12.2 C
Prizren
E premte, 16 Maj, 2025
Home Blog Page 8633

Ban Ki Moon shpreh shqetësimin për të pagjeturit

0

ban kimunDerisa anëtarët e familjeve të personave të pagjetur tash katërmbëdhjetë vjet pas luftës vazhdojnë të shfaqin shqetësimet e tyre, UNMIK-u, thotë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon, ka vazhduar përpjekjet për të mbështetur dhe inkurajuar progresin për gjetjen dhe zbardhjen e fatit të tyre.

Në raportin e tij të fundit për zhvillimet në Kosovë ai thotë se lidhur me këtë çështje si një plagë e rëndë e trashëgimisë së luftës, EULEX-i ka kryer këtë vit 30 operacione në terren në Pejë, Mitrovicë, Suharekë, Prizren, Gjakovë, Klinë dhe Skenderaj.

“Janë gjetur eshtrat e 18 personave. Ka ende edhe 1,726 persona që evidencohen si të zhdukur nga konflikti i Kosovës”, thuhet në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm. Më tej ai nënvizon se ‘mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare dhe angazhimi i saj në Kosovë mbetet thelbësor, shkruan RTK

Raporti i Sekretarit Ban përmend edhe takimin e Grupit punues për personat e pagjetur ku Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u kishte bërë thirrje të gjitha autoriteteve për të dhënë informacionet më të reja.

“Në trashëgimitë e pazgjidhura të konfliktit duhet të mbeten prioritete kyçe edhe rastet e pazgjidhura të personave të zhdukur si dhe sjellja para drejtësisë e të gjithë atyre që janë përgjegjës për krime të luftës,” thekson Ban në raport. Shefi i Kombeve të Bashkuara u bënë thirrje të gjitha palëve që ‘të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të përshpejtuar përparimin në këto fusha.

Hashim Thaçi me 41 zëvendësministra

0

Hashim Thaci 2Qeveria e kryeministrit, Hashim Thaçi, edhe më tutje vazhdon ta mbajë rekordin për numrin më të madh të zëvendësministrave, krahasuar me vende të rajonit, por edhe më gjerë.

Aktualisht Qeveria Thaçi udhëhiqet nga 19 ministra, si dhe nga 41 zëvendësministra, të cilët buxhetit të Kosovës vetëm për paga i kushtojnë rreth gjysmë milioni në vit.

Por, një shumë si kjo, këta shpenzojnë edhe për mallra dhe shërbime, si dhe për udhëtime zyrtare jashtë shtetit. Mirëpo, në bazë të rregulloreve secili zëvendësministër e ka në dispozicion një shofer të tij personal, një asistente dhe një këshilltar politik, me ç’rast të gjithë këta janë barrë e buxhetit të shtetit. Sipas të dhënave të deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit shihet se paga mesatare e një zëvendësministri në Kosovë sillet 1000 deri në 1250 euro.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se në pjesën dërmuese të ministrive, nuk ka punë sa duhet as për dy zëvendësministra, e për tre nuk bëhet fjalë. Në disa raste emërimi i zëvendësministrave ka ndodhur për shkak të marrëveshjes së koalicionit. Por, edhe në disa raste për të pozicionuar militantë të partive në pushtet.

“Në poste të zëvendësministrave janë pozicionuar njerëz të ndryshëm që kanë kontribuar në ardhjen e kryeministrit Thaçi në pushtet. Po ashtu, edhe emërimet e fundit që janë bërë, kanë për qëllim forcimin sa më shumë të PDK-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 3 nëntor të këtij viti”, tha burimi i besueshëm i gazetës “Zëri”.

Sipas këtij burimi, emërimi i Qazim Qeskës si zëvendësministër i tretë i Bujqësisë, dhe Gjergj Dedës si zëvendësministër i tretë i kulturës ka ndodhur pa njoftuar fare ministrat e këtyre ministrive.

