të jenë të tejkaluara.

Gjashtë shqiptarë synojnë parlamentin suedez në zgjedhjet e 14 shtatorit

0

shqptaret ne zgjedhje suediAdnan Dibrani, Arba Kokallari, Adrian Kaba, Naim Murseli, Aurora Pirraku Eriksson dhe Shkurte Xhemajli.

E drejta e juaj qytetarë shqiptarë të Suedisë për të votuar përcaktohet nga të dhënat në regjistrin e popullatës së Organeve tatimore (Skatteverket 30 ditë para ditës së zgjedhjeve.

Keni të drejtë votimi në zgjedhjet parlamentare nëse ju: Keni nënshtetësi suedeze dhe jeni apo keni qenë të evidentuar në regjistrin e popullsisë në Suedi.

Keni të drejtë votimi në zgjedhjet komunale dhe për këshillin e qarkut nëse ju: Keni nënshtetësi suedeze dhe jeni të evidentuar në regjistrin komunal dhe të prefekturës keni nënshtetësi të ndonjë nga shtetet anëtare të Unionit Europian ose nënshtetësi.

Andaj shqiptarë të cilët jetoni në Suedi dhe keni të drejtë vote mos e humbisni këtë rast që ju të ju përfaqësojnë shqiptaret në parlamentin Suedez por dilni dhe votoni me 14 shtator./Zeri/

E ka fajin vetë, ajo kurvë

0

REXHEP SHAHU

E ndjej shollën e këpucëve tuaja
Mbi eshtrat e mia që kërcasin prej dhimbjes,
E ndjej por s’kam fuqi të thërras,
S’kam kujt t’i thërras,
As pse t’i thërras,
Askush në qytetin tonë nuk të gjendet pranë,
Nuk bëhet me ty kur ke nevojë.

Të gjithë të bëjnë fajtor
Dhe thonë në kor, e ka fajin vetë kjo kurvë!

E ndjej gëlbazën kur pështyni mbi mua,
E shoh kënaqësinë tuaj, kur pështyni gëlbazë
Mbi fytyrën time,
Kur kruani fytin si gjiriz i papastruar kurrë,
Ju njerëz gjirize mbi gjirizin e madh të qytetit tonë
Ku mbretërojnë minjtë.

Ju minj, mbretër të qytetit
Që thërrisni në kor: “Vetë e ka fajin ajo kuuurvë”!

(Qyteti i Lutjeve)

Rexhep Shahu

Zjarr në pallatin e kryeministrit Edi Rama

0

zjarr ne edi ramaNjë zjarr i fuqishëm ka përfshirë në mesditë kompleksin e banimit të kryeministrit Edi Rama. Flakët kanë rënë në katin e dytë të një ndërtese që ndodhet përballë Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.

Nuk raportohet për persona të lënduar, por flakët kanë rënë në mjediset e një klinike dentare duke u përhapur me shpejtësi. Dyshimet e para janë hedhur për një shkëndijë elektrike. Në këtë kompleks ka shumë biznese, si lokale, dyqane, etj., dhe ka lëvizje të shumta të njerëzve gjatë ditës.

Brenda një periudhe disa vjeçare ky është rasti i dytë i zjarrit në këtë kompleks, dhe sërish ka të njëjtin shkak; shkëndija elektrike.

Kryeministri Rama banon në pjesën e pasme të kompleksit dhe nuk ka pasur rrezik për të dëmtuar pronën e tij. Aktualisht në vendngjarje ndodhen mjete zjarrfikëse dhe ekspertë të hetimit./dielli.al.

Një copë Sirie në Prizren

0

Ossama_MohammedNgjarjet tragjike në Siri janë bërë shumë të afërta për kosovarët që kur grupe të vogla personash filluan t’i bashkëngjiten grupacioneve ekstremiste në shtetin islam. Në këtë edicion të DokuFest copëza të historive nga Siria po shfaqen në ekranet e mëdha.

Kur autoritetet policore arrestuan afro 40 kosovarë si të dyshuar për përfshirje në aktivitete terroriste, disa media lokale pretendonin se kishte planifikime për sulm në qytetin mesjetar të Prizrenit, gjatë kohës kur do të mbahej festivali “DokuFest”.

Por policia kishte përjashtuar këtë mundësi. Të arrestuarit kishin lidhje vetëm me aktivitete në Siri, atje ku grupacioni islamik dhunshëm po tenton instalimin e një shteti sheriat në Siri dhe Irak.

