Home Blog Page 8228

“Kosova Dogs”, dokumentar nga Malushi

0

Kosova Dogs-dokumentarDokumentari “Kosova Dogs”, nën regji të Blerdi Malushit e me skenar të Blerdi Malushit dhe Ismet Sijarinës, ka filluar xhirimet në prill të këtij viti dhe ato ende po vazhdojnë me intensitet.

“Kosova Dogs” flet për praninë e qenve endacakë në qytetin e Prishtinës dhe për gjetjen e një zgjidhje më të mirë se sa t’i shtypim me makinë apo t’i vrasim në mënyrë të organizuar. Agimi gjen zgjidhjen se çka të bëjë me këto kafshë që para luftës na kanë mbrojtur pragun e tani po i vrasim pasi dolën nga kontrolli.

“Dokumentari do t’i ofrojë publikut një informacion mjaft të mirë se si duhet t’i takojmë tani e tutje këto kafshë që janë aq të dashura për njeriun, vetëm duhet të dimë si t’i trajtojmë”, ka deklaruar regjisori Blerdi Malushi, shkruan Epoka e re.

“Kosova Dogs” është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me 8 mijë euro dhe është prodhim i Maximus & Thumbs Up. Ky film besohet se do të jetë i gatshëm gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Rita Ora i bën ‘diss’ ish të dashurit

0

Rita Ora-Calvin HarrisKëngëtarja kosovare me famë botërore Rita Ora, pas është duke e përgatitur një këngë të re që quhet ‘Poison’ që në shqip nënkuptohet si ‘Helm’ dhe teksti i kësaj kënge i dedikohet ish të dashurit të saj Calvin Harris por edhe ish-partnerëve të tjerë të saj.

Kënga vjen në kohën kur ajo kishte përfunduar lidhjen e saj me këngëtarin por edhe për shkak që në eventin muzikor të “Teen Choice Award”, Calvin nuk pranoi të merrte pjesë me të duke anuluar kështu edhe performancën e Rita Orës për të cilën ajo kishte filluar të përgatitej qysh moti.

Ajo deri me tani ka shijuar suksesin e këngës ‘I will never let you down’ dhe kjo këngë e saj është dëgjuar mjaftë shumë mirëpo ditëve të fundit këngëtares nuk po i shkon asgjë mirë pas ndarjes me Harris.

Dhurata Ahmetaj puth një fans

0

DhurataAhmeti-kengetareKëngëtarja nga Prizreni, Dhurata Ahmetaj, duket se është shumë e hapur me simpatizuesit e saj, ajo madje u jep edhe puthje. Gjatë një mbrëmjeje që kishte në Istog, ajo kishte puthur një djalë i cili më pas e falënderoi këngëtaren duke i shkruar në rrjetin ‘Twitter’.

“Faleminderit për puthjen” i kishte shkruar fansi ‘fatlum’, raporton Portalb.

Dhurata në këtë periudhë të vitit ka publikuar këngën ‘Shumë o ka ma don’ në bashkëpunim me këngëtarin Blero dhe kjo këngë është duke u pëlqyer dhe duke u dëgjuar në shumë media dhe klubet e kryeqytetit. Pos këngës ajo ka hedhur në treg edhe albumin e saj me të ri që quhet “Dhurata”.

Edhe 17 ‘shokë’ të Lavdrimit në arrati

0

Shoket e LavdrimitPërveç 40 të arrestuarve nga Policia e Kosovës, të dyshuar për pjesëmarrje në luftë në Siri krah organizatës terroriste të ISIS-it dhe të “Al Nusra”-së, janë edhe 17 të tjerë, të cilët ndodhen në arrati. Prijësi i këtij grupi, mik i afërt i Lavdrim Muhaxherit, nuk është gjendur në shtëpi natën e aksionit policor, shkruan Zëri.

Bujar Brahimi nga Mitrovica për 508 ditë ka qenë pjesë e grupit terrorist ISIS në Siri, shok me njërin nga udhëheqësit e këtij grupi, Lavdrim Muhaxhiri.

Brahimi është kthyer në Kosovë në prill të këtij viti prej ku ka bërë thirrje tek qytetarët e tjerë për të shkuar e për t’iu bashkuar të tjerëve në luftën për xhihad.

