31.6 C
Prizren
E enjte, 26 Qershor, 2025
Home Blog Page 8247

UPZ zgjedhë dekanët e Fakultetit Ekonomik, Edukimit dhe të Shkencave Kompjuterike

0

UPZ 45Senati i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” ka zgjedhur dekanët e tre fakulteteve, atë të Ekonomikut, Edukimit dhe të Shkencave Kompjuterike.

Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike u zgjodh Prof. dr. Artan Dermaku, Fakultetit Ekonomik , Prof. dr. Bekim Berisha, ndërsa i Fakultetit të Edukimit, Prof. dr. Ismet Temaj.

Ndërsa edhe pas dy raundesh votimi, nuk arriti të zgjidhet dekani i Fakultetit Juridik, ngase rezultati ishte baras.

Funksionin e dekanit në Fakultetin Juridik do të vazhdoj ta ushtroj kryesuesi i Këshillit të Fakultetit, Prof. dr. Enver Buqaj, derisa të gjedhet dekani i këtij fakulteti.

Votimi ka qenë i fshehtë dhe procesi është zhvilluar normalisht.Rreth zgjedhjeve në Fakultetin Juridik do të vendos KQZ-ja e UPZ-së.

 

Fotot e Marubëve frymëzojnë fotografët e Kosovës

0

1646Fotografitë e fototekës “Marubi”, nga Shkodra që janë të vendosura afro një muaj në muret e dy kateve të Galerisë Kombëtare të Kosovës në kuadër të ekspozitës “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, ka mrekulluar edhe disa nga fotografë e njohur të Kosovës.
Ata e kanë cilësuar atë si thesar që nuk mund të shpaguhet me asgjë në botë. Madje këta fotografë në veçanti kanë thënë për Kel Marubin se ai do të jetë për një kohë të gjatë gjeniu i pazëvendësueshëm i fotografisë jo vetëm në trojet shqipfolëse, por edhe më gjerë.

