Largohet Salustro, zëvendësohet nga Ratel

Salustro-prokurorMauritzo Salustro duket se ka lënë shumë punë në gjysmë në raste të rëndësishme që i ka ndjekur penalisht.

Italiani vullnetarisht ka kërkuar që të largohet nga Kosova dhe, sipas misionit evropian për sundim të ligjit, nuk është më prokuror këtu.

“Prokurori Maurizio Salustro ka vendosur të mos kërkojë vazhdim të kontratës së tij në Kosovë. Rastin e ashtuquajtur “Grupit të Drenicës” e ka marrë përsipër Jonathan Ratel, Shef i Prokurorisë Speciale të Kosovës”, thuhet në një përgjigje nga Zyra për Media e EULEX-it për KTV-në.

Ndërkohë, të gjitha rastet që ka qenë duke i hetuar janë në proces të ricaktimit te prokurorë të tjerë në Prokurorinë Speciale të Kosovës. Gjykatësi Dariusz Sielicki ka thënë për KTV-në se shpejt do të dalë me një vendim për aktakuzën e ngritur nga Maurico Salustro. Nëse do të ketë një shqyrtim kryesor për këtë rast, mbrojtja nuk pret që kjo të ndodhë të paktën edhe për një muaj apo dy.

E akuzat për montim të dëshmitarëve vazhdojnë nga mbrojtësit e të akuzuarve në këtë rast. 7 nga 15 të akuzuarit janë në paraburgim deri më 23 të këtij muaji, përfshirë ish-komandantin e UÇK-së, Syljeman Selimi dhe atë për rajonin e Drenicës, Sami Lushtaku.

KTV-ja merr vesh nga burime të afërta me ngjarjen se Selimi e Lushtaku shumicën e kohës po e kalojnë në QKUK, për shkak të problemeve të vogla shëndetësore.

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit