12.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8615

Kurti: Tribunali, pikëpyetje për shtetësinë e Kosovës

0

AlbinKurti1205Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se më shumë është duke punuar për plotësimin e dëshirave të zyrtarëve në Serbi, se sa të qytetarëve të Kosovës.
Kurti, në mbledhjen e 14-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se Qeveria Thaçi, për katër vjet me radhë ka dëgjuar Serbinë dhe ia ka plotësuar dëshirat Daçiqit, kurse tash, së fundi, është kujtuar që për qytetarët e Kosovës që kanë fatin të jenë të punësuar, u është premtuar rritje pagash.

“Kjo është mënyrë tërësisht e gabuar për të udhëhequr me pushtetin dhe shtetin. Ne kemi nevojë për punësim, për kushte më të mira të punës, për shërbime më të mira publike, e jo për sjellje të tilla, ku kryeministri na shfaqet si pronar i buxhetit, të cilin e pranon vet që po e keqpërdor. E pranon vetë që është mbi ligjin e demokracinë”, është shprehur Kurti.

Duke folur për vazhdimin e mandatit të misionit të Bashkimit Evropian, EULEX, dhe formimit të gjykatës për hetimin e krimeve të supozuara të luftës, Kurti ka thënë se shtetësia e Kosovës është vënë në pikëpyetje.

“Nuk diskutohet më a do të jetë Tribunal apo jo, por cili do të jetë motivi. Dhe, nuk diskutohet më a do të jetë Tribunal apo jo, por cili do të jetë vendi i tij. Dhe, ne tash shantazhohemi – na thuhet, duhet ta zgjidhni të keqen më të vogël”.

“Na shkoi jeta duke e zgjedhur të keqen më të vogël. Duke e zgjedhur të keqen më të vogël ti e mirëmban të keqen. Pse të mos e zgjedhim të mirën? Prandaj, këtë shantazh të dyfishtë, Vetëvendosje e refuzon në mënyrë parimore”, ka deklaruar Kurti para anëtarëve të Vetëvendosjes,

Kurti ka kritikuar edhe misionin e EULEX-it, duke thënë se në vend se ky mision të japë llogari për punën dhe mospunën që ka bërë në Kosovë, të njëjtit, sipas tij, flasin për themelimin e një gjykate dhe bëjnë trysni të deputetët e Kuvendit që ta votojnë formimin e asaj gjykate.

Sipas Kurtit, kjo është e qëllimshme që ky mision të mos japë llogari as në Evropë, as në Kosovë.

Ndryshe, partitë politike opozitare, pos Vetëvendosjes, janë deklaruar se do ta mbështesin në Kuvend krijimin e një gjykate speciale për hetimin e krimeve të luftës që pretendohet se janë kryer në Kosovë.

Analisti politik, Halil Matoshi, në prononcimin dhënë Radios Evropa e Lirë, ka thënë se Kosova ka humbur mundësinë që të krijojë vetë një dhomë të veçantë për krime të luftës dhe tani, sipas tij, është para një akti të kryer.

“Është ditur që herë do kur do, nën presion ndërkombëtar Kosovës duhet ta ketë një mekanizëm për ndëshkimin e krimeve të supozuara nga raporti i Dick Martey. Praktikisht, vetëm sa është humbur shumë kohë dhe kemi ardhur në situatë kur presioni ka qenë shumë i fuqishëm, kështu që ky është një fakti i kryer. Dhe, është mirë që më në fund do të spastrohet tërë situata, do të spastrohet Kosova. Dhe, unë mendoj se Kosova fiton dhe nuk prishet imazhi i saj me krijimin e kësaj gjykate të veçantë”, ka vlerësuar Matoshi.

Sipas Matoshit, kundërshtimet që është duke i bërë Lëvizja Vetëvendosje, lidhur me formimin e kësaj gjykate, janë fushatë elektorale për të fituar pikë politike.

