Shpërthejnë akuzat për përzgjedhje politike në krye të Bibliotekës Kombëtare

Bedri ZyberajVetëm pak orë pasi është bërë publik lajmi se Bedri Zyberaj është zgjedhur drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, kanë shpërthyer akuzat se bëhet fjalë për përzgjedhje politike. Kandidatja Shukrije Rama është e bindur se është vepruar politikisht.

Zyberaj (51) i diplomuar në gjuhë e letërsi vjen në këtë pozitë nga Postë-Telekomi i Kosovës. Prej 2009-ës aty ka mbajtur pozitën e këshilltarit për media dhe marrëdhënie me publikun, ndërkaq në PTK kishte shkuar pas pesë vjetësh qëndrimi në paraburgim, si i akuzuar për krime lufte me të ashtuquajturin “Grupi i Prizrenit”. Por për dikë ardhja e tij në krye të institucionit më të lartë bibliotekar, për kundërkandidaten Rama, nuk është meritore. Zgjedhja e drejtorit bëhet më shumë se dy muaj pas intervistimit përderisa ka prapa një konkurs të dështuar.

“Me plot kompetencë them se bëhet fjalë për përzgjedhje politike e jo profesionale”, ka thënë Rama. Ajo ka shtuar se vetëm ajo nga nëntë kandidatët, të cilët ishin përzgjedhur për intervistë nga 20 sosh që kishin aplikuar, e ka njohur gjuhën angleze.

Rama ishte intervistuar bashkë me Zyberajn, Arsim Mehmetin, Halit Gashin, Rifadije Palojan, Nehat Krasniqin dhe Ramize Bajraktarin. Vërejtje në proces ka pasur edhe Ramize Bajraktari, e cila që nga mesi i tetorit e ushtron detyrën e drejtoreshës së BK-së pas dorëheqjes së Sali Bashotës nga pozita e drejtorit, i cili më vonë është vënë në krye të Këshillit Drejtues të këtij institucioni./Koha Ditore/

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit