33.8 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025
Home Blog Page 8421

Krijimet e kompozitorëve shqiptarë promovohen në “Albanian Memories”

0

Albanian Memories”Së shpejti në Tiranë do të promovohet CD-ja me pjesët muzikore të përzgjedhura që datojnë nga mesi i shek XX-të, e deri në vitet 1990, në prag të hapjes së Shqipërisë komuniste me perëndimin.

Krijimet muzikore shqiptare të një grupi të njohur kompozitorësh shqiptarë do të vijnë të përmbledhura në një kompakt disk, që do të promovohet më 25 janar në Tiranë.

“Albanian Memories” (kujtime shqiptare), titullohet CD-ja e cila vjen për publikun shqiptar së bashku me një koncert me muzikë violinistike shqiptare realizuar nga Klajdi Sahatçiu në violinë dhe Dhurata Lazo-Bejleri në piano.

Kjo ngjarje organizohet në sallën “Tefta Tashko Koco”, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Këshillin e Muzikës Shqiptare dhe Qendrën Kulturore “Çesk Zadeja”.

Akademik Vasil S. Tole, i cili do të mbajë fjalën e hapjes në këtë ngjarje ka deklaruar se “Albanian memories” është përpjekja e parë serioze për të paraqitur kujtimet e së shkuarës shqiptare me anë të tingullit muzikor, parë përmes disa krijimeve muzikore origjinale të një grupi kompozitorësh shqiptarë si Pjetër Gaci , Albert Paparisto, Feim Ibrahimi, Eriona Rushiti, Cesk Zadeja, Rafet Rudi , Nikolla Zoraqi, Aleksander Peçi dhe Thoma Simaku.

Sipas tij, pjesët muzikore të përzgjedhura me kujdes datojnë nga mesi i shek XX-të, e deri në vitet 1990, në prag të hapjes së Shqipërisë komuniste me perëndimin.

Tole shton se kjo CD me titullin intrigues “kujtime shqiptare” bëhet për dëgjuesit akoma edhe më e besueshme si një dokument zanor i veçantë, pasi vjen përmes dy “rrëfimtarëve” shqiptarë nga origjina, mjeshtra në veglat e tyre muzikore: Klaidi Sahatçi në violinë (first Concertmaster of Tonhalle Orchestra Zurich, soloist and music professor) dhe zonja Dhurata Lazo Bejleri në piano,shkruan kultplus.

“Kurioziteti shtohet akoma edhe më kur mendon, se këto kujtime të së shkuarës vijnë nga një vend si Shqipëria, vendi komunist me i izoluar gjatë Luftës së Ftohtë… dhe mendja të shkon vrikthi tek marrëdhënia e artit nën diktaturë dhe tek pyetja tendosëse, se si mund të shkruaje muzikë në ato vite, muzikë e cila të ishte në gjendje të mbarte jo vetëm kujtimet e asaj kohe, por edhe protagonistët e saj, deri në ditët e sotme?!” ka theksuar akademik Vasil S. Tole.

Në këtë promovim me një fjalë rasti do të paraqitet edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ndërsa për rëndësinë e krimjimtarisë muzikore shqiptare në violinë, do të flasë Mikaela Minga.

Kompletohet Bütüç

0

Kryetari i mamushes  dhe drejtoret e ekzekutivit te MamushesKryetari   Arif Bütüç , ka emëruar  nënkryetarin e parë dhe drejtorët e rinj të Ekzekutivit  të Mamushës. Bütüç pas dhënies së betimit ka ndërmarrë hapa për krijimin e ekipit të ri të Ekzekutivit.

Nënkryetar   parë i Komunës është emëruar Ilyas Bayraktar. Ndërsa, drejtorët e përzgjedhur nga kryetari Bütüç  janë:Cafer Morina, drejtor i Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve,Agim Morina, drejtor i Shërbimeve Publike, Rujdi Kryezi, drejtor i Drejtorisë së  Shëndetësisë,  Yalçin Mazrek, drejtor i  Urbanizmit, Planifikimit Hapësinor dhe Gjeodezisë e Kadastrës, Reshat Mazrek, drejtori i Administratës së Përgjithshme, dhe  Skender Shala, drejtor i Ekonomisë dhe Financave.

Ekzekutivi i Komunës së Mamushës është monitoruar nga Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe”.  Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se Projekti i “ EC Ma Ndryshe” për monitorimin e transparencës së Ekzekutivit do të vazhdojë të publikojë të gjeturat e monitorimit përmes komunikatave të rregullta dhe përmes ueb-faqes së projektit, ku të gjeturat postohen drejtpërdrejtë nga monitoruesit. /PrizrenPress.com/

Thaçi: Takimi i dy qeverive në Prizren, mesazh evropian

0

Thaci7-03Takimi i përbashkët i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë është një ngjarje historike, e cila është pritur padrejtësisht të ndodh për më tepër se një shekull. Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike me një qëllim dhe vizionin euroatlantik.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e qeverisë.

“Jo rastësisht po mblidhemi në Prizren, qytetin e historisë dhe të së ardhmes, qytetin e tolerancës dhe të bashkëjetesës. Takimi i Prizrenit shënon kapitull të ri dhe dërgon mesazhin evropian për të gjithë. Mesazhin e rajonit me kufij të hapur, pa barriera të së kaluarës”, tha ai.

Policia përgatitet për sigurin e mledhjes së dy qeverive në Prizren

0

Policia e KosovesPolicia në Prizren ka bërë të gjitha përgatitjet që siguria të jetë në nivel gjatë kohës sa do të mbahet mbledhja e dy qeverive në Prizren.

Zëdhënësi i PK-së, Hazir Berisha tha se policia do të përgatitet që të shtunën të shkojë çdo gjë në rregull.”Për këtë takim është biseduar sot, por ende nuk dihen detaje rreth tij. Policia do të jetë e përgatitur, që të shtunën të jetë gjithçka në rregull”, tha Berisha.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe ajo e Shqipërisë edhe zyrtarisht kanë caktuar të shtunën ditë kur do ta zhvillojnë mbledhja përbashkët, por detaje rreth agjendës dhe vendit ku do të mbahet nuk janë dhënë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, ndërkaq ka shprehur besimin se në të ardhmen do të mbahen mbledhje të përbashkëta edhe me qeverinë e Maqedonisë. /PrizrenPress.com/

 

Diaz bëhet e sinqertë në librin e ri

0

Cameron DiazNë Librin e saj të titulluar ”Body Book”, ajo ka diskutuar rreth akneve, flokëve dhe çështje të tjera personale shumë të rëndësishme.

Aktorja Cameron Diaz e ka titulluar librin e saj “ Libri i trupit, ligji i etjes, shkenca e forcës, dhe të gjitha mënyrat për të dashuruar trupin tuaj të mrekullueshëm”.
Shëndeti, palestra, dhe libri i bukurisë janë karakteristikat që aktorja e famshme në mënyrë të dhimbshme është bërë e sinqertë, gjersa ka folur për trupin e saj.

Në një kapitull të librit, ylli i filmit “ Charlie’s Angels”, tregon në mënyrë shumë të sinqertë për aknet në fytyrën e saj.

“Unë kam pasur një lëkurë shumë, shumë të tmerrshme. Ishte turpëruese, dhe unë kam bërë gjithçka që kam mundur që ta kalojë këtë, duke e mbuluar më shumë grimë. Kam provuar që të shpëtoj nga mjekimet: orale, lokale, si dhe recetat më të vështira. Asgjë nuk pati sukses për një kohë të gjatë.”

Mirëpo, ylli 41 vjeçar pati sukses më fytyrën e saj kur hoqi dorë nga ushqimet e padobishme, duke e kuptuar në këtë mënyrë se e vetmja mënyrë që të kishte sukses ka qenë që të dëgjonte trupin e saj .
Ajo i quajti aknet në fytyrën se saj si një sistem alarmi që e zgjuan atë të bëjë çështje shumë të mëdha që kishin të bëjnë më shëndetin e saj.

EULEX, mos shko!

0

Polici-EulexPërfundimi i mandatit të misionit të EULEX-it, po komentohet me skepticizëm nga prokurorët, pavarësisht se çfarë flitet nga drejtuesit e lartë prokurorialë.

“Prokuroria, në vitin 2015, do ta ketë më të vështirë dhe jo kaq të lehtë sa e ka pasur tani. Ka për të pasur raste më të vështira se rastet që janë trajtuar deri më sot”, ka thënë një nga prokurorët e shtetit, duke iu referuar lëndëvë të EULEX-it, që do t’i kalojnë Prokurorisë vendore.

Ndërkaq, kryeprokurori i Apelit, Aleksandër Lumezi ka vlerësuar kontributin e tyre të dhënë deri më tani.

“Unë mendoj që EULEX-i ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe ende mund të jap kontribut në Kosovë, pasi që ky kontribut, në fusha të caktuara, është ende i nevojshëm në sistemin gjyqësor”, ka thënë Lumezi.

