21.6 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026
Home Blog Page 8627

Tribunali, i pashmangshëm, më mirë të votohet

0

Zhbogar6-13Sipas Samuel Zhbogarit, përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Tribunali do të jetë për të trajtuar rastet individuale, dhe ai në asnjë mënyrë nuk është as kundër Kosovës, as kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Bashkimi Evropian e kupton se sa e vështirë është për Kosovën të trajtojë çështjen e krijimit të një gjykate speciale për të trajtuar akuzat e mundshme që dalin nga raporti i Dick Martyt – shkruan ‘Koha Ditore’.

Por themelimi i Tribunalit të tillë është tashmë i pashmangshëm dhe zgjedhja është nëse kjo do të bëhet me pajtimin e Kosovës nga Bashkimi Evropian, ose, në rast të refuzimit nga Kosova, të bëhet përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së, si një Tribunal Special i Kombeve të Bashkuara.

Kështu e shpjegon situatën përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, në një intervistë për “Kohën Ditore”. Zhbogar në vazhdim thotë se opsioni i krijimit të Tribunalit me pajtimin e kosovarëve është shumë më i favorshëm për vetë Kosovën, meqë gjykata do të jetë në kuadër të sistemit të Kosovës, me një pjesë të saj në një vend të BE-së, me gjykatës ndërkombëtarë, të cilët brenda disa viteve të ardhshme do ta mbyllin përfundimisht çështjen.

Ndërsa, shton ai, opsioni i dytë – ai i krijimit të një Tribunali nga OKB-ja – do nënkuptonte një proces të pafund, në duar të OKB-së, që mund të zvarritet pafundësisht.

Më e rëndësishmja, sipas Zhbogarit, është se Tribunali do të jetë për të trajtuar rastet individuale, dhe ai në asnjë mënyrë nuk është as kundër Kosovës, as kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në intervistë, Zhbogar flet edhe për transformimin e EULEX-it, për dialogun me Serbinë dhe për situatën në veri të Kosovës.

Ish-rektori dhe prorektorët i morën edhe laptopët e telefonat e UP-së

0

UP-rektoratiKur lëshuan objektin e Rektoratit në muajin shkurt, menaxhmenti i dorëhequr i universitetit “Hasan Prishtina” në krye me ish-rektorin, Ibrahim Gashi, morën me vete edhe laptopët dhe telefonat mobilë, të cilët u ishin dhënë për shfrytëzim në fillim të mandatit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Menaxhmenti i ri i universitetit tash po kërkon që këto pajisje teknologjike të kthehen, duke mos pranuar shpenzimin e mjeteve për blerje të reja.
Vetë ish-rektori Gashi nuk është përgjigjur për këtë çështje, kurse prorektorët thonë se atyre nuk u ka kërkuar askush kthimin e pajisjeve.

Madje, ata do të preferonin që të jepnin para në vlerën e tyre nëse kjo u lejohet e të mos i kthejnë për shkak se, siç thonë ata, mund t`u cenohet privatësia. Për krejt këtë ka mbetur të vendosë Këshilli Drejtues i UP-së.

Krasniqi: UÇK-ja nuk ka faj që po krijohet Tribunali

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi thotë se UÇK-ja nuk e ka asnjë faj se pse sot kërkohet themelimi i një Tribunali për krimet e supozuara të luftës.

Në këtë kontekst, Krasniqi i ka bërë fajtorë institucionet vendore dhe ndërkombëtare për këtë çështje.

“Jam i bindur se UÇK-ja nuk e ka asnjë faj pse sot bisedohet dhe kërkohet gjykata speciale, përgjegjësia nuk është e luftës, përgjegjësia është e pasluftës. Pas luftës institucionet e Kosovës është dashur ta konsolidojnë sistemin e drejtësisë. Pa faj nuk janë as institucionet ndërkombëtare që kanë pasur ndikim të madh në sistemin e drejtësisë”, tha Krasniqi në një intervistë për “Epokën e Re” që do të botohet të mërkurën.

Sipas tij, vetë fakti se 15 vjet pas lirisë e gjashtë vjet pas pavarësisë po kërkohet një gjykatë e tillë tregon imazhin e shtetit të Kosovës.

Anulohet “Ditët e Shqipes”

0

ditet e shqipesManifestimi tradicional “Ditët e Shqipes”, që organizohej për nder të përkujtimit të luftimeve në Koshare, është anuluar.

Kjo ngase veteranët e brigadës 138 Agim Ramadani, janë të zhgënjyer me miratimin e ligjit për veteranët e luftës së UCK-së, e ku nuk figuron ministria e Mbrojtjes në ekzil dhe forcat e armatosura të Republikës së Kosovës, FARK.

Në njoftimin e lëshuar nga kjo brigadë, thuhet se sipas dëshirës dhe me vullnetin e tyre individualisht do të zhvillohen aktivitete të caktuara në nderim të kujtimit të veprës së dëshmorëve dhe të luftës.

Ish komandanti i kësaj brigade Rrustem Berisha, tha se Aktivitetet e tyre do të përfshijnë vizitën në vendin ku është zhvilluar beteja në Koshare, për të nderuar kujtimin për luftën dhe luftëtarët e dëshmorët.

Berisha deklaroi se i kanë thënë jo organizimit që do të mund të bëhej nën patronatin e kryeministrit Hashim Thaçi, siç u bë vitin e shkuar.

Selimi: Serbia ende është në luftë me Kosovën, nuk e ka shpallur kapitullimin

0

RexhepSelimi-vvDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, thotë se gjyqi ndaj UÇK-së është i pa drejtë.

Ai tha se lufta e popullit të Kosovës, ishte luftë e drejtë për lirinë. Ai tha se VV është kundër Trbunalit, dhe se do të kundërshtoj nëse kjo çështje vije në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, ai ka kritikuar, qeverinë në Shqipëri dhe Kosovë. Tha se nëse dy qeveritë janë të shantazhuara nuk do të duhej që për këtë të paguante Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe populli shqiptarë.

Ai tha se Tribunale do të duhej bërë për çështje tjera.

“Do të mjaftonte një Tribunal vetëm për fëmijët e ekzekutuar në Kosovë”, tha ai në emisionin “Tonight Ilva Tare” në Ora News.

Botues shqiptarë të pa interesuar për Panairin e librit në Shkup

0

Shkup-panairi i libritBotuesit shqiptarë nuk kanë shfaqur interes të madh për Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup që u hap të martën. Në këtë panair, ku kanë ngritur stendat e tyre mbi 70 shtëpi botuese, numri i botuesve shqiptarë është simbolik.

“Në këtë panair marrin pjesë 5-6 shtëpi botuese shqiptare. Shtëpitë botuese nga Kosova nuk janë prezente, kështu ka qenë edhe vitet e tjera. Mendoj se është një gjë shqetësuese sepse ky panair në Shkup duhe të jetë qendër ku takohen të gjitha shtëpitë botuese shqiptare dhe frekuenca e tyre të jetë sa më e madhe”, ka deklaruar Nehat Avziu, përfaqësues i shtëpisë botuese “Albas”.

Botuesit nga Shqipëria, përveç ankesave për proçedurat doganore, kanë vërejtje edhe për trajtimin jo të mirë në panairin e Shkupit.
“Pengesa e parë është dogana, e dyta është blerësi, a ka interes botuesi ta sjellë librin këtu nëse nuk i shitet. Problemi tjetër është edhe trajtimi, stendat tona janë në periferi, kurse ato të botuesve maqedonas janë në qendër dhe me lloj-lloj zbukurimesh dhe më të privilegjuara”, është shprehur Apostol Duka nga shtëpia botuese “Labova”.

Për të shtuar prezencën e tyre në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Shkup, përfaqësuesit e shtëpive botuese nga Shqipëria thonë se mund të ndihmojnë qeveritë e të dyja vendeve, duke bërë lehtësimin e proçedurave doganore për kalimin e librit në kufi.

Zhbogar: Tribunali selinë në Kosovë, dëgjimi i dëshmitarëve jashtë

0

Zhbogar6-13(E plotësuar) Përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, në një intervistë ekskluzive për RTK-në, deklaroi se po kërkojnë një gjykatë speciale për deklaratat e raportit të Dick Martit, sepse kjo çështje i ka bërë dëm Kosovës, për këtë arsye kjo është për ta vërtetuar nëse ka ndodhur apo jo.

Ai tha se EULEX-i ka ngarkuar një person për këtë cështje, pra do të jetë një gjykatë në Kosovë me disa zhvillime jashtë. ta kemi selinë në Kosovë, por dëgjimi i dëshmitarëve të bëhet jashtë vendit.

Po mundohemi ta heqim një re të zezë mbi Kosovën, pra të qartësohet cdo gjë rreth raportit të Dick Martin, që është i dëmshëm për Kosovën.

Zhbogar: Kosova do të ecë përpara në liberalizimin e vizave

Ai tha se BE ende nuk ka marr vendim për liberalizim dhe se Kosova duhet ti pëermbush edhe disa kritere, disa nga to i ka pëermbushur nga viti i kaluar. Kemi filluar hartimin e një raporti lidhur me këtë ceshtje që të dimë cka na ka mbetur pa bërë.

“Institucionet na fajesojne se po e neglizhojme kete ceshtje dhe e trajtojne si politike, por ne po ecim drejt liberealizimit. Nuk mund ta them kur do të ndodh”.

Zhbogar në intervistën eksluzive në RTK, foli edhe për mandatin e EULEX-it, që sipas ti,j duhet të vazhdojë, ai po ashtu foli edhe për bisedimet Kosovë-Serbi, që sipas tij duhet të vazhdojnë.

Salustro po hetohet për korrupsion

0

Salustro-prokurorDisa gjyqtarë dhe prokurorë të EULEX’it janë duke u hetuar për shkak të dyshimeve se kanë marrë ryshfet nga disa avokatë vendorë në lidhje me rastet e krimeve të luftës.

Emisioni “Betimi për drejtësi”, në bazë të burimeve që ka thotë se prokurori Mauricio Salustro dhe gjykatësi Francesko Fjori, janë duke u hetuar për veprimtari të dyshimta korruptive, pë rmarrje të ryshfetit, duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si prokurorë dhe si gjykatë.

Hetimet ndaj tyre po zhvillohen nga një Task Forcë e përzier kur bëjnë pjesë prokurorë vendor e ndërkombëtar.

Gashi: Bojkotimi i opozitës nuk i shërben qytetarëve

0

Kujtim GashiKryesuesi i Asamblesë Komunale në Prizren, Kujtim Gashi ka kritikuar opozitën për bojkotimin e mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Finaca.

Ai tha se mungesa e opozitës nuk i shërben platformës demokratike.“Mungesa e opozitës nuk i shërben platformave demokratike dhe nuk i shërben qytetarëve”, tha Gashi,transmeton TVZ.

Partitë opozitare për të dytën herë kanë bojkotuar sot mledhjen e Komitetit për Politikë dhe Finaca.

Gashi tha ai pozita pavarësisht bojkotimit të opozitës, i ka të gjitha numrat e mjaftueshëm për të marrë vendime të rëndësishme.

Ndërkaq, opozita në Prizren nuk hekë dorë nga kërkesa për dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja. Ata për këtë çështje kërkojnë mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme.

Përfaqësuesja e LDK-së, Mybera Mustafa tha se subjekti i saj politik këmbëngulë në mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme për dorëheqjen e Mujës.

“Ne kemi kërkuar që të mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e cila ditë më parë dështoi për shkak bojkotimit të pozitës”, tha Mustafa.

Përfaqësuesja e LDK-së, Mybera Mustafa edhe një herë i ka bërë thirrje pozitës që të mbajnë mbledhjen e jashtëzakonshme për dorëheqjen e Ramadan Mujës.

“Ftojmë pozitën që të respektojë kërkesën e opozitës për mbledhje të jashtëzakonshme”./PrizrenPress.com/

 

 

Mustafa në Prizren: LDK-ja ofron program qeverisës për Kosovën

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së Isa Mustafa tha të martën në Prizren, se subjekti I tij politik është I vetëmi që mund të sigurojë rend dhe ligj në Kosovë. Sipas tij, LDK-ja për dallim nga partitë tjera ofron program të qeverisjes.

“LDK-ja ofron program qeverisës për qytetarë,e jo programin e një partie politike”, tha Mustafa.

Para simpatizantëve të LDK-së, ai, ka shpalosur programin për shëndetësi dhe politika ekonomike në Przren.

Mustafa tha se orientimet e LDK-së janë përcaktuar në katër fusha. “E para do të jetë zhvillimi ekonomik, punësimi dhe zvoglimi i varfërisë, si një kompleks shumë i rëndësishëm që kërkojnë ndryshime esenciale, në qeverisjen e ardhshme”.

“E dyta do të jetë shëndetësia, reformat në arsim”.

“Vetëm pas këtyre mund t’i qasemi ndërtimit të shtetit ligjorë, luftës kundër korrupsionit dhe plotësimit të kushteve për inegrim në BE”.

Anëtari i Grupit të Ekspertëve për Shëndetësi të LDK-së,Kujtim Shala,tha se ky subjekt politik, ka hartuar një program në shërbim të funksionalizimit,fuqizimit dhe dekriminalizimit të sektorit të shëndetësisë në Kosovë.

“Me investimet në shëndetësi, pos të tjerave , do të sigurohet mbulimi i 100% të materialeve shpenzuese dhe barnave esenciale.Po ashtu do të rritet buxheti për qendrat klinike dhe spitalet rajonale./PrizrenPress.com/