15 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026
Home Blog Page 8650

Sot vendoset për Veteranët

0

Veteranet therandNë mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit, pritet të shqyrtohet futja në rend dite e Ligjit për Veteranët e UÇK-së ndërsa pritet të vendosë edhe për çështjen e votimit të Ligjit për Zgjedhje.

Në seancën e fundit të së premtes së kaluar, Kuvendi nuk kishte kuorum për votimin e këtij ligji, pasi në sallë kishte vetëm 34 deputetë. Kundër këij ligji në këtë formë, janë deklaruar lëvizja Vetëvendosje dhe LDK.

Nexhmedin Spahiu: Shkuarja në burg e Isa Mustafës, e pashmangshme

0

Nexhmedin spahiuAnalisti politik, Nexhmedin Spahiu insiston se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa do të shkojë në burg për shkak të keqpërdorimeve në kohën kur ishte në krye të Komunës së Prishtinës.

Në një intervistë dhënë për “Kosova Sot”, Spahiu thotë se Vetëvendosja po i sjell në pah dita-ditës të gjitha keqpërdorimet, andaj sipas tij “ato do ta dërgojnë pashmangshëm në burg” Isa Mustafën.

“Vetëvendosje çdo ditë po i gjurmon dhe po i bën gjetjet e shkaqeve dhe fakteve që atë do e dërgojnë pashmangshëm në burg”.

“Ky veprim është në interes të saj si parti rivale në radhë të parë. Meqenëse është ky interes i saj, ajo po vepron dhe po gjen fakte me shkeleje të rënda të ligjit që ta dërgojnë sa më parë në burg”.

Duke folur për fondin e “Vendlindja thërret” dhe çështjen e 3 përqindshit, për të cilën akoma nuk janë publikuar të dhëna, Spahiu thotë se Mustafa ka përgjegjësi politike dhe ligjore sepse në atë kohë ishte Ministër i Financave.

Ai thotë se për 3 përqindëshin duhen të bëhen hetime të mirëfillta.

“Unë mendoj se duhet të bëhet një hetim i mirëfilltë e profesional rreth fondit të 3 përqindëshit dhe “Vendlindja thërret”. Sigurisht, ministri i Fjnancave të saja kohe, Isa Mustafa duhet të ketë përgjegjësi konkrete ligjore e politike për atë se çfarë ka bëë me ato fonde të qytetarëve”.

“Vetë heshtja e tyre, betë fakti se ata nuk kanë bërë publike deri ëmt ani, tregon se aty nuk është shumëçka në rregull” .

Nexhmedin Spahiu insiston se aleatët e Kosovës nuk e duan Isa Mustafën për kryeministër. Ai thotë se vet fakti se po synon një post të tillë, Mustafës ja përshpejton shkuarjen në burg.

“Natyrisht aleatët e Kosovës nuk guxojnë të rrezikojmë me një njeri, i cili nuk merr erë në marrëdhëniet ndërkombëtare e të rrezikojnë ta bëjnë kryeministër, në mënyrë që Kosova të rrezikojë në proceset, ku shtetet aleate të Kosovës kanë investuar shumë”.

“Mendoj se synimi i postit të kryeministrit ia përshpejton shkuarjen në burg”, tha Nexhmedin Spahiu për Kosova Sot.

Rektorati e Këshilli Drejtues, të ndarë për shtesat mujore prej 950 eurosh

0

UP-rektoratiShtesat mujore prej 950 eurosh në pagat e menaxhmentit të Universitetit të Prishtinës janë bërë objekt kundërthënës në mes Këshillit Drejtues dhe Rektoratit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Zëdhënësi i Rektoratit, Ardian Gola, ia ka konfirmuar gazetës se Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka dalë me propozimin që për postet e menaxhmentit të UP-së, përkatësisht rektorit dhe prorektorëve, të nisë të paguhen edhe shtesa prej 950 eurosh, të cilën, pos pagës e marrin vetëm anëtarët e Këshillit, e jo edhe stafi akademik.

Krejt ky diskutim po bëhet në kohën kur Universiteti i Prishtinës përballet me problemet që i ka trashëguar pas skandaleve që quan në dorëheqjen e menaxhmentit të kaluar.

