19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 8509

Tri komitete dhe komisioni për emërtimin e rrugëve zgjedhin kryesuesit e tyre në Malishevë

0

MalishevaTri komitete jo obligative dhe komisioni për emërtimin e rrugëve, kanë mbajtur mbledhjet e para konstituive dhe kanë zgjedhur kryesuesit e tyre, të cilët do ti udhëheqin këto organe në katër vitet e ardhshme, e që puna e tyre lidhet me rritjen e shërbimeve për qytetarët e Komunës së Malishevës. Të gjitha këto mbledhje, janë thirrur dhe janë udhëhequr nga kryesuesi i KK të Malishevës, Enver Hoti.

 

Me vota unanime, kryesues i Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, është zgjedhur anëtari i KK të Malishevës, Januz Kastrati nga radhët e LDK-së.

Po ashtu unanimisht, është zgjedhur anëtari i KK-së, Muhamet Bytyçi nga radhët e VV, për ta udhëhequr Komitetin për Planifikim Urban, Mbrojtje të Mjedisit, Kadastër, Turizëm dhe Monitorim të projekteve publike.

Ndërsa kryesues i Komitetit për Diasporë (Bashkatdhetar), është zgjedhur Besnik Hoti nga LDK-ja, i cili është anëtar i këtij komiteti, i ardhur nga subjekti i tij politik, jashtë Kuvendit të Komunës.

Komisionin për emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës, do ta udhëheq Ahmet Rrahmanaj nga radhët e PDK-së, i cili u zgjodh unanimisht si kryesues i këtij komisioni, por që do të ndihmohet nga zëvendësi i tij, Driton Krasniqi, i cili është anëtar i komisionit nga qeveria komunale.

Sot është dashur të mbahet mbledhje konstituive edhe Komitetit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Familje të Dëshmorëve, Invalid dhe Veteran të Luftës, si dhe për persona me aftësi të kufizuara, por në mungesë të kuorumit, është shturë konstituimi i këtij komiteti.

Për dy javë, rreth 18 mijë tiketa të shqiptuara

0

Policia-rrugoreSipas Policisë së Kosovës, implementimi i planit policor të quajtur “Java e Sigurisë”, që ka qenë i paraparë të zgjas nga 1 maji deri më 7 maj, do të vazhdoj edhe më tej.

Fushata të cilën e ka filluar Policia e Kosovës për parandalimin e aksidenteve rrugore, ka rezultuar me numër të tiketave të shqiptuara.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, vetëm gjatë dy javëve të para të muajit maj, në të gjitha rajonet e Kosovës, janë shqiptuar gjithsej 18036 tiketa.

Gjatë javës së parë të muajit janë shqiptuar 9658 tiketa, ndërsa, gjatë pjesës së dytë të muajit janë shqiptuar gjithsej 8378 tiketa.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë për Telegrafin se angazhimi i Policisë së Kosovës ka për qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, ruajtjen e jetës së qytetarëve si pjesëmarrës në trafik, parandalimin e të gjitha llojeve të aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

“Policia e Kosovës nuk ka për qëllim ndëshkimin e qytetarëve, por ka për qëllim ngritjen e nivelit më të lartë të sigurisë në trafik, andaj apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, duke përfshirë këmbësorët, të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe kushteve atmosferike, gjatë ngasjes së automjeteve. Në të kundërtën Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve”, ka thënë Kelani për Telegrafin.

Ndryshe, gjatë muajit të kaluar kanë ndodhur një mori aksidentesh, ku si pasojë e këtyre aksidenteve nëpër rrugët e Kosovës, e kanë humbur jetën katër persona. /Telegrafi/

“Virgjëreshat e përbetuara” në Londër

0

ElviraDones-shkrimtareElvira Dones ndodhet në Londër ku ka filluar një tur të takimeve të saja me lexuesit, e cila edhe ka nënshkruar librin e saj për adhuruesit.

Kështu njofton në faqen zyrtare ‘englishpen’, ku libri i saj është vlerësuar me një kritikë pozitive dhe janë organizuar takime me shkrimtaren shqiptare edhe për gjatë dy ditëve të ardhshme. Po nga kjo faqe është njoftuar që vendi për të marrë pjesë në takimet me Elvira Dones është i limituar, ndërkaq, do të ketë edhe diskutim mes Elvira Dones dhe Clarissa Botsford, takim ky që do të mbahet të martën, prej orës 19:00, takim i cili do të mbahet në librarinë italiane në ‘Warwick Street’, London.

Së fundi është edhe duke u xhiruar filmi i bazuar në romanin e Dones, ku pjesa e parë e xhirimeve tashmë ka përfunduar në Valbonë të Shqipërisë dhe pjesa tjetër mbetet të xhirohet në Itali.

Konfiskohet 1 ton duhan në pikën kufitare të Vërmicës

0

DrogaaKapen rreth 1 ton duhan i përpunuar dhe refuz në pikën kufitare të Vërmicës, që po depërtohej në Kosovë me kuaj. Malli që kontrabandohet, ra në kamerat me senzorë, të cilat janë vendosur një javë më parë në kufirin e gjelbërt në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Rasti është në fazën e parë të hetimeve dhe po punohet në zbardhjen e personave që i braktisën kafshët në kufi.

Sekuestrohet rreth 1 ton duhan në pikën kufitare të Vërmicës në vijën e gjelbërt. Duhani po transportohej me nëntë kuaj, dhe vinte nga territori i Shqipërisë.

Sipas komandantit të vijës së gjelbër të rajonit të Prizrenit toger Shaban Osmanollajt, ngarkesa është vërejtur nga kamerat me sensor të vendosura në kufirin me Shqipërinë në vijën e gjelbërt dhe patrullat policorë të sektorit numër 5-së.

“Në bazë të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, njësitë mobile të policisë dhe doganës së Republikës së Kosovës dhe ato të Shqipërisë, operojnë si një trup e vetme, duke shkëmbyer informacione edhe në aspektin profesional, në zbulimin e identitetit të personave e më pas, në bazë të kërkesave të veçanta kërkohet ndihmë në ndalimin e të dyshuarve në të dy shtetet”, bën të ditur komandanti i vijës së gjelbër për sektorin 5-së, Shaban Osmanollaj, transmeton RTK.

Sipas Osmanollajt, procesi për identifikimin e personave të implikuar në këtë rast është në fazën e parë, ndërsa imazhet e kapura në kamera, si dhe bashkëpunimi me policinë e shtetit Shqiptarë do të përshpejtojnë punën në identifikimin e tyre.

Në AKR të Prizrenit, aderojnë dhjetë të rinj

0

aderime ne akrDhjetë të rinjë kanë aderuar në Degën e AKR-së në Prizren. Kryetari i AKR-së, Naser Bresa tha se ky subjekt politik ka filluar të zgjerohet në Prizren.

“Dhjetë të rinj janë bërë pjesë e AKR-së”, tha Bresa.

Ai paralajmëroi se shumë shpejtë do të ketë aderime masive në AKR-në e Prizrenit.
“Ky është vetëm fillimi i aderimeve të fuqishme që do të ketë në të ardhmën në AKR të Prizrenit”, tha Bresa.

Ai tha se Dega e AKR-së në Prizren është mobilizuar për zgjedhjet e 8 qershorit.

“AKR në këto zgjedhje do të hyjë më e përgatitur në Prizren.Ne jemi duke punuar maksimalisht që me 8 qershor AKR të dalë fituese në Prizren”, tha Bresa. /PrizrenPress.com/

Shpërthejnë akuzat për përzgjedhje politike në krye të Bibliotekës Kombëtare

0

Bedri ZyberajVetëm pak orë pasi është bërë publik lajmi se Bedri Zyberaj është zgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, kanë shpërthyer akuzat se bëhet fjalë për përzgjedhje politike. Kandidatja Shukrije Rama është e bindur se është vepruar politikisht.

Zyberaj (51) i diplomuar në gjuhë e letërsi vjen në këtë pozitë nga Postë-Telekomi i Kosovës. Prej 2009-ës aty ka mbajtur pozitën e këshilltarit për media dhe marrëdhënie me publikun, ndërkaq në PTK kishte shkuar pas pesë vjetësh qëndrimi në paraburgim, si i akuzuar për krime lufte me të ashtuquajturin “Grupi i Prizrenit”. Por për dikë ardhja e tij në krye të institucionit më të lartë bibliotekar, për kundërkandidaten Rama, nuk është meritore. Zgjedhja e drejtorit bëhet më shumë se dy muaj pas intervistimit përderisa ka prapa një konkurs të dështuar.

“Me plot kompetencë them se bëhet fjalë për përzgjedhje politike e jo profesionale”, ka thënë Rama. Ajo ka shtuar se vetëm ajo nga nëntë kandidatët, të cilët ishin përzgjedhur për intervistë nga 20 sosh që kishin aplikuar, e ka njohur gjuhën angleze.

Rama ishte intervistuar bashkë me Zyberajn, Arsim Mehmetin, Halit Gashin, Rifadije Palojan, Nehat Krasniqin dhe Ramize Bajraktarin. Vërejtje në proces ka pasur edhe Ramize Bajraktari, e cila që nga mesi i tetorit e ushtron detyrën e drejtoreshës së BK-së pas dorëheqjes së Sali Bashotës nga pozita e drejtorit, i cili më vonë është vënë në krye të Këshillit Drejtues të këtij institucioni./Koha Ditore/

Dafina sulmon Genta Ismajlin: ‘Më ka marrë idenë e klipit’

0

Dafina-GentaPasi Genta Ismajli në bashkëpunim me Ardian Bujupi lancuan klipin e tyre të këngës “Feel”, Dafina Zeqiri ka bërë një postim në Twitter ku ka shkruar:

“Është mirë të dini se si inspironi këngëtare të tjera të bëjnë atë që ju bëni, që do të dëshironit të bëni dhe që do të bëni”, në gjuhën angleze.

