Miratohet në parim Projektligji për Arsimin e Lartë

Komisioni Parlamentar për ArsimKomisioni Parlamentar për Arsim miratoi në parim Projektligjin për Arsimin e Lartë. Kështu ky projektligj do t’i përcillet në lexim të parë Kuvendit të Kosovës.

Para anëtarëve të Komisionit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja elaboroi ndryshimet që janë bërë në këtë Ligj, ndërsa theksoi se interesimi i Ministrisë së Arsimit është që sa më parë të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe të rregullojë shumë çështje.

“Unë besoj se ky ligj do të jetë shumë më i mirë se ai që e kemi, sepse ka pasur defekte që kanë vështirësuar punën në këtë nivel të arsimit”, tha ai.

Buja shfrytëzoi këtë takim që të japë edhe lajmin për vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbritjen për 50 përqind të tarifave për studime në universitet, e po kaq edhe të banimit dhe ushqimit në Qendrën e Studentëve.

Gjatë këtij takimi u fol edhe për peshën e rëndë të çantave të nxënësve, me ç’rast ministri Buja tha se MAShT është duke punuar për mundësinë e vendosjes së sirtarëve në shkollat e Kosovës, por tha se duhet të analizohen edhe oraret mësimore dhe të mendohet që me kurrikulat e reja të mos ngarkohet kjo çantë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Kolpa vjen në Prizren, konfirmohet për Rock & Blues Festival 2026

Prizren Rock & Blues Festival ka vazhduar zbulimin e artistëve që do të performojnë në edicionin e katërt të festivalit, duke konfirmuar grupin e...

Lajmet e Fundit