Bazuar në të dhënat zyrtare që posedon gazeta, anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së marrin pagën bazë mujore në vlerë prej afro 1.200 euro dhe, pos tyre, marrin edhe një “shtesë funksionale” prej 950 eurosh. E njëjta “shtesë” aktualisht nuk jepet edhe për postin e rektorit dhe prorektorëve/Koha Ditore/

Rrezikohet marrëveshja Thaçi-Mustafa

0

HashimThaci-IsaMustafaMarrëveshja e arritur javë më parë mes liderit të PDK-së Hashim Thaçi dhe atij të LDK-së Isa Mustafa për të përshpejtuar kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të reja është në rrezik. Thaçi e Mustafa kishin rënë në ujdi që përmes formës së shpërbërjes së parlamentit të ndodhte edhe shpallja e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kur e bënë këtë skenar politik, kreu i Qeverisë ka llogaritur në votat e koalicion qeverisës, ndërsa Isa Mustafa kishte llogaritur në votat e saj plus edhe ato të AAK-së. Por, prej asaj kohe kur Thaçi e Mustafa u pajtuan me skenarin e deri tani, në Kuvend gjërat kanë ndryshuar dhe del se nuk dot mund ë sigurohen 80 vota të nevojshme për ta shpërbërë Kuvendin.

Subjektet politike që janë të gatshme për shpërndarje të Kuvendit, PDK-LDK-AAK-KKR i kanë gjithsejtë vetëm 78 deputetë. Ndërsa Vetëvendosje dhe deputetët minoritarë po refuzojnë votën për marrëveshjen Thaçi-Mustafa. Nga njëra anë, Vetëvendosje vlerëson se shpërbërja e Kuvendit me 2/3 e votave është konsensus në mes Thaçit dhe Mustafës./tribuna/

Suhareka, qyteti i përgjakur

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Era nga malet e Biraqit dhe nga gryka e maleve të Budakovës fryente me tërbim, ishte ende dimër i ftohtë, një ditë shkurti, më saktë 22 shkurt i vitit 1995, aty nga pas mesdita, milicët serb si lukuni ujqërish, kishin ndaluar autobusin e udhëtorve që po shkonte Prizren-Suharekë, ata milicët ishin të armatosur me pushkë e automatikë. Autobusin e ndaluan në Bazhdarhane në Prizren, nga ku i zbresin të gjithë udhëtarët dhe fillojnë ti kontrollojnë, në atë autobus udhëtarësh, ndodhej edhe Refkiu vëllai im që është binjak me Avniun, ai më vete kishte një pistolet e kalibrit 7.65 mm të prodhimit Çekosllovak “Zbrojevka”, për këtë ai kishte patur frikë se milicët do të ja gjenin ne brez këtë pistolet dhe pastaj dihej dënimi ishte i rëndë sipas ligjeve në fuqi nga pushtuesi jugosllavo-serb, ku ata ishin të interesuar për çarmatimin e shqiptarëve.

Refkiut ju kishte afruar për ta kontrolluar zëvëndës komandanti i Milicisë së Suharekës njëfarë Nenadi nga Zoçishta e Rahovecit, por Refkiu në çast vendos që të ikën pa të dale ku të dale, me shpejtësi rrufeje ikën nga milicia serbe dhe arrin të strehohet përkohësisht të motra në Arbanë.

Nenadi arrin ta identifikoj nëpërmjet një shqipfolësit bastard, se ai ishte Refki Ibrahimi me vendbanim në Suharekë, njëkohësisht kishte marrë foton nga stacioni i Miliscisë së Suharekës, dhe me makinën zyrtare po shëtiste rrugëve të qytezës. Në rrugën e Reqenait mbi shkollën fillore “ Shkëndija” të Suharekës familja jonë ishte me vendbanim, po ato çaste vëllau tjetër binjak Avniu po kthehej nga qyteza për në shtëpi, karakteristik e dy vëllezërve të mi binjak është se kanë pothuaja se pamje identike në fizionomi dhe trup, por ata të shumtën e rasteve visheshin njësoj edhe pse ishin afruar moshës 20 vjeçare.

Nenadi posa shehë Avniun, ndalon makinën dhe bashkë me tre malice të tjerë e arrestojnë duke i thënë se pse na ike nga Prizreni, dhe ti qenke më i shpejtë se Supermeni si erdhe kaqë shpejtë në Suharekë. Për të kishte qenë gjithçka e habitshme dhe në shpejtësi rrufeje, me duar të lidhur mbrapa para dyreve të Stacionit Milicisë së Suharekës e fusin brenda.

Aty ja bëjnë një bastisje detale, duke e zhveshur lakuriq, këta kriminel të poshtër! Tërë pas ditën e kishin mbajtur në dhomën e turturës policore. Gjër ne orët e vona të natës nuk e kishin pyetur për asgjë. Një milic serb Radojka kishte luajtur rolin e kinse policit të mire duke e këshilluar Avniun: ” …Të tregoj pse kishte ikur nga duart e milicisë në Prizren, kjo punë do të mbaroj me kaq, sepse kur të vjen komandanti i këtij Stacioni të Milicisë, Millan Shipka do tu jep urdhër policëve që të rrahin dhe torturojnë. Në të mirën tënde dhe të familjës është që mos e shkatërro shëndetin se je i ri, ne dime se familja juaj është kundër Jugosllavisë e Serbisë, e sidomos vëllau juaj Avdiu ai nuk po rrin rehat. Nëse mi thua të gjitha gjërat që dine, kam me të lëshuar që sonte të shkosh në shtëpi….”Avniu i ishte përgjigjur shkurt se nuk dinte asgjë dhe habitej përse ishte arrestuar. Pas pak çastësh vjen një milic që ishte hetues bashkë me Millan Shipken, hyn Brenda dhe e pyesin: “ Ti je Refki Ibrahimi, a?! Jo, I thotë Avniu. Duke u zgërdhirë si zagar i drejtohet duke i thënë: “ A je ti në këtë fotografi?”, Jo, përsëri i thotë Avniu ky është vëllau im binjak Refkiu.

Avniun e kishin ulur në një karrige pranë derës së asaj dhome torturuese të milicisë, hetuesi Mishkoviçi e kishte goditur me grushte fyturës, sytë xixa i kishin nxjerrur, ai kishte reaguar nga këto të rëna, e kishin mbërthyer për flokësh të dy Millani dhe Mishkoviçi I cili ishte nga fshati Leshan i Suharekës, duke mos lejuar që të ngrihej nga karrika. Ia, fillojnë me kërcënime me të rëna, ti po na rrenë po thua se nuk je Refkiu a? Dije se këtu nuk je në shtëpi të babes Beqir, por je në UDB-ë, donin që ai të fliste nga frika, donin të kryenin shpejt punë me të se qëllimin e kishin diku tjetër. Çdo pyetje u përgjigjësha me pakë fjalë nuk di. Në përgjigjet e tija nuk di, kërcisnin grushtat në barkë, pastaj me shqelma të dy kriminelët, morën ‘penderekë” dhe here njëri e here tjetri filluan ta rrahin duerve, deri sa filloj të mos i ndije se janë duart e tija, nga të rennet fytyrës i ishin qarë buzët dhe i ishte enjtur fytyra siukurse duart, tek i kishte shpërthyer gjaku nga goja dhe hundët, pastaj i zbathën këpucët dhe filluan binin sa mundnin këmbëve deri sa i mpihen e i enjtën këmbët.

Të nesrmën me 23 Shkurt 1995 në shtëpi erdhi Refkiu. Unë nuk dija asgjë dhe nisësha për në punë punoja në Koperativën Zejtare “Hisari” në Suharekë. Nëna i kishte treguar se e kishin arrastuar milicia Avniun dhe po e torturonin ende në Stacionin e Milicisë në Suharekë. Pa një pa dy Refkiu merrë rrugën e shkon të paraqitet në milici.

Po në dhomën e përgjakur e fusin Refkiun dhe aty për pak çaste shkojnë për ta marrë në pyetje Nenadi, Mishkoviçi e Millani. E pyet Mishkoviçi:” A je ti Refkiu.” Po ishte përgjigjur unë jam. Trego pse më ike nga duart në Prizren i drejtohet Nenadi? Ika se nuk kisha letërnjoftim më vete. Në këto çaste e Refkiu nuk dinte asgjë se çfarë kishte ndodhur me binjakun tjetër Avniun te cilin e dërgojnë urgjentisht me ambulance të shpejtë për në Spitalin e Prizrenit ku ishte në rrezik jete.

Ta shohim tani a do të ikësh nga dajaku i kishte thënë Mishkoviçi. Menjëherë kishte kuptuar se këta për terror e dajak ndaj shqiptarëve janë të parët në botë. Filluan mënjëherë ta torturonin e ti binin sa mundin në shputa të këmbëve, Nenadi e Mishkoviçi, ndërsa Millani po e mbante për krahësh. E kishin rrahur gjer sa ishin lodhur e u dilte shkuma për goje si kuajt, sepse Refkiu ishte sportiest i gjudo-karatesë. Pastaj filluan ti binin “kërbaçët”, here të njerit kriminel e here të tjetrit kriminel, “kërbaçët” e tre kriminelëve i binin në të gjitha pjesët e trupit. Millan krimineli nxjerr thikën dh e kërcënon se do të ja prente testiest. Merrë force Refkiu dhe i bie sa mundët Mishkoviçt e Nenadit fyturës , ndërsa e kap Millanin për jake të këmishës policore dhe gjuhet nga kati i dytë i këtij Stacioni të Milicisë gjakatare, duke thyer gjamat e dritarës me kokë, bie në betonin e parkingut të automjeteve të milicisë që ishin në anën perëndimore të ndërtesës, por Millanin e zi e kapin për këmbësh Mishkoviçi e Nenadi dhe e shpëtojnë nga rënia. Atë tmerr llahtar atë ditë e kishin pare shumë qytetar, sespse të marten në Suharekë është ditë tregu. Përsëri një ambulanc e Ndihmës së Shpejtë nga Shtëpia e Shëndetit të Suharekës e marrin me urgjencë Refkiun dh e dërgojnë në Spitalin e Prizren edhe ky me rrezik jete.

Pas pak çastesh vjen në zyrën time kusheriri im Nuredin Abazi që aso kohe ishte Gjyqtar në Gjykatën e Suharekës dhe më thotë: “… Çohu ore se ta kanë mbytë milicia e Suharekës vëllaun…” Dola me të shpejtë nga zyra dhe u drejtova për në Stacionin e Milicisë që nuk ishte larg nga zyra ime e punës. Por Nuredini nuk më ndahej dhe ashtu bashkë më mua hymë në dhomën nga ku kishte ndodhë ngjarja, Millan kriminelin ishte hera e pare që po e shija dhe nisi të tregoj mbi ngjarjen, por unë as që e dëgjova, vetëm i thashë nuk keni me kalue lehtë nëse vëllezërit e mi ndërrojnë jetë!

Pas dis javësh ata bënë më mire dhe ashtu të rraskapitur erdhën në shtëpi. Vazhdimisht për ta është kujdesur dr.i mjeksisë Sejdi Elshani, për çka thellësisht e falenderojmë ne familja Ibrahimi.

Milicia jugosllavo-serbe si çdo pushtet pushtues fashist e antipopullor, ka ndjekur e përsekutuar çdo shqiptar që ka dashur mbi të gjitha atdheun dhe Shqipërinë,njëkohësisht për mua kjo ishte një dhimbje krenare në qytetin tim të përgjakur.

Në fund të këtij shkrimi po e sjell poezin time që pata shkruar ato ditë:

Në qytetin tim

Nga brendësia e ndërtesës përbindësh
Nëna dëgjonte klithma vaje e kuje të kobshme.
Bijtë e saj të poshtëruar e të larë në gjak
Drama e pafund e jtës
Po përseritet në ty o nënë
Pa pushim po ndjen vuajtje nga armiku dinak
Ulërimë të llahtarshme nga djaloshi yt dëgjoj
E shoh tek shkëputet si shkëmb e bie nga lart përdhe.
Shikoj skenën prekëse nën muret
E ndërtesës përbindësh
Përderisa djaloshi yt i drejtë e guximtar
Në qytetin tim, vdekjen e ka vrarë!
Bie heshtje varri e pafund
Heshtje që po fryhet të shpërthejë
Si deti në fortune.