“Unë e dëgjova liderin e Vetëvendosjes kur thotë se do të duhej të krijohet një tribunal për gjykimin e krimeve të luftës të Serbisë (që Serbia i ka bërë në Kosovë). Mirëpo, Serbia e ka themeluar tashmë gjykatën, e cila deri më tash i ka dënuar serbët për pjesëmarrje në luftë në Kosovës dhe krimet e tyre, përafërsisht me mbi 400 vjet burg. Ndërkaq, në Kosovë pothuajse ende askush nuk ka dalë para drejtësisë për krimet e tilla të pretenduar”, është shprehur Matoshi.

Thuhet se java e ardhshme do të jetë vendimtare sa i përket krijimit të një gjykate speciale për hetimin e krimeve të luftës që pretendohet se janë kryer në Kosovë dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare personazhi real i Sali Protopapës

0

72469_10Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Sejfi Protopapa, personazhi real i Sali Protopapës në romanin “Komisari Memo” të shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, apo të filmi artistik shqiptar “I teti në bronz”.

Ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ishte vendosur që në vitin 1944, kur braktisi vendin e tij pas ardhjes së qeverisë komuniste. Pak muaj më parë teksa bëri një vizitë të shkurtër te të afërmit e tij në Shqipëri, në një intervistë për gazetarin e “Gazeta Shqiptare” Fatos Veliu, Sejfi Protopapa zbardhi të vërtetat e personazhit të Sali Protopapës në filmin e njohur.

Sejfi Protopapa ishte bir i një avokati me origjinë nga fshati Protopapë i Korçës. Ka lindur në Berat më 20 shkurt 1923. Arsimohet në vendlindje dhe në Itali. Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeç, emërohet komandanti i një çete të Ballit, që vepronte në zonën e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit.

Në vitin 1944 ai largohet përfundimisht nga Shqipëria për tu rikthyer vetëm në vitin 1991 pas rënies së komunizmit. Fillimisht vendoset në Itali dhe më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet për Fizikë Bërthamore. Ishte i martuar me një estoneze dhe baba i tre fëmijëve.

Vepra në të Zezë” i Yourcenar, ndër 100 romanet e shekullit XX

0

“Vepra në të Zezë” i Marguerite Yourcenar“Vepra në të Zezë” i Marguerite Yourcenar, është libri më i ri që vjen për lexuesin në shqip nga botimet IDK. Në romanin “Vepra në të Zezë”, Marguerite Yourcenar me personazhin e Zenonit, s’na rrëfen thjesht historinë tragjike të një njeriu të jashtëzakonshëm.

.Ajo ia del mbanë të na sjellë një tablo të gjallë, me gjithë ngjyrat e saj të pasura, të gjithë një epoke e të realitetit të saj të vrazhdë dhe brutal. Një botë ku përballen me ashpërsi Mesjeta me Rilindjen, teksa në horizont po mugullojnë filizat e kohëve moderne.

Zenoni është produkt i kësaj bote, por pak nga pak ky njeri i lirë kërkon të çlirohet prej saj dhe për këtë paguan një çmim të lartë.

Duhet theksuar fakti se, gazeta e mirënjohur “Le Monde” e ka shpallur librin “Vepra në të Zezë”, një ndër 100 romanet më të bukura të shekullit XX.

Zenit sjell në shqip poezitë e portugezit Fernando Pessoa

0

Fernando PessoaBotimet Zenit, solli për lexuesin shqiptar librin me poezi të autorit portugez Fernando Pessoa.

Fernando Pessoa konsiderohet si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX, për të gjithë botën dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj portugezë për të gjitha kohërat.

Ai ishte një poet, kritik, përkthyes, mendimtar, eseist tepër elegant, i thellë e misterioz, filozofik i kuptueshëm dhe i pakuptueshëm që admirohet sot në të gjithë botën.

Albini i gëzohet shkuarjes së Zogianit në Vetëvendosje

0

Avni ZogianiDrejtori ekzekutiv i Organizatës për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, të dielën i është bashkuar dhe zyrtarisht Lëvizjes “Vetëvendosje”. Nuk e mohoi që edhe më herët ka qenë i afërt me këtë subjekt, edhe pse ishte pjesëtarë i shoqërisë civile.
Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, e quajti këtë lajm të gëzueshëm për subjektin, të cilën ai udhëheq.

