23.9 C
Prizren
E hënë, 4 Gusht, 2025
Home Blog Page 8396

Mustafa: Ata me ambicie personale kërkojnë ndryshime në udhëheqje

0

IsaMustafa-LDKLideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka përsëritur vlerësimin e tij se LDK është fituese e zgjedhjeve lokale të mbajtura vitin e kaluar.

Në një intervistë për “Bota press” Isa Mustafa gjithashtu ka folur edhe për zërat e ndryshëm që kërkojnë ndryshime në udhëheqjen e LDK-së në këtë kohë.

”Padyshim se është interes i rivalëve politik që në prag të zgjedhjeve të zhvendosen probleme në LDK. Mendoj se zërat për ndryshme në udhëheqjen e LDK-së në këto momente, nuk i ndihmojnë fitores së LDK-së dhe nevojës që në vendin tonë të bëhen ndryshime pozitive.

Prandaj, qofshin apo jo të porositura ato krijojnë konfuzione dhe paqartësi. Këta nuk janë zëra që burojnë nga anëtarësia e gjerë Lidhjes Demokratike të Kosovës, por janë iniciuar nga individë që kanë ambicie personale, e të cilat mund t’i matin në zgjedhjet partiake, që do të mbahen në fund të këtij viti.

Disa eksponent të këtyre zërave janë njerëz që kanë ikur nga LDK-ja, të cilët kanë konkurruar në fushata kundër LDK-së. LDK është parti me demokraci të brendshme të zhvilluar, atë nuk e pengojnë zërat që kërkojnë ndryshime, por ndryshimet në LDK bëhen si rezultat i një konkurrence demokratike mbi baza dhe rregulla statutare, në harmoni me interesat e anëtarësisë së gjerë dhe politikat partiake”, ka thënë Mustafa.

Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 shkurt?

0

Histori-3shkurt1451 – Në Ederne, Sulltan Mehmeti II trashëgon fronin e Perandorisë Osmane; ati i tij, Sulltan Murati, kishte vdekur, disa thonë, nga lodhja, stresi, marrazi pas humbjeve ndaj Dominus Albaniae, Zot i Shqipërisë, një ish-gjeneral osman, të cilit vetë Murati i kishte dhënë titullin Skenderbeg. Hapi i parë i Mehmetit, tani në krye të perandorisë, ishte përgatitja e fushatës kundër Skenderbeut; pranvera e përshtatshme për luftë, po afrohej; lufta do të zgjaste edhe 17 vjet (deri në vdekjen e Skënderbeut më 1468), për inerci 10 vjet të tjera, derisa qendresa shqiptare të thyhej.

1637 – Provincat e Bashkuara (sot Holanda) çlirohen nga Tulip-mania ndërsa shitësit e tulipanëve humbasin kontratat për blerjen e tyre. Në kulmin e tulip-manisë, një lule tulipan ishte shitur me një çmim 10 herë mbi të ardhurat vjetore të një personi me punë të kualifikuar. Kjo është konsideruar përgjithësisht si flluska e parë e regjistruar spekulative (ose flluska ekonomike). Termi “mania tulipan” tani përdoret shpesh si metaforë për t’iu referuar çdo flluske ekonomike (kur çmimi nuk përputhet me vlerën e mallit). Futja e tulipanit në Evropë i atribuohet ambasadorit të Perandorisë Romake në Stamboll, i cili dërgoi disa fara tulipanësh në Vjenë në vitin 1554. Nga Vjena farat u përhapën në Amsterdam, ku kultivuesit vunë re se kjo lule ishte në gjendje të duronte klimën e ashpër të vendeve të ulta, dhe menjëherë pas kësaj tulipani u bë mjaft popullor. Shqipëria u pushtua nga një mani e ngjashme në vitet 1970-80, TV-Mania, kur një aparat televizori shitej me çmim sa paga vjetore e një punëtori.

1690 – Kolonia Masaçusets emeton paratë e para letër në Amerikë .

1783 – Spanja njeh pavarësinë e Shteteve të Bashkuara.

1815 – Në Zvicër themelohet fabrika e parë për prodhimin e djathit për qëllim komercial.

1830 – Protokolli i Londrës konfirmon sovranitetin e Greqisë

1870 – Ratifikohet Amendimi i 15-të i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, duke garantuar të drejtën e votës për qytetarët pavarësisht nga raca. Në të njëjtën date por më 1913, ratifikohet amendamenti i 16-të i Kushtetutës, që autorizon qeverinë federale për të vendosur dhe mbledhur një taksë mbi të ardhurat.

1917 – Lufta e Parë Botërore:Shtetet e Bashkuara ndërpresin marrëdhëniet diplomatike me Gjermaninë një ditë pasi kjo e fundit njoftoi një politikë të re për luftë të pakufizuar me nëndetëse.

1924 – Vdiq Woodrow Wilson, ish-president i SHBA-së 1913 – 1921. Për  Wilsonin është folur; shqiptarët e kanë cilësuar atë si mikun e tyre më të madh, ndërsa amerikanët si një nga presidentët më të mirë. Thonë se Wilsoni ishte edukator prandaj u bë edhe politikan. Kjo duket nga rruga që ndoqi për në Shtëpinë e Bardhë. Emrin e kishte Thomas Woodrow Wilson, lindi më 28 dhjetor 1856 në qytetin e vogël jugor të Staunton, Virginia, në fëmijëri e rini e thërrisnin Tommy. I ati ishte prift presbiterian, puna ia kërkonte të lëvizte kudo nëpër Amerikë, veçanërisht në jug. Kujtimet më të hershme të Wilsonit (9 vjeç) ishin ato të Luftës Civile; ai pa ushtarët e Bashkimit duke marshuar në qytetin Augusta, Xhorxhia; nënën e tij duke ndihmuar të ushtarët e plagosur në spital; komandantin e përgjithshëm të forcave të jugut Robert E. Lee kur kaloi nëpër qytet nën rojet e Bashkimit pas dorëzimit në Appomattox. Tommy gjithashtu pa varfërinë dhe shkatërrimin e jugut gjatë viteve të para të Rindërtimit. Edhe pse i shqetësuar nga shikimi i dobët dhe dysleksia që vonon të mësuarit për të lexuar, Wilson ishte një djalë normal dhe nuk u humbi aspak kohë. Në vitin 1873, Tommy 17 vjeç regjistrohet në Kolegjin Davidson në Charlotte, Karolina e veriut. Pastaj hyri në fakultetin juridik të Universitetit të Virxhinias, avokatura nuk i pëlqeu, e la, shkon në Universitetin Johns Hopkins, Baltimore dhe merr  Ph.D. në shkencat historike e politike. Në moshën 28 vjeç, Wilson martohet me Ellen Louise Akson, 25 vjeç. Deri në vdekjen e saj në gusht 1914, ajo do të ushtrojë një ndikim të fortë, duke e inkurajuar për të punuar për mirëqenien e të varfërve dhe për reforma politike dhe ekonomike. Wilson dëshironte të bëhej politikan, kishte ëndërruar të bëhet senator për të arritur presidencën. Më 1888 pranoi pozitën si professor i jurisprudencës dhe ekonomisë politike në Princeton, ku dha leksione për dymbëdhjetë vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, Thomas Wilson botoi nëntë libra, duke përfshirë një biografi të George Washington dhe një histori pesë vëllimesh të Shteteve të Bashkuara. Kur u emërua president i Universitetit Princeton bordi drejtues priste thjesht disa reforma. Por presidenti i parë jo klerik i kësaj shkolle, e transformoi institucionin e vjetër në universitet modern. Wilson bëri emër. Në vitet e fundit në Princeton, ai u kontaktua nga Partia Demokrate në lidhje me kandidim për guvernator të Nju Xhersit në vitin 1910; Wilson ra dakord, thonë se ai nuk kishte nevojë për fushatë, të gjithë e njihnin, dhe fitoi. 2 vjet më vonë atë e priste Shtëpia e Bardhë.