 

Emrat e të gjithë shqiptarëve në Siri: kush ka ikur, kush është kthyer dhe kush është vrarë

0

siria kosovaretEmrat e të gjithë shqiptarëve të cilët kanë shkuar për të luftuar në Siri. Përveç atyre që janë vrarë, ndodhen dhe emrat e atyre që janë kthyer nga Siria dhe ata që ende janë atje duke luftuar, ose që fati i tyre nuk dihet si ka shkuar. Gjithashtu sot po botojmë ekskluzivisht provat e kapura në xhaminë e Mëzezit, ku përveç të tjerave ndodhen edhe armë brenda objektit të kultit.
EMRAT E TË KTHYERVE

Isa (Pëllumb) Nergjoni, (Emri Fetar – Jahja), është larguar janar 2013 është kthyer janar 2014

Sidrit Lloja, është larguar më 02.12.2012 dhe është kthyer më 18.04.2013.

Denis Shimili, është larguar më 28.07.2013 dhe është kthyer në Dhjetor 2013

Medat Hasani, është larguar më 28.07.2013 dhe është kthyer në Dhjetor 2013

Dritan Kosturi, është larguar më 28.07.2013 dhe është kthyer në Dhjeto 2013

Çlirim Hate Kuqo, është larguar më 17.11.2013 dhe është kthyer më 24.01.2014

Ylli Kujtim Bregu, është larguar në nëntor 2012 dhe është kthyer më 2.02. 2013

Eduart Muharrem Dursi, është larguar më 17.11.2013 dhe është kthyer më 24.01.2013

Leonard Përleka, është larguar më 25.01.2013 dhe është kthyer në prill 2013

Amiraldo Zdrava, (Abdullah), është larguar më datë 16.11.2012 dhe është kthyer 25.01.2013

Kujtim Zeqir Tafa, (Ebu Hatixhe) është larguar më 28.03.2013 dhe kthyer më 26.06.2013

Zeqir Imeri, (Emri fetar Zekeria), është larguar më 28.03.2013 dhe kthyer më 25.06.2013

Edmond Balla, është larguar në dhjetor 2012 dhe është kthyer në mars 2013

Erzen Gashi, është larguar më 19.01.2013 dhe është kthyer më 12.03.2013

Kujtim Tota, është larguar më 16.11.2012, dhe është kthyer më 12.01.2013.

Armand Morina (Mahmud) është larguar në mars 2013 dhe është kthyer më 13.04.2013

Zyber Gurra, është lagruar më 10.12.2013 dhe është kthyer më 03.02.2014

Dionis Qevani (Abdulla), është larguar më 10.08.2013 është kthyer më 27.09.2013

Edmond Suparaku (Ebu Bekër), është larguar më 19.11.2013 dhe kthyer më 07.02.2014

Leart Salaj, është larguar më 04.09.2013 dhe është kthyer më 15.11.2013

Ledio Mehmeti, është larguar më 08.04.2013 dhe është kthyer më 30.05.2013

Gramoz Çengeli, është larguar më 11.09.2013 dhe është kthyer më 26.01.2014

Gezim Ruçi, është larguar më 04.09.2013 dhe është kthyer më 15.10.2013

Jetnor Hasa, është larguar më 30.06.2013 dhe është kthyer më 24.09.2013

Asrimuhammed Tahiri, gjatë 2013 ka qëndruar 3 muaj në Siri dhe është kthyer

Enes Miska është kthyer më 22.05.2013

Edmond Osmaj, është në rolin e ndihmësit për gjetjen e vullnetarëve

NUK JANE KTHYER

Gerti Pashja (Emri fetar – Ebu Muxhahid ose Muhamed), organizator

Almir Daci (Ebu Belkisa ose Haliti nga Pogradeci)

Arjan Kallanxhiu, është larguar më 28.03.2013

Orges Merko, (Zeyd Al Albani), është larguar më 25.11.2012

Ervis Saliasi, është larguar më 15 .01.2013

Festim Kullaj, është larguar më 10.12.2013

Ermal Doçi, është larguar më 06.01.2014,

Bledar Veshti, është larguar më 06.01.2014

Mustafa Kuçi, është larguar më 06.01.2014

Artur Koçollari është larguar më 21 nëntor 2012

Besmir Cake është larguar më 28.01.2013,

Mariglen Dervishllari është larguar më 24.10.2013

Shpresim Gjoka është larguar më 17.12.2013

Arber Zani, është larguar më 07.07.2013

Mehdi Manallari është larguar më 05.05.2013

Erdet Korro (Deti), është larguar më 20.02.2014

Dorian Kuqo, është larguar më 04.07.2013.