Megjithatë Prizreni dhe DokuFest janë lidhur me Sirinë dhe atë çfarë po ndodhë atje nëpërmjet kinematografisë dhe ekranit të madh.

Regjisori sirian, Ossama Mohammed, i cili momentalisht është në një ekzil, siç e quan ai, modern në Paris ka sjellë në DokuFest dokumentarin 92 minutash në të cilin krijon një autoportret të Sirisë dhe gjithckaje që po ndodhë atje.

Krejt këtë e ka bërë nëpërmjet grumbullimit të videove amatore të cilat janë postuar nga qytetarët e Sirisë në platformat online si “YouTube”.

Për Mohammed bërja e këtij dokumentari është shtyrë nga dashuria e tij e pashtershme për vendin e tij dhe pamundësisë që ai të jetë atje për të xhiruar. Gjithcka kishte nisur kur në Paris ai kishte takuar një grua të re kurde nga Homsi e cila e kishte pyetur Mohammed se cfarë do të bënte sikur të kishte një kamerë në Siri.

“Ajo më pyeti se çfarë do të kisha filmuar po ta kisha të vendosur një kamerë në Homs dhe unë i thash gjithçka. Më pas filluam të bisedojmë dhe të marrim shumë video dhe dokumentari është historia e këtij takimi”, tha Mohammed, teksa prezantoi dokumentarin e tij të titulluar “Silvered Water, Syria Self-Portrait”.

Dokumentari që do të shfaqet sot (e hënë) në orën 16:00 është pjesë e garës së dokumentarëve për të drejtat e njeriut.

Edhe pse larg Sirisë, Mohammed thotë të jetë i informuar për gjithçka po ndodhë atje. Ai është i informuar edhe për përfshirjen e ballkanasve në grupet ekstremiste në Siri që linden si pasojë e mossuksesit të opozitës që pas rrëzimit eventual të diktatorit Bashar al-Assad të krijojë një sistem demokratik.

Madje ai ka dëgjuar edhe për infiltrimin e kosovarëve në këtë luftë dhe ka parë dhe foton e kosovarit pjesë të ISIS duke ia hequr kokën një personi tjetër në Siri.

Mohammed e quan tmerruese atë çfarë është duke ndodhur në Siri dhe bëhet i ashpër kur flet për atë që ai e quan “heshtje të stërzgjatur të komuniteti ndërkombëtar”.

“Ajo çfarë po ndodhë në Siri është një katastrofë humane dhe kjo heshtje ndërkombëtare përballë kësaj tragjedie është e tmerrshme. Madje as informacionet që po jepen në mediat ndërkombëtare për Sirinë nuk janë shumë të vërteta sepse atje po ndodhë një krim i madh”, thotë Mohammed për Gazetën Jeta në Kosovë.

Por Mohammed nuk i ka shuar shpresat se në Siri do të përfundojë lufta civile mes grupeve të armatosura. Thotë se kineastët dhe gazetarët e rinj në Siri janë duke luajtur një rol të rëndësishëm për të treguar të vërtetën e Sirisë.

Kur pyetet nëse ai e ndjen vetën të rrezikuar nga ISIS për shkak të dokumentarit në shumicës e së cilës shihen anëtarët e këtij grupi tek bombardojnë lagje të ndryshme e vrasin pa pikë mëshire, Mohammed ka një përgjigje të thjeshtë.

“Jam një prej atyre që ende është gjallë”, thotë regjisori i cili në vitin 2002 me filmin e tij “The Box Life” kishte marrë pjesë në Cannes Film Festival.

Një muaj paraburgim për armëmbajtësit pa leje

0

Gjykata-qekiqiGjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim për Ismet Sinanajn, Uran Badallin dhe Dibranë Hoxhajn. Ata dyshohen për armëmbajtje pa leje.

“Të pandehurit do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji”, njoftoi zëdhënësja e Gjykatës në Prizren, Afërdita Kicaj.

Sipas saj, të pandehuri dyshohen se kanë mbajtur armë pa leje në vende publike ku lëvizin qytetarët.

“Të pandehurit Dibran Hoxha dhe Uran Badalli janë recidivist të veprave të ndryshme penale”, tha Kicaj./PrizrenPress.com/

Enver Robelli: “Dokufest”-i, lajmi më i mirë për Kosovën

0

robelli4Anëtari i jurisë së Festivalit Ndërkombëtar “Dokufest”, Enver Robelli vlerësoi se ky festival është një lajm i mirë për Kosovën.