1971 – Oficeri i policies së Nju Jorkut, Frank Serpico, plagoset rëndë gjatë një operacioni kundër drogës në Brooklyn; ai mbijetoi për të dëshmuar më vonë kundër korrupsionit në polici. Shumë besojnë se incidenti tregon se oficerë të Departamentit të Policisë së Nju Jorkut (NYPD) u përpoqën të vrisnin kolegun e tyre, pasi ai kishte refuzuar ofertën për marrje ryshfeti. Filmi “Serpico” (1973), me aktorin Al Pacino në rolin kryesor, sjell variantin e kësaj ngjarjeje.

1998 – Tragjedi në teleferik: një pilot ushtarak i Shteteve të  Bashkuara shkakton vdekjen e 20 njerëzve, kur avioni i tij fluturon ulët duke këputur kabllin e një teleferiku pranë qytetit Trento, Itali./VOA/

S’do ta rrëzojmë Thaçin

0

thaci,pacolli234Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli, nuk beson se Qeveria Thaçi 2, pjesë e së cilës është edhe partia e tij, do ta përfundojë mandatin para kohe, përkatësisht para muajit shtator.

Derisa heziton t’i komentojë deklaratat e ish-diplomatit amerikan, James Rubin, i cili pati deklaruar se krahu i luftës duhet të largohet nga pushteti, Pacolli gjatë një interviste për gazetën “Zëri” flet edhe për riformatimin e ministrave të AKR-së në qeverinë Thaçi, pasurimin e politikanëve brenda natës, ikjen e investitorëve të huaj, përkrahjen e Mimoza Kusari-Lilës dhe Agim Bahtirit nga imami kontrovers Shefqet Krasniqi, etj.

 

Protestojnë stdentët, rektorari rrethohet nga policia

0

Rektorati-studentet protestojneDhjetëra studentë protestues të Universitetin të Prishtinës, janë ballafaquar me rreth 100 policë të cilit e kishin rrethuar nga të gjitha anët rektoratin e UP-së.

Policët kishin ardhur aty para orës 07:00 të mëngjesit duke mos i lënë studentët të kalojnë deri te hyrja e retktoratit ku kishin planifikuar ta bllokojnë. Studentët protestues tani po qëndrojnë tek dyert e oborrit të rektoratit dhe kanë bllokuar atë.

Kjo është dita e pestë që studentët po e bllokojnë punën në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës. Ndryshe sot është paralajmëruar marsh protestues nga studentë, profesorë dhe pjestarë të shoqëri civile.

Para rektoratit kanë ardhur edhe pjestarë të njësisë speciale. Ata po ballafaqohen me studentë duke i penguar ata që të bllokojnë Rektoratin. Një student është i lënduar dhe është dërguar në trajtim mjekësor.

 

Kush e vrau Mirsaden?

0

qika_46511Ëndërronte që të bëhej një hendbolliste e famshme. Por këtë nuk e arriti dot. Jo se nuk deshi, por nuk e lanë.

Natën e 1 dhjetorit të vitit 2008, disa plumba ia këputën jetën përgjysmë. Ky është rrëfimi për Mirsade Shalën. Bashkë me trupin e 22 vjeçares, me dhe përgjithmonë iu mbuluan edhe ëndrrat e kësaj vashe nga Barileva e Prishtinës.

Ajo mbylli sytë përgjithmonë, por la përjetë lotët në sytë e nënës së saj. As pesë vjet më vonë nga dita tragjike, e ëma nuk pranë së qari për të bijën e vetme që pati. Dhimbja për prindërit e Mirsades Shalës është më e madhe për faktin se ata ende nuk e dinë kush e vrau vajzën e tyre, para derës së shtëpisë, shkruan Tribuna.

E ëma Sanija beson se bija iu vra pa asnjë arsye. “Pa bigari hak”, thotë Sanija. Dëshira e saj e vetme në jetë para se të vdesë është që të zbulohet autori i vrasjes së të bijës, kushdo që mund të jetë. “Unë vec po dua me ditë kush e ka vra dhe pse e ka vra”, thotë Sanija për Tribunën, teksa kujton natën e fundit që foli me të bijën. “Ajo na i shtroi vendet, neve dyve edhe veti edhe më tha ‘po shkoj me ndejtë te axha’, rikujton Sanija, momentet e fundit të bisedës më të bijën. Pastaj ajo thotë se Mirsada së bashku me vajzën e axhës së vet, kanë dalë të shëtisin me dy djem të cilët i kanë njohur dy ditë më herët, më 28 Nëntor.

“Kur janë kthy në shtëpi me veturë, para dyerve dikush ka gjuajtur nga jashtë me armë zjarri. “Plumbat e kanë rrokë vajzën time”, tregon Sanije Shala. Sipas saj, ngjarja ka ndodhur pas mesnate derisa të gjithë flinin. Ajo thotë se dy djemtë që ishin në veturë me dy vajzat kanë pohuar se nuk kanë parë asgjë vetëm i kanë dëgjuar krismat, ndërsa vajza e axhës të së ndjerës ka thënë se e ka parë dikë afër veturës. Por ky rrëfim i dëshmitarëve të vetëm të asaj nate të zezë ka mbetur ende mister. Vrasësi i Mirsades nuk u zbulua asnjëherë. Për të gjetur drejtësi, babai i vajzës së vetme nuk ka lënë derë pa trokitur për ta zbardhur rastin tragjik. Ruzhdi Shala madje thotë se i ka shkuar në derë edhe Presidentes së vendit, Atifete Jahjaga.

Ai tregon se pasi shefja e shtetit është informuar për rastin, ka kërkuar sqarime nga Prokuroria. Po ashtu Shala ka kërkuar ndihmë edhe nga Avokati i Popullit, Kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, kryetari i Gjykatës Supreme dhe shumë institucione tjera. Por deri më tani përgjigja e vetme ka qenë se rasti është zvarritur për shkak të lëndëve të mëdha dhe mungesës së prokurorëve. Megjithëkëtë, një gjë dihet se lënda e Mirsada Shalës deri më tani ka ndërruar tre prokurorë. Kjo konfirmohet për gazetën “Tribuna” nga Prokuroria e Shtetit. “Lënda gjendet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda. Kjo lëndë është në fazën hetimore dhe ka të bëjë me kryes të panjohur të veprës penale”, thotë zëdhënësja e Prorkurorisë së Shtetit, Liridona Kozmaqi./tribuba/

Vdiq aktori Philip Seymour Hoffman

0

arturFituesi i çmimit “Oscar”, aktori amerikan Philip Seymour Hoffman është gjetur i vdekur në Nju Jork, raportojnë mediet amerikane.

46-vjeçi është gjetur në apartamentin e tij në Manhattan, ka njoftuar policia njujorkeze, ndërsa ekipi mjekësor ende nuk ka bërë të ditur shkaqet e vdekjes së tij, transmeton Koha.net.

Aktori u bë i famshëm në filmat e vitit 1990 si, “Boogie Nights” dhe “Big Lebowski’, para se ta fitonte çmimin “Oscar” për aktorin më të mirë me portretizimin e itj të shkrimtarit Truman Capote në vitin 2005.

Gjatë tërë karrierës së tij ai është shfaqur në filma të pavarur dhe në ata të Hollywoodit siç është filmi “Mission Impossible II”.

Për herë të fundit ai është paraqitur në seritë e filmit “Hunger Games”. Ashtu si në filma, ai luajti edhe drama në Broadway dhe fitoi dy çmime “Tony Awards”.

Zgjerohet skandali me “punime shkencore”, përfshihen edhe deputetë

0

RektoriatiDeputetja e LDK-së, Afërdita Berisha – Shaqiri, deputetja e PDK-së, ish-ministrja, Justina Shiroka -Pula dhe dekani i Ekonomikut, Skënder Ahmeti janë ndër ata, që dyshohen se kishin botuar në revista të dyshimta, raporton KTV.

