Home Blog Page 8230

Janet Jackson, brenda vitit me album të ri

0

JanetJacksonJanet Jackson pritet të lansojë një album të ri më vonë gjatë këtij viti.

Këngëtarja raportohet se është duke punuar në një projekt të ardhshëm dhe thuhet se do t’ia kushtojë atë vëllait të ndjerë, Michael, derisa planifikon ta përfshijë edhe një këngë për të.

“Labeli është duke e shtyrë Janes dhe e ka shndërruar atë në prioritetin e vitit, që do të thotë se është një projekt me buxhet të madh”.

“Është albumi i parë që ajo e lanson që nga vdekja e Michael në vitin 2009, andaj ajo ndjen se mund të përfshijë një këngë për të”.

“Nëse albumi shitet mirë, ajo do të synojë të bëjë një turne botëror në vitin 2015”, ka thënë burimi.

Gani Geci në arrati, qytetarët ndjehen të turpëruar

0

Gani Geci-ish deputet7 ditë pas vrasjes së Ruzhdi Shaqiri, Policia e Kosovës ende nuk ka arritur të arrestojë ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, i dyshuar për vrasjen e Shaqirit.

Ndonëse familja e Gecit thotë se ai tashmë gjendet jashtë Kosovës, për ish- deputetin e Kuvendit ekziston vetëm fletarrestimi nga vendi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, përmes telefonit i ka thënë Kohavisionit se ‘policia është duke vazhduar hetimet për Gani Gecin deri në arrestimin e tij’, duke mos dashur të zbulojë detaje lidhur me kërkimet që po bëhen.

KTV ka kontaktuar edhe vëllanë e ish-deputetit, Fadil Gecin, i cili përmes telefonit ka konfirmuar se Gani Geci tashmë ndodhet jashtë Kosovës, por ata po presin vetëm të marrin vesh se ku është vendosur.

Me këto veprime të liderëve politikë ndihen të turpëruar qytetarët e Kosovës. Rasti i Gecit, sipas analistëve politikë, tregon më së miri se ata që janë të lidhur me pushtetin janë mbi shtetin. Ish-deputeti Geci nuk është i vetmi i cili po i ik drejtësisë.

Njëjtë si ai më parë ka vepruar edhe ish-kryetari i Komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili tash e dy vjet i ka ikur vuajtjes së dënimit, duke shfrytëzuar të gjitha mundësitë ligjore të ankesave, përkundër faktit se në të gjitha rastet gjykata i ka kthyer përgjigje negative, transmeton Koha.net.

Institucionet e rendit janë sfiduar nga figura publike politike disa herë në vitet e pasluftës.

Rrahje në Prizren

0

rrahje 34Në qytetin e Prizrenit, përkatësisht në Rr. “Ismail Kryeziu”, është arrestuar një person me kombësi shqiptare, i cili është i dyshuar që ka sulmuar fizikisht viktimën (mashkull, gjithashtu shqiptar) që ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të policisë, thuhet se gjatë kontrollimit tek të dyshuarit, tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar 3.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Kurse, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Zafir Berisha lutet nga Durrësi

0

ZafirBerisha11-14Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Zafir Berisha, është lutur që aksioni i sotëm i Policisë së Kosovës, kundër terrorizmit, të mos jetë reklamë e Qeverisë në ikje i Hashim Thaçit.

Lutja e tij ka ardhur nëpërmjet ‘Facebook’-ut që tregon se është në  Durrës të Shqipërisë. Sipas tij, nuk është hera e parë që aksione të tilla janë bërë sa për reklamë në Kosovë.

“Lutem se kjo që ka ndodhur sot, të mos është bër për “reklam”, siç ka ndodhur shpesh herë në Kosovë…se si shumë kanë marrë turr në media me u lavdru për namin që kanë bërë…”, shkruan Berisha ne Facebook./PrizrenPress.com/

VV në Prizren: Qeverisja lokale pa alternativë për mërgatën

0

Arber Rexhaj-vv ne PrizrenLëvizja Vetëvendosje në Prizren vlerëson se Komuna nuk i ka kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë. Sipas VV-së, bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë nga Prizreni trajtohen vetëm si administratë.

“Bashkatdhetarët tanë të cilët vizitojnë dhe kthehen në Prizren janë resor i rëndësishëm ekonomik e kulturor por para se gjithash njerëzor i qytetit tonë. Komuna e Prizrenit, nuk ka të dhëna elementare për ta. Nuk disponon numrin e përgjithshëm të tyre, ashtu siç e kanë disa komuna të Kosovës. Poashtu nuk ka të dhëna të të hyrave të cilat vijnë si kontribut i tyre. Institucionet në Prizren nuk i kanë kushtuar trajtim adekuat mërgimtarëve tanë, si rrjedhojë nuk ka një strategji si të ofrojë një trajtim më të mirë për mërgimtarët”.

“Mungesa e një evidence për numrin e tyre dëshmon dështimin e sistemit kundruall diasporës dhe vënë në pah paaftësinë për të tërhequr investimet nga ta për mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal. Gjithçka çka bën komuna për ta është organizimi i një koncerti të dedikuar për mërgimtarët dhe prof. Muja në një ditë të vetme të vitit pret mërgimtarët në zyrën e tij. Poashtu komuna ofron qasje në aspekte teknike administrative. Asgjë më shumë”.

“Bashkatdhetarët tanë të cilët vijnë nga Prizreni trajtohen vetëm si administratë. Diaspora në Prizren nuk është vetëm administratë. Diaspora është edhe ekonomi, edhe kulturë, edhe arsim, edhe sport. Komuna e Prizrenit duhet urgjentisht ta ndërroj këtë lloj mendësie, duke krijuar një strategji të mirëfilltë për mirëpritjen e tyre dhe për të krijuar mundësitë e përfitimit nga ta dhe anasjelltas në resorë të ndryshme të jetës shoqërore”.

“Diaspora është injoruar plotësisht, dhe nuk ka pasur qasje për shfrytëzimin e potencialit të saj investues. Prandaj drejtoria përkatëse, ajo e administratës dhe jo vetëm ajo, duhet urgjentisht ta krijojë një databazë për të dhënat elementare të bashkatdhetarëve tanë dhe poashtu duhet të krijojë hapësirë për ta, në fusha të ndryshme të jetës në Prizren. Mendësia e mbrapshtë e një koncerti dhe takimi i prof. Mujës një ditë në vit me ta duhet të shndërrohet në një alternativë konceptuale dhe pragmatike”.

“Alternativa për mërgatën tonë nuk duhet të ndalet në administratë, ajo duhet të jetë debat i gjerë i qytetarëve në Prizren, i institucioneve dhe i shoqërisë civile. Përmes një debati të mirëfilltë me pjesëmarrje nga mërgata ne do të mund të krijonim një qasje që ofron shërbime më të mira administrative dhe efikase për bashkatdhetarët tanë, do të ofronim qasje për thithje të investimeve të tyre, mendësi ndryshe në pjesëmarrje të institucioneve duke u bërë pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë e legjislativit komunal pse jo edhe të ekzekutivit”.

“Duhet ofruar edhe mendësi dhe qasje më efikase rreth jetës kulturore në Prizren kështu duke u bërë akterë pjesëmarrës aktiv në këtë lëmi me interes për ta”. /PrizrenPress.com/

Ukrainë: Pas sulmeve artilerike– ikje masive nga burgu

0

Ukraina-DonjeckNë pjesën lindore të Ukrainës, më se 100 të burgosur kanë ikur nga një burg në qytetin Donjeck, pasi ai ishte goditur nga predha artilerike në luftimet ndërmjet forcave të qeverisë dhe separatistëve prorusë.

Raportohet se një i burgosur është vrarë nga ky sulm.

Këshilli i qytetit të Donjeckut ka njoftuar se në këtë burg me siguri të lartë, ndodheshin kriminelë të rrezikshëm, ndërsa ndër të burgosurit e ikur ka të dënuar për vrasje, plaçkitje dhe vjedhje, raporton REL.

Nga ana tjetër, Andriy Lysenko, zëdhënës i ushtrisë së Ukrainës, tha se forcat qeveritare po i bëjnë përgatitjet e fundit për ta rrimarrë qytetin e Donjeckut, i cili aktualisht është nën kontrollin e separatistëve prorusë.

Beyonce e bën të qartë statusin e saj të martesës

0

Beyonce-fanella4Ndërsa thashethemet nuk kanë fund sa i takon martesës së Beyonces, këngëtarja ka zgjedhur të hakmerret me të njëjtën monedhë.

Beyonce Knwoles i ka dërguar një mesazh të qartë fansave të saj, me anën e një bluze e cila i dedikohej dikujt.