Serbët mund të marrin vota më shumë sesa PDK-ja

0

flamuri i kosoves dhe serbeveNëse serbët pajtohen të dalin në zgjedhje me një subjekt të përbashkët politik, mund të renditen të parët për nga numri i votave. Është gati 300 mijë trupa elektorale e atyre që janë brenda Kosovës, por edhe e serbëve që kanë statusin e refugjatit, e për të cilët Prishtina zyrtare është pajtuar që të kenë të drejtën e pjesëmarrjes në zgjedhje. Partia më e madhe në pushtet, PDK-ja, në zgjedhjet e fundit kishte marrë saktësisht 224.339 vota.

Njohës të çështjeve elektorale shprehin dyshimin për një fluks të mundshëm elektoral të organizuar nga Serbia, e që do të mund të prodhonte një rezultat që nuk do të pasqyronte gjendjen demografike në terrën, shkruan Koha Ditore.
Trupa elektorale serbe është më e madhe sesa numri i kosovarëve që në zgjedhjet e fundit ia kanë dhënë votën Partisë Demokratike- subjekt politik që e drejton kryeministri Hashim Thaçi.

Në zgjedhje mund të votojnë edhe mbi 200 mijë serbë që ndodhen jashtë kufijve të Kosovës. Në zgjedhjet e fundit, në listat e votuesve kanë figuruar diku 39 mijë banorë me të drejtë vote, e që e popullojnë veriun. Në Leposaviq kanë qenë 16.730 të regjistruar, në Zveçan 8475 dhe në Zubin- Potok 7563.

Mitrovica në zgjedhjet e shkuara është trajtuar su njësi e vetme, prandaj nuk ka pasur një shifër për numërimin e vituesve të veriut që tash do të trajtohet si komunë me vete. Por vetëm është vlerësuar të jenë në këtë pjesë 7-8 mijë votues. Gati po kaq serbë kanë pasur të drejtë vote në lokalitete të tjera të Kosovës.
Mazllum Barali, ish kryeshef i KQZ-së, ka thënë se nëse serbët organizohen mirë për të votuar, mund të shkaktojnë rebalancë të cilën nuk mund ta imagjinojë 99 për qind e njerëzve që nuk e njohin problematikën e të zhvendosurve.
“Pra, mund të ketë të paraqitura dhe mund tëk etë numër më të madh sesa që janë atje”, ka thënë Baraliu.

Grabovci: Mund të bashkëqeverisim edhe me Vetëvendosjen!

0

AdemGrabovci6-05Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci nuk e ka përjashtaur mundësinë e bashkëpunimit edhe me Lëvizjen

Vetëvendosje në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe në ato nacionale të cilat pritet të mbahen vitin e ardhshëm, mirëpo me kushtin që kjo parti të korrigjohet.

“Vetëvendosje ka nevojë të korrigjohet në mendime dhe veprime. Kjo lëvizje duhet të jetë sa më e arsyeshme në mënyrë që t’u shërbejë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai, në një bisedë për gazetën Epoka e Re.

Grabovci ka shprehur optimizëm se PDK-ja do të vazhdojë të jetë partia e parë në Kosovë. “Qysh tani mund të them se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare”, ka deklaruar Grabovci

Operacioni sekret i CIA-s në Shqipëri, vjen nën tingujt e pianos

0

Piano ciaPër katër vjet rresht, CIA u përpoq përmes një operacioni të fshehtë të depërtonte në Shqipëri e të rrëzonte regjimin e Enver Hoxhës. Një operacion që përfshiu shumë njerëz dhe përqendroi sytë e Perëndimit drejt vendit të vogël të Ballkanit, i cili sapo kishte nisur dekadën e parë të izolimit.“Wikileaks” vazhdon të nxjerrë në pah kabllograme sekrete të dërguara nga zyrat diplomatike, të vendeve të përfshira në mision, të cilat sjellin një version tjetër për ngjarjen. I quajtur një nga operacionet më të rëndësishme pas Luftës së Dytë Botërore nga Perëndimi, i koduar “Pas perdes së hekurt”, dështimi i tij do ta bënte Perëndimin ta mbante larg mendjen nga Shqipëria për një kohë të gjatë.