Shumë prej tyre punimet i kanë publikuar në “David Publishing”, që është amerikano-kineze, e cila vetë u shkruan të interesuarve që të botojnë në të, për një shumë që zakonisht është 50 dollarë.

Më shumë se 10 dalin të sigurt në listën që po shtohet, me profesorë universitarë që kanë botuar në revista të rreme shkencore, në shkëmbim parash.

Publikimi në revista që lehtë në internet mund të identifikohen si të rreme, duket të ketë qenë praktikë e zakonshme për Universitetin e Prishtinës.

E, nëse është dikush në LDK-në opozitare që nuk është interesuar fort për debatin rreth krizës në UP, kjo është deputetja Afërdita Berisha – Shaqiri.

Ajo është bashkautore e publikimit: “Teknologjia informative dhe digjitalizimi në tregun ekonomik – dhe konkurrenca”. Këtë, deputetja e ka bërë në revistën “David Publishing”, prodhim amerikano-kinez.

Ky është një punim 9-faqesh nga tre autorë dhe referencat e pakta janë nga një libër shqip, disa raporte të Komisionit Evropian e nga një raport i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Në po të njëjtën revistë ka publikuar edhe Justina Shiroka – Pula, deputete e PDK-së dhe ish-ministre e Energjisë në Qeverinë e Kosovës.

Shiroka – Pula ka publikuar si bashkautore me dekanin e Ekonomikut, Skënder Ahmeti dhe me Venet Shalën punimin: “Rëndësia e investimeve në ndërmarrje të vogla e të mesme – rasti i Kosovës”.

Kërkimet e thjeshta në internet tregojnë se revista amerikano-kineze, kërkon vetëm 50 dollarë për publikimin e një punimi dhe se në fakt ajo vetë u dërgon e-maila individëve të ndryshëm, duke u kërkuar që t’i dërgojnë punimet e tyre.

Ndër ata që kanë publikuar në revista të dyshimta është edhe Safet Merovci, aktualisht pjesë e Këshillit Drejtues të UP-së, organ që e zgjedh rektorin dhe që ka kërkuar nga Senati llogari për ato që po ndodhin.

Në “Asian Journal of Business and Management Sciences” ai ka publikuar bashkë me 4 autorë të tjerë, punimin” Llojet e krizave financiare”.

Skandali më i ri në UP shpërtheu kur “Koha ditore” raportoi se rektori Ibrahim Gashi kishte publikuar në një revistë të rreme indiane dhe se atë gjë e kishte bërë edhe Filan Fisteku.

Që nga ajo kohë kanë vazhduar protestat studentore që kërkojnë shkarkimin e rektorit Gashi, ndërkohë që LDK-ja ka kërkuar debat parlamentar.(koha.net)

Shaban Demiraj, Kodet e Gjuhës

0

shaban-demiri-int-320x240Prof. as. dr. Mimoza Karagjozi Kore

Libri i prof. Shaban Demirajt “Gjuha shqipe dhe historia e saj” (ribotim) vjen përsëri para lexuesit si një studim i përkujdesur mirë nga prof. Bardhyl Demiraj. Edhe pse kanë kaluar 25 vjet nga botimi i parë i saj, ajo zë kreun e vendit dhe mbetet një literaturë e domosdoshme dhe aktuale për këtë lëmi dijesh, jo vetëm për gjuhëtarët e studentët, por edhe për një lexues më të gjerë, i cili kohët e fundit është përballur edhe me përsiatje diletante në këtë fushë të rëndësishme studimesh të historisë së popullit tonë dhe të gjuhës së tij të lashtë. Vepra si kjo që kemi sot përpara nesh, si dhe të tjera që pasuan nga ky studiues, së bashku me ato të një plejade gjuhëtarësh të tjerë të këtij brezi (E. Çabej, M. Domi, I. Ajeti, S. Mansaku, R. Ismajli etj.) na kanë bërë për vite me radhë të krenohemi me to, sepse na kanë dhënë argumente shkencore në përballje të vështira që i është dashur të përballojë shkenca e Albanologjisë, vështirësi që vijnë nga mungesa e dokumentacionit historik, veçanërisht për periudhën e Antikitetit. Kjo vepër ka shërbyer në këta 25 vjet edhe si një burim i rëndësishëm shkencor me të cilin u është dashur të konsultohen edhe një varg albanologësh të huaj. Sqarimi i vendit të shqipes në rrethin e familjes indoevropiane, priret në studim nga një varg faktesh gjuhësore që vërtetojnë se shqipja është gjuhë e kësaj familjeje. Profesori duke u mbështetur në materialin leksikor, fonetik e gramatikor të shqipes, krahasuar me gjuhët e tjera të kësaj familjeje e duke i përdorur të dyja metodat, si krahasimin e brendshëm edhe atë të jashtëm, është përpjekur në këtë kre të depërtojë në thellësinë e së shkuarës ku bashkëpërkimet dhe afëritë e gjuhëve bëhen më të dukshme. Pas analizës që iu bën njësive leksikore të trashëguara në të gjitha nënsistemet e gjuhës, ai arrin në përfundimin se gjurmët e trashëgimisë indoevropiane janë më të dukshme në sistemin foljor. Për sa i përket vendit të shqipes në ndarjen e madhe “dialektore” kentum, apo satem, profesori ka trajtuar gjerësisht e në mënyrë origjinale rrugën e reflektimit të bashkëtingëlloreve grykore /k,g, gh/, duke analizuar në mënyrë kritike edhe përfundimet e paraardhësve. Ai arrin në rezultatin e pranuar sot edhe nga albanologë të tjerë se nëna e shqipes i kishte dalluar prapaqiellzoret e thjeshta nga buzo-prapaqiellzoret ashtu siç dallonte edhe tektalet.

Ai pajtohet kështu me tezën e H. Pedersenit rreth ekzistencës së tri serive të guturaleve në gjuhën shqipe. Vlerësimi i drejtë që ka rrjedhur nga analiza e hollësishme që i ka bërë kësaj çështjeje, hedh dritë në vepër edhe në sqarimin e një prej tezave më të diskutueshme të etnogjenezës. Prejardhja e shqipes prej ilirishtes është vënë në dyshim pikërisht edhe për shkak të hipotezës se ilirishtja ka qenë gjuhë kentum, kurse shqipja është gjuhë satem sikurse ka qenë edhe trakishtja. Profesor Sh. Demiraj është ndër të parët albanologë shqiptarë që vë në dyshim materialin gjuhësor të sjellë për ilustrim nga ilirishtja, më saktë nga venetishtja e vjetër për të vërtetuar karakterin kentum të saj. Punën për të parë se e ç’karakteri ka qenë ilirishtja ai e përqendroi tek ilirët e Jugut. Po kështu ai tërheq vërejtjen në lidhje me emrat e përveçëm që merren në këtë rast për shqyrtim, sepse lashtësia e tyre nuk është e sigurt. Mbi bazën e kriterit që ato duhet të dëshmohen të paktën që nga kohët e lashta greko-romake, ai analizon gjerësisht toponimet e hershme Ulqin < Ulkinion / Olcinium dhe Durrës < Durrachion / Dyrrachium. Në kreun që pason, në të cilin profesori sqaron vendin dhe kohën e formimit të gjuhës shqipe, ndalet edhe në shpjegimin e toponimeve të tjera, veçanërisht të atyre që shtrihen përgjatë bregdetit, si: Shkodra, Buna, Vlora, Ishmi, të cilat i ka përzgjedhur mbi kriterin e mësipërm. Ky studim i çmuar i jep përgjigje të argumentuar edhe arsyeve pse ilirishtja apo më saktë një a disa dialekte ilire kaluan përfundimisht në një gjuhë cilësisht të re siç është gjuha shqipe. Këto arsye, që nuk janë faktorë ekstralinguistikë, autori i quan risi, dhe i ka vërejtur si zhvillime brendagjuhësore, të cilat kanë ndodhur për shekuj me radhë, si: kalimi nga theks i lirë i indoevropianishtes në theks të ngulitur; lakimi në ballë të fjalës dhe metafonia. Evolucioni i shkallshëm që u shoqërua edhe me shfaqje të dukurive të tjera, shpuri në krijimin e gjuhës shqipe, historia e mirëfilltë e së cilës, sipas Sh. Demirajt fillon pas shek. VI e.s. Një nga burimet e rëndësishme të studimit të historisë së gjuhës shqipe për çdo gjuhëtar janë marrëdhëniet e shqipes me gjuhët e tjera. Pikërisht këtij burimi i është referuar profesori në kreun VI të punimit. Leksiku i një gjuhe është pjesa më e lëvizshme e saj prandaj dhe kriteret e studimit dhe ato të shtresëzimit të tij, autori i bën të qarta qysh në hyrje.

