13.5 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026
Home Blog Page 8617

NISMA për Kosovën edhe në qytetin e Therandës

0

NISMA-TherandëNISMA Për Kosovën sot e themeloi Këshillin Iniciues në qytetin e Therandës. Në këtë tubim me qytetarë ishin të pranishëm krerët e NISMËS per Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi ju drejtua qytetarëve duke u thënë se”ky brez i qytetarëve të Kosovës, nëse e kërkon ndryshimin duhet të veproj shpejt”.

“Tani është koha për ndryshime. Brezi ynë e ka për obligim ta përfundoj institucionalizimin e lirisë, demokracisë e të drejtësisë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik të atyre që marrin besimin qytetar në zgjedhjet e lira, të fshehta e demokratike. Keni arsye ta adresoni me drithërime mendje, zemre e dore besimin tuaj – për të ardhmen e fëmijëve tuaj! Nisma e ka vullnetin, guximin dhe përkushtimin politik për të përfunduar institucionalizimin e lirisë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tutje ka thënë se oferta jonë është fisnike, se qëllim parësor i yni është: “T’ua kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin në bijtë e tyre, në politikën dhe në shtetin e tyre, për të ardhmen tonë të përbashkët. NISMA me besimin tuaj e përkushtimin tonë mund dhe donë ta ndryshojë Kosovën tonë dhe këtij qëllimi fisnik jemi të obliguar t’i shërbejmë të gjithë. Ne synojmë që pluralizmi demokratik dhe konkurrenca demokratike t’i ketë të gjitha rrugët e hapura në Therandë si kudo në Kosovë. Nuk është mëkat, përkundrazi është obligim njerëzor i çdo qytetari të ketë mendim të lirë e konkurrent në çdo cep të Kosovës. Provoni fatin tuaj, me Nismën tonë të mbarë!”, shtoj Krasniqi.

Kurse, kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se, ne kemi ardhur këtu që ky qytet t’i tregoj Kosovës se Theranda është për ndryshime, si dhe NISMA është alternativa më serioze për ndryshimin e Therandës, për ndryshimin e gjithë Kosovës.

“Ju të rinjë që dëshironi gjendje më pozitive në Therandë, ju intelektualë që meritoni më shumë mirënjohjë dhe mundësi veprimi se sa c’farë ju ka sjellë kjo gjendje, sot zëri ynë po zgjerohet fuqishëm, ju jeni zëri i NISMA Për Kosovën në Therandë, ju jeni për tu angazhuar së bashku, për t’i thënë stop kësaj gjendje”, ka thënë Limaj

Limaj tha se, kemi ardhë këtu për të ua kthyer qytetin qytetarëve të Therandës, jemi ardhë këtu për të ngritur zërin ndaj padrejtësive që ju është bërë dhe po bëhët me punëtorët e “Ballkanit”, kemi ardhur këtu për tu thënë se ky qytet duhët të qeveriset nga ju, këtë qytet duhet ta ndërtojnë institucionalisht dhe moralisht gjeneratat e reja, qytetarët që kanë biografi me një të kaluar të suksesëshme dhe ambicje pozitive për Therandën.

“Duam njerëz që zërin tuaj ta përfaqësojnë në Parlamentin e Kosovës, sepse Theranda përfaqësohet nga njerëz që për katër vite kurr nuk mund t’i takoni në Therandë. Zëri juaj duhët të dëgjohët në të gjitha fushat e zhvillimeve të Kosovës”, tha Limaj.

“Theranda dhe qytetarët e saj kanë nevojë për mbështetje më të madhe në fushën e bujqësisë. Nuk është as plan, e as projekt të ju premtohet bujqëve të holla në kohë fushate sepse kjo është blerje, e qeveria nuk duhet blerë qytetarët e vet por ajo duhet ndihmuar ata duke hartuar strategji për ngritjen e prodhimit dhe përmirësimin e mirëqenjes së bujkut”, tha Limaj.

Limaj një rëndësi të veçantë i dha edhe fushës së turizmit, për të cilën tha se duhet të punohet me projekte afatgjata që mund t’i sjellin të mira qytetarëve të vendit. Poashtu Limaj ju drejtua qytetarëve duke u thënë se NISMA kërkon nga ju të mos frigoheni, askush nuk guxon të ju shantazhoj, sepse NISMA është pranë jush për ta ndryshuar këtë gjendje në Therandë.

Ndërsa kordinatori i sapo zgjedhur i NISMA Për Kosovën në Therandë, Shaban Gallopeni ka thënë se Theranda kurr nuk ka qënë në gjendje me të rëndë se sot, andaj sot jemi këtu për të kërkuar nga të gjithë që të bashkohemi me NISMËN Për Kosovën dhe të fillojmë së bashku ta ndryshojmë qytetin e Therandës. “NISMA Për Kosovën është alternativa më e mirë që jep mundësi dhe hapsirë veprimi për të gjithë qytetarët që kanë vullnet të mirë për ta ndryshuar këtë vend”, ka thënë Gallopeni.

Pas mbylljes së tubimit, drejtuesit e NISMA Për Kosovën, Limaj dhe Krasniqi vizituan grevistët e fabrikës “Ballkan” në Therandë, të cilët prej kohësh janë në grevë për shkak të mos marrjes së 20 përqindëshit nga AKP-ja që nga privatizimi i kësaj ndërmarrjeje. /PrizrenPress.com/

Në Lugishtë të Hasit, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në 15 vjetorin e rënies

0

Lugishte-Has-martiretNë Lugishtë të Hasit, sot është mbajtur manifestim përkujtimor në nderim të 8 dëshmorëve dhe 46 martirëve të këtij lokaliteti. Bashkëfamiljarë të dëshmorëve dhe martirëve, invalid e veteran të UÇK-së, banorë të Hasit dhe zyrtarë të institucioneve të ndryshme ishin të pranishëm në këtë manifestim kushtuar të rënëve për Liri.

Pjesë e këtij aktiviteti përkujtimor ishte edhe kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, i cili para të pranishmëve tha se në këtë takim po e përkujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së, duke shtuar se të rënët për Liri u shndërruan në themeltar të Pavarësisë së Kosovës dhe kujtimi për ta është edhe thesar për brezat e rinj, transmeton TVPz.

Në emër të fshatit foli Bekim Nerjovaj, i cili tha se ky lokalitet me dhembje por edhe krenari kujton të gjithë ata që u flijuan për Lirinë të cilën e gëzojmë ne sot.

Në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorëve dhe martirëve të Lugishtës, u shfaq edhe një program i pasur artistik.

Mbledhje “e papritur” e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në Kukës

0

Erion VeliajMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë një vizite të zhvilluar në një prej bizneseve fason në qytetin e Shkodrës, ka deklaruar se qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Kukës më 16 prill.

Veliaj ka cilësuar si të pavërtetë aludimin se qeveria “Rama” po investon më shumë në jug sesa në veri.

“Është një qeveri e të gjitha shqiptarëve ka financuar aq projekte në Shkodër saç ka financua dhe në Gjirokastër. Për ta provuar këtë, qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës do të mblidhen në Kukës me rastin e 15-vjetorit të eksodit të madh kosovar”, tha ministri, raporton Respublica.

Lajmi për një mbledhje të tillë është shprehur sot për herë të parë publikisht. Deri tani dihej se mbledhja e radhës e përbashkët do të mbahej në Vlorë.

LDK-ja e AAK-ja mbështesin Tribunalin, VV-ja kundër

0

Kuvendi-ldkJava e ardhshme thuhet se do të jetë vendimtare sa i përket krijimit të një gjykate speciale për krime lufte që pretendohet se janë kryer në Kosovë.

Partitë politike opozitare, pos Vetëvendosjes, janë deklaruar se do ta mbështesin në Kuvend krijimin e kësaj gjykate. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, tha se edhe pse formimi i një gjykate të tillë është çështje e ndjeshme, Lidhja Demokratike e Kosovës, në parim do të përkrahë një kërkesë të tillë.

“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it, deri në mes të qershorit 2016, duhet të bëhet, por që tani konsiderojmë që edhe Gjykata Speciale për Krime të pretenduara në raportin e zotit Marti duhet të vihet në Kuvend në rend të ditës dhe ne, si LDK, do ta formalizojmë sigurisht qëndrimin në organin kompetent, në Kryesinë e LDK-së. Unë mund të them se atmosfera është që të jetë pro një votimi të tillë”, tha Beqiri.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se e përkrah votimin në Kuvend për krijimin e Tribunalit për Kosovën.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, theksoi se Kuvendi duhet të marrë vendim për këtë gjykatë, e jo që për një gjë të tillë të vendosë Këshillit të Sigurimit i OKB-së.

“Ne e përkrahim votimin e kësaj gjykate, për dy arsye: E para ne kemi interes të përmbyllen thashethemet rreth hetimeve, rreth asaj që është thënë në vazhdimësi. Dhe, e dyta, nuk dëshirojmë që për një temë të tillë të merret Këshilli i Sigurimit. Pra, kemi një qëndrim parimor dhe vazhdojmë ta mbajmë këtë qëndrim”, deklaroi Haradinaj në një konferencë për media, pas takimit që pati me kampionin botëror të boksit, Haxhi Krasniqi.

Haradinaj shtoi, po ashtu, se hetimet, të cilat do t’i bëjë kjo gjykatë, nuk kanë mundur të bëhen nga gjykatat vendore, dhe si rrjedhojë ato duhet të bëhen nga ndërkombëtarët.

“Pra, këto hetime që kanë ndodhur në Kosovë, nuk janë të karakterit vendor, janë të një karakteri ndërkombëtar. Vetvetiu ekuivalent me nivelin e hetimeve duhet të jetë edhe niveli i gjykatës. Në rast se nuk t’i ka besuar hetimet bashkësia ndërkombëtare, nuk po ta beson as gjykimin e të gjeturave”.

“Pra, është një epilog gati se i pashmangshme real i asaj se si kemi arritur deri këtu. Unë kam shprehur vërejtjet e mia në institucionet e vendit me Qeverinë, me mënyrën e menaxhimit të Gjyqësorit, për mënyrën e menaxhimit të temave në vazhdimësi, por tani është vonë t’i adresojmë kritika dikujt, sepse proceset po ndodhin”, tha Haradinaj.

Haradinaj, duke folur para gazetarëve, për gjykatën dhe imazhin e Kosovës thanë se imazhi i Kosovës është dëmtuar me faktin se është dashur të bëhen hetime, mbi bazën e raportit të euro-deputetit Dick Marty.

Kurse, Beqiri tha se LDK-ja nuk është e kënaqur se si janë duke funksionuar organet e sistemit të drejtësisë, por mosfunksionimi i gjykatave në vend nuk është preteksti kryesor se pse duhet të formohet Tribunali.

“Ka interferime në punën e organeve të drejtësisë. Nuk po them që ky është preteksti kryesor se pse do të duhej ne të përkrahnim themelimin e kësaj gjykate. Sidoqoftë, është parë si e domosdoshme dhe kemi ardhur para një situate që ekzistojnë këto dy mundësi – ajo që e thashë më herët, të votohet në Kuvendin e Kosovës themelimi i një gjykate të tillë, apo të shkojë në Këshillin e Sigurimit dhe ne sigurisht jemi për variantin e parë”, pohoi Beqiri.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje u shpreh e pozicionuar qartë kundër themelimit të kësaj gjykate. Glauk Konjufca tha se me formimin e këtij mekanizmi, do t’u bëhet dëm interesave kombëtare shqiptare.