Brahimi tashmë dyshohet për terrorizëm dhe i prinë listës prej 57 personave të dyshuar për terrorizëm e nxitje terrorizmi.

Por, ai nuk është në mesin e 40 personave të arrestuar, paraditen e së hënës, në tërë territorin e Kosovës.

Ai bashkë me 16 të dyshuar të tjerë vazhdojnë të jenë në arrati derisa po kërkohen nga Policia.

Ndërkohë, që në këtë aksion të Policisë janë mbyllur dy vende ku është dyshuar se po rekrutohen të rinjtë për në Siri, xhamia ilegale e improvizuar në objektin e Termokosit në lagjen “Dardania”, në Prishtinë , dhe Kulla e Jetimit në Prevallë, e cila dyshohet se ka qenë vendtakim i këtij rrjeti.

Sot, Dita Ndërkombëtare e Rinisë

0

Dita e riniseDita Ndërkombëtare e Rinisë festohet çdo vit më 12 gusht, me të vetmin qëllim që të pranoj dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve anembanë botës për përmirësimin e shoqërisë globale.

Po ashtu, kjo ditë ka për synim edhe promovimin e mënyrave të ndryshme nëpërmjet të cilave rinia do të angazhohej në mënyrë aktive në dhënien e kontributeve sa më pozitive për komunitetet e tyre.

Dita Ndërkombëtare e Rinisë u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Kjo ditë do të festohet edhe në Kosovës nga Kuvendi i të Rinjve të Kosovës, i cili organizon aktivitete me rastin e Ditës ndërkombëtare të Rinisë me moton: “Rinia është zgjidhja, jo problemi”.

Ndërsa Misioni i OSBE-së, UNICEF dhe GIZ do të mbështesin 25 Këshilla Lokale për Veprim Rinor (KLVR) në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të të Rinjve dhe në prezantimin e brengave të të rinjve tek zyrtarët e nivelit qendror dhe lokal, në disa qytete të Kosovës.

Shefi i “mbyllur” në shtëpi

0

Hashim Thaci ne shtepiKryeministri në largim Hashim Thaçi, që nga 26 prilli nuk e ka lëshuar asnjëherë vendin. Pjesëmarrja e tij në ceremoninë e Shenjtërimit të Papa Gjonit të Njëzetetretë dhe Papa Gjon Palit të Dytë në Romë të Italisë, ishte hera e fundit që kur ai kishte marrë pjesë në ndonjë organizim apo ishte pritur nga përfaqësues të ndonjë vendi, shkruan Tribuna.

Vakuumi institucional që është krijuar në Kosovë që pas përfundimit të zgjedhjeve të 8 qershorit, ka ndikuar edhe në mosaranzhimin e takimeve në nivele qeveritare, dhe në mbylljen e dyerve për liderët institucionalë të vendit nga ana qeverive të vendeve evropiane por edhe atyre botërore. Analistët vlerësojnë se kjo mbyllje e Thaçit nuk është duke u bërë krejtësisht me dëshirën e tij, meqë raporti i Clint Williamson si dhe mos formimi i qeverisë së re të dal nga zgjedhjet e 8 qershorit, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në “refuzimin” e këtij të fundit, nga qeveritë evropiane por edhe botërore.

Për analistin nga radhët e Grupit për Studime Politike dhe Ligjore Fisnik Korenica, vendet me më ndikim në Bashkimin Evropian kanë një dozë të rezervës karshi Thaçit, dhe derisa të zgjidhet dilema rreth raportit të Williamson, pritet të vazhdoj ky refuzim.

Djegia e librit, veteranët: Më e pakta gjë që mund të bëhet kundër Surroit

0

Djegia e librit te SurroitNjë grup i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Komuna e Malishevës, të hënën, rreth orës 11:00, në parkun e këtij qyteti, e kanë djegur librin e publicistit Veton Surroi, “Këmbët e Gjarprit”. Një pako me libra, anash së cilës shkruante “Po i djegim idetë e titistëve”, është vendosur përballë shtatores së heroit Adem Jashari dhe pasi është rrethuar me një numër gazetash të dominuara nga “Koha Ditore” është bërë spërkatja e tyre me benzinë dhe u është vënë zjarri.