Në ditët e sotme, për të gjithë ata pseudostudiues që lehtësisht heqin vija paralele të leksemave të shqipes me gjuhët e tjera, ky kre duhet të përbëjë literaturën bazë për të parë se me sa seriozitet duhet trajtuar leksiku i një gjuhe dhe ç’faktorë duhen pasur parasysh në vlerësimin shkencor të tij. Shtresimi kohor i fjalëve prej burimit të huaj përfshin së pari ato të fondit të trashëguar të shqipes, të cilat mund të jenë të substratit parailir, e si të tilla janë vështirësisht të dallueshme. Së dyti, vijnë ato që janë krijuar gjatë evolucionit të vetë ilirishtes, edhe këto gjithashtu të vështira për t’u veçuar e për t’u dalluar dhe së treti janë ato që mendohet se vijnë nga indoevropianishtja dhe që kanë një lloj përparësie në veçim, sepse punën e lehtëson krahasimi me gjuhët e tjera që rrjedhin prej i.e., si greqishtja e vjetër, latinishtja, sllavishtja etj. Për të ndjekur jetën e fjalës, pra për të vërejtur se cilat fjalë të trashëguara të shqipes janë ruajtur e cilat kanë dalë prej saj, profesori i drejtohet edhe teksteve të vjetra të gjuhës shqipe e të folmeve arbëreshe. Po kështu duke u konsultuar me Fjalorin Etimologjik të Majerit, Studimet Etimologjike të Çabejt e duke shtuar në këtë botim të ri edhe konsultimin me Albanische Etymologien të Bardhyl Demirajt, ai parashtron një varg emrash, mbiemrash, numërorë e përemra, folje e fjalë shërbyese të trashëguara, si: atë, ëmë, bir, djalë, dhëndër, ari, berr, bollë, dash, dele, i athët, i bardhë, i errët, ti, na / ne, ju, bie, ha, dal, marr, me, pa, për etj. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar në këtë syth, studimit të marrëdhënieve të shqipes me rumanishten. Në ndryshim nga prof. Çabej që bashkëpërkimet e shumta leksikore të fondit autokton në të dyja gjuhët i shpjegonte me kalimin e shumicës së tyre prej shqipes në rumanishte, sepse në të parën ato nuk ishin të izoluara, prof. Sh. Demiraj duke u përpjekur të bëjë shtresëzimin kohor të tyre, vjen në përfundimin e ndryshëm se shumë prej këtyre njësive nuk i përkasin historisë së marrëdhënieve gjuhë shqipe-rumanishte, por janë më të hershme e duhen kërkuar tek marrëdhëniet e nënës së shqipes, ilirishtes dhe substratit trako-dak apo geto-dak të rumanishtes.

Me të njëjtin kujdes, ai ka trajtuar në vepër edhe huazimet nga greqishtja, latinishtja, sllavishtja e turqishtja duke ndarë elementin që ka huazuar “nëna” e shqipes nga ai që ka huazuar vetë shqipja historike. Prejardhjen e gjuhës shqipe, profesor Sh. Demiraj e lidh ngushtësisht me historinë dhe jetën e popullit shqiptar. Ai ka parashtruar pikëpamjet kryesore të studiuesve të huaj e vendas lidhur me këtë çështje madhore për ne shqiptarët, të cilat herë kanë qenë të karakterit historik, herë gjuhësor e herë gjeografik. Në këtë botim të ri bie në sy se ndryshe nga botimi i parë, profesori jep disa shpjegime pak më të zgjeruara për pellazgët, për shtrirjen e tyre, për atë çka ka mbetur prej kësaj popullsie të lashtë si Orakulli i Dodonës, mbishkrimi Lemnosit. Ai nuk e përjashton mundësinë që ata të kenë qenë të shtrirë edhe në vise të Ilirisë. Por mungesa e dokumentacionit, nuk lejon të bëhen lidhje të mëtejshme, aq më tepër kur nuk dihet se e ç’tipi gjuhësor ka qenë kjo gjuhë e kësaj popullsie të lashtë.

Kjo vepër e profesor Sh. Demiraj, ashtu si i gjithë kontributi i vëllimshëm prej 10 000 faqesh që mban autorësinë e tij, shquhet për pasurinë e informacionit, për arsyetimin rigoroz, për analizën kritike të dokumenteve, për vështrimin kompleks të dukurive historike në ndërlidhjet e tyre të shumanshme dhe me faktorët veprues të brendshëm e të jashtëm. Fakti që analizat dhe arsyetimet e këtij gjuhëtari të shquar qëndrojnë në bazë të punës së studiuesve të gjuhës shqipe qofshin shqiptarë a të huaj, flet mbi të gjitha për objektivitetin shkencor të trajtimit të historisë së gjuhës shqipe.

Cilët ishin njerëzit e administratës së Ali Pashës?