Ervin Duka, është larguar më 08.02.2013

Shpetim Shkoza, është larguar më 11.09.2013

Shkëlzen Dumani me fëmijët është larguar në janar 2014

Sherif Taushani, me bashkëshorten dhe tre fëmijët

Erjon Basha, me bashkëshorten dhe fëmijët është larguar më 26.11.2013

Krenar Shuli, me bashkëshorten dhe dy fëmijët është larguar më 24.10.2013

Shyqyri Kaca (Shukri) me bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar më 10.11.2013

Ervin Hasanaj (Ebu Ahmed), me bashkëshorten dhe fëmijët janë larguar më 16.01.2013

Artur Korra

Enes Cami

Ilirjan Gjongecaj

Eduard Dursi

Altin Demirlika,

VRARË

Anri Maliqaj, është larguar më 29.07.2012 (i vrarë).

Ermal Xhelo, është larguar më 02.12.2012 (i vrarë)

Denis Jangulli, është larguar më 17.11.2012, (i vrarë)

Hamit Muslija, me bashkëshorten dhe fëmijët është larguar më 28.01.2013 (i vrarë)

Hasan Korvafaj, me bashkëshorten dhe fëmijët është lagruar më 21.11.2012 (vrarë)

Diamant Rasha (Ebu Amar) me bashkëshorten dhe femijët është lagruar më 16.01.2013 (i vrarë)

Bledian Hamza, (Ebu Saiada ose Ebu Samed), me bashkëshorten dhe fëmijët është larguar më 28.01.2013

Kastriot Tusha boton partiturat e 9 romancave shqiptare

0

KastriotTusha-romanca shqiptare?Mjeshtri i muzikës, Kastriot Tusha, sjell një libër me partiturat e 9 prej romancave më të njohura shqiptare, interpretuar prej tij në koncertin recital “100 vjet Romanca Shqiptare” në kremtimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përveç aktivitetit pedagogjik, ku i është dhënë titulli “Profesor i asociuar”, aktiviteti artistik i Tushës ka qenë shumë i ngjeshur dhe i larmishëm. Ai ka interpretuar dhe vazhdon të interpretojë në të gjitha skenat e vendit, duke përballuar me sukses një repertor të gjerë nga paraklasikët deri te bashkëkohorët.

Disa prej roleve të realizuara me nivel të lartë artistik janë: Bepe te “Pagliaci”, Kola te “Paja”, Nadiri te “Peshkatarët e perlave”, Alfredo te “Traviata”, Doda te “Mrika”, Ruizi te “Trovatore”, Duka te “Rigoleto” etj. Ka realizuar mbi 100 koncerte vokale-instrumentale, si dhe një numër të konsiderueshëm koncertesh recitale.

Libri “100 vjet romanca shqiptare” u botua nga “Toena”.

Në Prizren festohet fitorja e partisë së Erdoganit!?

0

Turqit ne PrizrenRezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Turqi, nxjerrin fitimtare partinë e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan.

Në Prizren kanë nisur të festojnë fitoren e partisë së tij AKP, e cila sipas rezultateve të fundit – prej 34,5 për qind të kutive të hapura prin e para me 46.1 për qind.

Në një foto të postuar në rrjetin social Facebook, shihen një grup i qytetarëve duke mbajtur pankarta dhe flamuj të partisë së Erdoganit.

Çollaku: Në Bruksel nuk do të bisedohet për Zgjedhjet e Kosovës

0

BekimCollaku-keshilltarKryeministri në ikje i Serbisë, Ivica Dacic, nuk do ta ketë të mundur ta shtrojë për diskutimin temën e Zgjedhjeve Parlamentare të Kosovës, në raundin e radhës së Dialogut të Brukselit.

Këtë e tha për lajmi.net këshilltari politik i Kryeministrit Hashim Thaçi, Bekim Çollaku.

Një ditë para nisjes së bisedimeve, ndonëse dy palët, ajo kosovare dhe ajo serbe, pranojnë se do të diskutohet për gjyqësorin në Veri, ekzistojnë edhe disa tema që kanë nxitur kundërthënie në mes të tyre ende pa nisur takimi.