Por pavarësisht, sipas kryeprokurorit të Apelit, prokurorët vendorë duhet të kenë guxim dhe iniciativa për të hetuar edhe lëndët e korrupsionit, lëndët e krimit të organizuar, si dhe lëndët e krimeve të luftës. /Kosova Sot/

60 dështime e skandale në 6 vjet qeverisje

0

Hashim Thaçi ne Mbledhje te QeveriseKëtë të enjte, kryeministri ka mbushur plot gjashtë vjet, prej kur është vënë në krye të ekzekutivit. Kishte dhënë premtime të mëdha para se ta merrte pushtetin.

Prej shtrirjes së sovranitetit shtetëror në gjithë territorin deri të shndërrimit të Kosovës në “Luginë Silikoni”.

Kishte premtuar katër autostrada, flakjen e reduktimeve të energjisë,luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe zbutjen e papunësisë, shëndetësi e arsim të nivelit evropian. Koha ia ka dëshmuar të kundërtën, shkruan Koha Ditore.

Në këtë 6 vjetor të qeverisjes, kryeministri nuk ka përmendur jetesën në mjerim të kosovarëve, as ikjen masive ilegale për në Evropë, as korrupsionin në rritje, as papunësinë, as moskontrollin në një pjesë të territorit, as amnistinë e krimit në veri.
Nuk ka përmendur as aferat. Nga më të mëdhat është “Afera printo”, e cila demaskoi logjikën qeverisëse. /Koha Ditore/

Thaçi e Rama bashkëkryesojnë “mbledhjen kombëtare” në Prizren

0

Rama-Thaci9-13Kosova dhe Shqipëria do të nisin të shtunën një etapë të re të bashkëpunimit ndërshtetëror. Kryeministrat e të dyja vendeve, të shoqëruar nga ministrat, do të takohen në qytetin e Prizrenit për të mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët për këtë vit, ku do të miratohen disa marrëveshje ndërshtetërore.

Detajet e kësaj mbledhjeje dhe agjendën e saj, bashkë me pikat e rendit të ditës dhe dokumentet e nevojshme i ka akorduar me Qeverinë e Shqipërisë, ministrja e Kosovës për Integrime Evropiane, Vlora Çitaku. Për këtë qëllim, Çitaku ka qëndruar në Tiranë bashkë me ud ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Bernard Nikaj, ku janë takuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe vartës të tij, për hartimin e përbashkët të konceptit të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare,shkruan tribuna.

Çitaku ka treguar për Tribunën se mbledhja e qeverive do të mbahet në një ambient tjetër, ndërsa konferenca për media e dy kryeministrave do të mbahet në një vend tjetër. “Mbledhja e përbashkët e dy qeverive mbahet në Hotel ‘Theranda’, ndërsa konferenca për shtyp mbahet tek ‘Lidhja e Prizrenit’”, ka thënë Çitaku

Lajmëtari që shpërndau lajmin: Prizreni në mesin e më të bukurve e botës

0

Blerim RrecajBlerim Rrecaj

Fundviti 2013 u karakterizua nga një lajm që na bëri të ndjehemi mirë. Jashtëzakonisht mirë. Pasi erdhi si dhuratë e çmuar e me vlerë. Nga një “babadimër” i paemër. Dhe ky “lajm-dhuratë” së shpejti e “mori dhenë”. Së pari atë e pamë nëpër mjetet më të shpejta të transmetimeve , në rrjete sociale, pra në facebook e nëpër portale, e pothuajse s’mbet asnjë i tillë që nuk e publikoi, këtu e këndej, andej e përtej, me një fjalë “gjith-kënd-e-andej”.

Mjafton të klikoni, për të parë e ndjerë jehonën që pati e ende vazhdon ta ketë. Dhe ja titulli për njërën nga “kurorat”e bukurisë tokësore: “Prizreni, qyteti i nëntë më i bukuri në botë”. Plus kësaj ai u plasua nëpër ekrane televizive, faqe gazetash, revistash. Një lajm i thjeshtë, i bukur, i këndshëm, këndellës, kreativ, atraktiv, emocionues, i mirë, që nxiti ëndrra, shpresa, reagime të ndryshme… Se kush ishte shpërndarësi do e mësoj derisa një mbrëmje(disa orë pasi e pashë pas publikimit…)ia kishim marrë një të ecure spontane trotuarit përgjatë rrugës kryesore të qytezës sonë “Nëna Terezë” të Fushë Kosovës, lajmëtari “i njohuri i panjohur “deri në ato çaste edhe për mua, fliste për ‘historikun’ e postimin e lajmit, e tash e ndjeja veten mirë se ecja me protoganistin e heshtur. Ia ktheva se e kam parë e më ka lënë shumë mbresa.