Plani i operacioni parashikonte veprime të koordinuara mes shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, me mbështetjen direkte të shërbimeve sekrete britanike dhe amerikane, që do të konkludonin me vendosjen e një regjimi antikomunist. Forcat antikomuniste brenda vendit do të përgatisnin terrenin dhe do të bashkërendonin veprimet me grupet që do të hynin ilegalisht në Shqipëri, kryesisht emigrantë shqiptarë të larguar në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ose më parë, të rekrutuar në vende të ndryshme të botës, si Egjipt, Itali dhe Greqi.

Këta trupa do të stërviteshin në Qipro, Maltë dhe në Gjermaninë Perëndimore e do të synonin të realizonin komplotin në vitet 1949-1953.Plani ishte aq sekret, saqë lidhja mes grupeve britanike dhe amerikane iu besua një personi të famshëm në botën e spiunazhit, Kim Filbit, i cili ishte kryeagjenti i Britanisë në Uashington DC, që më pas rezultoi se punonte për llogari të KGB-së sovjetike.

Pranohet tashmë se ka qenë pikërisht ai që ia kaloi Moskës të gjitha informacionet e këtij plani, e cila informoi menjëherë për këtë Enver Hoxhën. Si rezultat i kësaj, të infiltruarit në Shqipëri u vranë dhe familjet e tyre u larguan nga vendi. Më shumë se gjysmë shekulli më pas, artisti i njohur Armando Lulaj kërkon ta rikthejë në vëmendjen e publikut, duke e përdorur atë për të krijuar një vepër artistike. Për performancën e tij, ai do të ndihmohet nga pianisti i njohur anglez John Tilbury, i cili më 29 korrik do të jetë në Shqipëri për të prezantuar veprën e krijuar bashkë me Lulajn. Në një kohë, të quajtur shpesh si luftë informacionesh, Lulaj sjell në Tiranë një provokim mbi sigurinë diplomatike dhe rrjedhjet e informacionit.

Performanca e Lulajt organizohet nga TICA (Tirana, Instituti i Artit Bashkëkohor) dhe Jan Van Eyck. Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë tentohet të kthehet në muzikë, transmeton Gazeta-Shqip. Përmes toneve të forta të pianos së mjeshtrit Tilbury, Lulaj do të sjellë një teatër të vërtetë …Mes 452 kabllogrameve të dala nga kjo ngjarje, Lulaj ka zgjedhur për të lexuar disa prej tyre.

Leximi i Lulajt do të shoqërohet nga tingujt e pianos së Tilbury, për të risjellë përmes këtij kompozimi një imazh përmes ndjesive për atë periudhë. Artisti do të nisë një rrugëtim në dy dekadat e komunikimit sekret dhe konfidencial në Shqipëri, “klasifikuar” në të gjitha kategoritë e korrupsionit, marrëdhënieve ndërkombëtare, trafikimit, portreteve të politikanëve, me artin e shkallës së fundit. Performanca e Lulajt do ta sjellë të plotë tensionin e një jete të tillë, shkeljen e rregullave shtetërore, kabllot, njoftimet… Bashkë me kabllot e përzgjedhura artisti do të lexojë dhe pjesë nga libri i njohur i Ray Bradbury “Fahrenheit 451”, tema e të cilit është pikërisht izolimi.

Ajo që e bën interesante performancën e Lulajt, përveç temës, është dhe fakti se në të do të interpretojë një artist i njohur në botën e muzikës klasike, siç është John Tilbury. I lindur më 1936-n, ai është konsideruar si një nga interpretuesit më të shquar të muzikës së Morton Feldman. Gjatë viteve 1960, ai është lidhur ngushtë me kompozitorin Cornelius Cardew. Biografinë e plotë të veprës së këtij kompozitori ai e ka hedhur në treg në një CD të quajtur “Një jetë e papërfunduar” më 2008-n. Ndërsa Armando Lulaj është një emër i njohur në artin bashkëkohor shqiptar. Në vitin 2006, ai fitoi çmimin “Unfri” me videon “Time out of Joint” realizuar në Sharrë. Në vitin 2007 ai prezantoi Shqipërinë në Bienalen e Venecias. Autor i një sërë punëve, të cilat kërkojnë të prekin tema të ndjeshme të vendit, siç është e shkuara komuniste, apo elemente të asaj çfarë ka ndodhur pas viteve ‘90, Lulaj gjithnjë sjell reflektime të thella me veprat që prezanton.

