27.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Gusht, 2025
Home Blog Page 8467

Zafiri e përmbyll vitin 2013-të me akuza kundër Thaçit

0

Zafir berisha 123Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren Zafir Berisha, ka përmbyllur aktivitetin politik për vitin 2013-të.

Ai edhe në takimin e fundit që ka organizuar të premten me strukturat e partisë , sërish ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, për krimin e organizuar dhe për bisedimit që ka zhvilluar me Serbinë në Bruksel.

“Në janar të vitit 2014-të Serbia fillon bisedimet për integrim në BE. Ky integrim i Serbisë vjen si rezultat i negociatave të arritura me Hashim Thaçin”

“Rezultati i bisedimeve në Bruksel, është edhe legalizim i strukturave paramilitare serbe në 9 komuna të Kosovës dhe dhe mbi 300 pjesëtarë të MUP-it, të cilët do të jenë në Policinë e Kosovës”.

“Politikanët e shantazhuar të sojit të Hashim Thaçit, tash kërkojnë që edhe me ndryshim të Kushtetutës së Kosovës t’i bëhet vend këtyre grupeve paramilitare serbe në Kuvendin e Kosovës me qëllimin që të mos jemi shtet funksional dhe të varur nga Serbia”. /PrizrenPress.com/

Krasniqi: Prizreni shënoi rënie të krimit gjatë vitit 2013-të

0

Nexhiii_918535Drejtori i Policisë së Kosovës në Prizren, Nexhmi Krasniqi, e ka vlerësuar si të suksesshëm vitin 2013. Sipas tij, gjatë këtij viti, ka pasur rënie të krimit dhe vjedhjeve.”Këtë vit kemi pasur rënie të rasteve të krimit dhe vjedhjeve”.

Sipas tij, të gjitha veprat që përbëjnë vepër penale kanë shënuar rënia në rajonin e Prizrenit. “Ky vit mund të them se ka qenë i suksesshëm për policinë e Prizrenit”.

Krasniqi tha se gjatë këtij viti në rajonin e Prizrenit ka pasur rënia edhe të aksidenteve me fatalitet. “Fatmirësisht po ashtu kemi pasur rënia edhe të aksidenteve me fatalitet”.

Ai premtoi se policia edhe gjatë vitit të ardhshëm do të punojë për të siguruar një jetë normale për qytetarët./PrizrenPress.com/

LDK: Reformë zgjedhore po, Kushtetuta nuk preket!

0

LDK-kryesiaLidhja Demokratike e Kosovës, sot, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën ka vijuar analizën e nisur të rezultatit të zgjedhjeve, ka diskutuar për çështjen e punës së mëtejme në terren dhe, po ashtu, ka debatuar për procesin e reformës zgjedhore.

“Kryesia edhe një herë e ka vlerësuar rezulatin e zgjedhjeve si rezultat të fitores së LDK-së, rezultat i cili e ka kthyer LDK-në si parti të parë në Republikën e Kosovës. Kryesia është pajtuar që së bashku me strukturat e degëve në javët në vijim të punojë edhe më shumë në terren, me qëllim të përgatitjes sa më të mirë për zgjedhjet e përgjithshme, të cilat janë përpara”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Kryesia ka debatuar edhe për procesin e reformës zgjedhore dhe ka konkluduar se procesi duhet të vijojë po u hapur çështjet që kanë të bëjnë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

“LDK-ja do të angazhohet fuqimisht për reforma, për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me këtë proces, por e sheh të panevojshme dhe të padobishme hapjen e çështjeve kushtetuese”, ka konkluduar Kryesia e LDK-së, e cila i ka dhënë mbështetje të plotë kryetarit Isa Mustafa për vijimin e punës në reformimin e mëtejmë të partisë dhe përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme vitin e ardhshëm./PrizrenPress.com/

Kallëzim penal kundër dy oficerëve të UJ-së, për krime lufte në Landovicë

0

Gjykata-qekiqiFondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka ngritur kallëzim penal më 26 dhjetor kundër Bozidar Deliqct, ish-komandant i Brigadës së Motorizuar 549 të Ushtrisë Jugosllave (BRMO 549 UJ), Radivoj Paravinja, komandant i Grupit luftarak 3 dhe disa pjesëtareve të paidentifikuar e BRMO 549 UJ-së me dyshimin se kanë kryer krime të luftës kundër popullatës civile në fshatin Landovicë (komuna e Prizrenit) më 26 mars të vitit 1999.

