10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Ramadan Muja, “Berluskoni” i Prizrenit

Maxhun Krasniqi BDMaxhun Krasniqi
Në dhjetor 2013, Prizreni “u Berluskonizua” nga vota e “qytetarisë”,
Në mars 2014, nuk u çberluskonizua si duhet nga vula e drejtësisë.
Mbase Humanitet për Humanitet, kjo është çështja tani.

Ne kohën e Berluskonit të Italisë, me kujtohet goxha mirë se si ai me gjitha ato te bëma famëkeqe zgjidhej e rizgjidhej si kryeministër i Italisë, dhe se e pyesja veten si ka mundësi që një personaliteti i cili është akuzuar(bazuar ne fakte) për pedofili, abuzim seksual, evazion fiskal etj., të zgjidhet e rizgjidhet kryeministër me mbi 30% te votës. Por me vonë, duke u munduar t’i jepja një përgjigje vetes, sikur erdha në përfundim se edhe vete italianët, ne këtë rast, me saktë zgjedhësit e Berluskonit janë njerëz të po atij lloji; që i pëlqejnë po të njëjtat gjëra që i bënte Berluskoni, e për ta dënuar me votën e qytetarisë as që behej fjalë për këtë grup të votuesve, e në anën tjetër, në fund fare pas shumë abuzimesh, krahasuar me dëmin material dhe dëmtimin e imazhit të Italisë, Berluskoni u ndëshkua me një dënim të shumë të lehtë.

Në Mini-Italinë tonë, krenarinë e Kosovës, në Prizren pothuajse të njëjtat gjëra po ndodhin kohëve te fundit. Në kohën e fushatës zgjedhore, tek sa kërkohej vota e qyteteve, me rrinte shumë parasysh figura e Berluskonit dhe se nuk doja ta paragjykoja një rezultat të ngjashëm edhe ne Prizren, por fatkeqësisht e njëjta gjë ndodhi. Edhe në rastin tonë, sikur nuk ma pranonte logjika e një qytetari te pastër qe të votohej një kryetar me plot akuza: një kryetar që për lukset e veta në SHBA… ka paguar një shumën prej 750 dollarë jashtë te gjitha planifikimeve për shpenzime, një kryetar që për qëllime klanore shndërron pasuri të shtetit e komunës brenda 24 orëve; një kryetar që merr vendime te jashtëligjshme, e që, sipas tij, i ka bërë për “humanitet”, por se mënyra se si i ka bërë dhe shpejtësia për t’i bërë këto vendime zor se ma mbushin mendjen se i ka bërë për humanitet, aq më pak kur dihet se destinacioni i këtyre vendimeve ka qene për ndërmarrje fitimprurëse, e këtu edhe më shumë ma shton dyshimin, e më vjen ndërmend te them, siç thuhet ne popull, “fol, e mbushma mendjen”.

Si ka mundësi të votohet një kryetar me vartësit e tij, të cilët hiq me pak nuk janë akuzuar për keqpërdorim te detyrës zyrtare: me drejtorë te cilët në “shërbim të qytetarit” flinin ditën, për të akumuluar energji për te qëndruar në kazino natën, drejtorë që përcillnin paratë e donacioneve nëpër llogaritë e fëmijëve të tyre, të votohet një kryesues i asamblesë që “Në shërbim të popullit” ka thyer rekord në thirrje telefonike prej 900 euro në muaj, e nuk ka aspak konsideratë për paranë publike- për të cilat edhe një fukara që nuk ka me shumë se bukë e kripë, ia paguan TVSH-në e saj(bukës dhe kripës)-turp.

Kështu, në rastin tonë në Prizren, të shkon mendja sikur je në Itali, që këta disa mijëra qytetarë, të cilët krahasuar me 150 mijë qytetarë me te drejtë vote, nuk janë shumë fatmirësisht, votuan një Berluskon të llojit PDK, duke menduar në logjikën, tashmë të formuar në Kosovë “ me ma te fortin: me pushtetin”( që të ngjan sikur iu ka mbetur sindromi i paraluftes që dihet se te ligët shkonin me pushtetin/Serbinë, edhepse i keq dhe i poshtër). Por, këta që u votuan, fatmirësisht nuk u votuan as nga një e treta e vullnetit të atyre që dolën në votim. Andaj po ju them se te paktë janë ata prizrenas berluskonistë që përkrahin një Berluskon të PDK-së.

Dhe ne fund fare, përjashtuar votuesit e kryetarit në ikje, plakut Profesor Doktor Ramadan Muja, të gjithë prizrenasit të tjerë kthyen shpresën nga drejtësia, nga e cila, në këtë rast, pritej të paktën të tregohej e drejtë, e ajo jo vetëm që nuk u tregua e drejtë sa duhet por se u shtrembërua shumë: një dënim me kusht. Dhe këtu shtrohet çështja se athua vërtetë gjykata është afektuar nga “humaniteti” i Mujës, dhe ajo është treguar humane duke i dhënë atij dhe vartësve të tij një dënim të lehtë, apo ndoshta edhe vetë gjykata e ka “humanitetin” sikur të Mujës dhe është treguar humane me plakun Muja, por se ky farë humaniteti i të dyja anëve po me del si në dyshim. Edhe këtu: fole e mbushma mendjen.

Kësisoj, Ramadan Muja dhe Gjykata kanë dhënë një mesazh “të mirë” për popullin dhe udhëheqësit e ardhshëm në Kosovë, e që për me shumë, janë bërë precedent, që sipas të drejtës zakonore të Anglisë, ata kështu ngjashëm do të veprojnë edhe në të ardhmen…

Më Shumë

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Gabimi i Noes

Enver Sulaj Sot bie shi mbi çatinë time Dhe mbi qepallat tua të egërsuara nga mërzia e stinës. Diejt e përflakur janë zbehur sot Vranësira ka hijezuar të papriturën...

Lajmet e Fundit