Komuna e Suharekës synon marrjen e Damperit

SaliAsllanaj-ldkKomuna e Suharekës i ka hyrë seriozisht punës për të marrë objektin shumë hektarësh, që ndryshe në këtë komunë njihet si Damperi, raporton KTV.

Duke parë dështimet e privatizimit që kanë ndodhur dhe numrin e madh të të papunëve, kryetari i saj, Sali Asllanaj, po shpreson shumë se do t’ia arrijë qëllimit që përmes një marrëveshjeje të shkëmbimit të pronave me AKP-në, ta bëjë këtë objekt pronë komunale.

Asllanaj i ka thënë KTV-së se është i vetëdijshëm se do të duhet të presë në arritjen e qëllimit, duke e ditur se në AKP nuk ka kush vendos për këtë kërkesë, për shkak të mungesës së Bordit.

Kohavisioni ka kërkuar një përgjigje nga AKP-ja lidhur me këtë çështje, por nga kjo agjenci nuk i është përgjigjur askush kërkesës së televizionit.

Objekti i quajtur Damper ka hapësirë prej 33 hektarësh, kurse mbi 7 hektarë është hapësirë e mbyllur.

Në kohën kur AKM-ja kishte vendosur të shiste fabrikën e prodhimit të gomës “Ballkan”, dy kompani të njohura botërore i kishin hyrë garës për të blerë ndërmarrjen, me synimin që të merrnin edhe Damperin, mirëpo, ato u larguan nga gara dhe objekti mbeti nën mbikëqyrje të KFOR-it. Sipas të dhënave të fundit, komuna e Suharekës ka më shumë qytetarë të saj që jetojnë në shtetet e jashtme sesa në këtë komunë. Shumica e tyre janë larguar në pamundësi të gjetjes së një vendi të punës.

Më Shumë

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Lajmet e Fundit