Më 26 mars të vitit 1999, rreth orës 10:00, në qendër të Landovicës, gjatë konfrontimit mes UÇK-së dhe katër ushtarëve të BRMO 549 UJ-së ishin vrarë dy pjesëtarë të UJ-së dhe një pjesëtar i UÇK-së.

Pas këtij incidenti, rreth orës 11:00, me urdhrin e komandantit Bozidar Delic pjesëtarët e UJ-së kishin hapur zjarr artilerie tokësore dhe nga tanket nga disa pozicione pranë rrugës Prizren-Gjakovë, në Landovicë.

Predhat e para e kishin goditur shtëpinë e Ismet Gashit, ku kishte rreth 45 civilë, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar. Një predhë kishte depërtuar në brendësi të shtëpisë, ku kishte shpërthyer duke e vrarë 16-vjeçaren Njomëza Morina.

Civilët e tjerë nga paniku kishin filluar të iknin nga shtëpia përmes një livadhi në drejtim të pyllit aty pranë. Pjesëtarët e UJ-së kishin hapur zjarr nga tanket dhe armët e këmbësorisë, me ç’rast kishin vrarë 12 civilë, përfshirë gjashtë fëmijë dhe një grua shtatzënë. Janë plagosur edhe disa civilë të tjerë.

Fshati ishte granatuar deri në orën 15:00. Pas kësaj BRMO 549 e UJ-së hyri në qendër të fshatit. Në pesë shtëpi të ndryshme, ata gjetën pesë civilë, kryesisht të moshuar, dhe i likuiduan.

Të nesërmen, më 27 mars 1999, pjesëtarët e UJ-së i ngarkuan trupat e civilëve që ishin në afërsi të shtëpisë së familjes Gashi në automjetin “Zastava” dhe i larguan në drejtim të panjohur. Po të njëjtën ditë, tre pjesëtarë të paidentifikuar të Brigadës së motorizuar 549 të UJ-së me eksploziv e rrëzuan minaren e xhamisë së fshatit.

Trupat e gjashtë civilëve janë gjetur në një varr masiv në Batajnicë, dy trupa në një varr masiv në vendin Shirokë pranë Suharekës, një trup në fshatin Lubizhdë, ndërsa mbetjet mortore të pesë civilëve janë gjetur në vende të ndryshme në Landovicë. Edhe katër trupa nuk janë gjetur ende.

Kallëzimi penal kundër gjeneralit Delic është ngritur për shkak të urdhrit për sulm joselektiv ndaj popullatës civile, i cili rezultoi me vdekjen e civilëve, lëndime të rënda dhe dëmtime serioze të shëndetit të njeriut apo sulmit pa përzgjedhjen e cakut i cili godet popullatën civile, vrasjen e civilëve dhe shkatërrim arbitrar të pronave të civilëve nga neni 142 Kodi Penal i RFJ-së .

Viktimat e krimit në Landovicë janë: Njomëza (Ibish) Morina (1983), Dalife (Hazer) Gashi (1923), Ismet (Selman) Gashi (1952), Afrim (Eqrem) Gashi (1981), Fatime (Selman) Morina (1955), Festina (Islam) Morina (1997), Luljeta (Haxhi) Qarreti (1965), Bukurije (Xhemajl) Qarreti (1971), Diellza (Selajdin) Qarreti (1998), Nazmie (Haxhi) Qarreti (1984), Gëzim (Haxhi) Qarreti (1990), Kosovare (Nazim) Selimaj (1988), Kushtrim (Nazim) Selimaj (1991, Avdi (Ragip) Gashi (1939), Avdi (Haxhi) Morina (1935), Hadije (Mustafë) Gashi (1924), Shefki (Ali) Jahaj (1948) dhe Abaz (Sejdi) Krasniqi (1977).

Në mars të vitit 2013, FDH ka publikuar dosjen mbi aktivitetet e BRMO 549 të UJ-së dhe krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë të këtij njësiti gjatë vitit 1999 në Kosovë.

Policia konfiskon marihuanë në Rahovec

0

Itali-droge-makinePolicia e Kosovës, ka arrestuar të premten dy persona dhe ka konfiskuar mbi 30 kilogramë marihuanë.

Sipas një njoftimi të dërguar nga forcat e rendit, bëhet e ditur se kjo sasi e drogës është konfiskuar në Mitrovicë dhe Rahovec.