“Mendoj se krijimi i këtij tribunali do t’i bënte shumë dëm interesit kombëtar shqiptar përgjatë dy viteve të ardhme, së paku deri në vitin 2016. Në të gjitha mediat, shqiptarët do të portretizohen jo si çlirimtarë, por si njerëz që janë marrë me krime shumë të dyshimta siç është procesi gjyqësor për trafikim organesh”, deklaroi Konjufca. /REL/

Tribunali për Kosovën, jo para 2015-s(?)

0

Gjykata-qekiqiNjë tribunal do të shuhet në Hagë, deri në fund të këtij viti, kurse një tjetër pritet të funksionojë si selia e jashtme e një Gjykate Speciale të Kosovës për krime të luftës.

Ky tranzicion ishte paraparë që nga fillimi i shtjellimit të temës së Gjykatës Speciale, e cila në praktikë do të llogaritet si Gjykatës e Kosovës, dhe jo e Kombeve të Bashkuara, siç është aktualisht i mandatar Tribunali i Hagës, thotë një diplomat perëndimor.

Holandës i është kërkuar nga Bashkimi Evropian, që Haga të jetë vendi ku do të zhvillohet një pjesë e ndjeshme gjatë proceseve gjyqësore që pritet të iniciohen nga hetimet e bëra nga kryeprokurori i Task Forcës Speciale të Hetimeve, që udhëheq Clint Williamson.

Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se kjo kërkesë është bërë nga Brukseli, qysh para se të merrej vendimi që Prishtina të jetë kryeqendra e Gjykatës Speciale.

“Holandës i është kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ketë gjykatë aty. Ndërkohë, e dini se çështja ka evoluar, dhe tani do të ketë gjykatë këtu [në Prishtinë] dhe një aneks diku tjetër, ku dëshmitarët do të rrëfeheshin, dhe ku materiali sensitiv do të ruhej. Për këtë gjë, Bashkimi Evropian ka kërkuar Hagën që të jetë nikoqire e kësaj (gjykate)”, ka thënë Bosch.

Të premten, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka dërguar një letër njoftimi kryediplomates evropiane Catherine Ashton, të cilën e informon për nevojën e themelimit të Gjykatës Speciale, me selitë brenda dhe jashtë vendit, për të adresuar akuzat e ngritura në raportin e Dick Martyt.

Sipas ambasadorit holandez në Prishtinë, Holanda ende nuk ka marrë vendim të prerë për ta bërë Hagën si seli të dytë të Gjykatës Speciale për Kosovën.

“Holanda është përgjigjur se marrë parasysh që ne e konsiderojmë Hagën, të jetë kryeqyteti juridik i Evropës, atëherë ne jemi të vullnetit që të marrim në konsideratë këtë kërkesë, sepse ne mendojmë që pretendimet e bëra në raportin e Dick Martyt janë shumë serioze. Ato duhet të hetohen. Nëse s’janë të vërteta [pretendimet], njerëzit munden përmes këtij procesi të shfajësohen dhe të thuhet se ata më nuk janë të fajshëm”, është shprehur ambasadori Bosch.

Diplomati holandez ka bërë të ditur se Amsterdami zyrtar nuk është i gatshëm që këtë çështje ta zgjidh sido.

“Duam të kemi një bazë shumë të mirë juridike. Kjo gjë duhet të bëhet nga profesionistët. Dua të them se ka shumë kushte. E gjithë kjo është në një fazë të hershme. Jemi duke negociuar me Bashkimin Evropian. Gjykata sigurisht se nuk do të jetë funksionale para fillimit të vitit të ardhshëm”, ka thënë ai.

Një prej gjërave më të rëndësishme, për të ardhmen e këtyre planeve, sipas diplomatit holandez, është të pritet të shihet se çka do të prodhojë Task Forca Speciale Hetuese, e Clint Williamsonit.