Dacic në një deklaratë të bërë të shtunën, tha se ai së bashku me Zëvendëskryeministrin, Aleksandar Vucic, do të diskutojnë për numrin e deputetëve serbë në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës.

Por, sipas Çollakut kjo është e pa pranueshme, pasi që, sipas tij, është absurde të diskutohet për tema të tilla që janë çështje të brendshme të Kosovës.

Ai këto deklarata të kreut shtetëror serb i ka quajtur si fushatë dhe për konsum të brendshëm.

“Absolutisht jo, sepse ne nuk diskutojmë për Zgjedhjet Parlamentare të Kosovës me Serbinë, do të ishte absurditet i madh të diskutohet për çështje të tilla”.

“Deklaratat e Kryeministrit të Serbisë, janë të pa ndikim në çështjet e brendshme të Kosovës. “Ajo deklaratë është për konsum të brendshëm të Serbisë dhe asgjë më shumë”.

Çollaku tha se gjatë takimit të nesërm në Bruksel, do të diskutohet për çështjen e gjyqësorit në Veri të Kosovës. Gjithashtu, sipas Çollakut, pala kosovare do të insistojë që të përmbyllet edhe çështja e Gjykatës Themelore.

“Në takimin e radhës ne do të vazhdojmë ku e kemi lënë pas takimit paraprak, që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit për fushën e drejtësisë, pra funksionalizimin e gjykatave në Veri, kjo do të jetë tema kyçe e takimit të nesërm”.

“Ne nga ana jonë i kemi përmbyllur të gjitha çështjet që kanë qenë të hapura dhe presim që edhe pala tjetër ti përmbyllë çështjet që i konsideron të hapura dhe të përmbyllet kjo marrëveshje teknike për funksionalizimin e gjykatave në veri të vendit duke përfshirë edhe Gjykatën Themelore”.

“Përmbyllja e çështjes së funksionalizimit të drejtësisë në Veri, është çështja primare për ne, por besoj edhe për palën tjetër sepse kjo çështje tashmë është zvarritur së tepërmi dhe është koha e fundit që kjo çështje të përmbyllet. Nuk kemi kohë të mjaftueshme për tu marrë më çështje të njëjta me ato të takimeve të më hershme”.

Lista e gjatë e atyre që e braktisën PDK – në e Hashim Thaçit

0

opinion 23Xhevdet Pozhari

Ka kohë që kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi kërkon mobilizim të partisë së tij për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai tashmë ka filluar fushatën me premtimet e zakonshme që mbërrijnë shifra qindra milionëshe e të cilat kryesisht bazë kanë buxhetin e Republikës së Kosovës. Thaçi është në kërkim të votëbesimit për mandatin e tretë, ndërsa vazhdimisht flet për prurje të reja në PDK. E kur bëhet fjalë për largimet e figurave të rëndësishme nga kjo parti, ai flet pak ose më me dëshirë parapëlqen të hesht. Ai më shumë parapëlqen të flet për prurjet e reja në këtë parti, të cilat deri më tani nuk kanë krijuar ndonjë influencë politike. E mbase kjo heshtje zbërthen shumëçka, shkaku se nëse kthehemi në retrospektive, nga kjo parti brenda një kohe të shkurtër janë larguar shumë figura të shquara politike.

Rezultatet zyrtare përfundimtare të zgjedhjeve të para parlamentare në Kosovën e pavarur, të zhvilluara më 12 dhjetor 2010 konfirmuan fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës, e cila e morri për herë të dytë mandatin qeverisës. Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve, në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh shqiptarë kishin 95 deputetë, ndërsa minoritet 25, njofton portali Almakos. Nga subjektet shqiptare, PDK doli e para me 34 mandate, LDK 27, Lëvizja Vetëvendosje 14, AAK 12 dhe KKR (AKR) 8. Mirëpo, lëvizjet e shumta të deputetëve nga partitë bënë që kjo pasqyrë të ndryshojë në masë të madhe. Më së shumti lëvizje pati nga dy partnerët e koalicionit qeverisës, PDK dhe KKR (AKR).