I pari aksion policor thuhet se është kryer të mërkurën, ku “është bërë kontrollimi i një veture dhe në një bunker special (të improvizuar) kanë gjetur substancën narkotike, e dyshuar të jetë e llojit marihuanë me peshë 5.2 kilograme”, transmeton Indeksonline.

Dy të dyshuar janë arrestuar, kurse në vazhdimësi të hetimeve rreth këtij rasti, policia ka kryer një operacion të dytë bastisjeje në Xërzë të Rahovecit, ku ka konfiskuar edhe 25.6 kilogramë marihuanë.Operacioni policor është kryer nga njësia anti-drogë Mitrovicë-Veri

Kush e rrëzoi bredhin në Prizren?

0

Prizren-bredhiBredhi në qendër të Prizrenit është fotografuar i rrëzuar.

Një fotografi e tillë është duke u shpërndarë në rrjetet sociale, në veçanti në Facebook.

Dikush e publikoi me mbishkrimin: “Po sot Prizren, m’thuej si je. Porsi nji bredh, i rrzuem perdhe”.

Në këto shpërndarje të kësaj fotografie janë dhënë versione të ndryshme se kush e rrëzoi këtë bredh. Mbizotëron dyshimi se atë e bënë grupe radikale islame në kundërshtim të festes së Viti të Ri.

Një kundërshti të kësaj feste nga element radikal të islamit e kemi parë javës që shkoi me shfaqjen e disa posterave në Prishtinë e Shkup, ku një person me mjekër e grushton Babadimirin.

Por krejt këto dyshime i hedh poshtë Hasan Hasani, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

“Bredhin e ka rrëzuar era dhe s’ka ndonjë faktor tjetër”, thotë Hasani për Express duke treguar se tashmë ai është ri-vendosur në pozitën e tij.

Limaj e Krasniqi nuk shkojnë në mbledhje të PDK-së

0

thaci, veseli,hasaniPDK ka mbajtur takimin e fundvitit me anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK’së. Aty kanë munguar përsëri Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi. Sidoqoftë, Kryetari i PDK’së, Hashim Thaçi ka folur për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se do ta lexojnë drejt atë. Ka paralajmëruar ndryshime dhe reforma në PDK.Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi përsëri kanë munguar në koktejin e PDK’së, e cila është mbajtur, të premten pasdite, në hotelin Emerald, në periferi të Kryeqytetit.

Aty, Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi ka shkuar bashkë me Hajredin Kuçin, ndërsa pas tyre ka shkuar vazhdimisht, Basri Musmurati, aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i PDK’së.

I fundit që ka ardhur në mbledhjen e PDK’së ka qenë Zëvendëskryetari i Parë i PDK’së, Kadri Veseli.

Shumica e deputetëve, anëtarëve të Kryesisë dhe të Këshillit të Përgjithshëm janë përshëndetur me ish-Shefin e SHIK’ut.

Por, shtrëngimi i duarve mes Thaçi e Veselit ka ndodhur krejt në fund të takimit.

Sidoqoftë, Thaçi ka mbajtur një fjalim, duke folur për humbjet dhe fitoret e PDK’së.

I ka përshëndetur, ish-Kryetarët e komunave, kryetarët e rinj dhe zyrtarët e tjerë të Partisë.

Për dallim prej herëve të tjera, Thaçi ka paralajmëruar ndryshime dhe reforma në PDK.”Votuesit na kanë dhënë mbështetje dhe na kanë dhënë mandat për ndryshim por edhe për reformë”, ka thënë Thaçi para anëtarëve të Këshillit Drejtues.

“Votuesit na kanë dhënë mbështetje për të udhëhequr vendin, por në të njëjtën kohë na kanë dhënë mesazhin për ndryshime të domosdoshme në PDK si parakusht i domosdoshëm për të vazhduar udhëheqjen në nivel të Republikës së Kosovës dhe në shumicën e komunave”, ka shtuar ai.

“Ne duhet t’i sjellim ndryshimet që ka kërkuar sovrani. Më shumë reforma, më shumë energji të reja, më shumë plane për të ardhmen”, ka shtuar ai.

Të kapërdish krimin

0

Imer MushkolajShkruan: Imer Mushkolaj

Vetëm kur përballesh me tragjedinë, krimin e kupton se ç’përmasa kanë ato. Vetëm kur kapërdin dhimbjen për një qëllim sublim, e kupton sa i fortë je. E dikush e kupton se sa është i dobët vetëm kur kapërdin turpin. Në emër të paqes së shpifur.