Përfundon gara për indeks të UP-së

0

Provimi-pranus-per studentUniversiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka mbajtur provimet pranuese për afatin e parë për pranimin e studentëve në vitin e akademik 2013/ 2014, në të gjitha fakultetet për departamentet përkatëse, ku për 11. 932 indeksa kanë aplikuar rreth 23 mijë brucosha.

Rektori i këtij universiteti, Ibrahim Gashi, gjithë vizitës që bëri sot në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ka thënë se procesi i mbikëqyrjes dhe finalizimit është duke shkuar mirë.

“Ne jemi duke monitoruar dje tërë ditën dhe sot, kem monitoruar edhe procesin e hartimit të testeve në disa fakultete si në Filozofik, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu deri në këto momente është mirë, jemi mjaftë optimist se falë përgatitjeve të mira, informacioneve të duhura që kemi dhënë me kohë nuk do të kemi problem”, ka thënë rektori Gashi.

Me gjithë mungesën e hapësirës, Fakulteti Ekonomik, këtë vit akademik do të pranojë 2750 studentë, duke përfshirë këtu edhe për Qendrën në Gjilan, ndërkaq vetëm për qendrën në Prishtinë do të pranoj 1950 studentë.

Rektori Gashi ka thënë se janë në kërkim të lejes për ndërtimin e Fakultetit Ekonomik, Departamentin e Biologjisë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, dhe se objekti ekzistues i kësaj të fundit do të rrënohet gjatë kësaj vere.

Ndërkaq, Skender Ahmeti, dekan në Fakultetin Ekonomik ka treguar se për 2750 vende për pranim kanë aplikuar 4300.

“Së bashku me Gjilan, janë 4300 përafërsisht, në Prishtinë janë 3600 dhe në pjesën tjetër në Gjilan. Ju e dini se tash për shkak të Universitetit të ri të Gjilanit, ne e kemi anën teknike të provimit pranues, ndërsa normalisht ata prej shtatorit do të startojnë në Gjilan”, ka thënë Ahmeti, transmeton RTK.

Sot, provimi pranues është mbajtur edhe në Fakultetin e Mjekësisë, dhe se për 490 vende, 70 në Qendrën në Gjakovë, kanë aplikuar rreth 2700 persona.

Ky numër nuk është edhe aq i madh, nuk i plotëson të gjitha kushtet për shkak të interesimit jashtëzakonisht të madh, por nuk mund të ofrojnë ushtë për numër më të madh për arsye të sistemit të punës praktike.

Më 30 korrik do të bëhet publikimi i rezultateve,kurse më 31 korrik dhe 1 gusht bëhet pranimi i ankesave, të cilat do t’i shqyrtojë një komision i kryesuar nga rektori.

Më 5 gusht do të publikohen listat sipas ankesa, më 2 deri më 6 shtator do të bëhet regjistrimi i studentëve për afatin e parë, me orar të caktuar për fakultetet përkatëse.

Tarifat për studime nuk dallojnë prej vjetëve të kaluar, për studime të rregullta kërkohet pagesë për 50 eurove për semestër, ndërsa për studime me korrespodencë kërkohet një pagesë prej 250 eurove.

“Zogu fle në çinar” – një libër i rrallë për fëmijë

0

Nexhat HalimiI shpërblyer me Çmimin “Ymer Elshani” për këtë vit nga Karvani i Shkrimtarëve për Fëmijë “Agim Deva”, libri “Zogu fle në çinar”i Nexhat Halimit është i rrallë në shumë aspekte; për nga forma e realizimit, për mjeshtërinë e vargnimit, tematikën mozaik të përditshmërisë e vlerën e pamohueshme artistike.

Shkrimtari Nexhat Halimi, i njohur në letrat shqipe me botime librash që nga viti 1969, kur botoi librin e parë, “Parakalimi i etjeve” ka arritur të pasurojë letërsinë shqipe me një fond librash të zhanreve të ndryshme, si për të rritur, ashtu edhe për fëmijë.