0

Ali PashaOborrtarë dhe nëpunës grekë
Megjithëse momentale, shfaqja e dobësisë përpara revoltës popullore, mund t’i kushtonte shumë Aliut. Por në atë periudhë erdhi në Janinë sekretari i ambasadës angleze në Stamboll dhe qëndroi disa ditë me të. Ky qëndrim zyrtar forcoi në mënyrë të pabesueshme pozitat e Aliut dhe te të gjithë armiqtë e tij, të brendshëm e të jashtëm, krijoi përshtypjen se duke gëzuar një përkrahje të tillë kaq të hapur dhe inkurajuese nga ana e Anglisë, pashai nuk kishte më frikë as nga Divani. Do të ishte i përjetshëm. Në periudhën e qetësisë së jashtme dhe sigurisë së brendshme që po fillonte tashmë, Aliu u përqendrua më tepër te demonstrimi i luksit të oborrit, te festat dhe te kënaqësitë trupore. Mjaftonte që të kalonte nga Janina qoftë edhe një zyrtar i mesëm i huaj, që të shërbente si shkas për parada ushtarake, për dreka festive dhe gjueti madhështore, që mund të krahasoheshin me gjuetitë më të mira të Luigjëve të Francës. Pritja më spektakolare iu bë një princi nga Persia, i cili kishte ardhur për t’u njohur me vendin ku sundonte Aliu dhe të merrte eksperiencë nga qeverisja e tij. Megjithëse princi ishte i mësuar me luksin e Lindjes, e humbi toruan nga pritja që iu bë dhe kryesisht nga shpura e stërmadhe dhe e shumëllojshme e Aliut dhe nga oborrtarët shërbëtorët e tij të panumërt.
Suita e Aliut përbëhej nga: Qehajabeu ose administratori, Divan efendiu ose kryesekretari, Haznadar agai ose financieri, Selihtar agai – ai që i mbante shpatën, Muhurdar agai – ruajtësi i vulës, Çohadar agai – komandanti i truprojave, Kaftan aga i – ai që i mbante mantelin, Çemeshiragai – ai që kujdesej për gardërobën, Divitaragai – ai që i mbante kallamarin e shkrimit, Peshqiragai – ai që mbante peshqirin dhe i hidhte ujë për t’u larë, Kavashibashi – që ishte në krye të të ftuarve të tij, Kafexhibashi – ai që i bënte kafen, Dunimeni – kujdestari i posaçëm për qymyrin e kuzhinës dhe për drutë e oxhakëve të tij (Aliu ishte shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit, dhomat i kishte me dy oxhakë dhe në dimër qëndronte midis tyre, duke hedhur krahëve dhe dy guna, por ujin ama e donte akull të ftohtë, si në verë, ashtu dhe në dimër), Berberbashi – kryeberberi, sofraxhibashi – “maitre d’hotel” siç do ta quanin sot. Të gjithë këta nuk punonin vetë, ishin si të thuash funksionarë, nën urdhrat e tyre kishin shumë të tjerë, ata që bënin me të vërtetë punën dhe që quheshin arkadashë.
Dy prej tyre tani së fundi ishin bërë specialistë për të larë barkun e Aliut. Barku i ishte fryrë nga dhjami i pleqërisë dhe ishte bërë palë-palë. Në mes të këtyre palëve i ishte shfaqur një ekzemë, e cila infektohej nëse nuk shpëlahej çdo mëngjes me ujë të pastër. Veç kësaj suite të panumërt, e cila siç e kërkonte salltaneti turk ishte e domosdoshme për çdo vezir, Aliu kishte grumbulluar në Oborrin e tij çdo person nga zotërimet e tij që kishte shkëlqyer në dije dhe në shkencë, në art e në kulturë. Subjekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i administratës së Oborrit ishin sekretarët- ministrat e tij. Aliu kishte krijuar një shkollë të vërtetë politike, të krahasueshme me atë të Fanarit, në të cilën studiuan mjaft grekë, për t’u bërë më vonë në një mënyrë apo në një tjetër, të dobishëm për çështjen e madhe të lirisë së Greqisë – dhe për ta futur në grackë dhe për ta eliminuar të parin atë vetë.
Sigurisht që këta ministra nuk kishin një pikëpamje të tyren, ishin thjesht organe që zbatonin urdhra. Por përditë kishin rastin dhe mundësinë të ndiqnin lojën e politikës dhe të specializoheshin. Çështjet shtetërore, nga më e madhja deri te më e thjeshta, i rregullonte vetë Aliu. Tek oda ku ai priste sekretarët e tij, ishte vendosur një rradhë kutish metalike brenda të cilave vendoseshin arkivat. Aliu, duke thithur çibukun apo tabakon, ose duke luajtur me tespihet e tij të famshme – kishin tridhjetë e një perla të mëdha, sa një pasuri e tërë – u diktonte tre apo dhe katër sekretarëve njëkohësisht shkresat që do të përpilonin. Disa i kishte për korrespondencën me Divanin, një për francezët, një për anglezët dhe të tjerë për shërbimet brenda vendit. Përveç sekretarëve për Divanin, të gjithë të tjerët ishin grekë. Korrespondenca ishte në gjuhën greke. Sekretarët habiteshin me kujtesën e Aliut. Nëse nuk gjenin ndonjë dokument, e dëgjonin tek u thërriste: – Kërkoni, ore, në kutinë e tretë nga lart. Aty brenda e keni.
Asnjëherë nuk gabonte. Sekretarët e tij bënin një jetë të vështirë dhe ishin të privuar nga shumë gjëra. “Në oborr,-shkruan një dëshmitar i kohës, – funksiononte një si ministri që përbëhej nga Mantho Ikonomi, Spiro Kollovoi dhe Kosta Gramatikoi nga Konica, të cilët punonin pa pagesë nga mëngjesi deri në darkë në një dhomë brenda sarajeve por banonin jashtë sarajeve. Sa herë paraqiteshin të interesuarit, merrnin prej tyre një shumë të hollash, zakonisht të vogël, për shërbimet që u bënin.” Anglezi Riçard për të njëjtën çështje shkruan: “Nëpunësit anglezë të ministrive do të ngeleshin pa gojë, nëse do shihnin kryesekretarin e Aliut të ulur në një dhomë të keqe, para një tavoline të ulët dhe të bërë pa shije, i rrethuar me pirgje shkresash që i vendoste vetë me rregull. As zyrë komode, as kolltukë, as penë argjendi për të shkruar, as nëpunës për ta ndihmuar. Shkresat ishin të shpërndara andej- këtej, tavolinë nuk kishte, ndërsa senjor Kollovoi, duke e mbështetur letrën në pëllëmbën e dorës ose në gjunjët e tij dhe duke e zhytur penën me bishtin e drunjtë që e mbante të lidhur në brez, nënshkruante shkresat e tij … “.
Aliu jo vetëm që nuk i paguante sekretarët e tij, por ndonjëherë, për shkakun më të parëndësishëm, mund edhe t’i zhdukte. Një ditë, teksa inspektonte murin shtesë që po bënte në njërën anë të sarajeve, thirri një prej sekretarëve të tij, Anagnostin, për t’i dhënë udhëzime për një shkresë. Por Anagnosti shfaqi disa kundërshtime që e acaruan kaq shumë Aliun, saqë dha urdhër dhe e hodhën menjëherë nga kastroja në një hon të thellë, ku gjeti një vdekje të frikshme. Megjithatë, posti i sekretarit ishte shumë i lakmuar. Si sekretarë të Aliut shërbenin njerëz seriozë dhe me emër. Më të famshmit prej tyre ishin Mantho Ikonomi, Spiro Kollovoi, Kosta Vurbianiti, Thanas Lidhoriki, Stefan Duka, Anagnost Karpenisioti dhe të tjerë. Disa prej tyre, të pajisur me vlera, me aftësi dhe ndjenja të vërteta kombëtare, ishin shumë të vlefshëm dhe për bashkëqytetarët e tyre. Dy prej këtyre ishin veçanërisht me emër: Mantho Ikonomi dhe Spiro Kollovoi. Manthon, nga fshati Kukuli i Zagorit, pashai e kishte marrë sekretar që të nesërmen e vendosjes së tij në Janinë. Ishte një burrë i mençur, i matur dhe shumë i disiplinuar: “E tha zoti Mantho”, thoshte populli. Njerëzit ushqenin për të konsideratën më të thellë, ashtu siç e respektonte dhe Aliu dhe këshillohej me të – sipas mënyrës së tij – për të gjitha çështjet e rëndësishme. Mantho Ikonomi luajti një rol të rëndësishëm në historinë greke, madje dhe para revolucionit të 1821-shit. Duke qenë ndër anëtarët më aktivë të Eterisë kishte ndikuar që të anëtarësoheshin shumë nga Oborri i Aliut dhe mbante kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të Eterisë në Patra dhe Korfuz. Si karakter, ishte njeri i drejtë, i ndershëm në kulm dhe nuk i interesonin përfitimet. Vdiq pa asnjë kacidhe, megjithëse nëse donte, kishte mundësi që me postin e rëndësishëm që mbante në Oborr të fitonte pasuri kolosale. Sa herë që Aliu jepte urdhër të mblidheshin ndihma në të holla për çfarëdo lloj nevoje, Mantho asnjëherë nuk kishte mundësi të paguante. Për të paguanin miqtë e tij, jo vetëm të krishterët, por edhe myslimanët.
Spiro Kollovoi lindi në Janinë në një familje të mirë. Studioi në Epir dhe në vazhdim, duke shkuar në Europë për punë tregtie, mësoi një sërë gjuhësh të huaja. Pasi u kthye në Janinë, Aliu e mori në Oborr dhe e mbajti deri në fund. U lidh me Ikonomin, i cili ndikoi për anëtarësimin e tij në Eteri. Ndikimi i Kollovoit mbi Aliun ishte kaq i madh, saqë ai e përdorte për misionet e tij më të rëndësishme. Ishte tip i qeshur dhe i gjallë dhe njerëzit e donin shumë. Kur mjeku anglez Holland vizitoi për herë të parë Aliun, ai, duke treguar nga Kollovoi, tha: – Fol lirshëm, se ky është më i vjetri dhe më besniku ndër shërbëtorët e mi. Dhe e njeh më mirë se çdo njeri tjetër të gjithë jetën time të mëparshme.
Midis sekretarëve dhe nëpunësve të tjerë, kishte dhe shumë pa karakter, të cilët Aliu i përdorte si vegla për çdo vepër të ulët. Një prej tyre ishte Kosta Vurbianiti. Mënyra se si ai u bë sekretar i Aliut është e habitshme dhe domethënëse edhe për atë edhe për të zotin e tij. Një ditë, Aliu ishte duke inspektuar një ndërtesë, kur një korrier i çoi një letër që e informonte se një bej i fuqishëm në Shqipëri nuk dëgjonte te zbatonte urdhrat e tij. I zemëruar dhe duke dashur që t’ia transmetonte menjëherë urdhrat e tij, u thirri ustallarëve që punonin në ndërtesë dhe i pyeti se kush prej tyre dinte te shkruante. Vurbianiti, atëherë i ri në moshë, u paraqit tek Aliu. Pashai i diktoi një letër të mbushur me kërcënime për beun e mësipërm dhe e porositi sekretarin improvizues qe te mos ndryshonte asnjë prej fjalëve të tij. Pasi mbaroi së diktuari, i tha Vurbianitit që t’i lexonte letrën që kishte shkruar. Gjatë leximit të letrës, Aliu konstatoi me habi se ustai sekretar kishte shtuar frazën: “Mos guxo të bësh ndryshe, se do të të pijë e zeza!”. – Po pse, ore, – e pyeti me zë të egër Aliu, – shkruan më tepër se ato që të thashë?
– Pashai im, a nuk do ta pijë e zeza nëse nuk do të bëjë sipas vullnetit tënd? Aliut iu bë qejfi nga kjo përgjigje dhe në moment e emëroi sekretar të tij.
Në Oborrin e Aliut, përveç sekretarëve dhe këshilltarëve zyrtarë, shkëlqenin dhe shumë të tjerë, të krishterë dhe myslimanë, këshilltarë jo zyrtarë, nëpunës të lartë oficerë dhe mjekë. I pari mes këtyre ishte Aleks Nuçoja. Ishte i biri i Janit ose Nuço Karamesinit nga Zagori, i cili kishte ndikim të tillë në Stamboll, saqë ia doli të mbështeste në mënyrë efektive Aliun në fillimet e karrierës së vet. Dhe Aliu për mirënjohje bëri që të shquhej djali i vet, Aleksi.
Ai u shqua dhe për vlerat e tij si person, por kryesisht prej postit të përhershëm që i kishte dhënë Aliu. E kishte emëruar në postin e bash koçabashit të Zagorit, megjithëse ai jetonte në Janinë dhe shkonte në Zagor vetëm një herë në vit. Ishte tip i qeshur dhe njeri i ahengut dhe i qejfit, shumë dorëlëshuar dhe që i pëlqenin gjellët e mira. Por të gjitha ato që harxhonte i vilte prej patriotëve të vet, të cilët i mërziste me sjelljen e tij dhe ushtronte presion mbi ta duke vjelë taksa gjoja të prapambetura që në të vërtetë shkonin për pasurimin e tij. Kishte vënë pasuri të madhe. Për sa i përket luksit, shkëlqimit të jashtëm dhe qejfeve konkurronte djemtë e Aliut.
Tre njerëz visheshin në mënyrën më luksoze në Oborr: myslymanët Hati – Shehri efendiu dhe Mehmet efendiu, qehajai i Aliut, si dhe Aleks Nuçoja, i cili edhe fustanellën e kishte të qëndisur me ar. Kur Aliu dërgoi djalin e tij të tretë, Saliun e ri, komandant të Gjirokastrës, i dha me vete si këshilltar Aleks Nuçon, por shumë shpejt e mori mbrapsht, sepse siç pretendonte, e korruptonte të riun duke e çuar nëpër lokale pijesh, bixhozi dhe qejfi. Aleks Nuçoja ishte shumë i dobishëm për Aliun në lidhje me çdo çështje që kishte të bënte me grekët. Dy vjet përpara fillimit të revolucionit grek, ishte bërë siç do ta shohim më poshtë, anëtar i Eterisë dhe kishte punuar që udhëheqësit politikë dhe ushtarakë të revolucionit të kishin predispozicion pozitiv kundrejt Aliut. Një tjetër grek që dallohej në Oborrin e Janinës, ishte dhe Kosta Marinu ose Marinoglu nga Kapesova e Zagorit, tregtar i madh dhe i fuqishëm dhe bankier në Janinë e Stamboll. Fillimisht shërbeu si inspektor financiar i Aliut, por më vonë dhe këshilltar i tij për çështjet e jashtme. Ishte shumë i pasur. Pasardhësit e tij morën pjesë në Revolucionin e 1821-shit me mbiemrin Marinaqi.
Një tjetër oborrtar grek ishte Jani Monovardha, mbikëqyrës i doganave në brigjet epirote, që sipas të thënave, kishte futur në xhepin e tij pesëqind mijë grosh. Nikolla Miho nga fshati Kotorxi i Kastanohorëve, njeri shumë i pasur, ishte dhe ky në Oborrin e Aliut. Madje i kishte dhënë pashait një hua prej tetëqind e pesëdhjetë mijë groshësh. Një pjesë nga pasuria e tij e madhe humbi më vonë siç do ta shohim, gjatë djegies së Janinës dhe pjesa që mbeti u shtetëzua. Edhe ky ishte anëtar fanatik i Eterisë. Të bijtë morën pjesë në Revolucionin e 1821-shit. Madje njëri prej tyre, Artemi Mihos, u bë dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë greke.
Në Oborrin e Aliut shërbenin, gjithashtu, Stefan dhe Thimio Dhuka, dy vëllezër nga Përmeti, djem të Kostandin Dhukës, komandantit të Beratit pas shkarkimit të Ibrahim Pashës.
Në Oborrin e pashait mes vendasve dallonte një banor i Naksos që quhej Marko Dhamirali. Kishte ardhur nga Nakso në Janine te xhaxhai i tij mitropoliti Ierotheu, i cili u përkujdes që të çante përpara, prandaj dhe në Janinë njihej më tepër me emrin Markoja i Dhespotit. Duke qenë i zgjuar dhe aktiv, me të hyrë në shërbim tek Aliu u shqua shumë shpejt. Kur Myftar Pasha u emërua vali në Berat dhe në Vlorë, Dhamirali u emërua nënkomandant në po atë krahinë dhe për dymbëdhjetë vjet me radhë faktikisht ai ishte komandanti i saj. Kishte një dëshirë të zjarrtë për ta parë Greqinë të lirë. Mori pjesë dhe luftoi në Revolucionin e 1821-shit. Në betejën e Petës ai luftoi me një trupë të zgjedhur arvanitasish, të cilët i financonte nga xhepi i tij. Në asamblenë e parë kombëtare të periudhës së revolucionit, Dhamirali kishte një përfaqësim të trefishtë: të atdheut të tij të veçantë, Naksos, të armatolëve të Greqisë Perëndimore dhe së fundi të arvanitasve që e konsideronin bashkëpatriot. Besimi që kishin te ky njeri ishte i tillë, saqë shumë prej bejlerëve dhe agallarëve të fuqishëm të kohës i kishin dhënë – Dhamiralit dhe Tahir Abazit – në një letër të bardhë firmat dhe vulat e tyre, për të nënshkruar marrëveshje me qeverinë greke.
Pas vrasjes së Kapodistrias, Dhamirali u bë anëtar i komitetit tre-anëtarësh që drejtonte ishujt Ciklade dhe më vonë e dërguan komandant të Akarnanisë për të shtypur një revoltë.
Dhimitër Politheti nga Kastanohoret, Kristo Kina, Thanas Arta, Kosta Karistino, Asimaqi Kroqidha, i cili kishte pasur sukses me tregtinë në Vllahi, ishte bërë anëtar fanatik i Eterisë dhe më vonë politikan në Greqinë e lirë, Jorgo Turturi nga Kallaritet, anëtar i Eterisë dhe funksionar i lartë në kohën e Kapodistrias, Thanas Lidhoriqi nga fshati me të njëjtin emër, sekretar, vulëmbajtës dhe i preferuar i Aliut – më vonë shkroi dhe kujtime për pashain – Mihal Vrazeli, Jorgo dhe Anagnost Rondiri dhe shumë të tjerë ishin edhe këta tek Oborri i pashait. Nga dy të fundit që përmendëm më lart, i pari u fut në shërbim të Aliut si çohadar dhe shërbëtor, së bashku me Odhisea Andhrucon dhe Karaiskaqin. Luftoi më vonë në krye të një mijë burrave në Revolucionin e 1821-shit dhe u vra në Mesollongji.