Kjo ka ardhur pasi kënga e Gentës ka një fragment ku është në rrugë duke pritur një makinë, e ngjashme me skenëne klipit të Dafinës në këngës “Veç me tpas ty”.

Haradinaj: Nuk pranojmë spekulime parazgjedhore

0
Ramush Haradinaj 1Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka postuar sot në mëngjes qëndrimin e tij rreth spekulimeve për negociata parazgjedhore. Në profilin e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar:

“Nuk do hyjmë fare as në debate e as në spekulime parazgjedhore. Sepse duam që qytetarit të Kosovës, në të gjitha viset, pëllëmbë për pëllëmbë t’ia ofrojmë platformën tonë për DREJTIMIN E RI me të cilin do ta ndryshojmë gjendjen. Nuk kemi kohë të merremi me tjerët- Aleanca e ka vetëm një Aleat: qytetarin e vendit!

Sot do të qëndroj në Podujevë ku do të takohem me ndërmarrës e familje të vyera llapjane.
Pasdite në Ferizaj ku do shpjegojmë fjalë për fjalë platformën tonë për Arsim, Kulturë dhe Qeverisje të Mirë, Qeverisje me duar të Pastra!

Vendi im më njeh si njeri që e mbaj premtimin. Këso radhe, si asnjëherë më parë ndjehem i obliguar dhe motivuar që vendit tim t’i premtoj se do ta mbaj Fjalën. Për DREJTIM TË RI!”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij duke bërë të qartë që Aleanca do shkojë vet në këto zgjedhje.

Kijeva dëshiron të pavarësohet nga Malisheva

0

MalishevaKijevë me rrethinë edhe zyrtarisht ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komunës së Kijevës, pranë organeve kompetente të Republikës së Kosovës, përkatësisht në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.Sipas Grupit nismëtar për themelimin e Komunës së Kijevës, kjo është një kërkesë serioze që përfaqëson vullnetin e mbi 20.000 banorëve të territorit që kërkon statusin e Komunës.

“Procesi për Themelimin e Komunës së Kijevës ka filluar para 3 muajve, është zhvilluar në saje të bashkëpunimit dhe koordinimit të aktivitetit të përgjithshëm me fshatra.Përfaqësues dhe aktivist të fshatrave janë angazhuar dhe kanë punuar me vullnetin më të lartë.Fal punës dhe angazhimit të pakursyer të fshatrave është arritur edhe mbledhja e mbi 5.000 nënshkrimeve në formë peticioni, që fuqishëm justifikon vullnetin dhe seriozitetin e kësaj kërkese. Themelimi i Komunës së Kijevës ka si synim afrimin e shërbimeve më afër qytetarëve, zhvillimin ekonomik, si dhe hapjen e mundësive të reja në të gjitha sferat, për komunitetin e kësaj zone. Është kërkesë e interesit qytetar, vullnet i dës hmuar i qytetarëve të kësaj zone, nuk është projekt i nxitur apo motivuar nga asnjë subjekt politik apo grupacion i caktuar”, thuhet në një njoftim të Grupit Nismëtar për Themelimin e Komunës së Kijevës.

Daka: Kushdo që vjedh vota, do të dënohet

0

ValdeteDaka-zgjedhjetValdete Daka thotë se asnjë person i cili do të bëjë shkelje të rregullave në zgjedhje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Ajo thotë se KQZ në këtë drejtim është syhapur.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka është e bindur se asnjë komisionar në këto zgjedhje nuk do të jetë person i cili dyshohet se ka bërë mashtrime elektorale në të kaluarën.

“Nuk e besoj që do të mundë të emërohet komisionar ndokush që ka vjedhur vota. Ne kemi dërguar shkresën edhe në Prokurori edhe në Këshillin Gjyqësor, nga të cilët presim shumë shpejt emrat e atyre të cilët kanë qenë të përfshirë në keqpërdorimin e votës, apo që janë në cilëndo fazë të procedurës penale dhe ata do të eliminohen edhe nëse na vijnë si emra në KQZ”.

Në një intervistë dhënë për të përditshmen “Zëri”, Daka ka thënë se edhe për këto zgjedhje, askush nuk do të jetë mbi ligjin dhe se për shkelësit eventual të zgjedhjeve, nuk do të ketë aspak tolerancë.

“Edhe herën e kaluar kemi qenë syçelë. Po apeloj te subjektet politike që të fillojnë të punojnë me komisionarët e tyre që t’ua tërheqin vërejtjen që çdo shkelës i rregullave zgjedhore do të dënohet sipas ligjit dhe se nuk do të ketë tolerancë aspak, ashku sikur që nuk kishte tolerancë në zgjedhjet lokale 2013”, tha Daka.