Ky diplomat amerikan është duke hetuar tash e tri vjet pretendimet e përshkruara në raportin “Trajtimi jonjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, ndërsa gjetjet e tij, siç ka paralajmëruar ambasadorja amerikane, Tracey Ann Jacobson, Williamson pritet t’i paraqesë në gjysmë-vjetorin e parë të këtij viti.

“Ta shohim se a do të dalë gjë prej tij [Clint Williamson] apo jo. S’i dihet. Ndoshta ai do të thotë se s’ka asgjë për të hetuar. Kështu që nëse nuk ka aktakuzë, atëherë nuk do të ketë Gjykatë Speciale”, ka thënë ambasadori Robert Bosch.

“Këtu është e tërë çështja. Nëse nuk ka padi, atëherë nuk ka asnjë arsye për të bërë Gjykatë [Speciale]. Mirëpo, prapë se prapë, nuk e dimë. Marrë parasysh se ende po flasim për këtë gjë, atëherë po supozoj se mund të ketë diçka. Por, nuk e di. Andaj po themi se gjithçka është në fazën fillestare. Jemi të gatshëm ta mendojmë këtë gjë [Haga si Tribunal i dytë]! Por, nën kushte të posaçme. Në veçanti duam të shohim se cilësia është e garantuar”, ka shtuar ai.

Faktori ndërkombëtar ka intensifikuar përgatitjet për Tribunalin Special për Kosovën, ndërsa ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të miratojë themelimin e tij.

Sipas diplomatit holandez, Gjykata Speciale për Kosovën, do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës, por hisedar do të jetë edhe Bashkimi Evropian.

“Gjykata është me ligje të Kosovës, por nën ombrellën e EULEX-it. Edhe pse z. Clint Williamson ishte në Bruksel, por ai de jure është nën EULEX. Ai punon për EULEX-in. Dhe kështu do të mbetet. Por, gjykata është sipas ligjeve të Kosovës”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch.

Krasniqi: Vështirë se do të ketë zgjedhje në fillim të qershorit

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, deklaratat e përfaqësuesve politikë për mbajtjen e zgjedhjeve në fillim të qershorit, i quan si tendencë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet ditore.

Ai në një prononcim për lajmi.net thotë se nuk beson që subjektet më të mëdha politike mund të jenë të gatshme që të hyjnë në zgjedhje në fillim të qershorit.

Krasniqi vlerëson se shpërbërja e Kuvendit të Kosovës do të duhej të ndodhë pas votimit të Gjykatës Speciale për Krime Lufte dhe vazhdimit të mandatit të EULEX-it.

Por, dyshon se partitë më të mëdha politike në Kuvend, do të jenë njëzëri për shpërbërjen e Kuvendit edhe pas votimit të këtyre dy çështjeve.

“Krejt çfarë unë mund të themë është se nuk ka ndonjë datë që po flitet sa i përket mbajtës së zgjedhje. Krejt këto janë deklarime të individëve për shpërqendrim të vëmendjes prej problemeve tjera dhe janë duke u marrë me këtë dhe unë nuk shoh diçka konkrete”

“Ligji ende nuk është ardhur për tu miratuar në lexim të dytë kështu që në Kushtetutë thuhet që gjashtë muaj pas miratimit të ligjit mund të mbahen zgjedhjet, por në anën tjetër, nuk e di nëse partitë politike janë dakorduar për ndonjë datë, nuk kam ndonjë informatë të saktë se zgjedhjet mund të mbahen në qershor”.

“Shpërbërja e Kuvendit mund të bëhet me vullnet të partive politike dhe duke u votuar në Kuvend. Kjo i ka ndoshta anët e veta negative dhe pozitive. Koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve do të ishte qershori, por nuk e di sa janë të gatshme subjektet më të mëdha politike që janë në Kuvend për të shkuar në zgjedhje në qershor”.

“Sipas gjitha gjasave, partitë politike janë të gatshme që ta bëjnë këtë dhe pastaj nuk e di sa do të pajtoheshin pas votimit të vazhdimit të mandatit të EULEX-it, që të shkohet në shpërbërjen e Kuvendit. Unë nuk shoh diçka serioze në këtë drejtim dhe është shumë e vështirë ta krijosh një lajm të saktë për këtë çështje”.

Sa i përket kohës së futjes në rend dite nga Kuvendi i Kosovës çështjen e mandatit të EULEX-it dhe Gjykatës Speciale, Krasniqi është shprehur se së pari duhet të bëhet nënshkrimi i dokumenteve nga Presidenca dhe Qeveria, pastaj të futen në Kuvend.

“Së pari kjo duhet mu nënshkrua nga Presidentja, pastaj Qeveria me dhënë si një marrëveshje ndërkombëtare, marrëveshje prej dy tre neneve dhe pastaj kur të vjen në formë të tillë mundë të hyj në Kuvend. Në Kuvend mund të hyjë edhe me procedura të shmangies”.

Ai ka thënë se partia e tij, Nisma për Kosovën, është e gatshme për zgjedhje kur do që ato të mbahen, por shprehet se më mirë do të ishim përgatitur për ma vonë.

Berisha: Nuk duhet t’i frikësohemi Gjykatës Speciale

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit (BD), Zafir Berisha, ka thënë se Kosova është para aktit të kryer në raport me themelimin e Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Berisha në një prononcim për “Epokën e re”, ka thënë se Kosova nuk ka fuqi juridike dhe politike për ta kundërshtuar këtë Gjykatë Speciale.

“Tashmë gjithçka është vonë. Fajin kryesor për këtë e kanë njerëzit të cilët kanë lejuar që Kosova të vijë deri para një akti të kryer. Kosova nuk ka as fuqi politike e as juridike për ta ndaluar themelimin e këtij tribunali. Përndryshe, themelimi i çfarëdo tribunali, i cili krijohet ekskluzivisht për UÇK-në, është atak që i bëhet luftës çlirimtare, për kohën kur dihet se kush ka bërë krime në Kosovë. Gjykata ndërkombëtare ka funksionuar në Kosovë dhe faktikisht vazhdon të funksionojë. Unë s’i kam të qarta detajet e këtij tribunali. Nuk e di se me çfarë do të merret ky tribunal, apo gjykatë speciale”, ka deklaruar Berisha.

Ai ka thënë se edhe po të jetë kundër kësaj Gjykate Speciale çdo gjë ka marrë fund. “Edhe po të jem kundër, kjo çështje tashmë është punë e kryer”, është shprehur Berisha.

Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se kjo gjykatë mund ta dëmtojë imazhin e Kosovës.

“Padyshim. Një tribunal i cili bëhet ekskluzivisht për UÇK-në e dëmton imazhin e Kosovës. Nuk ka kurrfarë logjike të krijohet një tribunal ose gjykatë speciale e cila merret ekskluzivisht vetëm me njërën palë, kur dihet se agresori ka qenë Serbia. Nëse Dick Marty pretendon se ka pasur krime, kur dihet se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare, kurse Serbia ka qenë okupatore, e cila ka bërë luftë gjenocidale në Kosovë. Për vetë faktin se ky tribunal do të merret me krimet e supozuara të Dick Martit nga UÇK-ja, faktikisht është një imazh i keq për luftën çlirimtare”, ka theksuar Berisha.

Por, ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Vërrinit në Prizren, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare. Sipas tij, të gjitha akuzat e ngritura kundër luftëtarëve të lirisë bazën e kanë në Beograd.

“2 milionë për qind jam i bindur se UÇK-ja ka bërë luftë të pastër dhe nuk kemi kurrfarë arsye të fiksohemi. Gjykatat e UNMIK-ut dhe EULEX-it kanë dështuar në ndjekjet që kanë bërë për shkak se 90 për qind e dosjeve janë bërë nga Serbia. Këtu ka qenë dështimi i gjykatës ndërkombëtare. Në kemi rastin e Haradinajt dhe Limjat, ku shumë dosje dhe dëshmitarë që kanë dëshmuar kundër tyre kanë që të ndikuar nga Serbia. Dyshoj se edhe me këtë rast, me tribunalin që po pretendohet të krijohet, dosjet për ndjekje e kanë bazën në Beograd”, ka thënë Berisha.

Nexhmije Pagarusha merr nënshtetësinë

0

NexhmijePagarusha-dekorohetBilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha në moshën 80-vjeçare është bërë shtetase e Shqipërisë. Prej 4 vjetësh ajo priste të merrte pasaportën shqiptare dhe tani ajo i është dhënë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.Pagarusha është shprehur mjaft e lumtur, duke e cilësuar marrjen e nënshtetësisë shqiptare si një dhuratë të madhe pavarësisht pritjes së gjatë për të.

“Kam pritur në të vërtetë shumë, por më në fund u realizua. Së shpejti do të vizitojë djalin, nipërit dhe vëllain në Zvicër. Nuk mundesha të ndiqja rrugët e tjera zyrtare për t’u pajisur me një vizë dhe tani ndihem me të vërtet e lumtur që do të më jepet kjo mundësi, megjithëse nuk e di sesa do ta shfrytëzoj. Kam dashur prej kohësh të kisha nënshtetësinë shqiptare, tani do ta ruaj me shumë xhelozi deri në momentet e fundit të jetës”, është shprehur Nexhmije Pagarusha.

Zyrë për bashkëpunim me Gjykatën Speciale edhe në Beograd?

0

Serbia-BeogradE përditshmja serbe, Politika, ka shkruar se në Serbi do të ketë një Zyrë për bashkëpunim me Gjykatën për Krime Lufte në Kosovë. Thuhet se, kjo zyrë do të bashkëpunojë lidhur me provat që mund t’i ketë pala serbe.
Një zyrë për bashkëpunim me Gjykatën për Krime të Luftës në Kosovë, do të jetë edhe në Beograd.

Kështu shkruan e përditshmja beogradase “Politika”, sipas së cilës, kjo zyrë do të ketë rolin të njëjtë me atë të Tribunalit të Hagës për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.

Sipas Politikës, kjo zyrë pritet të hapet, pasi që, sikurse Shqipëria ashtu edhe Serbia është palë e punës së kësaj gjykate dhe nevojitet bashkëpunim.

Politika shkruan se selia e kësaj Gjykate sipas të gjitha gjasave pritet të jetë në Hagë ose në Bruksel

Del Ponte: Hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojn

0

Carla-Del-PonteCarla Del Ponte nuk shpreson se do të kenë sukses hetimet për trafikim të organeve në Kosovë. Ajo thotë se procesi i hetimeve nuk do të duhej të dështonte. Skepticizmi i saj bazohet në prokurorët e huaj në Kosovë.

Ish-kryeprokurorja e Trubunalit për Krime Lufte në ish-Jugosllavinë, Carla del Ponte, ka thënë se hetimet për trafikim të organeve në Kosovë, do të dështojnë.

Në një intervistë për “Preshevajonë”, Del Ponte tha se prokurorët nuk do të gjejnë prova për trafikim të organeve, ndonëse ajo do të shpresonte ndryshe.

“Hetimet për trafikun e organeve në Kosovë nuk do të ketë sukses, do të dështojnë”.

“Nuk ka asgjë nga hetimet për trafikun e organeve në Kosovë dhe mendoj se kjo aferë do të dalë e pasuksesshme, do të dështojnë. Mesa di unë aty në krye të hetuesive këto tri vitet e fundit gjendet një amerikan. Prandaj, mendoj se hetuesit mbi trafikun e organeve në Kosovë, nëse paska pasur, ato do të mund të dështojnë, megjithëse unë do të kisha shpresuar ndryshe, që hetuesit në Kosovë të rezultojnë me sukses, për çka nuk e besoj”.