Gustav Adolfi i Suedisë
Gjithë këta njerëz, së bashku me elitën e ushtarakëve të Aliut – do flasim më poshtë për të – ishin shumë të zhurmshëm gjatë festave të mëdha, gjatë pritjeve për të huajt dhe gjatë gjuetive mbresëlënëse. Më shumë nga të gjithë të huajt, nga këto pritje, Ishte verbuar por dhe argëtuar, mbreti i rënë nga froni i Suedisë Gustav Adolfi i katërt, i fundmi i dinastisë Vaza, i cili kaloi nga Janina për të parë nga afër se ç’njeri ishte ky Ali Pasha për të cilin flitej kaq shumë në Europë. Ky mbret autarkik, që nuk i përshtatej epokës që Jetonte, kundërshtar fanatik i parimeve demokratike dhe i Bonapartit, bëri aleancë me Anglinë dhe Rusinë kundër perandorit francez, për të vuajtur më vonë dështimet jashtë vendit, duke humbur Pomeraninë dhe Finlandën që më parë i takonin mbretërisë së tij, u arrestua, u hoq nga from, u burgos dhe në fund u internua. Para se të vendosej përfundimisht në Gjermani me titullin e kondit Gotorp, ndermori një udhëtim në Europë. Duke dashur të shkonte në More dhe të priste aty deri sa sulltani t’i dërgonte fermanin për të vizituar vendet e shenjta, kaloi në Korfuz dhe qe aty në Prevezë dhe në Janinë për të njohur vezirin e famshëm. Aliu, si një pallua që hap krahët e tij, e priti duke i bërë një ekspoze të Oborrit të tij shumëngjyrësh. Ç’nder i madh për sarajin e tij ta vizitonte “një fisnik”, paçka se i rënë nga vakti! Pritje, parakalime të ushtarëve të tij shqiptarë, dreka dhe darka. Sipas zakonit të mbretërve të vjetër, në drekat dhe darkat e pasura nuk mungonte këngëtari. Aliu kishte “Homerin” e tij. Por ishte më me fat se mbretërit prehistorikë të grekëve, sepse e dëgjonte “Homerin” e tij kur ishte gjallë, me veshët e tij, duke i kënduar bëmat e tij. Kur vinte momenti i shumëpritur por dhe paksa i vështirë, për të tretur ushqimin, Kavashbashi fuste te sarajet një tip të çuditshëm, të veshur keq, flokë paqethur dhe mjekër pa krehur për vite me radhë, të zbehtë, me sy të mëdhenj e të lodhur dhe pamjen e një njeriu fatkeq.
Bënte temenara të thella, puthte cepin e gunës së Aliut dhe duke i rënë pa ndonjë talent të veçantë lirës së tij që nxirrte tinguj të ngjirur, fillonte të këndonte me një zë hundor pjesë nga “Iliada e re”, e cila i kushtohej e tëra vezirit dhe titullohej “Alipashada”. Tekstin e kësaj vepre, të bërë pis, të stërpalosur dhe me shumë lloje shkrimesh – ishte analfabet dhe ia diktonte veprën njërit apo tjetrit -e mbante te silahu i vet sepse ndonjëherë i kërkonin dhe pjesë që nuk i mbante mend. Vepra ishte voluminoze dhe përmbante mbi njëzet mijë vargje. Ishte Haxhi Shereti ose Sherani, shqiptari mysliman nga Delvina, siç na e thotë vetë te prezantimi që na bën:
“Haxhi Shereti më quajnë, i varfër nga sevdaja.
Delvina është vendi im, dhe ky është emri im.”
Shereti, duke kultivuar talentin e tij – sepse kishte njëfarë talenti – ia doli që, nga një anëtar i personelit të ulët të Aliut, të bëhet poeti zyrtar i Oborrit. Ashtu siç na tregon vetë pa ndrojtje nëpërmjet veprës së tij, qëllimi i tij nuk kishte ndonjë lidhje me poezinë:
“Kështu fillova të shkruaja bëmat e vezirit,
Mbase bën ndonjë derman dhe për mua fakirin.”

