16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Përfundon gara për indeks të UP-së

Provimi-pranus-per studentUniversiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka mbajtur provimet pranuese për afatin e parë për pranimin e studentëve në vitin e akademik 2013/ 2014, në të gjitha fakultetet për departamentet përkatëse, ku për 11. 932 indeksa kanë aplikuar rreth 23 mijë brucosha.

Rektori i këtij universiteti, Ibrahim Gashi, gjithë vizitës që bëri sot në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Mjekësisë, ka thënë se procesi i mbikëqyrjes dhe finalizimit është duke shkuar mirë.

“Ne jemi duke monitoruar dje tërë ditën dhe sot, kem monitoruar edhe procesin e hartimit të testeve në disa fakultete si në Filozofik, në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë, dhe në Fakultetin e Mjekësisë. Kështu deri në këto momente është mirë, jemi mjaftë optimist se falë përgatitjeve të mira, informacioneve të duhura që kemi dhënë me kohë nuk do të kemi problem”, ka thënë rektori Gashi.

Me gjithë mungesën e hapësirës, Fakulteti Ekonomik, këtë vit akademik do të pranojë 2750 studentë, duke përfshirë këtu edhe për Qendrën në Gjilan, ndërkaq vetëm për qendrën në Prishtinë do të pranoj 1950 studentë.

Rektori Gashi ka thënë se janë në kërkim të lejes për ndërtimin e Fakultetit Ekonomik, Departamentin e Biologjisë të Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore, dhe se objekti ekzistues i kësaj të fundit do të rrënohet gjatë kësaj vere.

Ndërkaq, Skender Ahmeti, dekan në Fakultetin Ekonomik ka treguar se për 2750 vende për pranim kanë aplikuar 4300.

“Së bashku me Gjilan, janë 4300 përafërsisht, në Prishtinë janë 3600 dhe në pjesën tjetër në Gjilan. Ju e dini se tash për shkak të Universitetit të ri të Gjilanit, ne e kemi anën teknike të provimit pranues, ndërsa normalisht ata prej shtatorit do të startojnë në Gjilan”, ka thënë Ahmeti, transmeton RTK.

Sot, provimi pranues është mbajtur edhe në Fakultetin e Mjekësisë, dhe se për 490 vende, 70 në Qendrën në Gjakovë, kanë aplikuar rreth 2700 persona.

Ky numër nuk është edhe aq i madh, nuk i plotëson të gjitha kushtet për shkak të interesimit jashtëzakonisht të madh, por nuk mund të ofrojnë ushtë për numër më të madh për arsye të sistemit të punës praktike.

Më 30 korrik do të bëhet publikimi i rezultateve,kurse më 31 korrik dhe 1 gusht bëhet pranimi i ankesave, të cilat do t’i shqyrtojë një komision i kryesuar nga rektori.

Më 5 gusht do të publikohen listat sipas ankesa, më 2 deri më 6 shtator do të bëhet regjistrimi i studentëve për afatin e parë, me orar të caktuar për fakultetet përkatëse.

Tarifat për studime nuk dallojnë prej vjetëve të kaluar, për studime të rregullta kërkohet pagesë për 50 eurove për semestër, ndërsa për studime me korrespodencë kërkohet një pagesë prej 250 eurove.

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit