16.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

NISMA për Kosovën edhe në qytetin e Therandës

NISMA-TherandëNISMA Për Kosovën sot e themeloi Këshillin Iniciues në qytetin e Therandës. Në këtë tubim me qytetarë ishin të pranishëm krerët e NISMËS per Kosovën.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Jakup Krasniqi ju drejtua qytetarëve duke u thënë se”ky brez i qytetarëve të Kosovës, nëse e kërkon ndryshimin duhet të veproj shpejt”.

“Tani është koha për ndryshime. Brezi ynë e ka për obligim ta përfundoj institucionalizimin e lirisë, demokracisë e të drejtësisë, por kjo nuk bëhet pa vullnetin politik të atyre që marrin besimin qytetar në zgjedhjet e lira, të fshehta e demokratike. Keni arsye ta adresoni me drithërime mendje, zemre e dore besimin tuaj – për të ardhmen e fëmijëve tuaj! Nisma e ka vullnetin, guximin dhe përkushtimin politik për të përfunduar institucionalizimin e lirisë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi tutje ka thënë se oferta jonë është fisnike, se qëllim parësor i yni është: “T’ua kthejmë qytetarëve shpresën dhe besimin në bijtë e tyre, në politikën dhe në shtetin e tyre, për të ardhmen tonë të përbashkët. NISMA me besimin tuaj e përkushtimin tonë mund dhe donë ta ndryshojë Kosovën tonë dhe këtij qëllimi fisnik jemi të obliguar t’i shërbejmë të gjithë. Ne synojmë që pluralizmi demokratik dhe konkurrenca demokratike t’i ketë të gjitha rrugët e hapura në Therandë si kudo në Kosovë. Nuk është mëkat, përkundrazi është obligim njerëzor i çdo qytetari të ketë mendim të lirë e konkurrent në çdo cep të Kosovës. Provoni fatin tuaj, me Nismën tonë të mbarë!”, shtoj Krasniqi.

Kurse, kryetari i Kryesisë së NISMA për Kosovën Fatmir Limaj ka thënë se, ne kemi ardhur këtu që ky qytet t’i tregoj Kosovës se Theranda është për ndryshime, si dhe NISMA është alternativa më serioze për ndryshimin e Therandës, për ndryshimin e gjithë Kosovës.

“Ju të rinjë që dëshironi gjendje më pozitive në Therandë, ju intelektualë që meritoni më shumë mirënjohjë dhe mundësi veprimi se sa c’farë ju ka sjellë kjo gjendje, sot zëri ynë po zgjerohet fuqishëm, ju jeni zëri i NISMA Për Kosovën në Therandë, ju jeni për tu angazhuar së bashku, për t’i thënë stop kësaj gjendje”, ka thënë Limaj

Limaj tha se, kemi ardhë këtu për të ua kthyer qytetin qytetarëve të Therandës, jemi ardhë këtu për të ngritur zërin ndaj padrejtësive që ju është bërë dhe po bëhët me punëtorët e “Ballkanit”, kemi ardhur këtu për tu thënë se ky qytet duhët të qeveriset nga ju, këtë qytet duhet ta ndërtojnë institucionalisht dhe moralisht gjeneratat e reja, qytetarët që kanë biografi me një të kaluar të suksesëshme dhe ambicje pozitive për Therandën.

“Duam njerëz që zërin tuaj ta përfaqësojnë në Parlamentin e Kosovës, sepse Theranda përfaqësohet nga njerëz që për katër vite kurr nuk mund t’i takoni në Therandë. Zëri juaj duhët të dëgjohët në të gjitha fushat e zhvillimeve të Kosovës”, tha Limaj.

“Theranda dhe qytetarët e saj kanë nevojë për mbështetje më të madhe në fushën e bujqësisë. Nuk është as plan, e as projekt të ju premtohet bujqëve të holla në kohë fushate sepse kjo është blerje, e qeveria nuk duhet blerë qytetarët e vet por ajo duhet ndihmuar ata duke hartuar strategji për ngritjen e prodhimit dhe përmirësimin e mirëqenjes së bujkut”, tha Limaj.

Limaj një rëndësi të veçantë i dha edhe fushës së turizmit, për të cilën tha se duhet të punohet me projekte afatgjata që mund t’i sjellin të mira qytetarëve të vendit. Poashtu Limaj ju drejtua qytetarëve duke u thënë se NISMA kërkon nga ju të mos frigoheni, askush nuk guxon të ju shantazhoj, sepse NISMA është pranë jush për ta ndryshuar këtë gjendje në Therandë.

Ndërsa kordinatori i sapo zgjedhur i NISMA Për Kosovën në Therandë, Shaban Gallopeni ka thënë se Theranda kurr nuk ka qënë në gjendje me të rëndë se sot, andaj sot jemi këtu për të kërkuar nga të gjithë që të bashkohemi me NISMËN Për Kosovën dhe të fillojmë së bashku ta ndryshojmë qytetin e Therandës. “NISMA Për Kosovën është alternativa më e mirë që jep mundësi dhe hapsirë veprimi për të gjithë qytetarët që kanë vullnet të mirë për ta ndryshuar këtë vend”, ka thënë Gallopeni.

Pas mbylljes së tubimit, drejtuesit e NISMA Për Kosovën, Limaj dhe Krasniqi vizituan grevistët e fabrikës “Ballkan” në Therandë, të cilët prej kohësh janë në grevë për shkak të mos marrjes së 20 përqindëshit nga AKP-ja që nga privatizimi i kësaj ndërmarrjeje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Veshja Tradicionale e Hasit 1980 & 2024

Antropologia amerikane, Janet Reineck, e cila merret me kulturën dhe trashëgiminë shqiptare, ka publikuar fotografi të veshjeve tradicionale të rajonit të Hasit. Përmes fotove...

Koha dritëplotë

Lajmet e Fundit