E shkruar me këtë qëllim, vepra nuk mund të përmbante gjë tjetër veçse lajka të ulëta: frynte veprat e Aliut dhe kujdesej të anashkalonte çdo gjë që mund të dëmtonte famën e tij. Por Aliu përsëri nuk ishte i kënaqur. Shpesh e ndërpriste bardin e tij për t’i bërë vërejtje dhe për ta urdhëruar që të korrigjonte diçka që e konsideronte jo korrekte. Kështu gradualisht “Alipashada” u shndërrua në një biografi të vërtetë të Aliut. Sa për “dermanin” e varfërisë së tij, Haxhi Shereti ia arriti pas pak kohe: Aliu përveç trajtimit që i bënte, më së fundi e emëroi në një post të vogël të administratës në Shqipërinë e Mesme. Emërimin ia bëri pasi provoi besnikërinë dhe aftësinë e tij në një mision delikat: Pas shkatërrimit të Kardhiqit e dërgoi te serasqeri në Bitola, që t’i paraqiste kardhiqotët si kryengritës të rrezikshëm dhe zhvillimin e ngjarjeve ashtu si i interesonte Aliut.
Aliu, kur lodhej vetë ose shikonte që lodheshin të ftuarit e tij, ia ndërpriste menjëherë këngën himnizuesit të tij dhe e dërgonte për gjumë. Gustav Adolfi i katërt u detyrua të dëgjonte një pjesë të madhe të “Alipashadës”. Kollovoi që ishte ulur pranë tij, bënte përkthimin, domethënë i bënte një përmbledhje të shkurtër të historisë në vargje të Haxhi Sheretit. Mbreti suedez të nesërmen i dhuroi Aliut shpatën e Karlit të dymbëdhjetë – “për t’i prerë kokën poetit”, siç thoshte Psalidha me tallje. Por Gustavi zotëronte edhe diçka tjetër të cilës Aliu ia vuri syrin: një diamant të madh. E pyeti se sa e shiste dhe Gustav Adolfi u gjend në pozitë të vështirë. Më së fundi Aliu e kandisi që t’ia shiste për katërmbëdhjetë mijë florinj venecianë, domethënë treqind e njëzet e pesë mijë franga të asaj kohe. Pashai me këtë diamant stolisi “bel hanxharin” e tij, thikën që mbante gjithnjë në brez.
Por kontaktet e Aliut me artin nuk ishin vetëm poezitë e Haxhi Sheretit. Përveç këngëtarëve arapë që ia gjenin telat me “ilahitë” e tyre të ëmbla dhe patetike si dhe muzikantëve të tjerë që kishte qejf të dëgjonte, Aliut i pëlqente të ndiqte dhe punimet e piktorëve. Një varg mjeshtërish të penelit, kuptohet të nivelit të ulët, kalonin ose dhe qëndronin përherë në Oborrin e Aliut, për pikturat murale të sarajeve të tij që asnjëherë nuk pushoi së ndërtuari. Mes këtyre mjeshtërve, Aliut i ishte imponuar një italiane e zgjuar dhe e bukur: Maria Fortunato Pasano. Çdo ditë atë e shikonin duke hyrë në apartamentet e Aliut dhe nëse e gjente në orë të mira, vendoste këmbalecin përballë tij dhe punonte. Aliu i kishte besuar asaj portretin e tij. Më së fundi e mbaroi, mbi një copë të mëndafshtë dhe është portreti më i mirë dhe i vetëm që arriti të na transmetojë pamjen e tij të vërtetë. I shoqi i kësaj italianeje, Fortunato Pasano, ishte komandant i flotës së vogël që Aliu mbante në gjirin e Ambrakisë.
Pas fundit tragjik të vezirit, Pasano u bashkua me grekët që kishin filluar kryengritjen. Me dy anijet që ai komandonte, i ndihmoi shumë grekët në lëvizjet e tyre në këtë gji. Më së fundi disa luftanije të flotës turke e sulmuan, e zunë rob së bashku me anijet e tij dhe e çuan në burg në Artë. Do ta kishin vrarë, nëse nuk do ta shpëtonte zgjuarsia dhe bukuria e gruas së tij./bw/

Nait Hasani: UDB’ashët dhe familjarët e tyre po krenohen sepse s’e kemi Ligjin për t’ua treguar turpin

0

Nait HasaniOrganet e drejtësisë s’janë të interesuara të merren me dënimin e UDB’ashëve që kanë vrarë, torturuar dhe burgosur shqiptarë. Familjarët e tyre po krenohen sepse s’e kemi Ligjin për t’ua treguar turpin. Ata kanë zënë pozita në Qeveri, Kuvend, Polici, Prokurori e Gjykata dhe s’lejojnë nxjerrjen e Ligjit për lustracion. Mehmet Loci përveç se e di numrin e UDB’ashëve në UÇK, i di edhe vrasjet që kanë ndodhur. Ish-i burgosuri politik, Nait Hasani flet për Express.

Katër vite më parë, ish i burgosuri politik, Nait Hasani kishte vendosur t’iu bëjë Kallëzim penal një pjesë të udhëheqësve komunistë, të cilët kishin vrarë, burgosur dhe torturuar shqiptarët e Kosovës për shkak se kishin kërkuar Republikë.

Prej asaj kohe deri më tash organet e drejtësisë s’kanë bërë asnjë veprim ndaj njerëzve të ish-sistemit, një pjesë e të cilëve janë ende gjallë dhe kanë funksione publike.

Tash, Nait Hasani thotë se jo vetëm UDB’ashët por edhe familjarët e tyre po krenohen me ta pasi s’kemi Ligj për lustracion, i cili do t’i penalizonte secilin UDB’ashë për vrasjet, torturat dhe burgosjet që kanë ndodhur në kohën e tyre.

“Fëmijët e UDB’ashëve ndihen krenar sepse nuk e kemi ligjin për me ua dhënë turpin edhe për me iu tregu se çka kanë bërë prindërit e tyre. Po ta kishim Ligjin për lustracionin secili që do të konkurronte për një vend pune, secili që do të ishte pjesë e një insitucioni publik, ai nuk do të pranohej dhe do t’i bëhej publike se pse nuk pranohet. Kjo do të kishte ndikuar te familjet e tyre për me tregue se ata kanë qenë pjesë e një sistemi që 250 mijë shqiptarë janë shpërngulë për Turqi. Pjesë e atij sistemi që 500 mijë njerëz janë pjesë e Europës për shkak të vuajtjeve dhe torturave. Pjesë e vrasjeve masive që kanë ndodh. Ata sot e kishin ndier vetën të turpëruar”, ka thënë Hasani.

Debati për UDB’ashët dhe shqiptarët që kanë qenë në shërbim të Jugosllavisë dhe kundër shqiptarëve është hapur pas daljes publike të Mehmet Locit, i cili tha se 140 pjesëtarë të UÇK’së ishin pjesëtarë të Shërbimit Sekret Serb.

Nait Hasani thotë se meqë Mehmet Loci i di numrat, ai i di edhe se si kanë ndodhur vrasjet e ushtarëve të UÇK’së, pasi i ka komanduar spiunët brenda Ushtrisë Çlirimtare.

“Nuk është i vetmi Mehmet Loci. Ka shumë të tillë. Derisa ai i numëron se vetëm gjatë luftës i ka pas 140 bashkëpunëtor të vet ose spiujë në UÇK, ai do të thotë se është njeri që i dinë gjërat. Ai ka marrë pjesë edhe në ato krime. Ai ka marrë pjesë edhe në vrasjen e atyre ushtarëvedhe në prita të ushtarëve. Prandaj, derisa ai e di numrin 40, ai e di edhe se si kanë ndodhur vrasjet dhe torturat që ju kanë bërë njerëzve”, ka thënë Hasani, për Express, të dielën.

Hasani kishte bërë Kallëzim Penal në Prokurorinë vendore dhe atë të EULEX’it, duke akuzuar UDB’ashët prej vitit 1945 e deri në fund të vitet e 90-ta. Në mesin e tyre edhe:

Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Imer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metë Kuçi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Gjuriqi, Hazër Susuri, Nikë Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi, Hivzi Sylejmani, Bajram Tmava, Bajram Maraj, Mehmet Hoxha, Kolë Shiroka, Syrja Popovci, Kurtesh Salihu, Riza Sapunxhiu.

Pavarësisht kësaj, Hasani thotë se organet e drejtësisë s’kanë bërë asnjë hap.

“Asnjë veprim s’është ndërramarrë prej momentit kur kam bërë kallëzimin penal për njerëzit që i kanë shërbyer komunizmit”, thotë Hasani.

Nait Hasani thotë se edhe tash është vështirë të nxirret një Ligj apo Rezolutë pasi UDB’ashët janë në institucionet më të rëndësishme të Shtetit, siç është Parlamenti dhe Qeveria.

” Ne ende po i amnistojmë, po i rehabilitojmë sepse kanë zënë secilën pore të pushtetit. Ata boll mirë treguar se kemi UDB’ashë edhe në Kuvendin e Kosovës, edhe në Qeveri. Ata janë të koncentruar në Prokurori, në Gjykata dhe në Polici. Ligji për Lustracionin nuk është bërë për shkak se kur është një kërkesë për rezolutë në vitet 2006-2007 atëherë s’janë pajtuar ndërkombëtarët për shkak se me Ligjin e lustracionit shumë ish-funksionar, shumë gjykatës, shumë prokurorë nuk kishin të drejtë të punonin. Ai ligj nuk ka shansa me u ba për shkak se pozicionet e tilla janë të forcuar të ish-sistemit dhe UDB’ashëve”.

Në këtë situatë, Hasani thotë se UDB’ashëve po iu jepet rasti të barazohen edhe me njerëzit që kanë rënë për të çliruar Kosovën.

“Ky është defekt i shoqërisë tonë që nuk e ka dënuar këtë pjesë dhe lufta jonë dhe liria jonë vuan pikërisht nga ata njerëz, ata kriminelë që kanë torturuar popullin. Në sot i thërrasim njerëzit heronj, edhe Jusuf Gërvallën, ndërsa njerëzit që e kanë vrarë janë gjallë. E kemi pasur Prokurorin Ilmi Zhitia, i cili është marrë drejpërdrejtë me lëndën e Afrim Zhitisë. Afrim Zhitia është hero.