1.Nuk e kisha guximin t’i propozoja që të bëhej pjesë e një programi shkëmbimi gazetarësh ndërmjet Kosovës e Serbisë. Kishte humbur vëllanë në luftë dhe ndieja keqardhje t’ia përmendja Beogradin. Por kolegia ime nga Gazeta Express, sapo e mori vesh për çfarë bëhej fjalë, u tregua e gatshme dhe e vendosur që të shkojë në kryeqytetin serb. Donte të vizitonte vendin ku u hartuan planet shfarosëse ndaj atyre që kërkonin liri. Donte të shkonte dhe të takohej me kolegë gazetarë atje jo për të treguar historinë familjare dhe për të shprehur dhimbjen e saj, por për të treguar profesionalizëm dhe forcë prej njeriu, në kryeqytetin ku krimet urdhëroheshin e planifikoheshin. Ajo kapërdiu dhimbjen, në vendin ku ajo shtohet dhe bëhet e padurueshme.

2.

Thuajse në të njëjtën kohë, pjesë e të njëjtit program u bë një gazetar nga Beogradi. Pas disa ditë qëndrimi në Prishtinë, më tha se dëshironte të shkonte në Skënderaj, por kishte frikë. Më tha, po ashtu, se dëshironte të shohë me sytë e tij atë vend, për të cilin në Serbi ekzistonte një përshtypja e gabuar.

U nisëm drejt Skënderajt, por më përpara shkuam në Prekaz. Qëndruam gjatë, duke i shpjeguar, bashkë me ciceronin e kompleksit përkujtimor gjithë çfarë kishte ndodhur aty.

Ai nuk i përballoi dot rrëfimit rrëqethës, as varreve të Jasharëve kur u përkul para tyre. Ai kapërdiu lotët, në vendin ku dhimbja bashkëjeton me të gjallët. Ndërkaq, Skënderaj ia demantoi paragjykimet raciste të miqve të tij.

3.

Nuk është e lehtë që të ekspozosh tragjedinë që i ka ndodhur familjes tënde. Nuk është e lehtë të ekspozosh krimin – në kryeqytetin që ideoi dhe kreu atë. Këtë mund ta bëjnë vetëm të shpëtuarit e masakrës së Familjes Bogujevci, të cilët në qendër të Beogradit hapën ekspozitën “Bogujevci– historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”.

Saranda, Jehona e Fatos Bogujevci ia mësynë Beogradit jo për t’u hakmarrë, por për t’ua përplasur në fytyrë të vërtetën e dhimbshme dhe tragjedinë e tyre familjare të gjithë atyre që nuk gjejnë forcë ta pranojnë se shteti, në emër të tyre, kreu masakra të tmerrshme në Kosovë.

Ata ia përplasën fytyrës edhe vetë kryeministrit serb, Ivica Dacic gjithë fotografinë e tmerrit që shkaktoi shefi i tij, Slobodan Milosevic, në kohën kur ky po e lartësonte krimin në emër të luftës për shfarosjen e shqiptarëve.

Ata bënë atë që rrallëkush mund ta bëjë. Nuk është e lehtë të ekspozosh tragjedinë tënde familjare në vendin ku u planifikua dhe u urdhërua krimi – para njerëzve që tumirën e ndihmuan atë. Para njerëzve që detyrohen të kapërdijnë krimin – e bashkë me të edhe turpin se heshtën, kur u desh të flasin.

4.

Një gazetë sivjet e pati lajm për një prillin, por dikush e mori seriozisht – Hashim Thaçi e Ivica Dacic, bashkë me Catherine Ashton, u nominuan për Çmimin Nobel për Paqe.

Në njoftimin e një grupi ligjvënësish amerikanë, të cilët edhe ishin iniciatorë të nominimit të tyre, si arsye për këtë përmenden rolin e të dy kryeministrave në normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.

Nuk është kurrfarë privilegji të nominohsh për Nobel bashkë me Dacicin, i cili ende personifikon Milosevicin dhe të kaluarën e mbytur në gjak e krime. Me Dacicin, toka e shtetit të të të cilit ende mban brenda eshtrat e qindra të vrarëve nga regjimi të cilit i përkiste. Me Dacicin, i cili as nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në Kosovë dhe i cili vazhdon ta sabotojë dhe dëmtojë, e assesi ta njohë si të pavarur, shtetin e Kosovës.

