13.8 C
Prizren
E diel, 6 Tetor, 2024

Krijimet e kompozitorëve shqiptarë promovohen në “Albanian Memories”

Albanian Memories”Së shpejti në Tiranë do të promovohet CD-ja me pjesët muzikore të përzgjedhura që datojnë nga mesi i shek XX-të, e deri në vitet 1990, në prag të hapjes së Shqipërisë komuniste me perëndimin.

Krijimet muzikore shqiptare të një grupi të njohur kompozitorësh shqiptarë do të vijnë të përmbledhura në një kompakt disk, që do të promovohet më 25 janar në Tiranë.

“Albanian Memories” (kujtime shqiptare), titullohet CD-ja e cila vjen për publikun shqiptar së bashku me një koncert me muzikë violinistike shqiptare realizuar nga Klajdi Sahatçiu në violinë dhe Dhurata Lazo-Bejleri në piano.

Kjo ngjarje organizohet në sallën “Tefta Tashko Koco”, nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Këshillin e Muzikës Shqiptare dhe Qendrën Kulturore “Çesk Zadeja”.

Akademik Vasil S. Tole, i cili do të mbajë fjalën e hapjes në këtë ngjarje ka deklaruar se “Albanian memories” është përpjekja e parë serioze për të paraqitur kujtimet e së shkuarës shqiptare me anë të tingullit muzikor, parë përmes disa krijimeve muzikore origjinale të një grupi kompozitorësh shqiptarë si Pjetër Gaci , Albert Paparisto, Feim Ibrahimi, Eriona Rushiti, Cesk Zadeja, Rafet Rudi , Nikolla Zoraqi, Aleksander Peçi dhe Thoma Simaku.

Sipas tij, pjesët muzikore të përzgjedhura me kujdes datojnë nga mesi i shek XX-të, e deri në vitet 1990, në prag të hapjes së Shqipërisë komuniste me perëndimin.

Tole shton se kjo CD me titullin intrigues “kujtime shqiptare” bëhet për dëgjuesit akoma edhe më e besueshme si një dokument zanor i veçantë, pasi vjen përmes dy “rrëfimtarëve” shqiptarë nga origjina, mjeshtra në veglat e tyre muzikore: Klaidi Sahatçi në violinë (first Concertmaster of Tonhalle Orchestra Zurich, soloist and music professor) dhe zonja Dhurata Lazo Bejleri në piano,shkruan kultplus.

“Kurioziteti shtohet akoma edhe më kur mendon, se këto kujtime të së shkuarës vijnë nga një vend si Shqipëria, vendi komunist me i izoluar gjatë Luftës së Ftohtë… dhe mendja të shkon vrikthi tek marrëdhënia e artit nën diktaturë dhe tek pyetja tendosëse, se si mund të shkruaje muzikë në ato vite, muzikë e cila të ishte në gjendje të mbarte jo vetëm kujtimet e asaj kohe, por edhe protagonistët e saj, deri në ditët e sotme?!” ka theksuar akademik Vasil S. Tole.

Në këtë promovim me një fjalë rasti do të paraqitet edhe ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro ndërsa për rëndësinë e krimjimtarisë muzikore shqiptare në violinë, do të flasë Mikaela Minga.

Më Shumë

Aksident i rëndë në Prizren, motoçiklisti godet një veturë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të premten në Prizren. Policia njofton se një person derisa ishte duke lëvizur me motoçikletën e tij, ka...

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, një person shihet i shtrirë në rrugë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në autostradën “Ibrahim Rugova”. Vetura e përfshirë në aksident ka përfunduar e ndarë gati në...

Lajmet e Fundit