21.6 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8395

Begaj, priti drejtoreshën rajonale të OSBE-së, Bonottin

0

begaj osbeKryetari i Komunës së Malishevës,Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim pune, drejtoreshën e OSBE-së për rajonin e Prizrenit, Sara Bonotti, me të cilën ka biseduar për rrjedhat e përgjithshme në Malishevë dhe për rritjen e bashkëpunimit mes Komunës dhe OSBE-së, në fusha të ndryshme.

Fillimisht,Bonotti, e uroi kryetarin Begaj, për suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit lokale dhe për pozitën e të parit të Malishevës, si dhe e përgëzoi që në mesin e udhëheqësve të drejtorive komunale, ka emëruar një femër për udhëheqjen e një drejtorie komunale, si një akt jo i zakonshëm në komunat e regjionit të Prizrenit, pasi të pakta janë rastet kur femrave ju ofrohet menaxhimi i një departamenti të caktuar.

Më pas, Begaj e Bonotti, kanë biseduar për çështje të ndryshme, që lidhen me Komunën e Malishevës, e që janë pjesë e monitorimit, që bën OSBE-ja, ku u vlerësua lartë gatishmëria e kryetarit, për bashkëpunim me qytetarët, përmes takimeve të drejtpërdrejta në terren, pastaj bashkëpunimi me zyrën për informim publik, në projektin e OSBE-së për bashkëpunim ndërkomunal, si dhe për përkrahjen e grupeve të rinisë, përkatësisht

Këshillit Lokal Rinor në Malishevë dhe për grupet e femrave.
Në këtë takim, u diskutuan edhe çështje tjera, që kanë të bëjnë me Kuvendin e Komunës dhe qeverinë komunale, ku kryetari Begaj, shprehi gatishmërinë e tij, për bashkëpunim me të gjitha grupet në Kuvendin e Komunës, duke ju ofruar anëtarëve të KK të Malishevës, që ta përcjellin në përpikëri punën e kryetarit dhe të qeverisë komunale./Prizrenpress.com/

 

Afrim Avdaj, zgjedhet drejtor i Spitalit të Prizrenit

0

AfrimAvdaj5-24Dr.Afrim Avdaj është zgjedhur drejtor i Spitalit të Prizren.”Po sot i kanë publikuar rezultatet Ministria e Shëndetësisë dhe unë jam renditur i pari me pikë.Pra faktikisht jam zgjedhur drejtor i Spitalit të Prizrenit”, konfirmoi Avdaj për “PrizrenPress” .
“Është një barrë për mua, por premtoj se do të përmisoj gjendjen e në këtë spital”.

Dr.Afrim Avdaj, dr.Feim Mazreku,dr.Shpend Zajmi dhe dr. Ilir Smajli kanë qenë në garë për postin e drejtorit të Spitalit në Prizrenit.

Në mesin e këtyre kandidatëve duke marrë parasysh edhe aktivitetin partiak, si favorit kryesor për drejtor të Spitalit të Prizrenit, që nga fillimi ka qenë dr.Afrim Avdaj.

Të katër kandidatët për drejtor në një mënyrë apo tjetër kanë qenë të lidhur me politikën.

Afrim Avdaj është anëtar i Kryesisë së Degës së PDK-së në Prizren. Dr.Feim Mazrreku në zgjedhjet e fundit lokale ka qenë kandidat për këshilltar të Asamblesë Komunale në listën e AAK- LDD.

Dr. Spend Zajmi ka qenë kandidat për kryetar të Degës së AAK-së në Prizren

Ndërsa Ilir Smajli është anëtarsuar muaj më parë në PDK,përkatësisht gjat fshahtës zgjedhore të vitit 2013./PrizrenPress.com/

 

I raportojnë Begajt

0

RagipBegaj-kryetariMalishevesDrejtorët e Ekzekutivit në Malishevë kanë raportuar sot për punën e tyre para kryetarit Ragip Begajt.

Në këtë takim ata kanë diskutuar një varg çështjesh, që kanë të bëjnë me angazhimet e përditshme të drejtorive komunale, gjatë javës së kaluar dhe për detyrat në javën në vazhdim.

Gjatë javës së kaluar Ekzekutivi i Malishevës është angazhuar më së shumti në sektorin e arsimit dhe atë të shëndetësisë, ndërsa gjatë javës në vijim, drejtorët kanë paralajmëruar një varg aktivitetesh në sektorët e tjerë.

Nga drejtoria për bujqësi, u bë e ditur se po bëhen të gjitha përgatitjet për subvencionimin e grurit për bujqit, të cilët i plotësojnë kriteret, ndërsa nga ana e drejtorisë së shërbimeve publike, u bë e ditur, se kërkesat për furnizim me ujë për pije, janë në rritje e sipër dhe se kjo drejtori ka intervenuar në disa raste, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve./PrizrenPress.com/

 

Roman i ri nga Kiço Blushi, “Gjuha e gjakut”

0

80103Më mirë në burg apo në shtëpi? Në romanin e ri të Kiço Blushit, botimet “Nami”, dilema nuk i referohet botës së krimit, por njerëzve të zakonshëm që edhe kur duan të dëshmojnë mirësi dhe dashuri marrin si shpërblim të kundërtën. Pas disa vjetësh në emigracion, burri kthehet në shtëpi, diku në një nga fshatrat e Lezhës.

Mirëpo një aromë parfumi e gruas, që mezi e priste njeriun e saj më të dashur, si edhe disa ndryshime të tjera në “Shqipërine e re”, do të shkaktojnë “ububu”-në e një xhelozie të tërbuar, pasuar me viktima të pafajshme. Burri projekton “të dashurin” e gruas dhe kërkon që ajo vetë ta ekzekutojë për të dëshmuar me prova të kundërtën…

Nga ana tjetër, t’atit të vajzës, një rapsodi vejan, sikur të mos i mjaftonte edhe turpi pse dikur kishte kënduar një këngë për Diktatorin e përmbysur (dhe për këtë militantët e pushtetit të ri e kishin sakatuar), tashmë i kthehet edhe vajza lëneshë… Se çfarë do të ndodhë, pse do të ndodhë; këtë e thotë shkrimtari Kiço Blushi përmes një rrëfimi dhe analize të hollë për shpirtin dhe mendjen e trazuar të shqiptarit të sotëm, ku paradoksi dhe egërsia është bërë stil jetese.

Në Bruksel për drejtësinë në Veri

0

Thaci7-03Kryeministrii Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se më 12 prill do të vazhdojnë bisedimet në Bruksel në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet për mundësinë e funksionalizimit edhe më të mirë të sistemit të drejtësisë në veri,shkruan KosovaPress.

“Dje kam diskutuar me baroneshën Catherine Ashton në konferencën e Mynihut, gjithashtu kemi edhe mbështetjen e plotë të SHBA-ve, prandaj, shpresoj dhe besoj se do të arrihet marrëveshja më 12 shkurt dhe do të kemi funksionalizimin e plotë të sistemit të drejtësisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, gjithmonë sipas Kushtetutës dhe Ligjeve të Kosovës dhe marrëveshjes së 19 prillit”, theksoi Thaçi.

Kuvendi nuk po bën reformë zgjedhore

0

zgjedhjet5Reforma zgjedhore e ka humbur kuptimin, thonë njohës të proceseve zgjedhore në Kosovë.

Sipas tyre, aktualisht Kuvendi i Kosovës dhe subjektet politike po bëjnë një amandamentim të ligjit ekzistues, kurse fjala reformë ka mbetur vetëm si simbolikë e një punë të nisur tash e tri vjet

Driton Selmanaj nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se Kuvendi nuk ka miratuar në fakt vazhdimin apo përfundimin e reformës, por ka miratuar procedurën e plotësim ndryshimit të ligjit aktual për zgjedhjet qendrore.

“Kjo realisht nuk ka të bëjë fare me reformë. Janë pajtuar pothuajse edhe deputetët por edhe klasa politike që nuk mund të flasim për reformë. Edhe ideja që të kemi vetëm plotësim ndryshim të legjislacionit aktual e thotë atë që më reforma nuk ekziston, është cenuar dhe nuk ka pasur një vullnet politik për ta reformuar legjislacionin, i cili më pas do të ndikonte dhe reflektonte edhe në reformimin e sistemit zgjedhor në Kosovë”, ka thënë Selmanaj.

Ndërkohë, edhe analisti Leon Malazogu thotë se tanimë nuk ka kohë që Kosova t’i bëj reformat e kërkuara zgjedhore. Kurse i sheh si të shpenzuara së koti 3 vjet në lidhje me paralajmërimin e përmbylljes së këtij procesi, të cilësuar si reformues.

Ai thotë po ashtu se reforma zgjedhore është keq-interpretuar duke u ndërlidhur me ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, ndryshimet kushtetuese, për të cilat kjo legjislaturë nuk ka konsensus nuk kanë qenë të domosdoshme për të përmbyllur një reformë zgjedhore.

“Mendoj që është keqpërdorur paksa reforma, duke dashur që në kuadër të saj të përvidhet edhe zgjedhja e kryetarit të shtetit në mënyrë të drejtpërdrejtë. Është zhvendosur edhe fokusi i reformës tek zgjedhja e drejtpërdrejtë e kryetarit dhe unë mendoj që reforma ka mund të bëj shumë më tepër në parandalimin e shkeljeve, në përmirësimin e përfaqësimit në Kuvend, çka nuk janë bërë”, ka thënë Malazogu.

Çështja e reformës zgjedhore në Kosovë do të shihet si e nevojshme edhe në të ardhmen, thotë në anën tjetër, Driton Selmanaj.

Ai pret nga legjislatura e ardhshme të tregoj gatishmërinë që me të vërtetë të bëj reforma, pasi që kjo legjislaturë dhe ky lidership, sipas tij, reformën e kanë përdorur vetëm si një mjet për arritjen e qëllimeve tjera politike.