Dhe rrjedha e bisedës tashmë sikur ujët e Lumbardhit ecën derisa shëtisnim, duke na sjellur imazhet e qytetit bukurosh, ndonjë kujtim gjatë qëndrimit në të. Them se bukur po përfundoi ky vit me një kryelajm të mirë. Ai ma kthen se ishte i paksa i shkurtër. Po i them por më pëlqeu duke m’u kujtuar shprehja që përdoret në gazetari :“Po të shkruaj gjatë sepse nuk kam kohë”. Plus duke “gërmuar”më tej në linkun që jepet në fund të lajmit duket fotoja me emrin e autorit Azem Ramadani në një cep të saj ishte shumë e bukur. Edhe për të pyesim a thua kush është ky?! E sa e sa fotografia tashmë do të bëhet te vendi kur ai më i pari bani foton që zgjodhi MSN-ja, te njëra nga urat që lidhin brigjet e lumit, pyesim derisa vazhdojmë bisedën.

Bukur qenka kur të vlerësojnë të tjerët. Kur t’i çmojnë vlerat. Kur garon me ta në të mira. E kur të thonë je i nënti ndër 23 më të bukurit e botës, hedh vallen me ta me krenari e dinjitet. Dhe kur fati e do që të jesh i pari që sheh dhe e merr këtë lajm dhe ia transmeton publikut të kombit tënd dhe i cili gjerësisht informohet nëpër të gjitha viset edhe të “shpërndarëve”, pra bashkatdhetarëve, nëpër të gjitha kontinentet e globit. Ja njëra nga përparësitë e të arriturave teknologjike. Më duket se folëm mjaft, e duke mos dashur ta teprojmë për këtë ngjarje që na bën të ndihemi krenar e pjesë e thesareve të botës.

Tashmë le të na thotë diç, “kasneci” që u tha medieve “t’u bien tupanave pareshtur”, lajmëtari që ka emër e mbiemër e ky shënimth për të “lind” pas bisedave që vazhdojnë të bëhen dhe privilegji që pati Florin N., ta jap lajmin -“souvenir” që do mbahet mend gjatë. “Hy dhe shikoj foto nëpër internet. Kështu edhe atë ditë duke “bredhur” ma tërhoqi vëmendjen fotoja e qytetit të Prizrenit, më pas pas lajmin, e formulova dhe ndihem mire që mediet e mirëpritën dhe e publikuan atë” thotë me modesti Florini. Për të kaq mjafton, por vizita që do t’i bëjë Prizrenit tash e tutje sikur ka marrë tjetër vlerë për të. Qoftë për të riparë bukuritë e Prizrenit, a qoftë për ta pirë një bozë në të…

Largohet Salustro, zëvendësohet nga Ratel

0

Salustro-prokurorMauritzo Salustro duket se ka lënë shumë punë në gjysmë në raste të rëndësishme që i ka ndjekur penalisht.

Italiani vullnetarisht ka kërkuar që të largohet nga Kosova dhe, sipas misionit evropian për sundim të ligjit, nuk është më prokuror këtu.

“Prokurori Maurizio Salustro ka vendosur të mos kërkojë vazhdim të kontratës së tij në Kosovë. Rastin e ashtuquajtur “Grupit të Drenicës” e ka marrë përsipër Jonathan Ratel, Shef i Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në një përgjigje nga Zyra për Media e EULEX-it për KTV-në.

Ndërkohë, të gjitha rastet që ka qenë duke i hetuar janë në proces të ricaktimit te prokurorë të tjerë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Gjykatësi Dariusz Sielicki ka thënë për KTV-në se shpejt do të dalë me një vendim për aktakuzën e ngritur nga Maurico Salustro. Nëse do të ketë një shqyrtim kryesor për këtë rast, mbrojtja nuk pret që kjo të ndodhë të paktën edhe për një muaj apo dy.

E akuzat për montim të dëshmitarëve vazhdojnë nga mbrojtësit e të akuzuarve në këtë rast. 7 nga 15 të akuzuarit janë në paraburgim deri më 23 të këtij muaji, përfshirë ish-komandantin e UÇK-së, Syljeman Selimi dhe atë për rajonin e Drenicës, Sami Lushtaku.

KTV-ja merr vesh nga burime të afërta me ngjarjen se Selimi e Lushtaku shumicën e kohës po e kalojnë në QKUK, për shkak të problemeve të vogla shëndetësore.