Fillimisht, Muhamet Mustafa, nga grupi i ekspertëve “E15”, dhe anëtari i PD-së, Amir Ahmeti, u larguan nga Koalicioni për Kosovën e Re, ndërsa më pas edhe deputeti Emin Gërbeshi, nga radhët e AKR – së, braktisi këtë grup parlamentar. Këto largime sollën në pikëpyetje numrat e dy partive në koalicion për të qeverisur me vendin, mirëpo largimet e fundit nga radhët e PDK – së së Hashim Thaçit janë sinjalizim i qartë se kjo qeveri tashmë e ka të pamundur mbijetesën.

Por, cilat janë personalitetet politike që u dorëhoqën nga Partia Demokratike e Kosovës gjatë këtyre viteve dhe cilat ishin shkaqet që i quan ata drejt dorëheqjes? Portali Almakos sjell listën e emrave që ikën nga partia e Hashim Thaçit.

Padyshim se largimi më i bujshëm nga ky subjekt politik ishte ai i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, ish sekretarit të përgjithshëm të kësaj partie, Jakup Krasniqit dhe ish ministrit dhe deputetit, Fatmir Limaj. Kjo dyshe tashmë ka prezantuar ne opinion subjektin e tyre të ri politik, “Nisma për Kosovën” me të cilin pritet që të garojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Para se të largoheshin nga PDK, Krasniqi e Limaj e kishin akuzuar PDK – në për ngulfatje të demokracisë dhe për vendime totalitare.

Vetëm pak kohë pasi tashmë ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Lumnije Morina, kaloi në Lëvizjen Vetëvendosje, duke u bërë pjesë e Grupit Parlamentar të kësaj partie, edhe bashkëshorti i saj, Xhabir Morina, ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Bujqësisë, dhe gjithashtu është larguar nga PDK-ja.

Po ashtu, nga PDK në mandatin e dytë qeverisës u largua edhe deputeti i kësaj partie, Nijazi Idrizi, me arsyetimin se atij i ishte ngulfatur hapësira e veprimit politik.

Nga të gjitha funksionet në PDK, kishte dhënë dorëheqje edhe Daut Xhemajli, ish zëvendësministër i drejtësisë në qeverinë e Kosovës, i cili njëkohësisht ishte edhe udhëheqës i degës së PDK-së në Viti.

Listës së personave që janë larguar nga PDK, ndërkohë që ishin bartës të posteve të rëndësishme publike i bashkohet edhe ish zëvendësministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ilir Mirena, që pati dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së Partisë Demokratike në Kastriot.

Nga PDK – ja ishte larguar edhe veprimtarja e ilegales dhe ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sanije Rexha e cila pas luftës ishte njëra nga themelueset e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë dhe delegate e kësaj partie për dy mandate në Asamblenë Komunale të Klinës. Ajo është bashkëshortja e dëshmorit Abedin Rexha – Sandokani.

Naim Rrustemi ishte deputeti i parë që u largua nga PDK, në mandatin e parë qeveriësës të kësaj partie. Pas tij, pasoi edhe largimi i i nënkryetarit te PDK-së, dega në Ferizaj, pastaj deputeti Ismail Kurteshi.

Xhemajl Pllana është një prej delegatëve të grupit të PDK’së në Viti, i cili kishte dhënë dorëheqje nga kjo parti shkaku i zhgënjimit me bashkëpartiakët të cilët, sipas tij, ishin të prirë për interesa individuale dhe grupore.

Edhe Afërdita Veliu, këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës e pati braktisur Partinë Demokratike të Kosovës për të kaluar në “Vetëvendosje”.

Pushimin e aktivitetit në PDK, në vitin 2010 e kishte konfirmuar edhe Sadik Halitjaha, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, i cili kishte vendosur të largohet nga ky subjekt politik, për shkak të siç kishte deklaruar ai, sjelljeve të kryetarit të Partisë, Hashim Thaçi, respektivisht “tekeve të tij personale”, pasi që e kishin larguar nga lista për deputet.

Nga PDK ishte shkëputur edhe Zafir Berisha, i cili tash është në krye të Bashkimit Demokratik dhe njihet si një prej kundërshtarëve të hapur të ish kryetarit të tij, Hashim Thacit, me të cilin nuk pranoi të koaliciononte në Prizren në zgjedhjet e fundit lokale.

PDK, krahas numrit të madh të personave që e kanë braktisur këtë parti, po ashtu njihet edhe si rekordmene me numrin më të madh të kryetarëve të komunave që kanë probleme me ligjin.