Fillimisht ishte i përqendruar në fushën e krijimeve për të rritur, me kontribute të çmueshme në poezi dhe në prozë, ndërkaq viteve të fundit i është përkushtuar edhe letërsisë për fëmijë, dashurisë së tij të hershme, duke e pasuruar atë me titujt e librave: “Molla e fshehur”, “Lulja që qan”, “Fyelli i gjallë”, “Kotelja e artë”, “trëndafili me zemër”, “Vetëtima e shpatës”etj.

Kohë më parë Halimi u prezantua para lexuesve me librin më të ri dedikuar fëmijëve, me titull “Zogu fle në çinar”. Dedikimi i përmendur në këtë rast nuk mund të ketë dedikim absolut, për shkak se ky libër ia vlen të lexohet edhe nga të rriturit, të lexohet dhe të analizohet, me ç`rast lexuesi do të përballet ja vetëm me përvojën krijuese dhe mjeshtërinë në vargnim, por edhe me përmbajtjen e veprës, me tërësinë e saj e cila bart më vete mesazhe kuptimplota jo vetëm për mundësitë receptuese dhe për imagjinatën e fëmijëve, shkruan shkrimtari dhe poeti Ibrahim Kadriu.

Përmendja e mjeshtërisë në vargnim ka të bëjë me skalitjen e vargjeve që i bën autori në formën e sonetit, formë kjo e cila kërkon njohuri estetike dhe disiplinë rrokjesh, rimash dhe vargjesh. Si i tillë, ky libër është i rrallë, që zakonisht shkruhet nga krijues të rrallë, nga të tillë të cilët letërsisë ia kushtojnë tërë qenien. Nexhat Halimi e dëshmon këtë me librin “Zogu fle në çinar” pra me zogun e tij, që me vlerën artistike arrin të fluturoj lart dhe të të jap mundësi që, gjatë leximit, të relaksosh shpirtin me imazhe që dalin herë drejtpërdrejt, herë përmes kuptimeve aforistike dhe metaforave të qëlluara, siç janë vargjet, psh: “Udha nga shtatori në qershor të përket dhe ty/ Udha nëpër pyll të errët, por e ylbertë…” apo vargjet mbi konceptin e lirisë, etj,transemton Koha.net

“Zogu fle në çinar”, kurorë sonetike – katërmbëdhjetë vjersha dhe me magjistralin përmbyllës, por edhe me vjershat e tjera të sistemuara në ciklin “Udha deri në zemër” na vjen me ngjyrime kuptimesh që grishin fantazinë e fëmijës për ta kuptuar botën me të gjitha nuancat, botën që e rrethon dhe shpesh nuk e kupton. Autori e ka gjetur mënyrën më të përshtatshme për grishjen e kureshtjes së lexuesit, duke ia ofruar përditshmërinë si një lloj mozaiku, ku gjejnë vend edhe bleta, edhe geri, edhe mësuesi, edhe plaku, edhe postieri, edhe Skënderbeu; ku në mënyrë të përshtatshme spikaten edhe atmosfera njerëzore, dashuria për të bukurën, lirinë, madje edhe pavarësinë. Në këtë mozaik preokupimesh, të shndërruara në ritme vargjesh, Nexhat Halimi krijon optimizëm, dashuri për jetë pas ditëve të ethshme të përjetuara nga trysnitë e luftës.

Libri, në çdo poezi e kësaj kurore sonetike është ilustruar nga Salih Lutolli –AGI.

Mala pranon dhuratë librin për Titon

0

Naim Malaj 2Librin nuk e ka shkruar vetë, por meçe njihet si pro-sllav, ish diplomati zviceran, i cili ishte kapur nga kamerat në vitin 2011 duke vjedhur në Kosovë, nuk ka hezituar ti jap një libër për Josip Broz Titon, ambasadorit në Bernë, Naim Males.

Ambasadori i Kosovës në Zvicër e ka pranuar dhuratën, megjithëse nuk dihet ku ka ndodhur solemniteti.

Indeksonline posedon një kopje të librit ku shihet nënshkrimi i diplomatit të lartë zviceran që pati shërbyer në Kosovë, e i cili ishte zënë duke vjedhur në një fitnes në Prishtinë. Ai që larguar më pas nga Kosova.
Ky diplomat, ka qene oficer i shërbimit sekret zviceran në Kosove dhe njihet si pro-serb

Universiteti Veror, studentët ndihen shumë mirë në Kosovë

0

Universiteti-Veror-i-PrishtinësUniversiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës, sivjet me rol lobues për njohje të Kosovës tek shtetet që ende nuk e kanë njohur, ka mbledhur studentë nga 25 vende të rajonit, Evropës e më gjerë, të cilët vazhdojnë të ndjekin kurse të ndryshme deri më 2 gusht. Edhe pse sivjet ky eveniment do të lobojë për njohjen e shtetit tonë, studentët nga Serbia, nuk dëshirojnë të komentojnë rreth kësaj çështje.

Studentja serbe, Millena Popin, e cila studion në degën e marketingut të Fakultetit Ekonomik në vendin e saj dhe po ndjek një kurs në Universitetin Veror Ndërkombëtar të Prishtinës, nuk dëshiron të komentojë rreth rolit lobues të këtij Universiteti për njohjen e shtetit të Kosovës nga vendet të cilat ende nuk e kanë njohur atë.

Por, ajo thotë për Radio Kosovën se ndihet shumë mirë në Kosovë, duke shkëmbyer eksperienca interesante me studentët shqiptarë dhe ata të huaj.

“Unë nuk kam koment. Kjo është një eksperiencë e mirë, këtu në Kosovë po ndihem mirë, kam njohur njerëz të rinj, studentë nga shtete të ndryshme të botës. Unë kam qenë në Kosovë edhe para tri vitesh dhe po shoh ndryshime dhe zhvillime pozitive. Prishtina çdo ditë e më shumë po zhvillohet dhe po i ngjanë një metropoli evropian”, theksoi ajo.

Ndërsa, Kristina nga Gjermania, studente e gazetarisë, që ndjek kursin Kampanja e Mediave Shoqërore në Universitetin Veror të Prishtinës, tha se pjesëmarrja në këtë eveniment është eksperiencë e veçantë, pasi asaj i pëlqen të udhëtojë për të njohur sa më shumë njerëz.

“Është një eksperiencë shumë e mirë dhe mua më pëlqen të udhëtoj shumë. Kam udhëtuar në shumë vende të ndryshme dhe kjo është një ndër eksperiencat më të mira të marr pjesë në Universitetin Veror. Më pëlqen të takohem me shumë njerëz, të krijoj kontakte të reja, të flasim për shumë gjëra me studentë dhe profesorë. Njerëzit këtu janë shumë të afërt dhe po shikoj një shtet që është duke u zhvilluar”, tha ajo.

Numri i studentëve që sivjet po ndjekin edicionin e 13-të të universitetit veror është rreth 500. Profesorët vendorë dhe ndërkombëtar po ligjërojnë në 24 kurse nga fusha të ndryshme. Gjatë ditëve të Universitetit Veror organizohen edhe aktivitete të tjera të ndryshme përmes vizitave me karakter kulturor, ekskursione, aktivitete sportive, e të tjera.

Lindja dhe rritja e “DokuFest-it”

0

Veton NurkollariTë brengosur për mosfunksionimin e Kinemasë “Lumëbardhi” në Prizren, një grup i të rinjve në vitin 2000, vendosën të organizojnë festivalin e filmit të shkurtër dhe dokumentar “DokuFest”. Ata refuzuan çdo pritje të institucioneve, që të veprojnë në zhvillimin e kulturës në këtë qytet. Kishin vendosur që ta marrin përgjegjësin për rikthimin e funksionimit të Kinemasë së qytetit, duke organizuar këtë festival.

Në edicionin e parë të festivalit “DokuFest”, ky grup nuk kishte arritur t’i mblidhte më shumë se 20 filma nga Kosova, Maqedonia dhe Bosnja.

Trembëdhjet vjet pas në adresë të këtij festivali kanë arritur qindra filma nga të gjitha shtete e botës. “DokuFest” në edicionin e këtij viti do të shfaq programin e filmave në 7 programe garuese. Festivali do të hapet më 17 gusht me shfaqjen e filmit të shquar Stories Ëe Tell nga Sarah Polley në kinemanë Lumbardhi.