“Organizimi i ‘Dokufest’-it është ndër ngjarjet e rralla pozitive që lansohet si informacion nga Kosova në opinionin botëror”, tha ai.

Analisti dhe gazetari Enver Robelli është anëtar i jurisë në këtë edicion të “Dokufest”-it.

Ai gjatë një konference për shtyp tha se Kosova që nga paslufta ende vazhdon po përballet më vështirës të mëdha.

“Kosova po vazhdon të përballet me vështirësi të mëdha për shkak keqqeverisjes institucionale dhe zhvillimit politik”, tha Robello./PrizrenPress.com/

Limaj: Po Qeveri gjithëpërfshirëse, por pa PDK-në

0

Limaj-Mustafa-Haradinaj14(E plotësuar) Blloku LDK-AAK-Nisma, thonë se do të kenë qeverinë gjithëpërfshirëse por pa PDK-në.

Ata thonë se ka pasur pak ngecje në bisedime me Vetëvendosjen, por që sërish do të kthejnë ritmin e tyre.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se me Vetëvendosjen bisedimet kanë qenë korrekte, e sa i përket listës serbe thotë se ata nuk kanë pas asnjë kusht deri me tani.

Këto janë thënë pas një takimi të përbashkët të liderëve të këtyre subjekteve, takim ky në të cilin u bisedua për seancën që pritet të mbahet me 21 gusht.

E në këtë seancë, bllokun e treshes do t’i përfaqësoj Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Që të tri palët vlerësuan se është humbur shumë kohë për krijimin e institucioneve por thanë se qëndrimi i tyre i përbashkët është i pandryshueshëm. /KP/

 

Ka filluar takimi i Bllokut

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ai i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj nga Nisma për Kosovën, posa kanë filluar takimin.

Përveç tjerash, pritet të diskutojnë edhe për seancën e 21 gushtit, ku përfaqësuesi i tyre dhe i PDK-së do të ballafaqohen në Gjykatën Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, kurse pas takimit ata pritet të flasin para mediave.

 

Sot takohen liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma

Liderët e bllokut do të takohen në zyrën e grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Liderët e bllokut LDK-AAK-Nisma do të takohen sot në mesditë në Kuvendin e Kosovës, ku përveç tjerash, temë e pashmangshme pritet të jetë edhe seancën e cila do të mbahet më 21 gusht në Gjykatën Kushtetuese, ku blloku dhe PDK do të paraqesin argumentet dhe kundër-argumentet, lidhur me seancën e parë konstituive më 17 korrik. /KP/

Goditet me veturë një fëmijë në Suharekë

0

Makina-kembesoriNjë femijë është goditur me veturë në Suharekë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Sipas mjekëve, fëmija nuk është në rrezik të jetës.

“I mituri është goditur nga pakujdesia e vozitësit gjatë kohës sa ishte duke ecur në këmbë. “Pas tretmanit mjekësor në QMF në Suharekë, ai është dërguar në Spitalin e Prizrenit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit, ky rast është proceduar në mënyrë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Emigranti në FB: Agron Cane probleme pedofilie që në ‘75

0

Agron CaneNgjarja e Sarandës, ku sekretari i deputetit kërkonte favore seksuale nga një 14- vjeçare në këmbim të punësimit, ka revoltuar përdoruesit e rrjetit social Facebook.

Ata kanë shfrytëzuar statuset e Kryeministrit Rama dhe faqet e tjera të mediave on line për të treguar dëshpërimin, irritimin dhe ironinë për emërimet në rrethe, por edhe postimet e kreut të qeverisë. Mes qindra komentuesve nuk mungojnë edhe njohës të vjetër të Agron Canes, historia perverse e të cilit duket se nuk është e para. Perikli Gjoka shkruan se e ka njohur Canen që në vitin 1975 kur u përfol për pedofili në shkollën e Livadhjasë.

“Unë e kam njohur Agron Canen që në vitin 1975 në shkollën e atëhershme në Livadhja me problem të kësaj natyre me familjen e një ushtaraku tjetër K. P., pa realizuar asgjë. E pashë në televizor këtu në Athinë ku banoj dhe më bëri përshtypje se si në këtë moshë nuk ka ndërruar zakon dhe më e keqja dhe zonjës që i ka bërë propozimet duhet të jetë nga fshati i tij, Navarica. E gjithë karriera e tij është me shkallë njohje, dhe jo aftësie”, shkruan Gjoka në Facebook./bw/