Shala: Studioja e Marubëve ndër më eminentet në Evropë
Njëri ndër fotografët e njohur në vend, Naim Shala, ka deklaruar për “KultPlus” se paraqitja në këtë ekspozitë e gjithë këtyre portreteve dhe peizazheve në këtë mënyrë të fotografuar, tregon se studioja e Marubëve ka qenë ndër më eminentet në Evropë, ku në të janë pozuar shumë diplomatë ndërkombëtar dhe personalitete të rëndësishme politike të asaj periudhe.
“Fati ynë kombëtar është se të gjithë ‘negativët’ e fototekës “Marubi” nga Shkodra janë ruajtur dhe neve na është krijuar një mundësi shumë e mirë që t’i shohim një pjesë të këtij thesari që përmban vlera të padiskutueshme. Marubët nuk janë të shquar vetëm me fotografi portrete, por ata me thjeshtësinë e tyre aq mrekullisht kanë ditur t’i nxjerrin këndet e peizazheve dhe prapavijat e personazheve të cilët janë të shfaqur në këto fotografi sa që me punën e tyre lënë të habitur shumë fotografë me përvojë”, ka theksuar Shala, duke shtuar më tutje se njëra ndër fotografitë të cilët i ka lënë më së shumti përshtypje ka qenë fotoja e titulluar “Simon (nga Guri i Zi)” e shkrepur në vitin 1925 nga dora e “artë” e Kel Marubit.
“Marubët, nuk kanë fotografuar vetëm figura eminente të asaj kohe apo familjet aristokrate, po kanë bërë një përjashtim të jashtëzakonshëm e që është një vlerë tejet e madhe kombëtare, ku në studio kanë futur për t’i pozuar edhe fshatarët në mënyrë që të dal sa më interesant një fotografi e tyre. Mua më ka lënë shumë përshtypje kjo fotografi e realizuar nga Kel Marubi, ku me të mund të konkurrohet edhe në këtë kohë, në ndonjë konkurs për portretin më të mirë në botë. Krejt këtë fotografi çka e bënë të jetë e zakonshme është shikimi i këtij plaku dhe qëndrimi i tij dinjitoz që ndihet tejet krenar në varfërinë e vet”, ka thënë fotografi Shala, i cili ka treguar më pas edhe disa detaje për aparatet e Marubëve që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare ku nëpërmjet objektivit të tyre janë fotografuar për të qenë të “përjetshëm” heronjtë si: Azem e Shotë Galica, Isa Boletini, Bajram Curri, pastaj :shkrimtarët At Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e disa të tjerë.
“Atëbotë, aparati nuk ka qenë i përmasave të vogla për të pasur mundësi si sot ta fusësh në xhep, mirëpo një aparat fotografik i Marubëve ka peshuar 60 kg që së bashku me të e ka bartur ku ka shkuar për të fotografuar edhe karrocën e cila ka qenë e modifikuar në laborator. Negativët e atij aparati janë punuar aty për aty duke u zhvilluar në terren”, ka thënë ai duke shtuar se kjo ekspozitë për fotografët aktual vendor si dhe gjeneratat e ardhshme të cilët mendojnë të jetojnë nga ky profesion, duhet të jenë pikë frymëzimi se si realizohet një fotografi që mahnitë çdo kënd ashtu siç kanë vepruar të gjithë ata fotograf të fototekës “Marubi”.
Nëpërmjet fotografive të shfaqura në ekspozitën “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi” mijëra vizitorë kanë pasur mundësi të shohin se si janë dukur qindra vjet më parë: tregu, kalaja, bujtinat dhe qendra e qytetit të Shkodrës dhe në përgjithësi si është zhvilluar jeta e qytetarëve të rrethinës së këtij qytetit i cili është i cilësuar si “djepi i qytetarisë shqiptare”.
Slivova: Marubët, diplomatë të artit shqiptarë
Fotografi, Ridvan Slivova, ka theksuar se kompozicioni i fotografive të familjes Marubi është tejet përshtypjelënëse, për arsye se në të ka hyrje-dalje që iu jep mundësi vizitorëve ta lexojnë dhe përjetojnë mendimin e fotografëve të kësaj fototekë të çmuar historike.
“Te Marubët dhe fotografët tjerë të fototekës së studios së tyre, dominon ndriçimi natyral dhe rregullimi i skenës ku janë të vendosur ata të cilët janë të fotografuar.
Marubët për mua janë diplomatët e artit shqiptar, për arsye se gjithë ata diplomatë të vendeve të ndryshme të botës, kur kanë vizituar qytetet e Shqipërisë, nuk e kanë lënë pa e shfrytëzuar rastin për të marrë rrugë edhe për në Shkodër me qëllim që të fotografohen në studion e tyre.
Ata përmes realizimit të fotove nga Keli dhe Gega, kanë dërguar mesazh te qytetarët e vende të tyre”, ka thënë Slivova që ka treguar se fotoja “Burrë e grua nga Italia”, e realizuar në vitin 1920 nga Kel Marubi, i ka pëlqyer më së shumti në këtë ekspozitë që ka mbledhur mijëra vizitorë.
“Në këtë fotografi ka shumë shprehje figurative. Keli Marubi, studion e vet në disa raste e ka shndërruar në një skenë teatrore si në rastin e çiftit italian, ku vërehet burri me një pushkë të gjatë që simbolizon mbrojtjen e atdheut dhe pragun e shtëpisë dhe nga ana tjetër shihet përkrahë tij edhe gruaja e vet e pozicionuar në këmbë që e ka të vendosur dorën në bel ku tregon krenarinë e femrës shqiptare”, ka pohuar Slivova.
Prenaj: Fotot e Marubëve përcjellin civilizim si në ditët e sotme
Petrit Prenaj, fotograf në të përditshmen “Tribuna” ka thënë se për të është e përkryer ekspozita me fotografitë e Marubëve, pasi që nëpërmjet fotove ata kanë arritur të bëjnë dokumentimin real të gjendjes të asaj periudhe në Shqipëri duke i prekur të gjithë kategoritë e njerëzve.
“Në këto foto shihen veshjet, fshatarët, doktori, fabrikat, ceremonitë fetare, mënyrat e jetesës e shumë të tjera. Meritat për këtë ekspozitë ku dominon portreti më shumë, shkojnë edhe për kuratorët e saj të cilët nuk e kanë pasur të lehtë përzgjedhjen e ekspozimit të fotografive nga një fototekë tejet e pasur siç është ajo e familjes Marubi”, ka thënë Prenaj, ku ka shpjeguar më pas se përse i ka pëlqyer më së shumti fotografia e realizuar nga Gegë Marubi në vitin 1933 e titulluar “Grueja e Ismet Totos”.
Kjo fotografi më ka lënë përshtypje për një arsye, sepse, është e realizuar në pozicionin portret sikurse të ishte në kohët e sotshme. Këtu në këtë foto e shkrepur në vitin 1933, është një femër e cila pasqyron civilizimin dhe modernitetin e popullit tonë. Në çdo kohë, si në antikë, mesjetë e gjer më sot në këtë periudhë kohore, femra gjithnjë ka qenë e respektuar në traditat e kombit tonë shqiptar”, deklaroi Prenaj.
Qytetarët e Kosovës kanë pasur mundësinë t’i shikojnë për herë të parë për një muaj rresht më shumë se 250 fotografi nga thesari i arkivit të fototekës “Marubi”. Me hapjen e ekspozitës “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, ka filluar edhe implementimi i kalendarit të përbashkët kulturor mbarëkombëtar Kosovë-Shqipëri, një akt ky i rëndësishëm që është nënshkruar muajin e kaluar nga dy ministritë e Kulturës, të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Ekspozita retrospektive e Simon Shirokës sivjet prezantohet në Tiranë

0

6646Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve në Shqipëri Artan Shabani vizitoi Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe Galerinë Simon Shiroka.

Gjatë kësaj vizite u bisedua rreth bashkëpunimit në fushën e artit pamor mes Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë, njofton GKK.

Këtë vit në Shqipëri do të prezantohet një ekspozitë retrospektive e artistit kosovar Simon Shiroka.

Ndërsa në Kosovë në vitin 2015 do të organizohet një ekspozitë e cila për herë të parë do të prezantojë një atmosferë të plotë e artit të realizmit socialist shqiptar nga fondi i Galerisë Kombëtare të Arteve, Shqipëri, thuhet në njoftimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës.

VV kërkon dorëheqjen e Ramadan Mujës

0

Arber Rexhaj 23Duke pas parasysh vendimin e djeshëm gjyqësor, shpalljen fajtor të kryetarit të Prizrenit Ramadan Muja për keqpërdorim të pronës publike, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kërkon dorëheqjen e menjëhershme të tij dhe ekipit qeverisës një pjese e së cilës poashtu janë dënuar për bashkëpjesëmarrje në këtë veprim. Ky Vendimi gjyqësor e bën të pavlefshëm fitoren e tij në zgjedhje dhe poashtu e delegjitimon pushtetin e tij.

“Pas këtij vendimi prof. Ramadan Muja dhe ekipi i tij më nuk kanë autoritet moral dhe legal për udhëheqjen e komunës tonë. Ai prej sot nuk është kryetar i qytetit dhe nuk ka të drejtë për ushtrimin e detyrave dhe kompetencave si kryetar i qytetit. Prandaj kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme, kurse nga presidentja e Republikës së Kosovës kërkojmë shpalljen e zgjedhjeve të menjëhershme për kryetar te Prizrenit.
Kohë për të humbur më nuk kemi, nëse profesori dhe ekipi i tij i akuzuar është i interesuar të ankohet ne vendimin e gjyqit le ta bëjë, është e drejtë e tij, por kësaj here mos të thirret në emër të qytetarëve. Ne si qytet nuk duam të bëhemi peng i problemeve të tij me ligjin. Ditët në vijim janë fund i një qeverisjeje te papërgjegjshme, të cilën ne vazhdimisht e kemi kundërshtuar. Për këtë dje edhe drejtësia e dha fjalën e vet”, ka thënë Arbër Rexhaj.

“Dëshirojmë te njoftojmë bashkëqytetarët tanë se nëse prof. Ramadan Muja nuk e jep dorëheqjen e menjëhershme Qendra e Vetëvendosje në Prizren së bashku me qytetarët e Prizrenit dhe partitë tjera te interesuara do te përdorë te gjitha kapacitetet e saj institucionale dhe publike qe Prizreni më në fund të lirohet nga ky pushteti i cili na mori pronat, dinjitetin dhe fytyrën e qytetit tonë”, përfundon ai.

Zafiri kërkon burgosjen e Mujës

0

Zafir berisha 123Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha nuk është i kënaqur me masën e dënimin të kryetarit Ramadan Muja dhe pesë bashkëpuntorëve të tij. Ai tha se kjo masë e dënimit është shumë e ulët.

“Pres që Prokuroria të bëjë ankesë për vendimin e shkallës së parë, për shkak të dënimit të ’butë’, që i është shqiptur Mujës dhe të tjerëve. Shpresoj se dëmimi me ksuht do t’i kthehet në dënim efektiv”, tha Berisha.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja bashkë me pesë ish-drejtorët e tij është dënuar me kusht nga Gjykata Themelore në Prizren. Ai është gjetur fajtorë për shpërdorim të detyrës zyrtare. Pavarësisht vendimit të gjykatës, Muja nuk ka pranuar të japë dorëheqje.

Zafir Berisha tha se nuk ka pritur dorëheqjen nga Ramadan Muja.

“ Ne e njohim që ai s’ka fytyr dhe s’presim morolisht të jep dorëheqj nga një njeri i pamoralshëm, sepse po të kishte pak burrni ai as që kishte pranuar të kandidojë për kryetar të Prizrenit”.

“ I dënuri për krim dhe shkelje ligjore Ramadan Muja është dëshmi më e turpshme e shoqërisë sonë dhe ofendimi me i madh që i bëhet Prizrenit nga bandat kriminale të PDK-së”, tha Berisha.

Ai shpreson se qytetarët e Prizrenit, do të kërkojnë largimin e Mujës nga posti i kryetarit të Prizrenit.

“Pres gjithashtu presion të arsyeshme të qytetarëve nëpërmjet reagimeve protestusëve, që e detyrojnë të dënumin Ramadan Muja që të ikë në shtëpi”./PrizrenPress.com/

 

Ramadan Muja, “Berluskoni” i Prizrenit

0

Maxhun Krasniqi BDMaxhun Krasniqi
Në dhjetor 2013, Prizreni “u Berluskonizua” nga vota e “qytetarisë”,
Në mars 2014, nuk u çberluskonizua si duhet nga vula e drejtësisë.
Mbase Humanitet për Humanitet, kjo është çështja tani.

Ne kohën e Berluskonit të Italisë, me kujtohet goxha mirë se si ai me gjitha ato te bëma famëkeqe zgjidhej e rizgjidhej si kryeministër i Italisë, dhe se e pyesja veten si ka mundësi që një personaliteti i cili është akuzuar(bazuar ne fakte) për pedofili, abuzim seksual, evazion fiskal etj., të zgjidhet e rizgjidhet kryeministër me mbi 30% te votës. Por me vonë, duke u munduar t’i jepja një përgjigje vetes, sikur erdha në përfundim se edhe vete italianët, ne këtë rast, me saktë zgjedhësit e Berluskonit janë njerëz të po atij lloji; që i pëlqejnë po të njëjtat gjëra që i bënte Berluskoni, e për ta dënuar me votën e qytetarisë as që behej fjalë për këtë grup të votuesve, e në anën tjetër, në fund fare pas shumë abuzimesh, krahasuar me dëmin material dhe dëmtimin e imazhit të Italisë, Berluskoni u ndëshkua me një dënim të shumë të lehtë.

Në Mini-Italinë tonë, krenarinë e Kosovës, në Prizren pothuajse të njëjtat gjëra po ndodhin kohëve te fundit. Në kohën e fushatës zgjedhore, tek sa kërkohej vota e qyteteve, me rrinte shumë parasysh figura e Berluskonit dhe se nuk doja ta paragjykoja një rezultat të ngjashëm edhe ne Prizren, por fatkeqësisht e njëjta gjë ndodhi. Edhe në rastin tonë, sikur nuk ma pranonte logjika e një qytetari te pastër qe të votohej një kryetar me plot akuza: një kryetar që për lukset e veta në SHBA… ka paguar një shumën prej 750 dollarë jashtë te gjitha planifikimeve për shpenzime, një kryetar që për qëllime klanore shndërron pasuri të shtetit e komunës brenda 24 orëve; një kryetar që merr vendime te jashtëligjshme, e që, sipas tij, i ka bërë për “humanitet”, por se mënyra se si i ka bërë dhe shpejtësia për t’i bërë këto vendime zor se ma mbushin mendjen se i ka bërë për humanitet, aq më pak kur dihet se destinacioni i këtyre vendimeve ka qene për ndërmarrje fitimprurëse, e këtu edhe më shumë ma shton dyshimin, e më vjen ndërmend te them, siç thuhet ne popull, “fol, e mbushma mendjen”.

Si ka mundësi të votohet një kryetar me vartësit e tij, të cilët hiq me pak nuk janë akuzuar për keqpërdorim te detyrës zyrtare: me drejtorë te cilët në “shërbim të qytetarit” flinin ditën, për të akumuluar energji për te qëndruar në kazino natën, drejtorë që përcillnin paratë e donacioneve nëpër llogaritë e fëmijëve të tyre, të votohet një kryesues i asamblesë që “Në shërbim të popullit” ka thyer rekord në thirrje telefonike prej 900 euro në muaj, e nuk ka aspak konsideratë për paranë publike- për të cilat edhe një fukara që nuk ka me shumë se bukë e kripë, ia paguan TVSH-në e saj(bukës dhe kripës)-turp.

Kështu, në rastin tonë në Prizren, të shkon mendja sikur je në Itali, që këta disa mijëra qytetarë, të cilët krahasuar me 150 mijë qytetarë me te drejtë vote, nuk janë shumë fatmirësisht, votuan një Berluskon të llojit PDK, duke menduar në logjikën, tashmë të formuar në Kosovë “ me ma te fortin: me pushtetin”( që të ngjan sikur iu ka mbetur sindromi i paraluftes që dihet se te ligët shkonin me pushtetin/Serbinë, edhepse i keq dhe i poshtër). Por, këta që u votuan, fatmirësisht nuk u votuan as nga një e treta e vullnetit të atyre që dolën në votim. Andaj po ju them se te paktë janë ata prizrenas berluskonistë që përkrahin një Berluskon të PDK-së.

Dhe ne fund fare, përjashtuar votuesit e kryetarit në ikje, plakut Profesor Doktor Ramadan Muja, të gjithë prizrenasit të tjerë kthyen shpresën nga drejtësia, nga e cila, në këtë rast, pritej të paktën të tregohej e drejtë, e ajo jo vetëm që nuk u tregua e drejtë sa duhet por se u shtrembërua shumë: një dënim me kusht. Dhe këtu shtrohet çështja se athua vërtetë gjykata është afektuar nga “humaniteti” i Mujës, dhe ajo është treguar humane duke i dhënë atij dhe vartësve të tij një dënim të lehtë, apo ndoshta edhe vetë gjykata e ka “humanitetin” sikur të Mujës dhe është treguar humane me plakun Muja, por se ky farë humaniteti i të dyja anëve po me del si në dyshim. Edhe këtu: fole e mbushma mendjen.

Kësisoj, Ramadan Muja dhe Gjykata kanë dhënë një mesazh “të mirë” për popullin dhe udhëheqësit e ardhshëm në Kosovë, e që për me shumë, janë bërë precedent, që sipas të drejtës zakonore të Anglisë, ata kështu ngjashëm do të veprojnë edhe në të ardhmen…

GIZ/CDBE dhe Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” nënshkruajnë memorandum të mirëkuptimit

0

UPZ-objektiNë Prishtinë është nënshkruar Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe GIZ/CDBE-së.
Memorandumi u nënshkrua nga U. D. Rektori i Universiteti “Ukshin Hoti” dr. Zahadin Shemsidini dhe zonjës dr. Dagmar Fuchs-Shmitz – drejtoreshë e programit CDBE në GIZ.