Hapja e festivalit poashtu do të shënohet me shfaqjen e filmave në kinematë e tjera, përfshirë shfaqjen e filmit nga Gara e Filmave për Ambientin Blackfish nga Gabriela Coëperthëaite dhe The Human Cargo nga Daniele Vicari nga Gara e Filmave për të Drejtat e Njeriut, mes tjerash.

Një numër i filmëbërësve do të jenë prezent në këtë edicion të këtij festivali , përfshirë Jason Osder me Let The Fire Burn, Mia Engberg me Belleville Baby, Oskar Alegria me The Search For Emak Bakia, Yuri Ancarani me Da Vinci, Lana Ëilson me After Tiller dhe Ric Esther Bienstock me The Tales From the Organ Trade. Shumica e regjisorëve nga Gara e Filmave nga Ballkani dhe Gara Nacionale do të jenëprezent, e poashtu edhe regjisorët dhe producentët nga Gara e Filmave të Shkurtër. Në total më se 100 filmëbërës do të jenë prezent në festival.

“Ne jemi të gëzuar të prezantojmë një program të zgjeruar të filmave garues në DokuFestin e këtij viti, me filma të cilët e portretizojnë botën bashkëkohore në menyrë të guximshme, provokative dhe të sinqertë. Filma për bletë, anije dhe macën e quajtur Baby, piratët e Detit të Zi, mblesit nga Ballkani, punk vajzat me maska apo eksodin masiv janë vetëm një pjesë e seleksionimit eklektik të filmave garues këtë vit dhe ne mezi që po presim t’i ndajmë këta filma me publikun tonë në gusht”, thotë Veton Nurkollari, Drejtor Artistik i “DokuFest”.

Nurkollari tregon se në fillim nuk kanë pasur ambicie që të arrihet ky sukses. ”Kur kemi filluar organizimin e festivalit nuk kemi pasur ambicie që të arrijmë këtë sukses, të cilën e kemi sot. Nuk kemi menduar se ky festival do te jet më i madhi në krejt rajonin. Qëllimi kryesor i yni në atë kohë ka qenë, që të funksionojë Kinemaja “Lumëbardhi” në Prizren”, thotë Nurkollari.

Sipas tij, gradualisht nëpër edicione ka filluar të shtohet edhe numri i vullnetarëve , filmave, shikuesve dhe mysafirëve derisa festivali ka arritur suksesin e sotshëm. “Këtë sukses e kemi arritur me punë, por mund të them se kemi pasur edhe fat”, shprehet Nurkollari.

Përkundër rritjes dhe zhvillimit, Nurkollari tregon se organizimi i festivalit krahasuar me vitet e kaluara është më lehtë të realizohet. “Të gjithë tash e kanë kuptuar se ky festival është shumë i rëndësishme jo vetëm për Prizrenin, por edhe për Kosovën”, shprehet ai.

Ai thotë se interesimi i madh për të marrë pjesë në “DokuFest” nga regjisorët e filmave ndërkombëtar, por edhe nga mysafirët vjenë edhe për shkak dëshirës për të vizituar Kosovën.

Edhe Aliriza Arënliu, thotë se “DokuFest” është njëra prej ngjarjeve kulturore më të rëndësishme në Kosovë. “Ne pretendojmë që në të ardhmen nga ky festival të ketë edhe produkte kulturore”, shprehët Arënliu.aliriza

Ai tregon se mysafirët nga jashtë në festivalin “DokuFest” nuk vijnë dhe shkojnë me të njëjtin perceptim. “Mysafirët në këtë festival dhe Kosovë vijnë me perceptime të ndryshme, mirëpo kur shkojnë nga këtu shkojnë me tjetër perceptime. Ata bëhen avokat natyral i këtij vendi”, shprehet Arënliu.

Krahas komunikimit me vendet perëndimore, “DokuFest”, gjatë këtyre viteve ka luajtur një rol edhe në shkëmbimin kulturor mes vendeve të botës./PrizrenPress.com/