“Nuk është prekur substanca. Do të thotë, të gjitha çështjet të cilat kanë qenë të rëndësishme dhe të cilat në njëfarë mase do të ndikonin në avancimin e demokracisë në Kosovë dhe do ta konsolidonin këtë demokraci, nuk janë trajtuar ose injoruar. Tanimë mund të konkludohet se në Kosovë ideja për reformë të legjislacionit zgjedhor ka ndryshuar”, ka deklaruar Selmanaj.

Pas një debati që zgjati tri vjet, qoftë në parlament apo edhe në takimet e liderëve politik, javën e kaluar ish-Komisioni ‘ad hok’ për këtë reformë, për shkak të përfundimit të mandatit i dorëzoi punën Komisionit për Legjislacion që të dalë me propozime për ndryshimin e ligjit zgjedhor.

Ky Komision është mbledhur sot dhe është zotuar se këto propozim-ndryshime do t’i procedohen Kuvendit për miratim brenda këtij muaji.

Pas përmbylljes së ndryshimeve në ligjin për zgjedhjet qendrore, pritet të hapet edhe debati për kohën.(rel)

Rektori Gashi mohon dorëheqjen

0

IbrahimGashi-rektori UPRektorati i Universitetit të Prishtinës përmes një njoftimi demantoi shkrimet në disa media se rektori Ibrahim Gashi pritet të japë dorëheqje.

Në komunikatën e UP-së thuhet se lajmet e fundit, të publikuara se rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ibrahim Gashi pritet të jap dorëheqje janë plotësisht të pavërteta.

Ndryshe, edhe sot për të pestën ditë studentë të UP-së janë duke protestuar para Rektoratit për të kërkuar dorëheqjen e rektorit Gashi.

Bujës i kërkohet të ndërmarrë hapa konform kompetencave ligjore

0

RameBuja-ministri arsimitKomisioni Parlamentar i Arsimit, i cili ka ftuar Ministrin e Arsimit Ramë Buja për të raportuar për gjendjen e arsimit të lartë në vend, kërkoi nga ministri që të ndërmarrë hapa sa më të shpejtë konform kompetencave ligjore që ka, në mënyrë që kjo situatë të qartësohet.

Ministri Buja, sqaroi para komisionit se tashmë Senati i Universitetit të Prishtinës ka formuar komisionin shtatë anëtarësh për shqyrtimin e revistave në të cilat ka publikuar stafi akademik i Universitetit, si dhe rishikimin dhe plotësim-ndryshimin urgjent të akteve normative në fuqi – Statutit dhe Ligjit për Arsimin e Lartë.

Ai tha se duhet t’i lihet kohë këtij komisioni deri sa të dalë me rezultatet e tij.

Nxënësit amerikanë në Minnesota mësojnë “Vallen shqiptare”

0

Vallen shqiptare“Albanian Dance” (Vallja shqiptare) në këtë rast është një kompozim i muzikantes amerikane Shelley Hansen, e cila po ua mëson nxënësve të talentuar të Shkollës së Mesme të Austin në Minnesota.

Ansambli I shkollës do ta luajë pastaj atë në 13 shkurt në Minneapolis, gjatë takimit vjetor të Shoqatës së Mësuesve të Muzikës në Minnesota.

Ansambli ka një orkestër dhe korin e tij dhe ka bërë që shkolla, të cilën përfaqëson të jetë një nga të paktat që është zgjedhur për të interpretuar në këtë takim.

Si bën të ditur gazeta lokale “Austin Daily”, trupa muzikore që do të luajë “Vallen shqiptare” ka kohë që po përgatitet me kompozitoren Hansen. Pjesë muzikore shquhet për ritmin e shpejtë që është edhe sfida më e madhe për talentet e shkollës.
Shelley Hansen drejton ansamblin e Kolegjit Macalester, por po punon me nxënësit e shkollës për t’i ndihmuar të përsosin edukimin e tyre muzikor. Gjatë seancave të provave ajo u shpjegon teorinë e muzikës.

Nuk shpjegohet në artikullin e gazetës amerikane se nga u nis kompozitorja që zgjodhi tema muzikore shqiptare për pjesën e saj.

Po kjo nuk është hera e parë që një ansambël shkollor luan këtë pjesë me motive shqiptare. Kjo ka ndodh edhe në vitin 2006, ku dirigjon vetë kompozitorja amerikane.

Universiteti të enjten para legjislativit

0

Jakup Krasniqi ne mbledhje te kryesise se kuvenditDeputetët e Kuvendit të Kosovës do të diskutojnë për gjendjen në Universitetin e Prishtinë, në seancën e së enjtes. Kështu ka vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e saj që e ka mbajtur të hënën, raporton Koha.net.

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ka kërkuar që të ndërpritet ndikimi i politikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, siç ka thënë ai, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se debati i së enjtes nuk është i thirrur vetëm për zhvillimet e fundit në UP, por sipas tij, për të diskutuar edhe problemet e trashëguara të këtij institucioni.

Ndërkaq, deputeti i AAK-së, Burim Ramadani, ka kërkuar nga drejtuesit e UP-së, të cilëve po u kërkohet dorëheqja, që ta bëjnë një gjë të tillë përpara se të ndodh debati në Kuvend.