GIZ/CDBE është duke e mbështetur Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë/MASHT në zhvillimin dhe implementimin e ligjeve dhe strategjive përkatëse si dhe i adreson nevojat për Zhvillimin e Kapaciteteve në MASHT, në Drejtoritë Komunale për Arsim/DKA si dhe në nivel të shkollës dhe komunitetit dhe për objektiv të përgjithshëm, GIZ/CDBE e ka përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Një nga qëllimet e këtij programi është edhe krijimi i bashkëpunimit me Universitetet në Kosovë për përmirësimin e kualifikimit të mësimdhënësve dhe të rrisë cilësinë e para-shërbimit të realizuar nga Fakultetet e Edukimit për personelin mësimdhënës.

Fokusi kryesor i memorandumit është shkëmbimi i përvojës dhe kontributeve ndërmjet programit GIZ/CDBE dhe Universitetit të Prizrenit, me një fokus të veçantë në bashkëpunimin e përbashkët në fushën e arsimit, në sferat si në vijim:

– Shkëmbimi i informatave dhe materialeve për çështjet relevante të arsimit, të tilla si programet ekzistuese dhe ato të ardhshme të arsimit (para dhe pas-shërbimit);
– Promovimi i hulumtimit në fushën e edukimit, me një theks të veçantë në përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet UPz-s dhe universiteteve gjermane në fushën e hulumtimit në edukim;

– Ndarja e informatave dhe mundësisht pjesëmarrja në organizimet vendore, rajonale dhe ndërkombëtare të arsimit, të tilla si takime, prezantime, konferenca, etj.

Ramadan Muja nuk jep dorëheqje

0

Ramadan Muja 2Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, nuk ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit. Ai tha se ndihet i pafajshëm dhe se nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje.

“Do ta pres vendimin e Gjykatës së Apelit”, ka thënë Muja,transmeton Koha.

“Nuk mund të jap dorëheqje sa herë të më kërkojë opozita”,tha ai. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja është dënuar dje me 2 vjet burg me kusht.

 

Sekretarja e MPJ-së e gradon veten

0

Enver Hoxha, ministerMinistri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka në tavolinën e tij të punës një dosje me emrat e disa zyrtarëve të MPJ-së që para pak ditësh janë propozuar dhe vlerësuar për gradim, në mënyrë që ta vazhdojnë karrierën e tyre diplomatike nëpër misionet diplomatike të Kosovës.

Ministri ende nuk u ka dhënë atyre dritën jeshile pasi ka afat një muaj të mendojë për këtë gjë. Në fakt, disa prej emrave, deri para pak kohësh kanë qenë pjesë e stafit politik të kryediplomatit Hoxhaj. Megjithëkëtë, kjo nuk përbënë ndonjë shkelje të ligjeve, por shkelje po konsiderohet puna që ka bërë Komisioni për Gradime në Ministrinë e Jashtme që i ka bërë vlerësimet,shkruan Tribuna.

Kjo pasi udhëheqës i komisionit ka qenë zyrtarja më e lartë e stafit civil në MPJ, u.d sekretarja Mirjeta Behluli, e cila në të njëjtën kohë ka qenë edhe subjekt i gradimit. Behluli e cila më 14 shkurt të këtij viti u bë e njohur për gjithë publikun përmes një postimi privat në Facebook nga Parisi gjatë kohës sa ishte atje zyrtarisht, si duket ia ka mësyrë Evropës për të shërbyer në një mision diplomatik që do t’i caktojë shefi i deritashëm i saj, ministri Hoxha

Veriorët miratojnë statutet ilegale

0

Mitrovice-VeriuQeveria thotë se nuk janë të pranueshme statutet e miratuara nga katër komunat në veri të Kosovës.

Përveçse janë shmangur simbolet dhe mbishkrimi “Republika e Kosovës”, referencë e statuteve të katër komunave veriore është Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit, Marrëveshja e Brukselit, si dhe bashkëpunimi i tyre me Serbinë,shkruan KD.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se i kanë evidentuar shkeljet ligjore dhe nëse nuk bëhen përmirësimet e nevojshme statutet do të konsiderohen ilegale.

Kjo mund t’i çojë komunat në zgjedhje të jashtëzakonshme.