12.8 C
Prizren
E martë, 14 Maj, 2024

Rugova: Fatmir Sejdiu puçist i LDK-së

FatmirSejdiu-ldkKryetari i Nderit i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fatmir Sejdiu është i gatshëm që të rikthehet si Kryetar përnjëmend në vend të Isa Mustafës në LDK, por partia duket se nuk e dëshiron një gjë të tillë.

“Jo. Nuk jemi të gatshëm ta pranojmë në krye të partisë Fatmri Sejdiun”, ka thënë për Express Haki Rugova, Nënkryetar i LDK’së.

Ai deklaratat e Fatmir Sejdiut, madje i konsideron si metoda puçiste të marrjes së partisë.

“Fatmir Sejdiu po harron që është Kryetar Nderi. Ai këto deklarata dhe qëndrime duhet t’i thotë në forumet e partisë e jo me këto metoda puçiste nga jashtë e përmes medieve”, ka shtuar Rugova.

Nënkryetari i LDK’së thotë se partia në përgjithësi është e kënaqur me punën dhe sukesin e Isa Mustafës dhe se në këtë fazë nuk mund të diskutohet për zgjedhje të parakohshme.

“Isa Mustafa e ka rritur partinë në nivel vendi. Madj LDK-ja nuk ka humbur as në Prishtinë, ani pse nuk u zgjodh Isa Mustafa kryetarë për të tretën herë. LDK’ja në Prishtinë ka mbi 40 % të votave dhe pa diskutim është paria e parë”, thotë Rugova për Express.

Ai ka thënë që janë të vetëdijshëm që Isa Mustafa nuk gëzon 100% të përkrahjes në LDK, por thotë që ekziston disponimi që drejtimi i partisë të mbetet në dorën e tij deri në përfundimin e mandatit në mënyrë të rregullt.

“Fatmir Sejdiu e di si ka ardhur në krye të LDK’së dhe si ka humbur në garë me Isa Mustafën, por prapë se prapë kur të vjen koha e zgjedhjeve të brendshme, secili që i plotëson kushtet është e mundur që të hyjë në garë për të parin e partisë”, thotë Rugova.

Më Shumë

Forenzika konfiskon mbi 700 euro në Prizren, dyshohet se janë të falsifikuara

705 euro ka konfiskuar Forenzika e Kosovës, mbi dyshimin se janë të falsifikuara. Sipas raportit të policisë, të njëjtat, ishin deponuar në një bankë në...

PSG po kërkon portier, në listë edhe ylli kosovar që po shkëlqen me pritjet e tij

Gianluigi Donnarumma është portieri titullar i PSG-së dhe ai bën pjesë në planet e parisienëve edhe për të ardhmen. Megjithatë kampioni në fuqi i Francës...

Lajmet e Fundit