Të pranosh të nominohesh bashkë me Dacicin për Nobel don të thotë të kapërdish turpin.

5.

Vetëm ata që i kanë humbur më të dashurit e tyre në luftë e dinë se çfarë don të thotë dhimbje. E dinë se çfarë don të thotë dhimbje vetëm ata që nuk e dinë ku i kanë eshtrat e familjarëve.

Dhe dhembja mund të zbutet atëherë kur dihen varret e të vrarëve e të masakruarve. Dhe paqja mund të ndodhë atëherë kur keqardhja dhe kërkimfalja vijnë të sinqerta nga Beogradi, atëherë kur përgjëgjësia për krimet dhe terrorin pranohet, ashtu siç pranohet Kosova si shtet fqinj i Serbisë.

Deri atëherë të tjerë njerëz si kolegët e mi do të gjejnë forcë për t’u përballur me dhimbjen, të tjerë do të thyejnë paragjykime e mbase të rinj të tjerë, si Bogujevcët, do të rrëfejnë tragjeditë familjare.

Edhe të rinj serbë mund të ekspozojnë krimin ndaj familjarëve të tyre në Prishtinë. Sepse, vetëm kur përballesh me tragjedinë, krimin e dhimbjen, e kupton se ç’përmasa kanë ato. Vetëm kur kapërdin dhimbjen për një qëllim sublim, e kupton sa i fortë je. E dikush e kupton se sa është i dobët vetëm kur kapërdin turpin. Në emër të paqes së shpifur./Express/

Rugova: Fatmir Sejdiu puçist i LDK-së

0

FatmirSejdiu-ldkKryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu është i gatshëm që të rikthehet si Kryetar përnjëmend në vend të Isa Mustafës në LDK, por partia duket se nuk e dëshiron një gjë të tillë.

“Jo. Nuk jemi të gatshëm ta pranojmë në krye të partisë Fatmri Sejdiun”, ka thënë për Express Haki Rugova, Nënkryetar i LDK’së.

Ai deklaratat e Fatmir Sejdiut, madje i konsideron si metoda puçiste të marrjes së partisë.

“Fatmir Sejdiu po harron që është Kryetar Nderi. Ai këto deklarata dhe qëndrime duhet t’i thotë në forumet e partisë e jo me këto metoda puçiste nga jashtë e përmes medieve”, ka shtuar Rugova.

Nënkryetari i LDK’së thotë se partia në përgjithësi është e kënaqur me punën dhe sukesin e Isa Mustafës dhe se në këtë fazë nuk mund të diskutohet për zgjedhje të parakohshme.

“Isa Mustafa e ka rritur partinë në nivel vendi. Madj LDK-ja nuk ka humbur as në Prishtinë, ani pse nuk u zgjodh Isa Mustafa kryetarë për të tretën herë. LDK’ja në Prishtinë ka mbi 40 % të votave dhe pa diskutim është paria e parë”, thotë Rugova për Express.

Ai ka thënë që janë të vetëdijshëm që Isa Mustafa nuk gëzon 100% të përkrahjes në LDK, por thotë që ekziston disponimi që drejtimi i partisë të mbetet në dorën e tij deri në përfundimin e mandatit në mënyrë të rregullt.

“Fatmir Sejdiu e di si ka ardhur në krye të LDK’së dhe si ka humbur në garë me Isa Mustafën, por prapë se prapë kur të vjen koha e zgjedhjeve të brendshme, secili që i plotëson kushtet është e mundur që të hyjë në garë për të parin e partisë”, thotë Rugova.

Ramadani: SHIK-u ka lidhje me “SHIK”-un e LDK-së

0

Burim Ramadani AAKDeputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramdani ka kritikuar nënkryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Kadri Veseli ka thënë se preferon koalicion me LDK-në dhe jo me AAK-në.

E pritshme! Janë tri arsye përse: 1. SHIK-u ka lidhje tradicionale me “SHIK”-un e LDK-së, që u riaktivizua në fushatën e fundit;

2. Ai e di se me AAK-në nuk mund të kontrollojë qeverisjen nga jashtë institucionet sikurse po bën tash e gjashtë vjet me PDK, LDK, AKR e të tjerë.

3. Ai dhe të tjerët e dinë se ka ardhur koha për qeverisje me Duar të Pastra, të cilën e ofron Aleanca”, ka përfunduar Ramadani në postimin e bërë në llogarinë e tij në Facebook.