2.8 C
Prizren
E enjte, 7 Dhjetor, 2023

Berisha nga Suhareka: Mos shkoni me luftu në Siri e Irak

Gramoz Berisha-suharekePamjet e vuajtjeve të komunitetit Jezidi nga pjesëtarët e ISIS-it në Irak, po e kthejnë 15 vite mbrapa Gramoz Berishën nga Suhareka. Ai i kishte mbijetuar masakrës se forcave serbe në vitin 1999, kur u vranë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

“Më 29 mars 1999 ka ndodh masakra ma e madhe në Suharekë. Këtu janë vra 50 anëtar të familjes. Kemi shpëtuar vetëm unë, nëna dhe gruaja e axhës”, thotë Berisha për Klan Kosova.

Atij i kujtohen edhe kolonat e gjata të shqiptarëve që dëboheshin nga shtëpitë e tyre. Ndërsa, kujtimet e tmerrit që përjetoi në lokalin fatal të Suharekës, ai ende i ka të freskëta. Madje, Gramozi nuk dëshiron as ta shoh këtë vend në qytetin e tij. Prandaj, dëshiron të shpërngulet për të jetuar në Prishtinë.

Për të mos përjetuar të tjerët vuajtjet e kosovarëve në luftë, ai u lutet bashkëkombësve të tij të mos shkojnë për të luftuar në Irak e Siri.

“Ju kisha lutur, mos të ndodh diçka si familjes sonë, si kemi vuajtur; mos të ndodh kjo në asnjë vend të botës, e aq më pak që ato vrasje të bëhen prej shqiptarëve”, thotë Berisha.

Dhjetëra kosovarë i janë bashkuar grupit terrorist të ISIS-it për të luftuar në vendet e Lindjes së Mesme. Më i njohuri prej tyre është Lavdrim Muhaxheri, i cili ka postuar foto në rrjete sociale duke i prerë kokën një të mituri.

Më Shumë

LDK-ja dorëzon kallzime penale kundër drejtorëve të Komunës së Prizrenit

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka dërguar në prokurori tre kallzime penale me pretendime për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të autoriteteve komunale...

Andre Onana mund të pezullohet nga FIFA nëse refuzon Kupën e Kombeve në Afrikë

Andre Onana mund të ndalohet të luajë për Manchester United nëse vendos të refuzojë një thirrje për të luajtur në Kupën e Kombeve të...

Lajmet e Fundit