“Kam nderin e veçantë, që para gjithë juve ta them lajmin e gëzueshëm, për të gjithë ne, se në VV është bashkuar dhe aktivisti, i palodhshëm, i pandalshëm dhe i pakorruptueshëm i shoqërisë civile Avni Zogiani”, tha ai.

Ndërsa Avni Zogiani, i cili sapo u bë zyrtarisht pjesë e Vetëvendosjes, tha se vizioni i tij mund të realizohet vetëm në një subjekt si Vetëvendosja, e cila nuk ka qenë pjesëmarrëse në keqqeverisjet e kaluara.

“Kam mendu, meqenëse VV është e hapur dhe momentalisht ndoshta e vetmja parti, që nuk ka marrë pjesë në këto keqqeverisjet e kaluara. Kam mendu që është e mundshme, që ai vizion për të cilin jam angazhuar, për një kohë të gjatë, mundet me u realizu me VV. Duke qenë se është parti që nuk ka ansjë lloj lidhje me gjithë atë që ka ndodhur pas luftës në Kosovë, që kryesisht ka konsistu me mungesë totale të përgjegjësisë, me mungesë totale të mbisundimit të ligjit dhe të konsiderimit për nevojat e shoqërisë dhe qytetarit, në favor të përfitimeve grupore, individuale klanore. Vizioni im dhe puna ime që kam bërë deri sot, mendoj se mund të realizohet përmes VV-së ”, tha ai.

Ndërsa nuk e mohon afërsinë dhe bashkëpunimin e mëhershëm që ai kishte me VV-në.

“Gjithmonë ka qenë e ditur, që unë kam qenë dhe më herët më i afërt, nuk e kam fshehur afërsinë time me Vetëvendosjen, edhe gjatë aktiviteteve të mija si aktivist i shoqërisë civile”, tha ai.

Zogiani thotë se po i bashkohet një subjekti politik në prag të zgjedhjeve, me qëllim që të përmirësohet puna e Parlamentit, në fushën anti- korrupsion dhe atë të sundimit të ligjit. Ndërsa pohon se ka pasur oferta dhe nga partitë tjera, megjithëse nuk kanë qenë formale, por se ai si parti të vetme, ku mund ta realizojë vizionin e tij, ka parë vetëm VV-në.

Aviten PDK-LDK, e nis Grabovci me Rugovën

0

Grabovci rugovaNë prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dy partitë më të mëdha në vend, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës duket se po harrojnë inatet dhe kritikat në adresë të njëra-tjetrës, duke u përafruar shumë.
Nënkryetarët e dy partive më të mëdha në vend, Adem Grabovci i PDK-së dhe Haki Rugova i LDK-së, janë parë shumë të afërt dhe me shumë disponim në një ceremoni përurimi të rrugës.

Në fotografitë që i ka postuar Adem Grabovci në rrjetin e tij social në Facebook, nga ceremonia e përurimit të rrugës në fshatin Mojstir, shihen dy nënkryetarët tek e kanë muhabetin me birra.

“Duke pasur parasysh angazhimin dhe vizionin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçit dhe gjithë bashkëpunëtorëve tonë, premtoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të investojmë më qëllim të krijimit të kushteve për një jetë sa më komode të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Grabovci në postimin e tij në Facebook.

Universitetet njësoj edhe më me pak para

0

UP-rektoratiVendimi i Qeverisë, për t’u ndihmuar 60 mijë studentëve të universiteteve publike në vend tashmë është i pakthyeshëm.

Kështu thotë për Tribunën, vetë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Madje ai shton se qëndrimi i një pjese të opozitës së vendit kundër këtij vendimi, është i padrejtë në raport me studentët.

“Të gjithë këta që dalin kundër këtij vendimi, kushdo prej deputetëve apo prej opozitës, duhet ta kuptojnë se ata studentë nuk i kanë paratë e fëmijëve të tyre. Prandaj i ftoj që ta mbështesin sepse është në interesin e të gjithëve, që të krijohen kushte dhe rrethana të mjaftueshme për studentët”, tha kryeministri.