Bekim Hoti, një veteran i UÇK-së, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e PDK-së, i ka shpjeguar motivet për këtë akt. Duke i dhënë në vazhdimësi mbiemrit Surroi mbaresën “viq” dhe duke e etiketuar atë si antikombëtar e me emra të tjerë fyes, Hoti ka thënë se djegia e librit është më e pakta gjë që mund të bëhet kundër tij, shkruan Koha Ditore.

Duke e ndërlidhur më pas edhe emrin e publicistit Halil Matoshi në të njëjtën vijë dhe duke i vënë të njëjtën mbaresë, Hoti ka thënë se Surroi dhe Matoshi “me veprimet antikombëtare, siç i kanë bërë kohëve të fundit, meritojnë apo edhe duhet të shpërblehen ndryshe”.

Muajin e kaluar e njëjta organizatë pati djegur librin edhe në Ferizaj, akt ky që pati ngjallur reagime të shumta dhe qe cilësuar si vandalizëm. Autori i librit, Veton Surroi, pati reaguar me vetëm një fjali në “Facebook”: “…njëherë i djegin librat, pastaj i veshin këmishët e zeza…”.

Blloku, kundër zgjedhjeve

0

ramushi, limaj  mustafaMbajtja eventuale e zgjedhjeve të reja në vend po kundërshtohet fuqishëm nga Blloku i partive opozitare. Mirëpo, një opsion i tillë është i mundshëm për Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe për Lëvizjen “Vetëvendosje”.

Por, analistët politikë kanë përjashtuar çdo mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje, pa prejudikuar se kush do të qeverisë vendin./Zeri/

Vetëvritet Robin Williams

0

Robin Williams1Aktori amerikan Robin Williams është gjetur i vdekur, të hënën, në shtëpinë e tij në Tiburon të Kalifornisë.
Williams ishte 63 vjeç.

Lajmi për vdekjen e tij është bërë publik nga policia e Kalifornisë, e cila ka deklaruar se dyshohet për vetëvrasje. Policia ka njoftuar se kishte mbërritur në vendngjarje, pasi kishte marrë një telefonatë, e më pas Williams është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij.

Kohët e fundit ai ka vuajtur nga depresioni, duke qëndruar për disa kohë në një qendër rehabilitimi.

Williams ka lindur në Çikago më 21 korrik 1951 dhe u bë i famshëm në filmat ‘Good Morning Vietnam’ dhe ‘Dead Poet’s Society’.

Gruaja e tij, Susan Schneider, ka lëshuar një deklaratë.

“Këtë mëngjes, unë humba burrin dhe shokun tim më të mirë, ndërsa bota humbi njërin prej artistëve më të dashur. Jam thellësisht e mërzitur. Në respekt të familjes së Robinit, ne kërkojmë privatësi gjatë kohës së zisë. Derisa ai kujtohet, të mos fokusohemi në atë se si vdiq Robin por të llogarisim momentet e kënaqësisë dhe buzëqeshjes që ai ua dha miliona njerëzve”.

Në dialog serbët kosovarë duan tema teknike, jo politike

0

NenadRashiq-MPMSPërfaqësues të serbëve në Kosovë kanë kërkuar që dialogu i ardhshëm Kosovë-Serbi të fokusohet më tepër në tema teknike, të cilat janë në funksion të përmirësimit të jetesës së serbëve.

Megjithëse i kanë mirëpritur paralajmërimet e koalicionit paszgjedhor për intensifikim të dialogut ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe serbëve lokalë, këta të fundit kërkojnë që edhe dialogu Prishtinë-Beograd të mos ndalet.

Është lëvizja “Vetëvendosje” ajo e cila ka paralajmëruar transformim të dialogut të “mbyllur” diplomatik në Bruksel në dialog të hapur demokratik me serbët e Kosovës, nëse bëhet pjesë e Qeverisë së bllokut opozitar.

Por deputeti në Kuvendin e Kosovës nga Partia Progresiste Demokratike, Nenad Rashiq, i cili për shumë vjet punon në institucionet e Kosovës, ka thënë se si dialogu Prishtinë-Beograd ashtu edhe ai Prishtinë-serbë “autoktonë” e kanë rëndësinë e vet…/Koha Ditore/