32 vjeçarja ka postuar në Instagram fotografinë e saj, ku kishte veshur një bluzë, e cila mbante mbiemrin e burrit të saj “Carter”. Ajo vijon të jetë Beyonce Knowles Carter.

Një muaj paraburgim për kultivuesin e kanabisit nga Suhareka

0

Gjykata-qekiqiKultivuesit të kanabisit, Hysni Krasniqi nga fshati Savrovë e Suharekës i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai po ashtu akuzohet edhe për armëbajtje pa leje.

“Hysni Krasniqi, do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej në muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit”, njoftoi zëdhënësaj e Gjykatës, Afërdita Kicaj.

Sipas saj, i dyshuari Krasniqi do të dalë në gjykim në fillim të muajt shtator.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal, i cili me datën 07.08.2014, pa autorizim ka kultivuar bimë të hashashit përkatësisht të kanabisit, të cilat janë shpallur substanca narkotike të ndaluara me ligj, me qëllim të ofrimit për shitje”.

“Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij, e cila gjendet në fshatin Savrovë të Komunës së Suharekës nga ana e Policisë, janë gjetur 52 bimë të dyshuar për kanabis sativa si dhe në bodrumin e shtëpisë janë gjetur dy qese najloni në të cilën kishte farë për mbjellje të kanabis sativa si dhe ka poseduar armën-pistoletën, dy karikatorë të kalibrit 7.62 mm, tetë plumba”./PrizrenPress.com/

Prokuroria e Shtetit: Në hetime edhe hoxhallarët

0

Prokuroria e shtetitProkuroria e Shtetit, ka mbajtur sot një konferencë për media, me rastin arrestimit të 40 përkrahësve të ISIS-it dhe Al-Nusras në Kosovë.

Ushtruesja e detyrës së Kryeprokurores së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Sevdije Morina, ka thënë se përpos këtyre të arrestuarve, nën hetime janë edhe disa imamë.

“Kemi edhe raste të tjera që janë duke u hetuar. Ka edhe imam dhe njerëz të profileve të ndryshme”, ka thënë ajo.

Sipas Morinës, 40 të arrestuarve të sotëm do t’u caktohet paraburgimi.

“Prokuroria Speciale ka kohë që është duke i përcjell këto raste. Sot ishte ndërmarrë aksioni. Do ta vazhdojmë edhe më tutje puna e hetimeve dhe do të përcaktohet paraburgimi”, është shprehur Morina.

Ndërkaq, prokurori i rastit, Blerim Isufaj, ka thënë se, shumica prej 40 të arrestuarve i kanë takuar grupeve si, ISIS-it dhe Al-Nusra.

“Pothuajse të gjithë të arrestuarit kanë qenë pjesë e grupeve të ISIS dhe Al-Nusra”, ka deklaruar Isufi.

Kelani: Arrestimet nuk kanë të bëjnë me ‘DokuFest’

0

Prizreni-natenBaki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë për KultPlus se të arrestuarit dyshohen për pjesëmarrje në luftën e Irakut e të Sirisë, dhe, sipas tij, këto arrestime nuk kanë të bëjnë asgjë me DokuFest. Ndërkohë, Veton Nurkollari, i cili për këtë lajm mësoi nga portali KultPlus tha se për momentin gjendet në Tiranë, dhe se nuk është njoftuar nga askush për këtë çështje

Qarkullimi në medie se 40 personat e arrestuar në mëngjesin e së hënës dyshohet se kishin planifikuar të sulmonin në Festivalin e Filmit “DokuFest”, është hedhur poshtë nga ana e policisë. Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës ka thënë për KultPlus se një deklaratë e tillë nuk qëndron, dhe se arrestimet nuk kanë të bëjnë me DokuFest. “Arrestimet nuk kanë të bëjnë me DokuFest, por me atë se të arrestuarit dyshohet se kanë marrë pjesë në luftime në Siri dhe në Irak”, ka thënë Kelani.

Mirëpo, sa ndikon ky lajm në mos sigurinë e qytetarëve që të jenë pjesë e festivalit “DokuFest”, Kelani ka thënë se Policia e Kosovës është këtu për të siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, Veton Nurkollari nga DokuFest ka thënë për KultPlus se për këtë lajm po merr vesh pikërisht nga redaksia e KultPlus. Për faktin se ai ishte në Tiranë nuk deshi të komentojë më shumë se si duhet vepruar me këtë rast, për faktin se duhet të shihen njëherë rrethanat.