Sipas tij, investimi në studentët është investim për të ardhmen, investim në ekonomi e për krijimin e vendeve të reja të punës.Thaçi deklaron se Qeveria do të jetë e përgjegjshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e universiteteve publike dhe sipas tij në këtë drejtim nuk do ta kenë asnjë problem.

Presidentja rrezikon të shkelë Kushtetutën

0

Atifete jahjagaPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duke e ndjekur shembullin e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, po rrezikon ta shkelë edhe vetë aktin më të lart juridik të shtetit.

Nëse nuk e ndryshon draftin e letrës të cilin do t’ia dërgojë baroneshës Catherine Ashton, atëherë edhe ajo do ta bjerë ndesh me aktin më të lart juridik të shtetit, duke konfirmuar vazhdimësinë e punës së tre gjyqtarëve ndërkombëtarë, të cilëve u skadon mandati më 31 gusht të këtij viti.

“Unë konfirmoj emërimin e gjyqtarëve të EULEX-it, të emëruar në bazë të shkëmbimeve tona të mëparshme të letrave, prokurorëve që shërbejnë në EULEX – Kosovë, si dhe gjyqtarëve ndërkombëtarë që shërbejnë në Gjykatën Kushtetuese të emëruar nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar…”, thuhet në draftin e letrës, që zyrtarisht nuk është konfirmuar të jetë i versionit përfundimtar.

Vazhdimi i mandatit të treshes ndërkombëtare aktualisht nuk ka asnjë mbështetje ligjore dhe kushtetuese që nga koha e hyrjes në fuqi të amendamenteve që i kanë dhënë vulë përfundimit të fazës së mbikëqyrjes së pavarësisë.

Për më tepër, neni 152 i Kushtetutës, i cili e definonte përbërjen e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, është shlyer nga Kushtetuta, që nga shtatori i vitit 2012, kur edhe është shpallur “mëvetësia e plotë e shtetit”.

Derisa Presidenca hesht për këtë çështje, ekspertët kushtetues e cilësojnë antikushtetues vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtar. /Tribuna/

Miliona euro për fushatë

0

zgjedhjete123Partitë politike ende nuk i kanë llogaritur shpenzimet që do t’i bëjnë gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në muajin qershor. Sipas shoqërisë civile këto shpenzime nuk paraqesin kurrëfarë problemi për subjektet politike, pasi që këto po përfitojnë nga donatorët, të cilëve pastaj po ua kthejnë këtë shërbim me dhënien e tenderëve publik.

Analistët politik e shohin shqetësuese shumën të cilat subjektet politike i shpenzojnë gjatë fushatës parazgjedhore, megjithëse ata thonë se shuma e saktë e këtyre shpenzimeve nuk dihet, pasi që subjektet politike nuk i publikojnë raportet financiare dhe llogaritë bankare.Drejtoresha ekzekutive e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike në Komisionin Qendror Zgjedhor, Miradije Mavriqi, ka sqaruar për gazetën “Zërin” se shuma e lejuar për ta shpenzuar gjatë fushatës është 50 cent për votues..

Emigrimi ilegal na lë pa liberalizim

0

VizatKosova është afër liberalizimit të vizave, prandaj çdo tentim për të emigruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian, do ta dëmtojë seriozisht këtë proces. Ky ka qenë mesazhi që disa dhjetëra fytyra publike kanë tentuar që të shtunën t’ua përcjellin qytetarëve të Gjakovës, Deçanit, Junikut e Xërxes.

Ata kanë zbarkuar në këto qytete në kuadër të një fushate që ministria kosovare për Integrime Evropiane dhe zyra Zvicerane në Kosovë e kanë filluar në vendin tonë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rrezikun e emigrimit jo të rregullt dhe rëndësinë e procesit të liberalizimit të vizave, proces në të cilin po kalon Kosova.

Ky projekt po organizohet në stil të një turneu nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, me ç’rast aktorë, këngëtarë, sportistë, gazetarë e personalitete tjera të jetës publike kosovare po takohen e po bashkëbisedojnë me qytetarët, duke i njoftuar ata për ndikimin negativ që mund të ketë në procesin e liberalizimit të vizave emigrimi jo i rregullt./zeri/